Princi Leka: Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė
http://www.lajmishqip.com/wp-content...ncleka2011.jpg
Bisedoi: Fatmira NIKOLLI
Eshtrat e Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, pritet tė vijnė nė atdhe me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Kjo deklaratė u bė dje nga princi Leka, pas promovimit tė monografisė “Monarkia shqiptare 1928-1939″, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ai foli dje pėr historinė e ideologjizuar, duke thėnė se ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar. Pėr tė, ėshtė ironik fati qė konferenca mbi monografinė e parė me studime serioze e tė paideologjizuara pėr Zogun u mbajt pikėrisht nė atė sallė, ku 83 vite mė parė ishte zyra e mbretit Zog.
“Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot i bashkojmė pikėpamjet tona kėtu”, – tha dje princi. Mė tej, ai foli pėr vendin e mundshėm ku mund tė jetė varri i ardhshėm i Zogut, qė sipas tij, me shumė gjasa do tė bėhet pikėrisht pranė varrezės mbretėrore, tek parku i Liqenit. Sa i takon vetė varrit, Leka Zogu tha se do tė merret mendimi i arkitektėve shqiptarė.
Dje u festua 83-vjetori i Monarkisė shqiptare. Si e gjen familjen dhe historinė shqiptare ky pėrvjetor?
Nė fillim, dua tė them se jam i lumtur qė ky promovim po bėhet kėtu nė Akademinė e Shkencave. E them kėtė, sepse kjo sallė ku ne jemi sot, ka qenė plot 83 vite mė parė zyra e Ahmet Zogut.Sa i takon pyetjes suaj, unė besoj se ėshtė e nevojshme qė historinė ta shohim pa pasur ndikim politik. Sė pari, ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar dhe ėshtė pak ironike qė sot jemi duke mbajtur njė konferencė nė ish-zyrėn e mbretit Zog. Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot po bashkojmė pikėpamjet e ndryshme historike dhe politike pėr njė figurė qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.
A e ka sot mbreti Zog vendin qė i takon nė histori?
Unė besoj se figura e mbretit Zog do tė vlerėsohet jo vetėm nė gjeneratėn tonė, por edhe nė ata breza qė do vijnė. Ėshtė nė detyrėn tonė, jo vetėm si familje, por edhe institucionet tė sigurojnė qė historia tė ekzistojė. Vetė historianėt duhet tė kenė mundėsitė e tyre, tė rishikojnė faktet dhe interpretimet e ndryshme.
Ėshtė folur edhe pėr rikthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Ē’po bėhet?
Ne kemi dėshirė qė eshtrat e Mbretit Zog tė rikthehen nė 100- vjetorin e Pavarėsisė. Kemi krijuar njė komision ndėrministror, me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Brendshme dhe nga ajo e Jashtme, qė tė kujdesen pėr realizimin e kėtij qėllimi. Megjithatė, mund tė them se jemi ende nė fazėn e parė tė punės.
Kur tė vijnė eshtrat, ku do tė varroset mbreti Zog?
Nė fakt, ne po shohim disa mundėsi. Njėra prej tyre ka tė bėjė me rindėrtimin e varrezės mbretėrore, qė ka qenė tek parku i Liqenit tė Tiranės. Fatmirėsisht, ėshtė njė proces qė ka marrė njėfarė zhvillimi. Hapi i dytė do tė jetė realizimi i njė projekti tė hapur pėr rindėrtimin e varrezės. Sa i takon kėsaj, ne do tė ftojmė tė gjithė arkitektėt tė japin idetė e tyre pėr realizimin e kėtij projekti.
Ndėrkohė, varreza mbretė-rore do tė jetė e vizitueshme?
Kėtu ka njė problem. Varreza mbretėrore, edhe pse ėshtė shpallur “Monument Kulture i Kategorisė sė Dytė”, ende ka pranė njė lokal, njė kafene. Kjo na e vėshtirėson pak situatėn dhe nuk e kemi tė qartė se ē’hapa do tė ndjekim. Unė i qėndroj mendimit se familja mbretėrore ėshtė e bashkėrenditur me historinė e Tiranės. Besoj se ėshtė e nevojshme qė ne tė krijojmė ambiente tė ndryshme historike, jo vetėm pėr vlerėsimin e figurės sė mbretit Zog, por edhe si destinacione turistike. Kjo do tė shėnonte respektim tė kėtyre figurave.
A ka pasur vėshtirėsi nė rikthimin e eshtrave?
Kemi pasur mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr kėtė, dhe unė dua t’i falenderoj. Veē kėsaj, kemi pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė franceze, sepse njė kushėriri ynė ėshtė deputet atje. Megjithatė, ka njė procedurė qė duhet ndjekur dhe duhet tė marrė kohėn e vet.
Ceremonia e kthimit do jetė zyrtare?
Besoj dhe shpresoj qė po, pra besoj se do ketė njė ceremoni zyrtare, sepse mbreti Zog ka qenė njė kryetar shteti.
Ky artikull eshte postuar me Tuesday, 06/09/2011 ne oren 10:56 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0
Krijoni Kontakt