Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 117 prej 117
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir do ish me e lan te qete migjenin.. ca kohe..

    partia punes ka lujt me migjen..
    sot lun seli rozja..

    ne qe i dim gjanat..i kuptojm lojnat..

    ju qe skuptoni gja..mos u perzini..

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Religion Is Curable

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Migjeni dhe testamenti i tradhtuar

    Opinione Enjte, Tetor 13th, 2011

    ALDO BUMĒI



    Nė shkrimin e djeshėm tė botuar nė gazetėn ‘Shekulli’ me titull ‘Migjeni, shumė i madh pėr qeveritarė tė vegjėl’, autori i tij ka pėrdorur njė sėrė tė pavėrtetash dhe arsyetimesh tė tjera tėrėsisht jashtė letrare – nė tė vėrtet janė nė vazhdė tė manipulimit tashmė klasik qė i ėshtė bėrė Migjenit pėrgjatė 50 viteve tė regjimit komunist dhe nė vijim – pėr tė arritur nė disa pėrfundime qėllimisht tė gabuara.
    Nė kėtė shkrim doza e tepruar e patetikės dhe mllefit, qė nė tė vėrtet fsheh mungesėn e ndonjė argumenti themelor pėr ta shkruar kėtė shkrim, e pengon autorin tė kuptojė realitetin e pakontestueshėm qė Migjeni ėshtė poeti mė i kremtuar nė letėrsinė shqipe tė shekullit tė shkuar e nė vijim.
    Pėr kėtė arsye regjimi komunist e manipuloi kėtė figurė tė ndritur tė kulturės shqipe pėr t’ia kundėrvėnė djallėzisht tė tjera figurave madhore krejtėsisht tė pėrēmuara dhe tė harruara siē qenė Ernest Koliqi, Atė Gjergj Fishta apo Lasgush Poradeci dhe tė tjera figura tė ndritura. Migjenit iu veshėn petka tė tipit “komunist”, ‘shkrimtar i kuq revolucionar”, “pararendės i soc-realizmit”, etj, duke ia kundėrvėnė figurave tė tjera ‘reaksionare”, tė cilat regjimi i kuq i luftoi edhe mė egėr se tė gjallėt. Por ky nuk ėshtė Migjeni, ky nuk nuk ėshtė testament i tij. Kjo skemė ideologjike dhe me synime tė mbrapshta e pėrdor nga regjimi komunist pėr tė kundėrvėnė figurat e mėdha tė kulturės shqipe, ka rezultuar fatal pėr kulturėn tonė e cila mezi i shpėtoi shfarosjes nga murtaja e kuqe. Sot ne ende nuk kemi njė hierarki tė domosdoshme dhe tė mirėpranuar tė vlerave letrare shqipėtare, por nga ana tjetėr tė hapėsh debate se kush prej Lasgush Poradecit apo Migjenit ėshtė mė i madh apo mė i vogėl, mė i rėndėsishėm apo i parėndėsishėm, ėshtė kryekėput njė debat, qė nė rastin mė tė mirė ėshtė naiv dhe shterp dhe nė rastin mė tė ulėt ėshtė vazhdimėsi e njėjtės skemė manipuluese dashakeqe qė pėrmenda mė lart.
    Nėse deri sa qe gjallė Lasgush Poradeci, pėr shqiptarėt ishte mė shumė njė emėr nga bota e tė vdekurve sesa e tė gjallėve, rokada Migjen-Lasgush qė propozon autori i shkrimit ėshtė thjesht ogurzezė. Dhe ky nuk ėshtė testament i Migjenit. (I kujtoj autorit tė shkrimit nė fjalė qė si fitues i Ēmimit “Lasgush Poradeci” qė jep Ministria e Kulturės, ėshtė gjithmonė nė kohė ta refuzojė, nėse mendon qė emri i Lasgush Poradecit nuk e nderon).
    Ministria e Kulturės ėshtė krenare qė vitin 2011 e ka shpallur vitin e Migjenit, Gjergj Fishtės dhe Marie Krajės, tre personalitete qė do tė mbeten gjatė nė kujtesėn kombėtare dhe me tė cilėt ėshtė lidhur pazgjidhshmėrisht identiteti ynė kulturor dhe kombėtar.
    Ndėrsa pėr tė tre personalitetet e kulturės janė parashikuar mjaft aktivitete artistike (ndėrkaq janė kryer ose po kryhen), por kėtu po veēoj sidomos aktivitet kushtuar Migjenit tė cilat po i rendis mė poshtė:
    1-Nė shkurt tė kėtij vit, Ministria e Kulturės ia akordoi Ēmimin Kombėtar “Faik Konica” pėr studimin mė tė mirė tė vitit veprėn “Migjeni ose parathėnie dyzuar” me autor Anastas Kapurani duke nxitur haptas studimin e veprės sė Migjenit jashtė kornizave soc-realiste.
    2-Nė hollin e Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė nga data 04 – 13 tetor 2011, ėshtė hapur dhe po vitizohet ekspozita me koleksionin e botimeve tė Migjenit, tė nxjerra nga fondi qė disponon ky institucion i rėndėsishėm mbi jetėn dhe veprėn e Migjenit.
    3-Nė datėn 13 tetor ( kur shėnohet edhe 100 vjetori i lindjes sė tij) ora 20:00, nė Teatrin Kombėtar do tė realizohet nėn regjinė e artistit tė mirėnjohur Vasjan Lami, koncerti poetik “Poema Migjeniane” nėn interpretimin e artistėve tė mirėnjohur tė skenės Yllka Mujo, Fatos Sela, Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Dritan Boriēi.
    4-Nė datėn 13 tetor do tė organizohet nė sallėn Tefta Tashko Koēo, tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė bashkėpunim me Shtėpinė Botuese Ėest Print, ceremonia e promovimit tė veprės mė tė fundit studimore mbi Migjenin “Migjeni nė pakohėsi”, vepėr e studiuesit Behar Gjoka.
    5-Mė datėn 14 tetor 2011, nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit do tė vihet nė skenė baleti i mirėnjohur “Migjeniania”.
    6-Qendra e Studimeve Albanologjike nė bashkėpunim me Departamentin e Gjuhės dhe Letėrsisė tė UT-sė, organizon konferencėn shkencore “100 vjet me Migjenin”
    7-Nė kėtė kontekst, pėr tė pėrkujtuar dhe nderuar veprėn dhe figurėn e poetit tė shquar Migjenit, MTKRS ka pėrgatitur dhe realizuar vendosjen e banerit qėndror nė Pallatin e Kulturės si edhe ka pėrfunduar shpėrndarjen e mjaft materialeve promorcionale ( ftesa, programe etj), e nė tė njėjtėn kohė nga Televizioni Publik Shqiptar po shfaqet ndėrkohė spoti i posaēėm, financuar nga institucioni ynė, nė nderim tė figurave: Migjenit, Atė Gjergj Fishtės dhe Marie Krajės.
    Sigurisht, ndonjėri prej ‘Mohsave’ sikundėr i ka tipizuar shkėlqyeshėm shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, do tė ėndėrronte qė Migjeni tė harrohej nga shteti, nga njerėzit, nga dashuruesit e letėrsisė, qė pastaj ata duke ua pėrmendur emrin me sokėllitje, tė mund tė shelbojnė diēka prej kujtesės sė tyre tė rėnduar.
    Duke njohur dhe vlerėsuar mjaft faktin qė Migjeni ėshtė shkrimtari mė i njohur dhe i ēmuar nė shtatėdhjetė vitet e fundit, unė gjej rastin pėr tė shprehur edhe detyrimin qė na lind tė gjithėve – mua nė rradhė tė parė – ndaj etėrve tė letėrsisė dhe kulturės shqipe qė u mohua krejtėsisht nė kohėn e komunizmit, vepra e tė cilėve meriton tė njihet, tė pėrhapet dhe tė ketė vendin e vet nė memorien e gjithėsecilit, nė memorien e kombit.


    ---


    Migjeni, shumė i madh pėr qeveritarė tė vegjėl
    Opinione Enjte, Tetor 13th, 2011

    PREĒ ZOGAJ

    Sot mbushet plot njė shekull nga dita e lindjes sė poetit dhe prozatorit tė madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Vepra e tij, modeste nė volum – Migjeni vdiq shumė i ri, pa i mbushur njėzet e shtatė vjeē – ėshtė mjaft e njohur pėr lexuesin e gjerė shqiptar. Kjo edhe falė vendit tė merituar qė i ėshtė dhėnė kėsaj vepre nė tekstet e shkollore dhe falė parapėlqimit tė aktorėve tė ēdo brezi pėr ta lexuar nė publik apo nė media. Migjeni, njė poet elitar, ėshtė njėkohėsisht ndėr mė popullorėt qė kemi. Ky mund tė jetė shpėrblimi posmortum i fatit pėr ketė fėmijė tė muzave, qė jetoi dhe vdiq pothuajse pa u venė re, i vetėdijshėm pėr dhuntitė e rralla qė kishte, tė cilat i shkriu bujarisht deri nė frymėn e fundit, kur shkroi fjalėt “nuk flitet ma”, mbi tė cilat u kėput pa jetė dora e tij prej mjeshtri.
    Nuk ka qenė e nevojshme, megjithatė, t’i imponohet kulturės nė forma ekstraletrare. Lavdia e Migjenit ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė cilėsia e lartė e krijimtarisė sė tij. Pėr tė ėshtė shkruar kurdoherė me superlativė nga penat me tė mira tė letėrsisė dhe kritikės. Edhe kėtė vit, mė saktė kėto ditė, me sa dimė, pėrveē disa veprimtarive tė posaēme pėr nder tė njėqindvjetorit tė tij, do tė shohin dritėn e botimit dy libra tė rinj pėr Migjenin nga dy autorė tė shquar tė botės akademike – universitare dhe letrare, nga Alfred Uēi dhe Nasho Jorgaqi.
    Por, nė kėtė njėqindvjetor tė poetit, qeveria dhe Ministria e Kulturės nuk e shpallėn vitin dymijė e njėmbėdhjetė vitin “Migjeni”, siē kanė bėrė gjatė dekadės sė fundit me figura tė tjera tė ndritura tė kulturės kombėtare, tė vdekur dhe tė gjallė, si Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Petro Marko, Ismail Kadare e tė tjerė.
    Shkodra, qyteti i lindjes, sė cilės Migjeni i kėndoi dhe i blatoi fjalė qė nuk lexohen, por kėndohen, aq afėr janė me muzikėn, pra kjo Shkodėr e nominuar me tė drejtė nėpėr vite dhe dekada si djep kulture dhe ēetele arti, ēfarė ka bėrė, ēfarė ka pėrgatitur pėr njėqindvjetorin e ikonės letrare qė muzat i dhanė asaj? Nuk shohim tė ketė bėrė ndonjė gjė pėr tė qenė. Nė vend qė tė na befasojė me ndonjė gjetje tė denjė pėr lartėsinė e poetit, Shkodra rrezikon tė na befasojė dhe trishtojė me indiferencėn e saj.
    A ėshtė kjo njė harresė e paqėllimshme injorantėsh pa asnjė lidhje me kulturėn dhe artin, nga ata qė janė kacavarur nė shtyllėn e pushtetit vetėn pėr tė bėrė lekė? Apo ka diēka tė programuar dhe tė qėllimshme nė gjithė pėrpjekjet qė bėhen pėr tė zvogėluar dhe mundėsisht injoruar figurėn e Migjenit?
    Ka injorancė kudo ku shpėrfillen apo dhunohen vlerat. Kjo ėshtė si njė e bėjnė dy. Por rezervohem tė pohoj se harresa pėr Migjenin ėshtė e paqėllimshme. Injorantėt nė njė anė dhe njė takėm politikanėsh nė anėn tjetėr e kanė kapur kaherė me Migjenin. Mė parė ishte bėrė me dije se muzeu i tij modest nė Shkodėr ishte mbyllur, se edhe varri i tij atje ishte profanuar. Reflekset e njė fryme tė tillė, diku me frymėzim klerikal, diku me frymėzim antikomunist, herė mbytėse, herė edhe armiqėsore kundėr poetit, mbėrritėn pastaj deri nė zyrat shtetėrore ku pagėzoheshin ēmimet kombėtare tė letėrsisė dhe ku Migjeni u zhgradua, duke e lidhur emrin e tij me njė ēmim tė dorės sė dytė qė u jepej letrarėve debutues. Rasti ishte shqetėsues jo se Lasgush Poradeci, me emrin e tė cilit ishte pagėzuar ēmimi kryesor, nuk ėshtė njė poet shumė i mirė, por nuk ka dyshim se ēdo juri profesionistėsh do tė vendoste Migjenin tė parin. Pa u menduar gjatė.
    Revanshizmi, linēimet, bllokada e heshtjes apo edhe fushatat kundėr veprės sė Migjenit nuk kanė pasur asnjėherė justifikim. Atė dhe veprėn e tij nuk i lidh asnjė me komunizmin. Antiklerikalizmi i tij ėshtė njė dukuri filozofike dhe kulturore shumė e pėrhapur nė botėn e pėrparuar. Megjithatė, kjo qė ka ndodhur mund tė konsiderohet njė nga ato stihitė kalimtare qė madhėshtia i pranon pa fjalė. Koha pas viteve nėntėdhjetė ka qenė koha pėr tė nxjerrė nga harresa dhe syrgjyni shkrimtarėt e ndaluar nga regjimi komunist, si Gjergj Fishta, Martin Camaj e tjerė. Nė kėto rrethana, shumėkush, ndoshta edhe migjenianėt me tė spikatur, e kanė pranuar njė farė “moratoriumi” nė lidhje me kujtimin e dhe lavdinė e Migjenit, me idenė fisnike qė vala e vėmendjes, respektit dhe venerimit tė merituar tė kthehet nga ata, tė cilėt u censuruan politikisht pėr njė gjysmė shekulli. Ka qenė dhe ėshtė akoma e drejtė qė skena t’u jepet me pėrparėsi atyre, derisa pėr gjithė shkrimtarėt e vėrtetė tė vendoset njėlloj pariteti nė planin e njohjes me mjetet publike.
    Por, kjo sjellje nuk do tė ishte fisnike nėse nė emėr tė rehabilitimit tė disave tė persekutohen disa tė tjerė. Vjen njė moment kur pėrtej ēdo rivendikimi politik nė lidhje me fatin e autorėve, vlerat qė ata kanė krijuar sistemohen nėpėr vendet e veta dhe rikrijojnė hierarkinė artistike, e vetmja hierarki e vėrtetė dhe jetėgjatė nė letėrsi. Ėshtė e qartė se nuk janė padrejtėsitė e mėdha, por ėshtė arti i madh ai qė pėrcakton nė kėtė renditje. E dimė mirė poetėt, studiuesit dhe kritikėt e mirėfilltė tė Shqipėrisė; e di Ismail Kadareja, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Rodolf Marku, Moikom Zeqo e mjaft tė tjerė akoma mė tė rinj, me tė cilėt kam pasur rastin tė bisedoj gjerė e gjatė pėr poezinė shqipe, se Migjeni ka kurorėn e mbretit tė poezisė. Pėr tė mund tė thuhen fjalėt qė ka thėnė Maksim Gorki pėr Eseninin, se ishte njė organ i lindur pėr poezi.
    Gjuha shqipe ka kaluar njė sprovė dhe ka fituar njė nder tė madh duke artikuluar njė shpirt dhe njė vizion aq thellė si ai qė plazmohet nė veprėn e Migjenit. E megjithatė, ndoshta edhe pėr arsye se ky poet i madh vetmitar nuk vlen pėr tė shėrbyer interesat propagandistike tė qeverisė apo tė korrenteve kulturore pranė saj, qeveria dhe Ministria nuk e kanė shpallur vitin e njėqindvjetorit tė lindjes sė tij vitin “Migjeni”. Kanė gabuar. Kanė fyer veten. Kanė provokuar kulturėn. Kanė treguar sa tė vegjėl janė.
    Inteligjenca e iluminuar shqiptare nuk mund tė pranojė qė Migjeni tė bėhet ndėrgjegjja e saj e vrarė. Pėr gjithė njerėzit qė kanė kultin e adhurimit tė vlerave maksimale nė kėtė vend, njerėz tė kulturės qofshin apo tė fushave tė tjera, ka ardhur koha me e shkėputė njėherė e mirė poetin e dhimbjes krenare nga nėpėrkėmbja e injorancės, shpėrfilljes, keqdashjes apo edhe e urrejtjes sė ndokujt. Kjo, nė fakt, ėshtė njė sfidė ndaj degradimit dhe korrupsionit politik dhe shoqėror qė po bren kėtė vend. Sfidė e denjė pėr qytetėrimin.

    Shkrimi i Preē Zogajt ėshtė botuar dje nė gazetėn “Shekulli”. Gazeta “Panorama” po e riboton sot bashkė me replikėn e Ministrit tė Kulturės, Aldo Bumēi


    --



    ---------

    kush i ndjek keto punet letrare te na sqaroje se..si eshte qo puna qe ky prec zogaj paska marre nga ministria cmimin..llasgusho poradeci..
    dini gje ju mo..se cila ministrei e kujt kryeministri i ka dhen dhe kur.. kte cmin letrare..ketij pushtit kanibal ..qelbesires funderrine te operativave te lezh-zadrimes.. prec zogajt te ed rucit..

    ky eshte kulmi.. ti japc cmim nje antari aktiv te masakres se 21 janarit ku u masakruan barbarisht qindra bij nenash polic e ushtar te shtetit shqiptar nga kanibale te rekrutuar nga preci ruci fatmir tocaj e fidel dulako qelbanikerit..

    turp..

    ..

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Po Brari, pse nuk je konseguent? A the me siper ta leme te qete Migjenin?!

  5. #115
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    drite paste aty ku eshte.

    urime per 100 vjetorin.

  6. #116
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Ben Andoni. Ajo qė ka mbetur nga Migjeni

    Ajo qė ka mbetur nga Migjeni
    Nga: Ben Andoni

    Po afrohet kremtimi i 100 vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit tė njohur dhe pak gjėra duken nė horizont se po mendohen pėr t’i bėrė njė pėrkujtim qė e meriton. Njerėzit qė punuan ndėr vite pėr tė dhe monografitė, paēka meritave, nuk na lanė as edhe ditėn e saktė tė lindjes, ndėrsa nė qytetin e tij pothuaj ėshtė i harruar. Pėr fat, Migjenin, se ka tradhtuar vendi i pamasė qė ka tek lexuesit e tij nė Shqipėri dhe kudo...E a ėshtė e mjaftė kjo?!

    Nuk e di, por gjithnjė kur kalojmė nga Vau i Dejės pėr nė Shkodėr nė rrugėn e kėndshme qė i afrohet Kirit, zakonisht tė zbrazur, ėshtė e pamundur qė edhe instinktivisht tė mos i ēosh sytė atje tutje, ku nė njė shpat janė tė vendosur njerėzit mė tė nderuar tė Shkodrės. Anipse, emri i vjetėr Varrezat e Dėshmorėve s’ka vend, sepse shkodranėt e kanė tė frikshme t’u pėrmendėsh dėshmorėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Janė antikomunistė edhe pse ishin nga tė parėt qė e mbollėn farėn e saj nė jetėn sociale shqiptare. Sodit, nė varreza janė bashkė heronj, patriotė, shkrimtarė, politikanė. Tė nderuar. Ē’ti bėsh, qė dikush ‘gaboi’ dhe me ta ngatėrroi edhe cazė si Migjeni. Bash atje, nė rreshtin e sipėrm tė varreve, nė njė cep bėn gjumin e pasosur Migjeni, mes Luigj Gurakuqit dhe Pashko Vasės. Pranė, nė kėtė ditė tė ēmendur gushti, njėsoj tre punonjės tė mirėmbajtjes komunale, kanė gjendur pak rehati nė hijen e njė peme qė ngrihet sak mbi varrin e Gurakuqit...
    ‘Shyqyr, qė s’i ngacmojnė mė!”, i them burrit nė vend tė pėrshėndetjes, qė mė ndjek me vėshtrim i habitur, ndėrsa gratė ngrihen e shkojnė dhe fillojnė tė punojnė. “Po, kena tash marrė autoritetin ndėrmarrja jone dhe kujdesena”. Kujtoj shumė vite mė parė mermerin e thyer tė varrit tė tij, ashtu si pak mė larg varrit tė tij, ėshtė njė varr i njė heroi ende i dėmtuar. Vėrtetė, varri i tij ėshtė i pastėr. Asgjė tė veēantė s’ka mbi varrin e tij, pėrveē emrit dhe datave tė lindje-vdekjes. Mė mbesin sytė aty, sepse ka pasur njė debat nė lidhje me ditė-lindjen e tij. Pas disa fotove zbresim tė relaksuar qė nuk e gjejmė tė prishur varrin, ndėrsa pėrballė qėndron prej pak vitesh Kompleksi strukturor i “Heronjve tė Vigut”, vendosur nė mėnyrėn mė tė papėrshtatshme tė mundshme. Dikush ka shėnuar diēka si kot. Nga pranė vjen era e papėrballueshme e plehrave tė qytetit, shenja e nderimit tė vėrtetė tė autoriteteve shkodrane pėr ikonat e tyre!! Duken si tė pashtėpi edhe pesė idealistėt qė i prenė nė besė nė tė njėzetat e tyre. Si pėr njė ironi tė fatit, edhe Migjeni nuk ka njė shtėpi. Ajo qė ėshtė nė Shkodėr u mor nga pronarėt e vėrtetė dhe tash ėshtė Kuvend murgeshash! E fundit, ishte dhomėza nga ku e nxorėn tė vdekur nė Torino, duke u gdhirė 27 gushti i vitit 1938. Largohemi. Disa skamnorė, qė mbledhin mbijetesėn mes plehrave duke rrėmuar, nuk u bėjmė asfare pėrshtypje. Ēfarė mjerimi?! Si njė vegim nga tutje, tė pėrqaset njė letėr e tij e fundit: “Kam shėrbye pėr pesė vjet si mėsues i detyrės nėpėr malėsitė e Veriut, ku jeta e vėshtirė e atyne viseve ma rrėnuen nė kėtė mėnyrė shėndetin dhe lumturinė e jeme personale.” Ikim. Punėtorėt qetėsohen. Sėrish zenė hijen, tė patrazuar.

    Emancipimi
    Nė fakt i patrazuar ėshtė edhe Migjeni, atje ku ndodhet. Ose tė paktėn duhet tė jetė. Nė njė sens cinik, mund tė kujtojmė se nė vitet e fundit sėmundja ia keqėsoi aq shumė jetėn saqė edhe vdekja quhej zgjidhje, ndėrsa, po aq nė mėnyrė cinike duhet tė kujtojmė se i shpėtoi pushkatimit, qė besoj se s’do t’ia kursenin komunistėt dhe lukunia e pseudove. Njėsoj duhet tė ndjehet edhe Luigj Gurakuqi, i cili u vra nga kushėriri i parė nė Bari, i varfėr dhe me shpresat e humbura se vendi i tij do mund tė tė funksiononte njėherė si duhet. Pashko Vasa, mė menjanė, nė qetėsinė e tij tė pėrkorė dhe i veēuar nga gjėrat e vogla tė Shqipėrisė, duket se pati mė fat nė Libanin e largėt. Vetėm se nga tė tre vetėm Migjeni duket se e pėrcolli mllefin qė e mbante thellė:”Unė jam pa moral. Konceptimi im menduer- mos me thanė ideologjik- nuk pajtohet me moralin, tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, n’sa mbrapa unė ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis’ me qindra vetė nė vendin tonė”. Ky njeriu u pėrpoq tė emanciponte duke e bėrė kėtė fillimisht me veten e tij. A ka qenė e lehtė? Asfare. Sot e kėsaj dite, shumė nga bashkėqytetarėt e pėrflasin. “Aj, ēfar mund t’i thush robit, qi ka shku me kushuninėn e tij?“,-mė thotė njė fjalaman, qė mundohet tė mė tregojė si ja ka ėnda historinė e Migjenit. Emancipimi i Migjen-it e tejkaloi fushėn letrare dhe u shtri deri nė pjesėn sociale. Interesat e tij tė gjithanshme teorike, gjykimi i lirė, por mė shumė akoma talenti pėr t’i hedhur nė letėr, ndikoi qė ai jo vetėm t’i hiqte “bragashat”, por tu kujtonte dhe bashkėqytetarėve tė tij sesi mund tė vepronin po tė pyesnin thjesht ndėrgjegjen e tyre. “Nė letėrsinė e shekullit XX “bragashat” qenė tė lidhura kryesisht me dukuri nga mė tė larmishmet tė fushės psikoerotike, - abrracione seksuale, ambiguitete erotike, tė cilat tradicionalisht i janė nėnshtruar njė sėrė skemash, stereotipish, janė veshur me njė aureolė misteri, mėkati, gjėrash tė pathėna ose tė thėna pėrgjysmė”, thotė studiuesi i letėrsisė Aurel Plasari. Migjeni e pėrshkoi i vetėm kėtė rrugė duke marrė parasysh qytetin ku jetonte. Te “Studenti nė shtėpi”, e cila mbahet si njė nga kryeveprat e tij paraqitet deri situata incestuoze. Ėshtė edhe sot e tepruar, por ai mėton qė ta fusė nė veprėn e tij, mbase kjo e bėn qė tė ecė shumė nė territor tė panjohur “atėherė ndjejshin praninė e gjasė sė tretė, tė huej, deri atėherė tė panjoftun pėr trupnat e tyne, por qė tash, nė nxehtėsinė e dyshekut, ngjallej, rritej...”. A thua se nuk e di: “Pse skllavėt e dokeve, tė zakoneve, tė ligjeve tė trashigueme me shekuj, skllavėt e thashethanjeve, ku mund ta kuptojnė se mund tė dashunohet edhe nji kushrinė”, e kthen vetė pėrgjigjen.

    Nė Shkodėr
    ...Kur mbėrrijmė nė Shkodėr, vapa ndjehet dyfish. Qytetit i ka mbetur ai kaosi i natyrshėm i qarkullimit, qė duket se shkon mė sė miri me karakterin e vėrtetė tė qytetarėve tė saj. Te hotel “Koloseo”, nė qendėr tė qytetit, fill pas tij, gjendet ish-shtėpia e Migjenit. Nė fakt ish-shtėpia, qė tash ėshtė kthyer pėr ironi tė fatit nė Shtėpi murgeshash. Pas ’90, nuk donte mė t’ia dinte askush se ajo qė dikur kish qenė vendi ku kish banuar Migjeni, do tė transformohej. Cinizmi nuk ndalet. Nuk ka as edhe njė pllakat ta kujtojė qoftė aty por as edhe fare afėr se ka jetuar kėtu. ‘Kush po ēan kryt sa ka shtėpi Migjeni ktu. Leqė s’ka qenė shtėpia e tij fare’, mė thotė njė banor, qė sapo ka hyrė rrugicės mė biēikletėn pėr dore. Ėshtė e dyta herė qė e fotografoj shtėpinė brenda ditės. S’ia kuptoj armiqėsinė. “E megjithatė kėtu ka banuar”, i them. “Aj po na e tregon ti. Ku ka pas shtėpi. Njė jerevi, do ket pas ktu pari”...Burri largohet dhe nga ajo fytyra e mirė e momentit mė lė bashkė me fjalėt egėrsinė. Kthehem dhe po tė pėrshkosh 250 metra nė njė vend ku dikur niseshin furgonat para Teatrit tė qytetit me emrin e tij, gjendet sėrish busti i Migjenit. Pėr fat, drejtori i tashėm i Teatrit, jo vetėm e ka restauruar, por i ka ndėrruar vendin dhe madje e ka futur nė sheshin e institucionit. Njeriu, qė dikur njihej edhe si biznesmeni i prodhimit tė maskave, Edmond Angoni s’ka hezituar, pėr t’ia rehabilituar bustin. “Asht gjirokastrit, se me ken i vendit, kurrgja s’kish me ba”, mė thotė njė mėsues. Mbase Migjeni nuk shkroi drama ose gjėra qė lidheshin me dramėn, por nderimin pėr tė e pėrēuan kėtu. “Kujdes se ta po kėput mish, mė thotė dikush kur mė shikon qė nga hekurat mundohem tė fotografoj bustin e Migjenit. Aty e ke s’ka ku me shku”. Jo vėrtetė, s’ka ku tė shkojė. I buzėqesh, thjesht qė tė mė lėrė rehat. Kjo ėshtė dėshmia e vetme nė natyrė, mbetur nė qytet. Nė Muzeun e qytetit, Besi Bekteshi, punonjėsi i arkivit dhe njė publicist interesant, ruan me fanatizėm trashėgiminė materiale tė tij. I shmanget disi debatit se pse bashkėqytetarėt e tij, e kanė kaq zėt, por njė moment mė thotė prerė: Ata qė njohin letėrsinė e dinė se ēfarė ėshtė Migjeni. Pak ditė mė parė ka bėrė njė shkrim mjaft interesant nė lidhje me ditėn e lindjes sė Migjenit. Ėshtė vėrtetė vitit 1911 apo mė parė. Njė vit mė vonė, apo dy vjet mė parė. Kam frikė se asnjėherė s’do ta marrim vesh. Migjeni, sipas dokumenteve, qė ai na i nxjerr pėrpara, ėshtė me katėr data. “Njė nga problemet e mėdha qė kanė dalė nė pėrcaktim tė datės sė lindjes sė tij, ėshtė se ka lindur nė Shkodėr e duke qenė njė ortodoks, ai ėshtė regjistruar edhe nė regjistrat fetarė sipas kalendarit ortodoks kishtar. Por, pavarėsisht kėsaj, nė njė pjesė tė rėndėsishme tė dokumentacionit tė Migjenit ka mospėrputhje tė rėndėsishme”, thotė Besi, qė e ka pėrshkruar me skrupulozitet ngatėrresėn e datave. Po kur ka lindur nė tė vėrtetė?-i them, ndėrsa bisedojmė poshtė njė kuadri tė jashtėzakonshėm tė Idromenos. Ngre supet. Pėr kėtė studiuesit nuk na ndijnė dot. Ata qė e njohėn direkt kanė vdekur prej kohėsh pa u kujdesuar pėr kėto gjėra tė vogla. Po ku ta dish edhe Migjeni vetė, se ka ditur kėtė hollėsi. Punonjėsi i devotshėm, na premton qė do tė na tregojė nė njė tė ardhme dhe objektet e tij, por kjo sa e vėrtetė do tė jetė, mbetet qė tė presim. Gjithsesi, pak ditė mė vonė, brenda premtimit tė tij, Besi, sjell disa nga fotot e objekteve tė mbetura: Njė stilograf, njė shah, pasaportat dhe disa fotografi shoqėrore. Kėto janė tė vetmet gjėra, qė kemi nė dispozicion, pėr njė njeri qė jetoi shumė afėr kohės sonė dhe dėshmive tė saj. Mbase edhe kėtė harresė, qė do pėrēonte vdekja e tij, duhet ta ketė ditur, autori i njohur.

    Fundi
    Pėr mbase tė kuptuar gjendjen e Migjenit, mund t’i referohesh letrės sė fundit, qė ka shkruar me dorėn e tij: “Kam shėrbye pėr pesė vjet si mėsues i detyrės nėpėr malėsitė e Veriut, ku jeta e vėshtirė e atyne viseve ma rrėnuen nė kėtė mėnyrė shėndetin dhe lumturinė e jeme personale.” “Shkodra, dashnorja e shekujve”, nė pėrcaktimin e Migjenit, u tregua e paqetė me poetin e saj. Tash, e ka lėnė pa shtėpi, ose njė pllakat tė paktėn qė ta kujtonte; me asnjė nderim publik nė qytet pas viteve ’90; pa asnjė pėrcaktim tė drejtė tė veprės sė tij dhe pa shumė e shumė gjėra tė tjera...qė do t’i meritonte edhe nė kėtė periudhė poeti. Nė njė intervistė tė At Zef Pėllumbit, kujtoj fjalėt qė mė ka thėnė meshtari plak, kur njė moment At Fishtės i thonė me tallje klerikėt se djali i Gjoshit (i Ati i Migjenit) po shkruan poezi. “Lenieni se asht i talentuar. Me koh do t’i vinė mendt’”.
    Migjenit i erdhi mėndja, por jo klerit, qė mundohet indirekt ta fshehė figurėn e tij. Kohė mė parė, artikullshkrues afėr me klerin u treguan tė ashpėr me tė, paēka se edhe nė tė vdekur, s’mund t’i bėnin dot gjė. Zoti pėr tė ishte thjesht njė gjigant me grushta graniti, qė tė vetmen gjė qė bėn ėshtė tė dėrrmojė vullnetet e njerėzve. “Mos prit, t’thot dikush ndonji fjal aq t’mirė pėr tė. Edhe sot ai e dredh klerin dhe ia tregon gjanat n’surrat”, mė thotė mėsuesi, qė s’do t’ia pėrmend emrin. Si ai ka shumė. Tė gjithė e thonė por askush nuk e pranon me zė. Dy poezitė e tij, fillimisht tė censuruara, “Parathėnia e parathėnieve” dhe “Blasfemi”, gjithmonė do tė na mahnisin me guximin e tyre. E njeriu nuk e di: /A asht zoti pjella e tij/apo ai-vetė pjella e zotit,/por e shef se asht kot i kotit/me mendue mbi njė idhull/qė nuk u pėrgjigj./Dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri./ Kurse, studiuesi Robert Elsie e pa dhe mė ndryshe. Ai do ta pėrkufizonte nė njė farė mėnyre ndryshe duke ditur realitetin e tij:”Duke qenė edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do tė bėhej njė nga shkrimtarėt e paktė shqiptarė, qė do tė lidhte dy anėt e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarėt dhe serbėt”.
    ...
    Pak do ketė bėrė pėrshtypje vdekja e Migjenit nė qytetin e tij. “Zyrtarisht vdekja e Migjenit merret vesh vetėm njė muaj mė vonė, mė 29 shtator 1938, me letra ku nuk mungojnė pasaktėsitė, neglizhencat...aq tė zakonshme nė burokracinė dhe injorancėn e shtetit...ndėrsa vetė Inspektoria e Arsimit nė Shkodėr e merr vesh krejt privatisht vdekjen e tij”, thotė Rinush Idrizi nė monografinė kushtuar poetit. Kėtu ishte fundi dhe po kaq dhe fundi i tė gjithave. Migjeni do mbahej i gjallė falė talentit tė tij dhe pak gjėrave qė la trashėgimi.
    ...
    Zhgėnjimi, qė nuk gjej shumė gjėra materiale tė tij mė lodh. A thua do tė bėhet diēka nė 100 vjetorin e ditėlindjes sė tij? A do mundet Ministria e Kulturės nė ēmimet e saj tė pėrvitshme kulturore, t’i gjejė njė ēmim nderimi? A do mundet qyteti i tij ta vlerėsojė si duhet? A do kujtohet dikush ta ngjis si duhet nė panteonin e qytetit? Tė gjitha mė ngatėrrohen dhe pak nga pak dhe avullojnė bashkė me vapėn qė ēliron asfalti nė drejtim tė Parkut arkeologjik tė qytetit. Janė fare edhe pak javė nga ky afat, pėr tė treguar sesa e emancipuar ėshtė shoqėria shqiptare. Verė e ēmendur e vitit 2011.




    Nė kėtė artikull interesant tė Ben Andonit veēoj "lojėn" e tij dhe tė Besi Bekteshit me ditėlindjen e Migjenit. Ndersa Benin e mirėkuptoj si gazetar i etur per sensacione, nuk mund tė justifikoj Besin si posedues i arkivit migjenian ne Shkoder dhe e keshilloj tė kete kujdes me te madh pėr tė shpallur te vėrtetėn. Per kete i kujtoj se nje pjese e madhe e arkivit qe disponon e ka nga perkujdesi i Prof. Skender Luarasit i cili ne lidhje me datelindjen e Migjenit ka sqaruar:

    “Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretėnve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Franēeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri.”
    (Marrė nga Migjeni, Vepra, mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi, Cetis, 2002, f.VII)
    A ka ndonje gje te re ajo qe na ka ofruar tani Besi e Beni, apo thjesht perifrazojne migjenologun e shquar Skender Luarasi?!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Benin e mirėkuptoj si gazetar i etur per sensacione
    kaq i etun sa ka rrezik me ra ne koma etilike

    na ēane menderen me kto artikuj. nuk nderohet migjeni, shkodra e ka zet, mjerimi, shpia....boll me kto shpifje se po bahet nji klishe i neveritshem.
    na merziten andonet e lamet qi e perdorin emnin e migjenit per qellime politike, tamam si baballaret e tyne per 50 vjet, me paftyresine ma te madhe.

    5 minuta ka ndejte ky andoni ne shkoder e paskan kalu afer tij tan qytetaret qi e urrekan migjenin. manipulues te flliqun tane jeten.
    kush jane kta shkodrane qi thone "kena tash marrė autoritetin", "aj, po na kallxon ti" "kushurinen"?
    te marrin leksion shkodranishtet here tjeter nqs don me e ba rrenen te besueshme.

    migjeni asht ma i nderumi nder letrare. ka nji bust, ka nji ēmim e per ma teper ka teatrin sa gazepi me emnin e tij ne mes te shkodres. fakti qi nuk i asht nderru emni, pamvarsisht se ka te tjere qi do ta meritonin ma shume (e kam fjalen ekskluzivisht per teatrin, jo ne pergjithesi), tregon se sa i rrespektum asht migjeni.
    shpija i asht kthy pronareve te vertete se nuk ka kene kurre e migjenit. e thote edhe skender luarasi.

    nuk asht e vertete qi nuk po bahet asgja per 100-vjetorin
    universiteti i shkodres po organizon konferenca shkencore "migjeni i shekujve", asht organizu "java migjeniane" ne tana shkollat e qytetit, lidhja e artistave te shkodres gjithashtu ka organizu nji takim per migjenin, teatri migjeni ka dhane shfaqje me krijimtarine e tij.
    kto jane qi m'kujtohen mu per momentin me sa kam lexu ne internet e pa kene ne shqipni.

    duhet me u ba ma shume? shume dakord. per nji gjigant si ai nuk bahet kurre mjaftueshem. por ndryshe asht mos me ba mjaftueshem e ndrysh me e urry.

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •