Close

Rezultati i Sondazhit: Kush kalon ne finale?

Votues
42. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Arsenal

    33 78.57%
  • Villareal

    9 21.43%
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 118
  1. #31
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Mire ke thene, Arjon djali, lol.
    Davius madrileni : Pak rendsi ka kush del ne finale, Arsenal apo Villareal.

    Un di qe Barca shpallet kampione e Europes
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sa per ate se kush shpallet kampion Evrope, eshte heret te flasim, mandej kujto pak nje vit me heret, kur Milani u shpall kampion ne pjesen e pare, ndersa ne pjesen e dyte, Liverpool dhe morri Kupen. Dmth ca gjera nuk mund te parashikohen ashtu si mendojme ne...

    Per te shpallur kampionin e Evropes duhet te presim finalen dhe minuten e 90+4 te ndeshjes finale....

    Keshtuqe me mire urte, te mos shofim endrra sy hapur, se ende nuk dihet asgje...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012

    Thua !

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Sa per ate se kush shpallet kampion Evrope, eshte heret te flasim, mandej kujto pak nje vit me heret, kur Milani u shpall kampion ne pjesen e pare, ndersa ne pjesen e dyte, Liverpool dhe morri Kupen. Dmth ca gjera nuk mund te parashikohen ashtu si mendojme ne...

    Per te shpallur kampionin e Evropes duhet te presim finalen dhe minuten e 90+4 te ndeshjes finale....

    Keshtuqe me mire urte, te mos shofim endrra sy hapur, se ende nuk dihet asgje...
    Te kam then kohe me pare Davius madrileni, qe : Barcelona ka fituar si primiera division dhe ch-league.... qe kur nuk kishin filluar mir. Ti tani me thua te presim minuten e 90+4 LoOoL

    E di qe te dhemb ty qe Barca i ka fituar kto dy trofe, por pranoje
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  4. #34
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Citim Postuar mė parė nga sLimShady
    Topi rrumbullaket kurr si dihet mirepo Arsenal po ben shume loj te mira si ne kampionat po ashtu ne champions league .Ka nje ekip shume te mire te gjithe lojtar te rinje , mirepo edhe Villareal ka zhvilluar loj te mira der me tani dhe ka shume lojtar cilesor

    Une personalisht mendoj se Arsenal do kaloj ne finale

    Po shihet Arsenali,sivjet ka dale ne gjysemfinale se vitet tjera ne rrethin e pare drejt shkonte ne shtepi.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  5. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arjon, te ka hipnotizu dicka Barca, por mos dalesh si ate nate me Realin duart BOSH kur prisje fitore 4 apo 5 me 0, per Barcen, dhe ne fund barazuat me penallti, (falco), karton te kuq, dhe mungese te nje penalltie per Realin....

    Behu me objektiv...

    Kalo Milanin njehere, mandej flasim per finale, dhe per ato trofete...

    PS:

    Per ndeshjen: Barca-Real, asnje koment apo postim s'ke shkruajtur, sepse te dogji ai rezultat dhe ai realitet ne fushe...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #36
    www.Alb-IT.com Maska e ylber1998
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Arjon, te ka hipnotizu dicka Barca, por mos dalesh si ate nate me Realin duart BOSH kur prisje fitore 4 apo 5 me 0, per Barcen, dhe ne fund barazuat me penallti, (falco), karton te kuq, dhe mungese te nje penalltie per Realin....

    Behu me objektiv...

    Kalo Milanin njehere, mandej flasim per finale, dhe per ato trofete...

    PS:

    Per ndeshjen: Barca-Real, asnje koment apo postim s'ke shkruajtur, sepse te dogji ai rezultat dhe ai realitet ne fushe...

    Pajtohem me daviusin,se ne at ndeshje arbitri ka pas ndikim ne barazimin e Realit se per ndryshe Barca do te humpte ne at ndeshje

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Perparesi i jap Arsenalit mendoj se Henry eshte kapital i madh i Arsenalit.

  8. #38
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Fabregas: Arsenali, nė finalen e Parisit!

    Ēesk Fabregas ėshtė i bindur se heronjtė e Arsenalit kanė njė takim me fatin nė Paris, nė muajin e ardhshėm. Arsenali do tė ndeshet nė gjysmėfinale me surprizėn e kėtij sezoni, Vilarealin, por pėr talentin 18- vjeēar, vendi i ekipit nė finalen e 17 majit nuk mund tė diskutohet. "Sigurisht qė do tė jemi nė Paris. Ne kemi eliminuar Ajaksin nė grup, Realin dhe sė fundmi Juventusin. Nuk mund tė na ndalė asnjeri", - tha Fabregasi. Ai i ka habitur drejtuesit e Arsenalit qė kur u bashkua me londinezėt nė shtator tė 2003-shit, por loja e tij me Realin dhe me Juven e ka rritur padyshim ēmimin e kėtij lojtari. Fabregasi ishte nė dyshim pėr ndeshjen nė "Delle Alpi", pėr arsye tė njė dėmtimi nė takimin me Aston Vilėn, por ai dėshironte te ishte nė atė ndeshje. "Vendosa tė luaja, - tha ai. - Nė fushė ndieja dhimbje, por nuk kisha asnjė zgjedhje tjetėr, pasi nuk doja ta humbja kėtė ndeshje." Fabregasi mendon se heronjtė e vėrtetė tė skuadrės janė mbrojtėsit, tė cilėt kanė njė rekord prej tetė ndeshjesh pa pėsuar gol. "Tė gjitha meritat duhet tė shkojnė tek ata, - shtoi ai. - Nuk kanė lejuar njė gol pėr tetė ndeshje, njė arritje e vėshtirė kur luan me njė nivel tė tillė skuadrash. Mendoj se mbrojtėsit tanė meritojnė notėn 10 pėr atė qė kanė bėrė deri tani. Kanė qenė njė inspirim pėr tė gjithė skuadrėn". Spanjolli ėshtė i mahnitur se si shokėt e tij tė mbrojtjes arritėn ta mbanin rezultatin tė paprekur me kampionėt e Serisė A. "Ka gjithmonė presion kur luan nė nivele tė tilla, - shtoi ai. - Nėse je i ri, ke dhe mė tepėr. Por nė rastin tim pėrpiqem tė argėtohem nė fushėn e lojės. Fundja, prandaj kam zgjedhur futbollin", - shtoi Fabregasi.
    Arritja nė finalen e Parisit mund t'i shėrbejė shumė spanjollit, i cili mund tė fitojė njė vend nė pėrfaqėsuese pėr nė "Gjermani 2006". "Objektivi im kryesor ėshtė tė ndihmoj Arsenalin tė arrijė vendin e katėrt nė Premier Ligė dhe gjithashtu dua tė ndihmoj skuadrėn pėr tė shkuar nė finale. Nėse kjo mė ndihmon, mund tė realizoj ėndrrėn time pėr tė luajtur me Spanjėn nė botėror", - pėrfundoi ai.


    Vilareali paralajmėron "Topēinjtė"

    Arruabarena shėnoi golin e fitores ndaj Interit, nė ndeshjen nė "El Madrigal". Ai ėshtė shprehur se Arsenali pėrbėhet nga shumė lojtarė tė rinj dhe kjo mund t'u kushtojė shumė atyre, nė aspektin e mungesės sė eksperiencės. "Ata kanė mjaft lojtarė tė rinj. Kjo mund tė ndikojė tek ata, sepse ndeshjet gjysmėfinale mbartin shumė emocione, - tha ai pėr "Marca". - Megjithatė, bashkė me Barēėn, Arsenali ka luajtur futbollin mė tė mirė nė kėtė sezon", - tha sulmuesi. 30-vjeēari ka thėnė se Arsenali ėshtė nga ato skuadra qė pėlqejnė ta luajnė ndeshjen me topin nė kėmbėt e tyre gjatė gjithė lojės. "Jo vetėm Henri, por dhe lojtarėt e tjerė luajnė njė futboll tė shpejtė dhe preciz", - shtoi ai. Vilareali mundi Interin nė "El Madrigal" me rezultatin 1-0 dhe kėshtu arriti tė sigurojė njė biletė nė gjysmėfinale. Ky ėshtė sezoni i parė nė Ligėn e Kampioneve pėr Vilarealin dhe ka si objektiv pėr tė qenė debutuesi i parė nė finale, qė prej 1992-shit, kur Sampdoria arriti nė finalen e Kupės sė Europės. Presidenti i Vilarealit, Fernando Roig, ka shprehur shqetėsimin e tij pėr kėtė pėrballje. "Tashmė kemi pėrballė Arsenalin, i cili ėshtė njė klub i madh, me lojtarė tė mėdhenj, - tha ai pėr "AS". - Ata kanė Tierri Henri dhe ai ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė nė botė. Kanė dhe disa lojtarė tė mirė spanjollė, si Ēesk Fabregas dhe Rejes". Mediat spanjolle kanė thėnė se tifozėt e Vilarealit janė duke bėrė planet pėr njė udhėtim nė Paris, pėr tė parė finalen e 17 majit, ditė qė pėrkon me festėn nė nder tė shenjtorit mbrojtės tė qytetit tė tyre.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #39
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Venger: Tani mund tė pretendojmė

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, e vlerėsoi lojėn e skuadrės nė Torino me superlativa, pasi nuk e lejoi Juventusin t'i afrohej portės sė "Topēinjve". "Mbi tė gjitha mendoj se e kontrolluam lojėn nė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėrderisa Juventusi nuk po shėnonte gol, atėherė menduam se mė e mira ishte tė zhvillonim njė lojė tė fortė nė mesfushė, pėr tė mos krijuar hapėsira", - tha francezi, skuadra e tė cilit do tė ndeshet nė ēerekfinale me Vilarealin. Mbrojtja e Arsenalit, e formuar nga lojtarė tė rinj, ka arritur njė rekord me tetė ndeshje radhazi nė Ligėn e Kampioneve, pa pėsuar gol. "Dėshiroja tė zhvillonim njė lojė sulmuese, por nuk do tė ishte shumė e logjikshme, sepse na duhej vetėm tė mbronim golat e shėnuar nė Londėr, - shtoi Vengeri. - Loja u kthye disa herė nė favorin tonė, pas 15 minutave tė para tė lojės, por kthesa mė e madhe ndodhi kur Nedvedi u ndėshkua me karton tė kuq. Nė atė moment gjithēka kishte marrė fund". Nedvedi u largua nga fusha nė minutėn e 77-tė, pėr shkak tė njė kartoni tė dytė tė verdhė, duke e lėnė Juventusin me 10 lojtarė nė fushė. Skuadra e Kapelos tregoi shumė pak ambicie nė veprimet e saj sulmuese dhe Vengeri e shpjegon me faktin se skuadra e tij mund t'i ketė frikėsuar italianėt me lojėn e saj sulmuese, gjatė ndeshjes sė parė. "Mendoj se kjo ndeshje ishte vazhdim i asaj nė 'Hajbėri', - vazhoi Vengeri. - Ata luajtėn me topa tė gjatė dhe me kėtė mėnyrė loje vazhduan gjatė gjithė lojės. E dinim shumė mirė se depėrtimi i Nedvedit mund tė na dėmtonte shumė, por ia dolėm mbanė". Vengeri e ka nėnvizuar si njė sukses arritjen nė katėr skuadrat mė tė mira tė Europės. "Jam shumė i lumtur pėr klubin. Ēdo vit kemi dėshiruar tė bėnim diēka nė Ligėn e Kampioneve, por nuk kemi qenė tė zotė. Kėtė vit nuk e priste njeri prej nesh dhe ja ku jemi nė gjysmėfinale", - tha Arsen Venger, duke shtuar se nė kėtė sukses mund tė ketė ndikuar dhe mungesa e trysnisė pėr titullin nė Angli. "Ėshtė e vėshtirė ta quash si njė fitore tė futbollit anglez. Ėshtė njė fitore pėr njė ekip qė i pėlqen tė luajė futboll. Unė besoj se pėrfaqėsoj futbollin anglez. Kemi arritur me meritė nė gjysmėfinale dhe tani mund tė pretendojmė tė fitojmė trofeun", - deklaroi Vengeri.


    Sol Kembėll, afron rikthimi

    Mbrojtėsi i Arsenalit, Sol Kembėll, ėshtė gati tė rikthehet pas njė mungese 10-javore, megjithėse mbrojtėsit anglez mund t'i duhet tė presė pėr t'u rikthyer nė formacionin bazė. Kembėll, 31 vjeē, ka munguar qė prej 1 shkurtit, nė ndeshjen me Uest Hemin. Ai u zėvendėsua nė pjesėn e parė, pasi ishin shėnuar dy gola pėr shkakun e tij. U zhduk pėr disa ditė, por pas rikthimit nė skuadėr vuajti disa dėmtime tė vogla. "Jam nė formė, jam mirė dhe jam rikthyer, - ka thėnė Kembėlli. - Tani jam duke pritur pėr t'u hedhur nė fushė dhe pėr tė dhėnė maksimumin tim. Me klubin gjithēka ėshtė nė rregull dhe unė po stėrvitem pėr tė rikuperuar gjithė kohėn e humbur". Gjatė mungesės sė Kembėllit, Arsenali ka arritur gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve me dy mbrojtėsit e qendrės, Kolo Ture dhe Filip Senderos, tė cilėt kanė treguar se mund tė formojnė njė dyshe tė mirė nė atė repart. Ai ishte nė stolin e rezervave nė barazimin me Juventusin. "Ėshtė njė gjė e mirė, sepse tė gjithė qė kanė luajtur nė atė vend, ia kanė dalė mbanė, - shtoi Kembėlli. - Kur trajneri mė thėrret dhe dėshiron qė unė tė luaj, unė jam gati". Mungesa e mbrojtėsit ka vėnė nė diskutim vendin e tij nė pėrfaqėsuesen angleze, por ai ndihet optimist. "U takova me Eriksonin kur erdhi gjatė njė stėrvitjeje tė Arsenalit. Ai e di qė unė jam mirė dhe tani mė duhet tė luaj disa ndeshje pėr tė qenė gati. Ka akoma kohė pėr tė luajtur deri nė fillimin e Kupės sė Botės. Eshtė njė turne i madh dhe ne jemi nga kandidatėt mė tė favorizuar pėr ta fituar."


    Henri, euforik pėr kualifikimin

    Tierri Henri ėshtė shprehur shumė i gėzuar pas kualifikimit ndaj Juventusit, duke pėrgėzuar kolegėt e tij tė skuadrės tek Arsenali. "Ndihem shumė krenar nė kėto momente, por unė jam njė fitues dhe arritja e gjysmėfinaleve nuk do tė thotė shumė pėr mua, - tha Henri. - Ne po pėrpiqemi ta ēojmė deri nė fund dhe kjo do tė thotė qė duhet ta fitojmė. Ėshtė njė ditė e mirė pėr klubin, por le ta ēojmė deri nė fund. Jam njė i Arsenalit dhe kur e vesh kėtė uniformė, do tė thotė qė e kam nė gjak. Duhet tė shijojmė momentin dhe pastaj duhet tė mendojmė pėr Vilarealin. Po mbrohemi mirė, madje edhe 11 kundėr 10. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė futboll, tė mbrohesh mirė dhe me pak fat tė shėnosh disa gola. Gjatė gjithė lojės, Juventusi pati vetėm njė rast tė pastėr, nė pasimin e Pavel Nedvedit pėr Trezegenė, por Lehmani reagoi mirė."
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #40
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Po mer po do fitoj sikur ndeshjen e pare kunder benfikes per te cilen te gjithe thane se barca o favorite po aha ne pjesen e dyte ronaldinjos si lan as dy topa ti preki si dhe gjygjtari nuk referoj nje penalti te paster

    Nejse sa per ndeshjen milan barca spothem asgje vetem se jam i bindur se milani do e skualifikoj jemi gjalle e do e shofim pastaj flasim
    M&M

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manchester United - Arsenal
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 01:45
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. Oferte: Dhome dyshe ne Woolwich Arsenal
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 07:10
  4. Arsenal kualifikohet!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 00:01
  5. Villarreal kualifikohet!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 17:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •