Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #141
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    O Bilo99

    vreje nji cike me kujdes marreveshjen ! A nuk te duket se eshte duke u zbatuar ditet e sodit ne Shqiperi ?

    Bashkimin personal e kena arrit Salevicin e kemi dhender shkine !
    Ushtrine e kena zhduk ..
    Policine e kena "forcu" per me iu kundervu shqiptareve
    Emerimet ne Keshill te Ministrave , ne Parlament apo ne pikat kyce te bisneseve i kena bij te serbeve
    Kena heq dore nga cdo interes kombetar apo perkrahje te shqiptareve qe jetojne jashte ! Une them edhe qe jetojne mrena , po hajde po e lem te diskutueshme ...
    Doganat me Serbine i kena heq

    Kryetari de facto i shtetit shqiptar e ka maje krese Karagjorgjevicin

    Fazllicet dhe -iēėt e tjere bejne poltiken amsaddoriale dhe te jashtme me tonen

    Detin e falem dhe po planifikojme te tjera

    Aty ne marreveshje thote qe per cdo koncesion duhet me pyt serbin , po ne jena duke e bo akoma me mire jena duke ia dhon cdo gjo serbit ...

    Eeeeeee tani e morra vesh une se cfare e lidh Saleviēin me Zogiēin ......

    Per ju o Viola, Serbia fillon ne doganen e Morines !!!
    Po plasni nga marazi pse Shqiperia eshte antare e NATO. E dini se nuk mund t'a ribastisni dhe te grabisni arme per nje revolucion tjeter, nqs nuk fitoni ne zgjedhje.
    Per ju policia ka qene nje cope gjalpi, ku mund te ngulnin thiken skuadronet e milicive enveriste sa here e lypte nevoja.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Per ju o Viola, Serbia fillon ne doganen e Morines !!!
    Po plasni nga marazi pse Shqiperia eshte antare e NATO. E dini se nuk mund t'a ribastisni dhe te grabisni arme per nje revolucion tjeter, nqs nuk fitoni ne zgjedhje.
    Per ju policia ka qene nje cope gjalpi, ku mund te ngulnin thiken skuadronet e milicive enveriste sa here e lypte nevoja.
    Jo mer jo , Morines dhe Kosoves nuk ia ka heq doganen Dhondri , por me serbin ka nenshkru CEFTA-n dhe nuk ka dogane !

    Informoju Bluje se dhe une kam vu durt ne koke kur e kam pa ! Jo se jam habit , por se ka fillu me i bo gjonat hapur fare ! E kuptooooonn i ka thene vetes "ik e pirdhu ..." !

    Dikur u mshefte kur takojte Miloshevicin , por po te ishte sot gjalle Milua , kishte me e puth mu ne mes te Tirones ...... I ka hik petlla fare ... Ka mundesi e ka zon paniku nga populli i vet dhe po i lutet serbit per "besnikeri" , se nuk shikoj ndonji arsye tjeter ..... Shiko , shikooo , tani e vuna re une ...... , prape dhe ketu po i ngjan Zogiēit ....uuueeee
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 19-11-2012 mė 12:58

  3. #143
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Mbreti Zog, mbrojtėsi i ēėshtjes ēame

    Idrizi : Mbreti Zog, mbrojtėsi i ēėshtjes ēame.

    Kthimii eshtrave tė Mbretit Zog ėshtė njė akt i vonuar historik dhe vlerėsim pėr figurėn poliedrike tė ish-monarkut... ...ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-ministrit shqiptar, i cili dominoi jetėn politike dhe kombėtare tė vendit pėrgjatė 20 viteve tė konsolidimit tė tij. S’dihet se si, por ėshtė destini i figurave tė mėdha historike qė tė lėnė gjurmė njėherėsh nė ngjarjet mė tė mėdha tė kombit, megjithėse nė moshė tė vogėl

    Nė 1912, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė mbreti Zog, nė moshėn 17 vjeē, ishte nė mbrojtje tė tokave shqiptare dhe i deleguar i krahinės sė vet nė Vlorė. NĖ 1920, 25 vjeē ai ishte gjithashtu nė mbrojtje tė Kongresit tė Lushnjės dhe delegat. Ai ishte themelues i shtetit tė pavarur shqiptar. Nėse Ismail Qemali shpalli pavarėsinė si akt historik me rėndėsi jetike, Zogu e mbushi me lėndė kėtė pavarėsi, i dha formė shtetit nė tė gjithė territorin.

    Ėshtė krejt e qartė qė pėr njė akt kaq tė rrallė si ky i riatdhesimit tė eshtrave do tė ketė komente dhe gjykime tė kundėrta. Unė s’dua tė merrem me komente gjithėpėrfshirėse, qė do duhet ta shikonin Mbretin Zog nė njė skaner shumėngjyrėsh dhe jo bardhezi, siē imponon inercia mendore e dikujt.

    Pėrtej ēfarėdo gjykimi akademik qė u takon historianėve ta lėvrojnė, unė do dėshiroja tė vlerėsoja disa momente tė rėndėsishme tė kontributit tė Mbretit Zog pėrgjatė regjimit tė tij qė lidhen me Ēamėrinė, me marrėdhėniet e tij me Greqinė.

    Mbreti Zog, nė cilėsinė e politikanit me vokacionin mė tė fortė pėr shqiptarėt e Ēamėrisė, luftoi shumė pėr ta. Ishte pikėrisht beteja e tij si kryeministėr, ajo qė mundėsoi mosdėbimin tėrėsor tė shqiptarėve nga trojet e tyre pėrgjatė shkėmbimit greko-turk nė bazė tė Traktatit tė Lozanės. Ishte ekipi i Mbretit Zog nėn udhėheqjen e tij, me ambasadorin e shkėlqyer, patriotin e madh Mithat Frashėri, pinjollin e rilindėsve tė mėdhenj, qė ndaloi spastrimin tėrėsor tė shqiptarėve myslimanė nga Greqia, duke e ndėrkombėtarizuar problemin. Ka qenė njė reagim titanik i njė administrate tė njė shteti tė ri, dhe tė pafuqishėm nė arenėn ndėrkombėtare, i cili frenoi kėtė spastrim. Kjo administratė nė udhėheqjen e Zogut mundėsoi qė familjet ēame apo tė shqiptarėve tė tjerė qė u larguan pėr nė Shqipėri, tė mos humbnin tė drejtat pronėsore nė Greqi. Ai siguroi me kryeministrin arvanitas Pangallos marrėveshjen mė tė shkėlqyer pėr pasuritė shqiptare nė Greqi, ku ato qė u pėrkisnin ēamėve tė zhvendosur nė vitin 1923, zinin njė pjesė tė konsiderueshme, marrėveshjen mė tė mirė tė mundshme. Pasuritė shqiptare do tė dėmshpėrbleheshin me vlerėn e tregut njėlloj si pasuritė perėndimore nė Greqi. Kur kjo marrėveshje shkoi tė legalizohej nė Parlament, nė Komisionin e Financave, dikush tha: Po, neve na duhet tėrė buxheti i Greqisė pėr t’i dėmshpėrblyer pasuritė shqiptarėve! Nėse nuk do tė kishte rėnė qeveria Pangallos, Shqipėria do tė kishte nė fuqi kėtė marrėveshje, sė bashku me tri marrėveshje tė tjera pėr lėvizjen e lirė, atė konsullore etj., qė e vinin Shqipėrinė me Greqinė nė pozita tė barabarta.

    Por angazhimi i Mbretit Zog nuk pėrfundoi kėtu. Besnik i njė qasjeje reciprociteti nė marrėdhėniet me fqinjėt, falė aleancave tė sakta ndėrkombėtare, Zogu i imponoi Greqisė parimin e barazisė sė trajtimit midis minoritetit grek nė Shqipėri dhe atij shqiptar nė Greqi. Ai mundėsoi nėnshkrimin e marrėveshjes pėr hapjen e shkollave shqipe pėr shqiptarėt e Ēamėrisė dhe njė pjesė e kėtyre shkollave do tė ishin funksionale falė kėmbėnguljes sė tij. Ai e ndėrkombėtarizoi gjithashtu kėtė problem deri nė Lidhjen e Kombeve.

    Mbreti Zog, nė krye tė njė administrate e cila kishte nė pėrbėrje tė vet pronarė tė mėdhenj tokash nė Greqi, nuk i bėri lėshime Greqisė nė autoqefalinė e Kishės ortodokse. Megjithėse Greqia i premtoi dėmshpėrblimin e plotė tė kėtyre pasurive, veēanėrisht pėr njerėzit e rėndėsishėm tė administratės sė tij nė kėmbim tė drejtimit tė Kishės Autoqefale shqiptare, Mbreti nuk pranoi. Zogu qė drejtonte njė klasė politike tė nivelit tė lartė, nuk mund tė rrėzonte ato qė ishin arritjet mė tė mėdha tė qeverisjes sė tij nė fushėn e feve, autoqefalinė, shkėputjen nga Kalifati dhe mbi tė gjitha bashkėjetesėn fetare qė e praktikonte mė sė miri nė shtėpinė e tij.

    Kjo veprimtari e Mbretit Zog ishte shprehje e njė momenti tė rėndėsishėm cilėsor, faktin qė ai u shpall Mbret i shqiptarėve dhe jo i Shqipėrisė. Me aq sa mundi, nė kushtet nė tė cilat drejtoi, kur Shqipėria kishte shumė prioritete ekzistenciale, Mbreti Zog e plotėsoi detyrimin kushtetues qė i kishte vendosur vetes pėr tė mos qenė mbret i njė territori, por mbret i njė kombi. Politika e sotme shqiptare duhet tė marrė leksione nga ato kohė tė vėshtira, pėr tė vepruar si politikė bashkuese e kombit shqiptar dhe si drejtues tė njė kombi dhe jo tė njė territori. Pėr mė tepėr, tė gjithė ata politikanė e drejtues qė kanė frikė tė artikulojnė ēėshtjen ēame dhe bashkimin kombėtar, duhet tė shohin te vetvetja mungesėn e trimėrisė, pikėrisht asaj trimėrie pėr tė cilėn sot vlerėsojnė Mbretin Zog.

    Gazeta Panorama
    19-12-2012
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    normal qe ke enveri do dal,se per 50 vjet historin e tije mesuam...e mua si rrjedhoje e asaj historie qe kam mesu,me lindi pyetja vetvetiut...qe si ka mundesi qe noli si armik i zogut,e zogu armik i enverit ,te mos jet leju te vizitoje kurre shqiperine ???

    loje te felliqun kan ba komunistet,biles ajo ka ken karta ma e fort e tyre per te mbajt pushtetin,propaganda e deformimet historike qe ju kan ba ngjarjeve ma kulminante.
    Qe kan bere loje te felliqur komunistet ajo dihet.
    Po se paku leje Enverin se ai iku e mos harro qe ne kohe te tij kerrciste ciftelia rapsodit
    Kur reaksioni ka bo plonin
    Nji or e ma par
    Con Italia airoplonin
    Plot me gjakatare

    Apo kujton se i harrum si i keni sherby atij komunizmit qe shan sot ti.
    Albania Uber Alles

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin

    Doni t'i bini hasha edhe fakteve dhe dokumenteve historike , por kjo eshte pune per juve ! Kush eshte njeri dhe shqiptar normal , nuk ka asnje interes te zhgaravise historine apo te mbylle syte !

    ....
    http://en.wikipedia.org/wiki/Tehran_Conference
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #146
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    C'ja fut kote ti or burre ..! Ata jane bionda me sy bojeqielli , na qenkan bandat e Vrangelit ato ! Mos i shiko ashtu qe duken te shpelare se iu ka rene drita e diellit .....

    Po ai qe eshte shtrire ne qender te fotos Ahmet Zogolli eshte ?

    Keta tradhetaret t'i kesh pa t'i...............
    “Nė tė vėrtetė e gjithė mbretėria e Zogut nuk ishte gjė tjetėr veēse njė festė karnavalesh me njė pėrfundim tragjik”.Faik Konica

    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Variantet e tekstit tė Marrėveshjes Zogu-Pashiē**

    “1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

    9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

    Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.

    ** Materiali vjen nga disa burime arkivore.

    *Autori ėshtė pedagog i sė Drejtės Ndėrkombėtare nė Universitetin Evropian tė Tiranės

  7. #147
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    ky ishte i veteshpalluri Mbreti Ahmet Zogolli (I),(MBRET I ALBANISTANIT)

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    cila prej pikave te ksaj marrveshje u zbatu?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po e di mer burre takimin e Teheranit , nuk jam duke i rene mohit ! Por takimi i Teheranit eshte i vitit 1943 (dhjetor) dhe eshte mbajtur ne Teheran !

    Ndersa une jam duke fol per pazaret Cercill -Stalin te 1944 ne Kremlin ! A u kuptum apo jo ? Keto letra dhe pazare jane dale nga dokumentet tani ne 2007 nga arkiva Britanike ....... dhe kane qene sekrete .

    Na cmendet or burr ! Verifikoje nji here cfare te them dhe pastaj ec dhe kembegul !

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    cila prej pikave te ksaj marrveshje u zbatu?
    Qi te gjitha ! Lexoje pak ecurine e institucioneve te Zogicit dhe do ta kuptosh se jane zbatu qe te gjitha ....

    Edhe ne ditet e sotme Salevici po kete marreveshje po zbaton ! Merri me rradhe kerkesat e serbit ne kete marreveshje dhe analizo Shtetin shqiptar sot !

    I ke te zbatume nji per nji te gjitha pikat !

    Vetem nji merak kam : Po je qorr thuji ndonjerit te ta lexoje ....

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •