Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Dom Prźk Ndrevashaj

    Dom Prenk Ndrevashaj, meshtįri i pėrvujtė, me zemėr tė madhe.

    Me 1 tetor ndėrroi jetė Dom Prźk Ndrevashaj. Nji profil i tij dhe dy fjalė lamtumire meshtarit si edhe njérit shembullor.

    nga MėrgimKorēa
    USA, 1 tetuer 2004


    Kalimtarit nėpėr Beverly Hills tė Birminghamit, ( Michigan ), nuk ka se si tė mos i a rrokė sytė njė hapėsirė e blertė bari nė mesin e sė cilės hedh shtat shtatorja e Nėnės sė Shėnjtė. E mė thellė, pikėrisht nė sfondin e kėsaj shtatoreje, ngrihet Kisha Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarėve“.
    E shikon kėtė Kishė dhe menjėherė mėndja tė shkon tek themeluesi i saj, i pėrndershmi Dom Prenk Ndrevashaj, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri pikėrisht sot, me 1 tetor 2004. Nė kėtė kishė Ai ngriti Meshėn tė djelave, lidhi jetėn e ēifteve tė rinj me kurorėn e shėnjtė, bėri pagėzimet e tė porsalindurve. Ai shkonte shtėpi mė shtėpi, atje ku ndjehej nevoja e tij, pėr tu dhėnė bekimin e fundit atyre qė ishin nė pragun e jetės sė amshuar. Pėr tridhjet’e shtatė vite ky meshtar e patriot i pėrkushtuar e ushtroi kėtė detyrė tė shėnjtė.
    I pati tė vėshtirė, tejet tė vėshtirė, hapat e parė nė kėtė rrugė sė cilės i pėrkushtoi jetėn Dom Prenka.
    Le t’i kujtojmė tashti, fluturimthi, ato kohė si edhe rrethanat kur meshtari i ardhėshėm hidhte hapat e para tė rrugės tij.
    Fundi i vitit 1944 erdh’ i mbarsur me ré tė zeza. Rrufetė filluan tė godasin majat mė tė larta tė kombit tonė. Atdhetarėt e pėrkushtuar filluan tė dėnohen si tradhėtarė tė kombit dhe si shovinistė anti serbė dhe anti grekė. Mbi intelektualėt bėnte pré pakursim shpata e diktaturės proletare. Nė kėto rrethana, nė kategorinė shoqėrore nga mė tė martirizuarat nė Shqipėri, patjetėr qė njė vėnd tė posaēėm do tė zinte edhe Kleri Katolik Shqiptar. Pjestarėt e tij mbartnin dy faje tė mėdha mbi kurriz :
    Ishin intelektualė tė dorės sė parė, krim ky i rėndė ndaj proletariatit. Nga ana tjetėr ishin edhe propaganduesit e fésė, e cila nė themel tė gjithė njerėzit i sheh si vėllezėr, gjė e cila bije ndesh me tė mallkuarėn luftė klasash qė ishte themeli i diktaturės proletariatit. Nga kjo plejadė intelektualėsh patriotė, njė pjesė e madhe u kosit nga skuadrat e pushkatimit. Pjesa tjetėr vuajti burgje dhe kampe internimi pune tė detyrueshme krahasuar me tė cilėt, 28 vitet e burgut tė Nelson Mandelės, do tė dukeshin vite tė kaluara nė kampe pushimi.
    E krahas kėtyre klerikėve me universitete tė kryera e me nga dy edhe tri doktorata, ishte edhe brezi i mė tė rinjėve, i xhakojve, qė studjonin pėr tė ndjekur hapat e tė parėve tė tyre. Ndėrmjet kėtyre tė rinjėve tė cilėt porsa po e zgjidhnin rrugėn e tyre tė vėshtirė tė pėrkushtimit ndaj fésė, rrugė e cila do t’i bėnte tė ballafaqoheshin me shumė e shumė vėshtirėsķ e vuajtje, ishte edhe i riu dukagjinas, Prenk Ndrevashaj, E kishte lėnė Prenka i ri fshatin e tij, Brashtėn malore, i thirrur nga njė zė i brėndshėm qė i thosh t’i a pėrkushtonte jetėn njė kauze tė shėnjtė, mirėbėrjes njerėzore. Dhe djaloshi i ri, i imėt fizikisht por me njė vullnet dhe pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, i pėrpinte dijet qė atij edhe shokėve tė tij u a mėsonin mjeshtrit e mėdhenj duke u mėkuar sė bashku me dijet edhe dashurinė e pashoqe pėr atdhé. Vitet kalonin. Dora dorės xhakonit tė rķ gjithėnjė e mė shumė i zgjerohej rrethi i dijeve e madjé edhe sytė e tij i kaplonin njė horizont gjithmonė e mė tė shtrirė. U ndodh kėsisoji, dukagjinasi i ri, nė kapėrcyellin e historisė tė mesit shekullit XX : Kishte ardhur koha kur Dom Lazėrt e Patėr Antonėt me shokė pushkatoheshin si tradhėtarė, (ironķ e tmerrėshme e fatit, kjo). Veprės At Gjergj Fishtės, si vepėr tejet shoviniste dhe anti-serbe, i u vu vula e ostracizmit nga letėrsia socialiste shqiptare. Imzot Koliqi me gjith Patėr Mėshkallėn e klerikė tė tjerė fillonin atė kalvar tokėsor qė krahas vuajtjes fizike, gjysėm shekulli mė vonė, sė bashku me gjithė klerikėt e tjerė tė martirizuar, do tu jepte lavdinė e pėrjetėshme ! Nė kėto kondita tė pazakonta shpirti i djaloshit dukagjinas kalitej. Kalitej njėlloj sikurse ai hekuri i pėrkulshėm qė i skuqur dhe i zhytur nė ujė, mes zhurme dhe tymi, kthehet nė ēelik ! Kalon peripecķ tė panumėrta. Ikėn fshehurazi nga Shkodra, (ku terrori i ushtruar ndaj klerit ishte edhe mė i ashpėr), duke lėnė mbas krahėve bjeshkėt e tija, pėr tė kėrkuar njė strehė nė Tiranė. E gjeti aso kohe folenė nė kishėn katolike pėr tė cilėn pėrkujdesej duke e fshirė edhe rregulluar e duke pastruar edhe oborrin e saj, (pikėrisht kisha qė banorėt e Tiranės e quanin Kisha e Patėr Anton Harapit). Mbas kryerjes kėtyre detyrėve, i mbyllur nė dhomėn e tij tė vogėl dhe gjysėm tė errėt, studjonte filozofinė si edhe disiplinat e ndryshėme kishtare, i udhėhequr nga Patėr Mėshkalla. Madjé shpirti i tij i a donte edhe muzikėn. E kėshtu krahas gjithė detyrimeve tė tjera, gjente kohė tė studjonte edhe violinėn.
    Vazhdon pėr tė kjo jetė gjysėm ilegale derisa e sheh njė ditė duke fshirė kishėn, njė tjetėr malėsor, i lidhur ky me sigurimin. Arrestimi, torturat, ngarkimi nė kamion i lidhur me pranga, nisja e tij pėr nė Shkodėr, (me urdhėrin ta vrisnin rrugės), vetėhedhja nga kamioni si edhe shpėtimi gjallė nga tė gjitha kėto peripecķ, janė pjesė e vuajtjeve kalitėse.
    Duke mos dashur qė nė kuadrin e kėtij shkrimi tė ndalemi mė gjatė rreth ngjarjesh, vuajtjesh e peripecķshė, jo sepse tė parėndė-sishme, por me qė tė ngjashme kanė qenė ato pėr shumė Dom Prenkėr, Sheh Qerimė apo Iriné Banushė, do tė mundohemi tė pėrqėndrohemi mė shumė tek aspekti human i jetės kėtij meshtįri me gjithė mend tė pazakontė.
    Mbasi mbaron me sukses studimet nė Seminarin Papnor nė Vatikan dhe shugurohet meshtįr, prifti i ri i pėrkushtohet me mish e me shpirt misionit qė i ishte ngarkuar : Tė ndihmonte shpėrnguljen e refugjatėve shqiptarė tė shpėrndarė an’e kėnd Italisė nėpėr kampe, pėr nė Kontinentin e Ri, ku do t’u jepej mundėsia tė fillonin edhe ata njė jetė tė re. Punon Dom Prenka i ri me entuziazėm nė kėtė drejtim ditė edhe natė. Natėn mbush dokumenta e plotėson dosje, ndėrsa ditėn paraqit, pėrkthen si edhe kėmbėngul pėrpara nėpunėsve tė emigracionit, qė asnjerit prej refugjatėve tė mos i pengohej atdhesimi i ri. Mbasi arrin tė nisė drejtė njė jete tė ré mbi 14000 refugjatė, mė nė fund i vjen urdhėri edhe Dom Prenkės t’a kapėrxejė oqeanin. Mbledhja e njė grigje katolike shqiptare, tė vėnėt nė krye tė saj dhe ushtrimi i detyrave fetare nė njė kishė provizore, janė tė lidhura me vėshtirėsķ tė panumėrta, si tė ēdo fillimi. Meshtįri i ri ndeshet me mentalitete, doke e zakone nga Malėsitė e Veriut, qė duhet ta fillojnė bashkėjetesėn me mėnyrėn amerikane tė jetesės. E prifti i ri duhet jo vetėm t’i kuptojė besimtarėt e tij e tė hyjė nė thellėsitė e tallazeve qė u a turbullonin mėndjet edhe shpirtrat atyre, por njėkohėsisht duhet tė gjejė rrugė, shtigje edhe mėnyra se si t’i integrojė kėto edhe me ligjet amerikane. Kanuni, ai kod i lashtė qė ishte bėrė njė alter-ego i natyrės malėsorit, e drejtonte dhe e gjykonte atė nė ēdo hap tė jetės tij. E meshtari i ri duhej t’a pajtonte atė kod, qė rrėnjėt i kish nė thellėsinė e shekujve, me . . . Kushtetutėn e Amerikės !
    I donte me gjithė shpirt Dom Prenka malėsorėt, vėllezėrit e motrat e tija. E adhuronte gjithashtu edhe ai Kanunin, tė cilin nga dorėshkrimet autentike tė At Gjeēovit e kishte studjuar. Por njėkohėsisht i kishte vėnė vetes detyrė t’i pajtonte vėllezėrit me Kanunin si edhe me legjislacionin amerikan. Dhe dora dorės e hap mbas hapi, meshtari i ri filloi tė kish edhe rezultatet e para, prej tė cilėve mė i rėndėsishmi ishte fakti se po u hynte nė zemėr besimtarėve tė tij. Dashuria e pakufishme qė ai ushqente pėr ta nuk kishte se si tė mos shpėrblehej me dashuri tė ndėrsjellė. Nė kėtė vazhdė, i mbėshtetur moralisht si edhe materialisht nga tė gjithė besimtarėt, tė gjithė sė bashku e ndėrtuan kishėn e bukur sė cilės i vunė emrin akoma edhe mė tė bukur “Zoja Pajtore e Shqiptarėve” .
    Sė bashku me besimtarėt e tij Dom Prenka i jetoi hallet, gėzimet si edhe hidhėrimet e tyre. Sė bashku e vuajtėn ndarjen, pėr dhjetvjeēarė tė tėrė, nga njerėzit e tyre nė Atdhén’ e largėt.
    E tashti, duke e hedhur shikimin mbrapa, do tė kishim shumė pėr tė thėnė rreth meshtįrit tė pėrvuajtur qė jetėn e tij i a kushtoi shėrbimit tė besimtarėve si rrallė kush. Por me qė kemi tė bėjmė me njė shkrim dhe jo me njė biografķ tė mirėfilltė, qė ėshtė si skica e krahasuar me portretin, nga kjo skicė do tė donim tė nxjerrim nė dukje ato momente qė aq tė posaēėm e bėjnė Dom Prenkėn tonė tė dashur.
    Njė nga arritjet kulmore tė tij janė domosdo njohuritė e tija tė thella nė fushėn e filozofisė si edhe tė teologjisė. Kėto arritje, si rezultat pune dhe studimesh tė pandėrprera, tė gėrshetuara edhe me atdhedashurinė e zjarrtė qė i a ka mėkuar fillimisht familja (bashkė me gjinė e nėnės) e pastaj mėsuesit e tij tė ndritur nė seminar, kanė plazmuar atė anė tė karakterit tė tij qė e ka bėrė Dom Prenkėn t’i shikojė tė gjithė shqiptarėt si vėllezėr, pa dallim feje, i mbėshtetur nė ekumenizmin tė cilit ai i beson thellėsisht. “Njė Zot besojnė tė gjithė monoteistėt”, thotė meshtįri ynė, “prandaj duhet t’a shikojmė dhe t’a ndihmojmė njeri tjetrin si vėllezėr.” Nė kėtė kuadėr e shoh me vėnd tė citoj edhe thėnjet e dy klerikėve shumė tė nderuar. Hirėsia e tij Baba Rexhebi mė thoshte njė ditė : “ … e dua shumė Dom Prenkėn se ėshtė shumė i ditur, atdhetar i madh dhe ē’ėshtė akoma mė e rėndėsishmja, ėshtė shumė modest. Ai e lufton me gjithė shpirt egoizmin qė ėshtė e keqja dhe armiku mė i madh qė ka njeriu …” Kurse Hirėsia e tij Imam Vehbi Ismaili, duke mė folur njė ditė me shumė konsideratė tė lartė pėr Dom Prenkėn, e mbylli muhabetin duke theksuar nė mėnyrė kuptimplote “ … shkurt muhabeti, Dom Prenkėn e kam bash mik.”
    Pėrkushtimi i Dom Prenkės ndaj detyrės tė bėn me gjithė mend tė mendohesh thellė. Punėt e pėrditėshme tė rutinės i merrnin shumė kohė. Shkel e shko nuk i bėnte dot. Por edhe liturgjia duhej pėrkthyer nga latinishtja nė shqip. Rrugė tjetėr nuk kish por … e fillonte punėn me pėrkthimin atje nga ora 10 PM e rrjesht mbas rrjeshti e faqe mbas faqeje ai humbiste nėpėr labirintet e njė gjuhe tė vdekur pėr ta shqipėruar nė mėnyrė sa mė tė vėrtetė por edhe tė kuptueshme. Shpesh tringėllima e ziles e sillte Dom Prenkėn nė realitet nga pėrhumbja e shqipėruesit qė bėhej njėsh dhe i jetonte situatat biblike. Atėbotė kujtohej Dom Prenka se akoma nuk kishte rėnė pėr tė fjetur dhe shihte se ishte ora 7 e mėngjesit. Rastiste tė ishte tek dera njė besimtar qė e donte meshtįrin tek shtrati i njė tė sėmuri rėndė, ose tė ndante famullitari njė sherr familjar, apo tė dėshmonte para njė ofiqari shtetėror pėr njė ēėshtje civile. E ata qė vinin t’a merrnin meshtįrin kurrė nuk e morėn vesh se Dom Prenka atė mėngjes.. akoma nuk kishte vėnė gjumė nė sy. Me kėtė pėrkushtim i shėrbeu Dom Prenka, pėr dhjetėvjeēarė radhazi, besimtarėve si edhe komunitetit.

    Dy fjalė lamtumire meshtarit si edhe njérit shembullor, Dom Prźk Ndrevashajt !
    Me t’pushue s’rrahunit zźmra e Dom Prźkės mirė, n’Brashtėn’e Tij lajmi i kobshėm pa shkue źnde, antenat telefonike e prūene vrik’e n’Amerikė n’kishė t’themelueme prej tij, njoftimin e ktij kóbi tė ndollun nė Shkodrėn e largtė !
    Lajm’i rāndė m’u bajtė ky, pėr tė tānė miq’e dashamirė tė tij. Ka me pvetė ndokush : “A ka shum miq Dom Prźka n’Amerikė ?” Kush e njofti e me kź foli Aj, t’jeni tė bindun se pėrlotė janė kah e mėsuene se Dom Prźka qysh me 1 tetuer tė vjetit 2004 nuk bān mā hije ksaj toke !
    Kanė me kalue vite e breznķ tė reja besimtarėsh kanė me ndjekė meshat nė Kishė tė Zojės Pajtore tė Shqyptarėve nė Beverly Hills. Por gjithmonė ka m’u gjetė ndonji i moshuem qė themeluesin e ksaj kishe, Dom Prźkėn e Brashtės largėt, ka m’e kujtue e me ia kalue kujtimet nipave e mesave tė tij ! Fillimisht ata qė vet’e njoftne, i deshti edhe e deshtne me zźmėr, kanė m’e krye kėt ritual. E mandej, kur koha t’a bājnė t’vetėn, tash rrallohen ata q’e njoftne personalisht po gjithmonė brźz mas brźzi, kujtimi i themeluesit tė ksaj kishe, i tė mirit, tė pėrvūjtit e tė dashtunit Dom Prźkė, ka m’u trashigue si gojdhān’e Bjeshkve tė Tija ! E doemos gojė mas goje e brźz mas brźzi, gjithsecilli ka m’i shtue ka nji cillsķ tė ndjemit. Fizikisht kanė m’e bā drague, kurse imcįk kje Dom Prźka i dashtun, (pėr ata q’e njoftne). Por sa u tokon cillsive tė Tija shpirtnore, edhe ktyne pa as mā t’voglin dyshim, sa vjen e kanė m’i a shtue thānjet si edhe t’bāmet. E ktu tash ia vlen m’u ndalė e m’e pėrvijue profilin e Dom Prźkės nj’ashtu si e kena njoftė prej vjetesh : Sado qė tė pėrshkruhet si i madh nė shpirt e me ndjenja tipike tė pasuesit tė Jezśit, kurrė as nuk kanė me iu afrue pėrshkrimit tė shpirtit qė ndryente aj krahnuer njérit fizikisht imcįk. Nė kėt aspekt Dom Prźka ishte vėrtet nji vigan !

    Dom Prźk’i dashtun: Mė ke pasė thānė se pėr natė u lutshe pėr mue, si edhe un pėr Ty. Ti meshtar katolik e un musliman. Asgjā tė keqe nuk kishte, mė thojshe Ti, se tė dy tė njajtit Zot i u drejtojshim.
    Tash, atje n’Amshim, e dij se Ti ke m’u lutė pėr tė tānė ne.
    Tė falenanderės e lamtumirė Dom Prźk’i dashtun!
    I lehtė mbi Ty qoftė dheu i vźndit T’ānd ku Zoti e desh T’a mbyllish ciklin e asaj jete qė atje edhe T’a pat falė!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    N’pėrkujtim t’njérit qė kje meshtįr’i pėrkryem, mikut t’onė tė shumdashtun, Dom Prźk Ndrevashajt

    nga Mėrgim Korēa



    Jem mbledhė sot miq, t’njoftun si edhe t’panjoftun njźni me tjetrin, por tė tān’e kena nji gjā t’pėrbashkėt : Jena kah pėrkujtojmė me mā t’thźllin respekt, tė njoftunin prej tė gjith nesh, mikun si edhe tė dashtunin t’onė, tė ndjémin tė pėrndershėm Dom Prźkėn, themeluesin e Kishės Zoja Pajtore e Shqyptarve.
    E njitash kah gjithsecilli e bjen n’mźnde tė tijėn ftyrėn e meshtįrit ksaj Kishe, e pohoj me bé e me rrfé, se gjithkujt i ka dalė para syve t’mźndes ftyra e pėrvūjtė por gjithmonė me būzėn n’gįz e Dom Prźkės t’onė tė dashtun ! Katėrmbėdhetė vjete t’shkueme, dy net para se un me familje me u nis’ e m’e kalue Oqeanin, na telefonoi n’Itali me na urue udhėn e mbarė, tashmā edhe Aj prej kohėsh i ndjemė, Martin Camaj. E Aj mė tha pak a shum : “ ... keni m’e njoftė e keni m’u miqsue me nji meshtįr sa t’pėrvūjt’edhe gjith’aq pėrfaqsues tipik tė maleve prej kah e ka prejardhjen. E ka źmnin Prźk Ndrevashaj e vllau juej e ka bash mik. Kurr s’keni m’e pa t’mėrzitun. Gjithmonė me būzė n’gaz keni m’e pį ... !”
    E n’aeroport tė Detroitit tre ishin njerzt’e parė qė na pritne kah shkelme n’kėt tokė t’bekueme : Vllau źm me t’shoqen si edhe nji person me nji buzqeshje t’āmėl nė ftyrė tė Tijėn, por i veshun disi pėr sčri : Me tesha t’zeza e me “kolįr” tė bardhė, por pantollat’e futuna n’ēisme. Ky kje ballafaqėmi i parė joni me personin qė n’vazhdim na u bā aq i dashtun si Dom Prźkė ! E na u kujtue fillė Martini qė e kish pėrshkrue me at synin e artistit ... meshtįr sa i pėrvūjt’edhe gjith’aq pėrfaqsues tipik i maleve tė Dukagjinit ! N’at ēast e ndjeva se si aj meshtįr i āmbėl nuk ishte vetėm pėr me hypė n’vetura luksoze, por ish i gatshėm me i u ngjit’edhe shkāmit t’Gurit tė Kuq n’Dukagjinin e Tij t’largėt !
    Me rasen e sodit nuk due m’ia bā biografinė tė ndjémit Dom Prźkė, por due m’e vūe n’dukje humanizmin e Tij n’themelet e tė cillit ishte shpirti i Tij thellsisht ekumenik, i mkuem deri nė skāj me dashtuninė kristiane e bazueme kjo nė faljen e mkatįrit ! E pikrisht nji dėshmķ shum t’spikatun tė dashtunisė skājshme kristiane tė Dom Prźkės, due m’e ndae me ju sot.
    Ju ftoj tash, tė nderuem pjesmarrės, me syt’e mėndjeve t’ueja tė kthehena nė vjetet e largme e t’errta tė terrorit komunist ndaj Klerit Katolik nė Shkodrėn e dimnit 1946. Pa zbardhė hala drita e datės 4 mars 1946 Patėr Danjel Dajani, Patėr Gjon Shllaku e Patėr Gjovani Fausti me shokė, ish msuesat e DomPrźkės ardhshėm, po lźjshin amanetet e fundit t’rreshtuem para togės pushkatimi, būzė Kirit. Tė tānė theksojshin me rradhė ... I falim ata qė na kanė bā keq. Jem t’gzuem qė po desim t’pafajshėm. Rrnoftė Krishti mbret e rrnoftė Shqypnia!
    Ky kje preludi i pushkatimeve qė kishin me pasue ndėr klerikė.
    Nė muejin dhetuer tė 1946-ės, mbas inskenimit sa tė paturpshėm e po aq edhe tragjik tė gjetjes armėve n’altįrin e Kishės Fretėnve, u mbyll Seminari, Instituti Jezuit si edhe Shkollat Franēeskane. Profesorat e tyne u nisne nė Malcķ me xevźndsue meshtarėt si edhe fretnit qė po i pushkatojshin. N’kėt situatė xhakoni Prźk’i Brashtės malore, me tretė gjurmė, shkoi nė Tiranė e gjet strehė te Kisha e Patėr Antonit ku meshtįr ish Patėr Pjetėr Mushkalla. Mbrāmjeve ky i nepte meshtarit t’ardhshėm leksjonet e filozofisė. Kurse ditėn, malcori i ri merrej me pastrimin e rregullimin e kishės. Edhe shoku i ngusht’i tij, Zef Pllumi, prej seminarit iku edhe e ndali vrapin n’ Melgushė, m’u strehue te axha i vet. E ksisoji i hupne lidhjet tė dy shokėt.
    Kta i hupne lidhjet, por nuk e zbehu sigurimi hetimin ndaj tyne.
    Mbas do kohe, nji paradite vjen nė Kishėn e Patėr Antonit nji malcuer. Hīni mbrźnda e kah e shef xhakue Prźkėn tue pastrue kishėn i drejtohet ... po ti more xhakue, a prej Institutit tė Shkodrės ktu e paske ndālė vrapin e u merrke me pastrim tė kishės ? I foli edhe nja dy fjalė sa mos me ndźjtė pa folė, edhe ēau e shkoi. Prźk Sokol Prźkės (Dom Prźkės ardhshėm) i dogj kjo gjā, po nuk kishte edhe kah me ia mbajtė e veē shkoi e ia thį ndollķnė Patėr Mushkallės. Ky i fundit i tha tė kishte kujdes n’tokime me njerz se kohėt ishin shum t’rrezikshme.
    Mirpó puna s’priti. Masdite vjen togeri i sigurimit Ēesk Shoshi me nji aspirant toskė si edhe malcorin e paradites. Shkojn’e tokojnė Patėr Mushkallėn e i thonė m’e thirrė “xhakonin”. Kur hīni nė zyrė xhakoni Prźkė e pa se puna ishte pisk. Pa vonue, togeri iu drejtue me formulėn q’e kishin zakon se n’źmėn tė popullit po e arrestojshin, ia vūne prangat gjermane e pėrgjatė bulevardit ... drejt’e nė Degėn e Punve tė Mbrźndėshme. Atje filloi fillė hetuesķa. Toger Ēesku me aspirantin lab pvetshin e malcori, si sekretar, shkruete n’makinė shkrimi proces-verbalin. Mbas disa ditve hetuesķe, tė pranguem e hypne n’kamion edhe e nisne drejtė Shkodrės. Vazhdimi āsht biografķ. Kurse un ju premtova tė merrena me humanizmin q’e ka karakterizue Dom Prźkėn t’onė tė dashtun e jo me biografķn’e Tij.
    Kaluene kohė, shum vjete. Prźka i Brashtės Dukagjinit u arratis. U shugurue meshtįr n’Vatikan nė 1961-shin e mbasi punoi gadi dhjetė vjet me emigracionin nė Romė, erdh n’Amerikė.
    E ksisoji erdh edhe vjeta 1998. Kishjem shkue m’e vizitue Dom Prźkėn, siē bājshem shum dźndun, e n’mjedis bisedės bjen zilja e vjen nji malcuer, burr’i moshuem, i shoqnuem me nji burrė tjetėr mā tė ri. I moshuemi nuk priti tė na prezentote Dom Prźka por m’a zgjati dorėn e m’u paraqėt vetė, me źmėn edhe me llagap, tue u paraqėtė si mik i ngusht’i Dom Prźkės. Un shtānga. Tavani m’rį mbi krye ! Kqyra kah Dom Prźka. Aj buzėqeshte me at buzėqeshjen e tij tė āmbėl, si gjithmonė. Asnji hije nuk shifshem n’buzagazin’e Tij. A kish se si Dom Prźka t’a prit’te ish sekretarin e Degės Punve tė Mbrźndėshme, q’e kishte arrestue dikur, me at buzagaz ? Mendova se ishin dy njerz me tė njajtin źmėn. Megjithatź vendosa mos me dalė prej andej pa e pėrcjellė vizitorin. Fati m’u gjet ndihmė, se aj q’e kish shoqnue vizitorin e moshuem kish nji punė e ksisoji nuk shkoi as nji orė edhe u ēuen e dolne.
    E njiktu tash vjen edhe thalbi i ēashtjes qė desha m’e ndae me ju. E pves Dom Prźkėn a kishte dy njerz me t’njajtin źmėn apo ky ishte aj sekretari i hetuesķsė Degės Tiranės ? E Dom Prźka m’ulet pėr ānė, m’i merr duert n’duer t’vetat e m’thotė pak a shum tekstualisht ... e kuptoj shqetsimin t’ānd. Jo, nuk bāhet fjalė pėr dy persona. Por jo vetėm qė un duhet me veprue njiksisóji, por edhe ti duhet m’u sjellė njikshtu ! Harroje at qėndrim si edhe źmnin e tij n’ato rrethana. Jezusi źm si edhe Isaja yt ktź mėsim na napin ! Un mandej kam edhe nji detyrim tė dytė : me shźmbullen t’źme duhet me u prīe njerzve drejt faljes e dashtunķsė vllaznore.
    E tash qė kanė kalue vjete ē’prej asaj dite e m’ānė tjetėr edhe Dom Prźka na la, rri e mźndohem : nuk ka meshtarė kėrkund qė tė jenė edukue njashtu si brźzi i Dom Prźkės t’onė tė ndjemė. Kah i morrne edhe i ēuen me zor studentat e Seminarit me ndigjue se si i dėnojshin priftat e pafajshėm, kryetari Mustafa Iljazi, prokurori Aranit Ēela si edhe antarėt e trupit gjykues Namik Qemali edhe Tonin Miloti, nuk e dijshin kta se nuk kishte leksjon Seminari apo Instituti ku mā fort t’ju gdhźndej studentave nė shpirt madhėshtķa e profesorave tė tyne ! Kur e tėrhiqshin zharg prej sqetullash Patėr Faustin se kāmbėt ia kishin coptue n’tortura nji natė mā parė e Aj i drejtohej trupit gjykues tue u thānė se tė tānė natėn i ish lutė Zotit pėr shpirta t’tyne qė nuk dijshin se shka bājshin, e pra Zoti t’i falte, xhakoni Prźk (Dom Prźka i ardhshėm) edukohej e kalitej me at mėsim shźmbulluer ! Ndryshe ishte m’i ndigjue leksjonet teorike rreth faljes n’auditore Institutesh edhe Seminarėsh, e krejtė tjetėr gjā ishte m’i msue kto norma kristiane nė Kinema Rozafat tė transformueme nė salė gjygji ! E pėr mā tepėr, me pa se si klerikė tė sakatuem torturash madhėshtoheshin me qėndrim tė tynin e gjykuesit veē me brima histerike u mundojshin m’i mbajtė frźnat e situatės !
    Prandej Dom Prźka kje Aj qė kje e dite me falė nj’ashtu si msuest’e Tij falne vrastart’e e tyne !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •