Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 97
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Antipatrea, edhe une ashtu mendoj. Pse, do ndalohet trafikimi fare, pas miratimit te ketij ligji? Po pas tre viteve kur do lejohen prape skafet, ca do behet, nuk do kemi trafikim me?

    Po te jene policia e inkriminuar, ata prape do mbyllin syte, apo edhe do i ndihmojne trafikantet naten, kur nuk i sheh askush. Pra, duhet luftuar te inkriminuarit brenda policise, dhe te motivohen polica dhe qytetaret e thjeshte per ti luftuar se bashku trafikantet, e jo te ndalohen skafet. Ky eshte problemi e jo skafet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E lexova kete ligj dhe u habita. Me kete shteti ka pranuar komplet deshtimin e e vet. Meqe se lufton dot trafikun se eshte shtet i ngordhur i ndalon te gjitha mjetet lundruese duke qene koshient qe me kete rast shkel te drejten elementare te shtetasve te vet per levizjen e lire. Po na kthejne ne kohen e Enverit kur ishte plazhi bosh dhe kishte vetem nje prozhektor qe ndriconte hapesiren detare. Leqe ske cfare te presesh me shume nga nje komunist 25 vjecar spitali.

    Ja ku kam edhe nje ide tjeter per qeverine ne luften e saj kunder trafikut. Per te luftuar trafikun e droges qe hyn fshehur neper makina dhe kamione ne Shqiperi le te ndalohen krejt qytetaret shqiptare qe te mbajne nje makine personale nen zoterim. Pfft cfare injorantesh.

  3. #23
    Qeveri pėrtace!
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #24
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    ...Ja ku kam edhe nje ide tjeter per qeverine ne luften e saj kunder trafikut. Per te luftuar trafikun e droges qe hyn fshehur neper makina dhe kamione ne Shqiperi le te ndalohen krejt qytetaret shqiptare qe te mbajne nje makine personale nen zoterim. Pfft cfare injorantesh.
    Vallai si kane ardhur kohet, Ateizmi ju ruajt koken thuaj

    Pastaj ti qe je nenshtetas amerikan/e, normal qe nuk je shume in touch me realitetin shqiptar loool

  5. #25
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Cja futni kot edhe ju, keni pa Edin ate malokin apo lalucin tuaj, se ky heq keq nga te dyja, sic bojne shumica si ky, ene o burra te hidhemi ne skafe gjith, sikur jeta e gjith shqiptarve te varej nga ato skafe.....vetem me tregoni se cfar perfitimi ka Shqiperia ne ato skafe qe permendni juve, asnje vetem me te zeza ka vesh gjysmen e nenave te Vlores e gjith Shqiperise, ene ka vesh me inoks ndonje benz te ndonje kapobande,,,,,,duke u krahasuar me perfitimet qe do ket Shqiperia per ndalimin e skafeve, kto jan shume te medha, direkt Shqiperia vihet nga BE e USa ne listen e shteteve jo me korrupsion zerro por te pakten qe perpiqen ta shfarosin krimin!!!!!kjo osht popull ene mos bini preh e dhise apo deles suaj lider, se e bot forumin lesh dhije!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homza : 07-04-2006 mė 10:03

  6. #26
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Doja tju sqaroja dicka te vogel : Ne shqiperi qe prej vitit 1999 ekziston nje ligj qe percakton maximumin e fuqise motorike te mjeteve lundruese, dhe qe nga viti 2002 rastet e trafikimit te njerezve me skafe drejt brigjeve te Italise jan shume te pakta.
    Duke pasur kto te dhena mendoj se eshte shkelur hapur e drejta kushtetuese e qytetareve shqiptare per te levizur ne ujrat territoriale shqiptare nga ky ligj iri.Po pse si mendoni ky ligj do ndaloj vertet trafikun e droges drejt Italise???Per tu nisur drejt Italise me skaf duhet qe skafi te jete i pajisur te pakten me dy ose tre motorra, dhe te jete jo me i shkurter se 8 m.Ligji nuk i prek kto lloj skafesh sepse kta nuk qarkullojne lirisht ne vlore apo durres po rrine te fshehur pyjeve e nisen naten, ligji nprek varkat e vogla , jahtet, skafet e vogla, te cilat jane gia te regjistruara ne kapitenerite perkatese, dhe sa here qe dalin ne det marrin leje nga kapitenerite perkatese.Njerez, qeveria shqiptare i ka mjetet per ti ndaluar skafet dhe cdo lloj trafiku tjeter pa ndihmen e ketij ligji DIKTATORIAL, desha tju kujtoj se me skafet qe jane sekuestruar gjate ketyre 4 viteve eshte ngritur nje njesi e posacme detare per luften e trafiqeve, plus ne vlore e ne durres deri tani jane ngritur dy apo tre here qendra antitrafik te sponsorizuara nga BE me specialist shqiptar dhe te huaj, atehere shteti pse nuk ve ne eficence kto mjete qe disponon por na cenon te drejtat tona???!!!!
    Ky ligj ka kaluar tre here ne parlament dhe u aprovua tre dite me pare me 71 vota pra, doja tju informoja se kunder ktij ligji ka qene Opozita, dhe nje pjese e mire e Pozites me ne krye kryetarin e komisionit te ligjeve Spartak Ngjela.Tani pritet firma e presidentit te Shqiperise, mgjthse mendoj se presidenti ka per tia kthyer perseri ligjin parlamentit pa e aprovuar.
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #27
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre nga Balkanweb 6 prill 2006
    Ligji i ri, skafet e Durresit nisen drejt Malit te Zi

    Nga Artur Korriku


    DURRES (6 Prill) -Pronaret e mjeteve lundruese ne Durres keto dite kane filluar te cojne skafet dhe jahtet e tyre ne drejtim te porteve te vendeve fqinje. Nje nisme te tille, ata, thone se jane detyruar qe ta ndermarrin per t’i paraprire sekuestrimit tri vjecar te mjeteve lundruese pas miratimit ne Parlament te Moratoriumit te kryeministrit Sali Berisha. Ata hezitojne qe te flasin per mediat, por ne mirebesim shprehen kunder vendimit qe aprovuan ligjvenesit.
    INICIATIVA
    “Miratimi i Moratoriumit te kryeministrit Berisha eshte ne kundershtim me te gjitha rregulloret dhe ligjet nderkombetare detare. Vetem ne Shqiperi ndodhin paradokse te tilla, por kete here shtresa qe ndeshkohet jemi pikerisht ne, pronaret e mjeteve lundruese”, shprehen ata. Te indinjuar keta pronare thone se eshte fyes motivacioni me te cilin eshte aprovuar ky Moratorium. “Ne nuk jemi trafikante te qenieve njerezore dhe as transportues te lendeve narkotike. Monitorimi yne eshte shume i lehte pasi ne informojme per te gjitha levizjet tona ne det Kapitenerine”, thone ata.

    Pronari i nje jahti qe nuk deshiron te identifikohet, thote se e coi mjetin e tij lundrues ne Portin e Budves dy dite me pare. “Paguaj nje qira simbolike prej 1 USD ne dite, por te pakten do ta kem te sigurt jahtin tim, te cilin nuk do te dihej cfare fati do ta priste ne rast se do te sekuestrohej nga qeveria. Jam i sigurt qe jahti im kishte per t’u amortizuar pasi askush s’do te kujdesej per anen teknike te jahtit tim pas sekuestrimit”, thote ai. Sikurse, ky pronar jahti thote se ka dijeni se edhe shume te tjere i kane cuar per ruajtje mjetet e tyre lundruese ne Portet e Budves, Malit te Zi si edhe Ulqinit. “Mjetet tona lundruese atje jane te ruajtura dhe iu kryhen te gjitha sherbimet e duhura kundrejt taksave qe jane ne vlera simbolike”, thone ata.

    Nderkohe vetem ne qarkun e Durresit rezultojne te jene rreth 40 jahte si edhe 140 skafe te cilat jane pajisur me leje lundrimi nga ana e organeve kopetente.

    (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #28
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Po dysheket dhe komerdaret lejohen tani ne plazh?! E de mos u merzisni kaq shumė, se ky ligj nuk mbron vetėm fukarenjtė nga vdekja, po mbron edhe mjedisin shqiptar nga ndotja e ujit qe shkakton karburanti i kėtyre skafeve. Vetėm se kam frikė se ky ligj do shkaktojė njė shpyllezim te theksuar ne bregdet, pasi nje (T)rap qe te ndertohet do te pakten 6 trungje pishash (ose 100kg mish)

    Nje gje s'e kam te qarte une, ky ligj ndalon vetem shtetasit shqiptare nga perdorimi i mjeteve lundruese, apo gjithė shtetasit e kombesive te tjera? Nese vetem shtetasit shqiptare, atehere kujt ia ka vene syrin qeveria t'ia shesi kete pjese te turizmit bregdetar?

    Une them qe kete vere, te shkojme ne, shtetasit "e huaj" e te pushtojme bregdetin me ca skafe per qejf. Kush eshte gati?

    ps: ore paria e forumit, po fjala t.r.a.p qe kur paska kaluar ne listen e zeze? Apo s'priste njeri qe t'i ktheheshim t'r'apit prape pas kaq vjetesh demokraci?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 07-04-2006 mė 13:19
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky ligj eshte per tu pershendetur dhe do te jete nje nga ligjet me efikase ne luften kunder krimit te organizuar te ngritur rreth trafiqeve ilegale: klandestine, droge, arme.

    Pėrse qeveria merr masa ekstreme duke ndaluar gjithė skafet ne det?

    1. Sepse shteti shqiptar nuk ka mjetet e duhura, nuk ka fuqine financiare dhe vuan nga korrupsioni. Vija bregdetare shqiptare nuk kontrollohet dot sic duhet dhe eksperienca ka treguar qe edhe flota italiane e ka patur te veshtire te kontrolloje trafikun, e jo me shteti shqiptar. Ato leke qe do te harxhoheshin per te ndjekur skafet ne det te hapur, do te harxhohen me efektivisht per te goditur klanet/grupet/inidividet kriminale qe i organizojne keto trafiqe, dhe keta jane ne toke e jo ne det.

    2. Duke ndaluar me ligj levizjen e skafeve, shteti ben te mundur filtrimin e te gjithe shtetasve qe i perdorin skafet per transport te ligjshem nga ata qe i perdorin per transport te paligjshem. Ai qe nuk kryen trafiqe nuk del me skafin e tij ne det, kurse ai qe shkel ligjin do te dali perseri te kryeje trafiqet. Keta elemente tani mund te goditen nga shteti pa patur friken e goditjes se civileve te pafajshem.

    3. Qeveria duhet te deshmoje para shqiptareve dhe para opinionit nderkombetar se ajo eshte 100% e perkushtuar per ti shkuar deri ne fund misionit te saj: a) goditjen e krimit te organizuar b) ndeshkimin me ligj te korrupsionit c) rikthimin e autoritetit te ligjit ne vend. Vetem nxjerrja e nje ligji te tille deshmon vullnetin politik te qeverise per te permbushur objektivat e saj.


    Cfare humbet Shqiperia nga ligji anti-skaf?

    - Humbet lluksin e levizjes me skaf ne bregdet.
    - Humbet te gjithe ata turiste qe u pelqen levizja me skaf.
    - Humbet te ardhurat e trafiqeve ilegale.
    - Le pa pune te gjithe skafistet apo pronaret e skafeve.
    - U pret udhen vargut te klandestineve qe hynin ne Shqiperi ilegalisht.
    - U pret te ardhurat e korrupsionit te gjithe njerezve te korruptuar ne administraten e shtetit qe bashkepunonin apo lehtesonin trafiqet.


    Ēfarė fiton Shqipėria nga ligji?

    - Fiton mbėshtetjen ndėrkombėtare nė luftėn kundėr krimit te organizuar.
    - Flak tej imazhin e kėsaj dekadės sė fundit ku Shqipėria fitoi statusin e shoqėrie tė inkriminuar e korruptuar nė atė shkallė sa vetė qeveritarėt ishin tė implikuar nė trafiqe.
    - Fton te gjithe turistet e huaj ne bote qe i kane qendruar larg Shqiperise ne keto vite pikerisht nga imazhi kriminal dhe pasiguria e shtetit per te siguruar jeten e qyetetareve te vet.
    - Ligji fiton autoritetin e duhur ne syte e shqiptareve kur shikon se ai godet me force te gjithe kriminelet qe deri dje benin ligjin ne shoqerine shqiptare.


    Shqiperia mund te jetoje jo 3 vjet por edhe 30 vjet pa skafe, por ajo nuk do te mbijetoje dot nese nuk fiton njehere e pergjithmone betejen e saj me krimin e organizuar qe ka hedhur rrenje ne shoqerine shqiptare.

    Albo

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Mos u merzisni se vetem avantazhe do kete ky ligj!!! Sa per turizmin se shume turista nuk do kene mundesine te dalin me skafe ne bregdet mos e vrisni shume menjen se nuk ngeli turizmi jone "mahnites" dhe "mbreslenes" ke skafet e turistave. Deri sa te mbaroje infrastuktura e turizmit ne Shqiperi qe eshte themelore, ky ligj do kete dale nga fuqia. Ju garantoj une qe turistave po ti japesh nji komardare aty ke bregu detit mund te rri me ore te tera duke u pjek ne diell e duke lexu romane dhe nuk do ta kene zili fare skafin!!

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •