Gjon Francesk Albani - Papa Klementi XI
Nė tė vėrtetė, Klementi XI nuk ėshtė as i pari e as i fundit shqiptar i njohur e i vlerėsuar botėrisht nė tė shkuarėn e kombit tonė. E kaluara tashmė e varrosur romake-bizantine njeh emra shqiptarėsh tė mėdhenj si perandorėt Justiniani, Diokleciani, Anastasi apo Kostandini, i njohur si njeriu qė e futi pėrfundimisht Krishtėrimin dikur monoteist nė trajtėn e tij tė sotme sinkretiste dhe trinitariane. Nėse do tė shtonim edhe brezat e tėrė tė shqiptarėve qė qeverisėn si sadrazamė e udhėheqės ushtarakė Perandorinė Osmane, tė gjithė ata shqiptarė qė i dhanė tonin jetės kulturore, politike, ekonomike e ushtarake tė qyetetėrimit tė magjishėm osman, duke qenė mė tė shumtė nė numėr edhe se vetė turqit, themelues tė kėtij qytetėrimi, lista nuk do tė mbaronte kurrė. Megjithatė, tė nxitur edhe nga aktualiteti i vizitės sė presidentit Moisiu nė Vatikan, do tė ishte me interes tė ndaleshim pėr tė njohur personalitetin e papės Klementi XI, i njohur ndryshe si Gjon Franēesk Albani.
Dr. Engjėll Sedaj, nė librin e tij "Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbenit, na kujton se Gjon Franēesk Albani njihet nė historiografinė shqiptare, si dhe nė fushat e tjera albanologjike, si i gjakut shqiptar, pėrkatėsisht se ėshtė me origjinė shqiptare, se kishte konvokuar Kuvendin e Arbėnit (1703) dhe se kishte merita tė tjera per ēėshtjen shqiptare. Po sipas dr. Sedajt, nuk dihet tė jetė marrė dikush me studime tė veēanta per jetėn dhe veprimtarinė e tij. Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) nuk eshte evidentuar as familja Albani, nga e cila, perveē Klementit XI, edhe disa anetarė tė saj te tjerė kanė lėnė gjurmė tė thella nė jetėn kulturore e politike nė Itali dhe mė gjerė, keshtu qė e gjithe literatura dhe burimet e tjera pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij janė kryesisht nė Itali.
The Catholic Encyclopedia (Vol. IV, 2002), duke u ndalur nė jetėn e Klementit XI, thotė se Gjon Franēesk Albani (Giovanni Francesco Albani), i biri i Karlos dhe i Elenės (Moska), lindi nė Urbino mė 23 korrik 1649. Ai u zgjodh nė fronin papnor mė 23 nėntor 1700, dhe vdiq nė Romė mė 19 mars 1721. Familja e tij njihej si familje arbėreshe fisnike e qytetit tė Urbinos. Nė kohėn e papės Urbani VIII, gjyshi i papės sė ardhshėm kishte qenė pėr 13 vjet senator i Romės, ndėrsa xhaxhai i tij, Annibale Albani, ishte studjues i njohur dhe guvernator i Bibliotekės sė Vatikanit. Gjithashtu bėhet e ditur se familja Albani ishte themeluar nga dy vėllezėr shqiptarė, Xhorxhio dhe Filipo di Mikele dei Laci, ish luftėtarė nėn urdhrat e Skėnderbeut, tė cilėt u vendosėn nė Urbino, ku Federiko dhe Guidobaldo di Montefeltro i emėruan njerėz tė besuar pėr ēėshtje diplomatike dhe luftarake. Morėn mbiemrin Albanesi qė jetėgjati Altobelo (1445-1564), i biri i Xhiorgios, e ndryshoi nė Albani. Edhe familja e nėnės sė tij ishte ndėr fisniket e qytetit dhe biografėt bėjnė tė ditur se daja i tij, Xhirolamo Moska, ndikoi nė orientimin e tij nė drejtim tė studimeve teologjike dhe hierarkisė kishtare. Nė moshėn 11 vjeēare, Gjon Franēesko u dėrgua nė Romė pėr tė ndjekur "shkollen publike" ne Kolegjin Romak. Nė vitin 1668 ai u diplomua nė drejtesi dhe vazhdoi mė tej studimet nė filozofi dhe teologji. Pas suksesit nė studime dhe pas emėrimit si kanonik nė vitin 1670, Albani hyri, zyrtarisht ne prelaturen romake nė vitin 1677, duke pranuar nga papa Inoēenti XI emėrimin per konsultator te Kongregacionit Konsistorial, qė ishte, sipas dr. Sedajt, njė institucion me rėndėsi nė komunikimin diplomatik me botėn dhe nė asistence me papen. Po nga Inoēenti XI ai do te pranoje me 3 nėntor 1687 tė ashtuquajturėn Segretaria ai Brevi (Sekretarine e Shkresave), kurse papa Inoēenti XII do ta emėronte shqiptarin kardinal, duke i hapur rrugėn e njė bashkėpunimi mė tė ngushtė me Papatin.
Viti 1700, ėshtė viti i zgjedhjes sė tij nė krye tė Papatit. Dr. Sedaj shkruan se pas vdekjes se Inoēentit XII, mė 27 shtator 1700, konklava e kardinalėve pėr zgjedhjen e papės sė ri praktikisht nuk kishte kandidat mė tė pėrshtatshėm e mė tė pėrgatitur nė ēdo pikėpamje se kardinal Albanin. Nė kėto kushte, nė mbledhjen e 20 nėntorit 1700, kardinal Albani u zgjodh nė krye tė Kishės me shumicėn absolute tė votave. Sipas biografėve tė tij, kjo fitore u percoll me shumė entuziazėm. The Catholic Encyclopedia bėn tė ditur se zgjedhja e tij u mirėprit edhe nga protestantėt dhe qyteti i Nyrenbergut i dhuroi atij njė medalje, ndėrsa katolikėt reformistė iu gėzuan zgjedhjes sė tij edhe pėr shkak tė bindjes qė kishin nė luftėn qė ai do tė zhvillonte kundėr nepotizmit, tė manifestuar keqas nga paraardhėsi i tij. Ai, madje, arriti, me aq sa ia lejonin rrethanat dhe koha, qė tė ngrihej mbi obskurantizmin e atėhershėm tė absolutizmit kishtar, dhe fitoi simpatinė e artistėve duke ndaluar eksportimin e kryeveprave artistike, si dhe tė shkencėtarėve, duke lejuar shtrirjen nė dyshemenė e Santa Maria degli Angioli meridinani romak, tė quajtur Klementina.
Dr. Sedaj duke cituar autorin e njohur te biografive te papėve, Ludvik Frajherr fon Pastor (Ludwig Freiherr von Pastor, Geschichte des Papst seit dem Anfang des Mittelalters, Band 15, Freiburg, 1930 dhe nė pėrkthimin italisht: Storia dei Papi nel periodo dell' assolutismo, vol XV, Roma, 1933, p. 10,) ve nė dukje aftėsitė e cilėsitė kryesore te Klementit XI, tė cilit ishin: "sjelljet e perpikta dhe tė shklqyeshme, dinjiteti i jashtėm, pėrvoja e gjatė nė zbatimin jo vetem tė sė drejtės kanunore, por edhe tė tė gjitha disiplinave te tjera kishtare, njohja shumė e thelluar e situatės politike, sikur te kishte drejtimin nė shumicėn e nunciaturave, pastaj aftesia e formulimeve me shkrim dhe me gojė tė qėndrimeve, puna e palodhshme, temperamenti jashtezakonisht i pėrzemrt dhe kujdesi i shtuar ndaj te varfėrve dhe skamnorėve." Nje biograf tjeter (G. Moroni) e pėrshkruan fizionominė dhe karakterin e tij nė kėtė mėnyrė: "Me trup tė larte dhe me pamje te bukur. Ai ishte i pari ndėr papat qė pas Klementit VII shkonte pa mjekėrr. Kishte shikim tė gjatė, njė pamje disi te zbehte, i kishte flokėt dhe sytė e zezė, kishte zė tingėllues, ishte mendjemprehte; per te ishin te huaja zemėrimi dhe urrejtja, ishte vrojtues i madh i gjėrave tė fshehta, zotėronte shume bukur gjuhen greke dhe latine dhe ishte erudit tepėr i madh, kurse nė jetėn e krishterė lirisht mund tė thuhet se ishte njeri i drejtė."
Krahas veprimtarisė sė tij nė kuadrin ndėrkombėtar, pėr ne shqiptarėt janė me interes tė njihen pėrpjekjet e tij nė planin kombėtar shqiptar. Nė planin kombetar, Albani caktoi Visk Zmajeviqin, arkipeshkvin e Tivarit (1701-1713), qė te organizonte dhe te udheheqte Kuvendin e Arbėnit (1703). Papa shqiptar ka hapur, gjithashtu, Katedrėn e Gjuhės Shqipe ne Kuvendin e Shėn Bartolomeut nė Romė, ku ka dhene mesim Franēesko Maria da Leēe, i njohur si autori i gramatikės sė parė shqipe dhe njėri prej perkthyesve te materialeve te Kuvendit te Arbėnit. Ai pati marrdhėnie tė ngushta me Gjergj Guxeten, arbėreshin mė tė njohur siēilian tė kohės dhe themeluesin e Kolegjit Arberesh te Palermos.
Studiuesi i ēėshtjeve shqiptare, Xhovani Armilota, shkruan: Klementi XI, u interesua shumė per rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė vet. I pėrket asaj periudhe mbajtja e kėshillit fetar tė parė kombėtar shqiptar (1703) i cili shėnoi ndryshimet rrėnjėsore nė linjėn e veprimit tė klerit pėr ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Papa Klementi XI - Albani vdiq mė 19 mars 1721 dhe u varros, siē kishte qenė dėshira e tij e fundit, nėn korin e Shėn Pjetrit dhe njė pllakė e thjeshtė mermeri shėnon varrin e tij.
Ėshtė diēka e veēantė dhe pėr tu vėnė re qė pothuajse njėkohėsisht me familjen shqiptare tė Albani-t, nė Lindje, njė tjetėr dinasti e madhe shqiptare vezirėsh tė mėdhenj, qeveriste Perandorinė Osmane nė shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprilinjve. Para papės Klementi XI, tre papė tė tjerė kishin qenė me origjinė shiptare: Eleuteri (175-189), Kaio (283-296) dhe Gjoni IV (640-642).
Krijoni Kontakt