Ritet qė do tė kryesohen nga Benedikti XVI
nė Javėn e Madhe tė parė tė Papnisė sė tij.
Pashkėt pėrkojnė me 79-vjetorin e ditėlindjes sė Atit tė Shenjtė
U publikua programi i kremtimeve tė Javės sė Madhe, qė do tė kryesohen nga Papa. Dita e Pashkėve pėrkon me ditėlindjen e Benediktit XVI, qė mbush 79 vjeē.
Me Javėn e Shenjtė ose Javėn e Madhe, siē quhej nė shekullin IV nė Egjeri e siē quhet edhe sot e kėsaj dite ndėr shqiptarė pėrfundojnė Kreshmėt e hyjmė nė kremtimet e Pashkėve. Zyra e Kremtimeve liturgjike publikoi sot programin e kremtimeve tė Javės sė Madhe qė do tė kryesohen nga Ati i Shenjtė. Java e Madhe nis me tė Dielėn e Larit, mė 9 prillin e ardhshėm, e arrin kulmin me Triditshėn e Pashkėve, qendėr e gjithė vitit liturgjik.
Nė Javėn e Madhe shkruan Imzot Piero Marini, Mjeshtėr i Kremtimeve Liturgjike Papnore Kisha kremton misteret e shėlbimit: vepėr e shpėrblimit e kryer nga Krishti i cili, duke vdekur, e shkatėrroi vdekjen e, duke u ngjallur, na dha pėrsėri jetėn ne tė gjithėve.
Benedikti XVI do ti kryesojė tė gjitha ritet e Javės sė Madhe, duke filluar mė 9 prillin e ardhshėm, nė orėn 9. 30, me Meshėn nė Sheshin e Shėn Pjetrit pėr tė Dielėn e Larit e tė Mundimeve tė Zotit. Kjo datė pėrkon me Ditėn XXI Botėrore tė Rinisė me temė Llambė pėr hapat e mi ėshtė fjala jote, dritė nė rrugėn time (Ps. 118, 105), qė do tė kremtohet nė nivel dioqezan. Para se tė fillojė procesioni eukaristik, Ati i Shenjtė do tė bekojė larin, palmat e degėt e ullinjve, ndėrsa nė pėrfundim tė procesionit, do tė kremtojė Meshėn Shenjte tė Mundimeve tė Krishtit.
Tė Martėn e Madhe, mė 11 prill, nė orėn 17. 30, kardinali Xhejms Frensis Staford, Kryependestar, i ngarkuar nga Ati i Shenjtė, do tė kryesojė nė Bazilikėn e Vatikanit ritin e rrėfimit, duke rrėfyer pendestarėt e duke ua zgjidhur individualisht mėkatet.
Tė Enjten e Madhe, mė 13 prill, Shenjtėria e Tij do tė kryesojė bashkėkremtimin e Meshės sė Bagmit nė Bazilikėn e Vatikanit, ndėrsa pasdite, Meshėn e Darkės sė Fundit tė Krishtit nė bazilikėn e Shėn Gjonit nė Lateran. Benedikti XVI do tu lajė kėmbėt 12 burrave. Gjatė ritit, tė pranishmėve do tu drejtohet ftesa pėr tė bėrė njė akt bamirėsie si ndihmė pėr realizimin e projektit tė rindėrtimit tė shtėpive pėr viktimat e shkarjeve tė dheut, qė nė shkurtin e kaluar shkatėrruan njė pjesė tė mirė tė territorit tė dioqezės sė Maasinit, nė Filipine, duke shkaktuar edhe vdekjen e qindra njerėzve. Shuma qė do tė mblidhet do ti dorėzohet Atit tė Shenjtė nė ēastin e paraqitjes sė dhuratave.
Tė Premten e Madhe, mė 14 prill, nė orėn 17. 00, Papa do tė kryesojė, nė Bazilikėn e Vatikanit, Kremtimin e Mundimeve tė Zotit me ritin e Adhurimit tė Kryqit e pastaj, nė mbrėmje, nė orėn 21. 15, Udhėn tradicionale tė Kryqit nė Koloseo.
Tė Shtunėn e Madhe, me 15 prill, nė orėn 22. 00 Benedikti XVI do tė kryesojė kremtimin e Natės sė Pashkėve nė Bazilikėn e Vatikanit me ritin e bekimit tė zjarrit tė ri nė tremen e Bazilikės, ndėrsa tė dielėn, mė 16 prill, Solemniteti i Pashkėve, nė orėn 10. 30, Papa do tė kremtojė Meshėn e Ditės nė Sheshin e Shėn Pjetrit e mė pas, nga lozha qėndrore e Bazilikės, do tė japė Bekimin Urbi et Orbi Romės e Botės. Kėtė vit Pashkėt, ndėrmjet tjerash, pėrkojnė me ditėlindjen e Atit tė Shenjtė qė pikėrisht mė 16 prill mbush 79 vjet: tri ditė mė pas, mė 19 prill, mbushet njė vit nga fillimi i papnisė sė Benediktit XVI
Krijoni Kontakt