E di ce? E gjeta vete! Enjoy!
--------------------------------------------------------------------------
Tė birtė e shekullit tė ri
Na t'birt e shekullit tė ri
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,
e ēuem grushtin pėr me luftue
nder lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birt e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatė e huaj
dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm
Na t'birt e shekullit tė ri
vllazen tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditem me thanė:
s'duem me humbė
nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim"
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis -
tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis.
Na tė birt e shekullit tė ri
me hovin tonė, e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem me ra fli.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Krijoni Kontakt