nuk ja mbaj mend zerin dhe kenget asaj na falni
fituese e vendit te pare
fituese e vendit te dyte
fituese e vendit te trete
nuk do te fitoj
nuk e di
nuk ja mbaj mend zerin dhe kenget asaj na falni
**Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.
pershendetje
kam pasur fatin dhe kenaqesine ta takoja elsen kur merrte pjese ne nje koncert qe zhvilloheshe ne korce,dhe une merrja pjese me disa studente te tjere te shkolles se muzikes ne korce ne kete koncert. kam shume respekt per elsen sepse eshte nje vajze shume e thjeshte, nje vajze e dashur dhe aspak mendjemadhe. mendoj se zeri i saj eshte fantastik fare dhe shume engjellor. mendoj se prezantimi i saj ne sanremon italiane do tja rise vlerat muzikes shqiptare! pa dyshim,eshte nje nga kengetaret me fantastike shqiptare!
sinqerisht
gerta
Mbreme ishte nata ku percaktohesh se kush do te shkonte ne San rremo dhe Elsa i mori te gjithe piket e mundshme, keshtuqe ajo do te jete ne San Rremo.
Le te shpresojme se ajo do te arije qe me zerin e saj te magjishem te fitoje dhe San Rremon, Pse jo?
instruktori
Shpresoj se nuk e mohon perkatesine e saj kombetare ne rast te ndonje suksesi te madh.
Perndryshe, vota ime eshte PER Elsa Lilen.
Me behet jashtezakonisht qejfi qe me ne fund e fitoi te drejten per te konkuruar.
Dhe kjo do te thote qe kemi me te vertete te bejme me nje artiste kalibri.
S'kam dyjshim qe suksesi saj ne festival do te jete i padiskutueshem.
I uroj me gjithe zemer sa me shume fat vlonjates tone simpatike.
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
shekulli:
Elsa Lila rrėfehet
Nga pėrtej detit, me njė zė tė dridhur, tregon se e ka festuar fitoren nė njė disko duke pirė e kėrcyer deri nė orėt e vona tė natės. Nė mėngjes, ėshtė ngritur mė e qetėsuar atėherė ka besuar se ėndrra ishte realizuar. Pjesa e mbetur e kėsaj ėndrre do ti realizohet mė 20 dhjetor, kur tė shkelė pėr herė tė parė
Sanremon
Zefina Hasani
Silueta njerėzish shikonte ti afroheshin gjithnjė e mė shumė pėrpara syve. Ndiente se shumė prej tyre i shtrėngonin duart, tė cilat i dridheshin pa pushim. Mė kot mundohej ti mbante nėn kontroll ato vazhdonin tė dridheshin, aq sa edhe autografet qė i kėrkonin, i dilnin mė shumė si shkarravina. As ajo vetė nuk e kuptonte qė mbi ato copa letrash po hidhej firma e saj.
Si jehonė e largėt i dukeshin zėrat e tė tjerėve, ndėrsa i thoshin Bravo Lila, bravo. Nuk mund tė pėrqendrohej kurrsesi nė lumturinė e saj, nuk po e linin qė ta ndiente pakėz, vetėm pėr vete, atė ēfarė kishte fituar, sepse gazetarėt e ngacmonin me pyetje dhe fotoreporterėt i kėrkonin tė pozonte pak edhe pėr gazetėn a revistėn e tyre. Nuk po e linin tė ikte nga ai vend. Ndėrkohė i mbėrritėn edhe telefonatat e para tė urimit. Nė kėtė ēakėrdisje, kaloi mė shumė se njė orė mbi skenėn ku u zhvillua spektakli Destinacioni Sanremo (i cili u transmetua nė Rai Due). Pikėt ishin dhėnė nga juria, fitorja ishte siguruar. Emri i vajzės shqiptare ishte shqiptuar si fituesja e radhės (me pikėt maksimale) pėr tė hyrė nė Festivalin italian tė Sanremos. Por ajo vetė, Elsa Lila, ende nuk e kishte besuar. Vonė, shumė vonė do ndihej e ēliruar nga hutimi. Vonė shumė vonė do ta ndiente gėzimin e fitores atėherė kur po festonte nė njė disko, bashkė me miqtė e saj tė shtėpisė diskografike BMG.
* * *
Kėto janė tė parat detaje qė Elsa Lila tregon nga pėrtej detit. Zėri i saj, ndėrsa nis rrėfimin, ėshtė ende i ngarkuar nga emocioni-Tani sapo jam kthyer nė Romė dhe ende nuk e kam marrė veten nga gėzimi,-thotė ai zė i dridhur-Mbrėmė kam festuar gjithė natėn me njerėzit qė mė shoqėronin nė atė arenė lufte, pra me njerėzit e shtėpisė diskografike BMG, me tė cilėt unė bashkėpunoj prej kohėsh. Kėrcyen e pinė nė atė disko aq sa deshėn, tė ēmendur tė gjithė nga gėzimi. E mė shumė se askush tjetėr, e ēmendur nga fitorja ishte vetė ajo.Nuk kam pse ta mohoj. E si mos tė jesh e ēmendur nga gėzimi kur siguron njė fitore tė tillė, kur nis tė shikosh si tė realizohet pėrpara syve ėndrra e madhe. E dėshiroja shumė kėtė sukses, pa mundur kurrė tė besoja se do tė mund tė arrija aty ku doja. Pasioni im mė i madh ėshtė muzika. Dua tė ec gjithmonė e mė lart nė kėtė rrugė qė kam nisur. Ėndrra e saj ėshtė qė njė ditė ajo tė bėhet njė kėngėtare e madhe. Ėshtė e bindur kur thotė se njė pjesė tė kėsaj ėndrre ka nisur ta relizojė nė Shqipėri, nė vendin e saj tė lindjes. Pjesa tjetėr e kėsaj ėndrre tė madhe do tė vazhdojė tė realizohet pak e nga pak kėtu nė Itali. Mė tej, nuk i dihet si do tė mė vijojė jeta. Por gjithmonė pranė muzikės, gjithsesi,-shton Elsa duke qeshur. I ėshtė larguar disi emocioni dhe zėri i saj ėshtė bėrė mė i qetė, ndėrsa i rikthehet rrėfimit pėr ato qė ndodhėn pas spektaklit-Pasi festuam ca orė nė disko, unė ndihesha shumė e lodhur dhe vajta tė flija. Sot jam zgjuar nė orėn 10. Ndihesha mė e qartė nė mendje, mė e qetėsuar, por pėrsėri nuk arrija tė kujtoja gjithė ēkishte ndodhur njė natė mė parė. Mbaj mend qė kam marrė shumė telefonata urimi, por nuk di tė them se kush ka qenė njeriu i parė qė mė ka telefonuar. Edhe sot zilja e celularit nuk ka pushuar dhe mė ka shoqėruar pėrgjatė gjithė rrugės deri nė Romė. Sot ndihem jo mė si nė ėndėrr, siē ndihesha mbrėmė, por ndiej se jam nė botėn e vėrtetė dhe se, mė datėn 15 dhjetor, do tė jem nė Tiranėn time tė dashur. Pohon se e ka shkelur shumė shpesh udhėn Romė-Tiranė. Gjithmonė ka pasur me vete njė emocion tė ēuditshėm. Ndoshta nga malli, nga mungesa qė ndien pėr njerėzit e saj tė afėrt, tė cilėt e kanė rritur qė kur ajo ishte njė vajzė e vogėl fare. Nė valixhet e udhėtimit ka transportuar kujtimet mes dy vendeve, mes dy shtėpive tė saja. Kam ardhur gjithmonė nė Shqipėri pėr pushimet verore dhe pėr Vitin e Ri. Kam ardhur dhe kur mė kanė ftuar pėr spektakle e festivale. Edhe kėtė herė do ta marr kėtė udhėtim pas njė ftese qė mė ėshtė bėrė pėr festivalin e fundvitit mbi skenėn e tė cilit unė nisa tė besoj se ėndrrat edhe mund tė realizohen. Emocioni qė kam pasur me vete nė ēdo udhėtim kėtė herė do tė jetė edhe mė i madh- Sepse kėtė herė do tė ngjitet nė atė skenė me njė fitore tė madhe.
* * *
Po i numėron me gishta ditėt qė duhet tė kalojnė, pėr tė ardhur nė Tiranė. Edhe pse, nė tė vėrtetė, vetėm pak muaj mė parė ka qenė. Nuk mund tė qėndrojė gjatė, mė 20 dhjetor duhet tė jetė nė Sanremo, sepse: Mė 20 dhjetor do tė jetė edhe mbrėmja e prezantimit. Emocionet mė mbytin kur e mendoj atė ditė dhe ėshtė normale, sepse e shkel pėr herė tė parė atė vend tė shenjtė,-zėri nis ti dridhet sėrish dhe fjalėt ti ngatėrrohen. Jam nė makinė dhe tani mė duhet tė zbres,-ndėrron bisedėn ajo. Pastaj tė thotė njė faleminderit, nga andej pėrtej detit. Do tė shihemi sė shpejti nė Tiranė janė tė fundit fjalė qė, mė pas, mbyten nga sinjali i telefonit.
Dritare
Mes muzikės dhe arkitekturės
Iku nga Shqipėria dhe i vijoi studimet nė Liceun Shkencor tė Leēes. Nė bankat e asaj shkolle, ndėrsa mėsonte, ndėr tė tjerat edhe vizatimin teknik, kuptoi se po i lindte njė pasion i ri tė merrej me arkitekturė. I dukeshin shumė interesante vizatimet dhe ndihej e arrirė kur profesorėt e vlerėsonin punėn e saj. Dhe, kur u ēlirua nga ai lice, vendosi tė vazhdonte shkollėn, pikėrisht pėr arkitekturė.Sepse, mendoj se njeriu duhet tė provojė mė tepėr se njė alternativė. Kėshtu Elsa u largua nga Leēe, pėr tė nisur njė jetė tė re nė Romė, atė tė studentes sė lirė e tė pavarur. Studimet nisėn me seriozitetin e duhur, ndėrsa mendja i lėvrinte pa pushim tek muzika. Nuk doja ta lija me aq dėshirėn time pėr kėngėn, nuk doja ti lija nė sirtarė arritjet e mia, ndaj realizova disa materiale tė reja nė anglisht dhe nė italisht dhe u paraqita me to nė disa shtėpi diskografike. Nė fund mu pėrgjigj shtėpia BMG, me tė cilėn nisa bashkėpunimin,-tregon Elsa. Ėshtė ky njė bashkėpunim i frytshėm pėr tė. Suksesi nuk vonoi ti trokasė nė derė qė nga dita kur u njoh me ata njerėz. Sanremon e siguroi me kėngėt e gatuara nė atė shtėpi diskografike Uomini non cambiano, tė Mia Martinit dhe kėngėn e krijuar prej saj La porta del silenzio, me tė cilat mori 40 pikėt e jurisė dhe u rendit nė treshen mė tė mirė, krahas dy konkurrenteve tė tjera, Alina dhe Dolcenera.
Ndrojtja pėr jetėn private
Asnjėherė nuk ka dashur ta ngacmojnė pėr jetėn e saj private. Pėr fėmijėrinė gjithnjė pak ka treguar. Lutet tė mos ia prekin kujtimet e largėta. Megjithatė, diēka ka treguar Ishte gjyshi (nga i ati) ai qė ia vuri emrin Elsa. U krijua ky emėr si njė bashkim inicialesh tė emrave tė prindėrve tė vajzės dhe tė emrit tė tij. Gjyshi e donte shumė vajzėn e sapolindur, sepse ajo ishte e vetmja vajzė qė i kishte hyrė nė derė (vetė kishte qenė baba i shumė djemve). Ndaj dhe Elsa, tek rritej, mė shumė se ēdokėnd tjetėr donte gjyshin e saj. Kur iku nė Itali, vajza dhe gjyshi e patėn shumė tė vėshtirė nė ndaheshin nga njėri-tjetri. Ndaj ajo i kishte premtuar se do tė kthehej shumė shpejt pėr ta parė. Atje, nė Itali, Elsa kishte kuptuar se gjyshi i saj, krejt pa e ditur, i kishte vėnė emrin e njė shenjti. Nė kalendarin katolik italian, ku ēdo ditė ka shenjtin e vet, Elsa kishte lexuar edhe santa Elsėn (ishte dita e katėrt e korrikut dhe nė atė ditė ka lindur edhe ajo vetė). Qė nga ajo ditė, vajza ėshtė ndier mė e mbrojtur se kurrė nga Zoti, nga engjėlli i saj, santa Elsa. Tek ai shenjt ka besuar gjithė dhembjet e saja, tė cilat i ka mbartur qė nga koha kur prindėrit e saj u ndanė. Askujt tjetėr nuk ka dashur tia tregoj kėto dhembje. Ka mundur tė tregojė vetėm se nėna i ka munguar shumė, edhe atėherė kur nga shtėpia e gjyshes i dėrgonte letrat me shkrimin e saj prej fėmije, edhe atėherė kur merrte letra prej duarve tė saja. Kėshtu e mbajtėn lidhjen nėnė e bijė derisa ajo u nda nga kjo jetė. Vajza u rrit mė pas duke ndier jo vetėm mungesėn e nėnės, por edhe tė letrave tė saja, mė shumė se kaq. Mbėshtetej pėr ēdo gjė tek gjyshėrit dhe tek babai i saj, Edmond Lila. Kėtij ia besonte tė gjitha dėshirat dhe ėndrrat. U bėnė miq tė mirė me njėri-tjetrin, edhe atėherė kur i ati vendosi tė martohej me italianen Marie Rozaria. Elsa, motra e saj, babai dhe italianka krijuan nė Leēe familjen e re.
Ndėrsa nė murin e asaj shtėpie rrinte i varur portreti i nėnės sė Elsa Lilės.
shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.
Oo qenkemi dhe patriote :-)!!
Me vjen keq qe nuk mbaj mend asnje nga kenget e saj :-(
Por dikush ka thene "nqs do te dish sa vlen nje kengetar, merre jurine italiane!!".
Bravo Elsa dhe suksese per me tej!
Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !
StarCraft diten e premte kur e moren ne miniintervisten perpara se te kendonte kengen tha vije nga Shqiperia dhe kam pasaportizimin Italian.Ne momentin qe Elsa Lila fitoi te drejten per te shkuar ne San Rremo tha pershendes te gjithe njerezit qe me ndihmuan per te marre pjese ne Destinazione San Rremo dhe nje pershendetje ne Shqip per te gjithe Shqipetaret kudo qe jane.
Gjithashtu ne daten 15 Dhjetor do te vije te pershendese Festivalin e Kenges ne RadioTelevizion.
Orion DYRRAHU me fal qe po te korrigjoj pak por Elsa Lila eshte nga Tirana dhe jo nga Vlora. (Babai nga Tirana dhe e Jema nga Vlora).
instruktori
Te lumte Elsa
I uroj dhe besoj shume se si ne vitet 96 e 97 ne Fest do ta ze vendin e pare edhe ne San Remo, kjo gjeni e muzikes.
Pshd.
Dodoni
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt