Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Çështje dashurie/martese...

    Kam nje problem:
    Qe kur kam ardhur ne kete vend kam dalur me vajza te huaja, qofte europiane si dhe latine jo me shqiptare. dola me nje vajze per nja 2 vjet dhe ajo ra ne dashuri menjehere por une nuk i dorezova celesat menjehere dhe e pranova dashurine e saj. Gjerat shkuan mire ne kete periudhe por me se fundi ajo me thote,- ne e duajme njeri tjetrin pse mos martohemi? edhe une i'u pergjigja, - eshte ide e mire por nuk besoj se prinderit e mi do aprovojne...
    I pyes prinderit, dhe me thone, - ti do marresh vajze nga anet tona "me fis e me sua".
    Une me vone i kthehem dhe i them asaj se une nuk martohem dot me ate sepse ajo nuk eshte shqiptare dhe nuk ka traditat tona.
    Une e dua ate vajze por nuk e di a mund te martohem pa marre bekimin e prinderve? Vajzat shqiptare ketu kane frike se i demtohet reputacioni dhe shkojne me te huaj per kete arsye. Une nuk kam frike se me demtohet reputacioni por te pakten deshiroj te njihem me nje vajze shqiptare si seriozisht ose jo, si te dali dhe te bashkohem me patriotet e mi
    Pyetja eshte ti bej naften vajzave shqiptare fare dhe te shikoj jeten time apo te kerkoj per nuse nikoqire(amvise) me mbleseri?
    Ju lutem me jepni keshillen ose opinionin tuaj. Faleminderit.

  2. #2
    Çapkene... Maska e Arbresha
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    Underneath the tears of the Sun...!!!
    Postime
    260
    Naqe nese ti vertete e dashuron ate vajze me gjith zemer do ja kishe ba bam ka her dhe do ishe martu. Fakti qe ti ke ardhe ketu per keshilla tregon se nuk je i sigurte jo vetem rreth prinderve dhe kombit te saj por dhe per dashurin tende ndaj ten. Jo se jam un shqiptare, por per mendimin tim si do qe te jena nuk ka si vajzat shqiptare. Sepse kur te zgjohesh ne mjes i thu mirmjesi ne gjuhen ton te bukur. Rrit femin me gjuhen shqipe duke ju dhan atyre traditat tona te bukura pa e ngaterru me zi me tradita te tjera.
    Marriage is a very serious step, make sure you take that step with someone you trust and understands you compleately as well as loves you 110%.

    Wishing you and her all the best. I hope you make the best decision for your sake as well as hers.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Une mendoj se je pak i paqarte ne ate qe do te besh , tani per tani mos merr asnje vendim , ajo goca nese te do, do te presi .. dhe prinderit nese te duan skane pse te detyrojne te besh cfare duan ata ..prandaj varet vetem nga ty , ndiq zemren dhe mos pretendo se vajzat shqiptare jane me te mira , se ne cdo shtet do te gjesh nga te gjitha llojet ..por sic te thashe mos u ngut .. duhet te jesh i sigurt para se te marresh ate vendim , pasi me vone mund te pendohesh nese te prishet mendja .. mendohu mire se martesa eshte nje hap shume i rendesishem .. good luck

  4. #4
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Jam dakort me cfare ka shprehur arberesha ...
    Nqfse femija eshte i lumtur mendoj qe edhe prinderit do ta kuptojne ate gezim..me kohe. Shum miq te mi i kan partneret te huaj- ne fakt ne fillim prinderit e tyre (ato te anes shqiptare) nuk ishin te kenaqur jo mos do lej vajzen/djalin etj etj- nuk flet shqip (nuk kupton traditat).
    Keto pyetje do jene gjithmone ne mendje te prinderve- por ama koha eshte ajo qe na verteton neve (si qenje njerezore qe jemi) edhe pse neve jemi shum te pa-duruar ne kete aspekt. Kshq jepi pak kohe (ti vazhdon me vajzen) shiko sesi ndjehesh edhe vete- po ashtu shiko sesa te kupton ajo me traditat qe ne kemi- ajo mbase do te thote po po (gjithcka i kuptoj) por sic thone vepra flet me shum se fjala- kshq ato qe ajo kupton ti veja ne prove. Pasi martesa eshte 1 shkalle mesa e madhe edhe duhet te jeshe me shum i sigurte qe ti je tani.
    Po ashtu ne te njejten kohe- bej ndonje vizite ne shqiperi me vajzen (nqfse prinderit nuk i ke ne USA) jepi ate mundesi prinderive qe ta njohin vajzen- mbase mendimi i tyre do te ndryshoje.

    SA per kurjozitet- flet shqip vajza?? Dmth kembengul te mesoj shqip...pasi kjo eshte nje veper qe flet shum me ate qe thote ajo.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Kam nje problem:
    Qe kur kam ardhur ne kete vend kam dalur me vajza te huaja, qofte europiane si dhe latine jo me shqiptare. dola me nje vajze per nja 2 vjet dhe ajo ra ne dashuri menjehere por une nuk i dorezova celesat menjehere dhe e pranova dashurine e saj. Gjerat shkuan mire ne kete periudhe por me se fundi ajo me thote,- ne e duajme njeri tjetrin pse mos martohemi? edhe une i'u pergjigja, - eshte ide e mire por nuk besoj se prinderit e mi do aprovojne...
    I pyes prinderit, dhe me thone, - ti do marresh vajze nga anet tona "me fis e me sua".
    Une me vone i kthehem dhe i them asaj se une nuk martohem dot me ate sepse ajo nuk eshte shqiptare dhe nuk ka traditat tona.
    Une e dua ate vajze por nuk e di a mund te martohem pa marre bekimin e prinderve? Vajzat shqiptare ketu kane frike se i demtohet reputacioni dhe shkojne me te huaj per kete arsye. Une nuk kam frike se me demtohet reputacioni por te pakten deshiroj te njihem me nje vajze shqiptare si seriozisht ose jo, si te dali dhe te bashkohem me patriotet e mi
    Pyetja eshte ti bej naften vajzave shqiptare fare dhe te shikoj jeten time apo te kerkoj per nuse nikoqire(amvise) me mbleseri?
    Ju lutem me jepni keshillen ose opinionin tuaj. Faleminderit
    Pyetja qe s'duhet te na besh neve por vetes eshte: Je ne gjendje ti djale te marresh vendime pa te mare mami dhe babi perdore????

    Kam nje shoqe italiane qe ka qene shume e dashuruar me nje çun shqiptar, te cilin familja e fejoi me nje goce nga fshati i vete, sepse s'donte nuse italiane.pffffffffff ajo eshte madje shume me e mire se shume goca shqiptare qe une njoh, ndaj habitem si njerezit mund te mos kene aq kurajo te vendosin per jeten e tyre, dhe i thone dhe vetes burra.Edhe me irritues eshte barazimi shqiptare=nikoqire, te genjeka mendja.po keq fare ama

  6. #6
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Une kam punuar gati 5 vite ne Internet Caffe dhe 6 raste qe jan martuar dhe tani jetojn me te dashurat e tyre njeri rast qe eshte per tu folur ketu eshte se vajza nga Londra eshte dashuruar me nje djal nga nje fshat malor i Tetoves dhe ajo tani jeton ketu ka femije eshte bere njet si nuse shqiptare kjo eshte fakt. Andaj ska asgje kunder dashurise te pakten kryesore eshte te jete njeri qe kupton dhe besoj 99 % se cdo gje do te jete mire...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Arbresha
    Naqe nese ti vertete e dashuron ate vajze me gjith zemer do ja kishe ba bam ka her dhe do ishe martu. Fakti qe ti ke ardhe ketu per keshilla tregon se nuk je i sigurte jo vetem rreth prinderve dhe kombit te saj por dhe per dashurin tende ndaj ten. Jo se jam un shqiptare, por per mendimin tim si do qe te jena nuk ka si vajzat shqiptare. Sepse kur te zgjohesh ne mjes i thu mirmjesi ne gjuhen ton te bukur. Rrit femin me gjuhen shqipe duke ju dhan atyre traditat tona te bukura pa e ngaterru me zi me tradita te tjera.
    Marriage is a very serious step, make sure you take that step with someone you trust and understands you compleately as well as loves you 110%.

    Wishing you and her all the best. I hope you make the best decision for your sake as well as hers.
    Arbresha,
    Pajtohem me ty se kjo lidhje nuk eshte aq e qendrueshme sepse po te ishte, kahere do te kishte marre fund me martese. pastaj nese eshte dilema ben apo jo atehere me mire jo tani sesa kur te jete shume vone.
    Qeshtja tjeter eshte se une kujtoj se eshte me mire ta marrish nje goce shqiptare, per nje milion aresye, se sa nje te huaj, por jo ate qe cek Pyrrhus, me mbleseri dhe shkaku se eshte nikoqire, por duke e njohur mire si peron komplet, te edukuar mire, te shkolluar dhe qe ne shkallen e duhur respekton traditen tone kombetare.
    Pra keshilla ime, kthehu tek burimi ku eshte ujet e kulluar, aty ku ke pi per here te pare, pra ne vendlindjen tende, ne Shqiprin tende dhe merr nje goce vendi, sepse keshtu nder ne shqiptaret e don kuvendi.
    Te uroj shume fat ne vendimin e rende qe ke para vehtes.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    lexova te gjitha mendimet e dhena, dhe me disa gjera jam dakord dhe me shume gjera nuk jam.
    Dashuria nuk ka kombesi, dhe kte gje duhet ta kishe menduar ti i pari.
    Nuk jam dakort me faktin se kur zgjohesh ne mengjes è thua mirmengjes ne shqip e me budalliqe
    te tilla...
    Mirmengjesin i dhene dhe pse ne gjuhe tjeter i embel eshte nese ta thot ajo/ai qe don.
    kurse persa u perket traditave çte keçe ka qe femijet te ken dy tradita, per mua asnje....
    Keshilla ime dhe pse nuk jam e mire ne keshilla eshte ....
    Bej ate çfar zemra jote te thoj e mos degjo çfar te thone te tjeret. nese je i dashuruar
    dhe me te vertet mendon se kjo vajze eshte gjysma e asaj qe te mungun martohu e mos pyet askend.
    Prinderit heret o vone do ta kuptojne.

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Pyrros,ne vendin tend une do kisha pritur ca se s'je duke blere nje pule ne pazar te cilen po s'te pelqeu mund ta ngordhesh dhe hedhesh ne mbeturina,je duke u martuar.Nese ti s'je i sigurte ne ate qe do per te ardhmen atehere koha eshte solucioni me i mire.

    Nuse nikoqire mund te gjesh dhe tek te huajat,nuse nikoqire mund te gjesh dhe tek shqipetaret po u martove me dashuri...s'eshte arsye kjo per te mos u martuar me dike.Keto jane fjalet e prinderve te tu dhe te preferencave te tyre,ti si i nje gjenerate tjeter duhet te jesh cike me perpara me vizione,duhet te dish qe nikoqirllek nuk eshte vetem te rrish tere diten ne shtepi te gatuash,te kujdesesh per prinderit e burrit,te hekurosesh rrobat,te qendisesh por ama te kudesesh per gjendjen shpirterore te atij qe do.Sa mund te kudjeset nje femer qe ti s'dashuron per gjendjen emocionale tenden?
    Ti do nuse per ne shtepi qe pastaj te kalosh kohen me femrat jo-nikoqire jashte shtepise apo do nuse qe te eshte dhe shoqe jete/partnere/e dashur/grua/nene femijesh?
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Postime
    28
    Nese je ne gjendje ta kalosh tere jeten tende duke bere kompromis me ndjenjen beje. Eshte vertet ajo qe kerkon?
    Sa per vajzat shqiptare jo gjithmon jane mira te urta e amvisa apo soj sic thuhej ne kohen e gjyshes.
    Mendoj se kur ka ndjenje ne raport edhe prob qe dalin kalohen me lehte.
    Ky eshte mendimi im edhe pse nuk receta ne keto gjera.
    Per me teper prgj duhet ta gjesh ti vete cfare do dhe pretendon ku jane ambiciet
    e tua

    elinda

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •