Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 97
  1. #41
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Vetem ne portni e vlores jane te regjistruara rreth 300 mjete lundruese peer peshkim po ti bashkosh me te gjitha portet shqiptare, na del ne fund qe pas aprovimit te ketij ligji do te kemi rreth 1500 familje shqiptare me nje rroge me pak, pra sic shifet ky ligj demton rende jo vetem turizmin por dhe nje pjese te ekonomise shqiptare, nqs qeveria do te vazhdoje me aprovime te ligjeve te ngjashme atehere do te jete me mire qe Shqiperia mos te quhet me nje vend i lire e demokratik, por nje Dikature (prapashtesen tia gjene pushtetaret). Shpresoj qe qeveria mos te nxjerre ndonje ligj dhe per te ndaluar robt per tu lare ne det sepse nuk i dihet, se ka dhe nga ata qe mund te trafikojne njerez e droge me not dejt italise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ujku'80 : 10-04-2006 mė 06:23
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #42
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Vlorė, tri shoqata protestojnė kundėr moratoriumit tė skafeve


    Ardian Dauti

    Vlorė-Tri shoqata, ajo e peshkatarėve, e lundrimit si dhe shoqata “Ekspedita Blu”, protestuan dje nė plazhin e ri tė Vlorės pėr tė kundėshtuar ligjin qė ka miratuar parlamenti shqiptar pėr ndalimin trevjeēar tė daljes nė det tė mjeteve lundruese. Edhe pse qeveria deklaroi dy ditė mė parė se peshkakarėt nuk prekeshin fare nga zbatimi i moratoriumit, sepse ky i fundit pėrjashton nga ndalimi mjetet qė pėrdoren pėr peshkim dhe qė janė tė licensuara nga ministria pėrkatėse, 100 peshkatarė sė bashku me familjet e tyre, duke marrė me vete edhe mjetet e lundrimit, gomone e skafe, protestuan pėr rreth 2 orė duke i bėrė thirrje presidentit tė republikės, Alfred Moisiut, tė mos firmosė moratoriumin e bllokimit tė mjeteve lundruese. Protestėn e ka mbėshtetur edhe shoqata e Turizmit tė Vlorės.
    ***
    Sipas protestuesve “ligji ėshtė diskriminues sepse bllokon aktivitetin e vendasve dhe favorizon tė huajt qė vijnė me mjete lundruese nė Shqipėri.
    Me kėtė moratorium shqiptarėve u hiqet e drejta tė peshkojnė, tė lundrojnė nė det, tė zhyten si dhe tė vizitojnė bukuritė e bregdetit shqiptar, mbi ujė dhe nėn ujė”.
    Protestuesit shtuan se ende i mbanin mend premtimet e kryeministrit Sali Berisha, para se tė zgjidhej nė krye tė qeverisė, gjatė fushatės elektorale, se do tė ulte taksat dhe ēmimin e naftės. Protesta pėr mundėsinė e rritjes sė kėtij tė fundit pati disa ditė mė parė edhe nė portin e Shėngjinit sepse sipas peshkatarėve, shteti ėshtė duke shqyrtuar njė vendim pėr rritjen e ēmimit tė naftės me mė shumė se 13 lekė pėr litėr. Pėr kėtė arsye, peshkatarėt kanė parashikuar edhe greva urie.
    Protestuesit e djeshėm nė Vlorė thanė se bllokimi i mjeteve lundruese nuk ėshtė mėnyra e duhur pėr tė luftuar trafikun. “Shteti nuk ka pse tė bllokojė gomonet dhe skafet qė pėrdoren pėr tė gjuajtur peshk dhe pėr turizėm, por mė mirė tė forcojė policinė dhe rojet breg detare, ato bregdetare dhe kapitenerinė. Ne s’jemi marrė ndonjėherė me trafiqe”,-thanė ata.




    10/04/2006
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Golem, skafi del ne det, policia e sekuestron

    E Marte, 04 Korrik 2006

    Nje motoskaf plastik me nje motor, u bllokua nga policia e Kavajes, nen akuzen se jane shkelur dispozitat e moratoriumit anti-skaf”, i iniciuar nga kryeministri aktual Sali Berisha, qe bllokon qarkullimin ne ujerat shqiptare te mjeteve lundruese motorike, per tre vjet rresht. Burime zyrtare nga Komisariati i Policise se Kavajes, sqaruan dje se bllokimi i motoskafit 5,7 metra i gjate, me nje motor, u be prane perroit te Agait ne Golem. Mjeti lundrues, eshte ne pronesi te shtetasit Ilir Komini 49 vjec, nga Durresi. Sipas policise "bllokimi i ketij mjeti lundrues u be per arsye se eshte shkelur Moratoriumi”. Sakaq, konfirmohet nga policia, se 49-vjecari Komini, do te hetohet ne gjendje te lire. Qe prej hyrjes ne fuqi te moratoriumit anti-skaf, policia shqiptare, sidomos ne zonat bregdetare ka intensifikuar operacionet per skafeve, qe mund te perdoren per aktivitete ilegale. Megjithe protestat e shumta, qeveria vendosi zbatimin e moratoriumit, duke premtuar nje periudhe tre-vjecare per bllokimin e mjeteve lundruese.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Golem, skafi del ne det, policia e sekuestron

    E Marte, 04 Korrik 2006
    Nje motoskaf plastik me nje motor, u bllokua nga policia e Kavajes, nen akuzen se jane shkelur dispozitat e moratoriumit anti-skaf”, i iniciuar nga kryeministri aktual Sali Berisha, qe bllokon qarkullimin ne ujerat shqiptare te mjeteve lundruese motorike, per tre vjet rresht. Burime zyrtare nga Komisariati i Policise se Kavajes, sqaruan dje se bllokimi i motoskafit 5,7 metra i gjate, me nje motor, u be prane perroit te Agait ne Golem. Mjeti lundrues, eshte ne pronesi te shtetasit Ilir Komini 49 vjec, nga Durresi. Sipas policise "bllokimi i ketij mjeti lundrues u be per arsye se eshte shkelur Moratoriumi”. Sakaq, konfirmohet nga policia, se 49-vjecari Komini, do te hetohet ne gjendje te lire. Qe prej hyrjes ne fuqi te moratoriumit anti-skaf, policia shqiptare, sidomos ne zonat bregdetare ka intensifikuar operacionet per skafeve, qe mund te perdoren per aktivitete ilegale. Megjithe protestat e shumta, qeveria vendosi zbatimin e moratoriumit, duke premtuar nje periudhe tre-vjecare per bllokimin e mjeteve lundruese.

    Korrieri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Moratoriumi “Berisha” gjoba 10 milione kush nxjerr skafet ne det

    E Premte, 16 Qershor 2006

    Policia e Durresit shpalli dje nisjen e ekzekutimit te ligjit te miratuar per ndalimin tre vjet te lundrimit te mjeteve motorike. Gjoba te majme per kundervajtesit. Lejohen motovedetat shteterore dhe peshkatoret qe e provojne shkakun e daljes ne det



    Gjoba nga tete deri dhjete milione leke te vjetra per daljen ne det nese nuk plotesohen kerkesat e moratoriumit “antiskaf” te miratuar me shume diskutime publike, nga qeveria “Berisha”. Drejtoria e Policise se qarkut te Durresit ka bere te ditur dje kushtet qe do te plotesoje nje subjekt per te dale ne det pa pasur frike nga forca e ligjit. Nga moratoriumi per skafet jane te perjashtuara, motovedetat ne perdorim te strukturave te shtetit, mjetet lundruese me destinacionin e vetem peshkimin, mjetet e transportit detar te mallrave si dhe tragetet e udhetareve.

    Nderkohe objekte te kontrolleve te befasishme do te jene skafet sportive, motobarkat, jahtet turistike apo mjete te tjera lundruese te cilat mund te ankorohen edhe ne ujera te ceketa. Ligji i ka ndare mjetet lundruese sipas peshes se tyre specifike. Keshtu mjetet lundruese mbi 20 NRT nuk mund te dalin ne det pa plotesuar dokumentacionin, ku perfshihen, lista e ekuipazhit per lundrim; pasaporta e lundrimit (matrikulli); leja e lundrimit; licenca per peshkim profesional apo amator dhe faturat e shlyera te detyrimeve fiskale. Ndersa per motobarkat me fuqi motorike nen 20 NRT, dalja ne det do te mundesohet vetem nese sigurohet dokumentacioni i perbere nga 6 pika. Ato jane, dokument identifikimi, leje lundrimi, deshmi kualifikimi, certifikate perdorimi, licence peshkimi dhe faturat e paguara te te gjitha detyrimeve fiskale.

    Ne vijen bregdetare te Qarkut te Durresit numerohen mbi 100 mjetet e vogla te lundrimit qe jane informale, pjesa me e madhe e te cilave jane ne veri te qytetit bregdetar, nga plazhi i Currilave deri ne grykederdhje te lumit Ishem. Peshkimi amator per keta njerez nuk eshte vetem nje ‘hobby’, por mbi te gjitha nje mjet jetese per qindra familje, per te cilat rruga drejt legalizimit do te thote edhe nje kosto qe rendon buxhetin e tyre qe mbahet vetem me disa kile peshk ne dite.

    Alket Aliu
    Korrieri

  6. #46
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Kthehen gomonet e trafikut.Kapet nė Itali me 9 shqiptarė

    Kthehen gomonet e trafikut.Kapet nė Itali me 9 shqiptarė

    Tiranė

    - Nė njė kohė kur qeveria vazhdon tė mburret pėr arritjet e saj nė zhdukjen e fenomenit tė trafikut tė klandestinėve me gomone, njė e tillė ėshtė kapur nė brigjet italiane.
    Nje gomone me 8 klandestine shqiptare eshte kapur nga Guardia di Financa ne brigjet e Pulias. Sipas mediave italiane klandestinet pasi kane zbritur ne toke jane transferuar ne Otranto tek autoritetet e Guardia di Financia per te kryer procesin e identifikimit. Gomonia e kapur eshte 5 metra e gjate dhe mes 8 klandestineve te kapur jane dhe minorene. Nderkohe policia ka vene ne pranga dhe skafistin 42 vjecar.
    Lajmin e kane bere te ditur agjencite italiane te lajmeve, te cilet sqaruan se gomonia u pikas nga forcat e Guardia di Financas. Emigrantet u zbriten ne toke dhe tashme kane nisur procedurat e identifikimit te tyre. Nuk bėhet e ditur se nga ishte nisur gomonia dhe as numri, apo identiteti i skafisteve. Gomonet janė kthyer pėr tė rivendosur linjėn e trafikut mes Shqipėrisė dhe Italisė, si njė rrugė e lirė por edhe shumė e rrezikshme pėr gjithė klandestinėt qė synojnė bregun tjetėr. Kurse qeveria po merret me matjen e efekteve tė nismave tė saj, si ajo e moratoriumit pėr skafet, qė u ndėrmorr dhe u prezantua si njė masė ndaluese pikėrisht pėr kėtė lloj trafiku. Nga kėto matje rezulton vetėm se me dhjetėra familje shqiptare humbin cdo ditė tė ardhura sepse janė ndalur mjetet e peshkimit, ndėrsa gomonet vazhdojnė tė bredhin lirshėm nėpėr det, pėr t'u ndalur vetėm nė bregun tjetėr tė Italisė. Tė tjera gomone janė kapur nė brigjet shqiptare, ende duke pritur momentin e pėrshtatshėm pėr t'u nisur me klandestinė nė drejtim tė shtetit tjetėr edhe pse qeveria pretendon se i zhduku njėherė e pėrgjithmonė me nismat e saj. Faktet tregojnė tė kundėrtėn dhe realiteti qė pikturohet cdo ditė me raste tė tilla apo tė ngjashme, nuk ėshtė aspak si ai qė reciton kryeministri Berisha nė fjalimet e tij pėr luftėn e qeverisė kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve si njė standart i kėrkuar nga Bashkimi Europian.

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Zbulimi i trafikut te klandestineve.

    Pergjimet zbuluan super-trafikun e klandestineve, pranga 5 kapove
    Policia e Lezhes ndaloi tentativen me te madhe te trafikut klandestin drejt Italise. Ndalohen 33 klandestine. 5 trafikante prangosen. Hetime ne Tirane, Durres, Kavaje e Fier

    Aleksander Noka

    Pergjimet e bera pergjate disa ditesh kane ēuar ne zbulimin e skemes me te madhe te trafikut klandestin drejt Italise. Operacioni i koduar me emrin “Rrjeta e hekurt” ēoi ne pranga 38 persona, pese prej tyre dyshohet te jene organizatoret e trafikut. Policia e Lezhes eshte ndihmuar edhe nga policia kufitare e Durresit dhe Guardia Di Finanza per realizimin e aksionit qe nisi te enjten ne mbremje rreth ores 23.00 dhe perfundoi dje ne mesdite. Sipas te njejtave burime, mesohet se organizimi i ketij trafiku kishte mese nje muaj qe kishte nisur, pasi kishte filluar edhe mbledhja e klandestineve neper rrethet e ndryshme. Burimet policore thone se pergjimet telefonike kane zbardhur thuajse te gjithe skemen dhe autoret e perfshire ne trafik. Sipas policise, ata jane Paulin Markaj, 42 vjeē, banues ne fshatin Gurez te Rrethit Kurbin, Ardian Gjeloshi, 36 vjeē, banues ne fshatin Gurez te Rrethit Kurbin, Pjeter Tusha, 47 vjeē, banues ne Gurez te Rrethit Kurbin, Altin Gjeloshi, 23 vjeē, banues ne Gurez te Rrethit Kurbin, si dhe Ndrek Preēi, 45 vjeē, banues ne lagjen “Don Bosko” te qytetit te Tiranes. Nga burimet ne grupin hetimor thuhet se hetimet jane shtrire edhe ne Durres, Kavaje, Tirane dhe Fier.
    Ngjarja
    Te enjten ne mbremje, rreth ores 18:55, te pakten 43 persona kane shkuar ne Tale te Lezhes dhe kane hipur ne nje gomone per te shkuar drejt Italise. Tri ore me pas, ata jane bere gati per te nisur udhetimin, kur policia kufitare qe nga Durresi si dhe “Guardia Di Financa” jane vene ne levizje per te bere te mundur bllokimin e gomones dhe njekohesisht kapjen e klandestineve. Sipas policise se Lezhes, mjeti lundrues kishte si destinacion brigjet e Barit. Policia italiane ka nisur operacionin, duke i zene rrugen gomones, e cila eshte rikthyer andej nga ishte nisur. Ne bregdetin e Tales kishin mberritur forca te shumta policie, te cilat ishin ne gatishmeri per te realizuar kapjen e klandestineve dhe te trafikanteve. Sipas policise, rreth ores 24:00, gomonia me klandestine ka mberritur ne Tale, ndersa rreth 150 metra larg bregut te detit ka hedhur klandestinet ne uje dhe me pas ka vijuar levizjen e saj drejt rrjedhes se lumit Mat per t’i shpetuar kapjes nga policia. Forcat speciale te policise kane pritur daljen ne breg te klandestineve dhe menjehere i kane shoqeruar ata per ne dhomat e paraburgimit ne Lezhe. Ndersa jane vene ne ndjekje te skafit, i cili ishte larguar se bashku me pese persona ne bord. Sipas burimeve te informacionit, dy skafistet, qe mendohen te jene nga Vlora, por per arsye hetimi identiteti i tyre nuk behet i ditur, kane mundur te largohen ne mes te erresires.
    Arrestimi
    Pas arrestimit te 33 klandestineve dhe marrjes se informacioneve te tyre, ka vijuar serish operacioni. Policia ka zbarkuar me pas ne oret e para te mengjesit ne fshatin Gurrez te Rrethit te Kurbinit, ku ka bere te mundur kapjen edhe te organizatorit te ketij trafiku, qe, sipas burimeve ne grupin hetimor, dyshohet te jete Ardian Gjeloshi ( Marku ), si dhe kater bashkepunetoret e tij, Paulin Markaj, Pjeter Tusha, Altin Gjeloshi dhe Ndrek Preēi. Ajo ka mundur te kape edhe gomonen prane e te ciles, sipas policise, ishte Ardian Gjeloshi. Pergjimet telefonike dhe njekohesisht edhe te dhenat operative te policise kane ēuar edhe ne kapjen e mjeteve qe kane transportuar klandestinet. Sipas policise, ato jane shtate makina te llojeve te ndryshme, te cilat tashme ndodhen ne mjediset e Komisariatit te Lezhes. Nderkohe, vazhdon puna per arrestimin e seksereve qe kane organizuar kete trafikim. Aleksander Shpati, njeri prej klandestineve te ndaluar, me banim ne Fier, thote: “Kemi dy dite qe kemi ardhur ne Laē, por vendin nuk e njohim dhe nuk njihnim as personat. Kemi dhene nga 3000 deri 4000 euro secili per te na derguar ne Itali”, - tha Shpati. Policia e Lezhes tashme ka pergatitur nje nga dosjet me voluminoze, pasi ka vijuar me marrjen e deshmive te 33 klandestineve si dhe te organizatoreve te trafikut klandestin. Sipas policise, shtetasit Paulin Markaj, Ardian Gjeloshi, Pjeter Tusha, Altin Gjeloshi dhe Ndrek Preēi akuzohen per “organizim te trafikut klandestin” ndersa te 33 shtetasit e ndaluar per “kalim te kufirit ne menyre te paligjshme”.


    KLANDESTINET E NDALUAR

    Dashnor Hoxha, 23 vjeē, banues ne Durres
    Hakim Krasniqi, 16 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Abdyl Hasa, 19 vjeē, banues ne Durres
    Dali Krasniqi, 22 vjeē, banues ne Vore, rrethi Tirane.
    Aleksander Shpati, 31 vjeē, lindur ne Fier dhe banues ne qytetin e Patosit
    Jetullah Krasniēi, 18 vjeē, banues ne Kavaje.
    Algert Mehdihoxha, 16 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Avni Caco, 16 vjeē, banues ne Kavaje
    Ervis Istrefi, 18 vjeē, banues ne qytetin e Durresit
    Aurel Tafa, 17 vjeē, lindur ne Durres e banues ne Kavaje
    Marius Uku, 18 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Lulian Qorri, 15 vjeē, banues ne fshatin Gurrez te Rrethit Kurbin
    Artan Gorevelli, 17 vjeē, lindur ne Lushnje dhe banues ne Karbunare
    Genc Haka, 16 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Eqerem Tafa, 17 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Julian Elezi, 17 vjeē, banues ne qytetin e Kavajes
    Edmond Biba, 17 vjeē, banues ne Rrile te Lezhes
    Sander Fufi, 29 vjeē, banues ne Mamurras, Rrethi Kurbin.
    Afrim Hatija, 26 vjeē, banues ne Synej Kavaje
    Alban Hatija, 16 vjeē, banues ne Sykaj Kavaje
    Ivi Sefa, 16 vjeē, banuese ne Lagjen Nr. 2, Kavaje
    Tajar Ipeneshi, 16 vjeē, banues ne Spille Kavaje
    Besnik Tonuzi, 16 vjeē, banues ne Ishem te Rrethit te Durresit
    Nuri Kapllani, 17 vjeē, banues ne Rromanat, Durres.
    Esmerald Noga, 24 vjeē, banues ne Babrru, Qender Tirane.
    Enkelidian Arifi, 12 vjeē, banues lagjia “S. Kodra“ ne Tirane
    Arben Buci, banues ne Manati, Rrethi Lezhe
    Gjelina Buci, 37 vjeēe, banues ne Manati, Rrethi Lezhe.
    Arben Gjeēi, 32 vjeē, banues ne Kavaje
    Sezmund Xhafa, 20 vjeē, banues ne Durres
    Pellumb Hidri, 24 vjeē, banues ne Tirane
    Ēlirim Agastra, 23 vjeē, banues ne Durres
    Alteo Xhafa, 19 vjeē, banues ne Durres

    TE ARRESTUARIT PER TRAFIKUN
    Paulin Markaj, 42 vjeē, banues ne fshatin Gurez te Rrethit Kurbin
    Ardian Gjeloshi, 36 vjeē, banues ne fshatin Gurez te Rrethit Kurbin
    Pjeter Tusha, 47 vjeē, banues ne Gurez te Rrethit Kurbin
    Altin Gjeloshi, 23 vjeē, banues ne Gurez te Rrethit Kurbin
    Ndrek Preēi, 45 vjeē, banues ne lagjen “Don Bosko” te qytetit te Tiranes


    MATERIALET E SEKUESTRUARA
    1 gomone 11 m e gjate me dy motore me 500 kuaj fuqi
    9 aparate celulare te llojeve te ndryshme
    48 bidone, gjashte prej tyre perdoreshin nga mjeti lundrues
    7 automjete qe jane perdorur per transport trafikantesh
    2000 euro, te cilat u jane gjetur drejtuesve te trafikut


    12 Janar 2008

    Marre nga Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qeveria miraton vendimin pėr zgjatjen me tre vjet tė afatit tė moratoriumit pėr mjetet motorike lundruese tė Republikės sė Shqipėrisė

    - Kryeministri theksoi se ky vendim ėshtė dėshmi e vullnetit tė hekurt tė kėsaj mazhorance, pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė tė mirė mafies dhe pėr tė parandaluar krimin

    Kėshilli i Ministrave miratoi nė mbledhjen e radhės vendimin pėr shpalljen e moratoriumit pėr mjetet motorike lundruese tė Republikės sė Shqipėrisė. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e merr kėtė vendim pėr tė zgjatur afatin nė kuadrin e luftės kundėr trafiqeve dhe mafies.

    “Kėto mjete tė vogla dhe tė shpejta lundrimi nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me turizmin, por janė tėrėsisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si njė dėshmi e vullnetit tė hekurt tė kėsaj mazhorance, pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė tė mirė, pėr tė parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet tė tjera dhe vazhdimisht deri sa tė jemi nė pushtet kėtė moratorium.”

    Kryeministri vuri nė dukje se zbatimi i moratoriumit ka patur efekte jashtėzakonisht pozitive, pasi gjatė kėtyre katėr viteve fatmirėsisht nuk janė shėnuar viktima nė Otranto dhe brigjet e tjera tė vendit, “Ndėrkohė qė para moratoriumit, vetėm tė regjistruar janė 420 burra , gra , fėmijė , tė cilėt kanė humbur jetėn nė thellėsitė e ujėrave tė ftohta tė Jonit apo tė Adriatikut.”

    Duke theksuar se tashmė shqiptarėt po shkojnė drejt lėvizjes sė lirė dhe heqjes sė vizave, Kryeministri u shpreh se ujrat shqiptare do tė jenė tė pastra prej kėtyre mjeteve tė pėrdorura pėr qėllime kriminale. “Heqja e vizave ėshtė pėrgjigja mė e shkėlqyer e dėshirave, nevojave, problemeve tė qytetarėve shqiptarė pėr tė lėvizur nė hapėsirat e BE-sė. Kėshtu qė sėrish famėzezat skafe mbetėn vetėm pėr trafiqe kriminale, ndaj dhe ujėrat tona do tė jenė tė pastra prej tyre. Mendoj se ėshtė njė masė adekuate, shumė e pėrshatashme nė betejėn e shpallur nė luftėn me zero tolerancė ndaj mafies”.

    Kryeministria
    11/12/2009

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Ndalimi i skafeve eshte urdher nga Greqia keshtu qe debatoni kot sepse askush nuk mund te nderhyj ne kete aspekt. Vetem mendoni po te lejohen skafet ne Sarande, skafistet do e specializonin hapesiren ku kane te drejten e skafimit, keshtu pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes se kufijeve, atje ku kan skafuar ne rutine ditore do hynin edhe ne diten pas marrveshjes duke rene ne prangat e rojeve bregdetare greke, kjo do shkaktonte skandal qe shume lehte do mund t'pasonte me trazira.

    Prandaj ky ligj eshte natyral per sistemin aktual te qeverisjes ne Shqiperi

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS: Topi te mos firmose "skafet"

    Denis Dedej
    E Hene, 14 Dhjetor 2009

    Partia Socialiste ka reaguar diten e djeshme per projektligjin e moratoriumit te skafeve, duke e cilesuar si antikushtetuesve dhe njekohesisht i kerkon mazhorances te mos e miratoj si ligj, perndryshe do ta dergojne ne Gjykaten Kushtetuese. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, u shpreh se moratoriumi i skafeve, i miratuar edhe per nje periudhe tre vjecare, ndalon ne menyre absolute lundrimin e cdo mjeti detar, perfshire ketu edhe ato mjete qe perdoren nga qytetaret shqiptare, per qellime turistike apo sportive. Percaktim ky, sipas zyrtarit socialist, qe ne Moratoriumin e miratuar ne vitin 2006 nuk ekzistonte. "Vleresojme se ky projektligj shkel ne menyre flagrante Kushtetuten e Shqiperise, duke cenuar vete thelbin e te drejtave dhe lirive te njeriut, ne menyre te pamotivuar perpjesetimisht me gjendjen qe ka diktuar rinovimin e moratoriumit per skafet", vleresoi Tahiri. Ai theksoi se argumenti se gjoja nepermjet ketij ligji parandalohen veprat penale te lidhura me trafikun e paligjshem detar, jo vetem nuk qendron, por edhe sikur te justifikohej ne vitin 2006, tani nuk mund te justifikohet perseri. Per zyrtarin socialist, moratoriumi i skafeve i miratuar ne vitin 2006 dhe qe zgjati 3 vjet, duhej te sherbente si periudhe transitore, deri sa shteti shqiptar te merrte masat, per te garantuar kufirin shteteror dhe te krijonte infrastrukturen per kontrollin e lundrimit detar, me qellim parandalimin e trafikut te paligjshem dhe sigurimin e turisteve vendas dhe te huaj. "Me zgjatjen edhe 3 vjet te tjera, Qeveria shpall deshtimin e saj, duke qene se moratoriumi i kaluar nuk ka sjelle asnje perfitim", nenvizoi deputeti i selise roze. Sipas Tahirit, gjate 3 viteve kur moratoriumi i kaluar ishte ne fuqi, qeveria nuk ka zhvilluar asnje kapacitet infrastrukturor, per te parandaluar trafikun e paligjshem detar, e per shkak te ketij deshtimi, vazhdon te zgjedhe rrugen me te shkurter, ate te ndalimit teresor te trafikut detar, edhe per turizem, duke cenuar ne thelb te drejtat dhe lirite e qytetareve te njohura nga Kushtetuta. Partia Socialiste vlereson se me kete projektligj Qeveria vetekriminalizohet, duke i lene te kuptohet partnereve tane nderkombetare se potenciali kriminal i shqiptareve per trafiqe te paligjshme, eshte ne permasa aq te medha sa per ta luftuar, duhet ndaluar teresisht lundrimi dhe perdorimi i detit. "I kerkojme Presidentit te Republikes te mos dekretoje projektligjin per moratoriumin e skafeve, jo vetem pse eshte nje projektligj absurd dhe unikal qe nuk ekziston askund ne bote, por sepse shkel plotesisht te drejtet dhe lirite e njeriut te njohura nga Kushtetuta", apeloi Tahiri. Ne te kundert, ai tha se "Partia Socialiste do kerkoje menjehere nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues te ketij ligji". Sipas selise roze, moratoriumi i propozuar nga qeveria, asnje qytetar shqiptar nuk lejohet te lundroje ne det qofte edhe per turizem, dhe nuk lejohet te transportoje me makine ne rruge tokesore mjete lundruese, sepse ne te kundert, ose do shkoje ne burg ose do paguaje nje gjobe prej 10 milion lekesh.

    KJ

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •