Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46

Tema: Faik Konica

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    HELENA E TROJES

    Ne Troje, nga maja e nje kulle te larte
    Helena e bardhe zgjat kryet dhe pergjon
    Poshte nene muret luften qe lufton
    Menella syzi me Parin flokearte..

    Shikon buzeqeshur e me balle te qarte
    zjarrin qe ka ndezur vete dhe enderron
    e stolisur si diten qe hipi ne fron
    Kur vajti nus'e re nga Amykla ne Sparte.

    Dhe ne shesh Menella me Parin te terbuar
    Goditen me sulm per te mundur a per te vdekur
    Gjemojne duke cuar zerin ne qiell.

    Gjaku u ka hyre faqe dhe duar
    Kordhe me kordhe hekuri me hekur
    Perpiqen, tringellojne, shkelqejne ne diell.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #12

    Noli per Konicen

    E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte qė tė dilte fotografia e tij nė gazetė dhe tė shfrytėzohej rasti pėr tė propaganduar ēėshtjen kombėtare shqiptare, e cila ka qenė pasioni i gjithė jetės sė tij. Unė mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modės sė vjetėr, nė atė kohė unė vetė mbaja nnjė mjekėr tė gjatė tė zezė, pėr tė cilėn mė duhet tė pranoj se nuk u pėlqente djemve tė Bostonit. E merrja me mend se sa do tė dėfreheshin ata djem po tė mė shihnin duke ecur me njė burrė tė veshur me fustanellėn shqiptare. Ndonėse nuk kisha parė kurrė ndonjė fustanellė greke, njė lloj fundi i balerinave. Unė isha i shkurtėr e i bėshėm, Konica ishte i gjatė e i thatė, kėshtu qė tė dy do tė dukeshim si Don Kishoti me Sanēo Panēėn tė arratisur nga ndonjė cirk. Sa u habita kėtė herė kur pashė se djemtė e Bostonit e harruan gjithēka lidhur me mjekrėn time dhe thjesht zunė tė shihnin Konicėn me adhurim. Atėherė e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellė qesharake greke, por diēka qė i ngjante kiltit tė skocezėve dhe se i pėrshtatej shumė njė burri tė pashėm si Konica.

    Meqė ra fjala, lexuesi mund ta gjejė nė librin e Konicės ndryshimin ndėrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: ėshtė e vėrtetė se grekėt e kanė pėrshtatur nga shqiptarėt, por ata u pėrpoqėn ta stėrhollojnė sa qė e bėnė njė veshje grash me aq sa mundėn.

    Veshja e Konicės nuk ishte e vetmja gjė qė mė habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi tė mė “mėsonte” pėr ēdo gjė nė botė. Ishte njeri me kulturė tė lartė. Gijom Apoliner, njė shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shėtitėse” qė e fliste frėngjishten si njė francez. Njė shkrimtar tjetėr, Zhyl lė Metrė, ka shkruar pėr tė: “Ky i huaj qė e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė”.

    Si studiues i pasionuar i muzikės, Konica e adhuronte shumė Vagnerin. Njė nga gjėrat e para qė bėri ai pasi u takuam, ishte tė mė tregonte pėr Vagnerin dhe operat e tij. Me kėshillėn e tij e pashė pėrherė tė parė Parisfalin, kur u dha mė 1910 nė Boston. Nė varrimin e tij, tridhjetė vjet mė vonė, duke e ditur se sa shumė e donte Vagnerin, iu luta organistit tė luante muzikėn e Vagnerit nga kreu deri nė fund.

    Ka disa fakte qė mungojnė nė librin e papėrfunduar tė Konicės, fakte pėr Shqipėrinė, qė i kam mėsuar prej tij. Pėr shembull, Konica flet pėr krenarinė e malėsorėve shqiptarė. Zonja Durham e pranon kėtė nė librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur pėrshkruan shpėrndarjen e ndihmave nė Maqedoni gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė njėzetė, ajo na tregon se si gratė fshatare e rrethonin ditė e natė, duke i kėrkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtėpisė ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa tė merrnin diēka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte mė asgjė pėr t’u dhėnė, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti nė Shqipėri, priste qė t’i ndodhte njėsoj. Pėr habinė e saj, askush nuk iu afrua pėr t’i kėrkuar ndihmė.

    Konica pėrmend edhe faktin se zonja Durham ka qenė njė adhuruese e madhe e amvisės shqiptare. Ajo mendonte se vetėm amvisa holandeze mund tė krahasohej me tė pėr pastėrtinė. Zonja Durham kishte tė drejtė. Mjafton tė shkosh pėr vizitė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohėsh dallimin ndėrmjet amvisės shqiptare dhe shumė prej fqinjėve tė saj qė nuk janė shqiptare.

    Njė gjė qė e ka lėnė jashtė Konica ėshtė fakti qė fqinjėt ballkanas e italianė kanė shpifur se shqiptarėt janė tė egėr e tė pamėshirshėm. Zonja Durham na thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo kiste parė fshatarėt siēilianė se si i rrihnin pa mėshirė kuajt dhe gomerėt, por kurrė nuk kishte qenė dėshmitare se si njė shqiptar rrihte njė kafshė. Unė e kam vėnė re edhe vetė kur kam udhėtuar me kalė nė Shqipėri. Sa herė vinim te ndonjė copė rrugė e vėshtirė, ishim tė detyruar tė zbrisnim dhe kafsharėt gjithnjė pėrdornin fjalėt pėrkdhelėse pėr t’u dhėnė zemėr kafshėve, si pėr shembull: “Hajde, vėlla. Ec, or bir; Nuk ėshtė dhe kaq e vėshtirė. Do ta kalojmė”.

    Njė shpifje tjetėr e pėrhapur nga fqinjėt tanė, ėshtė se shqiptarėt qenkan njerėz qė nuk u shtrohen ligjeve. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Ata u shumė mė tepėr se gjithė fqinjėt e tyre. Statistikat e rajoneve tė policisė nė qytetet amerikane ku ka shqiptarė, dėshmojnė qartė se ata janė nga grupet mė tė mira ndėr tė gjithė tė ardhurit e huaj. Pėrvoja ime e gjatė mė ka vėrtetuar se shqiptarėt u binden ligjeve nė shqipėri po ashtu siē u binden nė Shtetet e Bashkuara. E keqja ėshtė se, kur fqinjėt e Shqipėrisė pėrpiqen tė shkelin tėrėsinė e saj tokėsore, atėherė shqiptarėt “e paligj” ngrenė krye.

    Kur pėrshkruan pamjet e bukura tė Shqipėrisė, Konica pėrmend shumė turistė tė huaj qė e kanė admiruar kėte vend. Njė emėr, qė megjithatė mungon, ėshtė ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili nė njėrin nga librat e vet flet pėr “kodrat e bukura tė valėzuara tė Shqipėrisė”. Unė pėr vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kėshtjella e Krujės, kryeqyhteti i vjetėr i Skėnderbeut. Nuk kam parė gjithė jetėn time gjė mė tė bukur.

    Mjaft shtesa mund t’i bėhen kapitullit tė Konicės pėr vetitė luftarake tė shqiptarėve. Pėr shembull, kalorėsit shqiptarė u bėnė proverbialė nė gjithė Europėn pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt e Italisė, Francės, Britanisė sė Madhe kanė marrė kalorės tė lehtė shqiptarė pėr ushtritė e tyre. Konica mė ka thėnė njė herė se nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur francezėt kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”.

    Kemi disa dokumente italiane, qė flasin pėr kalorėsinė shqiptare dhe qė na shpjegojnė se si Skėnderbeu e shpėtoi mbretin Ferdinand tė Napolit me kalorėsinė e vet tė lehtė. Sipas dėshmisė sė historianėve bashkėkohės, Ferdinandi e kishte humbur davanė kur e braktisėn banorėt feudalė dhe u bashkuan me Rene Anzhuanė, qė ishte rivali i tij francez dhe qė pretendonte fronin e Napolit.

    Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes asnjėherė nuk bėnė ndonjė betejė tė vėrtetė. Ata kujdeseshin jo pėr lavdinė ushtarake, por pėr pagat. Zakonisht krijohej njė komitet i pėrbashkėt i tė dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do tė shpėrblehej me fitoren. Pėr shembull, kur njėra nga ushtritė kundėrshtare kishte epėrsi tė padyshimtė si numėr, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumė. Kur ushtritė ishin tė barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund tė merrte vesh se cila palė mund tė fitonte, atėherė kurdisej njė betejė e shtirė, nė tė cilėn nuk dėmtohej ose nuk vritej askush, me pėrjashtim tė ndonjė aksidenti. Por kjo manovėr shėrbente pėr tė ndihmuar komitetin e pėrbashkėt qė tė merrte njė vendim.

    Diēka e ngjashme ndodhi kur skėnderbu zbriti nė Itali me kalorėsinė e vet tė lehtė. Komandanti i ushtrisė kundėrshtare konti Piēinino dhe Skėnderbeu rregulluan njė betejė tė tillė tė shtirė pėr tė parė se cila nga tė dy ushtritė do tė kishte mė shumė shanse pėr tė marrė fitoren. Dy reparte tė zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bėnė njė paraqitje tė kalorėsisė dhe tė aftėsisė luftarake. Shqiptarėt e fituan ndeshjen dhe kėshtu u mbyll gjithė kjo histori. Italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare. Natyrisht, me turret ishte njė pun krejt tjetėr. Atėherė Skėnderbeut i duhej tė bėnte beteja reale dhe tė arrinte fitore reale. Turqve nuk u bėnte pėrshtypje asnjė paradė.

    Skėnderbeu ka qenė, padyshim, njė gjeneral i madh dhe ai meriton nderime tė mėdha pėr kryqėzatėn e tij heroike kundėr turqve. Por ne nuk duhet tė harrojmė se edhe ushtarėt e tij meritojnė pjesėn e tyre tė nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 - 1912 kundėr turqve tregoi se luftėtarėt e ēetave shqiptare ende e ruanin trimėrinė dhe forcėn e gjallė qė kishin dėshmuar nė kohėt e vjetra nė Skėnderbeun. Vetėm pėr vetėm ata i mundėn turqit, marshuan nė Selanik dhe e detyruan qeverinė turke t’u jepte autonominė. Pas disa muajsh iu desh gjithė kombeve tė Ballkanit qė tė bashkoheshin pėr t’i mundur po ata turq. Mė 1920 atje u pėrsėrit po ajo histori e pėrjetshme. Shqipėrinė e kėrcėnonte copėtimi. Italia kishte pushtuar Vlorėn dhe prapatokėn e saj deri nė Gjirokastėr. Fqinjėt e tjerė kėrkonin copat e tyre sipas traktatit tė fshehtė tė vitit 1915. Vetėm njė zė u ngrit pėr tė kundėrshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi pėr tė ngritur kombin. Malėsorėt shqiptarė tė bregdetit jugor qenė tė parėt qė u ngritėn, pastaj i ndoqėn edhe tė tjerėt. Brenda pak muajve italianėt u hodhėn nė det dhe u detyruan ta linin Vlorėn dhe rrethin e saj. Rreth njėzetė vjet mė vonė, mė 1940 grekėt, pothuaj shtatė herė mė tė shumtė si numėr sesa shqiptarėt, nuk mundėn ta pėrsėritnin kėte marifet, ndonėse kishin mbėshtetjen e flotės angleze dhe tė forcave ajrore angleze, qė i penguan italianėt tė sillnin pėrforcime.

    Tani disa fjalė pėr vendin e Konicės nė historinė e Shqipėrisė sė sotme. Si mysliman dhe si pėrkrahės i njė familjeje tė vjetėr aristokratėsh nga Shqipėria e jugut, Konica kishte tė gjitha mundėsite qė tė fitonte poste tė larta nė Perandorinė Turke, ku Shqipėria bėnte pjesė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, shumė shqiptarė tė tjerė gjatė shekujve ishin ngjitur nė postet mė tė larta tė Perandorisė Turke. Pėr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisė Turke ishte Ferid Pasha, njė shqiptar nga Vlora.

    Por kjo karrierė nuk e tėrhiqte Konicėn. Ai mendonte se misioni i tij ishte tė luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Nga viti 1897 deri mė 1912, dy nga pionierėt mė tė shquar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė qenė Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, qė dolėn jashtė: “Albania” dhe “Drita” pėrkatėsisht.

    Gjatė sundimit turk shqiptarėt kishin harruar gjithēka pėr lavdinė e tyre tė kaluar nėn Skėnderbeun. Konica ka qenė njeriu qė e rizbuloi dhe e popullarizoi Skėnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezė dy krenare nė njė fushė tė kuqe. Ky flamur u bė simbol i pavarėsisė kombėtare dhe mė nė fund u ngrit nė Vlorė mė 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipėria u shpall shtet i pavarur.

    Konica ėshtė quajtur si krijuesi i prozės moderne shqipe. Kur unė vendosa tė bashkohesha me kryqėzatėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e para gjė qė mė bėri pėrshtypje ishte mungesa e plotė e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta nė Egjipt mė 1903, njė atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, mė dha vėllimet e revistės “Albania” nga viti 1897 deri mė 1903. I lexova tė gjitha nga faqja e parė deri tek e fundit dhe atėherė e mėsova se nė shkrimet e Konicės ne e kishim atė qė na duhej: letėrsinė e mirė shqipe. Pėr mė tepėr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarė tė veprimtarisė letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Ēajupi. Me kėshillėn dhe udhėzimet e tij unė pėrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sokoli pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Loti...gjeje kush e ka shkruar ate pjese per Konicen se mire eshte te dihet autori.

    Sokol dhe Loti thx per kto materiale teper te bukura..


    Ky Forum eshte vertet nje enciklopedi..

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #14
    Bashkohem me mendimin e Brarit. Ishte kenaqesi te lexoje postimet qe keni sjelle me lart.
    Loti i Kristalt dhe Sokoli flm qe na dhate mundesine t'i lexonim.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Faik Konica: Dy skica tė bukura

    ANĖS LIQENIT
    (Pėr Geg Postripėn)

    Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalngadalė, e, mbi tjegullat e shtėpive, mbi dėrrasat e rrugėve, mbi fletėt e pemėve, mbi trupat e epėt tė ēupave, qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqje – njė ngjyrė gushėpėllumbi, si thonė nė ca malet tona – shtrihet e i mbėshtjell. Mbasandaj, pak nga pak manushaqet shfletohen, ngjan. Hijet bėhen mė tė dendura, mė tė zeza. Njėri pas tjatrit, yjtė shpojnė qiellin e pikėlojnė dritė. Nata u afrua. Nata erdhi.
    E kur afrohet nata, kur vjen nata, mė pėlqen tė vete tė rri anės liqenit. S’ėshtė si liqeni Ohrit, me ujėra tė kulluara si tė njė rrėkeje, si liqeni i Janinės, qė shkėlqen si njė fushė e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrės, det i vogėl, i rrahur tej-kėndej nga lundra tė motshme sa Shkodra e nė anė tė cilit gjallojnė malėsorė tė rreptė. Ėshtė njė liqen nuk m’i madh se njė kopsht, nė mes tė njė pylli tė punuar, liqen i ndyrė e i bukur, i ndyrė me ujė tė qelbėt, i bukur se pemėt qė e rrethojnė varin degėt e tyre mbi faqe tė tij, edhe mbi faqe tė tij hėna ndrit e lot. Nė pushim tė natės bretkosat kėndojnė. Herė-herė njė peshk, e njė tjatėr, e njė tjatėr, shumė peshq tingllojnė ujėn. Uji pėrsėri pushon e fle. Po njė erė e ngadaltė (oh, shumė e ngadaltė!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.
    1898


    MALLI I ATDHEUT

    Kur vete njeriu, i lirė dhe i vetėm, larg atdheut – viset e ra, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harrosh Shqipėrinė, po tė mos vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’si ē’tė mungon, ē’tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e i shokėve, kujtimi i dheut ku u lindėm e u rritėm, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sonė ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar, qė s’e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jesh jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē’forcė e ē’bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut....
    1899
    Ullmar Qvick

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ullmar Qvick pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Nga satira e Faik Konicės: Lutja e shkrimtarit

    .... Dhe mbasi fola pėr shkrimtarėt, do t'ju them njė gjė: kam vėnė re se librat e lutjeve fetare ndėrsa kanė lutje pėr cdo shkollė e zanat, s'kanė ndonjė lutje tė vecantė pėr shkrimtarėt. Unė nuk jam shumė fetar, por ngandonjeherė, mė hipėn zjarri pėr njė besim tė shkurtėr. Jam nė njė gjendje tė tillė dhe kam gatuar njė lutje tė shkurtėr, tė cilėn ju kėrkoj leje ta kėndoj. S'ka tė bėjė me asnjė fe tė vecantė dhe njerėz tė cdo feje mund ta pranojnė.

    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!"

    1933

    Kush mendon se Faik Konica nuk ėshtė me aktualitet pėr ne? Ai ishte i pari shqiptar modern dhe ai ėshtė mbetur modern. Mė vjen shumė mirė tė di se mjaft anėtarė tė Forumit e vlerėsojnė... Ai e meriton.

    Ullmar Qvick

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ullmar Qvick pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Faik Konica – Ka qene njeri prej bijve me te shkelqyer te Shqiperise, nje nga campionet me te medhenj te independences kombetare, pa dyshim ustaj me i math i shkrimit te gjuhes sone; eshte njeriu qe na ka zbuluar flamurin e Skenderbeut. Keta tituj nuk mund t’ja mohojne as kundershtaret me te eger. – Fan Noli.

    Anes liqenit

    Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata erdhi.

    E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon, e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne liqen

    Fletet, te thata e te verdha, kane rene, nga lisat e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari ne nje pasqyre te vjeter. As ere, as ze zogu. Nje pushim i trishtimshem. Vetem, lark se largu, ushtimi i capeve te ndonje enderimtari… Remat, here here, e ne nje hop qe te dyja, i bien ujes: qarke happen, qe vene duke u-tmadhuar e duke shtyre fletet: suli shket duke u-shuluar. Edhe nata po bie. Pertej, u-ndes nje drite, qe rrenjen ne nje cope te liqenit…

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Bora. –

    Kthielltesia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshem erdhi e iku. Tani, po hyn dimeri, edhe qiellin e kane mbuluar re te qetta e te ftohta. Edhe sot, per te paren here, zuri te bjere bora…

    Prapa qelqeve te dritores, po shikonj. Nga dale nga dale, si kur ka frike te ndegjohet, bora fluturon floke floke e shrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kerkon te ndreqe e te zbukuronje: Dy cupa te vockela shkojne, e, ne lesherat e arta te tyre, te leshuara mbi shpatullat, bora shkruan trendafile te ergjenda. Djelmte qeshin, hidhen, lozin, e leftojne me topa. Zoqte vertiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, nje thrime buke! Si ne vere, gjithe bota jane veshur ne te bardha.

    Floke floke, nga dale, po bie bora…

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dita e veres. –

    Miqve, shokeve te Lidhjes Shqipetare “Verore”, u dergoj kujtime miqesie, urime te zemres, per Diten e Veres qe na afrohet. S’e festuam dot sivjet kete dite te bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojme me zemre.

    C’eshte Dita e Veres? Eshte dita ne te cilen stergjysherit t’ane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtojin bashke me Romanet dhe me Greket e Vjeter, perendit’ e luleve, te shelgjeve, te krojeve. Kur ckrin dimeri, kur qaset Vera buzeqeshur e holle dhe e gjate si ne piktyre te Botticelli, zemra e njeriut cgarkohet nga nje bare, shijon nje qetesi, nje lumtesi t’emble. Ne kete gezim, stergjysherit t’ane ndiejin nje detyre t’u falen perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe quajme Dit’ e Veres.

    Ne pake dite, ne Shqiperi, besniket e funtme te paganismit, besnike pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojne me verore deget e thanave, te dellinjave, te dafinave, te gjithe shelgjeve te nderuara. Do t’ keputin dege te gjelbera dhe do t’i vene permbi dyert e shtepive dhe t’odave.

    Te mos i leme te humbasin keto festa te vjetera te races s’one. Nuk i bejen dem njeriu. Sjellin nje gezim te kulluar ne shtepite. Ne nje vent ku jeta e te vegjelve eshte aq trishte, djelmuria dhe vajezat kane nje rase te ralle per te defryer. Per te medhenjte, Dita e Veres ka nje shie poetike te holle e te rralle.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  3. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  5. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •