Marie Shllaku
Nė njė lagje tė vjetėr tė Shkodrės, nė Badre, kanė le Luigj Gurakuqi, gjuhėtari i shquem At Justin Rrota e i vėllaj piktori Simon Rrota, shkrimtari i madh Ernest Koliqi dhe kardinali i parė shqiptar Mikel Koliqi. Aty ka le edhe Marie Shllaku, e bija e Markut, gjyshi i sė cilės kishte ardhė shumė kohė ma parė nga Shllaku malor e legjendar, prej nga mori edhe mbiemnin ajo.
Si kreu shkollėn e mesme pranė Kuvendit tė Motrave Stigmatine, ku u dallue pėr kulturė tė gjanė qė nė rininė e parė: i pelqente teatri, recitimi, piktura; 20-vjeēare zotnonte italishten, gjermanishten, frengjishten e ma vonė edhe serbishten, u regjistrue nė Fakultetin e Filozofisė nė Romė, po i ndėrpreu studimet e rregullta pėr shkak tė luftės, e shkonte sa me dhanė provimet herė mbas here.
Njėzetvjeēare, pėr arėsye ekonomike, filloi punėn nė Ministrinė e Punėve Botore nė Tiranė. Ma vonė, me 25 shkurt 1943, ajo fillon punėn nė Prizren si Pėgjegjėse e Financave pėr gjithė krahinėn e Kosovės ku, pėrveē detyrės sė saj shtetnore, ajo u lidh ngusht me botėn e trazueme tė atyne trevave. Asnjė nga ata qė hynin nė zyrėn e saj nuk ēuditeshin kur lexonin mbi kryet e saj vargjet e Fishtės:
“Ma mirė dekė nėn dhé m’u kja,
Se pėr t’gjallė me mbetė nėn shkja”.
Po ja qė me 06 maj 1944, pėr befasinė e saj ma tė madhe, i vjen pushimi nga puna “pėr motive politike”. (?!)
Kthehet nė Shkodėr pėr njė periudhė tė shkurtė pėr t’u rikthye njė herė e pėrgjithmonė nė Kosovė, tashma me njė qellim tė caktuem qartė: me luftue pėrkrah vėllazėnve kosovarė, qė ato treva martire tė mos ngeleshin nėn thundrėn e shkjaut, si ishin gjasat mbas nėnshtrimit tė plotė tė PKSH ndaj Beogradit.
Nandė shtatori 1944, kur hynė brigadat partizane, ate e gjen nė Gjakovė. Largohet prej aty me shumė atdhetarė tė tjerė dhe i bashkohet ēetės nacionaliste tė Smajl Goranit.
Ēfarė e kishte shtye ate vajzė tė brishtė tė linte Shkodrėn e saj e tė shkonte nė Kosovė nė ato situata tė turbullta, qė paralajmronin qartė ardhjen e hordhive sllavo-komuniste?
“Kam ardhė me dekė me ju”! – do t’u drejtohej ajo komandantėve tė ēetave nacionalsite, si pat deklarue vetė nė gjyq.
Njihet e lufton pėrkrah Mehmet Berishės, Ndue Pėrlleshit, Mehmet Gradicės e Adem Shalės, ndėrsa mbante lidhje me At Bernardin LLupin nė Pejen e ēlirueme; tė pushtueme, deshta me thanė, se aty kishin hy brigadat e kuqe dhe ia kishin ridorėzue me tradhėti shkjeve.
Vajza e imtė shkodrane mahnitė kreshnikėt e maleve me pjekuninė e vendosmėninė e saj qė tė pajtonte komandantat e shquem Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, tė bante bashkimin e koordinimin e luftės tė rreth 50 ēetave qė vepronin atėherė nė Kosovė, prandaj edhe kalonte sa tek njena ēetė tek tjetra, nga Ndue Pėrlleshui tek Ukė Sadiku. Ajo ishte e pranishme nė ēdo takim tė randėsishėm, nė ēdo kuvend tė burrave tė maleve; mbante fjalime e ndezte edhe ma fort zemrat e plagueme nga ripushtimi sllav.
Veēanarisht e pėrgjakshme ishte barbaria sllave nė Drenicėn e Azem Bejtes e tė Shaban Polluzhės. PKJ nuk donte tė humbte kohė e t’i lante hesapet njė herė e mirė jo vetėm me kundėrshtarėt e asaj kohe, por edhe me ata qė mund tė baheshin nesėr kundėrshtarė tė tyne, pse, si e thonte vetė Bllagoje Nashkoviē, “kėta nė ēdo kohė do tė ēohen nė kryengritje”; ndėrkohė qė Svetozar Vukmanoviē porosiste qė “ata qė keni me i qėrue, i qėroni shpejt”.
Nė kėte gjendje dramatike u mblodh me 20 Janar 1945, nė Rrezallė tė Drenicės Kuvendi i koordinimit tė luftės kundėr pushtuesit tė ri e tė vjetėr serb. Aty morėn pjesė burra tė shquem, mbi tė gjithė, profesor Ymer Berisha, nismėtar i Kuvendit, komandantėt Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukė Sadiku, Adem Shala e sa tė tjerė; nė mes atyne burrave kreshnikė ishte edhe trashigimtarja e Norės dhe e Shotės, Marie Shllaku.
Do tė kujtonte nė hetuesi pjesė tė fjalimit qė kishte mbajtė nė atė Kuvend: “Gjithė vėllaznit shqipatrė, me tana forcat, duhet me luftue sllavo - komunizmin, se ēdo pus e kanė mbushė me krena shqiptarėsh”.
Vendimi i Kuvendit: Luftė deri nė vdekje pėr ēlirimin e Kosovės!
Anmiku serb solli mbi 40.000 forca nė Drenicėn e lodhun nga dimni, nga uria, nga mungesa e armatimeve. Filluen pėrleshjet nė ēdo shpat e grykė: qysh nė betejat e para komandanti legjendar Shaban Polluzha humb tė birin, Tafėn. Me 21 shkurt 1945 rrethimi u ba i plotė, u futen nė pėrdorim gjithė llojet e armatimeve, deri edhe topat, e nė mes martirėve qė ranė, plot 430 trima, nė atė luftė tė pabarabartė, ishin edhe komandantėt legjendarė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
Nė atė betejė mori plagėn e parė edhe Maria jonė, bija e Shkodrės, heroina e Kosovės.
Kushtet e reja kėrkonin edhe organizimin politik tė atdhetarėve. Kėshtu lindi ONDSH, Organizzata Nacional Demokratike Shqiptare, ku veē kontributit tė veēantė tė profesor Ymer Berishės, njė rol shumė tė randėsishėm do tė luente e kudogjetuna dhe e zjarrta Marie Shllaku. Kjo bani qė ajo tė vihej shpejt nė shinjestėr tė OZN-ės famkeqe.
Me porosi e ndihmen e At Bernardin Llupit ajo strehohet nė Dubėrdol, nė shtėpinė e Dan Pjetrit. Prej aty ajo do tė luente njė rol tė jashtėzakonshėm nė organizimin e Kuvendit tė Dubėrdolit tė Ujmirit, e bashkė me prof. Ymer Berishen dhe komandantin trim Ukė Sadiku, do tė ishin udhėheqėsit kryesorė tė atij Kuvendi, mbajtė me 24/25 Gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries nė atė Kuvend do tė mbahet mend nga shumė pjesėmarrės qė mbeten gjallė, kurse ajo vetė do tė kujtonte nė hetuesi se kishte thanė:
“Sė pari, motra dėshiron me dekė me ju e ju me te. Vetėm dorėzimi sllavo-komunistėve tė mos u bahet, sa tė jemi gjallė!
Por tashma OZN-a e kėrkonte kudo. Bija e Shkodėrloces mori malet me ēetat e luftėtarėve tė lirisė, deri me 12 shtator 1945 kur nė Siqevė, bashkė me ēetėn e Shaban Sadikut, u rrethuen nga forca tė shumta: nga 40 vetė qė kishte ēeta, ranė nė fushėn e betejės 28 luftėtarė, u plagosen gjithė tė tjerėt, mes tyne edhe Maria qė mori shumė plagė, po mbinjeriu i vėrtetė ishte Alush Smajli nga Llazica me 18 plagė nė trup. Nė atė betejė mbet edhe komandanti legjendar Shaban Sadiku.
Maria, e plagosun randė, si kishte ēa rrethimin, ndeshet me Xhemė Bajramin e Aēarevės, qė, pabesisht, ia dorėzon OZN-ės.
Gjyqi
Nė Prizren, nė sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės, u zhvillyue nga data 29 qershor deri me 13 korrik 1946 gjyqi kundėr 27 tė pandehunve, ku ma i vjetri ishte frati me zhgun, At Bernardin Llupi, 58 vjeē, kurse ma tė rijtė, studenta nė Gjimnaz tė Pejės, sa i kishin mbushė 16 vjeē, si Shefqet Kelmendi, Viktor Gashi, Engjėll Berisha, Ramiz Kelmendi etj. Kryetar i trupit gjykues ishte egėrsina Dragustin Janjiē, kurse prokuror famėkeqi Ali Shukriu.
“Pėr ne nxanėsit, kujton njeni prej tė rijėve, ishte krenari tė ishim pranė Fratit me zhgun dhe Orleanės shkodrane”.
Akt akuza randonte sidomos katėr tė pandehunit shkodranė: Marie Shllakun, At Bernardin Llupin, Kolė Parubin e Gjergj Martinin. Tė ishin tė vėrteta tė gjitha ato pėr tė cilat akuzoheshin, do tė ishin superheroj. Por edhe ata mohuen vetėm sa nuk ishin aspak tė vėrteta, e pranuen me krenari akuzėn qė u bante nder pėr veprimtarinė e tyne antiserbe.
Marie Shllaku kishte provue gjatė hetuesisė torturat ma ēnjerėzore. Nė sallėn e gjyqit pak kush do ta kishte njohė, po tė mos e dinin pėr cilen bahej fjalė. Ishte krejtėsisht e shpėrfytyrueme, shpesh herė nuk ishte nė gjendje as tė mbante drejtqendrim, por kur fliste nuk ndjehej fill dridhėrime nė zanin e saj tingllues.
Pyetje: Qysh kur je marrė me politikė?
Maria: “Qysh nė moshėn 20 vjeē, nėse politikė mund tė quhet dashunia pėr Atdhe, lufta pėr njė Shqipni Etnike bashkė me pjesėt e shkėputuna, Kosovė e Ēamėri.
I pėrgjigjej prokurorit …. Vajza e imtė, aty nė mes ēerdhes sllavo komuniste, me plagė lufte nė shtat, me sa e sa plagė tė tjera e trupin e dėrrmuem nga torturat nė hetuesi, e vetėdijėshme se e priste pushkatimi.
Pyetje: Pse keni luftue kundėr partizanėve?
Maria: Me iu rrėzue ju nga pushteti.
Pyetje: Ēka tė lidh me Mehmet Berishėn?
Maria: Ideali kombėtar.
Pyetje: Ēfarė the nė Kuvendin e Drenicės?
Maria: Luftė deri nė vdekje pėr ēlirimin e Kosovės.
Pyetje: Ēka kishe me ba me ne, sikur tė kishit fitue?
Maria: Kisha me ju gri si duhanin nė ēark!
Pyetje: A e di se pėr kėto krime tė pret pushkatimi?
Maria: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim.
Dhe nuk iu dridh zani njė herė!
U dridhėn po, ata, gjakatarėt, para Marie Shllakut, para Norės e Shotės njėherėsh!
Vendimi:
Marie Shllaku, dėnim me vdekje, pushkatim.
At Bernardin Llupi, dėnim me vdekje, pushkatim.
Kolė Parubi, dėnim me vdekje, pushkatim.
Gjergj Martini, dėnim me vdekje, pushkatim.
Njėzet e tre tė tjerėt me afate tė ndryshme burgimi.
Nata mizore
Ishte nata nė mes 24 e 25 Nandorit 1946,. Askush nuk e di nėse ishte ende data 24 apo kishin kalue nė datėn 25. Nata ishte sterrė e zezė dhe me shi e llohė bore bashkė. Gjithkēa ishte zhytė nė errsinė.
Tė burgosunit, nė mes tyne edhe tė dėnuemit me vdekje, lėviznin nėpėr dhomėn e madhe e tė vetme ku i kishin grumbullue. Tė gjithė ishin me hekura nė kambė, edhe pse tė mbyllun nė njė dhomė burgu.
Vijnė ata, xhelatėt. “Nė emėn tė popullit ….. “. Marrin tė denuemit me vdekje.
Para se me dalė, te dera, kthen kryet At Bernardin Llupi dhe u thotė tė burgosunve: “Burra!” Mos u ligshtoni pėr ne!
Atė ēast, ende pa u largue mirė tė dėnuemit me vdekje, tė burgosunit ia morėn kangės:
Se mjaft nė robėri,
Kosovė e Ēamėri!
Ishte nata mizore nė mes 24 dhe 25 Nandorit 1946. Katėr lisa u kėputėn nėn breshninė e plumbave, por nuk u pėrkulen.
Ishin bijėt e shqipes!
Marie Shllaku,
At Bernardin Llupi,
Kolė Parubi,
Gjergj Martini.
I lehtė u qoftė dheu nė jetė tė jetėve!
Krijoni Kontakt