Nje veshtrim rreth personaliteteve te Mirdites ne shek. XV-XX
dr. Nikolle Toma
Gjate qendreses anti-Osmane te shek. XV, Skenderbeut ju ofruan menjehere edhe mirditasit, te cilet qene te gatshem kurdohere me forcen e tyre ushtarake per te mbrojtur tokat shqiptare. Nder perkrahesit e pare te Skenderbeut, me perfaqesuesit nga Mirdita qene Pjeter Perlati dhe Pal Kuka. Skenderbeu duke pasur besim tek ata, i dergoi ne vitin 1445 si emisar te tij, per tu takuar me Papen Eugeni IV. Ne vitin 1449, Skenderbeu i pati besuar Pjeter Perlatit mbrojtjen e keshtjelles se Sfetigratit, qe ishte nje pozicion shume strategjik e ku u organizua nje qendrese heroike. Gjeneralet Pjeter Perlati dhe Pal Kuka, ishin perseri emisare te Skenderbeut tek mbreti i Napolit, per te kerkuar ndihme e perkrahje perkunder fushates qe pergatiste Mehmeti i II-te kunder Shqiperise ne vitin 1454.
Qendresa kunder pushtimit turk vazhdoi edhe pas vdekjes se Skenderbeut, e kjo me shume ne viset malore. Nje nder keto krahina malore ka qene edhe Mirdita. Atdhetari i shquar, Sami Frasheri i ka portretizuar mirditasit "se ato jane te krishtere katolike, burra besnike e trima". Historiografia shqiptare dhe e huaj, ka bere shme studime e vleresime per Mirditen dhe mirditasit. Mbijetesa e mirditoreve, ne nje terren malor dhe te thyer, i ka bere ata qe te luftojne per te nxjerre cdo gje me mundin dhe djersen e tyre dhe ta ruajne krahinen e kurdohere me arme ne sup. Qendresa heroike ka shtruar shpesh here pyetjen se si eshte e mundur qe kjo krahine e vogel ne zemer te maleve te Shqiperise se Veriut ka ruajtur te paprekura tiparet e qenesishme shqiptare mendoj se dy kane qene arsyet e kesaj qendrese:
Se pari, organizimi tradicional i vetqeverisjes i krahines qe ka ruajtur kurdohere unitetin dhe forcen ushtarake te mirditasve. Se dyti, organizimi tradicional, vetqeverises i krahines, "nje forme disi e vecante demokratike), ku burrat mblidheshin ne kuvende dhe zgjidhnin si prijes personalitet dhe burrat me ne za te bajrakut apo te krahines dhe ata udhehiqnin me shume dashuri dhe atdhetarizem krahinen e tyre. Per organizimin tradicional vetqeverises te Mirdites jane bere disa studime. Synimi i kesaj trajtese eshte te ndalemi pikerisht rreth personaliteteve qe ka nxjerre Mirdita nga shek. XV e deri me sot. Kjo periudhe pak a shume perkon me krijimin e vete krahines se Mirdites.
Nga anliza dhe veshtrimi i personaliteteve dhe burrave te shquar qe ka nxjerre Mirdita per 5 shekuj, ata i ndajme ne dy kategori: 1) Atdhetare qe luftuan kurdohere per lirine dhe pavaresine e Mirdites dhe te gjithe Shqiperise, 2) Ne intelektuale te afirmuar ne fusha te ndryshme te dijes dhe te shkences.
Mirdita nga shekulli i XV e deri ne prag te Luftes se Dyte Boterore u udhehoq nga familja princerore e Gjomarkajve, qe nga disa brezni nxori personalitete atdhetare te njohur jo vetem ne Mirdite, por edhe mbare Shqiperine. Gjomakajt shfrytezuan poziten gjeografike te Mirdites si nje fortese natyrore si dhe aftesite luftarake te popullit te tij.
Ne gazeten "Albania" te vitit 1908, ne mes te tjerash eshte shkruar: Ne te gjitha shtepite e para dhe te mocme e ma te permendurat, qe me te shtruemit e me te ramit e Shqiperise ne dore te Turqeve, ishin te hjekun me shpate permbi krye, me i ra mohit fese ne nje fare menyre edhe komsise se te pareve te vet, veq nji qe i thone dera e Gjonmarkut i erdhi mbare, tu mos perulun atij ngushtimit, e persa qindravjet kaluen qendroi me besim e dashtuni te Atdheut, duke ruajtun nderin e shqiptarise deri ne ditet e tona.
Cilet ishin prijesit e kesaj dere?
Nder ta do te veconim: Gjo Markun, i cili deri ne vitin 1700 tregoi trimeri dhe sebashku me mirditasit, e ngriti lart zanin e Mirdites. "Ai me ushtrite e veta theu Asianet e vendeve rreth Adrianopolit, te cilet kishin ngritur dore kunder mbretit"
Pas vdekjes se Gjo Markut shtepia e kapidanit pati nje prijes tjeter te afirmuar, Preng Lleshin, i cili pervec bukurise trupore kishte edhe nje zemer te madhe, urti e pleqeri. Ishte i dyti kapedan qe e rriti famen e deres se tij dhe te gjithe Mirdites duke ndihmuar Ali Pashe Tepelenen e nga kjo pashai pati perfituar shume. Nga viti 1884 e deri ne fund te shekullit XIX personalitet i spikatur qe Bib Dod Pasha. Titullin Pasha e pati marre ne vitin 1849. Me aftesite e tij i pat siguruar Mirdites vazhdimesine e privilegjeve e te pavaresise per banoret e ketyre maleve. Pas vdekjes se Bib Dod Pashes, trashigimin e drejtimit te Mirdites e mori i biri i tij, Preng Bib Doda, i cili per nje periudhe te gjate kohe e afirmoi veten si nje politikan i mirfillte. Ai perfaqesoi denjesisht Mirditen ne shume tubime te rendesishme kombetare. Me 1876 udhehoqi levizjen anti Osmane te Mirdites, u rradhit ne ne anen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, udhehoqi forcat e Veriut ne mbrojtjen te Princ Vidit"1914). U vra pabesisht ne vitin 1919.
Atdhetare te tjere te shquar te Mirdites qene Preng Marka Prenga, bajraktar i Oroshit, Marka Gjon Bajraktari i Kashnjetit, Gjok Ded Lleshi, perfaqesues i Mirdites ne kongresin e Lushnjes si dhe udheheqes te shquar popullor si Zefi i Vogel i Fanit, Kol Toma i Veles, Preng Tuc Doda i Fanit etj. Mirdita nxori personalitete edhe ne fushen e kultures. Ne kete kategori kane bere kryesisht klerike me origjine mirditas edhe vendas, te cilet "kane ndikuar ne mase te rendesishme, madje shpesh here edhe ne menyre vendimtare qe te ruhet dhe te mbahet gjalle gjate shekujve, qe te zhvilloet dhe te pasurohet gjuha, kultura, letersia, vetdija kombetare dhe historike. Ata kane kontribuar ne menyre vendimtare, qe te ruhet identiteti yne kulturor e kombetar".
Cilet ishin disa nga pesonalitet e shquara te kultures dhe te dijes ne Mirdite?
Qe ne shekullin e XV-te do te kemi perfaqesues te tille nga Mirdita. Gjon Gazulli, Profesor ne universitetin e Padovas ne Itali, ne vitin 1430 merr titullin "doktor i shkencave te lira" dhe do te caktohet si misionar diplomatik i Shqiperise prane mbretit te Hungarise. Ndersa Pal Gazulli, Rektor i shkollave humaniste ne Raguze ne vitin 1442 emerohet edhe ai prej Skenderbeut si ambassador ne Raguze. Nje perfaqesues tjeter i Gazulloreve, Andrea Gazulli ishte komandant taborri ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes.
Mirdita ka te drejte te krenohet se origjina e Fishtes eshte mirditase. Ende sot ne Fan jeton personi qe ka qene shoqerues i perhershem i tij, njeriu me besnik, i cili pohon se Fishta ruante kujtimet me te mira per Mirditen dhe historine e saj te lavdishme. Me se fundi, eshte pohuar se Fishta eshte letrari me i madh qe ka deri me sot rraca shqiptare. Vepra e tij madhore "Lahuta e Malsise", e perkthyer ne gjuhen Gjermane, Italiane e angleze, eshte tani pjese e pandare dhe integrale e qyteterimit europian, te cilin Ernest Koliqi e me pas Rexhep Qosja e kane quajtur Enciklopedi e e botes shqiptare.
Pas nje periudhe te gjate mohimi, del ne drite jeta dhe vepra e abatit te Mirdites, Prend Doci, i cili eshte i njohur me kontributin e tij si klerik e atdhetar, si diplomat, poet e publicist. Personaliteti i tij si rilindas i madh po afirmohet gjithnje e me shume. "Mendja e tij e kthjellet, vullneti i tij i paperkulur ne punen e tij, fjala e rrjedhshme dhe e ambel, hija e burrnise, sjellja e tij plot njerezi e bujari, ka pas ba qe ai qe matesh me te gjithe burrat ma te mire te kombit. Abati i Mirdites punoi shume per Shqiperine, jo vetem me pene ne dore, por edhe me pushke ne sup, njeriu qe ndonese ndenji 12 vjet i merguar, punoi me shume zell per lirine e kombit shqiptar. Gjate rilindjes kombetare shkroi shume vjersha me permbajtje atdhetare. Shume e njohur eshte ajo me titull "Nje kushtrim shqiptareve""1870) ku u ben thirrje te gjithe shqiptareve per lufte te armatosur kunder pushtuesve osmane. Ai ishte themelues i Shoqerise Kulturore "Bashkimi" ne Shkoder "1879), qe u peqrfaqesua ne kongresin e Manastirit "1908), ku u vendos alfabeti i gjuhes Shqipe. Ende nuk eshte njohur mire veprimtaria politike, letrare e at Ambroz Marlaskajt, ish-rektor i universitetit Antonian te Romes, i cili pervec kontributit ne fushen e studimeve filozofike e sociologjike ka qene nje nder perfaqesuesit me te zjarrte te opozites demokratike te vitit "20 te shekullit tone". Eshte me se e njohur veprimtaria letrare e Pashko Vasos dhe e Ndre Mjedes, te cilet edhe ata kane qene me origjine mirditase.
Nje veprimtari te gjere ne fushen e letrave shqipe kane patur edhe mjaft klerike te tjere mirditas si: dom Prend Suli, dom Nikoll Kimza, dom Zef Skana, dom Dod Koleci, dom Gjergj Koleci etj. Natyrshem mund te linde pyetja: si eshte e mundur qe Mirdita, nje krahine e izoluar mes maleve te nxjerre figura te shquara patriotike e atdhetare si dhe shume intelektuale te mirfillte?. Mendoj se ndikuese per kete kane qene dy faktore: se pari, aftesia luftarake e mirditasve ka qene shume e zhvilluar dhe kjo i ka bere ata qe te kishin edhe prjes te afirmuar dhe, se dyti: Mirdita nxori intelektuale te shumte, meqenese ajo vazhdimisht lidhjet e saja i ka pasur me perendimin dhe kjo ka mundesuar mjaft mirditas qe te shkolloheshin ne Perendim dhe kjo ka qene premisa.
Krijoni Kontakt