Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 117
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anėtarėsuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    KU NISI FEMIJERIA JONE
    ku nisi femijeria jonee
    ju do te gjeni gjurmezat e kembeve
    neper gurickat,te cara gjithmon.
    ku nisi femijeria jon,
    ngrihet nje pyll i dentur bajonetash
    dhe njerezite huaj me helmete
    te te eger nen vetull na shikojn.


    po neper banka gervishtin gishterinjte.
    Te mire u pafshim ne shqiperine e lire.''

    JA pra ketu ishte femijerija jon
    me nje shqiperi te coptuar
    te dhimsur gjithmon keshtu i thon.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    DY BUZE


    Dy buze te kuqe,
    dy deshira te flakta,
    qe afshin ma thithen,
    gezimin ma fiken,
    si fantazma iken
    nder do bota te larta…
    Dy buze si te pergjakta,
    dy deshira te flakta,
    qe afshin ma thithen
    ne buze kur m`u njiten-
    andjet m`i trazuen,
    zemren ma terbuen,
    trunin ma helmuen
    e ne fund u merguen…
    Dy buze te kuqe,
    bukuri fatale,
    te nje grueje sterzane
    nje pranvere te tane me morne
    nje pjese zemre me nxorne,
    dhe gezimin ma vodhne…
    Ato dy buze te kuqe
    dhe dy lote te mia
    qene shenjat e dhimbjes
    kur me vrau bukuria,
    kur me zu dashunia
    e me dogji rinia.

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Arti i Migjenit

    Dhimitėr SHUTERIQI,

    Ndofta asht turp tė thom se nuk di t’ju flas pėr jetėn e Migjenit. Po nuk e kam njoftun kurrė poetin qi e pikėlloi Shqipnin ashtu si Rimbaut Francėn e Shelley e Keats Anglin. Se Migjeni ishte nji artis i math qi ecėnte nji kulmi tė shkėlqyėshėm shprehje tė re, drejt nji kulmi qi mėrrijti e ku nuk pati fatin tė ēojė nji jetė tė gjatė, tė plotė.
    Tue kaluam nga Torinoja, Qershorin e kėtij viti, nji shok mė tha se Migjeni ishte aty, nė nji sanatorium, por jo nė rrezik. Desha ta shof. Shoku pėrtoi e nuk e pashė. Kėtė gabim nuk ia fal as shokut as vetes, me gjithė qi asnji prej nesh nuk mendoi se Migjeni do tė mbeste kėsaj here pėr fare nė vend tė huej.
    * * *
    Migjeni hoqi kryekėput dorė nga metrika e jonė klasike, tue mos pėrdorum as rithmat e saja konvencionale, as rimat me vend tė caktuam. Vargjet e tij tė lirė shoqnohen shpesh nga asonanca e fort rall nga rima. Pėrbuzja e asonancės asht nji paragjykim i vjetėr: asonanca merret si element muzikor ma i dobėt e ma i vorfėn se rima. Migjeni i dha me tė drejtė vendin e nderit asaj nė poezin e vet.
    Dikush do tė pyesi: -Po ē’asht kjo poezi pa rimė e pa rithėm? Si mund tė ketė poezi kėshtu?
    Nji kėsi pyetje e bajnė ata qi s’e dallojnė vargun metrik nga poezia. Tue pėrziėm vargėnim e poezi, ata harrojnė se ka vargje tė pėrpikėt pa farė poezije brenda, e prozė qi asht poezija vetė. Me fjalė tė tjera, pėr Migjenin- si dhe pėr na- poezia nuk asht as vargu as proza, po diēka qi shfaqet nė to, tue u dalluam prej tyne. Prandaj nuk mund tė thomi se Migjeni s’asht poet, vetėm se tė shprehunit e tij vesh nji rrobe qi i pėrgjanė hem vargut hem prozės, qėndron nė mes sė tė dyjave.
    E at’here si ta njofim poezi kur as vargu as proza nuk e cilėsokėshin? Vetėm me anė tė nji leximi! Porse muzika, sentimenti e imagjinata, qi pėrdor fantastikun ose realitetin, do tė jenė kurdoherė tri elementet ma kryesorė tė saj. Se tė shofim pra se nė ēvend zanė ato ke Migjeni.
    Vargėnimi me rithėm mekanik tė caktuam e me rima pa halė e pa kokė, i duket shum i thjeshtė e i vorfėn Migjenit, sepse na jep vjerrsha me tinguj tė pandryshuėshėm, monotonė, qi nuk pajtohen as me larmin as me lėvizjen e dinamismin e jetės. Nė poezin popullore, mėnyra pitoreske e tė shprehunit, me ekspresione qi akne nji jetė tė gjatė pėrdorimi e shijimi, i vjen nė ndifėm vobeksis sė rithmit. Ashtu ban edhe asonanca pėr rimėn. Nė poezin artistike qi nuk lidhet me shprehjen e popullit, vetėm hovi i sentimentit - i ndiesis- sė poetit mund ta shduki atė monotoni. Se ndjenja asht vetė dinamizmi i jetės dhe hovet e saja i apin vjerrshės ose prozės rjedhjen e valimin e harmonishėm, organik, qi asht esenca vetė e poezis.
    Ke Migjeni, hovi i ndjenjės krijon nji varg fare tė ri, nė vend qit ė merret me vargėnimin e vjetėr. Si ēdo varg i lirė, ai i Migjenit nuk ka njė teknikė tė caktuėme e nuk i pėrulet ndonji konvencioni tė pėrgjithėm: pėrbahet vetėm nga hovet e ndjenjės sė poetit. Kėto hove janė rrall tė shpejta, tė rrebta, dredharake, tė preftė e t’ashpra. Regullisht, janė t’avashme e rjedhjen si nji ujė i qetė ku pasqyrohet e gjithė jeta pėreth, ose flejnė si prushi pėrvėtues e nuk lėvizin si flaka qi rrėmben e shuhet shpejt. Ky rithėm karakteristik asht pjella e natyrshme e nji shpirti tė butė e tė mbyllėt, tė zymėt e tė sėmurė, me nji brengė tė fellė, qi s’i ndahet kurrė poetit dhe e pėrvėlon- si prushi nė he- nė mushkėni. E kėtu provohet se sa e vėrtetė asht shprehja e Migjenit, pėr tė cilin nji mik i emi skrupuloz dyshonte se mos nuk ishte e sinqertė, nga qi mjaft e errėt.
    * * *
    Njime, le tė hudhemi ke imagjinata. Tue filluam nga vjerrshat e para, botuam nėpėr fletoret shqipe tė Rumanis, vjersha me nji botė andrre fantastike e metafizike, qi dalė nga dalė i le vendin realitetit vetiak e shoqnor, Migjeni asht nji thesar figurash tė ēdo lloji: prej ma t’errtavet deri ke ma tė qartat, prej ma tė gjatave e ma tė ndėrlikuėmet deri ke ma tė voglat e ma tė thjeshtat. Vetėm se poeti pjerr nga t’errtit. Kjo ish e natyrshme nė nji pėrdorim aqi tė math tė figurės. Mbasandej, nji simbolizėm ndjenje e jo metafore, si ke Migjeni, asht kurdoherė ma i errti. Me gjithat, duhet vuėm re ke poeti nji pėrpjekje progresive drejt tė kthjelltit. Besoj se vetė natyra e brendis sė vjerrshės, e ka shtytėm tė jetė sa ma i kuptueshėm. Po kėtė gja mė duket tė provojė edhe krahasimi i disa prozave - deri diku poetike – qi ka botuam e tė vjershave: tė parat janė aqė tė kthjellta sa janė t’errta tė dytat. Sidoqoftė, poeti duhet tė ketė besuam se “nji frazė e kthjellėt tė kėnaq si gruė qi epet lehtė, nė leximin e parė. Nė tė dytin asht boshe”.(Leon-Paul Fargue “Sous la lampe”, Paris 1930, f.15)
    * * *
    Kėshtu Migjeni na del me nji art shum interesant e shum tė begatshėm. Prandaj poeti ze dhe nji vend me randėsi themelore nė lindjen e zhvillimin e poezis sė re shqiptare. Tė shprehunit tonė poetik, Migjeni i ka sjellun disa mundėsina tė reja, tė cilat do t’ishin edhe ma tė pėrsosuna sikur ta kish lanė fati poetin tė gėzonte jetėn e vet e tė mbaronte nji vepėr tė filluėme me aqi talent tė math.
    Veprėn qi na la duhet ta mbledhim me kujdes e respekt tė math e ta botojmė, se nė tė gjejmė prijėsin ma tė vlefshėm tė nji rryme poetike, qi nesėr mund tė zaje nji vend me randėsi tė parė nė literaturėn t’onė.

    Botuar mė 1939

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    mendoj se migjeni eshte padiskutueshmerisht shkrimtari me i mire shqiptare!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Migjenin tek Migjeni gjeta
    Nje i vetem, pa te dyte
    Qysh i vogel pas tij renda
    E do rend der' sa t'mbyll syte!
    --------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    3
    Migjen ishte e migjen ka me met e na nji ma si ej skena me e gjet. ishte i madh edhe ju e dini ma te vetmen te keqe qe vdekja na e mori te ri. na me te mira vedim ta marrim e migjenin shpresoj kurr mas ta harronim.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mes shkrimesh migjeniane, mendova...

    Mendova, s'do kish me Luli i vocer
    Molle te ndalueme, mendova s'do kish
    Mendova, s'do mblidheshin me gishtat e dores
    Ne grushta bijsh, te shekujve te rinj.

    Mendova, koha do kaperdinte mjerimin
    Duar te mpita, s'do shikoja me
    Vargjet migjeniane, te shkuaren do percillnin
    Dhe jo te sotmen, mes renkimesh: ehh!!!
    * * *

  8. #98
    Tifoz i flaktė Maska e Juventini
    Anėtarėsuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    HEY me duhet fundi i pjeses historia e njenes nga ato po e gjete je i MADDHHHH

  9. #99
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Vecorite e poetikes

    Temat kryesore te poetikes se Migjenit lidhen me situatat e veshtira ekzistenciale te shqiptarit ne vitet'30,e pare kjo nepermjet shfaqjeve psikologjike.
    Vargjet e lira te Migjenit jane te tilla si nga permbajtjam edhe nga forma.Me ane te tyre Migjeni shemb te gjitha kultet: ato fetare,politike e atdhetare, duke i quajtur si shkaktare te mjerimit shqiptar.Prandaj vargjet Migjenit jane te ashpra dhe polemizuese.Migjeni vuan tragjedine shoqerore te kohes dhe tragjedine tij personale te shkaktuar na semundja qe po i merrte jeten.
    Mjerimi shpirteror dhe fizik njerezor e nxit poetin te rebelohet , te ankohet,te vuaje thelle se brendshmi,madje dhe te bjere ne nje pesimizem te thelle.
    Qe ne tituj ndihet se autori ishte i vetedilshem se po krijonte nje poezi tjeter nga rrjedha e poezise se kohs.Vepra ka nje thurur ne cikle, te cilat kane nje lidhje logjike dhe tematike.Ne secilin cikel del emertimi i kange per poezine,qe eshte nje emertim tradicional.Kanget e ringjalljes,Kanget e mjerimit,Kanget e perendimit, Kange ne vere , Kanget e fundit, etj.
    Migjeni eshte poeti i pare shqiptar qe shkroi nje liber poetik me vargun e lire.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #100
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga Juventini Lexo Postimin
    HEY me duhet fundi i pjeses historia e njenes nga ato po e gjete je i MADDHHHH
    V.

    Ne nje katund qe don te quhet qytet,Stacioni i fundit automobilit.Mbrapa nga lindja s'ka ma rruge te gjana,por rruge kuajsh.Njeres qe vijne ne keto ane,vijne vetem nga shterngesa e jetes.(Mund te shifet edhe ndoj turist i huej).
    Nje dite,kur automobili i postes nisej nga katundi qe don te quhet qytet,per ne qender prefekture,erdhi ne mes dy gjindarmve,nje grue duer lidhe.

    - U, Lukja, - briti njeni nga njerzit qe ishin mbledhe rreth automobilit.
    - Po nga duel kjo keshtu?
    - Ku paska qene ?
    - Pse me dy gjindarmet?
    - Paska ba ndoj hotllek ....
    - Shiko, edhe duert ia paskan lidhe ...
    E Lukja , nga ana e saj, shikonte njerzit dhe buzeqeshte.
    - U pse m'kane lidhe duert - ej? - Hihi.....
    - Paska dale menc, - u degjue nga tregue historine e jetes se vet. Por te paket kane me qene ata qe kane kuptue at' hi - hi - hi ....
    Burri i saj.kallajxhiu vagabond (shetites), atje ne ndoj fshat te humbun te malsis,nga kish dergue Luken ne cmendine,kallaiste dhe ndodhta qeshte per fatin e nje k**** qe oshte gueja e tij.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •