GJON MILI, "SHQIPTARI GJENIAL"

Koha Jone
26 Qershor 2005



Dhe pse nje fotograf madheshtor, qe eshte cilesuar si shqiptari me i madh ne Amerike, Gjon Mili eshte njohur ne Shqiperi vetem ne rreth te ngushte fotografesh profesioniste. Vetem dy dite me pare, pas 15 vjetesh komunikim me boten u realizua ne Galerine Kombetare te Arteve nje ekspozite e pare me fotografi te zgjedhura te fotografit te madh. Nje nisme e fotografit Roland Tasho, i cili nje album te zakonshem me 32 foto nga arkivi i vet, e riprodhoi dhe e paraqiti per publikun kurioz shqiptar.

Foto artistike realiste, ku dallohet kendveshtrimi artistik, perzgjedhja e detajeve rastesore ne dobi te nje koncepti te gjetur ne realitet e me pas pohuar prej fotografit. Portrete te posacme edhe te emrave te medhenj te Hollivudit, si; Sofia Loren, Frenk Sinatra, qe deshmojne per rendesine e madhe qe ka pasur fotografi yne ne boten e artit amerikan. Por ajo qe deshmohet si mjeshteria me e madhe e Gjon Milit, dhe si risi e tij ne fotografine boterore, sipas fotografeve shqiptare te pranishem ne ekspozite eshte puna e tij e madhe me ndricmin. Ai ishte nje shkencetar i fotografise. Duke qene edhe nje inxhinier elektrik ne profesion, Mili arriti te fiksoje edhe imazhe te levizshme, duke bere maksimumin qe mund te beje aparati per te dhene kete realitet. Thjesht duke praktikuar i pari "driten stroboskopike", te shpikur nga Harold Edgerton, me te cilin edhe bashkepunoi arriti te percjelle edhe pozicionet e ndryshme te nje pike uji duke rene etj.

"E njoh qe nga viti 1980 kete fotograf dhe albumin e tij ma kane sjelle nga Amerika. Doja te theksoja edhe nje fakt interesant, qe Gjon Mili kurre nuk e ndryshoi emrin e tij ne Xhon, apo.Gjithmone kembenguli ta mbante emrin e tij shqiptar", thote Roland Tasho. Por nje tjeter fotograf i madh Pirro Nace eshte i vetmi qe ka vizituar shtepine e Gjon Milit ne SHBA dhe te pritet nga bashkeshortja e tij, nje ish-gazetare, fotografe. Nderkohe qe ne Kosove ka nje shkolle qe mban emrin e tij, ne Shqiperi nuk ekziston asgje. "Po mendojme qe t'i propozojme Bashkise se Tiranes qe nje institucioni te rendesishem ne Tirane t'i vihet emri i ketij artisti dhe shqiptari te madh", perfundon Tasho.

Jeteshkrimi i "shqiptarit gjenial"

Gjon Mili, shqiptari me origjine nga Korca, konsiderohet fotografi shqiptar me i suksesshem ne bote per 100 vitet e kaluara. Botimi ne vitin 2000 i fotografise se tij "Pikaso" ne albumin "The Photo Book" te shtepise botuese prestigjioze te Londres "Phaidon" eshte nje argument me teper per kete perfundim. Nje komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur ne kete album 500 fotografe nga 59 vende te botes me krijimet e tyre qe nga fillimet e ketij arti "rreth 150 vite me pare) deri ne fund te shekullit te kaluar.

Po kush eshte Gjon Mili, ky fotograf i permasave boterore qe deri para 10 - 12 vitesh ishte, jo per faj te tij i panjohur dhe i padeshiruar per Shqiperine e asaj kohe? Rrjedh nga nje familje korcare dhe ka lindur ne Korce me 1904, ende pese vjec, bashke me familjen emigroi ne Rumani, ku jetoi derisa kreu shkollen e mesme, e me vone me 1923 shkoi ne SHBA. Aty u mor shpejt me artin fotografik me entuziazmin e nje artisti te ri me fantazi te begate, duke u bere specialist ne fushen e teknikave te reja te fotografimit. Pasi u diplomua ne Institutin e Teknologjise se Masashusetsit si inxhinier ndricimi, ai u dallua me punen e tij ne ndermarrjen "Westinghouse" qe prodhonte paisje elektrike. Me 1937 mori titullin profesor dhe perdori per here te pare "Flashin elektronik" dhe aty "driten stroboskopike" te shpikura nga profesori Exherton "Harold Edgerton) me te cilin edhe bashkepunoi. Emri i Gjon Milit "shqiptarit gjenial" "the genial albanian) sipas dramaturgut Shon O'Kejsi "Mili - Photographs and Recolections, Boston, 1990) permendet ne shume botime serioze ne bote mbi artin e fotografise, qofte me riprodhime te fotove te tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marre si shembull per ilustrimin e perfundimeve studimore "Feininger, Gautrand, Kismarik etj) fotografi dhe studiuesi yne i njohur i artit grafik, Piro Nace shkruan per te: "Ai ishte serioz deri i rrepte per shkencen e ndricimit dhe per kerkimet fotografike" "Skena dhe Ekrani, 3/198 . Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos ne revisten e njohur "Life" puna me te cilen e beri te vizitonte vende te ndryshme dhe te fotografonte figura te njohura ne to. Me 1934 hapi ekspoziten e pare vetjake, ndersa te fundit me 1980 ne Nju Jork me rastin e 75-vjetorit te lindjes, ku u paraqiten 140 fotografi nga e gjithe krijimtaria e tij. Shoqata "New York Graphic Society" botoi per nder te tij albumin "Mili - fotografi e kujtime". Ai ka levruar me sukses shume zhanre te fotografise si portretin, peizazhin, reklamen, foton dokumentare, politike, ate te arteve "teater, kinema, koncerte, vallezime, sportive) etj. Ne librin e Susan Kismaric "Americans Politicans" - photographs from 1843 to 1993 - te botuar nga "The museum of Modern Art", Nju Jork, 1994, ndermjet shume fotografive gjejme edhe dy krijime me teme politike te Milit. Fotografia "Pikaso i famshem duke vizatuar me drite" sic e quan Michel Frizot ne librin e tij "Nee History of Photography", Paris, 1998, eshte bere me sugjerimin e Milit ne vitin 1949 ne vilen Valauris ne Francen e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografine me dy shpejtesi drite. Piktori ka vizatuar ne ajer me nje llambushke nje centaur, veprim i bere ne erresire te plote me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohezgjatjen e duhur, pastaj pa levizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit eshte mbyllur obturatori, eshte ndricuar nje mjedis "hapur dritarja ne te djathte te figures) dhe me kohezgjatje marramendesisht te shkurter "disa te mijtat e sekondes) eshte bere impresionimi mbi te njejtin kuader filmi i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dale fotografia. Fotografi dhe studiuesi i shquar gjerman Andreas Feininger shprehet per fotografine se "megjithe fokusimin e persosur, jep idene e levizjes" "La nuova tecnica della fotografia, Rome, 1991). Edhe qendrimi i piktorit ne nje pozicion tejet kalimtar, e thekson idene e levizjes. Syri i djathte i piktorit, megjithese nuk eshte ne boshtin optik te fotografise, perben qendren e gravitetit kompozicional te saj ku "ngec" shikimi qe ne sekondat e para te kqyrjes se saj. Nuk eshte shikimi i qete me "sy depertues qe duken sikur cpojne letren ku jane stampuar" "G. Clavenzi, Specchio, 24. 6 2000) i fotografit te njohur amerikan Arnold Neeman bere Pikasos. Ne rastin e Mlit kemi nje sy te djathte te piktorit, fiksuar ne nje gjendje shperthyese, ne rezonance te plote me mjedisin dhe sidomos me figuren e centaurit. Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili ne mitologjine e lashte greke ishte nje perbindesh gjysem njeri e gjysem kale dhe qe simbolizonte pasionet e egra dhe te papermbajtura, eshte bere afersisht ne te njejten kohe kur nje pellumb i bardhe i pikturuar nga ai ishte kthyer ne "pellumbin e paqes", si simbol i propagandes kunder luftes qe zhvillonin forcat e majta ne Europe, te udhehequra nga Bashkimi Sovjetik me demagogjine e tij tradicionale. Vertete figura e Pikasos ben t'i rritet "fusha manjetike"kesaj fotografie, por nuk duhet lene pa permendur fakti se Gjon Mili ka fotografuar edhe personalitete te tjera te shquara te artit e kultures boterore si regjisorin Hickok, aktoren Helen Vaigel "e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O'Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, kengetarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Gjithashtu Mili eshte fotografuar nga artisti i shquar i fotografise francezi Henri Kartje - Breson, gjate nje bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij. Permasat e personalitetit te Gjon Milit shtohen po te kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mosndryshimin e emrit dhe te kombesise si dhe perdorimin e "gjuhes shqipe, te cilen e fliste dhe e shkruante aq bukur", sic thekson P. Nace, vleresimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin me origjine shqiptare Gjon Mili, na ngjall nje krenari te natyrshme per bashkekombasin tone dhe na nxit qe te kete figure te shquar ta bejme te njohur gjeresisht ne vendin tone dhe dashamiresit e ketij arti te perfitojne nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore.