Tiranė, mė 5 prill 2006

NJOFTIM PĖR SHTYP


Miratohen kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit pėr pranimet nė universitete

“Sot Kėshilli i Ministrave miratoi kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit pėr pranimin nė universitete pėr vitin akademik 2006-2007”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencės z. Genc Pollo gjatė njė konference pėr shtyp.
Nė pėrgatitjen e kėtij Projektvendimi dhe nė shpėrndarjen e kuotave tė pranimit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ėshtė mbėshtetur nė Programin e Qeverisė pėr tė rritur numrin e kuotave tė pranimit nė shkollat e larta nė mėnyrė tė vijueshme, duke shfrytėzuar nė maksimum tė gjitha kapacitetet fizike, akademike e administrative tė Universiteteve dhe tė shkollave tė larta. Ajo ka marrė parasysh edhe propozimet e Universiteteve e Shkollave tė Larta, mbėshtetur nė hapėsirėn fizike tė auditorėve dhe nė ngarkesėn mėsimore shkencore tė profesoratit.
Kėtė vit akademik 2006-2007 do tė ketė kuota kryesore, dytėsore, kuotat pėr shqiptarėt jashtė trojeve tė Republikės sė Shqipėrisė, kuotat pėr degė tė dytė, kuota pėr vite tė ndėrmjetme, kuota pėr shtresa tė vecanta sociale si edhe kuotat pėr studentėt e huaj
Kuota totale e pranimeve tė reja nė shkollat e larta pėr sistemin me kohė tė plotė (ose me shkėputje nga puna), kėtė vit akademik 2006-2007, ėshtė planifikuar tė jetė 8 440 studentė.

“U pėrpoqėm qė nė kuadėr tė liberalizimit te hyrjes ne universitete tė miratojmė maksimumin e kuotave tė pranimit duke hequr numrin e mbyllur tė pranimit nė 38 degė, nga 77 qė kanė universitetet tona”- vijoi ministri.
Mė konkretisht pranimet e reja pėr vitin akademik 2006-2007 janė liberalizuar pėr shumicėn e degėve si:

- Nė Universitetin e Gjirokastrės nė degėt Histori-Gjeografi, Gjuhė dhe Letėrsi Greke, Matematikė Informatikė, Administrim Publik.
- Nė Universitetin e Shkodrės nė degėn Histori-Gjeografi.
- Nė Universitetin e Elbasanit nė degėn Edukim Qytetar.
- Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht.
- Nė Universitetin e Tiranės nė degėt Gjuhė Sllave-Ballkanike, Matematikė, Fizikė, Kimi, Kimi Teknologjike dhe Ushqimore, Kimi Industriale.
- Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt mėsues pėr Ciklin e Ulėt, mėsues pėr Ciklin Parashkollor.
- Nė universitetet rajonalė nė degėt Matematikė-Fizikė, Biologji-Kimi.
- Nė Universitetin e Vlorės nė degėt Teknologji Informacioni, Inxhinieri Detare, Navigacion.
- Nė universitetet rajonalė nė degėt Administrim-Biznes, Ekonomiks, Financė, Turizėm, Marketing.
- Nė Universitetin Politeknik nė degėt Mekanikė, Tekstil, Gjeologji.
- Nė Universitetin Bujqėsor nė degėt Agronomi, Hortikulturė, Zootekni, Teknologji Agroushqimore e Vreshtari.
Pėrvoja e viteve tė kaluara akademikė ka treguar qė nė kėto degė nuk ėshtė realizuar kuota e planifikuar. Pėr kėtė arsye ato janė tė lėnė me numėr tė hapur dhe nuk janė planifikuar kuota pranimi. Nė degėt e liberalizuara dhe me numėr tė hapur, parashikohet qė numri i kandidatėve qė pėrfitojnė nė vitin e ri akademik 2006 - 2007 t’i kalojė tė 11.000 vetave.

Pėr kandidatėt shqiptarė nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Presheva, Medvegja e Bujanovci kėtė vit akademik, kuota parashikohet tė jetė 309.

Pėr sa i pėrket tarifės sė shkollimit ministri tha se: “Gjithashtu edhe nė kuadrin e njė politike arsimore qė synon modernizimin e sistemit financiar dhe rritjen e pėrgjegjėsisė e pėrkushtimit nga tė gjitha palėt nė universitet dhe nė kuadrin e njė politike mė tė drejtė sociale, kemi propozuar si ministri dhe u miratuan sot ne Keshill te Ministrave tarifat e shkollimit tė diferencuara.”
Tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt e vitit tė parė akademik 2006-2007 do tė jetė e ndryshme nė varėsi tė degės dhe universitetit pėrkatės. Nė vendosjen e kėsaj tarife tė diferencuar kemi parasysh koston pėr student, kėrkesat e kandidatėve dhe formimin e studentėve i cili ėshtė i niveleve tė ndryshme nė varėsi tė kualifikimit tė stafit akademik. Nė vitin e dytė dhe nė tė gjitha vitet e tjera tė studimit, tarifa e shkollimi propozohet tė jetė sa edhe nė vitin e kaluar akademik 2005-2006, pra 12.000 lekė.
Janė stimuluar degėt e Mėsuesisė, pėr tė cilat zhvillimi arsimor i vendit ka shumė nevojė. Tarifa e shkollimit ėshtė parashikuar mė e lartė nė ato degė studimi ku edhe pėrfitimi, pas marrjes sė diplomės, do tė jetė mė i madh nė Tregun e Punės.

Tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt qė do tė regjistrohen nė kursin e parė tė vitit akademik 2006-2007 do tė jetė:

I. Nė Universitetin e Tiranės:
1.Nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės 15.000 lekė
2. Nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja 15.000 lekė
3. Nė Fakultetin e Drejtėsisė 30.000 lekė
4. Nė Fakultetin e Shkencave Sociale 30.000 lekė
5. Nė Fakultetin e Mjekėsisė:
5.1. Nė degėn e Mjekėsisė 25.000 lekė
5.2. Nė degėn e Farmacisė 30.000 lekė
5.3. Nė degėn e Stomatologjisė 30.000 lekė
6. Nė Fakultetin e Infermierisė 25.000 lekė
7. Nė Fakultetin e Histori- Filologjisė 20.000 lekė
8. Nė Fakultetin e Ekonomisė 25.000 lekė

II. Nė Universitetin Politeknik:
1. Nė degėn Arkitekturė 30.000 lekė
2. Nė degėn Ndėrtim 25.000 lekė
3. Nė degėn Elektrikė 20.000 lekė
4. Nė degėn Elektronikė 20.000 lekė
5. Nė degėt e tjera 15.000 lekė

III. Nė Akademinė e Arteve:
1. Nė degėn regji filmi 80.000 lekė
2. Nė degėt e tjera 30.000 lekė

IV. Nė Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” : 20.000 lekė

V. Nė Universitetin Bujqėsor:
1. Nė degėn Drejtim Fermash dhe Agrobiznes 20. 000 lekė
2. Nė degėn Ekonomi dhe Politikė Agrare 20.000 lekė
3. Nė degėn Inxhinieri Pyjesh 20.000 lekė
4. Nė degėn Inxhinieri e Pėrpunimit tė Drurit 20.000 lekė
5. Nė degėn Veterinari 20.000 lekė
6. Pėr tė gjitha degėt e tjera 15.000 lekė

VI. Nė Universitetin e Elbasanit:
1. Nė degėn Gjuhė-Letėrsi 15.000 lekė
2. Nė degėn Gazetari 15.000 lekė
3. Nė degėn Punė Sociale 15.000 lekė
4. Nė degėn Psikologji 15.000 lekė
5. Nė degėt e tjera 12.000 lekė

VII. Nė Universitetin e Gjirokastrės: 12.000 lekė pėr tė gjitha degėt.

VIII. Nė Universitetin e Korēės: 12.000 lekė pėr tė gjitha degėt.

IX. Nė Universitetin e Shkodrės:
1. Nė degėn e Drejtėsisė 16.000 lekė
2. Nė tė gjitha degėt e tjera tarifa tė jetė 12.000 lekė

X. Nė Universitetin e Vlorės:
1. Nė degėn e Drejtėsisė 20.000 lekė,
2. Nė degėn e Gjuhė – Letėrsisė 15.000 lekė
3. Nė degėn Pedagogji e Specializuar 15.000 lekė
4. Nė tė gjitha degėt e tjera 12.000 lekė

XI. Nė Universitetin e Durrėsit: 15.000 lekė pėr tė gjitha degėt.

10. Tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt e viteve tė tjera mė tė larta tė jetė 12.000 lekė

Pėr vitin e ardhshėm akademik 2006-2007 nė ēdo degė, 5 (pesė) studentėt me rezultatet mė tė larta nga mesatarja e shkollės sė mesme dhe provimet e maturės shtetėrore, nuk do tė paguajnė tarifė shkollimi:
“Nė kuadrin e formimit tė grupeve tė ekselencės, studentėt mė tė mirė tė ēdo dege, Fakulteti tė renditur sipas rezultatit te Maturės Shtetėrore dhe mesatares sė shkollės sė mesme, tė paguajnė njė tarifė shkollimi 0, pėr t’i stimuluar nė arritjet qė ata kanė patur me kėtė matės. Kjo vlen vetem per vitin e pare qe mbaron maturen ne vere dhe fillon universitetin ne vjeshte.”- tha ministri Pollo.