Close
Faqja 21 prej 31 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #201
    ket pasaporte ,duhet ta shofin e lexojne disa flliqesira ,bij kurvash te komunizmit,te shitur e te shkerdhyer te serbet e greket,e qe vazhdojne akoma te flasin kunder SHQIPTAREVE te vertete .RROFTE KOMBI SHQIPTARE ,E RROFSHIN BURRA SI MBRETI ZOG.

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Analiza politike pėr figurat historike/Rexhep Qosja vetėzbulohet si despot dhe enverist
    21-11-2012 / Nga Kastriot Dervishi

    Duhet ta falėnderojmė Rexhep Qosjen me intervistėn e fundit qė i dha njė televizioni shqiptar, pasi i hoqi vetes atė pak kallaj qė i kishte mbetur nga koha e titizmit jugosllav. Njeriu qė nė Kosovė u votua diku mė pak se gjysmė pėrqind, ka nxjerrė kėtė herė gjithė mllefin e tij prej enveristi, duke u shpallur edhe njėherė si njė komunist sa vjen e mė primitiv. Qosja ftohet nė tribuna e intervista vetėm pėr kėtė cilėsi, pasi “akademizmi” i tij nuk shihet gjėkundi. Politikisht ai artikulon teza qė thelbin e kanė tė ditur para se ta shprehė atė. Pėr hir tė sė vėrtetės, Qosja mė shumė se “akademik”, reklamohet si artikulues tezash kundėr shumicės qeverisėse. Ai ka pėrvetėsuar shkencėn marksiste – leniniste nė drejtim tė shkrimit tė historiografisė duke parė gjithnjė se duhet tė kemi armikun dhe partinė e vegjėlisė qė nxjerr popullin nga sikleti me anė tė revolucionit. Qosja e ka shprehur me kohė mallėngjimin e tij pėr revolucionet proletare, si dhe pėr ato shkatėrrimtare pėr shtetin shqiptar, si rasti i vitit 1997 teksa djegien e shtetit shqiptar me nė krye simbolin serb tė tre gishtėrinjve e quante “revolucion i vonuar demokratik”. Dy ditė mė parė, Rexhep Qosja na “mrekulloi” duke akuzuar ndėrtuesin e shtetin shqiptar Ahmet Zogu si “despot” dhe shkatėrruesin e kėtij shteti, Enver Hoxhėn si “ndėrtues tė shtetit bashkėkohor”. Nė kėtė mėnyrė na doli “shtet bashkėkohor” diktatura sllavokomuniste e Enver Hoxhės. Despoti Qose i porositur tė deklarohej nė kėtė mėnyrė si anė tjetėr e fjalimit tė presidentes sė Kosovės me rastin e rivarrimit tė eshtrave tė Mbretit Zog, nuk tregoi gjė tjetėr veēse naivitetin e tij enverist.

    Qosja, kur pohonte se ishte naiv

    Nė njė relacion tė vitit 1970, gjendur nė Arkivin e PPSH-sė, pėr vizitėn e Rexhep Qosjes nė Shqipėri thuhej se ky i fundit kishte pranuar se nė studimet e tij “ka mjaft naivitete dhe mendime qė mund tė rrėzohen”, por kryesore ishte qė, “ai ripohoi se s’ka tjetėr botėkuptim pėrpos atij marksist – leninist se do tė mundohet tė zbatojė metodologjinė marksiste – leniniste, pavarėsisht se sa ia arrin kėsaj gjėje”. Nuk duam t’ia rrėzojmė Qosjes “botėkuptimin” e tij, pasi e ka shprehur mė qartė se ēdo gjė se ēfarė bindje ka. Po themi dhe diēka nė tė njėjtin raport, tė hartuar nga Androkli Kostallari, i cili shkruan pėr Rexhep Qosjen: “1-Gjatė vizitave tė ndryshme dhe nė biseda ai u shpreh me entuziazėm pėr sukseset e ndėrtimit socialist nė Shqipėri. Ai tha se ‘i bėhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshėm tė Shqipėrisė nė kėto 25 vjet qė tė bindin se si ‘mund tė shkurtohet historia’. ‘Kryesorja ėshtė, tha ai, ėshtė se ju tė gjitha kėto i bėni duke u mbėshtetur nė forcat tuaja’ ai tha se ėshtė i bindur qė vetėm socializmi mund ta shpėtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur nė tė cilėn ndodhej nė tė kaluarėn. Kjo gjendje, siē tha ai e njihte jo vetėm nėpėrmjet leximeve, por edhe pėrmes kujtimeve tė babait tė vet, i cili pėr 12 vjet ka jetuar nė Shkodėr, pas Luftės sė Parė Botėrore dhe ka lėnė atje tė vdekur nga mjerimi, sėmundjet dhe uria gjithė tė afėrmit e tij. 2-Rexhep Qosja tha se krahas pėrparimeve tė mėdha nė lėmin ekonomik e kulturor, atij i ka bėrė pėrshtypje tė veēantė fakti qė nė Shqipėri ka ndryshuar dhe fizionomia e njeriut, ėshtė formuar njeriu i ri, me tipare tė reja. Nė mėnyrė tė veēantė lėvizjet pėr ērrėnjosjen e besimeve fetare dhe pėr ēlirimin e plotė tė gruas, ai i ēmonte si ngjarje tė njė rėndėsie tė madhe. ‘Ėshtė shumė domethėnėse, tha ai qė Shqipėria ėshtė vendi i parė nė botė pa kisha e pa xhami. Feja, tha ai, topit dhe ēorodit ndėrgjegjen e popullit, kurse pėr fat tė keq nė Kosovė ka ende njė ndikim tė fortė; atje ka ende medrese dhe gjenden njerėz tė cilėt nė vend qė kursimet e tyre t’i falin pėr tė ngritur njė shkollė, i pėrdorin pėr tė shkuar nė Qabe”. Nuk jemi ēuditur me “naivitetin historik” tė Rexhep Qosjes, as ėshtė pėr tė bėrė pėrshtypje, por ėshtė koha pėr tė ballafaquar disa tė vėrteta.

    Zogu dhe Hoxha si figura tė kundėrta politike

    Rexhep Qosja natyrisht ndjehet keq, kur sheh se nė Shqipėri nuk po respektohet Enveri. Nė analizimin e figurės sė Ahmet Zogut dhe asaj tė Enver Hoxhės duhet pasur parasysh fakti se i pari ndėrtoi njė shtet shqiptar nga fillimi. I dyti, gjeti njė shtet tė gatshėm dhe e shkatėrroi atė nė funksion tė ndėrtimit tė njė shteti tjetėr.

    Ndėrtimi i shtetit prej njėrit dhe shkatėrrimi prej tjetrit

    Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha do mbahen mend se punuan e luftuan nė kushte tė pabarabarta, si dhe nė regjime krejt tė kundėrta. Zogu ndėrtoi kapitalizmin dhe ndėrsa Hoxha socializmi. Natyrisht sot po vazhdojmė kapitalizmin qė nisi Ahmet Zogu dhe jo socializmin e Enverit, qė na la pa bukė. Nė vitet 1912 – 1920, shteti shqiptar nuk krijoi struktura tė qėndrueshme, nuk u qeveris kurrė tėrėsia tokėsore e tij. Gjithēka filloi nė vitin 1920, kohė kur pas kongresit tė Lushnjės, spikat edhe roli i Ahmet Zogut si ministėr, kryeministėr e mė vonė si kryetar shteti. Ahmet Zogu ndėrtoi duke filluar nga asgjėja kontribuoi: -Nė sigurimin e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė sė 1913-s. Derisa Zogu mori drejtimin e ekzekutivit apo tė shtetit shqiptar, Shqipėria ishte njė hapėsirė gjeografike e paqeverisur dhe pa kufij. Nė vend mungonte organizimi shtetėror, krahinat nuk njihnin rolin e qeverisė dhe taksa nuk paguanin. U caktuan kufijtė e Shqipėrisė. Ishte Ahmet Zogu qė me marrėveshjen e Firences tė vitit 1926 mbylli procesin e kufijve tė shtetit shqiptar, kufij qė i kemi edhe sot. Nėse Shqipėria nuk do tė kishte kufij, do ishte njė shtet qė kurrė nuk do gjente stabilitet. Tė mos harrojmė se njė shtet i asaj kohe nuk pranoi tė nėnshkruante kėto marrėveshje tė pranuar nga ndėrkombėtarėt. Legjislacioni shqiptar, duke filluar nga kushtetutat e deri te kodet ishin nga mė modernet. -Ndėrtimin njė qeverisje tė vogėl, por efiēente. Zogu hartoi ligje organike pėr tė gjitha ministritė, mori inspektorė britanikė dhe austriakė pėr tė. Administrata publike ishte nė kapacitet tė plotė veprimi. -Ndėrtimin e sistemit financiar. Zogu ndėrtoi regjimin kapitalist nė cilin jemi sot dhe Enver Hoxha ndėrtoi regjimin komunist qė na vonoi pėr 50 vjet nga rruga ku jemi sot. U vendos leku qė kemi edhe sot. Deri mė 1926 Shqipėria nuk njihte monedhė tė sajėn. Bilanci tregtar ishte nė prirje drejt balancimit. -Veprat kryesore botore. Nė kohėn e Zogut u ndėrtuan akset kryesore rrugore tė vendit. -Ndėrtimi i forcave tė armatosura: xhandarmėrisė, ushtrisė. U formua Zyra Sekrete nė MPB, etj, etj. -Nė formimin e njė diplomacie aktive pėr interesat e shtetit shqiptar. -Nė karakterin perėndimor tė shtetit shqiptar, etj, etj. -Mirėfunksionimin e pushtetit legjislativ. Nė kohėn e Zogut parlamenti ishte i gjallė. Madje nė vitin 1936 u rrėzua me votėbesim kryeministri. Nė kohėn e Enverit parlamenti ishte i vdekur. Nėse Qosja e quan “rend feudal” shtetin e Zogut ta dėshmojė me fakte se ku e ka parė kėtė “feudalizėm”. Nuk do jetė argument tė na thotė tė njėjtat gjėra qė i kemi lexuar te veprat e shokut Enver. Ndėrsa Zogu bėri njė reformė agrare pa sjellė pasoja sociale, Enver Hoxha bėri lėmsh ēėshtjen e pronėsisė nė Shqipėri. Pėrballė kėtyre, Enver Hoxha, ndryshe nga Ahmet Zogu, gjeti njė Shqipėri tė gatshme nga ana strukturore si shtet. E shkatėrroi me dėshirėn mė tė madhe tė papara ndonjėherė. Natyrisht kur Qosja thotė se “u sigurua buka nė vend” nuk ka parasysh bukėn e misrit qė ndanin sė bashku derrat dhe fshatarėt e Shqipėrisė. Regjimi i Enverit ishte regjim i tollonave, mizerjes, mungesės sė ēdo lirie, mohim i pronės, hajdutėrisė shtetėrore, etj.

    Kush e solli nė pushtet Zogun dhe Hoxhėn

    Kur bie fjala pėr ardhjen nė pushtet tė Zogut apo Hoxhės, fanatizmi komunist, rrjedhimisht Qosja, ka tė njėjtin skenar, pėrsėrit refrenin se “Zogun e sollėn serbėt nė pushtet”. Zogu u spikat si figurė politike si protagonist qysh nga viti 1912 si delegat i Kuvendit tė Vlorės. Ai pėrveē tė tjerave fitoi zgjedhjet kuvendore tė vitin 1923, mandati i tė cilės u ndėrpre nga njė grusht shteti i organizuar nga opozita qė ka pėr zemėr Qosja. Pas ndėrprerjes sė pushtetit nė mes tė vitit 1924, Zogu diti tė kishte pėrkrahjen e Britanisė sė Madhe. Enver Hoxha jo vetėm nuk u spikat, por u vu nė krye tė Partisė Komuniste, rrjedhimisht nė krye tė pushtetit nga dy emisarė fshatarė jugosllavė. Enverin e sollėn nė pushtet jugosllavėt Miladin dhe Dushan. Kjo nuk pėrmendet fare nė rrėfimin e Qosjes, pasi nuk ka rėndėsi. Nė konferencėn e Labinotit, mars 1943, nuk janė bėrė zgjedhje midis Ymer Dishnicės dhe Enver Hoxhės, por shoku Miladin i la pėr pjesė shqiptarėve Enver Hoxhėn. Kjo sepse nuk kishte njeri tjetėr mė tė pėrshtatshėm, qė mund ta ēonte nė fund kėtė popull.

    Qosja sheh 2 – 3 “vrasjet” e Ahmet Zogut dhe nuk sheh mijėrat e Enverit

    Dedektivi Qosja ka zbuluar “vrasjet” Ahmet Zogut si tė Hasan Prishtinės (nė Selanik), tė Bajram Currit, Hysni Currit, (nuk po flet gjatė) tė Luigj Gurakuqit (nė Bari), etj. Natyrisht nuk e fillon nga mė shumė se 20 atentate kundėr Ahmet Zogut, pasi kjo nuk ka rėndėsi. Pavarėsisht se pėr asnjė prej kėtyre vrasjeve nuk ka asnjė provė qė tė akuzojė Zogun, kjo prapė nuk ka rėndėsi. Ndėrsa ka zgjeruar rrethin me “vrasjen” e Azem Galicės, do bėnte mirė ta fillonte nga vrasja e Beqir Vokshit mė 22 janar 1923. Kush e vrau? A i kujtohet? Apo edhe kjo nuk ka rėndėsi. Po Shote Galica qė ėshtė financuar nga shteti i Ahmet Zogut, apo edhe kjo nuk ka rėndėsi? Ėshtė e neveritshme qė Qosja kėrkon t’i minimizojė pasojat e krimeve tė diktaturės komuniste, duke u justifikuar se ka edhe mė keq nė vende tė tjera. Enveri i tij i dashur nuk vrau 2 apo 3 vetė, por shkatėrroi gjithė inteligjencien e vendit tė dalė nga shkollat e perėndimit, i vrau apo i burgosi. Tė tjerėt qė mundėn u larguan nga Shqipėria. Pra Enveri ndėrtoi gjithė inteligjencien e krijuar me aq mund nga Ahmet Zogu. Nėse Ahmet Zogu ndėrtoi njė drejtėsi tė besueshme, Enveri ndėrtoi njė drejtėsi komuniste me karakteristikat qė njihen tashmė.

    Kundėrshtarėt politikė

    Zogu njihej si njeri qė i afronte kundėrshtarėt politikė. Nolit i ofroi disa herė kthimin, madje duke e propozuar pėr rektor tė universitetit tė parė nė vend. Kreu i shoqėrisė “Bashkimi” tė vitit 1924 u bė ministėr i Punėve tė Jashtme. Tė tjerė u bėnė ministra, prefektė, ambasadorė, etj. Kjo ishte politika e bashkėpunimit tė Ahmet Zogut. Nuk njihet asnjė pėrpjekje e Zogut pėr tė vrarė kundėrshtarėt e tij potencialė qė nė kėtė kohė ishin Fan Noli, Mustafa Kruja, Ali Kėlcyra, etj. Krejt ndryshe me Enverin. Njė hakmarrės primitiv qė dėnoi sė pari shokėt e tij e ēdo njeri qė e mendonte si kundėrshtar. Burgosi pėr qėllime politike 25 mijė persona. Vrau rreth 6 mijė tė tjerė, ndėrtoi njė sistem internimesh, kampesh e burgjesh, natyrisht “pėr tė mirėn e popullit”.

    Tė drejtat e njeriut

    Nė kohėn e Zogut njeriu mund tė lėvizte e tė arsimohej ku tė donte. Shteti i garantonte lėvizjen e lirė brenda vendit dhe jashtė tij. Banesa ishte e padhunueshme. Shteti respektonte pronėn, nderin dhe fenė. Krejt ndryshe me Enverin. Izolim i plotė, mungesė lėvizje, persekutim pėr arsye politike, etj.

    Kush ua vodhi floririn shqiptarėve?

    Ahmet Zogu nuk i shkoi kujt nė shtėpi e t‘i merrte floririn e vet. Nuk cenoi askėnd nė pasurinė e tij. Ndryshe me Enverin. Vodhi nė shtėpitė e shtetasve tė vet 320 tonė flori. Pavarėsisht nga kjo, Zogu duhet kujtuar pse mori me vete arin e vet dhe Enveri nuk duhet kujtuar, pse vodhi gjithė popullin e tij.

    Arsimi dhe emancipimi i gruas

    Qosja ėshtė i mrekulluar nga “emancipimi” i kohės sė Enverit. Natyrisht duhet ta ketė fjalėn pėr ndikimin e Bashkimit tė Grave tė Shqipėrisė, apo te turnet e treta, nė tė cilat gratė kalonin punėn e tyre. Ndoshta e ka edhe me gratė e kthyera nė burra qė punonin saldatore, shofere, kaldaiste, etj. Natyrisht forma mė e lartė e kėtij emancipimi ishte spiunllėku qė gruaja i bėnte burrit, nė kuadėr tė funksionimit tė “njeriut tė ri”. Ky njeri ishte nėn kudhrėn e asaj shkolle qė simpatizon Qosja e qė nuk ishte gjė tjetėr veēse e pėrshkruar nga filli ideologjik marksist - leninist. Zogu nė dallim nga Enveri, ndėrtoi arsim kombėtar, nė tė cilin nxėnėsi tė kishte dashuri pėr atdheun e kombin. Zogu hoqi ferexhenė dhe emancipoi femrėn shqiptare.

    Kosova, Zogu dhe Hoxha

    Ahmet Zogu punoi shumė pėr kosovarėt. Punoi si me diplomaci, ashtu edhe me mjete tė tjera. Kosovarėt e pėrzėnė nga trojet e tyre u siguroi strehė dhe tokė nė Shqipėri. Enveri, pėrkundrazi, i pėrndoqi kosovarėt qė erdhėn nė Shqipėri, i shpalli tė gjithė “spiunė tė UDB-sė” dhe i masakroi pa fund. Unė jam autori i pėrpilimit tė njė statistike pėr kosovarėt dhe ēamėt e dėnuar politikisht gjatė diktaturės, statistikė e cila deri tani ėshtė shumė e madhe.

    Qosja dhe lufta

    Politika qė ndoqi Zogu thotė shoku Rexhep solli pushtimin e Shqipėrisė. Kjo gjė thuhet nė njė mėnyrė tė tillė se a thua ishte Zogu qė ndėrtoi kampet ndėrluftuese tė kohės dhe a thua se ishte ky qė mund t’i prishte e t’i rregullonte ato.

    Jugosllavia, Zogu dhe Hoxha

    Qosjen duhet ta falėnderojmė se na ka hapur zemrėn e ka dalė te Enveri i tij i dashur. Nė raport me Jugosllavinė ėshtė mirė tė thuhen gjėrat siē janė. Ahmet Zogu nuk bėri bashkim doganor me Jugosllavinė. Enver Hoxha bėri bashkimin doganor me Jugosllavinė mė 1946. Shqipėria nuk ishte vend i varfėr kur Hoxha mori pushtetin, sikurse thotė Qosja duke pasur ndėr mend filmat e kinostudion “Shqipėria e Re”, por ishte vend i pasur. Pėrveē sasisė sė madhe tė floririt qė kishte, gjatė luftės kishte hyrė kapital i madh nė vend. Enveri si vegėl e jugosllavėve ia dha atė padronėve tė tij. Kėtė e pranon edhe vetė nė librin “Titistėt”. Ėshtė krim i pastėr boshatisja e tregut shqiptar nga jugosllavėt nė vitet 1944 – 1948, falė naivitetit e pazotėsisė sė Enver Hoxhės e veglave tė tij. Nuk ka asnjė rast qė Zogut t’ia ketė hedhur ndonjė fuqi nė dėm tė ekonomisė sė vendit. Se sa tė madhe e kishin serbėt dashurinė pėr Zogun, e japin komplotet e disa viteve si: kryengritja e Dukagjinit mė 1926 – vepėr e Beogradit, acarimi i marrėdhėnieve mė 1927, atentati i 1928-s nė prag tė shpalljes sė Shqipėrisė mbretėri, atentati i Vjenės mė 1931, organizata e fshehtė viti 1932, kryengritja e Fierit e vitit 1935, etj.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    ket pasaporte ,duhet ta shofin e lexojne disa flliqesira ,bij kurvash te komunizmit,te shitur e te shkerdhyer te serbet e greket,e qe vazhdojne akoma te flasin kunder SHQIPTAREVE te vertete .RROFTE KOMBI SHQIPTARE ,E RROFSHIN BURRA SI MBRETI ZOG.

    e drejte ....!!!!! po felliqesirat paguhen mire nga shoqatat ong-filo-komuniste per vjellur vrere gjithe diten dhe gjithe naten ..... qente le te lehin, karvani te ece perpara ...!!!

    fakti qe te gjitha temat per mbretin u spostuan me force ne nje cep te humbur te forumit dhe ketu vazhdon te mbijetoje nje teme me nje titull anti mbret ketu tregon se shume gjera ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 22-11-2012 mė 07:22
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #204
    Cila eshte me e forta e 100 vjetorit te pavaresise?!...

    ...ajo qe po ben rexhep qosja keto dite...gjykon zogun pse iku ne prill1939 nga pushtimi italian...ne nje kohe qe vete rexhep qosja,"babai i kombit" ne prill 1999 kur serbet mesyne kosoven,rruajti mjekren akademike,u vesh si grua plake edhe iku me te katra per tirane?!!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    pasaporta e tradhetarit Zoge,qe thone qe udhetoje pa viza ne ate kohe

    https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/423038_534122393265853_573612754_n.jpg
    Edhe me kete pasaport apo cdo sasi boje qe ka derdhur per te shkrojtur leter , prape se prape Ahmet Zogu mbetet nje TRADHETAR i ndyre qe Kombi Shqiptar do ta urreje sa te ekzistoje ! Jo pse ka vrare patriotet dhe luftetaret e lirise , qe kontribuan per Atdheun dhe nuk bashkepunuan kurre me ndonje pushtues , por se TRADHETOI SHQIPERINE !

    Te "tjerat" , per kete kriminel , jane thjesht zbukurime te tortes se tij me M....!

    Vetem nje zgjidhje keni o POKO , te zhdukni Kombin Shqiptar ! I keni hyre punes me sa shikoj , por perpiquni me shume ! Por kujdessss se mund te lini edhe lekuren ne kete lufte te ndyre ! Historia shqiptare , ka treguar fat te dhimbshem per kategorite tuaja , perfshi brenda Hamza Kastriotin , Esat Toptanin , Ahmet Zogun etj mostra te ketij kallepi !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 22-11-2012 mė 09:08

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Konstantin Lexo Postimin
    i beri cobanet shtet edhe prap kan fytyr ta shajn
    Po , poooo ....! Kane marre te gjithe "fytyren" e "(i)mbretit" ! Te gjithe palaēo jane bere ! Cfare te besh ? Keshtu i meson dhe edukon vete Sala ! Nuk kane faj shqiptaret e shkrete ! Po t'i pysesh vec e vec , te flasin si duhet ! Po kush i pyt ?

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    o violativo
    sa nerva paske qe merresh me lloj lloj qofte-je zgare,Shqiptaret aq shume e njohin historine e tyre,sa po ti pyesesh nga ajo familjare psh,se nga vjen,nga eshte origjina jote do te thote psh:nga tirona mer jahu,ose prej duresi mer plak,etj me radhe.....pra kaq dine,po ti pyesesh me thelle se nga eshte origjina e gjyshit,do veri gishtin ne goje e do i beje llap gishtit,se nuk e di se nga e ka origjinen,......pra si perfundim,kur nuk di se nga cila b.y.t.h.e ke dale ca pret ti te diskutosh mbi traktatet e Zogollit,epo leshit,eshte njesoj si te bisedosh me MURET.
    Cfare t'i besh or burre ? detyra jone si atdhetare te ketyre trojeve eshte te themi te verteten dhe te japim qendrimin dhe opinionin tone ! Kaq kemi fuqi ! Kush eshte shqiptar safi , ben perpjekje te dije ! Kush eshte prodhim i krushqive antishqiptare , ai nuk do t'ia dije asnjehere ! Kjo kategoria e fundit , te vret po te luftosh per atdheun ! Madje hiqet dhe trime per t'i sherby pushtuesit ! Pastaj , ....... o burra gomonet dhe qerret per t'ia mbath nga Shqiperia ! Kur vjen prape raca e tyre ne pushtet , ua bien eshtrat ne arka .......... Keshtu ka rrjedhur historia ......... S'e kemi ne dore si persona !

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Cila eshte me e forta e 100 vjetorit te pavaresise?!...

    ...ajo qe po ben rexhep qosja keto dite...gjykon zogun pse iku ne prill1939 nga pushtimi italian...ne nje kohe qe vete rexhep qosja,"babai i kombit" ne prill 1999 kur serbet mesyne kosoven,rruajti mjekren akademike,u vesh si grua plake edhe iku me te katra per tirane?!!
    Kjo qe thote Rexhepi eshte e sakte , sepse parashikohet edhe nga ligji dhe Kodi Penal , si ne kohen e mbretucit (1939) ashtu edhe me pas , por edhe ne ditet e sodit si figure krimi "TRADHETI NDAJ ATDHEUT"!

    Por Rexhepi eshte i pasakte , se pervec kesaj , Zogolli , morri edhe trupat dhe ushtri sllave dhe sulmoi Shqiperine ! Figura e Hamza Kastriotit , mbeti si fIgura simbol e tradhetarit deri kur doli Ahmet Zogu , sepse edhe Hamzai nuk beri as me shume dhe as me pak , por u vu ne krye te trupave turke dhe sulmoi Arberine !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 22-11-2012 mė 09:18

  9. #209
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Edhe me kete pasaport apo cdo sasi boje qe ka derdhur per te shkrojtur leter , prape se prape Ahmet Zogu mbetet nje TRADHETAR i ndyre qe Kombi Shqiptar do ta urreje sa te ekzistoje ! Jo pse ka vrare patriotet dhe luftetaret e lirise , qe kontribuan per Atdheun dhe nuk bashkepunuan kurre me ndonje pushtues , por se TRADHETOI SHQIPERINE !

    Te "tjerat" , per kete kriminel , jane thjesht zbukurime te tortes se tij me M....!

    Vetem nje zgjidhje keni o POKO , te zhdukni Kombin Shqiptar ! I keni hyre punes me sa shikoj , por perpiquni me shume ! Por kujdessss se mund te lini edhe lekuren ne kete lufte te ndyre ! Historia shqiptare , ka treguar fat te dhimbshem per kategorite tuaja , perfshi brenda Hamza Kastriotin , Esat Toptanin , Ahmet Zogun etj mostra te ketij kallepi !


    Sado tradhtare qofte Zogu, prap se prap ka me burrni dhe ndjenje kombtare se komplet qelbesirat e shpures se Enver Hoxhes. Te pakten Zogu nuk i vriste shtetasit e vet ne klon, nuk i perēundnonte duke i terhequr zvarre te vdekur rrugeve te qyteteve e fshatrave, nuk syrgjynoste familje e fise.

    Sado te shpifin lart e poshte, propaganduesit e llojit tend o Viola, perseri nuk mund t'a varrosin figuren e shtetarit Ahmet Zogu.
    Mashtrues lindet, mashtrues jeni dhe mashtrues do te ngordhni !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #210
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Hahahahahaha, kush folin per te verteten, enveristet !!!


    Ik e hapni ndonje liber, mjaft u qorruat me veprat e dulles ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 21 prej 31 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •