Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Viola, si vepruan familjet e tjera mbreterore kur u pushtuan vendet e tyre ???

    Familjet mbreterore te Hollandes dhe Norvegjise lane vendin e tyre per te gjetur strehim ne Londer, nga ku udhehoqen rezistencen kunder pushtuesve.
    Mbreti i Belgjikes qendroi ne vendin e tij dhe u zu rob, ndersa qeveria gjeti strehim ne Londer. Por qendresa e tij beri qe te abdikonte ne favor te te birit pas luftes.
    Mbreti i Danimarkes qendroi ne vend dhe pranoi oferten e Gjermanise. Bente xhiro me kale neper Copenhagen. Shpesh here objekt satire ne gazetat dhe revistat anglo-amerikane.
    Bluje , shiko , ti mendon se une e urrej Ahmet Zogun si person ? Mendon pse ai vodhi Banken dhe arin shqiptar , mua me ka mbetur hatri se ato leke do t'i kishim perdorur per Atdheun tone dhe per kete i mbaj inat Ahmetit ? Apo mendon se jam ne gjak me familjen e tij ? Jo mer Bluje jo !

    Por veprimet e Ahmetit , nuk jane veprime te nje burri shteti , aq me pak nen betim ! Kur , si dhe pse e "harroi" Ahmeti betimin e bere ne kohen kur morri detyren e Mbretit te vetshpallur ? Atehere i bie te kete mashtruar kur beri betimin !

    Tani si propozon , mos t'i lexojme dokumentet historike , faktet historike , pse ato i ka bere Ahmeti ? Po keshtu i bie t;i themi idiot dhe nje skizofren paranojak Gjergj Kastriotit , pse erdhi ne Arberi , e cliroi dhe qendroi per tu perballuar me turkun ....

    Keshtu i bie te kemi nje dileme ne moralin kombetar dhe historik ! Cili nga te dy ishte heroi ?

    E shikon qe kacamaku nuk mundet te jete bakllava ?

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Viola, si vepruan familjet e tjera mbreterore kur u pushtuan vendet e tyre ???

    Familjet mbreterore te Hollandes dhe Norvegjise lane vendin e tyre per te gjetur strehim ne Londer, nga ku udhehoqen rezistencen kunder pushtuesve.
    Mbreti i Belgjikes qendroi ne vendin e tij dhe u zu rob, ndersa qeveria gjeti strehim ne Londer. Por qendresa e tij beri qe te abdikonte ne favor te te birit pas luftes.
    Mbreti i Danimarkes qendroi ne vend dhe pranoi oferten e Gjermanise. Bente xhiro me kale neper Copenhagen. Shpesh here objekt satire ne gazetat dhe revistat anglo-amerikane.
    Ke nje te mire ti SKTH,qe vetem kundershton,pa dhene ndonje ide thelbesore,dhe kur te tjeret e japin nje ide,ti prap vec kundershton,pa ndonje argumentim,nuk e di mbase Ndonjeher Personaliteti dhe Karakteri i Njeirut ka probleme dhe me vetveten ???

    Shembuj ke sjelle Goxha per Mbreterite,bile mbase mund te kete dhe me,por,tani Po FLASIM per MBRETERI te TRASHEGUARA,apo njerez te VETESHPALLUR MBRET ??
    Pra per te qene me i qarte,po flasim per Familje Mbreterore apo Familje te Klonuara/katunaro Mbreterore ??

  3. #223
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Bluje , shiko , ti mendon se une e urrej Ahmet Zogun si person ? Mendon pse ai vodhi Banken dhe arin shqiptar , mua me ka mbetur hatri se ato leke do t'i kishim perdorur per Atdheun tone dhe per kete i mbaj inat Ahmetit ? Apo mendon se jam ne gjak me familjen e tij ? Jo mer Bluje jo !

    Por veprimet e Ahmetit , nuk jane veprime te nje burri shteti , aq me pak nen betim ! Kur , si dhe pse e "harroi" Ahmeti betimin e bere ne kohen kur morri detyren e Mbretit te vetshpallur ? Atehere i bie te kete mashtruar kur beri betimin !

    Tani si propozon , mos t'i lexojme dokumentet historike , faktet historike , pse ato i ka bere Ahmeti ? Po keshtu i bie t;i themi idiot dhe nje skizofren paranojak Gjergj Kastriotit , pse erdhi ne Arberi , e cliroi dhe qendroi per tu perballuar me turkun ....

    Keshtu i bie te kemi nje dileme ne moralin kombetar dhe historik ! Cili nga te dy ishte heroi ?

    E shikon qe kacamaku nuk mundet te jete bakllava ?


    Po pse kercen dege me dege o Viola ???!!!???

    Nga vjedhja e floririt tek betimi ??? Nuk kishin bere betim mbajtesit e froneve te mbreterive te tjera ??? Pse nuk i denoi historia ata ??? Pse vazhduan te qendronin ne fron dhe ata qe qendruan nen pushtim u detyruan te abdikonin ???

    Familjes time personalisht Zogu nuk i vodhi asnje miligrame flori. Tek e fundit me mire Zogu ate flori se sa Vittorio Emanuele III apo Enver Hoxha. Biles Enver Hoxha na bastisi e terrorizoi shtepite per te na grabitur kursimet.

    Dokumentet historike jane aty sa nje qiellgervishtese. Te ftoj t'i lexosh drejt dhe jo sipas kodimit te Enver Hoxhes !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #224
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Ke nje te mire ti SKTH,qe vetem kundershton,pa dhene ndonje ide thelbesore,dhe kur te tjeret e japin nje ide,ti prap vec kundershton,pa ndonje argumentim,nuk e di mbase Ndonjeher Personaliteti dhe Karakteri i Njeirut ka probleme dhe me vetveten ???

    Shembuj ke sjelle Goxha per Mbreterite,bile mbase mund te kete dhe me,por,tani Po FLASIM per MBRETERI te TRASHEGUARA,apo njerez te VETESHPALLUR MBRET ??
    Pra per te qene me i qarte,po flasim per Familje Mbreterore apo Familje te Klonuara/katunaro Mbreterore ??


    Mbreteri te trasheguara apo te veteshpallura, pak rendesi ka. Ahmet Zogu njihej kreu i shtetit shqiptar !!!



    Per 47 vjet Shqiperia u masakrua dhe u grabit nga familjet bari-lopēaro-katunare, qe ripushtuan Shqiperine me 17 Nentor 1944.



    Ti ke ndonje fakt te jetuar ??? Nuk po kerkojme zgjidhje te problemit ketu per te gjykuar idete ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po pse kercen dege me dege o Viola ???!!!???

    Nga vjedhja e floririt tek betimi ??? Nuk kishin bere betim mbajtesit e froneve te mbreterive te tjera ??? Pse nuk i denoi historia ata ??? Pse vazhduan te qendronin ne fron dhe ata qe qendruan nen pushtim u detyruan te abdikonin ???

    Familjes time personalisht Zogu nuk i vodhi asnje miligrame flori. Tek e fundit me mire Zogu ate flori se sa Vittorio Emanuele III apo Enver Hoxha. Biles Enver Hoxha na bastisi e terrorizoi shtepite per te na grabitur kursimet.

    Dokumentet historike jane aty sa nje qiellgervishtese. Te ftoj t'i lexosh drejt dhe jo sipas kodimit te Enver Hoxhes !!!
    Me vjen keq ! Une nuk po kercej nga dega ne dege ! Po flasim per "fenomenin" Zog dhe po trajtojme te gjitha episodet qe perbejne teresine e ketij fenomeni !

    Une te them te drejten , personalisht , jam qe Ahmet Zogut t'i njihen ato risi qe solli ne Historine e afert te Shqiperise , por ama t'i thuhen paster dhe hapur ne sy ato negativitet qe kishte ! Pra shkurt jam per nje shikim dhe qendrim objektiv , me te bardhat dhe te zezat ! Pastaj sa pjese jane te bardha dhe sa te zeza , ato jane fakte historike , nuk i kemi ne dore neve si persona !

    Nga kjo them qe Ahmet Zogu eshte nje nga drejtuesit e shtetit shqiptar , por kurresesi "hero" apo "shembull" sepse nuk ka asnje ngjarje e cila mund te jete e tille !!!!! Perkundrazi , ka nje shumice ngjarjesh dhe ndodhish te tij , te cilat duhet te jene turp kombetar !

    Nuk mundet te mbash "hero" nje person pa asnje heroizem , perkundrazi , me pabesira , ushtri te huaja , grabitje ari , shitje interesash kombetare , dhe ne fund braktisje te Atdheut nen sulm , pasi carmatosi ushtrine .....!!!????

    E kupton ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 22-11-2012 mė 19:14

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e silentgirl
    Anėtarėsuar
    19-11-2011
    Postime
    1,985
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Nuk po kerkojme zgjidhje te problemit ketu per te gjykuar idete ...
    Kur e dini qe nuk i jepni zgjithje asgjeje,ateher pse e humbisni kohen me dicka te pazgjidheshme?

  7. #227
    MIRSE ERDHE NMT ZOGU I MBRET I SHQIPTAREVE!
    11.19.2012



    Mirsevjen mbas 73 viteve NMT Zog I, Mbret i Shqiptarėve, kombi po te pret si gjigandin e shqiptarizmes qe i dha emer, e mbrojti kete siperfaqe tokesore 28.000 km qe quhet Shqiperi.

    I edukuar ne nje familje fisnike kombetare, rrenja e te cilit vjen nga Oxhaku i Kastrioteve direkt nga motra e Skenderbeut. Mamica. Qe nga ajo kohe nga kalaja e Stelushit kjo familje do te ishte Princ i Matit ku do te mbronte e do te luftonte duke dhene deshmoret e saje qe ne fushen e Torvjollit e ne Stelush e deri ne Krujen e historise kombetare.. Kjo familje i ka dhene kombit me dhjetra deshmore duke u vrare kundra otomaneve, e mbrojtur krahinen dhe pashallikun e Matit por duke pasur dhe lidhje te pakontestuesheme me Dibren, Lezhen ,Mirditen, e Krujen. Ne lidhjen e Prizerenit Mati do te perfaqesohej nga kjo dere Xhemal Pashe Mati, dhe do te ishte ne kontakte te vazhdueshme me patriotet e tjere per te shkuar derin ne shpalljen e pamvaresise..

    Nje i ri nga Mati 17 vjec zgjidhet perfaqesues ne kuvendin qe shpalli pavaresine. Mbasi kthehej nga Stambolli ku u edukua , ai ndiqte me largpamesi situaten .. U nis drejt Vlones ku ne takimin e pare me babain e pamvaresise plakun mjeker bardhe Ismail Kemal bej Vlona do te zhvillohej kjo bisede… Zogu : Perulem perpara vepres suaj kombetare ne sherbim te Shqypnis.. pergjigja e Plakut do te ishte “Jo biri im ne cuam ne vend amanetin e gjyshit tuaj Xhemal Pashe Matit” keshtu kjo bisede do te ishte rrugetimi i pare ne sherbim te Shqipnise i 17 vjecarit Pashait te vogel ne moshe te re, por te madh ne mendime e veprime ne sherbim te kombit. Kjo bisede ne mes Kryeministrit te pare te Shqipnise dhe Pashait te Matit , do te ngeli ne arkivat dhe mendjet e shqiptareve qe nderojshin njeri tjetrin per sherbimet ndaj Shqipnise..Dhe pse Ismail Beu i kerkoi te punonte dhe te qendronte ne Vlone, ai mbasi e falenderoi u nis drejt Matit per te perballuar shovinizmin serbe e malazez qe kerkojshin ta dergoni kufirin ne Shkumbin.

    25 vjec organizon Kongresin e Lushnjes dhe del Minister i Brendeshem.
    Organizon dhe triumfon me serbet ne luften e Koplikut dhe Kakarriqit.
    Planifikon dhe del fitimtar ne luften e Vlores.
    27 vjec behet Kryeminister.
    30 vjec shpall Republiken e pare Shqiptare, kunder vendimeve te fuqive te huaja, dhe behet President.
    33 vjeq ne perputhje me konventat nderkombetare behet Mbret. . Ahmet Zogu ka meritat e veta ne historine e Shqiperise qe nuk mund t'ja mohojme sepse ishte monark.

    Ne fund te fundit emri i tij ishte Zogu I, Skenderbeu III. Ndaj le te ngrihet lart monumenti i Mbretit ne Tiranen e tij qe nga nje lugine me pluhur e beri qytet dhe kryeqytet. .Fillon modernizimin e Shqiperise. Nderton ushtri, shkolla, spitale dhe rruge. Shqiptareve u jep shtetin ne plotkuptimin e fjales. Shqiptaret nga fise i beri komb dhe nga komb i beri shtet ka thene Hugh Grand, perfaqesuesi i SHBA-ve ne Shqiperi. Ne kohen e tij u percaktuan perfundimisht kufijte shteterore te Shqiperise. Institucionalizoi Autoqefaline e kishes ortodokse. Shkolloi me qindra shqiptare ne gjithe boten, te cilet u kthyen dhe hodhen themelet e disiplinave te ndryshme ne shtetin tone. Nuk pranoi oferten e Musolinit per te qendruar Mbret nen Italine dhe organizoi rezistencen duke na rreshtuar ne radhen e aleateve.

    Nuk reshti se luftuari komunizmin deri ne vdekje duke flijuar besniket me te afert me amerikanet, akt qe ndikoi qe amerikanet gjithmone ti shihnin shqiptaret me simpati.

    Ju qe organizuat pritjen e fashizmit me arme ne dore duke ja besuar heroit te kesaj lufte Abaz Kupit me 7 prill 1939.. Deri ne oren qe ndruat jete, JU i sherbyet kombit e shqiptareve kudo qe ndodheshin. Me mijera familje shqiptare u internuan nga regjimi fashiste vetem se ishin prane teje..me mijera familje e shqiptare u vrane nga regjimi komuniste vetem se i sherbenin kombit e Ju. . Diktatura me propaganden e saj te forte ia arriti qe te krijonte per Mbretin Zog pershtypjen e diktatorit, demode, hajdutit dhe tradhetarit. Per kete shih edhe sot kembenguljen e te ashtequajturve historiane qe me kembengulje u rrine te njejtave parime. Arsyeja eshte nje dhe vetem nje, heqja e mundesise per shqiptaret qe te kene te adhuruarin e tyre ne shtetformim. Kjo ka perkuar me propaganden e huaj e vecanarisht ate serbe, te cilet nuk mund t’ia falnin titullin “Mbret I Shqiptareve”.

    Hijenat e erresires komuniste cfar shpifen e sajuan ndaj teje, ndaj vepres tende te ndritur .. por hijenat ngelen ne erresire dhe drita e te vertetes i terbon e i verbon.. le te rrrine ne erresiren e tyre hijenat aty e kan vendin. DRITA E VEPRAVE TUAJA NDRICON KOMBIN E VERBON ERRESIREN E HIJENAVE...Atdheu sot eshte i gezuar qe perkrah Skenderbeut ( ju si trashgimtare e rrenje i motres se Skenderbeut, Mamices), perkrah Imer Prizerenit e Abdyl Frasherit, perkrah Ismail Qemalit e Isa Boletinit do te prehi ne atdheun tuaj qe sakrifikove cdo gje per te, edhe JU Krijuesi i shtetit shqiptare Mbreti i Shqiptareve Zogu i Pare.. Mirnjohje e venerim per kontributin e cmuar , per veprat tuaja te ndritura ne sherbim te Atdheut.. Le te na shoqeroi thenja juaj profetike per nje komb "ATDHEU MBI TE GJITHA"



    BESIM NDREGJONI
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    O Poko , ne vend qe ta ndihmosh kete Besim Ndregjonin te mbaroje shkollen fillore , e bie ketu ne forum per ta diskretituar ! Pse keshtu sillet miku ? Me te pabese ? Apo kaq di edhe ti !

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Meqe je kaq orator i zoti dhe njeri i ditur .... Kujto se cfare krushqie beri ati juaj shpirteror Fatos Nano... Gruaja qe mori ishte dashnorja e shefit te zbulimit grek. Pasojat e krushqise i marrin te gjithe me mend.

    Kujto sesa here e ka prishur familjen e tij Kryetari juaj i rradhes pas skandaleve me bibile perjashta perballe femijeve e pas rrahjeve te grave te tij ne publik, pas denoncimit te te atit si ati i femijes se tij etj etj etj... per te mberitur ne nje martese biznesi ekonomiko-politik. dhe kuptoje se cfare pasojash kane te gjitha keto.
    Meqe ti je dashuruar me Nikun e vockel se fundmi, po te kujtoj se ky fare burri ishte per 5 vjet me rradhe nenkryetar i keshillit te larte te drejtesise. Kryetar ishte Bamir Topi.
    Cfare beri ky burre shteti ne dobi te rregullimit te drejtesise shqiptare?????? Ne drejtim te reformimit te saj?
    Ne drejtim te denimit te keqberesve e krimineleve?
    Ne drejtim te luftes kunder korupsionit?
    ASGJE!
    Jo sepse e pengoi kush, por sepse nuk ishte i interesuar per te miren e Atdheut tim te dashur, por ishte i interesuar per karieren e tij ne politike , per fryrjen e xhepit te vet dhe per demtimin e emrit te Shqiperise.
    Tashme nuk ka budallenj qe te mendojne se po ngrite me shume flamuj te kuq je me patriot.
    Sot patriotizmi shihet me sa jep per Atdheun e jo sa fjale te bukura flet.
    Tani se nga ma bere At shpirteror ti mua Fatosis Nanos , une kete nuk e morra vesh ! Fatosis Nanos eshte ana tjeter e darres qe shtrengon ne mes te dhembeve shqiptaret ! Njera ane eshte Salvic Berishovici dhe ana tjeter eshte Fatosis Nanos !

    Keta sahanlepiresit e tjere , po pjelle e ketyre te dyve jane , se mbi garancite dhe propozimet e tyre jane ngritur ..... Ke lexuar ndonjehere respekt nga ana ime per keta ? Nuk e di te ardhmen e afert te Shqiperise , por keta te dy qe kane drejtuar deri me sot i kane sjelle kaq deme ketij vendi sa nuk do t'i vinin as nga bombardimet e serbit dhe te grekut bashke , per 24 ore ne dite , per 22 vjet ! Keta kane vrare zemren dhe shpirtin e shqiptarit , qe serbi dhe greku nuk kane asnje arme se si ta vrasin !

  10. #230
    ia ci priti atdhetaret e patriotet (deri ato nenshkruesit e pavarsise se 1912),fill pas largimit te mbreti zoge,e me ardhjen e nje zogu tjeter...po ky zogu tjeter s'ishtete dosido,por je nje zoge karakurvett taman,qe ne fe toks nuk gjindej kund ma katil e ma shpirtzi.

    e kishin hallall me i djeg me shpi e me robe e me cka kishin ne 91-in,tuj fillu me nexhmije e ramiz e ruce e gjinush qe ne ate kohe,e pa falshme.

    Dokumentet, si u pushkatua Lef Nosi, miku i Qemal Stafės

    Dokumente e fakte tė panjohura nga jeta e atdhetarit tė shquar
    Rrethanat misterioze si u pushkatua miku i Qemal Stafės qė ruajti kopjen e dokumentit tė pavarėsisė.
    Dokumentin e Pavarėsisė, pavarėsisht mungesės sė origjinalit, e kemi dhuratė nga Lef Nosi, studiuesi, intelektuali, politikani dhe atdhetari i shquar, qė diktatura e vrau barbarisht fill pas mbarimit tė luftės. Teksa kujton kėtė konsideratė tė studiuesit tė njohur nga Kosova, Skėnder Kosturi, njėri nga nipėrit e Lef Nosit, zbardh historinė e panjohur pėr mėnyrėn si ėshtė ruajtur kopja e dokumentit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. “Ka qenė 25-vjetori i Pavarėsisė, kur dajė Lefi, pėr tė bėrė tė pamundur falsifikimin dhe manipulimin e dokumentit, e fotografoi dhe e shtypi nė qindra kopje, duke ua dhuruar sė pari familjarėve tė nėnshkrueseve.
    Falė kėtij kontributi, jo vetėm u bė e mundur ruajtja e tij, i vetmi qė kemi nga akti i Pavarėsisė, por u shmangėn e dėshtuan pėrpjekjet e sundimtarėve tė ndryshėm pėr tė shtuar si nėnshkrues tė afėrm tė tyre”. Nė dorėshkrimet e nipit tjetėr, tė ndjerit dhe tė mirėnjohurit Stiliano Nosi, zbulohet se kur Lef Nosi ishte nė Tiranė si regjent, i ka kėrkuar t’i ēojė me shoqėruesin e tij dokumentin e Pavarėsisė qė e ruante nė shtėpinė e tij nė Elbasan. Sakaq, sipas kujtimeve tė mbesės, Adelinės (e cila ka ndėrruar jetė) dhe nipit, Vasilit, Lef Nosi gjėrat mė tė vyera i depozitoi nė Bankėn e Shqipėrisė dhe ēelėsin ia besoi mikut tė ngushtė, Aleksandėr Xhuvanit. Familjarėt e tė afėrmit e Lef Nosit, duke pėrkujtuar faktin qė ai ka qenė ministri i parė i Postė-Telegrafėve nė qeverinė e Ismail Qemalit, saktėsojnė rolin e tij si themeluesi i Filetelisė sė shtetit shqiptar. Sipas tyre, nė drejtimin e Nosit, qeveria e Vlorės nxori gjashtė emisione pullash, ku mė interesanti ishte ai i pullave tė vulosura me shqiponjėn dykrenore dhe shkrimin “Shqipėnia”. (Pulla me vlerė 50 piastėr, nga e cila janė emetuar vetėm 16 copė, ėshtė shitur nė ankandin Chrystone tė pullave tė rralla 26 000 euro nė vitin 2008.) Nga kujtimet e tė afėrmve dhe miqve mėsohet se Lef Nosi i ka dhuruar British Muzeumit 65 ekzemplarė tė kėtyre pullave, me qėllim pėr ta ruajtur si etalon nė kėtė institucion prestigjioz dhe pėr tė shmangur falsifikimin e tyre. Po kėshtu, pulla dhe reperte arkeologjike shqiptare Lef Nosi i ka dhuruar nėpėrmjet mikes sė tij, Margaret Hazllėk, universitetit tė Aberdinit nė Skoci pėr t’i ekspozuar nė muzeun e tij prestigjioz.
    Pak radhė pėr jetėshkrimin
    Kontributet e para tė Lef Nosit nė veprimtarinė atdhetare, politike dhe shoqėrore datojnė nė fundin e shekullit tė XIX. Nė vitin 1909 ai themeloi shoqėrinė “Afėrdita”. Nė 1910 botoi tė parėn gazetė tė qytetit tė Elbasanit, “Tomorri “. Kontribuoi energjikisht pėr mbarėvajtjen e Kongresit tė Elbasanit dhe hapjen e Shkollės Normale. Pikėrisht nė kėtė kohė u bė i njohur pėr shkrimet e spikatura dhe artikujt e pėrkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin ēėshtjet e aktualitetit dhe interesat kombėtare shqiptare. Dy artikuj tė pėrkthyer nga shtypi europian bėhen shkak qė turqit e rinj

    Skėnder Kosturi dhe Marko Vashem nė Izrael
    ta arrestonin dhe t’i jepnin dėnimin kapital. Ndėrhyrjet e patriotėve dhe opinionit ndėrkombėtar bėnė qė dėnimi tė kthehej me internim nė Bursė tė Turqisė. Mė 28 nėntor 1912, firmos Aktin e Pavarėsisė dhe emėrohet ministėr i Postė-Telegrafave. Bėn pjesė nė delegacionet e qeverisė sė Vlorės nė Konferencėn e Paqes pėr kufijtė e Shqipėrisė, si dhe nė delegacionet e pritjes sė Princ Vidit. Mė 1919 merr pjesė nė Kongresin e Durrėsit. I ndodhur jashtė vendit pėrshėndet me telegram Kongresin e Lushnjės. Si mik i Fan Nolit tėrhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet studimeve gjuhėsore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave tė filatelisė, numizmatikės e mbledhjes sė shprehjeve e fjalėve tė urta, dokumenteve e librave tė rrallė me vlerė pėr historinė e popullit tonė.
    Vitet e luftės
    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar. Nė vitin 1943 u bė kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė pushtimit nazist. Nga bashkėkohėsit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid’hat bej Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr e qėndresės anti-komuniste. Me pushtimin fashist, Nosi u internua nė Itali, ku nuk e ndėrpreu aktivitetin e tij nė dobi tė vendit. Mė 14 shtator 1943 mori pjesė nė Asamblenė Kushtetuese qė e shkėputi Shqipėrinė nga Italia dhe e shpalli shtet tė pavarur. Aty u zgjodh Anėtar i Regjencės. Nė ditėt e para tė ēlirimit, regjimi komunist kėrkoi ta vėrė nė pranga. Nė pėrpjekje pėr t’i shpėtuar goditjes barbare kaloi nė jetė ilegale nė Veri tė vendit, e mė vonė nė Elbasan e Tiranė. Mė 8 gusht 1945 u arrestua dhe u dėnua me vdekje nė gjyqin e zhvilluar nė shkurt 1946. U pushkatua mė 20 shkurt 1946 sė bashku me Patėr Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. “Tė afėrm dhe miq, thotė Skėnderi, kanė pyetur veten se ēfarė e shtyu Lef Nosin te rimerrej me politikė nė moshėn 70-vjeēare, dhe aq mė tepėr kur fati i Luftės sė Dytė Botėrore ishte vendosur. Pėrgjigjen e jep biseda qė kishte bėrė me Lefin miku i tij, Afėz Musa Basha. Lefi i kishte dhėnė kėtė pėrgjigje: “Ēunat janė tė rinj, serbi jua ka me hile…”. Siē duket, njė nga arsyet mė madhore ėshtė fati i Kosovės.
    Letėrkėmbimi me Qemal Stafėn
    Familjarėt e tė njohurit e Lef Nosit kujtojnė njė fakt tė panjohur: Letėrkėmbimin e tij me Qemal Stafėn. Nga ky letėrkėmbim ata ruajnė vetėm njė letėr qė Qemal Stafa, student nė Firence, i drejton Lef Nosit nė kohėn kur ky i fundit ishte i internuar nė Itali. Letra, e cila ruhet nga Skėnderi, datohet mė 15 mars 1941. Letra fillon: “I nderuari Lef Nosi. Sė pari dėshiroj t’ju tregoj gėzimin shpirtnuer qė mė ka shkaktuem njoftja e juej, gėzim qi jam i sigurtė nuk do ta konsideroni si shfaqjen e njė konvenience tė zakones, por si njė realitet… Letra pėrfundon: “Pėherė nė dispozicion tė juej pėrsa tė ju nevojitet. Ju lutem tė pranoni shprehjen e nderimit mė tė thellė. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai.
    Arkitekti i bibliotekės “Qemal Baholli”
    Bėrthama e fondit tė albanologjisė dhe ballkanologjisė nė bibliotekėn publike “Qemal Baholli” nė Elbasan mban vulėn personale tė Lef Nosit. Myrvet Dhono, specialiste e fushės sė albanologjisė, thotė se: “Lef Nosi ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė bibliotekėn “Qemal Baholli” tė qytetit, qė nė themelimin e saj, duke qenė edhe nė kėshillin shkencor

    Margaret Hasluck, mikja e Lef Nosit
    tė bibliotekės sė asaj kohe. Si njohės mjaft i mirė i disa gjuhėve tė huaja dhe studiues i vlerave dhe historisė sė Shqipėrisė, ai blinte rregullisht libra tė shkruara pėr vendin tonė dhe ia dhuronte bibliotekės. Njė ndėr to ėshtė libri nė gjuhėn frėnge me titull “Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė vjetėr tė veriut, gegėrisė”. Sipas Dhonos, “ky libėr i dhuruar nga Lef Nosi ka pėr autor Hyacinthe Hecquard, asokohe konsull nė Shkodėr, kavalier i legjionit tė nderi, etj. Nė tė ka 516 faqe tė shoqėruara me hartė, ku ekzistojnė katėr vilajete. Kryesisht bėhet pėrshkrimi i vilajetit tė Shkodrės e Tivarit. Nė kėtė libėr flitet gjatė edhe pėr Elbasanin. Pasionin e Nosit pėr librat e pėrshkruan me hollėsi Dora D’Istria nė librin “Gli Albanesi in Rumenia”. Nė fondin e Nosit nė bibliotekėn “Qemal Baholli” gjendet edhe libri me titull “Banka Kombėtare e Shqipnis”, ēfarė dėshmon faktin qė Lef Nosi ishte njė studiues i mjaft fushave”. Nė morinė e librave me vulėn e tij mund tė pėrmenden veprat me tituj, “Albania the master Key to the Near East”, shkruar nga Christo A. Dako, president dhe drejtues i Partisė Nacionale Shqiptare, me vit botimi 1919, libri “The Balkan Peninsula”, me autor Frank Fox, botuar nė vitin 1915, e shumė tė tjerė. Sipas studiueses Dhono, njė vlerė tė madhe tė kėtij personaliteti paraqet sistemi i dokumenteve historike pėrmbledhur nė njė vėllim tė madh, ku trajtohen probleme tė historisė sonė kombėtare, botim i vitit 1924. Nė tė ka dokumente qė i pėrkasin harkut kohor 1912- 1918, si telegrame, letėrkėmbime, fonograme, shkresa, kujtime etj. Aty pasqyrohen shpallja e pavarėsisė kombėtare, krijimi i qeverisė sė Ismail Qemalit, luftėrat ballkanike, periudha e Princ Vidit etj.
    I kryqėzuar nga tri regjime
    Kėshtu ka ndodhur me tė. Fillimisht ėshtė arrestuar nga turqit, ėshtė internuar nga italianėt dhe mė nė fund ėshtė pushkatuar nga komunistėt. Shkak i prangosjes nga osmanėt, sipas familjarėve dhe tė afėrmve, ka qenė pėrkthimi i dy artikujve nga shtypi i Parisit. Ndėrhyrjet e patriotėve bėnė tė mundur qė dėnimi kapital I “turqve tė rinj” tė kthehej nė internim nė Brusė tė Turqisė. Falė ndėrhyrjeve tė miqve do shpėtonte edhe nga dėnimi i italianėve qė e degdisėn nė kampet e internimit. Po nuk do tė ndodhte kėshtu me regjimin e Tiranės, sė instaluar menjėherė pas Luftės. Duke iu kthyer kėsaj tė fundit, i nipi, Skėnderi, rrėfen: “Lefi kur kėrkohej nga komunistėt, u arratis, ndėrkohė shtėpinė ia sekuestruan. Veē shumė dokumenteve, i rrėmbyen edhe veshje popullore, monedha tė ndryshme, pulla, libra shumė tė vyer, si dhe revista tė ndryshme”. Nė dorėshkrimet e saj, e mbesa, Adelina, pohonte se Lefi po pėrpiqej tė vėrtetonte se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Tė gjitha kėto burime sipas saj, i kishte nga zona e Shpatit, e luftonte pėr kėtė punė”. Sakaq, Adelina kujtonte se nė biografinė e Lef Nosit nuk ėshtė pėrmendur fakti qė ka qenė pjesėmarrės nė Kongresin e Manastirit, kur nė fakt ai ka qenė i pranishėm si delegat pa tė drejtė vote. Duke pohuar kėtė fakt, historiani Kujtim Bevapi shton se Lefi ka qenė partizan i Mjedės, At Gjergj Fishtės, nė variantin shkodran tė hartimit tė alfabetit gjuhės shqipe. Si kryetar i shoqėrisė “Afėrdita” nė Elbasan, Lef Nosi kėrkoi qė Kongresi i Manastirit tė bėhej nė Elbasan, por delegatėt nuk pranuan dhe ai shkoi nė kongres, por pa tė drejtė vote. Nosi u pushkatua te “Kodra e Priftit” nė Tiranė. Jo rastėsisht plumbat e asaj dite i morėn jetėn njė katoliku, njė ortodoksi dhe njė myslimani. Ende sot nuk dihet vendvarrimi i tyre…
    Letra pėr Enverin: Shpėtoni Nosin
    Nga tė rrallėt bashkėkohės qė ka kontribuar sadopak pėr t’i shpėtuar jetėn Lef Nosit, kujtojnė tė afėrmit, ka qenė njė e huaj: Margaret Hasluck, etnografia dhe sociologia skoceze qė qėndroi njė kohė tė gjatė nė Elbasan dhe njihej si mikja e tij. E ardhur nė vitin 1923 nė Elbasan, ku bleu tokė e ndėrtoi njė shtėpi, Margaret Hasluck qėndroi aty deri mė 1939. Gjatė kėsaj periudhe eksploroi tė gjitha viset shqiptare, veēanėrisht zonat malore tė Veriut. Pėr 13 vjet rendi nėpėr zonat e skajshme tė vendit e pasionuar pas folklorit dhe traditave tė veēanta. Personalitetet e kohės, sikundėr dhe miku i saj mė i afėrt, Lef Nosi, e kanė cilėsuar si gjeografe, gjuhėtare, epigrafe, arkeologe, dijetare, etnologe e kulturės shqiptare. Margaret Hasluck nė vitin 1932 botoi librin “Albanian – English Reader”. Nė tė pėrmblidheshin 16 histori folklori tė pėrkthyera me dy gramatika dhe fjalorė. Nė kujtimet e Margaret nėnvizohet se “pa pėrkrahjen e Lef Nosit nuk do tė mund tė kishte nxjerrė nė dritė shkrimet e saj”. Miqėsia e tyre mbeti deri nė fund e sinqertė dhe fisnike. Nė vitin 1946, kur Nosi ishte nė burg, i kryqėzuar si “Kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe e i shkroi njė letėr gjeneral kolonel Enver Hoxhės pėr t’i falur jetėn Lef Nosit. Nė tė, ndėr tė tjera, nė letėr thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare pėrpara ēdo gjyqi shqiptar pėr me i kallzue punėt e tij, vetėm se edhe nuk u-shėrova prej nji sėmundjeje fort tė keqe qi mė ka ra vjet nė Cairo, e doktori nuk mė ep leje qi t’udhėtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkėlqesi, si mikesha e Shqipnisė qi jam dėftye gjithmonė, kur tė vij nė Shqipni, po tė mė epni leje, do tė ju dėftej ca letra prej Shqiptarėve qė thojnė se unė jau mora sigurimin zyrtar e indipendencės sė Shqipnisė nė shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotėsoj mirė librat qė jam tue shkrue pėrmbi Shqipninė…. Ashtu ju shkruaj kėt letėr si private. Nė qoftė se do tė keni mirėsinė me pranue kėt lutje, do tė jau di pėr nder gjithmonė. Me nderime tė nalta, shkėlqes Margaret Hasluck d.v
    Miku nga Izraeli
    Familja Nosi ende ruan emėr tė nderuar nė Elbasan, madje edhe mė gjerė. Shėrbimet qė Lef Nosi i ka bėrė kombit janė tė gdhendura nė kujtesėn historike dhe atė njerėzore. Nipi i Nosit, Stilianua, njė tjetėr pinjoll i kėsaj familjeje, ėshtė i njohur si mjek i talentuar me karakter tė spikatur human. Gjatė Luftės II Botėrore familja e Nosėve strehoi shumė hebrenj nga terrori nazist. Mbas viteve ’90, ato u larguan drejt Izraelit, por njėri ndėr ta nuk i shkėputi kurrė lidhjet me tė. Hebreu Marko Menahemi, nė vitet e komunizmit u dėnua me katėr vite burg, pasi ndihmoi familjen Nosi. Mbesa e Lef Nosit, Adelina Kosturi e djali i saj, Skėnderi, mes shėnimeve dhe librave tė Lef dhe Stiliano Nosit ruajnė edhe disa nga letėrkėmbimet mes izraelitit dhe familjes sė tyre. Njėra ndėr to i drejtohet fėmijėve tė doktor Nosit dhe motrės sė tij, Adelinės, duke rrėfyer historinė si e arrestuan pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė familjes Nosi gjatė regjimit komunist. Ja ēfarė shkruhet nė tė: “Ishte muaji i nxehtė i qershorit tė vitit 1944, kur ushtria gjermane mė ndiqnte pasi kishte marrė informacione tė sakta se unė isha izraelit. Mes shumė rekomandimesh tė marra u drejtova nė familjen Nosi nė lagje “Kala”, ku jetonte dr. Stiliano Nosi bashkė me gruan e tij, Eleonora dhe djalin Vasil me nusen. Nė kėtė shtėpi u njoha edhe me motrėn e doktorit, Adelinėn, e cila ishte e martuar nė Tiranė. Nė tė njėjtin oborr banonte edhe Lef Nosi, njė nga tre regjentėt e Shqipėrisė nė ato vite. Kur nisėn kontrollet e gjermanėve nė banesat e lagjes “Kala”, me ndihmėn e doktor Nosit unė u dėrgova nė njė dhomė nė fabrikėn e alkoolit tė familjes Nosi, e cila ndodhej nė periferi tė qytetit. Ēdo ditė fėmijėt e doktorit mė sillnin ushqime. “Qėndrimi im, vijon Marko Menahemi, nė kėtė dhomė nuk do tė ishte i gjatė, pasi u zbulova nga Gestapo dhe u arrestova. Familja Nosi bėri ē’ishte e mundur qė unė tė lirohesha nga qelitė e burgut. Mes shumė telasheve unė u lirova. Ato mė strehuan nė spitalin e tyre nė Llixha tė Elbasanit. Pas ardhjes sė komunizmit, familja Nosi mė kėrkoi qė tė qėndroja nė Shqipėri dhe tė punoj nė fabrikėn e tyre, duke ditur se unė isha inxhinier e specialist nė disa fusha. Vendosa tė qėndroj me ta… Duke rikujtuar momentet e arrestimit tė Lef Nosit, miku nga Izraeli, shkruan nė letėr: “Mbaj mend se njė ditė (pas Luftės) mė vjen Vasili, djali i Stilianos ( doktor), dhe mė kėrkon ndihmė qė tė fshihnim xhaxhain e tij, Lef Nosin, pasi e kėrkonin komunistėt. Unė, Vasili dhe babai i tij Stiliano shkuam nė Tiranė te njė mėsuese, emri i sė cilės ishte Fahrie Averiqi, nė Rrugėn e Kavajės. Qėllimi ishte qė tė ndėrmjetėsonim te Nako Spiro, (sekretar organizativ i Rinisė Komuniste pas vrasjes sė Qemal Stafės) qė Lef Nosi tė dorėzohej vullnetarisht, sepse, duke u dorėzuar vullnetarisht, nuk do ta dėnonin me vdekje. Edhe pse nuk isha dakord, kėrkuam Nako Spiron por ai nuk ishte, kishte shkuar me shėrbim nė Moskė. Nė kėtė situatė, Lef Nosi kėrkoi tė dorėzohej nėpėrmjet nipit tė njė mikut tė tij, figurė e shquar e historisė sonė kombėtare. I thashė Vasilit se nuk e besoja kėtė njeri, por panarėsisht, rreth mbrėmjes e ēuam Lefin tek ky njeri. Vasili shkoi dhe kontaktoi personin nė fjalė, i cili i qetėsoi dhe i tha t’ia sillte Lefin nė shtėpi. E pėrcolla unė Marko Menahemi. Personi nė fjalė, duke kujtuar qė unė mund tė isha Vasili, mė tha “mos u bėj merak tani Vasil”. “Po atė natė Lef Nosin e arrestuan, dhe siē na tregon vetė nė burg ku shkuam dhe e vizituam, vetėm pak minuta pasi e kishte futur nė shtėpi, ky person i kish thėnė “Lefi, tė kėrkojnė te porta”, ai sa hapi portėn, e arrestuan”. Po atė natė do tė arrestohesha edhe unė, bashkė me Vasilin dhe Stilianon, tė cilėt do tė mė pėrcillnin pėr nė vapor, pėr tė shkuar nė Izrael”, vijon letrėn Marko. Marko Menahemi u dėnua me 4 vjet burg, vetėm pse ndihmoi familjen Nosi, dhe mundi tė bėjė vetėm njė vit e gjysėm. Ai qėndroi mė pas nė Elbasan, duke punuar nė profesionin e tij si inxhinier, deri nė vitin 1990. Sapo erdhi demokracia, ai u nis drejt Izraelit.
    MIRANDA SADIKU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 22-11-2012 mė 20:40
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •