Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 117
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Trajtat e Mbinjeriut

    Dityramb Nietzsche-an

    Nje vegim shpirtnuer n`errsin te paskajshme
    ne boten e mjerimit
    nje rreze e diellit
    me ngrof zemren e ngrime te kesaj bote se varfshme

    Shpejt zhduken pranverat ,posi shkumbe e detit
    dhe shembet hareja
    e stinat e vjetra
    pa ngjyra,pa trajta,mjellin fara helmit.

    Nana-dhe`vejushe dhe me gjite shitue
    na pjell fryte t`egra
    na pjell hithra ,ferra
    -su gjet burr`i dej andjet me ia zgjue.

    Kot e kane sot njerezit ,dhe kot dikojne djersen
    Sa qesharak` mbesin
    Sa qesharak ` vdesin
    nder ethe mundimi per me shijue jeten!

    Afrojne buzet te gota ,dojne nje hurm te vetem ...
    por pah!bie ne toke gota,
    thehet ne mije copa
    shuhet drit` e synit ,vdesin njerzit t`etshem.

    Shpirt i kryqzuem ,marrzi i vulosun
    asht kjo jete njeriu...
    (Zgerdhiu,zgerdhiu
    deri ne kupe te qielles ,ironi e poshtun!)

    Por...po!po!por dic due me thanun
    ndoshta ka me ardhun
    ndoshta ka me zbardhun
    nje agim i pritun ,dit` e parathanun

    N`ardhmeni te trashegueme Mbinjeriu vrehet,
    ndergjegje pa dyshime
    ndergjegje pa trillime
    me nje grusht graniti qe kurr nuk do thehet

    Nje sfinks i madhenueshem Mbinjeriu i ardheshem
    pa zemer,pa ndjenja
    syt e tij rrufena-
    qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem

    Kohnat e kalueme ne balle te Mbinjeriut
    jane gjurma luftimi
    jane shenja hidhnimi
    -se jete e re lindet me vdekje te njeriut.

    Qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem.
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    MBAS TYEZES

    Nje grupit.

    Keshtu ne te rinjve na kalon nata:
    Prane tryezes mermer -falso ,nje gote te plote a boshe,
    me kujdes te madh ndenjun(si e lyp dans-edukata)
    Te ngrehun ,te ngrime ,te stolisun
    e ftyrash qindisun
    me puder,karmin...jo?-por me pershtypje te mire
    qe na sjell zonjusha e bukur dhe me hir
    tu`na buzeqeshe ambel ,buzesh te kuqe si gjaku,
    nsa gjit`i majen ,dridhen -ftyra kuqet,zbehet...
    e ne secilin prej nesh ne fund ka nje shprese kendedhet
    dhe na shtrengon laku...
    -Qashu ndeje ,t`u e vrejtun,cojme biseda te
    ndryshme
    serioze ,t`urta ,por ma shpesh te dyshueshme,
    me gjuhe te bukur ,te zgjedhun ,mbi ngjarje te ra
    flasim
    e prej deshires pa mshire te gjithe pelcasim.
    Ngushllim!-se zonjusha na i din mire hallet,
    prandej aq me andje ,bukur ,kercen vallet.
    Jonet muzikore derdhen,rrkaj derdhen,
    lemojne ate qe ne valle sjellen,ne hare sjellen,
    lemojne tryezen ,gotat ,veshjet tona,ndjenjat
    e fantazis sone ,i hapen ylber-velat...
    Por befas ,te nje hones se panjoftun tingllimi
    se ciles asht te hyu i bukuris trillimi,
    krahnoret n`i perdheli dhe n`i piskoi zemrat,
    gjate korrizit te thermet zbresin fill te themrat.
    -Qashtu vuejme,defrejme...
    Jeten adhurojme,
    nsa drita shkelqejne
    zonjushen shikojme
    dhe n`andrrim vallzojme...
    Rishtas,me plot dashje ,vallet ndiqen ,ndiqen...
    Vash e djale perputhen
    mbrend dy zemra digjen
    por me u puthe-nuk puthen!
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    NE NDERGJEGJEN TEME

    Ne ndergjegjen teme ka dy Milloshe:
    Milloshi i gjalle ,i jetes se perditshme,
    qe vepron,gabon
    dhe Milloshi tjeter
    qe i vihet perballe atij,
    e veren dhe i denon gabimet e Milloshit real.
    Te njeriu behet vazhdimisht nje lufte e brendshme
    per persosjen shpirterore.
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    PERDITE SHOH QARTE E ME QARTE

    Perdite shoh qarte e me qarte
    dhe vuej thelle e me thelle.
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  5. #25
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786


    Ja tash nje nga poezite e tij me mahnitese...

    Pesha e fatit

    Na shtypi fati e na bani krymba
    ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
    edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
    shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

    (Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
    Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
    kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
    do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

    Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
    Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
    E jeta na bahet ma zi se sketerre.
    Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

    Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
    Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
    Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
    Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

    Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
    Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
    mbasi kamben e theu ne akrobaci --
    jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.



    Millosh Gjergj Nikolla

  6. #26
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786


    ZGJIMI


    O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve
    tė kaluem!
    O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve tė tėrbuem!
    Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
    dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
    O vullnete tė ndrydhura!
    O vullnete tė shtypuna!
    Shkundni prangat tė mbrapshta! E me brimė ngadhnyese,
    me hove viganash, dėshirash flatruese,
    turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhė zbritni
    - ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
    qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,
    ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.
    O vullnete tė ndrydhuna!
    O vullnete tė shtypuna!
    Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
    drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
    i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise -
    Ta dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit.




    Millosh Gjergj Nikolla

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    pershendetje te gjitheve ju qe keni sjelle pejese nga Migjeni ketu. eshte me te verteti i madh. nje kerekese e ka njeri pjesen
    "ZOTI TE DHASHTE" ??
    nese e ka dikush ju lutem na e shkruani. me respekt sweetie
    flm edhe nje here te gjitheve ju qe i sollet keto pjese ketu.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  8. #28
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sweetie, do e sjell sa te me premtoja koha

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    KANGA E PERNDIMIT

    Kangė Pėrndimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete
    Kanga e tij njė fč tjetėr, me tempuj tė tjerė, me meshė solemne,
    ku prej mėngjesit deri nė mbramje shkrihen ndjesitė njerzore
    n'apoteozėn e hekurit; shpirtėnt pėrshkohen nė tymore,

    tė cilat nė fishkllim i pėrqeshen zotit tė vjetėr edhe qiellit
    e me re tė ndyt' tymi tė dendun ndriēimin ia vrasin diellit.
    Fe tjetėr, fe e ēmendun e Pėrndimit tė mrekullueshėm...
    ekzaltuem shklet njeriu nė delirium tė pakuptueshėm.

    Dėgjon zanin q'i thotė feja. Plagos qiellėn, e shpon tokėn,
    i shkyn horizontet e bardhė, zhvesh natyrėn, ia heq kotllėn.
    Kult' i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutė enigmi
    e varros, mbi varr ia vė njė shej pėrbuzje o nderimi.

    Kangė Pėmdimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete
    Kanga e tij shpres' e bukur, me flatra tė njė tjetėr jete
    nė tė cilėn dielli do ndrrojė udhėn: ka pėr t'u lindė nga Pėrndimi
    por deh! nga lumnia tash humb kokėn rruzullimi.

    Me njė "tango" qejfi tash ia ngatrron fijet zotit tė vjetėr
    ka me ia skandalizue tė birtė besnikė nė planetė tė tjetėr,
    Kanga Pėrndimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete...
    Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung' avulli nė pika djerse.

    (ME KETE POEZI KAM PERSHENDETUR GJITHE EMIGRANTET SHQIPTARE QE PO E LEXOJNE)
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    BALADE QYTETESE

    Mbramė
    qiella dhe hyjt e vramė
    njė ngjarje tė trishtueme panė:
    Hije... jo! por njė grue
    me ftyrė tė zbetė edhe me sy
    tė zez si jeta e saj,
    me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
    me plagė nė gjoks e stolisun
    me veshje dhe me shpirt tė grisun,
    me hije grueje,
    njė kens kėso bote,
    njė fantom uje
    vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
    Dy hapa para, dy hapa mbrapa
    me kambė tė zbathun,
    me zemėr tė plasun.
    Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
    me flokė tė thime,
    me ndjesi tė ngrime.
    (Dikur,
    kur gjit' e saj me kreni
    shpėrtheheshin n'aromė,
    kur ish e njomė
    atėherė e dashunojshin shum zotni.
    E sot?)
    Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun
    nė rrugat e qytetit tonė,
    njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
    shpin i molisun, zemėr e therun,
    njė za vorri, njė jehonė
    qė vallzon natėn vonė
    nėpėr rrugat e qyteti tonė.

    (KUSH MUND TE GJEJE PAK ATE POEZINE "TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI"? AJO ESHTE FANTASTIKE!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •