Takimi V botėror i familjeve me Papėn nė Spanjė nga 1 deri mė 9 korrikun e ardhshėm
rast i pėrshtatshėm pėr tė zbuluar bukurinė e martesės









“Transmetimi i fesė nė familje”: kjo ėshtė tema e zgjedhur pėr takimin Botėror tė familjeve me Papėn. Takimi do tė mbahet nė Valencia tė Spanjės nga 1 deri mė 9 korrikun e ardhshėm.

“Ėshtė rast i pėrshtatshėm pėr tė zbuluar e pėr tė shpallur pėrsėri bukurinė e thirrjes, qė tė nxit tė martohesh e tė krijosh familje, nė kėtė ēast tė historisė, pėrplot me pyetje tė vėshtira e shpresa tė mėdha”- kėshtu ipeshkvijtė spanjollė, nė pėrfundim tė Asamblesė sė tyre plenare mbajtur nė Madrid, vėnė nė dukje, nė njė Mesazh, zemrėn e kėsaj ngjarjeje, qė do tė mbledhė nė Valencia, sipas parashikimeve, njė milion e gjysėm pėrfaqėsues tė familjeve nga mbarė bota e, sigurisht edhe nga Shqipėria e trevat shqiptare, e cila qė nga viti 1994 merr pjesė rregullisht nė tė gjitha takimet e kėsaj natyre. Kulmi i kremtimeve do tė arrijė nė takimin me Benediktin XVI, qė do tė jetė nė qytetin spanjoll mė 8 e mė 9 korrik, pėr tė kumtuar Ungjillin e familjes, vlera e sė cilės – siē shkruajnė ipeshkvijtė – ėshtė qendrore pėr shoqėrinė e pėr Kishėn.

Dy janė ēastet kryesore tė takimit: ai i sė shtunės, me arritjen e Papės, dhe i sė dielės, me kremtimin e Meshės Shenjte. Qėllimi kryesor i Takimit V Botėror tė familjeve – kujtojmė se takimi i parė u thirr nė vitin 1994 nga Gjon Pali II - ėshtė tė ndihmojė pėr forcimin e identitetit tė familjes tė bazuar mbi martesėn, si vend ku njerėzit marrin dhantinė e jetės dhe nxitjet e duhura pėr ta jetuar atė me dinjitet. Por nė se Ungjilli i jetės ka qenė gjithnjė i rėndėsishėm – vėren episkopati spanjoll - sot ėshtė posaēėrisht urgjent. Populli ynė – shkruajnė ipeshkvijtė – e vlerėson shumė familjen. Tė rinjtė dėshirojnė tė formojnė familje tė lumtura, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, qė nuk mungojnė kurrė. Ne besojmė – vijon mesazhi i prelatėve – se tė jesh dhėndėrr e nuse, burrė e grua, baba e nėnė, duhet tė jetė diēka e domosdoshme pėr tė pritur fėmijėt e pėr t’u kujdesur pėr shėndetin e tyre fizik e shpirtėror, mjedis i ekologjisė njerėzore, shenjtėrore e jetės dhe e shpresės sė shoqėrisė.