Close
Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    "Nuk e di mir se kush eshte Avni Rustemi,po e kom pa ne Tiron."..
    E kan vene bustin e tij perballe Ahmet Zogut, duhet te ken qen miq.
    Po Sero,

    Miq kane qene.

    Qe te dy kane qene ne grupin e 5 vetave te perbetuar per vrasjen e Esatit.

    Para se te hidhej shorti vendosen qe:
    1. Grupi do te paguante shpenzimet vajtje-ardhje dhe dy jave qendrimi ne Paris.
    2. Kujt ti binte shorti, do te shkonte vete ose do paguante dike per te kryer vrasjen.
    3. Kush i shmangej angazhimit te mare e paguante me koke.

    Shorti i hedhur i ra Avniut.

    Po keto gjera nuk ti mesonte komunizmi.

    Mbas atentatit te deshtuar kunder Zogut, Avniu qe shprehur ne nje grup deputetesh:
    Po te mos kisha bere vrasjen e Esatit, do ta vrisja Zogun me doren time,
    por nuk e bej se do thone qe eshte nje vrases profesionist dhe jo nje politikan patriot.

    Zogu kur e morri vesh pagoi per vrasjene tij.
    Pas atentatit ku Avniu mbeti i plagosur rrende, Zogu i shkojti ne spitale.
    Avniu me ze te mekur i thote: Me vrave mor pusht me vrave!
    Zogu ja kthen: Ti e di keto pune keshtu e kane, here Gjika Gjokes e here Gjoka Gjikes!
    Pasi qendroi 15 minuta ne dhome, Zogu i ve nje qese me 10 napolona flori te komodina dhe i drejtohet doktorit italian qe e mjekonte: Po e shpetove, ke 10 fishin nga une! Gati 2 ore me vone Avniu mbaroi.

    Me vone Zogu mori vesh se ne atentatin kunder tij, Avniu nuk ishte as shtytes dhe as kishte dore direkte, pamvaresisht se tashme ishte nje kundershtar potencial i tij dhe pengun qe i kish mbetur per vrasjen e Avniut e kishte shprehur ne nje rast pas vrasjes se Cenos (Kunatit te tij) .

    Pra mos harro:

    Esat Toptanin e kishte dajo (vella te nenes)
    Ceno beg Kryeziun kunat (burrin e motres)
    Avni Rustemin i kishte patur mik.

    V.O. Skenen e spitalit, doktori italian ja ka treguar me gojen e vet tim ati 10 vjet me vone.

  2. #32
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

    Princi Leka: Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...ncleka2011.jpg


    Bisedoi: Fatmira NIKOLLI
    Eshtrat e Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, pritet tė vijnė nė atdhe me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Kjo deklaratė u bė dje nga princi Leka, pas promovimit tė monografisė “Monarkia shqiptare 1928-1939″, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ai foli dje pėr historinė e ideologjizuar, duke thėnė se ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar. Pėr tė, ėshtė ironik fati qė konferenca mbi monografinė e parė me studime serioze e tė paideologjizuara pėr Zogun u mbajt pikėrisht nė atė sallė, ku 83 vite mė parė ishte zyra e mbretit Zog.

    “Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot i bashkojmė pikėpamjet tona kėtu”, – tha dje princi. Mė tej, ai foli pėr vendin e mundshėm ku mund tė jetė varri i ardhshėm i Zogut, qė sipas tij, me shumė gjasa do tė bėhet pikėrisht pranė varrezės mbretėrore, tek parku i Liqenit. Sa i takon vetė varrit, Leka Zogu tha se do tė merret mendimi i arkitektėve shqiptarė.


    Dje u festua 83-vjetori i Monarkisė shqiptare. Si e gjen familjen dhe historinė shqiptare ky pėrvjetor?

    Nė fillim, dua tė them se jam i lumtur qė ky promovim po bėhet kėtu nė Akademinė e Shkencave. E them kėtė, sepse kjo sallė ku ne jemi sot, ka qenė plot 83 vite mė parė zyra e Ahmet Zogut.Sa i takon pyetjes suaj, unė besoj se ėshtė e nevojshme qė historinė ta shohim pa pasur ndikim politik. Sė pari, ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar dhe ėshtė pak ironike qė sot jemi duke mbajtur njė konferencė nė ish-zyrėn e mbretit Zog. Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot po bashkojmė pikėpamjet e ndryshme historike dhe politike pėr njė figurė qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.

    A e ka sot mbreti Zog vendin qė i takon nė histori?

    Unė besoj se figura e mbretit Zog do tė vlerėsohet jo vetėm nė gjeneratėn tonė, por edhe nė ata breza qė do vijnė. Ėshtė nė detyrėn tonė, jo vetėm si familje, por edhe institucionet tė sigurojnė qė historia tė ekzistojė. Vetė historianėt duhet tė kenė mundėsitė e tyre, tė rishikojnė faktet dhe interpretimet e ndryshme.

    Ėshtė folur edhe pėr rikthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Ē’po bėhet?

    Ne kemi dėshirė qė eshtrat e Mbretit Zog tė rikthehen nė 100- vjetorin e Pavarėsisė. Kemi krijuar njė komision ndėrministror, me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Brendshme dhe nga ajo e Jashtme, qė tė kujdesen pėr realizimin e kėtij qėllimi. Megjithatė, mund tė them se jemi ende nė fazėn e parė tė punės.

    Kur tė vijnė eshtrat, ku do tė varroset mbreti Zog?

    Nė fakt, ne po shohim disa mundėsi. Njėra prej tyre ka tė bėjė me rindėrtimin e varrezės mbretėrore, qė ka qenė tek parku i Liqenit tė Tiranės. Fatmirėsisht, ėshtė njė proces qė ka marrė njėfarė zhvillimi. Hapi i dytė do tė jetė realizimi i njė projekti tė hapur pėr rindėrtimin e varrezės. Sa i takon kėsaj, ne do tė ftojmė tė gjithė arkitektėt tė japin idetė e tyre pėr realizimin e kėtij projekti.

    Ndėrkohė, varreza mbretė-rore do tė jetė e vizitueshme?

    Kėtu ka njė problem. Varreza mbretėrore, edhe pse ėshtė shpallur “Monument Kulture i Kategorisė sė Dytė”, ende ka pranė njė lokal, njė kafene. Kjo na e vėshtirėson pak situatėn dhe nuk e kemi tė qartė se ē’hapa do tė ndjekim. Unė i qėndroj mendimit se familja mbretėrore ėshtė e bashkėrenditur me historinė e Tiranės. Besoj se ėshtė e nevojshme qė ne tė krijojmė ambiente tė ndryshme historike, jo vetėm pėr vlerėsimin e figurės sė mbretit Zog, por edhe si destinacione turistike. Kjo do tė shėnonte respektim tė kėtyre figurave.

    A ka pasur vėshtirėsi nė rikthimin e eshtrave?

    Kemi pasur mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr kėtė, dhe unė dua t’i falenderoj. Veē kėsaj, kemi pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė franceze, sepse njė kushėriri ynė ėshtė deputet atje. Megjithatė, ka njė procedurė qė duhet ndjekur dhe duhet tė marrė kohėn e vet.

    Ceremonia e kthimit do jetė zyrtare?

    Besoj dhe shpresoj qė po, pra besoj se do ketė njė ceremoni zyrtare, sepse mbreti Zog ka qenė njė kryetar shteti.


    Ky artikull eshte postuar me Tuesday, 06/09/2011 ne oren 10:56 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ahmet Zogu eshte figure e rralle e historise tone.
    Ai na beri Shtet me ligje e shkolla me parlament e ushtri me poste e polici.. me bulevarde e spitale me trotuare e parqe.. me ambasada e koorporata.. me gazeta e revista ..me radio tirana e aeroporto aeroplana..

    kaq dallkauke i kini gjysherit mo sa ju genjejne akoma..
    po nuku i kini pare mo qe gerrmojne syndyqeve e kadastrave te gjejne letrat e Zogut e jo te hysni kapo enverit qe tu lene juve krimbave pasurine?

    Dhe sot nje cop leter e shtetit te tij vlen me shum se mijra libra pallavra te kohes enverit..

    Vetem me dokumenta te Kohes Zogut ne se i respekton shteti sot rregullohet kryeproblemi i shqiperise..PRONA..

    vend ndodhja tirane..thot ki lejfeni daniel..
    po ste ka then gjishi ti mo qe Tirana u be tirane e lakmushme nga gjishit it coban kurveleshi..pikerisht se e beri Ahmet Zogu.. Qytet?

    Po ti mo busvat.. cfar prallis..

    ku di gje ti o mitxhagerist..
    mesoni ketu e mos flisni..

    Ahmet Zogu meriton te nderohet e te vendoset ne vendin me te respektuar..

    E me shume duhet ju enveristet ta nderoni se e muarr enverin e vogel nga gjirokastra dhe e coj me otobus ne Lice te Korces.. e mbajti me buk e veshje ne konvikt disa vjet.. e bashk me te dhe mijra bij fshataresh e pastaj e coj dullen e bashk me te dhe mijra tjer bij fshataresh e qytetaresh fukarenj.. me vaporr e tren mu ne Monpelje te frances apo neper viena e graca e torino e bolonja e parisa.. te benej ai dhe te tjeret i shkolluar e i ditur per atdheun..

    ..

  4. #34
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Eshte turp per historianet shqiptare qe nuk e marrin mundin dhe t'i perkushtohen studimit te figures dhe vepres se Ahmet Zogut me thellesisht. Behet fjale per nje periudhe histroike te vonshme, akoma nuk eshte mbushur nje shekull, dhe akoma lejohet qe te kete kaq shume kontradita dhe mjegull rreth tij!

    Nje studim i hollesishem dhe pa emocione krahinore, politike dhe ideologjike do te ishte mese i mireseardhur kurdohere. Edhe populli do te ishte me i kjarte se cfare qendrimi te mbaje karshi vepres se monarkise, edhe pse ne periudhe te shkurter, te dikurshme te Shqiperise.

    Edhe vet kjo teme ne kete forum, bashke me komentimet, e pasqyron mjegullen qe e pershkruan kete periudhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 09-09-2011 mė 04:07

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ta kam dhan pergjigjen o i miri plak..

    por po shtoj ca gjera..

    ne shpin e ahmet zogit.. atje ku sot ndodhet..instituti monumenteve te kultures..pra ish sarajet e toptanve..ku zogu eshte bir i motres se toptanve.. mbes frasherllish e ismail bej vlorash.. kan hyre e dale gjith ajka e shqiperise.. nga krejt trojet shqiptare.. qe nga tafil buletini e deri tek bijt e camerise.. si mysafir pa protokoll pa liste e pa radhe .. si te ftuar e te mirseardhur te zojes se shpise.. asaj qe u quajt nga populli nana mretneshe..pra nga nana e ahmet zogut..
    deri dervish shaqja ka hy e ka fol e i ka ra ciftelis per nanen mretnesh..
    e ajo sejcilin e ka nderue e e ka ndihmue ne hallin e vet..
    shteti zogist.. nuk ishte shteti carist i fuqishem..
    kte nuk e kuptojn disa..
    ishte dicka e sapo krijuar..nji bebe ne pelena akoma..
    megjithate ky shtet me nji shpejtesi te habitshme rregullon vendin..
    psh kosovarve e dibranve te ikur pi terrorit jugosllav.. u jep tok e shpi e fare e para e vegla.. qe te startojne me pun e prone..
    familjeve te atdhetarve..perfshire dhe familjen e bajram begit.. hasan prishtines e avni rustemit..etjetj.. u jep pension.. e u jep lehtesira.. per jetes e shkollim..
    djemt e kosoves dibres e camerise.. dergohen ne shkolla me konvikte ku han pijne e vishen e shkollohen falas..
    e pas ktyre shkollave dergohen dhe jashte te arsimohen si oficere..doktore inxhiniere ..fizikante e matematiciene kimiste e veterinere e agranome.. e cka mos..

    nderton rruget.. e fillon hekurudhat.. nderton spitale e biznesi i kohes ndihet aq mire sa fillojne te ndertojne fabrika moderne per kohen..
    rendi..
    mund te shkoje me qyp florinjsh mbi krye nat e dite ku te doje e askush te mos guxoje me te prek..
    liria..
    mund ta shaje zogun mes kursalit.. e te nesermen te shkoje ne ministri te kryeje punet e shtetit e askush te mos te te arrestonte..
    boll kundershar i madh i zogut ishte i nderuari skender luarasi.. dhe.. nuku pa biruca e tortura..perkundrazi u dergua profesor ne gjimnaz te shkodres.
    i bene grusht shteti e kryengritje disa oficere te luajtur menc.. dhe as 6 muaj burg nuk bene se i liroj nji nga nji te gjithe..
    a po.. ca xhandare ne fier i pushkatoj.. sepse masakruan causherisht.. bile ja shkulen dhe dhembet kanibalisht.. generallit plak gjillardi-t i cili asistonte arsimimin e kuadrove te ushtrise e inspektonte disiplinen ne ushtri..

    lulezuan shtypi e gazetat te cilat nga mengjezi ne darke shanin ahmet zogun.. dhe asnjeri nuku perfundoj birucave..perkundrazi ndertuan shpija e villa..

    jo me kot faik konica i thirri kaplloqes..

    ai e kuptoj se "maloku" po bente shtet.. kurse kundershtaret.. pallavra.. dhe pranoj ftesen e Zogut te benej konsull i shqiperise ne USA..

    Demokracia..

    Kishte.. prandaj dhe gjith studentet qe u shkolluan ne europe.. edhe se shum prej tyre u infektuan me bolshevizmen.. erdhen ne shqipåeri e u punesuan menjihere e punuan..ne zanatet e tyre..
    Erdhi Lufta e dyt boterore..
    nuk ishte ne dor te Zogut ma..as shqipria as europa..

    per forza magiore.. thot italani..

    ske ci ben fatit..

    ki ishte Ahmeti..

    --

  6. #36
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Qeverine e Nolit e rrezoi me ndihmen e Pashiqit, sipas porosise se anglezeve. Italianet s'kishin pune ne kete pjese te tregimit. Vetem kur Zogu erdhi ne pushtet pas 1924 atehere italianet filluan te afrohen me te per te zbehur ndikimin serb ne anen tjeter te Adriatikut. Anglezet e ndihmuan sepse i frikoheshin ndikimit rus ne Ballkan, nuk duhet harruar se qeveria e Nolit ishte shteti i pare qe njohu qeverine sovjetike!! Poashtu, nuk duhet harruar se Avni Rrustemi, vrasja e te cilit ishte preteksti per "Revolucionin Demokratik" te vitit 1924 ishte deputeti qe propozoi te mbahen 2 minuta heshtje per te nderuar vdekjen e "babait ideologjik" te tij, Leninit.

    Zogu eshte nje figure komplekse, e ngjashme me polikanet e sotem shqiptare, them se vleresimi i figures se tij do te tregonte se ishte nje figure as e zeze as e bardhe, por disi ne mes, pra e hirte.
    Komunistėt 50 vjet nuk guxuan ta quanin Avni Rustemin komunist....le mė leninist. Tani na doli "zjarri i parė nė krahinė".

    Kur pėrmendni faktet, mbase e merrni mundimin tė shpjegoni edhe rrethanat e arsyet.
    Tė gjithė njohim famėkeqin "Traktatin e Fshehtė tė Londrės" 1913 qė shpėrbėnte tėrėsisht Shqipėrinė. Firmėtare ishte edhe Perandoria Ruse. Por nga e dimė ne, kur ishte i fshehtė???
    Ishte xhaxhi Lenini ai qė e publikoi dhe e denoncoi kėtė marrėveshje.
    Tė paktėn pėr kėtė shqiptarėt t'i jenė mirėnjohės, ashtu siē i janė mirėnjohės Klintonit apo Blerit pėr 1999.

    Sa pėr "njohjen e qeverisė sovjetike" ishte njohje nga halli sepse ishte qeveria sovjetike ajo qė njohu qeverinė e Nolit e para.....dhe e fundit, sepse fatkeqėsisht as Anglia as Amerika dhe asnjė shtet tjetėr nuk e njohu.

    Kurse pėr pėrmbysjen e Nolit, Italia nuk ka qenė vėrtet aktive por ka dhėnė miratim. Kėto janė dokumenta tė nxjerra nga vetė serbėt pėr inat tė italianėve (kur Zogu i la me gisht nė gojė).
    -

  7. #37
    Pasaporte kohes se Mbreterise Shqiptare.



    Gjate kohes se komunizmit pasaporta per udhetim jashte shteti kane patur vetem funksionaret, disa sportise, disa artiste dhe agjentet e Sigurimit te Shtetit.

    Qytetari shqiptar as qe e ka ditur se si eshte pasaporta per udhetim jashte shtetit. Per here te pare nisen te leshohen ne vitin 1991.

  8. #38
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Princi Leka: Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...ncleka2011.jpg


    Bisedoi: Fatmira NIKOLLI
    Eshtrat e Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, pritet tė vijnė nė atdhe me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Kjo deklaratė u bė dje nga princi Leka, pas promovimit tė monografisė “Monarkia shqiptare 1928-1939″, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ai foli dje pėr historinė e ideologjizuar, duke thėnė se ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar. Pėr tė, ėshtė ironik fati qė konferenca mbi monografinė e parė me studime serioze e tė paideologjizuara pėr Zogun u mbajt pikėrisht nė atė sallė, ku 83 vite mė parė ishte zyra e mbretit Zog.

    “Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot i bashkojmė pikėpamjet tona kėtu”, – tha dje princi. Mė tej, ai foli pėr vendin e mundshėm ku mund tė jetė varri i ardhshėm i Zogut, qė sipas tij, me shumė gjasa do tė bėhet pikėrisht pranė varrezės mbretėrore, tek parku i Liqenit. Sa i takon vetė varrit, Leka Zogu tha se do tė merret mendimi i arkitektėve shqiptarė.


    Dje u festua 83-vjetori i Monarkisė shqiptare. Si e gjen familjen dhe historinė shqiptare ky pėrvjetor?

    Nė fillim, dua tė them se jam i lumtur qė ky promovim po bėhet kėtu nė Akademinė e Shkencave. E them kėtė, sepse kjo sallė ku ne jemi sot, ka qenė plot 83 vite mė parė zyra e Ahmet Zogut.Sa i takon pyetjes suaj, unė besoj se ėshtė e nevojshme qė historinė ta shohim pa pasur ndikim politik. Sė pari, ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar dhe ėshtė pak ironike qė sot jemi duke mbajtur njė konferencė nė ish-zyrėn e mbretit Zog. Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot po bashkojmė pikėpamjet e ndryshme historike dhe politike pėr njė figurė qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.

    A e ka sot mbreti Zog vendin qė i takon nė histori?

    Unė besoj se figura e mbretit Zog do tė vlerėsohet jo vetėm nė gjeneratėn tonė, por edhe nė ata breza qė do vijnė. Ėshtė nė detyrėn tonė, jo vetėm si familje, por edhe institucionet tė sigurojnė qė historia tė ekzistojė. Vetė historianėt duhet tė kenė mundėsitė e tyre, tė rishikojnė faktet dhe interpretimet e ndryshme.

    Ėshtė folur edhe pėr rikthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Ē’po bėhet?

    Ne kemi dėshirė qė eshtrat e Mbretit Zog tė rikthehen nė 100- vjetorin e Pavarėsisė. Kemi krijuar njė komision ndėrministror, me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Brendshme dhe nga ajo e Jashtme, qė tė kujdesen pėr realizimin e kėtij qėllimi. Megjithatė, mund tė them se jemi ende nė fazėn e parė tė punės.

    Kur tė vijnė eshtrat, ku do tė varroset mbreti Zog?

    Nė fakt, ne po shohim disa mundėsi. Njėra prej tyre ka tė bėjė me rindėrtimin e varrezės mbretėrore, qė ka qenė tek parku i Liqenit tė Tiranės. Fatmirėsisht, ėshtė njė proces qė ka marrė njėfarė zhvillimi. Hapi i dytė do tė jetė realizimi i njė projekti tė hapur pėr rindėrtimin e varrezės. Sa i takon kėsaj, ne do tė ftojmė tė gjithė arkitektėt tė japin idetė e tyre pėr realizimin e kėtij projekti.

    Ndėrkohė, varreza mbretė-rore do tė jetė e vizitueshme?

    Kėtu ka njė problem. Varreza mbretėrore, edhe pse ėshtė shpallur “Monument Kulture i Kategorisė sė Dytė”, ende ka pranė njė lokal, njė kafene. Kjo na e vėshtirėson pak situatėn dhe nuk e kemi tė qartė se ē’hapa do tė ndjekim. Unė i qėndroj mendimit se familja mbretėrore ėshtė e bashkėrenditur me historinė e Tiranės. Besoj se ėshtė e nevojshme qė ne tė krijojmė ambiente tė ndryshme historike, jo vetėm pėr vlerėsimin e figurės sė mbretit Zog, por edhe si destinacione turistike. Kjo do tė shėnonte respektim tė kėtyre figurave.

    A ka pasur vėshtirėsi nė rikthimin e eshtrave?

    Kemi pasur mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr kėtė, dhe unė dua t’i falenderoj. Veē kėsaj, kemi pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė franceze, sepse njė kushėriri ynė ėshtė deputet atje. Megjithatė, ka njė procedurė qė duhet ndjekur dhe duhet tė marrė kohėn e vet.

    Ceremonia e kthimit do jetė zyrtare?

    Besoj dhe shpresoj qė po, pra besoj se do ketė njė ceremoni zyrtare, sepse mbreti Zog ka qenė njė kryetar shteti.


    Ky artikull eshte postuar me Tuesday, 06/09/2011 ne oren 10:56 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0

    Si familjare Djali Zogut ka te drejte qe eshtrat e Mbretit Babait te tije )ti ktheje ne Shqiperi , kurse si Mbrete nuk ka nevoje se ky ka qene tradhetare i kombit . Posaqerishte ne diten e pavarsise se Shqiperise ky fare Mbreti nuk e meriton ti kthehen eshtrat ne Shqiperi .

    Ceremonia e kthimit nuk duhet te jete zyrtare, sepse nje tradhetare nuk kthehet zyrtarishte.

  9. #39
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Koleksioni mbretėror shqiptar mahnit turistėt e huaj

    I nderumi Tetovamas, se kisha gjyku Mbretin Shqyptare aqe rende trathtar, pa u rishiku historia e shqypnis nuk mund ti mevishet dikuj epiteti tarthtar. Nuk mund nga shkaku se dikush jo me te drjete per bindje te ndryshme ideologjike ka uredhenu te shkruhet historia simbas deshire. Per gjyse shekulli nau kan thene shum gjana qe nuk perkojen me realitetin e historis ton. Nau ka imponua historia me dhune apo me manipulime historia jon ashete sakatu. Per mendimin tim,Mbretit Zog duhet ti njihen meritat dhe gabimet ne karrieren e ti politike.
    pershendetje



    Koleksioni mbretėror shqiptar mahnit turistėt e huaj


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...or-300x224.jpg




    Nga : Fatmira NIKOLLI

    Qindra turistė kanė vizituar koleksionin mbretėror “Adamidi Frashėri” qė ėshtė ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar. Enver Kushi, historian dhe punonjės pranė muzeut,deklarojne se turistėt e huaj qė kanė vizituar kėtė institucion kanė treguar interes tė veēantė pėr kėtė koleksion. “Mė sė shumti janė pėlqyer armėt e vjetra qė i takojnė kėtij koleksioni, por edhe veshjet kombėtare tė punuara nga shqiptarėt e Janinės”, – tregon Kushi. Sipas tij, ajo ēfarė i ka bėrė pėr vete turistėt ka qenė veēantia e ekspozitės dhe vjetėrsia e objekteve tė saj. Sipas Kushit, turistėt janė ndaluar pėr tė parė edhe dokumentarin qė shfaqej nė njė kėnd tė ekspozitės. “Filmi pėrshin vitet 1914-1939 dhe nė tė mund tė shihen pamjet e qyteteve shqiptare nė atė kohė. Kemi pėr shembull, Beratin e viteve 1914, 1915, pamje nga Durrėsi i viteve 1914 dhe 1917. Filmi paraqet ardhjen nė Shqipėri edhe tė Princ Vidit, sikurse edhe vizitėn e mbretit Zog nė Shkodėr. Nė pamjet e filmit tė marrė nga Arkivi Qendror shtetėror i Filmit, shihen edhe kronikat e realizuara pėr festimet qė Zogu bėri me rastin e 25-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1937″, – sqaron Kushi. Ajo ēfarė iu ka bėrė pėrshtypje turistėve sipas Kushit ėshtė edhe larmia e objekteve tė ekspozuara. Sipas historianit qė punon pranė muzeut, veē turistėve tė thjeshtė, ekspozita ėshtė parė edhe nga diplomatė tė ndryshėm qė punojnė nė Tiranė. Koleksioni u ekspozua me rastin e 83-vjetorit tė krijimit tė Mbretėrisė shqiptare dhe pėr tė celebruar trashėgiminė kulturore e historike tė pėrbashkėt. Koleksioni mbretėror Adamidi Frashėri, ish-ēamberlen i madh i familjes mbretėrore shqiptare, ja dhuroi Princit trashė-gimtar Leka. Ky koleksion pėrmban objekte tė vjetra autentike qė i bėjnė jehonė historisė sė Shqipėrisė dhe historisė sė familjes Adamidi Frashėri. Pėr mė se 25 vjet ai qėndroi nė dispozicion tė publikut tė huaj, i ekspozuar nė Chāteau de la Chapelle d’Angillon, nė Francėn qendrore, nėn kujdesin e kontit Jean d’Ogny dhe nėn administrimin e Fondacionit mbretėror shqiptar (Fondation royale albanaise) i krijuar nga Paul Adamidi bej Frashėri nė 1984, nėn patronazhin e Nėnės Mbretėreshė Geraldine. Koleksioni do tė qėndrojė i hapur pėr publikun shqiptar deri nesėr.

    Koleksioni

    Ka disa lloje objektesh qė pėrfaqėsojnė historinė e vendit tonė, Shqipėrisė, nė 10 shekujt e fundit. Objektet e para tė kėtij koleksioni u takojnė shekujve X-XI, ndėrsa tė fundit u takojnė viteve 1970. Ndėr objektet mė tė hershme ėshtė njė pergamenė liturgjike bizantine qė i takon shekullit X. Por ka edhe objekte tė realizuara nga fildishi. Mė tej ka armė tė ndryshme, shpata qė u takojnė shekujve XVII-XIX dhe qė ilustrojnė historinė shqiptare nė kohėn e sundimit tė Perandorisė Osmane. Nė koleksion ka veshje kombėtare shqiptare tė zonave tė ndryshme. Janė rroba autentike, tė cilat i pėrkisnin familjeve fisnike shqiptare tė fillimshekullit tė XX, por edhe tė shekujve XVIII-XIX. Nga ana tjetėr ka mantele, jelekė tė punuar me ar, shami dasmash, rripa, xhybe. Pjesė e kėsaj ekspozite janė edhe objekte personale tė familjes Frashėri, qė nė njėfarė mėnyre tregojnė edhe rėndėsinė e kėsaj familjeje. Nė kėtė kuadėr mund tė pėrmendim disa fotografi tė dedikuara. Janė fotografi personalitetesh tė ndryshme qė i janė dhėnė familjes Frashėri me dedikim. Nė kėtė grup futen fotografi qė Princ Vidi ia ka dhėnė Dr.Gaqi Adamidi bej Frashėrit, njė fotografi po e tillė nga veziri i Turqisė, Ferid Pashė Vlora dhe njė nga Fan Noli, por edhe nga princ Albert Gjika. Familja Adamidi Frashėri e ka origjinėn nga fshati i shquar i Frashėrit nė Pėrmet. E vendosur nė shkėmbin e Golikut, aty ku ndodheshin familjet e moēme, ajo u shqua me Dr.Gaqi Adamidi bej Frashėrin (1856-1939), patriot, rilindės, ministėr i Princ Vidit dhe mjek personal i mbretit tė Egjiptit, si dhe me tė birin e tij, Paul Adamidi bej Frashėrin (1904-1987), ēambelan i Familjes mbretėrore shqiptare nė ekzil. Kjo familje kishte lidhje fisnore tė hershme me disa prej bejlerėve tė Frashėrit, si dhe me familjen e shquar korēare, Turtulli. Me vdekjen e Kristina Adamidi Frashėrit nė Vevey tė Zvicrės, nė dhjetor tė 2003-it, kjo familje ėshtė shuar nė vijė tė drejtpėrdrejtė. Kushėrinj tė saj ndodhen sot nė Tiranė dhe ndoshta nė Korēė.
    Lajmi shqip

    Ky artikull eshte postuar me Friday, 09/09/2011 ne oren 9:53 am tek kategoria HISTORIA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 10-09-2011 mė 00:27
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023


    Ahmet Xhemal Zogu

    lindi ne vitin 1895 ne burgajet te Matit . Ne vitin 1903 shkoi ne Stamboll , ku pasi e mbaroi liceun , hyri ne shkollen e oficerėve . Ne gusht te vitit 1912 u kthye ne vendlindje dhe u aktivizua ne levizjen politike . Ne vitet 1916 - 1918 autoritetet austro-hungareze te pushtimit e derguan ne vjenė dhe e mbajten te izoluar. Ne mbarimin e luftes se pare botrore u kthye ne Shqipri . Mori pjes ne kongresin e pare te Lushnjes dhe u caktua minister i brendshem ne qeverin qe doli prej tij. N e dhjetor te vitit 1922 e deri ne gusht te vitit 1924 ishte kryeminister .
    Me fitoren e revulucionit te qeshorit te vitit 1924 u largua ne Mbretrin Serbo - Kroate - Sllovene ( ish Jugosllavija e vjeter ) . Ne dhetor te vitit 1924 , me ndihmen e qeverise se Beogradit u kthye ne Shqipri edhe e rezoj qeverin e Fan Nolit . Me 31 janar 1925 u ba president i Republikes Shqiptare .
    Me 1 shtator 1928 u shpall Mbreti i Shqiptarve me emrin Zogu I . Si president dhe si Mbret , ai e perqendroi ne duart e veta pushtetin egzekutiv edhe ate legjistativ .
    Me agresionin fashist te 7 prillit 1939 , ai u largua nga Shqiprija dhe u vendos ne Londer . Pas luftes se dyt botrore u vendos ne Egjypt e ma pas ne Franc , ku vdiq ne vitin 1961
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 11-09-2011 mė 23:21

Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •