Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 117
  1. #61
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72
    # 18
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  2. #62
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Peltje - "Zakonet dhe arti i revolucionit francez"

    (Shinime te autorit nga lexime te ndryshme)


    Peltje – “Zakonet dhe arti i revolucionit Francez”

    “Arti… eshte nje nga format e shfaqjes se ndergjegjes shoqerore…Ne art ligjet e psikologjia e luftes se klasave shfaqen po aq qarte, “sa edhe ne fushat e tjera te ndergjegjes shoqerore. Konstruktivizmi (lef) ne parimet e veta kryesore eshte bashkimi i dy teorive krejtesisht te kunderta: i teorise se artit te “zbatueshem” nga njera ane, dhe nga ana tjeter e futurizmit borgjez. Megjithate, ne kohen tone ka njerez, te cilet, ne menyren me serioze, thone se arti dhe artisti jane te lire absolutisht, nuk varen as nga koha, as nga vendi dhe ambienti, nga klasa. E bile, dhe vete arti perhere eshte bartesi i ideve e pasqyre e jetes se kesaj ose asaj klase shoqerore, pasqyrimi i luftes se ketyre ose atyre klasave, dhe kjo eshte plotesisht e natyrshme, sepse artisti, si qenie e gjalle qe zhvillohet e ndryshohet, ushqehet me ushqim “shpirtnor” te atmospheres psikike qe e rrethon, po ashtu si, per shembull, ēdo bime a kafshe ushqehet me ushqimin e ambientit fizik qe e rrethon. Dhe ja, si te jete kjo atmosfere psikike e ky ushqim, po ashtu eshte edhe pinjolli i saj – njeriu, artisti. Ashtu si ne format e medha te artit, po ashtu, sigurisht, edhe ne karikaturen gjejne pasqyrimin e vet te qarte gjithe etapat e zhvillimit te revolucionit. Pergjithesisht, arti i Revolucionit te madh ne gjithe deget e veta ishte shok e bashkudhetar besnik i perpjekjeve, i ideve dhe i veprave te klasave te kohes se vet. Arti eshte nje nga format e ndergjegjes shoqerore dhe, si i tille, ai eshte i lidhur ne menyre organike, plekset ne menyre organike me fushen politike te ndergjegjes shoqerore”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ai hyjnori jot : 27-07-2003 mė 20:29
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  3. #63
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Hygo - "Te mjeret"

    (Shinime te autorit nga lexime te ndryshme)

    Hygo - "Te mjeret"

    Pjesa I

    Te mekatoje sa me pak qe te jete e mundur, ky eshte i ligj i njeriut…Te mos mekatoje fare, kjo eshte enderr e engjejve. Shpirti mbetet i mbytur ne erresire, dhe mekati behet ne erresire. Nuk eshte fajtor ai qe ben mekatin, po ai qe krijon erresiren (Peshkopi Bienveny). Ata qe grabiten per te ardhmen, rrotullohen rreth se sotshmes se shkelqyer. Kafshet nuk jane asgje tjeter, perveēse misherim i virtyteve dhe dobesive tona qe enden para syve tane, meshirime te dukshme te shpirtrave tona. Ndergjegja eshte nje kaos pikesynimesh fantastike, deshirash, orvajtjesh fantastike, vater endrrash, shpelle prirjesh te turpshme; kjo eshte sketerre marresirash, kjo eshte shesh lufte pasionesh. Guret e ēmuarshem gjenden vetem ne thellesirat e erreta te tokes; te vertetat gjenden vetem ne thellesirat e mendimit. Kur syri shef zi, shpirti shikon shqetesim(Kozeta).
    Tempulli. Cfare kontemplacioni per mendjen e cfare mendimesh te pafund atje, ku reflektohet zoti ne murin njerezor!
    Sistemi monakal, i mire ne fillim te qyteterimit, i dobishem per te frenuar brutalitetin e klerit, eshte i demshem ne kohen e pjekurise se popullit. Kur merr hov dhe hyn ne periudhen e ēmendurise, duke vazhduar te jape gjithnje shembull, behet i pastertise se tij. Manastiret, te dobishme per edukimin e pare te qyteterimit modern, u bene pengese per rritjen e tij dhe te demshem per zhvillimin e tij. Edhe si institucion, edhe si mjet per formimin e njeriut, manastiret, te mira ne shekullin e dhjete, te diskutueshme ne shekullin e pesembedhjete, jane per t’u perbuzur ne shekullin e nentembedhjete. Manastiri katolik, ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, eshte mbushur me rreze te zeza te vdekjes. Veti e se vertetes eshte puna, se ajo nuk e turperon kurre.
    Te lidhesh me mend infinitin e larte (zotin) me infinitin e ulet (shpirtin), kjo quhet lutje. Kemi nje detyre: te punojme ne shpirtin e njeriut, te mbrojme misterin kunder mrekullise, te adhurojme te pakuptueshmen dhe te flakim absurditetin, te pranojme nga e pashpjegueshmja vetem te nevojshmen, te sherojme fene, t’i heqim religjionit bestytnine, te spastrojme zotin prej krimbave.

    Pjesa IV

    Krejt problemi i socializmit eshte: te prodhohet pasuria dhe te ndahet. E para permban ēeshtjen e punes, e dyta permban ēeshtjen e meditjes.

    Pjesa V

    Zemra jone eshte aq e frikshme dhe jeta e njeriut eshte nje mister i atille, saqe edhe pas nje vrasjeje politike, edhe pas nje vrasjeje ēlirimtare, ne rast se ka te tilla, brerja e ndergjegjes se keni vrare nje njeri, ia kalon gezimit se i keni sherbyer races njerezore. Perparimi eshte jeta e vazhdueshme e popullit...
    Ne shoqerine njerezore, siē eshte sot, derisa te mos e ndryshoje ndonje drite me e madhe, gjenden gjithmone dy njerez, njeri i larte dhe tjetri i nentokes; ai qe priret nga e mira eshte Abeli, ai qe priret nga e keqja eshte Kaini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ai hyjnori jot : 27-07-2003 mė 20:36
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  4. #64
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Dostojevski - "Krim dhe ndeshkim"

    (Shinime te autorit nga lexime te ndryshme)

    Dostojevski – “Krim dhe ndeshkim”

    Sipas bindjes se tij, dilte se erresimi i mendimit dhe dobesimi i vullnetit e kapin njeriun si nje semundje, zhvillohen pareshtur dhe arrijne momentin kulminant te tyre fill para kryerjes se krimit, vazhdojne dhe qendrojne ne po ate gjendje edhe ne vete ēastin e krimit, dhe sa kohe pas tij, sipas natyres se individit perkates; pastaj kalojne po ashtu, siē kalon ēdo semundje. Dhe problemin: nese semundja lind vete krimin, ose nese vete krimi, nga natyra e tij e posaēme percillet gjithmone nga diēka qe i ngjan semundjes – per kete problem nuk e ndiente veten akoma mjaft te forte per ta zgjidhur… me ate ndjenjen e ēuditeshme te brendshme te kenaqesise qe vihet re edhe te njerzit me te aferm ne rast mjerimi te papritur, qe u ndodh te afermve, nga e cila ndjenje nuk ka shpetuar asnje njeri, pa perjashtim, edhe ne qofte se eshte frymezuar prej ndjenjes me te sinqerte te keqardhjes dhe ngushellimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ai hyjnori jot : 27-07-2003 mė 20:41
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  5. #65
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Shekspir - "Otello"

    (Shinime te autorit nga lexime te ndryshme)

    Shekspir – “Otello”

    Ne e kemi ne dore te behemi te ketille ose te atille. Trupi yne eshte nje kopsht, dhe ne te shpirti yne eshte kopshtar... Arsyen e kemi per te freskuar ndjenjat tona teper te forta, eksitimet e mishit tone, pasionet tona te shfrenuara; dhe prej tyre perbehet, me duket mua, ajo, qe ti e quan dashuri, - ose mbajtesi i sharteses ose shartesa. Perpiqu me mire te varesh duke e tepruar ne kenaqesine tende, sesa te mbytesh dhe te shkosh pa te.
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  6. #66
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72
    # 19
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  7. #67
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72
    # 20
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  8. #68
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    (Leter mikut Teufik nga Migjeni)

    TE FALA NGA FSHATI

    I dashtun T.*

    Si dikur murgjit e krishtenė nėpėr shkretina dhe shpella vetmitare, qė u futshin thellė nė ego tė vet pėr tė pa zotin e mrekullina e pėr tė ba mrekullina – qashtu unė, nė kėt fshat, zhytem nė veten teme, fundosem nė njė subjektivizėm mė t’ekstremtė – por jo pėr tė pa zotin e mrekullina; as pėr tė ba pėlqyeshme pėr mue – s’kam ē’tė baj ndėr shėtinat e mbramjes nėpėr kėto fusha tė shkreta (ndoshta dhe jo tė shkreta, por tė plota, njė botė e pakuptueshme pėr mue!). Shėtis, shėtis i ngadaltė, mandej tė shpejtė, mandaj ma tė shpejtė, derisa ndonj ferrė e ngatrrueme pėr kambėt e mia mė sjell vėrejtjen: hej! ma ngadalė... ka je nisė? Unė atėherė filloj njė drejtim tjetėr shėtitje dhe njė drejtim tjetėr mendimesh, fare pa kompas, e me njė orientacion spontan. E mendimet e mia atėherė nuk janė mendimet e njė njeriu qė asht i kėnaqun me jetėn, por janė mendimet e njė njeriu qė vuen. Vuej bashkė me fėminė, tė cilit prindi nuk ia bleu lojnėn, vuej bashkė me tė riun qė digjet n’erotizėm, vuej me pesdhetvjeēarin qė mbytet n’apatinė e jetės, vuej me plakun qė dridhet nga friga e vdekjes; vuej me bujkun qė lufton me tokė, vuej me puntorin tė cilin hekuri e ndrydh, vuej me tė sėmundėt e tė gjithė sėmundjeve tė krejt botės, por nuk vuej me kėt mizė, sė cilės gjithnjė dallndysha i kėrcnohet e pėr motrėn e sė cilės tha njė plakė : Gjynah, asht kenės i zotit. Vuej me njeriun! E besoj, i dashtuni T., se nuk asht kjo njė metamorfozė egoizme, - siē pretendojne disa, - por asht diēka tjetėr qė shpallet te njerzit, tė cilėt – rastėsisht, pėr njė kohė – gjenden jashtė materializmit t’ashpėr. T’idhta kėto mendime mė therin ndėr ndjenja dhe mė pezmatojnė. Do tė thuesh, T., se jam pesimist i pashėruem, se mė ka tėrheqė Shopenhaueri me stilin e vet tė bukur... Jo? – admiroj stilin e Shopenhauerit, por ndjenjat dhe mendimet e tij, pėr veten teme janė vetėm fusha ku lexuesi mundet me shijue gjithe atė bukuri stili, pra nuk jam shopenhauerist – pesimist nuk jam, se besoj nė njė fuqi tė njeriut, besoj nė mbinjeriun! (Tue mendue kėshtu, nė vesh mė tingėllojnė fjalėt e dikujt: “Besimi yt tė shpėtoi!”). Po pate dhe ti kėso mendimesh po tė rekomandoj kėt besim, ma madern dhe ma tė pėrshtatshėm tė kohės soēme – besimin nė mbinjeriun!
    Tue ndjekė shėtinė, marr drejtimin kah jugu, ka njė largėsi 7-8 km shof Shkodrėn, tė mshtjellun nė njė tym tė kaltėr. Sa dėshira tė flakta ushqej pėr kėt qytet! Dėshirat e mia janė shumė – shumė ma tė sinqerta e ma tė mėdhanja se dėshira qė pat perėndia kurse krijoi botėn. Shkodra, dashunorja e shekujve! Shkodra, Shkodra, dashunorja e qiellit tė kaltėr! Shkodra, Shkodra, dashunorja e maleve tė hjedhta, lumenjve tė cemtė e liqenit andėrrtar, nė tė cilin – nė mėngjese tė kullueta – lan hijen e vet. Shkodra njė atitude shprehjeje... njė fjale e cila pėrmban gjith nostalgjinė e ditėve tė fikuna. Kėtu nė kėt largėsi, ndiej damarėt e saj qė rrahin, rrahin e rrahin... edhe, sikur mjeku qė tharpton ftyrėn n’idhnim, tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siē duhet. Rreh: dy herė, njė herė, pesė herė, dy herė, tetė herė, dhjetė herė, tridhet herė nė sekondė! Pushon pėrsėri: njė herė, katėr herė, gjysėm herė! Tue rreshtue kėto tė rrahuna fshana: pse nuk jam njė pontifeks maximus, njė papė ose njė patrik tė hudhi mallkimin e plotė, t’anatemizoj sėmundjen epidemike bashkė me shkaktarin e saj! Por, me habi syt mė ndjekshin njė dallndyshė, e cila, pėr tė zanė sa ma shumė miza, stėrhollonte gjithfarė lėvizjesh, akrobatike tue rrėshqitė nėpėr ajėr, e mue mė shkoi mendja se Shkodra, Ballkani, Europa, Bota mbarė asht sėmurė prej kėti akrobacioni dallndyshuer. Besova se dhe kjo dallndyshė do thejė qafėn nė kėto akrobacione, por atė e kish falė perėndia ma tė shkathtė pėr jetė: pa psue asnjė dhimbje kreje, u ngop me miza!
    Sjellem nga perėndimi, shkas barin e njomė; e do mendime plot sarkazmė, t’idhta mė turbullojnė kryet. Pėrqark, natyra nė gjelbėrim mė ngjan si njė koketė e burdelit, e veshun nė njė dekolte pikante. Liqeni me prralla tė marra tė “Njė mijė e njė natės”, malet me njė heshtje qesharake, e mbi kėto dielli i vjetėr, dielli njė mijė, pesė mijė, dhetė mijė e kushedi sa vjet i motēėm. Jo, jo, dielli, nuk pajtohem me ty, pajtohem me tė qė ushqej tashti asht dėshira me ju ngėrdheshė, me iu dėftue gjuhėn kėtij dielli, qė aq indiferent prendon prapa maleve.
    Nisem kah shtėpiat e fshatit, i cili asht nė masmarrėveshje tė plotė me qiellin. Pėr mbramen herė shof Shkodrėn, i dėshroj “natėn e mirė” dhe i dėrgoj njė tė puthun n’ajėr.

    Shumė tė fala
    M.
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  9. #69
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    “…Buken tone te perditshme falna sot…”

    Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme. Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
    - Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
    Nana nuk bezante.
    Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
    - Nana e eme nuk asht e fryte si fuēi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu
    qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje ēerek lekut.
    - Uf, nane, hajt ma, a po ēohe, me mė dhane me hanger…
    E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u ēue.
    Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u ēue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.
    - Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.
    E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diēka.
    - Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
    - Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.


    - Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
    Grueja u ēue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
    - Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
    - Asgja. Cka me mė thane…S’ia qet hesapi me mė marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
    - Po a kqyre te zotni Lorja?
    - Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
    - Mire, mire, more Kolė, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
    Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
    - Thueji nanes te ēojne paret, po desht me i dhane buke.
    - Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.
    - Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.
    Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase ēka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.
    Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u ēuen te shkojne me fjete.
    - M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
    - Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
    - Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
    - Po kot pse po te qet? ...
    - A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
    - Mire, mire. Mos bertit, se po ma ēon djalin.
    Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.


    Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.
    Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, ēka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!
    Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
    - A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
    - Eeeh! Atehere...
    - Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
    - Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...
    - Po due me thane se djelmnia e soēme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...
    - Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane ēile tash...
    - Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po ēka t’i bajsh shkollave te reja? ...
    - Po ēudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...
    - Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
    E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
    - Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...
    Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diēka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
    - Buuuke! Buuuke per Lilin!
    - Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e
    mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!
    - Buke! Aman! Vdiq Lili!
    - Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
    Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
    - Si je, Kole? Si po shkon?
    - O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
    Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.


    Vazhdon...
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  10. #70
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72
    Zotni Filipi s’kish dale ende ne kafe. Kola po e pret. Kanjehere e shndrron ndoj fjale me dy garsonat. Veren Kola si shkelqejne tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure, - iu bane si me qene pjesa e nje trupi te tij te madh, nga i cili u shkeputen. Ndiente per ta diēka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushe me gota, sillej i lete tue sherbye, shpejt, pa gabim, paster. Atje m’at tryeze ne skaj vinte nje zotni, i huej, i cili gjithmone jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diēka Lilit. Zotnia kerkonte nje vermut dhe me ia ndeze cigaren. Keshtu ne mendime, nder mashtrime te gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte te bertasi: Urdhno, zotni! Po vjen! – megjithse kafja ishte fare e zbrazet. Ishte koha mbasdreke.
    Ulet Kola ne nje karrige. Po t’ishe ketu me sherbim nuk do te mund te rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa deshronte mos ta kishte). Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti ne tavoline e ftyren ne shplake. Prap mendime. O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s’po qitni ne drite. – Pese vjet pune ne ket kafe. E per pese vjet trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t’u shembelleje. E shpirti i Koles asht coptue, ash shpernda grima-grima. Pak nga ai asht fute neper vrima te karrigave e te tryezave, te cilat Kola i njofti nje nga nje tue i kerkue, e pak nga shpirti i tij asht fute, asht ngjite, asht ngjeshe neper paēavra te ndyeta dhe mshisa te lagta. Atje, n’at tryeze – i kujtohej Koles- kishte gjithmone ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi te ose ishte shkarravitun diēka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyre, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mire e mire, e hapte paēavren e lagte dhe me aq fuqi e ferkonte, saqe tryeza lonte vendit. Duhej mshi mire, se qortimi i kercnueshem i zoti Filipit nuk mungonte. Pese vejt kesi pune. Dhe mandej ne rruge te madhe. Por as zoti Filipi s’ka faj. Pune s’ka. – Po kush kaf aj? – Askush. Nana qe me lindi, - une me shoket e mi qe apim te gjitha fuqite e veta per nje krodhe buke – dhe keto fuqite tona askuej s’i duhen.
    Kush ka faj? – Kola thote askush s’ka faj – dhe aty qendron e tane tragjedia e tij. Vuejta intime deshpruese, e cila t’udheheq ne vetvrasje. Por mire ash qe Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose se paku t’ia kishte vue ai vete kuej fajin, atehere – eh atehere... Fuqite e njerzve n’ankand kushedi si do te veprojshin.
    Crrr-crrr-crrr bajshin kepucet e reja te zotit Filipi. Kola u ēue ne kambe.
    - Ej, Kolė? S’kemi gja te re? – por menjehere vazhdoi:
    - A ishe dje ne procesion?
    - Po, kam kene...
    - Pak popull, s’ishte shume. Cudi, te rijt e soēem, si me i pase marre me dale ne procesion e me u vue ne rresh. Po ku ishe ti? Une s’te pashe.
    - Isha mbrapa jush, zoti Filip.
    - Eh, po, po, e dij. Une isha me zoti Zefin, bisedojshim per disa pune, por nuk te vuna re.
    - Une erdha, zoti Filip, at pune qe me keni thane – desh te vazhdoje Kola, por s’e la ky.
    - Kur isha une i ri, - filloi zoti Filipi me ftyre te qeshun dhe tue u ule ne karrigė – nje here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te gjithve, e une –eh, atehere me vlonte gjaku – dola nga rreshti ta kapa per fytit at qen bir qenit dhe zoti me dha nje fuqi te mrekullueshme, saqe gati e mbyta aty ne vend. Por u perzien tjeret, te dyja anve, t’u perleshen, une shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t’i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur me bien nder mend, qeshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha...E te rijt e soēem..., - vazhdonte zoti Filipi tue shikue neper dere.
    - Pse mos te qeshesh, - bluente Kola nder mendime te veta, - shoket te kane hanger dajak e ti jo, ti s’ke hanger kurr dajak; por Pashkesh ose Keshndellash, ose ndoj feste te madhe si dje ke veshe kepuce te reja; e meqe vij me te lute per pune, m’i tregon pallavrat qe ke ba kur ishe i ri. Pse mos te qeshesh?!
    Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s’po e ndegjon, por vazhdon te flasi gjithnje ma me hare. Kish qellim te mire, si shifet. T’ia largoje mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten te nxjerri sa ma lire e mire nga borxhi kundrejt Kolės. Por se fundit, e pa se nuk shkon kjo taktike, prandaj ndrroi flete dhe i ra ēeshtjes ne thelb.
    - Po e din, ti Kolė, se punen tande gjithnje e kam nder mend?
    - E dij. Ju felemnderės!
    - Per Zotin, si per djalin tem mundohem. Te permenda nder dy-tre vende, port e gjith m’ankohen se s’kane pune dhe se nuk mund t’i shtojne shpenzimet… E une, ti po e shef edhe vete. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me te mbajte?
    Kola disi i turpnuem nga fjalet kaq miqsore, mezi murmuroi:
    - Po, nuk jua qet hesapi? – e ne vetvete vazhdoi: s’po fike me mė mbajte derisa te gjej pune ngjeti...
    - He pra, ēka me ba? Ket krize, ket horrllek une s’e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi – po. Por ajo ishte per dobi tone. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ē’e do qetsine, more Kolė, kur asht kriza? Apo s’asht keshtu? Une, ti, na duem me jetue. Cka na duhet ne se po vriten tjeret... A ende s’jane vra-a? U farojshin. Pune, pune me fitue... Apo s’asht keshtu?
    Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedes dhe bani sikur do me shkue.
    - A, po shkoj. Tungjatjeta!
    - Tungjatjeta. Kolė! Mos kij mendim. Gjithnje te kam nder mend. E sa per mue, ti edhe vete the se s’ma qet hesapi. Hajt, udha mbare...
    Nga dera e kafes Kola u gjet ne rruge te madhe te qytetit. Diēka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.
    - Po pse me thrret? Pse me rren ne shprese, barem? Ah… - dhe kryevrare, dalngadale, me mendim te mpite nder tru se do ktheje ne shtepi prap pa gja, endej rrugave pa dite per vete.

    Vazhdon...
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •