Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    DEMAQI

    Per te nuk mund te them asgje. Ai ka kaluar nje kohe shume te gjate ne burg dhe me siguri i ka lene dicka ne koke, qe ta beje ate paksa te jashtzakonshem.

    Si njeri i rendomte, po ta takosh ne rruge eshte shume i sjellshem, i shoqerueshem etj.

    Si politikan eshte plak, Kosoves i duhet nje gjenerat e re.


    SURROI

    Eshte njeriu me interes te veqante per veteveten.

    Ai eshte nje njeri si era. Eshte i sukseshem ne secilin sistem politik. Ka qene i sukseshem ne ish komunizmin, e tash eshte i sukseshem ne demokracine e sotshme.

    Ka pas dhe vazhdon te kete perkrahje te madhe nga nderkombetaret per shkake te aftesise se tij te flase gjuhe boterore. Me fjale te tjera ai di si ta lepij b....

    Si njeri i rendomte ne rruge, eshte nje nder njerzit me mendjemadh qe kam has ndonjehere.

    Si politikan eshte i papershtatshem. Per te interesi personal eshte me i rendesishem se e gjithe bota ( as qe po e permendi Kosoven)


    Une po bazohem ne pervoja personale dhe pervojat e shokeve, miqeve te mi, si Ideolog, Gazetar, Shkrimtar, shoke nga televizioni etj.


    Nderime,

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Gentian
    Anėtarėsuar
    17-09-2002
    Vendndodhja
    Hollandė
    Postime
    3
    Te nderuar anetare te forumit,
    pasi i lexova mendimet tuaja mendova se eshte me vend te shtoj mendimin tim ne lidhje me kete ceshtje.
    Demaci v Surroi...kush eshte fajtor per gjendjen e statusin e tanishem te Kosoves?! Nuk dua ti hyj ketij gjykimi pasi kete do ta beje koha...dhe historia...
    Rambujeja ka nje merite se nxorri ne pah qe Serbia nuk do ndalej para asgjeje ne tentativen per ta mbajtur Kosoven te nenshtruar, gje qe e deshmoi me masakrat ndaj shqiptareve ne Kosove. Sic e dine zoterinjte qe shkruajne me siper Serbia nuk e neshkroi kete marrreveshje...e cila ne fund te fundit nuk ishte ne disfavorin e saj. Pra te me falin keta zoterinj po kjo marreveshje e cila nuk ofron nje alternative te qarte dhe te pranueshme per popullin e Kosoves nuk ka se pse sherben si baze per negociata..aq me teper ne kontekstin e masakrave te kryera nga serbet ne Kosove. Pse duhet te mbetet Kosova nen Serbi, kur te gjithe jane deshmitare te masakrave te kryera prej ushtareve serbe te komanduar nga Beogradi?? Pse te gjithe politikanet e botes vrapuan ti mbushin mendjen politikaneve te Malit te Zi te mos shkeputen nga Serbia?!
    Liria nuk dhurohet..dhe kete gje e di shume mire populli shqiptar. Demaci etiketohet ketu si ekstremist i majte... nuk jam ne dijeni te ketij fakti, megjithate kontributi i tij personal ne ndergjegjesimin e mobilizimin e shqiptareve te Kosoves per pavaresi eshte i padiskutueshem. Shikoji punen e jo gunen!
    Per mua cdo njeri qe lufton per pavaresine e Kosoves i majte apo i djathte duhet te pakten te respektohet. Serbia ka patur gjithmone plane per ta pastruar etnikisht Kosoven nga shqiptaret ne nje menyre apo ne nje tjeter..ngarkimi i pergjegjesise per viktimat e terorit serb ne Kosove Demacit (sic del nga letra e Surroit dhe pergjigja e Demacit) vetem se i ben dem ceshtjes kombetare te cilen keta persona trumbetojne me te madhe. Ai qe ben luften ka te drejte te mburret me lirine e fituar.
    Te nderuar zoterinj, ceshtja e statusit te Kosoves dalengadale po kristalizohet, ne mos po ka marre nje rruge e cila per fat te keq nuk i afron shqiptaret e Kosoves me lirine e deshiruar, por i mban ata peng te politikave konvencionale te Evropes plake. Politikanet kosovare po flejne mbi dafina dhe shuplakat e dhena here pas here nga ADMINISTRATORET e Kosoves nuk kane arritur ti zgjojne e ti ndergjegjesojne se ka ardhur koha te jene te bashkuar te pakten ne ceshtjen sublime: pavaresine e Kosoves.

    Me respekt
    Genti
    "To laugh often and much; to win the respect of intelligent people and the affection of children; to earn the appreciation of honest critics and endure the betrayal of false friends; to appreciate beauty, to find the best in others; to leave the world a little better; whether by a healthy child, a garden patch or a redeemed social condition; to know even one life has breathed easier because you have lived. This is the meaning of success."
    -Ralph Waldo Emerson

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    StarCraft, pakicat kombetare ngelen pakica kombetare edhe pse flasin shqip dhe mund te jene integruar plotesisht ne jeten e vendit. Une nuk kam asgje kunder tyre, bile i respektoj si shtetas shqiptare, por duhet te sanksionohet ne kushtetuten shqiptare qe asnje person qe nuk ka kombesi shqiptare nuk duhet te mbaje post administrativ apo ligjevenes. Ti do pyesesh pse dhe une te them, sepse nuk ka gjak shqiptari. Kete fakt e kam lexuar ne forum dhe do ta gjej e do te ta sjell ne nje shkrim te nje shqiptari nga Kosova qe e zinte me rrenje e dhemballe historine familjare te Suroit.

    Veton Suroi eshte nje njeri parazito-politik pasi ky deri me sot nuk i ka sherbyer interesave politike te vendit por ka perfaqesuar interesat politike te perendimit. Fatkeqesisht te tille ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni ka boll. Beji pyetje vetes, me cfare mandati mori pjese Veton Suroi ne bisedimet e Rambujese? Ai nuk eshte as njeri i zgjedhur, as njeri politik, por gazetar dhe i etiketuar nga Perendimi si "shqiptar i moderuar" qe do te thote qe ky eshte me afer asaj c'ka perendimi kerkon te beje me Ballkanin e me gjere.

    Nje tjeter e perbashket e Suroit me Demacin eshte se te dy jane njerez qe u pelqen te sulmojne politiken shqiptare ne Kosove, por vete nuk kane as post partiak, as parti e as elektorat. Nje njeri qe nuk ka elektorat ka te drejte te analizoje nje politike te ndjekur nga nje subjekt, por ju te imponoje politika. Dhe une prandaj e theksova shkurt e qarte ne mesazhin e mesiperm qe eshte humbje kohe te rrish te gjykosh Demacin dhe Suroin.

    Letrat e tyre kane per qellim qe tu thone kosovareve "Jemi edhe ne" duke u munduar qe te ngelen ne qender te vemendjes se opinionit publik. Te dy kane ngelur si peshku pa uje, dhe nese vertet jane te interesuar te japin kontribut konkret, fushata per zgjedhjet lokale ne Kosove sapo ka filluar, bujrum.

    Atje duket se sa te vlereson populli yt !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Strarcraft, Shen Alban, ja tek e keni edhe proven qe kerkuat:

    Tendencat e njohura te Veton Surroit shkruajtur nga Shefqet Dibrani dhe publikuar nga Albanino.

    .....
    Po ashtu dihet se nga Prizreni ishte Heroi i Popullit Sezai Surroi i cili edhe pse ishte me pėrkatsi turke iu dha vend i merituar ngase komunistėt, tani mė ata nuk njihnin kombsin pėrveē “idealit komunist”, dhe nė tė njėjten kohė dihet se nė Prizren ka pėsuar njė Toger ushtrie, i shkolluar jashtė shtetit i cili kishte luftuar edhe gjatė LDB, (ramani i tė tė cilit arriti tė botohet diku rreth dyzet vjet mė vonė), pėr tė cilin as sot e kėsaj dite nuk di njeriu se nė ēfarė rrethanash misterioze ka ndodhur kjo ngjarje sikur mos ta shqetsonte Prizrenin edhe njė vrasje identike dhe mjaftė misterioze po ashtu e njė ushtaraku tė arsimuar qė kishte luftuar nė rradhėt e UĒK me nofkėn Komandant “DRINI”.
    ....
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Letėr e hapur e Veton Surroit drejtuar Adem Demacit

    Pergjigje letres se V Surroit: Veton Surroi - "kallauzi" i politikes kosovare

    Sqarim: Kėto dy tema i bashkova pasi trajtojnė tė njejtėn problematikė.

    Falemnderit pėr mirėkuptim


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Njė vėrejtje!

    E shoh se titulli i temės sė nisur nga unė ka pėsuar ndryshime dhe e quaj jo tė ndershme njė ndėrhyrje tė tillė nga Stafi drejtues.

    Unė e emėrtova temėn mė: Leter e hapur e Veton Surroit drejtuar Adem Demaqit.

    Pasi qė, i nderuari Adem Demaqi i pėrgjigjet tė nderuarit V. Surroit, unė pajtohem tė bėhet ndryshimi i titullit tė temės nė fjalė,por nuk pajtohem pa konsultime me mua dhe nuk pajtohem kurrsesi me titullin e tanishem.

    Do tė ishte mė e ndershme nga Stafi tė quhet tema: LETERKEMBIM SURROI- DEMAQI ose dicka e pėrafėrt.

    Mos harroni se duhet tė kemi respekt pėr tė dytė, dhe edhe njė herė mos harroni se tė gjithė ne jemi mė tė vegjel se ata.

    Kam pėrshtypjen se ai qė ka bėrė ndryshimin e temės , vuan nga narcisoizmi, sepse i duket vetja mė i madh se edhe vet Surroi e Demaci.

    Lus Stafin drejtues qė tė ketė konsideratė pėr vėrejtjen time.

    Me shpresė se lutja ime do mbėrrijė nė vesh tė ndėrhyrėsit, ju pėrshendes vėllazėrisht,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 07-10-2002 mė 15:20

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    lum-lumi, moderatori i forumit e ka bere shkrirjen e temave ne 1 pasi mbulojne te njejten tematike dhe vizitoret e forumit e kane me te lehte ti lexojne te dyja letrat dhe te japin mendimin e tyre.

    Une nuk shoh ndonje problem ne kete mes.
    Albo

    P.S Moderatori i forumit e ka te drejten te moderoje forumin dhe te ndryshoje edhe titullin e temes sa here qe ai e gjykon te arsyeshme. Nese ke ankesa, mund ti besh tek forumi i verejtjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Albo,

    leksione ligjesh me jep ketu?

    Kushtetuta Shqiptare?

    Cfare Kushtetute Shqiptare ore?

    Ajo qe i jep shtetesine shqiptare grekeve e bile i ben Kryeministra e qe i jep shtetesine njeriut me primitiv dhe me anti-shqiptar, priftit grek te Gjirokastres dhe me duket se e quan veten "Bishop of Albania"????

    Me duket se i ke ngaterruar gjerat. Ne nuk po flasim ketu per Kushtetuten e Shqiperise, por per te Kosoves.

    Aty shkruan se, cdo qytetar i Kosoves e ka te drejten te kete post zyrtar, pa dallim kombi, religjioni, race, etj. etj.

    Une nuk po flas per Kushtetuten e Shqiperise por per te Kosoves edhe njehere. E nese nuk e njeh ate te Kosoves, por vetem ve utopi ketu, ta jap une nje kopje, pasi qe i kam nja 30 ne shtepi kur i morra si ekzemplare te asaj qe pata perkthyer...

    Surroi megjithate, eshte njeriu me vizionin me te qarte politik.

    StarCraft.

    P.S. Sa per ato "fakte" qe na i jep nga Shefqet Dibrani, me bjen te them se ky Shefqeti qenka paksa i inspiruar nga Nacistet. Sepse kujtoj, ne anologjine e partise se Hitlerit, e pata lexuar - " Vetem nje gjerman, me gjak gjerman e pa gjak Hebreu mundet te mbaje post zyrtar ne Gjermani.". Kjo e tregon me te vertete, historine e vertete te ideve e kufijve politike.

    Cdo gje eshte relative, asgje nuk eshte absolute - ka thene Ajnshtajni. Koha do ju vie edhe zgjedhjeve, nuk formohet partia brenda nates, bile se paku ne Kosove. Sepse aty bile, zgjedhjet jane te rregullta - e nuk e kap lopa vicin e ta godas me shqelm.

    Si diku afer nesh...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Monde diplomatique

    HISTORIA SEKRETE E BISEDIMEVE NĖ RAMBOUILLET

    Autor : Depaul-Marie de la Gorce
    Pėrkthimi : Sefedin Krasniqi


    Ofensiva kundėr Serbisė ka filluar nga motivi (zyrtarisht) qė Beogradi kishte refuzuar tė nėnshkruaj marrėveshjen e Rambouillet-ut. Megjithatė, drejtuesit jugosllavė kishin pranuar principet e marrėveshjes. Kishte mbetur vetėm tė diskutohej pėr natyrėn e locimit tė forcave ushtarake nė Kosovė. Nėse serbėt pėrjashtonin ēdo prezencė tė NATO-sė nė Kosovė, ata kishin pėrgaditur njė formulė tjetėr.



    Deshtimi i bisedimeve nė Rambouillet mbi satusin e Kosovės-tė cilat vazhduan nė Paris pas njė ndėrprerje tė shkurtėr - ka pasur fillimisht njė parahistori. Kjo ka filluar nė vitin 1998 kur luftimet, nė vend, nė mes armatės jugosllave dhe luftėtarėve shqiptarė i kanė sherbyer si pikėnisje diplomacisė amerikane pėr tė gjetur njė zgjidhje politike tė krizės. Ky aktivitet i diplomacisė amerikane pėrfundoi nė momentin kur Grupi i kontaktit, i cili ia ngarkoi vetės zgjidhjen e ēshtjes jugosllave, ua paraqiti, dy palėve, planin i cili poqėse nuk pranohej do tė provokonte fillimin e luftės.

    Nė fakt, nė fillim tė verės sė viti 1998, diplomati Richar Holbrooke, ish sekretar i Shtetit tė SHBA-ve, kryetar dhe mediator amerikan pėr ish-Jougoslavie, arrinė nė Beograd me ndihmėsin Roger Hill pėr tė kėrkuar nga Sllobodan Millosheviqi tė pranojė hapjen e bisedimeve me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės. Nė Kėtė kohė ē'ėshtė e vėrteta, pėrfaqėsues i shqiptarėve konsiderohej ende Ibrahim Rugovėn, si fitues i pakontestueshėm i zgjedhjeve tė organizuara nga shqiptarėt e Kosovės, mė 22 mars 1998. Negocuesit e caktuar nga Beogradi vendosen nė hotelin kryesor (Grand Hotel) tė Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės, tė cilėt pritėn kot paraqitjen e bashkėbiseduesėve . Fundja, njė takim i Millosheviqit dhe Rugovės nė Beograd, nuk rezultoi me ndonjė marreveshje nė mes dy palėve.

    Kjo vonesė rezultoi nga situata e krijuar nga paraqitja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, si forcė representative e shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės. UĒK doli nė siperfaqe pas bisedimeve tė Daytoni-it mbi Bosnėn, nė dhjetor tė 1998, e cila qė nga fillimi pati nė programin e saj luftėn e armatosur pėr pavarėsinė e Kosovės. Pra pėr UĒK nisi tė flitej nė shkurt tė vitit 1996, kur edhe publikoi « komunikatėn n° 1 » me tė cilėn revendikonte njė atentat kundėr kampit tė refugjatėve serbė tė Krajines sė Kroacisė (autori e ka fjalėn pėr kompet e refugjatėve serbė tė instaluar nė Junik v.j.). Aktivitetet e saj do tė shtohen gjatė dy viteve nė vazhdim dhe, nė pranverėn e vitit 1998, arriti tė bėjė njė depėrtim strategjik, padyshim dhe vendimtar, duke marrė nėn kontroll rrafshnaltėn e Drenicės, nė zemėr tė Kosovės, ku edhe krijoi bazėn kryesore pėr vazhdimin e luftės nė pjesėn tjetėr tė Kosovės.

    Gjithė kjo u pėrcollė me njė garė tė ashpėr mes Ibrahim Rugoves dhe shefit tė radhės sė UĒK-sė, Adem Demaēit. Kėta dy pėrfaqėsues tė shqiptarėve tė Kosovės s'kanė asnjė divergjencė sa i pėrket arritjes sė qėllimit-pavarėsisė sė Kosovės. Kundėrshtitė janė nė personalitetet dhe metodat e tyre : militant i vendosur i bisedimeve, presidenti Rugova ėshtė i bindur se Kosova mundet, nė etapa, tė fitojė pavarėsinė edhe pa kaluar nėpėr provėn e forcės, ndėrsa Z. Demaēi, pėrfaqėson gjeneratėn e shqiptarėve tė Kosovės tė cilėt janė tė vendosur tė fitojnė pavarėsinė e tyre me armė, nė logjikėn e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, por edhe me ndihmėn e fuqive tė jashtme. Nė klimėn e krijuar nga luftimet nė mes tė forcave jugosllave dhe luftėtarėve shqiptarė, parashikohej se shqiptarėt do tė pėrkrahin pozicionin radikal tė UĒK-sė me tė cilėn do tė solidarizohej populli i saj. Nė vazhdim ndodhi njė papajuteshmėri nė mes tė adhuruesėve tė Rugovės dhe idhėtarėve tė Z. Demaēi, e cila edhe i paralizoi bisedimet aspak tė lehta me pėrfaqėsuesit e Federatės jugosllave.

    Gjatė kėtij intervali kohor, diplomacia amerikane nuk qėndroi duarėkryq. Buke mos pritur takimin bilateral tė palėve nė konflikt, tė cilėt eventualisht do tė dakordoheshin, Z. Holbrooke ia besoi zėvendėsit tė tij, z. Hill, pėrkujdesjen e elaborimit tė njė projekti pėr zgjidhje politike tė krizės. Principet e kėtij projekti u pėrcaktuan para ēfardo ndėrmarreje :

    • kufijtė e Jugosllavisė teorikisht duhej tė mbeteshin tė paprekshėm pėr tė mos krijuar njė prsedan qė do tė mund tė mirrej si shembull pėr raste tjera nė regjion-nė veēanti rasti i Maqedonisė.

    • nga ana tjetėr Kosova do tė fitonte njė « autonomi substenciale » e cila do t’i siguronte, praktikisht, tė gjitha atributet interne tė njė shteti.

    • Kosova do tė okuphej nga nga forcat e NATO-sė, e cila do tė garantonte marrėveshjen e arritur.

    Shkurt, arqitektura e planit qė do tė paraqitej mė vonė nė Rambouillet, tashmė figuronte nė tėrsi si projekt i zgjidhjes sė elaboruar nga z. Hill. Asgjė nuk ishte ndėrruar. Kėtė e vėrteton edhe teksti i publikuar gati nė formė inegrale, lidhur me kėtė projekt, nė fillim tė muajit shkurt, nė gazetėn nė gjuhėn shqipe Koha Ditore. Ky tekst dėshmoi se bisedimet nė Rambouillet, nė realitet, e kanė marrė projektin amerikan tė krijuar dhe hartuar nga z. Hill.

    Pas masakrės sė Reēakut, mė 15 janar 1999, qeveritė e vendeve tė Grupit tė kontaktit - SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Rusia- dualėn me lajmin se do tė gjenin njė solucion politik tė krizės sė Kosovės. Grupi i kontaktit ftoi qeverinė e Beogradit dhe pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės tė shkojnė pėr t’u njoftuar me projektin dhe, eventualisht, pėr ta diskutuar. Kjo ftesė, pėrndryshe ishte njė ultimatum, s’paku kėshtu tingllonte nė adresėn Federatėn jugosllave, e cila kėrcėnohej pėr represalje ushtarake nėse refuzonte ftesėn. Pas kėsaj, grupi dakordohet pėr principet qė do tė sherbenin si bazė e planit, i cili do t’iu prezentohej tė dy palėve.

    Grupi kishte paraparė dhjetė pika :

    • nevojėn e ndėrprerjes sė dhunės dhe tė respektimin e armėpushimit,

    • gjetjen e njė solucioni paqėsor tė krizės me dialog nė mes tė kundershtarėve,

    • pranimi i periodės sė tranzicionit-nė princip trevjeēar, duke pritur gjetjen e njė solucioni pėrfundimtar,

    • ndalimin e ēdo ndryshimi unilateral tė statusit tė pėrkoshėm tė Kosovės,

    • integritetin territorial tė Jugosllavisė dhe, nė kėtė konekst, tė shteteve fqinje,

    • respektimin e tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve, kėtu ėshtė fjala nė respektimin e gjuhės, institucioneve religjioze dhe arsimimit tė tyre,

    • zgjedhje tė lira nėn mbikqyrjen e Organizatės pėr siguri dhe bashkėpunim nė Evropė (OSCE),

    • mos fillimin e hetimeve pėr aktet e bėra gjatė konfliktit nė Kosovė ; pėrveē nėse ėshtė fjala pėr pėr krime lufte apo kundėr njerėzimit,

    • amnistimi dhe lirimi i tė gjithė tė burgosurėve politik

    • pjesėmarrje ndėrkombėtare dhe bashkėpunim i palėve pėr gjetjen e nė zgjedhjeje tė kėsaj krize nė tė ardhmėn.


    Pėr Grupin e kontaktit, kėto principe nuk mund tė ishin objekt i negociatave. Nė versionin e parė, u pranuan nga pala jugosllave, por jo nga pėrfaqėsuesit e shqiptarėve. Kėta duke konsideruar si jo precize idenė e njė solucioni definitiv, i cili do tė vinte vetėm pas tre vjetėve tė tranziciont, donin tė thuhej qė pas kėsaj periode, banorėt e Kosovės do tė mund tė prononcoheshin pėr pavarėsinė e Kosovės.

    Delegacioni jugosllav, nuk kundėrshtoi kapitullin politik tė marreveshjes, por hudhi posht kapitullin ushtarak : siē ishte paraparė nė planin e z. Hill. Teksti i tij stipulonte qė Kosova do tė okuphej nga forcat e NATO-sė.

    Pėrfaqėsuesi i qeverisė sė Beogradit nė Rambouillet, kryetari i Serbisė, z. Millan Millutinoviē, paraqiti madje edhe njė skicė kompromisi. Ai evokoi njė prezencė tė njė force « ndėrkombėtare » nė Kosovė : tė gjithė kuptuan se, nė mendjen e tij, ishte fjala pėr forca qė do tė vinin nga vende tė ndryshme siē ėshtė Rusia, Greqia, apo shtetet e Evropės perėndimore, duke pėrjashtuar trupat tė cilat zyrtarisht do tė komandoheshin direkt nga NATO, ndryshe thėnė nga komandimi amrikan, i cili do tė varej direkt nga kryetari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por, perėndimorėt planin e Millutinoviēit nuk e pėrfillėn….

    Transformimi i Kosovės nė Protektorat

    Protektorati nuk ishte opision i zgjedhur nga diplomacia amerikane. Qė nga fillimi, diplomacia amerikane kishte llogaritur mbi njė marrėveshje nga ana e shqiptarėve, por pėrkundrazi, nė nė refuzim nga Beogradi, ēfarė justifikonte njė lansim ultimatumi Millosheviēit. Mbi kėto baza, sekretarja e Shtetit, znj. Albriht, erdhi nė Rambouillet, duke vėnė nė plan tė dytė ministrat evropian, tė cilėt deri tash i udhėheqnin negociatat, dhe duke i marrė frenjtė nė dorė. Megjithatė, Ajo nuk ia arriti ta bindė delegacionin e shqiptarėve dhe mu pėr kėtė konferenca e Rambouillet-ut u desht tė ndėrpritet.

    Por, pa humbur kohė, filluan bisedimet direkte me drejtorinė e UĒK-sė, fillimisht nė Shqipėri, nėpėrmes ish kandidatit pėr kyetar tė ShBA-ve, senatorit Robert Dole, pastaj, nė mėnyrė mė diskrete, me njė delegacion tė UĒK-sė nė Washington. Qė kėto bisedime tė kenė sukses, u desht qė Adem Demaēi tė pushohet nga tė gjitha funksionet, tė cilat pjesėrisht i mori t’i kryej Hashim Thaēi, i cili edhe pėrfitojė nga kjo situatė pėr tė formuar njė « qeveri tė pėrkohėshme ».

    Me tė mbaruar kėto manovrime, Shtetet e Bashkuara u angazhuan nė katėr pika, tė cilat UĒK i konsideronte themelore :

    • zgjedhjet nė Kosovė duhej tė mbaheshin sa mė shpjtė qė tė ishte e mundur, ashtu qė drejtuesit e shqiptarėve tė Kosovės tė marrin nė dorė qeverisjen e vendit.

    • ēarmatosjen e ushtrive tė paraparė me planin e praqitur nė Rambouillet, por qė kjo nuk duhej tė vlente, nė praktikė, pėr armėt individuale qė mund tė konsideroheshin pronė private.

    • prezenca e efektiveve tė forcave tė NATO-sė do tė duhej tė garantonte ēfarėdo vurje nė pikėpyetje tė statusit tė pėrkohėshėm apo definitiv tė Kosovės nga Jugosllavia

    • nė mbarim tė tranzicionit pas tre vjetėve, hipoteza e pavarėsisė sė Kosovės do tė provohej nėse konteksti regjional dhe internacional do tė lejonin.


    Kėshtu, nė Paris, nė rrugėn Kléber, ku konferenca e Rambouillet-it ishte transferuar- u fitua nėnshkrimi i « palės tjetėr », dhe u muar pėlqimin e pėrfaqėsuesėve tė shqiptarėve tė Kosovės nė dokumentin zyrtar. Tash nuk kishte asnjė shans qė pala jugosllave tė jepte pėlqimin e vet. Pėrndyshe, pėrfaqėsuesit rus nė Grupit e kontaktit kurrė nuk i kanė konfirmuar shumicėn e pikave tė dokumentit pėrfundimtar, tė cilat nuk iu dhanė palėve tė interesuar deri nė ditėn fundit tė konferencės. Ky dokument pra nuk shprehte ndonjė pozicion tė pėrbashkėt tė Grupit si tėrėsi.

    Pastaj, pikave qė ngėrthenin numrat 2, 5 dhr 7, u shtohej rėndėsia nė funksion tė planit ushtarak tė marrėveshjes, e cila parashihte prezencėn permanente tė NATO-sė nė Kosovė. Kėshtu pika 2 trajtonte kontrollin e OSCE mbi funksionimin e policisė dhe tė drejtėsisė. Pika 5 mirrej drejtpėrdrejt me aplikimin e modaliteteve ushtarake tė marrėveshjes. Pika 7 parashihte nė mėnyrė eksplicite qė nė rast tė konestit, palėt do tė kėrkonin ndihmėn e NATO-sė dhe tė askujt tjetėr. Si mund tė imagjinohej qė drejtuesit jugosllavė tė japin pėlqimin e tyre njė marrėveshjeje e cila transformonte, sipas mendimit tė tyre, Kosovėn nė njė protektorat tė organizatės ushtarake atlantike ? Aq mė tepėr kur marrėveshja e paraqitur nė Rambouillet dhe nė Paris parashikonte qė statusi i Kosoės anashkalonte tė gjitha dispozitat kushtetuese apo legjislative tė Federatės jugosllave, tė cilat, nė Kosovė mė nuk do tė aplikoheshin.

    Nė kėto kushte, bisedimet nuk mund tė pėrfundonin.Kėshtu rruga definitivisht iu hap luftės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 08-10-2002 mė 01:24


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne ndihme te ketij Debati mendova te postoj dhe kte shkrim te Arsim Rexhepit marre nga TREPCA.

    .................................

    Pse (,) Adem Demaēi?


    ----------------------------------------------------------

    9 tetor 2002 / Arsim REXHEPI

    Kanė kaluar aq shumė vjet nga ajo ditė, kur im gjysh, ndjesė pastė, ishte kthyer nga Prishtina dhe nga lodhja e rrugės, ngaqė ishte verė dhe angushti, kisha ndjenjėn se po i shihja njė avull t’i ngritej pėrpjetė. Madje, njė copė herė, m’u bė se avulli po i pėrmblidhej mbi kokė, krejt si nė ato ikonat, me historitė e tė cilave unė veē kisha filluar tė njihem. Njė hije profetike, njė fresk hyjnor i ardhur nga kushdi ē’puhi e mėshirėshme e asaj vape tė pėrbotėshme, i kishte zėnė vend mbi kokė dhe i mėkonte rėnkimin.

    Ashtu si ikonė, profetik, me njė hije tė amshueshme mbi rrudhat e tij, i tillė, i pėrjetshėm, ai ka zėnė vend nė mua dhe nga atje, nga kthina gjithė heshtje dhe qetėsi, ai kthehet shpesh, pėrditė, dhe mė sjell gjithmonė diēka tė re, pėr tė mė rikujtuar, si njė engjėll rojtar, sa keq, sa zor dhe sa tė pashpresė e kanė patur jetėn shqiptarėt. Madje tani, me kėto punėt e Artit dhe Letėrsisė, ku mė shumė se me gjithēka tjetėr ke tė bėsh me engjuj dhe djaj, i vetmuar pėrmes ēudisė sė pambarim tė kėsaj bote sa shpėtimtare aq edhe pushtuese, nė ligėshtimin e nė kreninė ēasteve gjithė letra dhe avull kafeje, tash pra, i hedhur, i degdisur, larg nga Atdheu, me damkėn e pikėllimit tė pafajshėm nė zemėr, sa herė jam vetėm (e kush ėshtė mė vetėm se njė i huaj?), sa herė shoh avull a mjegull a re, kur jam nė Bochum, a nė Montserrat, nė Katedralen e Koelnit a nė Xhaminė e Dortmundit, i mbėshtjellur ashtu me tymin e dhembjeve dhe plagėve tė jetės mė shfaqet ai, si zė, si kujtim, gjyshi im.

    Nė ditėn e asaj rinie time tė herėshme, pėr tė cilėn nisa tė tregojė,gjyshi ishte zgjuar pa aguar, si gjithnjė, ishte faluar, kishte ngrėnė njė kaftjall me ē’kishte patur, u kishte hedhur sanė bagėtive, “Po shkoj nė Prishtinė.” i kishte thėnė s’e mbaj mend kujt prej nesh, dhe ishte nisur.

    Derisa, i ulur afėr meje, po ēlodhej, dhe ashtu, i veshur me atė kostumin tė brymtė, po mė bėhej se i ishte mbėshtjellur rruga, asfalti, nėpėr trup, mbi tė cilin unė sa s’kisha nisur tė shoh fatamorgana tė sė kaluarės sė tij, tė cilėn ai, sa mė shumė qė po plakej aq mė shumė po ma tregonte, aty pra, ulur pranė tij unė po prisja tėmė thoshte pse kishte shkuar nė Prishtinė.

    Ndonja njėzet e pesė vjet para asaj dite, po nė Prishtinė, atė bashk me njė shok tė tij, Nurė Prellovcin, i kishin dėnuar me nga njėzetepesė vjet burg. Mė kanė thėnė se dėnimi ka qenė i paraparė tė ishte me vdekje, por stėrgjyshi im, atėherė goxha me pasuri, i paskėsh mitosur njė Zot e di kė, dhe kėshtu, djemtė paskan mbetur nė jetė. Si luftėtarė tė brigadės sė Shaban Polluzhės, thjeshtė si luftėtarė shqiptarė qė kishin luftuar serbėt, ata po dėnoheshin, ndoshta edhe pėr vrasje tė dėshmuara. Kur erdhi nga Burgu prapė shante sa herė pėrmendej emri “Tito”, “Parti”, “Enver”, “Komunizėm”, dhe pėshtyente si t’i kishte pėrpara. “Komunizmi dhe Fashizmi janė fara e dreqit.”, thoshte gjyshi, ndjesė pastė.

    Sido qė tė jetė, sa herė bėja sikur po lėshoja mjekėrr, ai mė lutej ta heqja. Pa ditur se ē’kujtim, ē’shenjė, ē’asociacion, i lidhej me mjekrrėn, unė, megjithatė bėja siē mė thoshte, ndoshta vetėm pėr t’ia bėrė qejfin. Por, kur u plak shumė dhe kur unė isha rritur aq sa tė rebelohesha kundėr politikės, saqė po mė duhej tė strehohesha nė fshat e te dajat, atėherė pra, kur piku si gjėmė nga qielli fjala “Dil edhe ti si tė tjerėt!”, kur do tė mund ta ketė parandjerė se do tė ndaheshim pėrgjithmonė, duke mos dashur t’i marrė me vete nė varr, nisi tė mė tregonte fije e pėr pe luftėrat qė kishte bėrė. Dhe nėpėr llahtarin gjithė britma, flakė e lumenj qė derdheshin kuq, nėpėr dimrat me dhėmbė, gjithmonė me krisma dhe varre, unė shpalosja, si njė ankth, njė realitet tė dikurshėm, tė cilin gjuha e gjyshit po e shtrinte aty nė dysheme, pranė nesh, tėrėandej.

    Pyetjeve tė mia tė dikurshme fėmijėrore, “sa shkje i ke vra, gjysh?” tashmė nuk po u ktheheshin pėrgjigje atėherė tė padurueshme si “unė kam gjuajtur or bir, e kė e ka rrokė plu’mi s’e di...”, por thjeshtė tabllo gjithė vėrtetėsi. Dhe herė herė, pas gjithė asaj qė na e kanė bėrė serbėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre, mendoj a do tė ishte mė mirė po tė mos e kisha ditur arsyen, pse gjyshin e pengonte mjekrra ime e brishtė. “Ah mor bir, ... po i kapja pėr mjekrre dhe ua preja kryet...”, kėshtu mė tregonte gjyshi pėr ēetnikėt.

    (Sa pėr luftėn dhe krimin si fenomene, pėr tė mirėn dhe tė keqen, etj., nuk dua tė ndalem kėsaj here.)

    Pse kishte shkuar gjyshi nė Prishtinė?

    Ai kishte vizituar Adem Demaēin, i cili sapo ishte lėshuar nga burgu.

    “Ēkaaaaaa? Ke qenė te Adem Demaēi, gjysh?”.

    Mė nė fund ishte dikush imi, dhe atė pikėrisht gjyshi, ky kalorės i plagėve dhe dhembjeve, qė kishte qenė te njeriu, i cili mė shumė se njeri, ishte njė lloj fantazme, diēka mbi simbolet dhe flijimin, te Adem Demaēi. Jo pa njė krenari u tregoja shokėve tė lagjės pėr kėtė vizitė, ndjehesha ēuditėrisht i lumtur, ishte njė lumturi fėmijėrore pėr atė qė ishte lėshuar, sepse pavetdijshėm ndjehesha mė i fortė. Mė bėhej se ishim shtuar pėr njė, madje pėr njė njeri, qė i kishte kaluar kufijtė e vdekatarėve dhe ishte shndėrruar nė njė mesi, pėrmes tė tė cilit ne projektonim herė hapur herė fshehtė, shpresat tona.

    ... Pusste Kuchen, do tė thoshin gjermanėt.

    Vitet qė pasuan na dėshmuan tė kundėrtėn. Ato shpėrfaqen pėrmes antropomorfėsisė sė Adem Demaēit njėrėn nga figurat mė destruktive nė logun politik shqiptar, sidomos nė kėto dhjetė vjetėt e fundit.

    A ėshtė intelektuale tė thuhet kjo, a ėshtė kombėtare, a ėshtė morale? A ka fundament etik nė kėtė kohė njė diskutim i veprės dhe veprimeve tė Demaēit?

    Figura e Demaēit pėr pėr shumėēka e pandashme nga fati dhe fatkeqėsia e popullit tė tij. Mbi tė gjitha ka njė gravitet nė flijimin qė ky njeri ka bėrė, nė qėndrueshmėrinė e tij (kėtu nuk bėj paralele me stoicizmin si drejtim filozofik dikur, me postulatet kryesore tė tij, si jeta pėrkrah botės, natyrės, guximi, besimi dhe besnikėria nėpėrgjegjėsinė, mostundshmėria nė zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve nė njėrėn anė, si dhe mohimi dhe luftimi i afekteve nė anėn tjetėr.

    Se Demaēi nuk ka qenė dhe nuk ėshtė nė njė vijė me kėtė filozofi, kjo megjithėse e parėndėsishme, lė tė diskutohet), pra ka qenė qendrueshmėria e tij pėrballė krimit politik (dhe jo vetėm politik) ish-jugosllav dhe burgosjet e tij tė njėpasnjėshme, tė cilat figurės sė tij nė sytė tanė i kanė dhėnė tipare prej shenjtori. Mirėpo, ne tė gjithė e dimė, se burgu ėshtė pėr tė shkatėrruar subjektin, individin, dhe njė subjekt i nėnshtruar njė dhune fizike dhe psiqike nga mė tė tmerrshmet, dhe i mbyllur pėrtej jetės, aktualitetit dhe progresit (herė herė shumė tė dhembshėm qė bėn bota), njė subjekt i tillė pra ka rrezik tė lėndohet, tė gėrvishet, tė qalojė. Nė kėtė rast, do tė ishte mirė tė lexonim Alegorinė e Shpellės tė Platonit. Apo, sa pėr paralele, edhe figurėn dhe fatin e dhembshėm tė Kaspar Hauser-it

    Njė figurė e mbyllur, larg informatės dhe realitetit, tejkalohet nga rrjedhat, mbetet prapa, prapambetet. Riaktivizimi i saj nė rrjedhė ėshtė i gjykuar tė dėshtojė, dhe jo vetėm tė dėshtojė. Sidomos pėr shkak tė predispozitave ideologjike, qė i dimė ēfarė kanė qenė (dhe, ndoshta, ēfarė janė...), pėr shkak tė trashėgimisė sė tillė me botkuptime tė tjekaluara pra, ēfarėdo reaktivizimi ėshtė i predestinuar tė dėshtojė. Njė dukuri qė do tė mund tė pritej, por qė fatkeqėsisht ėshtė shumė e rrallė, do tė ishte njė katharsis. Mirėpo, spezificitetet e njė antropoliogjie tė njė subjekti tė nėnshtruar nė mėnyrė permanente, pas ēlirimit nga kjo dhunė nisin tė reflektojnė ndryshe.

    Nė psikologjinė e figurave tė tilla, pavetdijshėm lėvrijė frika dhe ankthe tė ndryshme. Po e zėmė, ajo qė Hegeli e quan Todesfurcht, Frika nga Vdekja. Le tė mbėshtetemi pėr njė ēast, qoftė edhe pėr shkak tė simpative tė rastėsishme e tė pėrbashkėta me Demaēin, nė Marx-in, i cili si laimotiv tė historisė sė njerėzimit merr dialektikėn dhe raportin Nėnshtrues-i Nėnshtruar. Ajo qė na bėn njerėz, vėrteton ai, ėshtė dėshira pėr tė qenė tė pranuar, por fillimi i ndėrgjegjėsimit historik ėshtė lakmia pėr kėtė dėshirė (...begehrenden Begehrens!). Lufta pėr pranim e Demaēit ėshtė njė kapitull shumė interesant, njė shembull sui generis, njė thesar i veēantė filozofik-sociologjik, qoftė pėr shkak tė natyrės, historisė, qoftė si fenomenologji.

    Sė pari kjo luftė pėr pranim, ka si bazament, thashė mė lart, frikėn nga vdekja, njė frikė e natyrshme, me tė cilėn jetojmė tė gjithė ne dhe e cila ėshtė promotor i tė gjitha aktiviteteve tona. Asgjė e keqe nė kėtė frikė, pėrveq hendikepit moshor tė Demaēit. Nė konteksitin e zhvillimeve politike kombėtare, e dimė, zhvillohej strategjia e staus quo-s dhe largimi i damkės sė luftės nė hapėsirat sllave. Nė atė situatė, kur Kosova ishte nėn terrorin shtetėror serb dhe po shkilej e asgjėsohej gjithēka shqiptare, kur kishim organizuar dhe kanalizuar shtetin paralel tė Republikės sė Kosovės, kanė lindur afektet e Demaēit dhe herė herė janė shpėrfaqur me katastrofa tė tillė, deklarime tė ēuditėshme, sureale, tė cilat tė kujtojnė Breton-in tek thotė se si veprimi mė i thjeshtė surealist bėhet duke dalur mes rrugės me revolver dhe duke ia shkrepur kahmos pazgjidhur drejtim (Manifesti i Dytė i Surrealizmit). Edhe ai, me predispozitat e tij revolucionare (Lufta, prapė Marx-i!), me hendikepin kohor dhe ambientin zhgėnjyes (nėnshtrimi), duke mos patur mė kondicion, durim, as njerėzor as inelektual, por as pėrgjegjėsi ndaj pozitės (afekti, pra, si dukuri antistoike!) pati plasur (ashtu bėn edhe sot e kėsaj dite) duke pėrvijuar njė matematikė mortore tė njė lufte me njė ēerek milioni viktimash, qė nė fikcionin e tij (fikcion vėretet ahuman!) do tė ishin garant pėr lirinė e Kosovės (mos ishin gjysmė milioni tė vrarė garant pėr Lirinė e Bosnjės? Mė bind dikush!).

    Demaēi i hendikepuar edhe intelektualisht edhe psiqikisht (intelektualisht, sepse ishte njė subjekt i tejkaluar, i stėrtejkaluar dhe psiqikisht, sepse duke qenė i burgosur dikur, kishte qenė i nėnshtruar, dhe tani qė ishte jashtė nuk po katapultohej dot nė krye tė ngjarjeve dhe nuk po gjente pranimin e duhur sipas tij!) ishte i gatshėm tė niste luftė, nė kohėn kur, (i vetdijshėm pėr hipotetizmin) betohem, do tė ndaleshin tė gjithė luftėrat mes sllavėve (siē janė ndalur gjithmonė, kur ėshtė dashur tė na masakrojnė e terrorizojnė ne!) dhe gjithė lukunitė sllave, pa pėrjashtim, do tė bediteshin nė Kosovė dhe do tė shuanin njėherė e pėrgjithonė popullin tonė, pra nė njė kohė tė tillė ai bėnte vizionet dhe planet e luftės gjithpėrfshirėse. No Comment.

    Kjo ėshtė dhe kėshtu ėshtė shpėrfaqur Revolta absolute e Demaēit, uni surrealist i tė cilit kishte humbur torruan dhe ishte pezulluar nga realiteti i disfavorshėm gjer nė pashpresė shqiptar pėrballė sllavėve. “Acte le plus simple” i Demaēit, nė mungesė tė mundėsive pėr t’u materializuar me plumba, nuk do tė thotė se nuk ka pasur hire amokizmi. Pėrndryshe si tė pėrshkruhen, si tė spjegohen, gjithė ato radikalizma tė paarsyeshėm tė artikuluara me njė gėrshetim fshataresk e patetik, tė cilat, pėr tė qenė absurdi i tėrė, marrin forma “Rada duhet tė jetė kryetare e Kosovės.” Mė mirė shkau se vėllau!

    Kur kam dėgjuar kėtė, i paaftė pėr t’u habitur nga gofet e Demaēit, kam mund vetėm tė kujtohem pėr fshatin tim nė Drenicė, pėr dajat, pėr gjithė ata njerėz tė mi tė vrarė dhe gjithė ato gra tė veja e ata fėmijė jetima... Por, kjo ishte vetėm edhe njė vetvrasje surrealiste e radhės e Demaēit, tė cilėn nuk besoj tė ia kenė pranuar as edhe shokėt e tij mė komunistė. Aktivitetet surreale tė Demaēit gjejnė edhe shpjegimin teorik tė tyre. Tė ndalemi prapė te babai i surealizmit Breton-i, qė thotė:
    “Tevona duhet pranuar, se Surealizmi nuk ka synuar asgjė mė shumė se krijimin e njė krize tė pėrgjithshme shpirtėrore, morale e intelektuale tė shoqėrisė dhe atė tė llojit mė tė rėndė, dhe arritja apo mosarrtija e krjimit tė njė krize tė tillė vendos pėr fatin apo fatkeqinė e tij (surrealizmit, nenvizim imi) nė histori.” (Manifesti i Dytė i Surrealizmit)

    Pėrmes kėsaj, pėrmes kėtij misioni afektiv surrealist, mund tė spjegohen edhe desantet e Demaēit nė shpirtin shqiptar, tė bėra nė kontinuum dhe nė mėnyrė permanente. Krijimi pra, i njė realiteti tė pazot, i njė zallahie hamadreq, i njė kaosi, anarkie, nė tė cilėn pastaj ai dhe bashkėmendimtarėt e tij, pėrmes vizioneve tė tyre apokaliptike, do t’i bėnin varrin e amshueshėm Kosovės si vend dhe Shqiptarėve si popull.

    Fundament i kėsaj ėshtė ideja pėr pushtet absolut, tė cilėn Roger Caillois, qysh mė 1937 e ka lokalizuar me rrėnjėt nė njė agresivitet tė brendshėm, qė synon gjithmonė vetėm zgjerimin deri nė pafundėsi dhe tė cilit i nėnshtrohen tė gjitha idetė... (R. Caillois, L’Agressivite comme valeur, Paris 1937). Realizimi i kėsaj, shton Caillois, ėshtė i mundur vetėm pėrmes afektivitetit tė tė tjerėve. Shqiptarėt nė historinė e tyre, me pėrjashtim tė politikės sė Ibrahim Rugovės, kanė qenė gjithmonė viktima tė politikave tė tilla afektive. Pėr kėtė mund tė diskutojmė dhe tė bėjmė debat, shtruar dhe me fakte. Dhe pikėrisht kėtu nė konfliktin mes arsyes dhe afektivitetit, nė njė Querrelle des anciens et des modernes shqiptare, kėtu e ka bazėn edhe konflikti mbrendashqiptar i pėrfaqėsuar nė njėrėn anė nga shkenca dhe arsyeja dhe nė anėn tjetėr nga agresiviteti dhe afektiviteti (pėr interesat e lobeve ekonomike tė mos flasim!)

    Parullat se kemi fjetur, pėrhapja e strategjive disfatiste, involvimi i strukturave leniniste-staliniste nė radhėt e rezistencės sė shqiptarėve tė Kosovės, e shumė tė kėqia tė tjera, janė bėrė nė shėrbim tė ideologjisė. Blanchot ka thėnė: “Revolucioni duhet tė jetė patjetėr i dhunshėm, pėrndryshe si tė zgjohet ky popull i fjetur?!” (Maurice Blanchot, nė Combat, Nr. i korrikut 1936). Demaēi dhe jo vetėm ai nė mėnyrė permanente kanė predikuar dhunėn, njė dhunė e cila me kohėn u shpėrfaq si konstruksion inert, metodė pėr eleminimin e kundėrshtarėve politikė, kujto E. Malokun dhe tė tjerėt. A ka qenė predikimi pėr luftėn (vetzhdukjen) njė konstantė antropologjike e tij apo ndoshta konstatė e burrėrisė? Ka qenė mbi tė gjitha ideologjia revolucioniste, anarkiste, nė tė cilėn ai, siē ka dėshmuar vazhdimisht, ka rėnė dhe pėrfunduar definitivisht.

    Duke qenė i plandosur nė greminėn e pashpresė tė ideologjisė sė humbur (se komunizmi ka humbur kėtė e pranojnė edhe analistėt dhe filozofėt mė besnikė tė tij nė botė, si Jameson, Eagleton, Baudrillard, Collins, etj.) ai ka lejuar, vetdijshėm apo pavetdijshėm, tė pėrdoret, tė kthehet nė objekt, tė sivėllezėrve tė vet ideologjikė tė vendosur kahmoti nė perėndim, nė Shqipėri e kujo. Mėnyra por, se si e kanė pėrdorur dhe hedhur pastaj ka qenė njė fenomen i veēnjėhershėm, i pashoq, nė historinė mė tė re tė Kosovės. I ardhur nė rolin e folėsit politik tė UCK-sė (duke mos prarė sė kėrkuari largimin e Dr. Ibrahim Rugovės nga skena politike) ai kishte besuar se mė nė fund i kishte ardhur mundėsia tė posedonte njė aparat dhune nė duar dhe tė fillonte realizimi e vizioneve tė veta.

    Ne e dimė se me ēfarė mendjemadhėsie ai atėherė (njė mendjemadhėsi krejt e zhveshur, e pahijėshme, prepotencė e skajshme dhe nėnēmuese ndaj atyre qė nuk mendonin si ai) pra, ne na kujtohet se si ėshtė sjellur me zonjėn e nderuar Allbright, atėherė Ministre e Jashme e SHBA-ve. Kishe pėrshtypjen se beftė kishte ardhur nė pronėsi tė njė arsenali bombash atomike, me aq krekosje tė padurueshme deklarohej Demaēi asaj kohe. Dhe merre mend tė pamarruren me mend, po sikur tė kishte bėrė njė tėrheqje Amerika? Po sikur tė mos kishin durim tė merreshin me njė popull ku secili luan mbretin?

    Nė njėfarė lufte gjelash me Surroin, para do kohėsh, ai ishte munduar tė hidhte fajet se ku jo, pėr pėrgjegjėsitė, pėr gabimet, vonimet, qė herė herė, sikur tė mos e kishim njohur, do t’i kuptonim si sabotazhe. Dialogu mes tyre, sado qė i ngjizur nga pozicionet rivaliste nė dy media (tė mjera) tė Kosovės, ka shpėrfaqur edhe njė herė, se jo vetėm qė i ka mbetur besnik tė njejtės ideologji, por pėr mė tepėr botkuptimeve tė tija tė pozicionuara kundėr politikave tė caktuara nė Kosovė tashmė, gjithė bindje, u bėn edhe shėrbimin zyrtar, nga roli i Drejtorit tė Mediave, ku e kanė vėnė.

    Tė na lejohet njė diskurs: pėr tė ishte dikur legjitime tė kritikonte Presidentin e Republikės sė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovėn, se paskėshka pasė uzurpuar tri a katėr funksione me pėrgjegjėsi, tė cilat duhej t’i dorėzonte dhe tė mbante vetėm njė prej tyre. Nuk bėn, thoshte Demaēi kėtynehere, qė njė njeri tė jetė edhe President, edhe kryetar Partie, edhe kryetar I Kėshillit tė Partive, edhe kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve... Demaēi, ec e merre vesh, i impononte Dr. Rugovės tė jipte dorėheqje nga funksioni i Kryetarit tė LDK-sė!!

    E sa funksione ka sot, sa rroga merr Adem Demaēi sot dhe sa i nevojshėm, mbi tė gjitha kjo, ėshtė ai, me gjithė atė bagazh tė pandrqshėm ideologjik aty ku ėshtė!?

    Me kėtė punėn e pakicave (se mbret i tyre nė Kosovė po i thonė!) na pati lodhur, dhe me njė retorikė aspak shqiptare po na bėn mysafirė nė tokėn tonė. Farsė e demokracive tė papėrvojė me natyrėn dhe sinjifitetin e pakicės si nė Ballkan ėshtė edhe gjithė ky makth e kjo zhurmė qė po bėhet pėr to, e nė krye tė sė cilės e kanė vėnė Demaēin. Ėshtė pakica qė duhet lėvizė nė drejtim tė shumicės, dhe jo anasjelltas. Obligimet e pakicės nė njė shoqėri bashkkohore mbi tė gjitha fokusohen nė pranimin e ligjit dhe shtetėsisė si fundament pėr arritje tjera, shumica ndėrkaq, dhe kėtu shqiptarėt e Kosovės nuk janė as tė parėt dhe as tė fundit, ka barrėn mbi organizimin dhe mbarėvatjen e shtetėsisė dhe ligjit.

    Kur dėgjon Demaēin tek flet pėr pakicat, ke ndjenjėn se gjithė shqiptarėt janė ngritur nė gjah ndaj joshqiptarėve. Unė mendoj se disponimi negativ, megjithqė jemi shumicė dhe tė masakruar dje, vije mė shumė nga pakicat, qė nuk mund tė artikulojnė dhe besojnė njė realitet politik tė udhėhequr dhe tė zotėruar nga shqiptarėt, ky popull mė paqėdashėsi dhe mė fisniku qė e dėshmon historia e Ballkanit. Pėrmes zhurmės sė padurueshme pėr pakicat Demaēi ka varrosur nė njė farė mėnyre argumentin e tė qenurit tonė viktimė permanente nė Ballkan nė njėrėn anė dhe stimulimin e simplicizimin e njė ēfajėsimi kuturu tė tė tjerėve. Kjo ėshtė mosdije. Fisnikėria e njė populli ka pėr bazė vetėm argumentin. Nėse mė ke vrarė nuk mund tė tė puth nė ballė dhe nuk i ikėn sanksionit. Falja dhe ēfajėsimi kuturu ėshtė nėnēmim ndaj vetės sonė, ndaj mendjes sonė. Kėto janė konstrukte pėr njė harrim tė ardhshėm dhe tė shpejtė. Dhe harrimi ka qenė gjithmonė dėshtim pėr shqiptarėt. Dhe, pyes unė, mos ėshtė kjo kontrata e Demaēit me Pakicat? Stmulimi i njė harrmi tė ri nga ana e shqiptarėve.

    Tė gjithė e dijmė se politika mė fatale qė kanė udhėhequr shqiptarėt ndonjėherė, ka qenė komunizmi. Shqipėria do tė duhej tė ishte njė shembull sa i thjeshtė edhe pafundėsisht i dhembshėm pėr ne. E gjitha ka patur pėr bazė monizmin, diktaturėn, absolutizmin e njė partie tė instaluar nga sllavėt. Fenomenologjia e dukurive, veprave dhe retorikės sė Demaēit me shokė,tė reprezentuar qė prej funksioneve mė tė larta politike nė Kosovė e deri bahnhofxhinjtė e mi kėtu nė pėrendim, tė cilėt, ec e mos qesh, ende sorollaten tė strukur nėn nofka fiktive, si Zefi, si Besniku, si Hamami, etj., kjo fenomenlogji e kristalizuar mė sė miri nė Gjuhėn e tyre pra strukturon njė rrjet me paragjykime paranojake, tė cilėt, pėr fatkeqėsinė tonė u kanė mbetur besnikė mėsimeve tė Faraon Enversit. Ėshtė paranoja e pashėrueshme komuniste, njė ortodoksi e zanafillės “tė tjerėt janė tė kqinj.”.

    (Gjyshi im, eh, pėshtyente sa herė i pėrmendej emri Enverit e Titės.)

    Konturat e kėtij rrjeti paranoik po tregohen pėr dėm tė Kosovės, sidomos nė menagjimin me RTK-nė, medium ky, me sa di unė, shtetėror. Ajo, dhe pėr ta parė atė tė duhet durim deveje, qė shfaqet nėpėr dritaret e kėtij mediumi ėshtė njė krim nė heshtje dhe diskrimin gjithė tmerr i njė rryme politike tė caktuar, e cila ka, ka patur dhe do tė ketė shumicėn dėrrmuse pas vetės. Diskrimini i hapur dhe lufta qė i bėn RTK Lidhjes Demokratike tė Kosovės por, ka metodė.

    Rrethe tė importuara tė jashtmish (tė jashmit atje zakonisht janė tė pėrfaqėsuar me njė Shrott politik. (Shrott nė shqip dmth mbeturinė, njerėz me tė cilėt s’kanė patur ē’tė bėjnė ato shtete dhe pėr t’i hjekur qafet i kanė hedhur nė Kosovė). Pra struktura tė caktuara tė jashtmish, tė cilat as nuk donė as nuk dijnė tė kontribojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes atje, kanė instaluar se ku jo bashkė me tė edhe sidemaēėt tjerė tė padijshėm pėr kundėshtim dhe tė paguxim pėr dije, si pakurrizorėt inkuizitorė Astrit Salihun dhe suitėn satanike tė ekzekutorėve tjerė. Mungesa e sensit human nga ana e kėtyre strukturave nga jasht reflektohet me sanksionet e mediave qė janė pro njė politike tė qytetėruar tė prezentuar nga paqėsori dhe humanisti Dr. Rugova, shembull markant kėtu dėnimet ndaj “Bota Sot”.

    Ky ėshtė antagonizmi antidemokratik dhe absurd. Sanksionohet njė politikė paqėsore nė mes tė njė Gadishulli tė lukunishėm! Por qėllimi i metodės ėshtė dėshtimi me tė gjitha mjetet i kėsaj politike, politkės mė shtetformuese tė shqiptarėve qė nga Lidhja e Prizrenit. Pas largmit (mos o Zot!) tė LDK-sė skenarėt e gatshėm do tė instalonin, siē kanė bėrė, aradhat e gjysmėanalfabetėve tė refugjuar nėpėr partitė e panumėr tė kėtij vendi tė vogėl, dhe pėr mė shumė ndoshta kompremetimin e Kosovės dhe shqiptarėve pėrmes instalimit nė krye tė tij tė njerėzve me biografi tė rrezikuara nga Haga. Kėto janė skenaret e nivelizimit tė krimit, njė disponim asgjėsues e gjakftohtė i strukturave tė caktuara politike, qė do tė artkuloheshin me “tė gjithė kanė bėrė krime!”. Nė shėrbim tė kėtij nivelizimi vdekjeprurės janė tė gjithė politikat qė preferojnė njė luftim kundėr LDK-sė, sepse ato hapin rrugė pėr konstalacione tjera pseudofunksionale nė tė cilat nė vend se me shkencėn pėr nė vendvendosje shqiptarėt prapė do tė niseshim me epet e epopetė, pėr tė jashtmit, krejt boshe.

    Adem Demaēi si drejtor i Bordit tė Mediave ka marrė rolin e Inkuizitorit. Populli im nuk ka nevojė pėr inkuizitorė, nuk ka nevojė pėr diskriminim. Aq mė shumė kur kjo bėhet nga ish-kryetari i Kėshillit pėr Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive tė Njeriut tė Kosovės.

    Rekuzitat biografike tė Demaēit, guna prej vuajtėsi dhe veprimtari humanist me tė cilėn ai ka dalur nė logun e burrave, ėshtė pėrfundmisht njė maskė, njė nga shumė maskat e kuqe, pashėrueshėm tė kuqe, njė maskė mė shumė nė maskenballin postmodern ku pėrthuren interneti, ēiftelia, teledirigjimi, automatizmi, inkuizicioni.

    Gjyshi im, me gjithė pėrgjimet qė i bėnin, madje e patėn marrė nė burg kur ishte nė prag tė tetėdhjetave, ai pra s’ndjente pėr inkuizicionin as pėr monizmin. Ai ishte vetėm njėri nga pjesa dėrrmuese e shqiptarėve qė ėndrronte dhe kishte besim nė ėndrrėn e tij se do tė realizohej Liria, “Njė Liri burrėrishte!”, thoshte ai, duke aluduar nė humanizmin, moralin, demokracinė.

    Adem Demaēi kėshtu si po bėn, po punon kundėr demokracisė dhe popullit tė Kosovės, dhe atė duke pėrdhosur njė kredit tė madh e tė respektueshėm (kėnd e kemi respektuar mė shumė se atė?) qė kishte rrėnjėt nė burgun e madh,... por krediti prej burgu nuk ėshtė edhe kredit intelektual, po bindemi tė gjithė. Mė sė keqi, si kėshtu, kredit ideologjik.

    Gjyshi im, ah, do tė pėshtyente nė ideologji tė tillė moniste.

    ...............

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjoba e re kundėr gazetės kombėtare ''Bota Sot''
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 03:34
  2. Gjyqi i Millosheviē: Ai mund ta vuajė dėnimin nė burg nė Rusi
    Nga Sokoli nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Tendencat E Njohura Tė Veton Surroit
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •