Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Mediat përflasin rikthimin e Nanos në krye të PS

    Nano do të rikthehet në krye të PS-se!

    Ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka vendosur të rikthehet edhe njëherë në krye të selisë rozë dhe sulmi i tij për të mbërritur drejt kupolës do të fillojë në muajin janar. Burime të sigurta afër Nanos, thonë se për këtë gjë kanë filluar që tani të riaktivizohen të gjitha strukturat e bazës, si edhe 25 deputetët e PS-së, të cilët do të bashkohen me të në muajin e parë të vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë duket se dorëheqja e Nanos ka qenë një tërheqje e përkohshme taktike, për t’u dhënë mundësi konkurrimi pretendentëve të tjerë të kësaj selie.

    Por tanimë pritja e ish-kryetarit ka mbaruar dhe duket se menaxhimi problematik i Partisë Socialiste, prej Ramës e ka nxitur Nanon të kërkojë reformimin e plotë nga baza e deri lart në grupin parlamentar.Sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se vendimi përfundimtar i Nanos është marrë pas dobësive të shfaqura nga Rama dhe grupi i tij, të cilët po realizojnë një opozitë të dobët dhe me mungesa të dukshme të protagonizmit. Gjithashtu, këtu ka ndikuar edhe loja e ngadaltë dhe e dobët e Ramës me reformat e premtuara brenda PS-së, të cilat deri tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

    Vetë Rama, i cili ka shpalosur në platformën e tij një spastrim nga xhaketat e vjetra të Partisë Socialiste, aktualisht jo vetëm që nuk e ka bërë këtë gjë, por ai ka krijuar me këta individë një bashkëpunim tepër të ngushtë. Aktualisht njerëzit më të besueshëm të Nanos janë në fazën e rigrupimit të individëve dhe strukturave në bazë, disa prej të cilëve pas largimit të ish-kryetarit kanë qëndruar larg Partisë Socialiste. Ndërsa, grupi parlamentar i përbërë prej afro 25 deputetësh, është i ngritur dhe pret vetëm rikthimin e ish-kryetarit. Bëhet e ditur gjithashtu, se Nano në prag të festave të Krishtlindjeve do të udhëtojë jashtë shtetit, ku do të qëndrojë deri pas festave të Vitit të Ri. Dhe menjëherë pas kthimit në Tiranë, ish-kreu socialist do të nisë sulmin për kupolën e selisë rozë.

    Gazeta "SOT".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e vetmja arsye qe socialistet duan te nderrojne kal.. apo karrocier eshte se.. cili na e ben me shpejt 97-ten tjater..
    ne se hunda e tyre cakallo-dhelperore nuhat se kte e ben me shpejt edvinua i taqit ..me edvinin do benen.. e ben me shpejt nanua.. i nasit me nanon benen.. e ben me urgjent blushua i kicos me kicon benen.. nuk ka tjater princip.. ose moto per ta se sa .. o burra te ri-vim ne pushteto-shkallnuro-shk...kracine tone te dashur miljona-varda -lum-prurese..

    pa per idera e reforma e terci verci as qe u rreh ne ate ane..

    ama jan mjeshtera..

    te mendoc se per pak vite veglat e tyre ne kosove jane bere aq te sofistikuar.. sa habitesh.. thua kta katundaret e PDk-s kane bere universitet ne moske a pekin a paris.. a ku..
    jo mor jo..ja duke vajtur ne tirane pak cucu e pesh pesh pesh duke folur me petro korabat e erion blush klosat ata tani te japin uj ne bisht te luges..

    pra mjeshtri i madh eshte shqetsuar se Edvinua spo i kryen mire punet 97-sjellese.. e kerkon ti marre vet frenat..
    ja.. paska then.. sa ti bej nje zbrazje thaseve nga euro dallersat neper kazino kuplara e ardha..
    me prisni derra se pa mua po e shoh se e beni 97-ten ne 2007..
    e puna sna pret.. thaset po harxhohen.. prandaj te nxitojme.. se po ja hodhi dimrit Maloku.. na thot ..me shikoni numrin..
    kopila jane..

    I lumte..

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nanos i ka hapur rruge vete Rama per tu kthyer serisht pasi Rama po humbet kontroll, ose me mire te themi qe nuk arriti kurre te kishte tamam kontroll (Rama ka qene vetem nje vegel per te fituar vota nga nje pjese e popullit pa jo se eshte konsideruar ndonjehere si udheheqes nga Socialistet e tjere). Dihej qe do vinte kjo kohe.... Por nuk e dime akoma nese do te mund te rikthehet Nanua ne krye!

    Rama ka paralajmeruar socialistet se do te filloj nje projekt per nderrimin e kryetarëve te PS-s ne bashkite qendrore. Plus, ne mbledhjen e pergjithshme te PS-s Rama eshte sulmuar nga Meidani si nje manipulues. Pra, Rama ka opozite nga vete Socialistet dhe spo e ndihmon veten per ti bere ata per vete. Plus deklarata dhe kercenime si ato qe i ka bere medies kohet e fundit nuk e ndihmojne Ramen per te mbrojtur ate opinion te mire publiku qe kish krijuar.

    Socialistet nuk duan te humbasin pozitat e tyre dhe Rama nuk duket te mbroj interesat e tyre (por vetem ato te tijat per te mbrojtur veten ne krye), kjo eshte arsyeja (per mendimin tim) perse duan shokun e tyre Nano serisht socialistet e tjere (te kuqet dhe jo rozet).

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Sikur te ishte i zgjuar Rama, atehere do e vinte PS-n te punonte si nje Parti Politike per interesat e popullit duke bashkepunuar me PD-n atje ku duhet dhe duke bere kritika te vlefshme atje ku duhen. Ne kete menyre do te kishte perkrahjen e PD-s (partise ne fuqi) atehere kur Socialistet e tjere nuk do e donin ate.

    Por Rama nuk ka aq tru apo aq shpirt (miresi) saqe te kuptoj qe kjo do ishte me e mira pe te gjithe.

  5. #5
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Sikur te ishte i zgjuar Rama, atehere do e vinte PS-n te punonte si nje Parti Politike per interesat e popullit duke bashkepunuar me PD-n atje ku duhet dhe duke bere kritika te vlefshme atje ku duhen. Ne kete menyre do te kishte perkrahjen e PD-s (partise ne fuqi) atehere kur Socialistet e tjere nuk do e donin ate.

    Por Rama nuk ka aq tru apo aq shpirt (miresi) saqe te kuptoj qe kjo do ishte me e mira per te gjithe.
    Cili nga PD-ja (partia në fuqi) e bëri këtë për 8 vjet në opozitë??
    Nuk mendoj se e bëri Saliu me mitinjget nga 2 herë në ditë për 8 vjet rresht !!!
    Përse e kërkoka situata që opozita të bashkëpunojë me pozitën...aq më tepër kur kjo e fundit është kaq e pa-aftë për të bërë qoftë edhe diçka, që të tregojë se MUNDET të punojë për përmirësimin e problemeve jo të pakta në Shqipëri??!!
    Përse duhet të bashkëpunojë opozita me një qeveri të cilës shtetet europiane dhe USA, po i bëjnë embargo pothuaj TOTALE ??!!
    Ja vlen të rrezikojë opozita me bashkëpunimin e PAFRUTSHËM, të cilin e kemi parë për 15 vjet rresht me PD-në??
    U harruan kaq kollaj qeveritë e tranzicionit, të cilat PD-ja i bëri lodra, si të ishte e vetme në to??!!
    JO !!

    Opozita, DUHET të nxjerrë në shesh përditë e më shumë, paaftësitë e qeverisë Berisha, pamundësinë e saj për të qeverisur, lidhjen e minuistrave të saj me krimin e organizuar, miliardat e ministrave të saj të padokumentuara...
    KËTË duhet të bëjë opozita.

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Cili nga PD-ja (partia në fuqi) e bëri këtë për 8 vjet në opozitë??
    Vertete guxon te krahasosh te korruptuarit e PS-s kur ishin ne pozit me ata qe jane ne pozit sot?

    S'behet ky krahasim Humdinger.

    Përse e kërkoka situata që opozita të bashkëpunojë me pozitën...aq më tepër kur kjo e fundit është kaq e pa-aftë për të bërë qoftë edhe diçka, që të tregojë se MUNDET të punojë për përmirësimin e problemeve jo të pakta në Shqipëri??!!
    Perse te bashkepunoj opozita me poziten? Per te arritur ate qe eshte ne favor te popullit, perse jo?!

    Pozita e pa-afte? Pse? Ku e shikon pa-aftesine e saj qe kur eshte bere pozit?

    Përse duhet të bashkëpunojë opozita me një qeveri të cilës shtetet europiane dhe USA, po i bëjnë embargo pothuaj TOTALE ??!!
    Si po i bejne embargo totale? Cili ka qene ndryshimi midis shqiperise nen poziten e sotme dhe asaj para 3 korrikut?

    Ja vlen të rrezikojë opozita me bashkëpunimin e PAFRUTSHËM, të cilin e kemi parë për 15 vjet rresht me PD-në??
    Opozita eshte totalisht e percar tani. Te vetmin shpetim qe ka ajo eshte te gjej menyren e komunikimit me partine ne pozit. Ndryshe do i hapen krahet Nanos dhe pastaj pergatituni per nje 97 te re (sic thot dhe Brari).

  7. #7
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Per mu Nano ska pune mo ne qeveri!

  8. #8
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Veshtrusja

    Vertete guxon te krahasosh te korruptuarit e PS-s kur ishin ne pozit me ata qe jane ne pozit sot? S'behet ky krahasim Humdinger.
    E përse mos GUXOKAM...janë të papërlyer tuajt kështu??
    Përse nuk u bëka ky krahsim Vështruese.. sepse ju djeg e vërteta??!!
    Pa më thuaj, kush e dha urdhërin të vritej kryetari i PD për Krumën??
    Përse po përflitet emër ministri në këtë ngjarje??
    Çfarë përfitimi kanë ata që e ekzekutuan, nëse do thoshin ndryshe??
    Cila është pasuria e Bashës dhe si është vënë??
    Përse në relata "shoqërie" të vajzës vihet dhe diskutohet një figurë femre për politikën kur shihet qartë agresiviteti i saj qoftë dhe ndaj presidentit të vendit?
    Cila është lidhja mes atyre (që prokuroria Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me atë italiane pa dijeninë e ministrisë së brendëshme) që u kapën para disa ditësh me emërtimin "harremi" apo diçka e tillë, me ministrin e brendëshëm aktual??
    Cili nga ata ishte kryetar në zonë elektorale??
    Perse te bashkepunoj opozita me poziten? Per te arritur ate qe eshte ne favor te popullit, perse jo?!
    Kur partia juaj e famshme dhe e "panjollosur" punoi dhe bashkëpunoi me partitë e majta të opozitës së sotme?? Në çfarë periudhë kohe...në ato të mitingjeve që janë autentike në botë për numurin e tyre dhe për papjellorinë që sollën??

    Pozita e pa-afte? Pse? Ku e shikon pa-aftesine e saj qe kur eshte bere pozit?
    Drita, pamundësia për të siguruar mjetet më të nevojshme të jetës në zonat e përmbytura...

    Opozita eshte totalisht e percar tani. Te vetmin shpetim qe ka ajo eshte te gjej menyren e komunikimit me partine ne pozit. Ndryshe do i hapen krahet Nanos dhe pastaj pergatituni per nje 97 te re (sic thot dhe Brari).
    Nga e sheh përçarjen e opozitës ti??!!
    Nëse nga partia socaliste doli një fraksion për 15 vjet, nga PD-ja kanë dalë 15 të tilla. Nuk është e vështirë ti numërosh por duhen hequr syzet me mbishkrimin "bëni si them unë e mos bëni si bëj unë"
    97' solli revoltë popullore sepse ky krim-inistri që keni sot, ish president i atëhershëm, tha para kamerave në muajin tetor 1996:
    Paratë e firmave, janë paratë e shqiptarëve dhe janë të pastra sepse shqiptarët punojnë edhe 16 orë në ditë që ti sigurojnë ato"
    Flluska të tilla sapuni na u lodhën sytë duke parë nga "njëshi" juaj.
    Ju e doni dhe e respektoni....shumë mirë bëni... good 4 you, por nuk keni të drejtën morale të detyroni të tjerët ta duan atë që e shkelmuan me gjithë karrike në 97'.

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nga e shoh une percarjen e opozites? Nga vete fakti qe ai kerkon te ndryshoj kryetaret e PS-s ne bashkite qendrore, nga vete sulmat qe i bejne socialistet atij. Rexhep Meidani ka then vete qe: "Rama nuk po bën reformë, por ndarje të partisë, në të fshatit dhe të qytetit". Si duket kur nje tjeter socialist e thot kete per kryetarin e PS-s? Fakti qe Meidani eshte nje nder figurat qe ka kerkuar te vendosi Nanon serisht kryeminister perpara se u be Rama tregon fare qarte qe akoma vazhdon me ato qellime dhe se nuk e perkrah kryetarin e tanishem te partise se tij. Ndersa persa i perket PD-s, mua sme intereson se sa eshte percar ajo ne te kaluaren, e rendesishme eshte qe ajo mesoi nga e kaluara dhe u bashkua per te fituar ne 3 korrik. Faktet flasin vete se cila parti eshte e bashkuar dhe cila eshte e percar o Humdinger.

    E di cfare gabimi ben ti Humdinger (dhe mos e merre kete si sulm por merre si nje kritik dhe ne qoftese njeriu nuk pranon kritik atehere ai njeri ka mbaruar si njeri): kur me pergjigjesh drejtohesh gjithmon duke me then se PD-ja ka bere kete e ate perpara PS-s. Nuk eshte kjo menyra qe duhet te me pergjigjesh Humdinger. Nuk e ngre PS-n lart duke then qe ajo ndodhet ne te njejten gjendje ne te cilen eshte ndodhur PD-ja me pare.

    Persa i perket pa-aftesise se PD-s, kriza energjitike tregoi ne fakt se sa e aft ishte PD-ja ta nxirrte veten jashte nje situate ku e kish futur PS-ja.

    Persa i perket bashkepunimit, une dhash mendimin tim dhe thash cfare do te ishte e mire per Ramen dhe per popullin shqiptar. Nese ti nuk mendon qe eshte ide e mire qe te kete bashkepunim midis partive opozitare ne Shqiperi, atehere me thuaj mua perse. Por mos me thuaj mua qe kete nuk e ka bere PD-ja dhe prandaj s'duhet ta beje PS-ja sepse kjo nuk eshte llogjik. Une thash qe ajo parti qe eshte ne opozit duhet te dij se ne cfare pikash duhet te bashkepunoj dhe ne cilat duhet te kundershtoj. Rama, ne kete pike, eshte duke kundershtuar (qofte njerez brenda partise se tij, qofte njerez te partise ne fuqi) thjesht per te mbajtur fuqi.

    Ne lidhje me "ate qe djeg" dhe te "verteten", mua s'me djeg as nje gje. Une jam e lumtur qe perfundimisht fitoi nje parti e votuar nga populli shqiptar sepse kjo eshte hapi i pare ne rrugen drejte nje shteti demokratike. Dhe persa i perket se vertetes, cila eshte e verteta Humdinger? Qe per 8 vjet te udheheqjes socialiste shqiperia u varros? Qe u be 97 per te fituar fuqi dhe qe nga ajo pike e tutje pame te rritet niveli i papunesise, i prostitucionit, korrupsionit, trafikut njerezor, te ulet niveli i arsimit, etj? Cila eshte e verteta Humdinger? Qe PS-s i interesonte me shume te krijonte nje krize energjitike thjesht per ti hapur pune PD-s sesa i interesonte populli ? Cila eshte e verteta? Kryetarin e PD-s per Krumen? Kush e dha urdherin, pa me thuaj? (Dhe mos harro te me tregosh se si e ke mesuar) Pasuria e Bashes? C'me duhet mua pasuria e Bashes? Ajo qe me duhet mua eshte te di qe pasuria e Bashes dihet (pasi ai e ka deklaruar haptazi) dhe qe Basha kontrollohet nga qeveria mos ti vjedhi popullit tani qe eshte minister. Kjo me intereson mua.

    Gjithe te mirat Humdinger.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 18-12-2005 më 22:18

  10. #10
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Edi eshte i lashte edhe kty hyn ne pune ajo shprehja e vjeter " aty ku ka vetem qorra ai qe eshte me nje sy eshte mret ".
    Edi eshte tamam rrumpalle edhe tosi po rri urt edhe kur rri urt ai dicka ben them se do ja marri kryesin perseri kti palles.

    Veshtrusja mos u merzit lal me ndonje azmatik qe flet kot hudh i fjale edhe ti lodhesh me i kthy pergjigje aq gjate. thjeshte bej analize dy sec ne menjen tende edhe e shef qe sja vle me ja kthy ic, se te sigurt ato qe flasin ashtu kane interesa personale edhe jane niper te ishe byrose dikurshme. Jane msu kto ta kene gjithmone ashtu vendin qe tju shkoje cdogje pershtat sic kane qef, por ju a kthey patkojt nga djelli populli me voten e tij.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Sa Kriminale Jane Mediat?
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 01:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •