Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Qyteti Studenti

    Ate mbremje vere, (kohe sezoni provimesh), u takova me te dashuren ne oren 23:00, meqe e kishim lene te shkonim ne pub pasi te kishim studiuar. Por une i mbusha mendjen te rrinim ne lulishten e Qytetit Studenti, ne sheshin “demokracia”, sepse hena po shkelqente me shume se netet e tjera, sepse qielli plot yje do te ishte si nje cati magjepsese mbi dashurine tone, sepse luhatjet e tensionit tek shtyllat e neonit do te krijonin nje atmosfere romantike aq te kendshme sa... faktikisht nuk kisha kokerr leku per ta cuar ne pub, sepse ia kisha dhene borxh shokut te dhomes, i cili duhej te m’i kthente ate pasdite, por kur e takova me tha qe ia kishin vjedhur portofolin tek furgonat e unazes dhe qe i kishte marre fare pak leke borxh cunit te halles (ishin akoma furgonat atehere). Per te me qetesuar nervat, shoku ofroi te me jape nje kafe. E piva kafen duke i qare hallin, por desh ia theva tavllen e duhanit kokes kur pagoi leket, sepse kishte akoma portofolin e vjeter... E mbajta veten dhe thjesht e shava tre here rresht nga mami, ne sy te kamerierit, madje. Kopili! Nejse, se po kaloj nga dega ne dege, kot me kot. E lashe muhabetin tek lulishtja me henen siper. ............ Te mbeshtetur tek statuja ne forme qypi tek lulishtja, po putheshim te dy te magjepsur e me syte mbyllur, dhe une vendosa ta hap njerin sy e te shoh se mos vinte ndonje bir kumbulle dhe i vidhte te dashures canten qe kishte lene tek stoli ngjitur. Befas, kur hapa syte, rreth 50 m me tutje, ne pjesen me peme te lulishtes, atje ku eshte gjithnje erresire, dallova dy njolla te bardha qe valeviteshin ne ajer ne menyre ritmike. “Heu”, thashe me vete. “Te jete fantazme?” Por pas pak sekondash, drita e nje makine qe kaloi ne rrugen prane lulishtes zbuloi se njollat e bardha ishin ēorapet e nje goce te shtrire ne bar, te cilat valeviteshin ne ajer nga perpelitjet e nje djali siper saj. I frymezuar sic isha, i thashe te dashures qe meqe nuk shkuam ne pub, mund te flinim ne dhomen e saj. E dashura i celularosi shoqes se dhomes qe te shkonte e te flinte tek dhoma e kusherires. (per ata qe s’e dine: ne qytetin studenti, 29 godinat jane te ndara. Vec cunat, vec gocat. Djemte e kane kategorikisht te ndaluar te futen tek gocat (dhe anasjelltas), nese nuk i japin rojes nje 2000 leksh te vjeter dhe nese nuk dalin qe ne gjashte te mengjesit, pa ardhur pastrueset, por une 2000 leke kisha gjithsej, per kafen e mengjesit). I thashe te dashures te me priste ne dhome, dhe mendova t’i thoja rojes qe t’ia jepja leket te nesermen, kur te m’i sillnin nga shtepia, por ai me tha prere: “Ore, nuk lejohet po te them, jo se s’dua. Mos na merr me qafe kot, se ka ardhur drejtori i ri dhe po ben kontrolle neper godina. Fshesa e re fshin mire”. Atehere u detyrova te beja planin e rrezikshem B. Nga mbrapa godines, u ngjita ne kangjellat e dritares se katit te pare (hyrje e njohur nga pak vete, deri sa u mor vesh dhe vune kangjella edhe ne katin e dyte), u kapa pas ullukut te shkarkimit te shirave, dhe u ngjita ne dritaren e korridorit te katit te dyte. Kur po ngjitesha m’u drodhen leqet e kembeve, sepse m’u kujtua se ē’te mira i sollen kacavjerrjet Sulos tek filmi “lulekuqe mbi mure”. Ne korridor i pershendeta me dashamiresi te gjitha vajzat qe kalonin e qe ishin mesuar me pamje te tilla, pervec nje vitparisteje qe klithi sapo me pa, sepse kishte dale nga banjoja pa i mberthyer pantallonat, nga pertesa. Shkova tek dhoma ne kat te trete, e dashura kishte gatuar dicka te castit, dhe ia kaluam mire fare.... deri ne pese e gjysme te mengjesit, kur dikush trokiti fort ne dere dhe nje ze gruaje tha: “Goca, hapeni! Policia per kontroll!” E dashura kerceu e shastisur dhe vuri kujen me peshperima teksa une po vishja pantallonat me ngut: “Aman, futu poshte krevatit se keta marrin familjen ne telefon dhe ua tregojne”. Kur tha “marrin familjen ne telefon”, imagjinova babain e saj (ish oficer 80-kilesh) me nje pistolete ne doren e majte, dhe dy unaza floriri ne doren e djathte, dhe desh u futa vertet poshte krevatit. “Ik moj hapja”, i thashe gjithe trimeri djali, “car do te na bejne”. Por megjithate u mbeshteta prapa dollapit, me shpresen se mbase policja s’do te hynte deri ne mes te dhomes. Dera u hap nga e dashura ime gjasme e pergjumur, dhe policja e sprovuar ne detyren e saj shkoi te kerkonte pikerisht poshte krevatit. Kur ngriti koken, u kthye nga une i shkreti qe isha mbeshtetur sikur po e mbaja dollapin qe te mos binte, dhe i tha te dashures: “He moj, bukuroshe. Po flije? C’do ketu ky?” Une vendosa t’i kthehem identitetit tim te vertete prej burri, dhe i thashe me ze serioz: “Shefe, mos u keqkupto, sepse ne jemi te fejuar”. Ajo: “Te fejuar? Prandaj me je strukur aty ti? Hajde, zbrit poshte dhe mos me bej numra”. Shkallet i zbrita bashke me nje fierak qe kishte qene tek dhoma ne fillim te korridorit, ndersa shefja vazhdoi kontrollin tek dyert e tjera. Ne oborrin e godines u ngushellova pak, sepse isha “i fejuari” i shtatembedhjete. Aty na priste dhe nje furgon me disa police qe tallnin bizhdilet qe ne pike te mengjesit me nje tufe karafilash te rreshtuar si poca farmacie. Pritem te heshtur e duke qeshur me njeri-tjetrin pa ze, deri sa u beme plot 24 “djem te fejuar” (mos u habisni per shifrat. Ne QS flitet se rekordi i djemve te kapur tek vajzat eshte 54 brenda nje nate). Pastaj erdhi policja bashke me shefin e ketyre, i cili pasi na mori emrat nisi te na fliste me shprehje si “ja ajka e Shqiperise... intelektualet e ardhshem... Nuk mesojne por e kane mendjen per pislleqe... vajza mendjelehta.... mjere familja... rrugecer... e gjera te tilla”. “Po pse more shef, se mos beme ndonje gje te keqe ne”, i tha nje djale me theks nga veriu, i cili teksa fliste mundohej te fshihte me jaken e kemishes ca njolla te fresketa kafshimesh ne gushe. Pastaj shtoi: “Na u bete si ne kohen e xhaxhit. Bota i ka bashke, cuna-goca”. Aty polici e qelbi fare fjalorin, pa pyetur hic per pranine e polices femer, aq sa po citoj vetem “Enverin doni ju, ai do t’jua kishte keputur e t’jua kishte varur ne balle”. Edhe policet e tjere, qe deri ne ato caste po zgerdhiheshin, moren pamje serioze. Une po e mbaja shume mire te qeshuren, deri sa ai fieraku qe tashme e kisha bere shok me tha per veriorin e damkosur ne gushe: “mire qe s’i paska mbetur proteza e dhembeve ne mish ketij”. Aty u dorezova, dhe e qeshura ime e beri policin te me jepte edhe mua racionin individual te te sharave. Pasi iu shteruan fjalet shefit, na thane te iknim e na kercenuan se do te lajmeronin patjeter familjet e vajzave. (Gje qe nuk e bejne asnjehere). Shkova ne dhomen time dhe i zgjova dy shoket per te ndare me ta pervojen e re, por meqe ishte ende ora gjashte e mengjesit, njeri m’u pergjigj “mos na caj k..., por na ler te fleme”, ndersa tjetri, ai qe me kishte leket borxh, me degjoi sa per respekt, deri sa iu var koka dhe e zuri gjumi duke me premtuar qe kur te zgjohej do te luante tek lojrat e fatit dhe do te me lante borxhin. Kopili! E lashe te flinte dhe shkova te pija nje kafe me te dashuren e te blija nje pakete cigare me 2000 lekshin e fundit, ne pritje te atij shoferit te furgonit qe do te me sillte parate nga shtepia. Duke ritreguar me njeri-tjetrin ngjarjen ne lokal, e dashura me tha se e vetmja gje qe i kishte pelqyer nga ajo ndodhi ishte kur i kisha thene une polices: “jemi te fejuar”, dhe ma hodhi me spond qe po te fejoheshim vertet, le te na gjenin sa police te donin, dhe ajo s’do ta kishte problem fare. Rojen “e shkrete” ... nuk e pushuan, e transferuan ne godine cunash, ku policia nuk kontrollon, me mendjen qe po hyri vete goca tek cuni, ata s’mbajne pergjegjesi, por cunat mund te bejne trazira tek gocat. Pas nje muaji e transferuan serish dhe e sollen pikerisht tek godina ime, dhe gjeja e pare qe me pyeti kur me pa, ishte: “Po ti nga dreqin kishe hyre ate dite?” Pastaj me tha “me shaka” qe i kisha nje 2000 leksh borxh, por megjithate mund ta merrja sa here te doja te dashuren ne dhome, kur te ishte ai (kuptohet, asnjehere falas).

  2. #2
    Bravo,ke talent e shkriva se qeshuri.
    Me solle nder mend kohen kur une e brezi im jetonim ne Q.S. te betohem nuk paska ndryshuar asnje gje (per vec cmimit te rojes qe eshte ngritur nga infacioni)
    Une kam qene ne Q.S. 1900-1996. Ve bast qe godina qe "frekuenton" eshte 7-8 ose 9-10
    I vetmi ndryshim eshte se ne ato kohra policia se paku nuk na shqetesonte, nejse ngushellohuni me faktin qe zgjedhin ore te "pershtatshme" per te gjithe palet.
    Argetohuni me cdo menyre e mos e cani koken per asgje se studenlleku mbaron shpejt e nuk kthehet me.

  3. #3
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    O robi 2006 po ci ke keto mo, cna kujton kohet e shkuara....edhe para 2 vjetesh 2000 leke ishte hyrja...edhe dicka tjeter me rojet, kur ishe i huaj, dmth jo student dhe ste njhnin, kishin frike dhe benin shume naze...ne fund te linin, te linin...
    Me shume me kujtohet ai ulliri mbrapa godines 4...eh ci kemi punuar te shkretit...
    Ja dhe nje histori nga mua : Ishim ulur para 4es dhe po prisnim te dashurat tona me shokun tim, Tani. Kishim shkuar shpejt se thame po pime nje kafe te lokali perballe godines, po ai ishte mbyllur. Keshtu u ulem te stolat para godines. Ishte vere, vetem 4ra ishte e hapur per gocat. Nga godina dalin dy goca. Mu duken si binjake, e njejta veshje, i njejti model flokesh, i njejti trup. Vec ishin te mira ama, po kur them te mira, te mira...Keto kaluan dhe bene sikur spo na shifnin. Shkuan blene cigare dhe u kthyen e u ulen tek stolat perballe nesh. Duke pire cigare filluan po ne e luanin dhe e bukura ishte se te shihnin ne sy dhe te hidhnin fjale pa problem fare. Une me vete thosha ishalla vonohen ato te tonat dhe po benim plane me kete shokun tim si tia benim (kishim ndare dhe gjahun ne). Skaluan nja 5 minuta dhe keto te dyja filluan te putheshin, po kshu ama, shkonte gjuha deri te bajamet...Mbetem ne me cifte ne dore , qe thoni ju. I thashe ketij shokut : kthehu mbrapsht ta kercas ty tani une se sdurohet...jena dhi se qeshuri.
    Kur ua treguam gocave historine, digurisht jo te teren, vetem faktin qe ato po putheshin, pergjigja ishte : ehu sa ka si puna e atyre ketu, kane filluar po shtohen.
    Si duket ka filluar qe cunat spo bejne me pune bindese andej, dhe po perhaper lesbizmi...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga ooooo
    Bravo,ke talent e shkriva se qeshuri.
    Me solle nder mend kohen kur une e brezi im jetonim ne Q.S. te betohem nuk paska ndryshuar asnje gje (per vec cmimit te rojes qe eshte ngritur nga infacioni)
    Une kam qene ne Q.S. 1900-1996. Ve bast qe godina qe "frekuenton" eshte 7-8 ose 9-10
    I vetmi ndryshim eshte se ne ato kohra policia se paku nuk na shqetesonte, nejse ngushellohuni me faktin qe zgjedhin ore te "pershtatshme" per te gjithe palet.
    Argetohuni me cdo menyre e mos e cani koken per asgje se studenlleku mbaron shpejt e nuk kthehet me.

    Ahhhh... gabove nje numer... godina 11-12... por edhe tek ato te tjerat, te njejtat histori degjon. Une vete kam qene tek gjashta, dhe aty s'kisha probleme.
    Lol.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po a ka si mos me u perhap lesbizmi atje o Antipatrea kur gjith cunat jane ne emigracion, ca do bojn ato te shkreatat, me ni ven do prishen ato.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    O robi 2006 po ci ke keto mo, cna kujton kohet e shkuara....edhe para 2 vjetesh 2000 leke ishte hyrja...edhe dicka tjeter me rojet, kur ishe i huaj, dmth jo student dhe ste njhnin, kishin frike dhe benin shume naze...ne fund te linin, te linin...
    Me shume me kujtohet ai ulliri mbrapa godines 4...eh ci kemi punuar te shkretit...
    Ja dhe nje histori nga mua : Ishim ulur para 4es dhe po prisnim te dashurat tona me shokun tim, Tani. Kishim shkuar shpejt se thame po pime nje kafe te lokali perballe godines, po ai ishte mbyllur. Keshtu u ulem te stolat para godines. Ishte vere, vetem 4ra ishte e hapur per gocat. Nga godina dalin dy goca. Mu duken si binjake, e njejta veshje, i njejti model flokesh, i njejti trup. Vec ishin te mira ama, po kur them te mira, te mira...Keto kaluan dhe bene sikur spo na shifnin. Shkuan blene cigare dhe u kthyen e u ulen tek stolat perballe nesh. Duke pire cigare filluan po ne e luanin dhe e bukura ishte se te shihnin ne sy dhe te hidhnin fjale pa problem fare. Une me vete thosha ishalla vonohen ato te tonat dhe po benim plane me kete shokun tim si tia benim (kishim ndare dhe gjahun ne). Skaluan nja 5 minuta dhe keto te dyja filluan te putheshin, po kshu ama, shkonte gjuha deri te bajamet...Mbetem ne me cifte ne dore , qe thoni ju. I thashe ketij shokut : kthehu mbrapsht ta kercas ty tani une se sdurohet...jena dhi se qeshuri.
    Kur ua treguam gocave historine, digurisht jo te teren, vetem faktin qe ato po putheshin, pergjigja ishte : ehu sa ka si puna e atyre ketu, kane filluar po shtohen.
    Si duket ka filluar qe cunat spo bejne me pune bindese andej, dhe po perhaper lesbizmi...



    Looooooool

    Me shkrive fare. jo mer jo, mire i kane cunat ciftet ketej. I punojne, i punojne.
    Por problemi eshte tek raporti cuna goca, sepse ka shkuar 1 cun me shtate goca.
    Une e kam gjetur njeren, por kjo nuk me le te merrem edhe me ato gjashte te tjerat qe me takojne me ligj statistikash, keshtu qe rregullohen vete ato te shkretat.....

    Loooooool me ke kenaq. Ai ulliri eshte akoma plot......

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Qyteti studenti ne vere...
    Nga njeriu2006 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 07:33
  4. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28
  5. Kapitulli 2
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •