Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472

    Letėr e hapur e Veton Surroit drejtuar Adem Demacit

    KOHA DITORE-Prishtinė

    1 shtator 2002



    Nga Veton Surroi



    Deshira pėr ta thėnė se pari fjalėn e fundit



    1.Mbi shkaset pėr tė shkruar


    I nderuari Baca Adem,


    Shkaset pėr kėtė letėr janė tė shumta.I menjėhershmi ėshtė paraqitja jote mediale e kėtyre ditėve,nė kėtė kohė qė edhe ti e unė i identifikojmė si fillim tė etapės sė re tė krizės politike nė Kosovė.Brenda kėsaj paraqitje,ke kerkuar nga unė,si njėri prej nėnshkruesve tė Marreveshjes sė Rambouillet-se(Parisit) te distancohėm nga akti im i para tre vjetėve,meqe sipas teje kriza tė cilėn po e pėrjetojmė rrjedh mu nga ky nenshkrim.Se dyti, e rrjedhimisht, shkas pėr kėtė letėr ėshtė njė borxh qė kam ndaj teje,e qė nuk kam mundur tė ta sqaroj,ngase pėr tre vjet nuk kemi kontaktuar si para Clirimit.Para tre vjetėsh, dhe me t'u kthyer nga Rambouillet-ja, pata deklaruar nė pyetjen e gazetarėve lidhur me kundėrshtimin tėnd ndaj kėsaj marrėveshje (e ti nė atė kohė konsideroheshe pėrfaqėsues politik i UCK-sė), se ti je njė prej dy milion njerėzve nė Kosovė. Kam borxh, gjithashtu tė tė informoj se vetė kam kėrkuar, po atė ditė, dhe ditėt e mėvonshme, nga diplomatėt amerikanė dhe britanikė, qė tė nderpritet kontakti me ty,pėr tė tė bindur rreth kėsaj marrėveshjeje.Ky qendrim mė vonė u bė i pėrgjithshem Perendimor dhe,me sa di unė, akullin e ka thyer vetėm pas luftės Daan Evertsi,shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, kur janė parė efektet evidente tė Merrėveshjes sė Rambouillet-sė, shporrja e regjimit serb nga Kosova. (Me sa di unė, mu me insistimin e kėtij diplomati holandez ti je emėrtuar nė krye tė Bordit tė RTK-sė). Mė kanė thėnė se je ofenduar me tė dy veprimet e mia dhe mund tė kesh tė drejtė. Qėllimi im ka qenė qė tė tė merret prej dore e drejta tė cilėn e vetshpalle asokohe, qė tė flasesh nė emėr tė UCK-sė. Njėkohėsisht ashtu si nuk mendoj se kam gabuar ne te dy kėto veprime ashtu mendoj se fjalėt qė thua dhe veprimet qė i bėn janė konsekuente. Pra, shkasi i tretė ėshtė konsekuenca, e cila tė ka karakterizuar gjithnjė e qė tė bėn tė mos i ndryshosh pikėpamjet nė kėto tre vjetėt e fundit. Debati tė cilit ti po i prinė tash ėshtė po ai kur kam zbritur nė Aeroportin e Prishtinės duke u kthyer nga Rambouillet-ja, pra sėrish po insiston se shqiptarėt qė e nėnshkruan Marrėveshjen nė fund do ta kthejnė Beogradin nė Kosovė. Mėqė disa gjėra kanė mbetur tė pasqaruara, shpresoj se mė kėtė letėr do tė mund t'i kontriboj qė nė kokėn tėnde dhe timen tė pėrfundojė pranvera e vitit 1999.



    2. Mbi vendin dhe kuvendin


    Njėri prej mendimeve tė cilin e ke shprehur ka tre vjet ėshtė se nė Kėshtjellėn e Rambouillet-sė delegacioni i shqiptarėve tė Kosovės ka hequr dorė nga pavarėsia dhe e ka pranuar sovranitetin e Beogradit mbi Kosovėn. Ky ėshtė njė mit tė cilin e ke artikuluar ti, por nė njė formė a tjetėr, ėshtė treguar lehtėsisht i kapshem nė formė miti edhe pėr njėrėzit tjerė publik. Madje, te ta them, mė njė rast gjatė negociatave, njeriu i cili kėtu nė Kosovė ka famėn prej njeriut prej ekspertėve mė tė mėdhenj juridik, na dergoi njė faks prej njėzet faqėsh rekomandimesh se c'duhet bėrė, dhe qė nė faqėn e parė ishte kėrkesa e tij qė delegacioni i Kosovės tė mos oranonte tė bisedonte pėr asgjė pos pavarėsisė. E pėr cka tė bisedonim atėherė? Vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Beogradin nė momentin kur Beogradi kishte 100 mijė ushtarė e policė nė Kosovė? Koncepti i kėtillė, do tė befasohesh, nuk ėshtė vetėm i yti, apo i kėtij akademiku, por ėshtė pjesė e njė tradite politike tė krijuar nė Kosovė e cila karakterizohet me aktin e tė shqiptuarit fjalėn e fundit qė nė fillim.

    Pra, qė tė thuhet se populli i Kosovės e do pavarėsinė dhe nuk do tė bisedojė pėr gjė tjetėr. E tė rrije derisa tė pėrmbushet ky kusht. Sado qė nuk do tė tė pelqejė ky krahasim, mė duhet tė them se pėrfaqėsuesi mė i mirė i kėsaj tradite politike ėshtė Ibrahim Rugova. Edhe ai e kaloi njė dhjetėvjetėsh tė tėrė duke thėnė se Kosova ėshtė shtet i pavarur, ndėrsa e paralizoj tėrė jetėn shoqėrore duke e pritur atė ditė. Po tė mos ishte paraqitja e UCK-sė, ne ende do ta prisnim atė ditė dhe ende do ta prisnim nėn sundimin e Beogradit. Natyrisht, ky veprim merr pėrmasa mitike nė popull. "Krisi pushkė filani", thotė populli, kur i dėgjon kėto fjalė. Por nė politikė kjo funksionon ndryshe. Sa e sa herė na ka ndodhur edhe mua edhe ty qė kemi folur pėr statusin dhe kemi shprehur pavarėsinė si opcion tė vetmin tonin dhe kemi ardhur nė konstatimin se nuk ishte as vendi e as kuvendi. Kėtė e ka parė edhe Ibrahim Rugova, jo vetėm nė Perendim. kur shkuam nė Beograd pėr t'u takuar me Millosheviqin nė maj tė vitit 1998, qė nė fillim tė bisedės i tha se "opcioni ynė ėshtė pavarėsia" dhe e mbylli gojėn gjatė tėrė kohės deri nė momentin kur Millosheviqi ofroi nga njė gotė uiski me c'rast Rugova tha: "Po, e pijmė nga njė gotė". Bashkėbiseduesi ynė, kur i dėgjoi fjalėn e fundit tė parėn, buzėqeshi dhe kaloi nė temė tjetėr. Pėr tė biseda pėr pavarėsinė me njė njeri i cili i priu stagnimit kishte efekt tė njejtė si njohja e Republikės sė Kosovės nga Domonioni i Malchidezekut.


    3. Mbi dy shkallėt e procesit


    Rambouillet-ja nuk ishte vendi ku do tė definohej statusi i Kosovės, por vendi ku do tė nderpritej lufta, hiqej sundimi i Serbisė mbi Kosovė dhe fillonte procesi politik mė tė cilin mė nė fund do tė arrihej statusi. Nė fakt, para se tė vinin tė dy delegacionet, qė tė dyja ishin tė detyruara tė pranonin Parimet mbi tė cilat do tė zhvillohėshin negociatat. E kėto parime pėrjashtonin vendosjen e statusit, si pėr ne, ashtu edhe pėr Beogradin. Formula do tė duhej t'i plotėsonte kėrkesat minimale tė tė dyja palėve: pėr njė formulė mė tė cilėn nderpritej regjimi i dhunshem nė Kosovė dhe celej procesi i hapur politik nė tė cilin tashmė Beogradi nuk kishte tė drejtė vetoje, pra nuk mund tė thoshte se pėrfundimi i atij procesi do tė duhet tė jetė serish sundimi serb mbi Kosovėn. Pėr Beogradin, formula kėnaqte kėrkesėn minimale tė tyre qė tė mos mohohej sovraniteti i Beogradit mbi Kosovėn. Pėr kėto gjėra kemi biseduar konceptualisht mė herėt, shumė para Rambouillet-sė, ti dhe unė. Madje, kemi marrė pjesė nė takimet e Bertelsmannit ku janė definuar disa koncepte tė cilat do tė aplikohen mė vonė nė Rambouillet. E koncepti themelor ishte procesi politik dy shkallėsh: se pari vetadministrimi e mė vonė statusi (vetvendosja). Nė Rambouillet ajo u pėrkthye nė periudhė transitore vetqeverisje, si shkallė e parė, dhe proces definimi statusi (me deklarim tė popullit) nė fazė tė dytė. Po ta shikosh, ky koncept do tė duhej tė vlente edhe sot: sė pari shtetėsia e mė pas njohja nderkombėtare e saj.

    4. Mbi cmimin qė duhet paguar


    E kishe thėnė atėherė, e thua edhe tash, se delegacioni kosovar nuk do tė duhej tė nenshkruante gjė e duhej tė kthehej nė shtėpi. Atėbotė mė tė madhe thoshe se do tė organizohen konferenca tė tjera, e aty pėrfundimisht do tė ndaheshim nga Serbia. ke gabuar atėherė dhe vazhdon nė mėnyrė konsekuente tė gabosh sot, sepse nuk i ke kuptuar as dilemat e asaj kohe e as natyrėn e procesit negociator. procesi negociator zhvillohet nė bazė tė raportit tė forcave, tė dinamikės kur palėt kundėrshtare arrijnė pika kritike.

    Po tė kishte qenė pika jonė kritike momenti kur UCK-ja shnderrohet nė forcė serioze ushtarake clirimtare, negociatat do tė duhej tė zhvillohėshin nė drejtim tė nderprerjes sė ofensives cliruese tė UCK-sė dhe terheqjen paqėsore tė forcave serbe nga Kosova. Apo, mė tutje, po tė ishte cliruar Kosova me forcat e armatosura kosovare, atėbotė negociatat do tė ishin lidhur mė trashegiminė materiale tė ish-RSFJ-sė, vendosjen eventuale tė marrėdhenieve diplomatike me Beogradin dhe trajtimin e minoritetėve nė tė ardhmen.

    Por, sic e di edhe vetė mė mirė, ne hymė nė negociata tė kushtėzuar mė kėta faktorė.

    Sė pari, UCK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republikė. E lindur si lidhmeri mes grupeve kryengritėsish, ajo nuk arriti tė krijojė strukturė vertikale komanduese. Vetėm nė rambouillet, mes pėshpėrimave arritėm tė kuptojmė se njėri prej pjesėmarrėsve tė delegacionit mund tė ishte komandant i pėrgjithshėm i kėsaj ushtrie, gjė qė nuk fliste shumė mirė pėr strukturimin e saj.
    Dhe, komandanti i UCK-sė u shpall publikisht vetėm kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.

    Karakteri gueril i luftės dhe vėshtirėsitė me furnizim (UCK-ja sillte municion me gomare e mushka prej Shqipėrisė, ushtria serbe le qė ishte furnizuar, por cdo ditė i vinin konvoje kamionėsh furnizimi9 u pėrcollėn edhe mė ideologjizim. Pėrcarjet politike tė vitėve tetėdhjetė e nėntėdhjetė u pėrcollėn edhe nė UCK, e cila fundja nė fazėn e vet fillestare trajtohej si krah i armatosur i LPK-sė.

    Qė tė gjitha kėto elemente, se bashku me fuqinė ushtarake serbe, tė ndertuar me dhjetėvjetėsh tė tėrė, krijuan situatėn kur UCK-ja nė vjeshtė tė vitit 1998 ishte kthyer nė fazėn e vet fillestare. Pas ofensivės serbe tė verės sė vitit 1998, Kosova ishte e ballafaquar jo vetėm me barrėn e 250 mijė refugjatėve nga viset e luftės, por edhe me rrezikun qė UCK-ja tė mbeste pa ndonjė rol real ushtarak, pra edhe pa influencė nė negociata. Kosova, mė kėtė ritėm dhe me forca tė veta mund tė llogariste nė clirim pas disa shekujsh. Se dyti, dhe kėtė po ashtu e di vetė, kryengritja e armatosur kishte edhe dimension tė brendshem, tė thellė tė mospajtimeve me jetėn politike tė diktuar nga Rugova.
    Ti dhe shumė tė tjerė, nė mesin e tyre edhe unė, bėmė pėrpjekje tė parreshtura pėr unifikimin e faktoreve ushtarake dhe politike nė njė grup qė do tė kishte karakter pėrfaqėsimi. Njė gjė e tillė u arrit vetėm disa ditė para Rambouillet-sė. Dhe, ky unifikim ad hoc u bė pas deshtimit, ku rol tė madh nė deshtim ke pasur ti, pėr formim tė njė qeverie tė pėrkohshme me nė krye Mehmet Hajrizin, e cila do tė unifikonte tė gjithė faktorėt shqiptarė. Sė treti, fuqitė e mėdha, mė nė krye SHBA-nė tashmė kishin kaluar pragun e trajtimit tė zakonshėm tė Kosovės. Pra, mė nuk ishte ndonjė fjalė qortimi pėr Beogradin atykėtu pėr tė drejtat e njeriut, por pėr herė tė parė ishte pėrpjekje serioze qė gjakderdhja dhe gjenocidi i mundshėm tė nderpritej me negociata, pas tė cilave, po qe nevoja, rrinte edhe pėrdorimi i fuqisė ushtarake mė tė madhe qė njeh historia e njerėzimit. Sic pamė, kishte nevojė edhe pėr kėtė. Dilema ishte e thjeshtė: ose tė jesh brenda procesit, nė kushtet e dhėna, ose tė jesh jashtė procesit, me shpresė se do tė ndryshoheshin kushtet. ti llogaritje nė alternativen e dytė dhe me kėtė bėje gabim qė, po tė ishte zėri yt vendimtar, do tė sillte momentin mė tragjik nė historinė e Kosovės. UCK-ja nuk do tė kishte fuqi tė ballafaqohej me ofensivėn serbe tė pranverės sė vitit 1999, regjimi serb do tė kishte pėrkrahjen politike tė heshtur nderkombėtare pėr kėtė ofensivė ngase " shqiptarėt ia kthyen shpinėn procesit tė paqės" dhe lufta do tė krijonte realitete tė reja tė cilat do tė pėrfundonin nė kushtet shumė mė tė kėqija nė procesin negociatror. Pas debimit tė qindra mijė njerėzve nga shtėpitė e tyre, shkatėrrimit tė UCK-sė si faktor ushtarak dhe shndrrimit tė tyre nė organizatė terroriste, Kosova do tė trajtohej brenda kornizave tė njė autonomie tė cunguar dhe, eventualisht, brenda njė territori tė cunguar. C'ėshtė mė e rendėsishmja politikisht, Kosova do tė mbetej pa aleatė nė Perendim. Cmimi qė
    duhej paguar ishte i tmerrshėm: kurdizimi i shqiptarėve tė Kosovės, shndrrimi i shqiptarėve nė njė popull pa shtet, e pa pėrspektivė pėr tė. Cmimi qė duhej paguar pėr alternativėn tė cilėn e zgjodhem ishte gelltitja e fjalėve sovraniteti i Jugosllavisė.
    Ndonėse i suspenduar, ky sovranitet ende mbetej pėr tė gjithė ne si fjalė e zezė. Pėr mė tepėr, nė vend tė definimit tė statusit, oferta ishte pėr ndertim gradual tė shtetėsisė, njė proces tė mundimshem nėpėr tė cilin po kalojmė sot dhe do tė kalojmė mė vite tė tėra.


    5.Mbi konsensuesin


    Nuk e di a i ke ditur detajet, por me pėrvojėn tėnde tė gjatė mund tė kesh imagjinuar sa vėshtirė ka qenė qė delegacioni shqiptar, ku disa prej njerėzve njoftoheshin pėr herė tė parė, tė merrte qendrime tė pėrbashkėta. ardhjes nė Kėshtjellė i kishte partaprirė jo vetėm njė historiat i gjatė mospajtimesh mes rrymash tė ndryshme ( si p.sh. LDK dhe krahu i cili tashmė identifikohej si i luftės) por edhe animozitetet personale. Njėkohėsisht, e sic mund tė pritej nė natyrėn e njeriut, u shpreh edhe uni i tepruar i shumė njerėzve nė Kėshtjellė, ngase ishte bindja se nė kėtė vend do tė vendosej, pėr herė tė parė me prani tė shqiptarėve, pėr fatin e Kosovės. Dhe, mbi tė gjitha, Kėshtjellės i kishte paraprirė edhe njė luftė e brendshme pėr pushtet: kush do tė jetė ai qė do t'i prijė Kosovės deri nė clirim, kush do tė kthehet nė Kosovė si clirimtar.

    Nė kėtė pjesė tė debatit, ndonėse nuk ishe i pranishem fizikisht, hetohej hija jote e rendė. Qė nga formimi i grupit negociator, G-15 kishe deklaruar se nuk do tė marresh pjesė, sepse atij i prin Rugova. Kishe deklaruar, jo njė herė, dhe jo vetėm neve qė komunikonim me ty, se pa e hequr Rugovėn nuk mund tė dalim pėrpara. Por, kundershtimi yt, ndonėse mund t'i kuptoja arsyet edhe atėherė e edhe tash, ishte nė parim i gabueshem pėr dy arsye. Se pari, sepse Rugova kishte besimin e njė pjese tė popullit, pra kishte legjitimitetin politik tė tij dhe si i tillė doemos duhej tė merrte pjesė nė ndertimin e njė konsensuesi tė ri shqiptar. Sė dyti, sepse Rugova kishte fituar edhe legjitimitet nderkombėtar. I atillė cfarė ishte, ai megjithatė ishte i pranuar si bashkėbisedues nderkombėtar. Eliminimi politik i Rugovės, sic deshiroje, dhe vendosja e UCK-sė, si forcė e vetme politike relevante pėr kosovarėt ishte njė rrugė pa krye. Nga njėra anė,
    ishte kunder idesė se konsensuesit dhe do t'i fryente edhe mė tepėr zjarrit tė konfrontimit brendashqiptar kur shqiptarėt ishin nė konflikt me regjimin serb. Nga ana tjetėr, do t'ia pamundėsonte Uck-sė legjitimitetin e duhur politik nderkombėtar, pėr tė cilin disa prej nesh jemi pėrpjekur me vite tė tėra, ngase nga diplomacitė perendimore do tė trajtoheshin si grup cubash qė me forca armesh duan ta imponojnė vullnetin e tyre politik mbi shqiptarėt e tjerė. Fundja, njė propagandė tė kėtillė e bėnte edhe vetė Millosheviqi, ndėrsa nė botė e trumbetonte diplomacia ruse.

    Me kėso peshe tė insistimit tėnd, qė hetohej nė Kėshtjellė, mezi ia dolem fillimisht edhe tė formonim njė ekip funksional. Por, ja qė ishte e mundur qė erdhi nė Kryesi tė delegacionit e edhe nė ekipin e ngushtė negociator (i cili barti barrėn mė tė rendė tė negociatave rreth Projektmarrėveshtjes) bashkėjetonin UCK-ja, LDK-ja dhe tė tjerė. Pėr herė tė parė nė historinė tonė u pa se ishte i mundshem konsensuesi nė vend tė eliminimit.


    6. Mbi kultin e personalitetit


    Dikush e kishte interpretuar zgjedhjen e Hashim Thaqit nė krye tė Kryesisė se delegacionit si eliminim tė Rugovės. Nga ana e Hashimit dhe e pjestarėve tė UCK-sė mund tė jetė interpretuar kėshtu, kurse nga ana e Rugovės mund tė jetė interpretuar si koncesion i perkohshem qė tė mund tė zhvilloheshin negociatat. Diplomatėve perendimor u pėrpoqem t'u shpjegonim se e tėrė kjo ėshtė njė produkt i njė insistimi tonė, edhe timin personal pėr njė politikė inkluzive dhe ndertim konsensuesi. Pa Uck-nė nuk kishte negociata dhe ishte pak a shumė jorelevante cka do tė thoshin tė tjerėt, nese mė kėtė nuk pajtohej edhe UCK-ja. Gjithsesi, ky pozicion kishte edhe anėn tjetėr tė medaljes konsensuale: edhe po qė se pajtoheshin tė gjithė tjerėt, me peshė ishte se cka do tė thoshte Rugova. Njė ditė e shpenzuar nė zgjedhjen e Kryesisė,
    megjithatė, tregoi jo vetėm konfliktin e sė kaluares, por edhe tė ardhmes, ate qė e kemi parė tė shtjelluar sivjet, kur duhej zgjedhur Presidentin e Kryeministrin. Shqiptarėt e Kosovės, tė
    edukuar nė frymėn e njė tradite bajraktarėsh e prijesish tė padiskutueshem, donin ta shihnin vetėn si tė parin, si njeriun nė krye, pa marrė parasysh se cka ndodhte mė tutje, dhe cfarė do tė ishte cmimi pėr tė ardhur nė kėtė pozicion. Pėr Hashimin, kjo ishte evidente me gjestin e tij tė parė-urdhrin qė Kosovapressi tė emitojė se ai ėshtė kryetar i delegacionit. Pėr Ibrahimin, ishin gurėt e mineraleve qė ia jepte cdo oficeri tė ushtrisė e policisė qė do tė vinte tė na fliste pėr ndonjė pjesė tė draftit, dhe pėr pėrqafimet e panatyrshme nė tė cilat turrej ndaj ministrave tė habitur qė pėrnjėherė ndesheshin me trupin e brishtė tė Rugovės.
    Pėr Hashimin ishin fjalėt: "Unė, kryetar i delegacionit", pėr Ibrahimin: "Unė, president i Kosovės". Pėr as njėrin e as tjetrin nuk ishte mė rendėsi se pėr cka konkretisht negociohej, meqe as qė i kishin lexuar draftet. Ishte, papritmas edhe ti. Kur serbėt hynė nė vėshtirėsi me Treshen ndėmjetėse, dhe Shainoviqi fluturoi pėr nė Beograd pėr t'u takuar me Millosheviqin, Hashimi kėrkoi nga ndėrmjetėsit qė tė takohej me ty nė Lubjanė. Kėshtu,
    ti qė kishe qenė kundėr negociatave, u shnderrove nė faktorin qė do tė kontrollojė pjestarėt e UCK-sė nė to, ashtu si Millosheviqi do tė kontrollonte delegacionin serb.

    Pėrnjėherė, figura jote, qė gjithnjė kishte qenė historike pėr tė gjithė kosovarėt, e rrezikuar tė mbesė jashtė historisė me mospjesmarrjen nė negociata, u rikthye nė Histori.

    Por, nuk ishte vetėm Historia, ishte edhe e ardhmja, ngase ai qė do tė dilte fitues nga Rambouillet, nė palėn kosovare, do tė kishte tė drejtėn e udhėheqjes nė Kosovė. Kėtė e dinin Hashimi dhe Ibrahimi, kėtė e dije edhe ti. Me vite tė tėra, sikunder Totemi tė
    indianėt e Amerikės, figura jote ishte shnderruar nė Totem tė
    rezistencės kundėr regjimit serb, dhe tash ti dėshiroje qė ky Totem tė bėhet edhe i Lirisė.


    7. Mbi gjysmėfitorėn dhe tragjedinė

    (vazhdon nė #postimin 2 nga KOSOVAR)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 02-09-2002 mė 00:10

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    7. Mbi gjysmefitoren dhe tragjedine

    Kur anetaret e delegacionit, qe vinin nga UCK-ja, u moren vesh qe ta nenshkruanim Marreveshjen dhe njekohesisht qe ta nenshkruanim marreveshjen tone te brendshme per formimin e nje Qeverie te perkohshme qe do ta udhehiqte Kosoven e ne krye te se ciles do te ishte Jakup Krasniqi, ti kishe humbur. Nuk do te ishe as perfaqesues i UCK-se e as kryetar i ndonjeres prej partive. Do te ishe nje njeri i respektuar ne Kosove, cfare pamedyshje duhet te jesh, por nuk do te ishe figura e momentit kyc te transformimit te Kosoves. Megjithate, brenda disa oreve, humbjen e shnderrove ne gjysmefitore. Prej Po-se unike kosovare u distancua Hashimi, me fjale te vrazhdta e me solidaritetin e vet gradualisht kete duhet ta benin edhe anetaret tjere te UCK-se.

    Rrjedhimisht, humbaste konsensusi dhe nga Marreveshja duhej te distancoheshin anetaret e LBD-se. Mbetej qe kete marreveshje ta nenshkruante Rugova, por asnjerit prej nesh dhe nderkombetareve as qe u shkonte mendja nje gje e tille. Nenshkrimi i Rugoves ishte aq relevant sa edhe fjalet e tij, posacerisht prej masakres se Prekazit e kendej.

    Serish ishe ne kontroll te situates, por tashme edhe me i vendosur. Nuk te mjaftoi vetem presioni mbi Hashimin, i cili u soll me veprime te pamatura e te cilat do t'i lene vrrage ne kancelarite perendimore gjate gjithe karrieres se tij te ardhshme politike. Brenda nates, organizove puc ne radhet e UCK-se, duke e emeruar komandant nje njeri qe do te te degjonte, ndersa e autorizove veten te jesh zeri i vetem i UCK-se.

    Gjysmefitorja jote ishte humbje per te gjithe ne. Shqiptaret, ne rruge dymijevjecare pa aleate kercenoheshin te mbeteshin serish te tille, madje ne momentin kur aleanca u ofrohej prej fuqive me te medha qe ka njohur historia e njerezimit. Shqiptaret, te paafte historikisht te krijojne koncensus, per here te pare kishin mundesi t'i shijonin frytet e tij, dhe keto fryte u iknin nga dora. Te ketille cfare ishim, ne oret e fundit te Konferences se Rambouilletit na drejtoje, me hijen tende drejt veteshkaterrimit si popull.

    Nuk ishin kater nenshkrime, ishte vetem nje
    Pse nuk mjaftoi garancia e zonjes Allbright per referendum?

    8. Mbi 48 oret

    48 oret e fundit te Konferences nuk flije. Nuk flija as une. Nuk flinte as Ekipi i negociatoreve tone. Fehmi Agani, Mehmet Hajrizi, Jakup Krasniqi dhe Blerim Shala kishin hyre ne fazen e fundit kur duhej negociuar cdo prese e pike. E kane ndier mbi supe tere barren e pergjegjesise dhe tere artin e perfitimit nga e mundshmja nga momenti historik. Nepermjet celularit ti kishe kontroll brenda salles. Dhe ate qe ndertonte ekipi yne negociator me mund, ti e prishje me nje thirrje celulari. Ti thoje se pa referendum nuk ben, sikur ne kete te mos e dinim. Sikur te mos shkoja dhe ta nxirrja, personalisht, si koncesion nga sekretarja Albright letren zyrtare, ku shqiptareve te Kosoves u premtohej referendumi pas tre vjetesh. Per ty kjo nuk mjaftoi: nenshkrimi i sekretares se Shtetit te Superfuqise se vetme boterore nuk mjaftonte. Nepermjet Hashimit, merrnim vesh se kjo eshte e pamjaftueshme dhe se dikush i kishte thene se do te organizohet edhe nje konference tjeter. Mandej edhe nepermjet Rexhep Qosjes, i cili ishte i preokupuar se cfare roli do te kishte ne librin qe po e shkruante gjate Konferences, mbi Konferencen.



    Dhe, keshtu hyme ne oret e fundit, pastaj minutat e fundit, e pastaj sekondat e fundit.

    Ne sallen e drekes, e kishim zene veten ne poziten e njeriut qe rri ne trenin i cili qartazi ecen drejt gremines por qe preokupohet me ate se cfare eshte sallata. Per Hashimin, te bindur se Marreveshja nuk nenshkruhet, preokupim ishte deserti, i cili ia mori edhe nje gjysme ore kohe, ndersa ndermjetesit nderkombetare prisnin me padurim. Per Rexhep Qosjen, ishin momente per te shkruar librin. Per Rugoven, e tera kjo ishte e parendesishme, sepse ai edhe ashtu do ta nenshkruante cfaredo dokumenti, te cilin edhe ashtu askush nuk do t'ia ofroje per nenshkrim. Po te kishte kamere transmetimi te drejtperdrejte nga ato momente, ti do te buzeqeshje me embelsi fitoreje. Po te kishte transmetim te drejtperdrejte te atyre momenteve, qytetari i Kosoves do te duhej te humbiste shpresen e fundit per te jetuar ne kete vend.

    9. Mbi nje nenshkrim

    Nuk ke nevoje ti akuzosh tre te tjeret per Rambouillet-ne. Nenshkrimin ne kete dokument e kam vene une, me pelqim te tere delegacionit. Ne momentet kur i kishim humbur pothuaj te gjitha shpresat dhe i ishin hedhur poshte te gjitha propozimet e kompromisit, u perpoqa ta gjeje nje formule e cila do te tregonte tumirjen tone per kete marreveshje, por njekohesisht do t'i lejonte UCK-se te spastronte tollovine te cilen e kishe krijuar ti. Dhe, ndonese deri atehere anetaret e UCK-se kishin refuzuar idene e tumirjes, madje edhe me fjale te renda per tradhti e gjak, doli se ishte mundur qe ne si teresi te pajtoheshim rreth dokumentit dhe qe te fillonim nje proces politik tonin. Ti, ne paraqitjen tende e ketoditshme ne televizion kerkove qe te deklarohemi rreth ketij nenshkrimi. Ja po deklarohem. Ky nenshkrim eshte gjeja me e madhe qe kam bere per veten, familjen dhe popullin tim. Ndiej se me te , me ne fund ky popull pati mundesi te beje kapercimin e madh, edhe nga clirimi prej Serbise e edhe nga integrimi i tij ne civilizimin perendimor. Edhe po te mos kisha bere gje tjeter ne jete, ky nenshkrim do te me mjaftonte.

    Naten e bombardimeve te NATO-s, me 24 mars, e tere ajo barre e madhe historike u lehtesua me plasjen e bombes se pare. Se shpejti do te ishim te lire, edhe une qe e nenshkrova, edhe ti qe ishe kunder. A mendoje, ne ato momente se sa femije, gra e burra u vrane per shkak te voneses qe na imponove? Sa shtepi u shkaterruan, sa ushtare e police serbe erdhen nderkohe ne Kosove, sa rrezikohej UCK-ja me konfliktin e brendshem te cilin ti e kishe ndezur?


    Pse na zune bombardimet pa udheheqje?


    Ne kohen kur duhej formuar qeveria, ti propozoje nje si parlament ku do te ishin se bashku UCK-ja dhe peshkopi Artemije e ne kohen e bombardimeve, kur duhej folur me nje ze te perbashket, ne Kosove mbeti vetem zeri yt. Ai i Rugoves degjohej me tonin me jodinjitoz qe mund ta kete nje kosovar

    10. Mbi nje nenshkrim tjeter ne mengjes dhe mbi Parisin



    Ndersa ishim bere gati per t'u kthyer ne Kosove, duke ngrene mengjesin, vume edhe nje nenshkrim tjeter. Hashimi kishte ardhur me nje marreveshje te re, ne te cilen delegacioni yne pajtohej se do ta formonte nje qeveri te perkohshme te konsensusit, ne te cilen vendi i kryeministrit ishte lene i zbrazet, e kete do ta plotesonte UCK-ja pas konsultimeve te brendshme ne Kosove. Me lehtesine e pirjes se kosit u nenshkrua ky dokument nga tre lideret partiake/ushtarake dhe ne fund e nenshkrova edhe une, ndonese kerkova qe nenshkrimi im te jete i cilesise se deshmitarit, meqe edhe atehere, e edhe disa jave me vone, refuzova, si ceshtje parimi qe te behesha pjese e Qeverise se formuar nga tri subjekte. Ti ke kritikuar kater nenshkruesit e Marreveshjes se Parisit, pra Marreveshjen finale te Rambouilletit. Sic kam shkruar, me pare, e ke pasur gabim. Kritika jote, edhe imja, e edhe e te gjithe pjesemarresve ne negociata, duhej te drejtohej nga Marreveshja jone interne, nga mosformimi i Qeverise se perkohshme. Parisin, LDK-ja dhe UCK-ja e kuptuan si xhiron finale te te fituarit te pushtetit, te hyrjes ne Kosove si clirimtare. As njera, e as pala tjeter nuk i kishin parasysh konsekuencat e asaj qe premtonte te ishte periudha me e veshtire per qytetaret e Kosoves: fillimi i bombardimeve te NATO-s dhe krijimi faktik i dy milione shqiptareve pengje ne duart e regjimit te pergjakshem te Milosheviqit. Ibrahimi, kur duhej te bisedohej per keto ceshtje vepronte sic vepron kur konfrontohet me cilindo problem, ikte edhe nga problemi e edhe nga njerezit qe mund ta zgjidhnin. UCK-ja, e cila tashme kishte proklamuar Hashimin si kandidat per kryeminister, ngriste tonin kercenues, duke nxjerre gjithashtu konfliktin e vjeter edhe personal, e edhe organizativ me LDK-ne.



    Ti do te duhej te ishe aty.



    Nje vit me pare, disa prej nesh u perpoqem qe t'i bashkojme te gjithe keta faktore ne nje qeveri te perkohshme e te konsensusit shqiptar. Arritem qe ne kete pune te veshtire ta perfshijme edhe diplomacine amerikane. Dhe, ne momentin kur Richard Holbrooke bindi Rugoven, me ton serioz e peshe te fjaleve, se duhej te formohej qeveria, e cila do t'i unifikonte shqiptaret ne nje platforme e nje ze, dhe se kete duhej ta kryesonte Mehmet Hajrizi si njeri i pranuar nga te dy palet, ti dilje me qendrime ultimative. Propozoje nje si lloj parlamenti ku do te ishin peshkopi Artemije e UCK-ja, dhe nje lloj qeverie qe po ashtu do te reflektonte ide te tilla. E tere perpjekja per formim qeverie tash u prish, jo nga Rugova, por nga ti.



    Nje vit me pare, ne kopshtin e Zyres amerikane ne Prishtine rrinte Holbrooke, duke mos mundur te besonte se sa kot e shpenzonte kohen e vet me njerez qe nuk mund te merreshin vesh per gje. Ato dite, ne Paris, vazhdonte e njejta bisede.



    11. Mbi bombardimet dhe fshehjen



    U gezova kur, gjate bombardimeve, te pashe ne interviste qe i dhe BBC-se. Jo vetem me faktin se je gjalle, sepse kete e dija nga kontaktet me njerez perderisa fshehesha ne Prishtine. Kam ditur gjithnje per trimerine tende, dhe nuk me ka befasuar fakti se do te merrje guxim e si akt demonstrativ kunder regjimit serb te dilje neper qytet ne kohen kur shumica nesh ishim te fshehur. U gezova, sepse dikush fliste ne emer te kosovareve, para te huajve, nga Prishtina. Natyrisht, dikush qe fliste se sa e veshtire eshte jeta ketu. Prej figurave publike, ne TV ishin deklaruar nga Prishtina, Ibrahimi dhe ti. Ai, ne rolin me poshterues qe mund te kete pasur njeriu, do te shpjegonte se si gjerat do te rregulloheshin ne bisedat qe ai po i zhvillonte per autonomine kosovare me Milosheviqin dhe bashkepunetoret e tij. Ti shpjegoje te kunderten. Kete situate e kisha parapare deri ne nje mase, edhe ne Rambouillet, edhe ne Paris, andaj edhe insistimi im ne krijimin e nje qeverie me te cilen kosovaret do te flisnin me nje ze.



    I bere pike e pese, delegacioni i kosovareve qe nenshkroi Rambouilletin nuk do te degjohej kohe te gjate. Rugova ishte i detyruar te lozte rolin e kuislingut, e njeriut qe kerkon nderprerjen e bombardimeve dhe fillimin e negociatave interne me Milosheviqin. Ato dite, kishte me shume dinjitet cdo kosovar i ngujuar me dite ne balten e Bllaces sesa njeriu, i cili pretendonte te ishte lider i tyre per dhjete vjet rresht e qe dilte para kamerave me Milutinoviqin per te shpjeguar sesi autonomia e Kosoves do te rregullohej qe "te jetojme te gjithe ne paqe, si perpara". Hashimi ishte ne mal, me forca te UCK-se qe nuk ishin ne mundesi te mbronin popullaten civile duke u shtrenguar ta mbrojne veten, dhe ketu promovonte postin e tij te ri te kryeministrit. Te tjeret iknin nga mund te iknin, dhe grumbulloheshin ku mund te grumbulloheshin. Zeri i Kosoves ne bote u bene pamjet e kampeve te refugjateve ne Maqedoni e Shqiperi. Kerkesa kryesore politike e kosovareve, atebote, ishte hapja e Bllaces per te hyre ne Maqedoni, me shume tenda per refugjate dhe hyrja ne lista per avionet qe shpienin ne Perendim.



    12. Mbi ndasine qe na percjell



    Ndasia qe e kishim evidencuar bashkerisht ne vitet e mehershme tash po merrte permasa te tjera ne nje kontekst kur ngjarja me e rendesishme boterore ishte lufta e NATO-s per Kosoven. U nevojit serish intervenimi i zonjes Albright qe t'i mbledhe tre nenshkrues te Parisit ne Gjermani. Thaci, Rugova dhe Qosja (i cili pas nje periudhe te gjate mosparaqitjeje publike ne Tirane, me ne fund u paraqit ne publik) u mblodhen me zonjen Albright sa per te pasur nje argument televiziv se ne Kosove ekziston udheheqje politike.



    Realiteti ishte krejt ndryshe. Ibrahimi rrinte i izoluar ne Itali dhe nuk donte t'i koordinonte punet lidhur me aftesimin e Qeverise se perkohshme. Thaci prezentohej si kryeminister i nje qeverie qe nuk kishte kontroll, perjashtuar Fondin e UCK-se.



    Vete UCK-ja, me gjithe rritjen e numrit te luftetareve, nuk ishte ne gjendje te prezentohej si rrezik ushtarak per Serbine, asi lloj rreziku qe do ta ndryshonte raportin e forcave ushtarake dhe politike ne terren. Raporti real i gjendjes ishte se nuk kishte kush te fliste per Kosoven, me nje ze. Ne keso situate ndodhen dy ngjarje qe kane efekt ne jeten tone te perditshme. Se pari Rezoluta 1244, e mandej, si rrjedhoje edhe clirimi i Kosoves nga forcat e NATO-s.






    Sot, si edhe para tre vjetesh kur erdhen xhipat e bardhe te UNMIK-ut, vizionin per ndertimin e Kosoves e japin nderkombetaret, jo pse duan, por sepse nuk ekziston vizion kosovar



    13. Mbi Rezoluten dhe precedentin



    Ti akuzon Rambouilletin per Rezoluten 1244, por ne fakt eshte akuze me shkurtpamesi.



    Rezoluta 1244, marre ne teresi, doli si produkt i raportit real nderkombetar te forcave. Para shteteve te NATO-s ishte vendimi, ose per intervenimin me forca tokesore, pra edhe me viktima te mundshme ne njerez si dhe mundesi percarjeje brenda Aleances, ose per kompromis politik me ndihmen e Rusise. U zgjodh varianti i dyte.



    Problemi real eshte ai te cilin mund ta evidencojme edhe sot, sic kemi mundur ta bejme edhe atehere. Delegacioni i cili nenshkroi Rambouilletin nuk u konsultua, qofte per hir te informimit per kete rezolute. Me perjashtim te Blerim Shales, se bashku me insistim te Ylber Hyses (ky i fundit si drejtor i KACI-t kishte qene koordinator i Grupit te eksperteve te vertete kosovare qe punonin ne Prishtine duke u ndihmuar negociatave ne Rambouillet), kosovaret as qe kishin pyetur per kete rezolute.



    Nuk them se ka mundur te ndryshohet gje ne te, posacerisht jo ne kontekstin e marreveshjes amerikano-ruse, por ka mundur te evidencohet nevoja per konsultim te kosovareve, si partnere te tanishem e te ardhshem. E me kete, te evidencohet precedenti i konsultimit.



    Por, partner me ke? Kjo eshte sa dileme e atehershme, aq edhe tanishme.



    Me 12 qershor, forcat e NATO-s hyne per t'i larguar nga ketu forcat serbe. Ne Kosove nuk kishte as ne qershor, e as me vone, nje qeveri e cila do te mund te thoshte se eshte kosovare, se perfaqeson shumicen e popullit dhe e cila kerkon te behet bashkepjesemarrese ne ndertimin e nje shteti te ri.



    Ne fakt, ne vend te Rambouilletit, ti duhet te akuzosh pjeserisht veten, per ato momente kur ke mundur te ndihmosh ne unifikimin e shqiptareve, por ke marre veprime krejtesisht te kunderta. Duhet ta akuzosh per te gjitha ato dite te pasigurise qytetare, kur ne Kosove nuk kishte asnje administrate kosovare qe mund t'i drejtoheshe, per tere ato dite kur cdokush, ne emer te UCK-se ka bere cka ka dashur , duke na lene nje njolle te madhe qe nuk e fshijme dot as sot. Duhet ta akuzosh veten per ditet kur filluan te vijne xhipat e bardhe te UNMIK-ut e ne Kosove nuk i priste nje koncept qeverisjeje, nje pako ligjesh, nje administrate e gatshme per t'i hyre punes menjehere.



    Xhipat e bardhe sollen ne Kosove njerezit qe edhe pas shume mundi nuk arriten te shohin nje vizion nga vete kosovaret.



    14. Mbi luften per clirimtaret dhe dinjitetin



    Me paraqitjet e tua te ketoditshme i ke hipur nje vale te re, vale e cila te kuptuarit e jetes sone e ka thjeshtesuar ne nje formule: ne Kosove po arrestohen clirimtaret, me urdher te Beogradit, e ekzekutim te nderkombetareve.



    Ceshtja e validitetit te arrestimeve eshte per diskutim te gjate, e njeri prej elementeve pa dyshim do te jete i tere konteksti i tyre. Me rendesi, ne kete rast per mua eshte miti i cili po ngjizet gradualisht, e i perseritur me vite te tera eshte se e kemi cliruar veten.



    E kuptoj se eshte pjese e dinjitetit te te gjithe ushtareve te UCK-se dhe e deshires se tyre te prezentojne motivin e vetem te luftes se tyre, pra clirimin e Kosoves. Por, realiteti nuk ndertohet me projektimin e deshires si realitet.



    Kosoven e cliroi NATO-ja, ndersa per intervenim te NATO-s u nevojit, pa medyshje, vullneti i shprehur i nje pakice te popullit tone qe t'i thote stop roberise. Them pakice, sepse ky popull nuk u mobilizua ne teresi, as politikisht e as ndryshe, per ta perkrahur nje lufte clirimtare. Po ashtu u nevojit kriza humanitare e shumices: ne raportin e ketille te forcave ushtarake, ne bashkesine nderkombetare u ndez shpejt drita e kuqe per mostolerance te edhe nje gjenocidi ndaj popullates civile ne Ballkan. Dhe, u nevojit nje pune politike qe do te sillte gradualisht kancelarite perendimore, ne baze te presionit te opinionit te vet publik dhe njohurive vetjake, qe te krijojne procesin negociator. Ne keto tri rrafshe cdo njeri prej nesh beri apo nuk beri dicka: UCK-ja ishte elementi katalizator i ndryshimeve te nje amullie stagnimi, popullata e ndjekur presion mbi vetedijen perendimore, aktivistet politike pjesemarres ne krijimin e procesit negociator. Por, perfundimisht, ishin forcat e NATO-s ato qe na cliruan.



    Dhe forca clirimtare e dikton kornizen politike te jetes ne te ardhmen. Kete e pame menjehere ne demobilizimin e UCK-se dhe procesin e transformimit ne TMK. Ti, pa te drejte, akuzon serish si pjese te nje konspiracioni aktin e zhveshjes se uniformave te UCK-se. Por, kjo ishte pjese e nje cmimi qe duhej paguar per liri dhe prani te trupave te NATO-s ne te.



    Ne Rambouillet, perkunder nje insistimi gati nje muajsh nuk arritem te formalizojme ushtrine kosovare si pjese te dokumentit. Arritem vetem te fusim fjalen "transformim", pra inicinimin e nje procesi qe do te mund te krijonte nje ushtri te re. Dhe, mu kjo fjale ndihmoi qe nga kurrgjeja Hashimi dhe gjeneral Ceku te nxirrnin me zhdervjelltesi ne negociata te pasluftes TMK-ne si institucion, i cili Kosoven do ta beje me ushtri.



    E tere puna e mitit mbi clirimtaret, megjithate, hap nje ceshtje tjeter, te cilen e ke shprehur edhe ti, edhe te tjeret, dhe e cila mund te formulohet ne dyshimin se nese nuk e kemi cliruar veten, nuk mund te kemi dinjitet.



    Ketu krijohet nje konfuzion. Ne te vertete nuk eshte ceshtje dinjiteti, sepse edhe popujt si holandezet e francezet u cliruan nga nazizmi nga forcat anglo-amerikane ne Luften e Dyte Boterore, dhe ja ku jane, me dinjitoze se kurre. Ceshtja eshte te kapaciteti i vendosjes: kosovaret nuk kane te drejte vendosjeje cfare kane pasur keto shtete te cliruara, dhe shkaqet e dime te gjithe, gjenden ne ceshtjen e statusit te pazgjidhur.



    Por, per dallim prej te gjitha ushtrive qe kane qendruar ne Kosove, forcat e NATO-s jane te vetmet, te cilat e kane definuar misionin e tyre si mision daljeje, jo mision qendrimi. Ne konceptin e misionit te clirimtareve te Kosoves nuk qendron akti i te pushtuarit, por akti i te larguarit sa me shpejt nga Kosova.


    Kurthi i simboleve




    Ibrahimi, ne vend te procesit te ndertimit te shtetit, merret me ndertimin e Shtepise se Bardhe, ti ne vend te procesit te ndertimit te shtetit merresh me shkaterrimin Rambouillet-se



    15. Mbi simbolet dhe vizionin



    Prape je zene ne kurthin e simboleve. Ne paraqitjet tua flet per statusin, Rambouillet-ne, Rezoluten 1244, sovranitetin, por nuk flet per proceset e vizionin qe i udheheq keto procese ne Kosove. Kete para teje, ne forme tjeter e ka bere Rugova, si perfaqesues me i denje i konceptit te ndertimit te realitetetit me simbole. Nga bota e tij na doli baraka e Shoqates se Shkrimtareve si Presidence, ai si president, ndersa Kosova si Republike, shtet i pavarur i hapur andej dhe kendej. Realiteti ishte ai i dy policeve serb te trafikut qe mund te shkaktonin tollovi ne tere Prishtinen.



    Sot, per Rugoven nuk eshte me rendesi procesi i ndertimit te institucioneve, funksionimi i tyre si edhe i ekonomise e segmenteve te tjera shoqerore; per te eshte me rendesi ndertimi i Shtepise se Bardhe qe do te jete simbol i shtetit te ri. Eshte bekimi i disenjit per flamurin e Dardanise, si flamur i shtetit te ardhshem. Eshte perqendrimi ne minerale, si simbole te pasurise se Kosoves.



    Ne ne Rambouillet u perpoqem te kemi nje qasje tjeter: ne vend te perqendrimit ne simbole, perqendrimi ne procese, ne ndryshime strukturore.



    E tere filozofia e Rambouillet-se, e integruar edhe ne Rezoluten 1244, ishte qe te suspendohet e drejta e qeverisjes se Beogradit mbi Kosoven dhe krijimin e hapesires qe me bashkesine nderkombetare te ndertohet shteti i ri, shteti i cili me permbajtjen e vet dhe me ndihme nderkombetare do ta zgjidhte edhe ceshtjen e statusit te vet perfundimtar.



    Me Rezoluten 1244 u krijua edhe nje forme eksperimentale qeverisjeje, nepermjet te nje instrumenti te komplikuar si UNMIK-u.



    Ti, duke e kritikuar realitetin, po perpiqesh te merresh me simbolet. Rambouillet-ne ne radhe te pare, e me pas te gjitha te tjerat. Por, ne menyre konsekuente gabon edhe sot.



    Duke e kritikuar tere kornizen politike nderkombetare per ndertimin e shtetit, ti nuk do ta ndryshosh. Korniza per ndertimin e shtetit te Kosoves eshte po kjo dhe do te mbetet perderisa te ndertohet shteti. Problemi qendron ne ate se sa ka vizion e energji politike kosovare per kete vizion brenda kornizes te cilen na e krijuan rrethanat historike.



    Sot, si edhe me 13 qershor te vitit 1999 kur hyne xhipat e bardhe te UNMIK-ut, vizionin per ardhmerine po e krijojne nderkombetaret, jo sepse kete e duan, por sepse kosovaret ende nuk kane dale me nje vizion te tyre i cili brenda ketyre kornizave do te tregonte se si ndertohet shteti.



    Nderkohe, jemi zene ne shoqeri si teresi ne kurthin e statusit. Cdo dite pyetemi se si do te zgjidhet dhe kur do te zgjidhet, perderisa ne fakt statusi yne definohet per cdo dite. Aq sa Kosova behet shtet, aq do te kete te drejte vendosjeje per pavaresine. Funksionimi i shtetit ne Kosove eshte realiteti i ri i cili do te diktoje negociatat perfundimtare dhe karakterin e tyre, e jo ndonje argumentim i gjate historik prej Kongresit te Berlinit e kendej.



    16. Fjala e fundit: Pse tash



    Sic te thash ne fillim te letres, disa ishin shtytjet per kete leter. Por nuk te shpjegova pse tash, e jo para tre vjeteve.



    Me duket se atehere nuk ishte koha, sepse si shoqeri ishim ne tollovi rreth sigurimit te nevojave bazike. Po ashtu, mendoja se nje shpjegim i tille do te mund te shkaktonte me shume nervoze ne shoqerine tone e cila ende e kishte te ashper raportin mes UCK-se dhe Rugoves. Po te kishte ndodhur qofte edhe nje eksces i vogel ne ate situate te ashpersuar per shkak te shpjegimeve te mia, do ta fajesoja se pari veten.



    Per me teper, konsideroj se ky eshte moment kur eshte treguar nje dimension i ri ne rritjen tone politike. Tre vjet ushtrimi demokracie ndoshta nuk kane treguar efektshmeri te madhe qeverisjeje, por kane treguar rezervuarin e madh demokratik ne shoqerine tone.



    Jemi, me te gjitha te metat, nje demokraci ne ndertim. Mund te thuash se demokracia e re po rritet shtrember, dhe une do te pajtohem me ty. Jemi ne krize te thelle ndertimi te kesaj demokracie e shteti dhe mu kjo eshte arsye e forte per kete debat, i cili i kalon, shpresoj, kornizat e sqarimit mes te te vertetes tende dhe asaj time.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 01-09-2002 mė 22:25


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Pasi e lexova kėtė shkrim tė Vetonit, pyeta athua kujt iu ka drejtuar me ketė letėr, Baces Adem apo Ibrahim Rugovės.

    Sidoqoftė diēka po lėvizė, fija e lėmshit ka filluar tė ē'mėshtjellet. Por ėshtė me rėndesi pse Vetoni vepron kėshtu? Ditėt e ardhshme do tė na tregojnė.

    Qė vetoni i shkruan Demaēit e i mėshon Rugoves, kjo nuk ėshtė gjė e re as e panjohur, por pse vizhgatė Hashimin!?

    Akademikut nuk po i permendi emrin kesaj radhe.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kosovar,

    Ky shkrim tė ka vizhgatur edhe ty. Ja pse?

    Nė pėrgjigjen tėnde kunder meje nė temėn rreth Qosjes, ndėr tė tjera sjell edhe dy "margaritarė" (kupto: insinuata):

    E para, se Hashim Thaqi e ka manipuluar Kadarenė dhe,e dyta, se Hashim Thaqi ia ka marrė tė drejtėn Demacit pėr tu shprehur nė emėr tė UCK-sė.

    Nuk ėshtė qėllim imi tė bėhem argat i politikajve (tjetėr ėshtė
    mospajtimi im qė figurat kombėtare,si Qosja p.sh. tė pėrbaltėn),qėllimi im ėshtė tė mbrohet e verteta e vetėm e verteta.

    Tash ua lė lexuesve tė Forumit t'i krahasojnė thėnjet tua nė pėrgjigjen ndaj meje tė tema pėr Qosjen, tė lexojnė" Letrėn e hapur tė Vetonit", rolin dhe ndikimin e Demacit tė Thaqi ose anasjelltas si pretendon ti, dhe tė nxjerrin konkluzione se Kosovari (moderator) a ėshtė korrekt nė kėto dy cėshtje qė i theksove aty, apo jo.

    pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 02-09-2002 mė 01:08

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Unė vetėm sa kam filluar ta analizoj shkrimin e Vetonit. Atė qė ta kam thėnė unė lidhur me Kadarenė duhet pritur edhe pak sikur kėto qė Surroi po i thotė pas tre vjete.

    Athua pse po i thotė sot e nuk i ka thėnė kur ka zbritur nga aeroplani nė Prishtine.

    lum lumi, tė lumtė ty!

    Shiko mė poshtė nje paragraf tė ketij shkrimi!

    "Ceshtja e validitetit te arrestimeve eshte per diskutim te gjate, e njeri prej elementeve pa dyshim do te jete i tere konteksti i tyre. Me rendesi, ne kete rast per mua eshte miti i cili po ngjizet gradualisht, e i perseritur me vite te tera eshte se e kemi cliruar veten.

    E kuptoj se eshte pjese e dinjitetit te te gjithe ushtareve te UCK-se dhe e deshires se tyre te prezentojne motivin e vetem te luftes se tyre, pra clirimin e Kosoves. Por, realiteti nuk ndertohet me projektimin e deshires si realitet.

    Kosoven e cliroi NATO-ja, ndersa per intervenim te NATO-s u nevojit, pa medyshje, vullneti i shprehur i nje pakice te popullit tone qe t'i thote stop roberise. Them pakice, sepse ky popull nuk u mobilizua ne teresi, as politikisht e as ndryshe, per ta perkrahur nje lufte clirimtare. Po ashtu u nevojit kriza humanitare e shumices: ne raportin e ketille te forcave ushtarake, ne bashkesine nderkombetare u ndez shpejt drita e kuqe per mostolerance te edhe nje gjenocidi ndaj popullates civile ne Ballkan.


    Tė gjithėve na kujtohet ēfarė privilegji ka pasur Surroi dhe gazetaret e tij tė udhėtojnė nė Zona tė ndryshme Operative. Tė gjithėve ne kujtohet se si shkruante me pietet pėr UĒK-ėn. Shiko tash se si shkruan!

    Mos u bė frymėfyt! Unė po pres tash e te vjet te hapet thesi, dikush pret tash e 20 vjet pėr tė ditur se kush e vrau Jusuf Gėrvallėn.

    Lumo thonė "dardha ka bisht", ia ndien krismėn kėsaj pune pak mė vonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 01-09-2002 mė 23:30


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    --------------------------------------------------------------------------------

    MOSPAJTIM ME DISA QENDRIME TĖ VETON SURROIT

    “DĖSHIRA PĖR MOS TA THĖNĖ KURRĖ FJALĖN E VERTETĖ..?!”


    --------------------------------------------------------------------------------

    04 shtator 2002 / Shkruan: Rexhep Elezaj


    Nė letrėn e tij drejtuar z. Adem Demaēi tė cilėn e botuan disa media tė shkruara dhe elektronike (tė shpėrndarė si rrufeja pėrmes E-mail-it nė shumė adresa) z. Veton Surroi pėr herė tė parė ka folur publikisht pėr disa “fshehtėsi” politike tė cilat kryesisht kanė qenė tė njohura pėr opinionin shqiptar, ndonėse duke i shprehur pikėpamjet e tij rreth rrjedhės dhe vendimeve tė Konferncės sė Rambujesė pėr Kosovėn (mars 1999) ajo qė mund tė konsiderohet si risi ėshtė fakti se do t’i zbulojė pėr herė tė parė disa detale tė sjelljeve tė njė numri tė anėtarėve tė delegacionit shqiptar, tė cilat tė thėna pas tri viteve sikur nuk kanė ndonjė peshė tė veēantė. Sepse, tė gjithė shqiptarėt e kanė dijtur edhe para se tė shkojė delegacioni ynė nė Rambuje se spektri politik shqiptar atėbotė ishte i ndarė dhe jounik rreth gjėrave mė kruciale qė kishin tė bėnėn me rrjedhėn politike dhe ushtarake nė Kosovė.

    Po ashtu, dihet mirėfilli se kėto pėrēarje politike zanafillėn e kishin qysh nga viti 1989 kur nė skenėn politike tė Kosovės po paraqitej pluralizmi politik si dhe formimi i shumė partive tė cilat qė nė atėherė filluan tė konfrontoheshin njėra me tjetrėn rreth opsioneve politike pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės. Vetė z. Surroi dhe partia e tij (PPK) nė vitin 1990 dhe mė pas kishin shprehur opsionin qė Kosova tė mbetej pjesė e federatės ose konfederatės jugosllave, qė sipas fjalorit politik nėnkuptonte mbetjen e saj nėn sovranitetin e shtetit sllav, ndėrsa qė shumica e popullit shqiptar tė Kosovės ishin rreshtuar nė Frontin-levizjen e rrezistencės (LDK) e cila ishte pėrcaktuar pėr pavarėsinė e saj, opsion tė cilit udhėheqėsi i kėtij fronti Dr. Ibrahim Rugova kurrė nuk do t’i shmangėt, qoftė edhe nė formė deklarative siē deklaron edhe sot z. Surroi.

    Letra e tij drejtuar z. Demaēi mbanė titullin: “Dėshira pėr ta thėnė sė pari fjalėn e fundit..” ndėrsa ne shkrimin tonė e titulluam; “dėshira e z. Surroi pėr mos ta thėnė kurrė fjalėn e vertetė” , sidomos rreth realitetit nė politikėn shqiptare tė Kosovės qė nga viti 1989 e deri mė sot, tė cilin ai e ka njohur mirė, gjegjėsisht nė tė cilin ai ka patur ndikim jo tė vogėl. Se si ėshtė e mundur qė t’iu shmanget fakteve politike njeriu i cili gadi nė tė gjitha ngjarjet politike nė Kosovė ka qenė pjesmarrės dhe shpesh edhe krijues i tyre, se si mund t’i mohojė faktet e gjalla lidhur me kohėn, njerėzit dhe ngjarjet politike nė Kosovė, kur e dinė mirė se cilėt ishin intelektualėt shqiptarė tė cilėt me angazhimin e tyre tė madh kontribuan nė rrėxuarjen e diktaturės komuniste dhe vetė shtetit ish jugosllav, duke filluar qė nga vitet e 80-ta e deri nė ato tė 90-tat, nė njėrėn, dhe kur e dinė mirė faktin se cilėt ishin ata “politikanė” shqiptarė (nė mesin e tyre edhe vetė ai) tė cilėt aktin e shuarjės sė ish Jugosllavisė e konsideronin si gjė tė pabesueshme, nė anėn tjetėr ?!

    Derisa poashtu e dinė mirė se cilėt ishin profesorėt dhe intelektualėt e mėdhenjė tė Universitetit tė Prishtinės mė nė krye akademikėt Gazmed Zajmin, Rexhep Ismailin, Ibrahim Rugovėn, Idriz Ajetin, Fehmi Aganin, Nexhat Dacin dhe shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt qysh nė vitet e 80-ta ia kishin vėnė themelet shtetit tė pavarur tė Kosovės, gjegjėsisht qė po punonin pėr rrėxuarjen e shtetit mė artificial tė asaj kohe siē ishte Serbosllavia.

    Mirėpo, ideja dhe besimi i vėrbėt nė pamundėsinė e ē’thuarjės sė shtetit ish jugosllav kishte hyrė thellė nė mendjen e njė shtrese kuazipolitikanėsh shqiptarė tė asaj kohe, ndaj kėtu do tė zė fillin konflikti dhe mospajtimet e mėvonėshme midis spektrit politik nė Kosovė pas vitit 1990 e jo nė “filosofinė” politike tė z. Surroi tė shprehur pėrmes titullit nė letrėn dėrguar Demaēit se tek politikanėt shqiptarė (fjalėn e ka kryesisht pėr Dr. Rugovėn) paskėsh ekzistuar “dėshira pėr ta thėnė fjalėn e fundit tė parėn”, duke harruar faktin qellimisht se shprehja e dėshirės pėr pavarėsi si verdikt mė i lartė i dy milion shqiptarėve tė Kosovės nuk mund tė ishte dhe as tė thuhej “si fjalė e fundit” nė ēfarėdo bisedash ose kontaktesh me tė huajt, pėrfshirė kėtu edhe takimin e Dr. Ibrahim Rugovės te Millosheviēi nė Beograd nė tė cilin ishte edhe vetė prezent. Bile kur armikut i thuhet fjala e parė ajo tė cilėn ai e urren mė sė shumti, para se me qenė guxim intelektual, ėshtė diplomaci e nivelit tė lartė, e futur nė lojė nga ana e Dr. Rugovės nė vendin dhe rrethanat mė kyēe politike nėpėr tė cilat po kalonte Kosova.

    Njė diplomaci e tillė e Dr. Rugovės do tė mbahet mend si arma mė e fuqishme politike qė ka pėrdorur ndonjė politikanė shqiptarė nė pėrballje me politikėn hegjemoniste tė Serbisė. T’i thuash kryetarit tė “Jugosllavisė” sė mbeter (Serbi, M. i Zi), gjegjėsisht kryetrait tė regjimit mė kriminel dhe tė shtetit mė barbarė nė Europė i cili shekuj me rradhė popullin tėndė ka mbajtur tė okupuar dhe qė tė ka vrarė mu pėr shkakun se nuk ka dashur kurrė qė Kosovėn ta shoh tė pavaruar dhe tė humbur; se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme e konfliktit shqiptaro-serb, se ėshtė pika e vetme rreth tė cilės mund tė bisedojmė sot.., ka qenė pėr momentin kur ėshtė thėnė formula mė sublime politike pėr tė dialoguar mė armikun, duke ia kushtėzuar bisedimet, siē themi ne shqiptarėt; mu nė shtepinė e tij. Armiku luftohet mė sė miri brenda gardhit tė vetė, thotė njė thėnjė e urtė popullore, andaj ėshtė e paqendrueshme akuza e z. Surroi drejtuar Dr. Rugovės se ai gjithmonė e ka thėnė fjalėn e fundit tė parėn, dhe ky epitet nuk mund t’i mvishet atij, sepse populli shqiptar e ka ndjerė mė sė miri se lideri i tij me politikėn dhe diplomacinė e tij tė veēantė i ka tejkaluar shumė politikanė botėror, gjegjėsisht ka arritur qė ta mposhtė pėr herė tė parė nė histori hegjemonizmin grekosllav nė Ballkan.

    Prandaj, vlersimi i shprehur mė poshtė nė letėr dėrguar Demaēit me fjalėt; “Pra qė tė thuhet se populli i Kosovės e do pavarėsinė dhe nuk do tė bisedojė pėr gjė tjetėr. E tė rrij derisa tė pėrmbushet ky kusht. Sado qė nuk do tė tė pelqej ky krahasim, mė duhet tė them se pėrfaqėsuesi mė i mirė i kėsaj tradite politike ėshtė Ibrahim Rugova. Edhe ai e kaloi njė dhjetė vjetėsh tė tėrė duke thėnė se Kosova ėshtė shtet i pavarur, ndėrsa e paralizoi tėrė jetėn shoqėrore duke e pritur ate ditė..” (?!) ėshtė sa ambivalent aq edhe vlersim politik i llojit mė cinik, dhe me tė njėjtėn stil vazhdon t’i drejtojė akuza njeriut i cili me politikėn dhe angazhimin e tij kombėtar dy herė para luftės dhe njė herė pas saj do ta fitoi shumciėn e votave tė popullit, besim tė cilin ia dha vetė populli qė ta udhėheq ate deri nė pavarėsi tė plotė tė Kosovės.

    Kėto qė thamė mė lartė si dhe shumė fakte tjera qė kanė tė bėjnė rreth politikės dhe diplomacisė qė ka udhėhequr Dr. Rugova nė 12 vitet e fundit nė planin e arritjes dhe tė realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės, si njė proces i gjatė dhe shumė i mundimshėm, z. Surroi i dinė fare mirė, por e keqja qėndron nė ate se ai kurrė nuk ka patur guxim intelektual qė ta pranoi dhe miratoi kėtė politikė pėr shkakun se ai gjithmonė ka qenė i preokupuar me ēėshtje tjera tė cilat, sipas megalomanisė sė tij politike “e kanė veēur dhe ngritur ate mbi politikanėt si Rugova, etj” , mbase pavarėsia e Kosovės do duhej tė realizohej sipas pikėpamjeve tė tij politike e jo sipas mendimit dhe angazhimit politik tė Rugovės, i cili, sipas z. Surroi, ishte mendim politik primitiv qė vinte nga provincienca e fshatit..!?

    Na mbetet edhe shumė pėr tė thėnė rreth kėsaj letre, por ajo qė nuk mund tė pajtohemi kurrė me pėrmbajtjen e saj ėshtė akuza bajate qė ai vazhdon t’ia bėjė Dr. I. Rugovės pėr rolin e “kuislingut” gjatė kohės sa ishte i zėnė peng nga policia dhe ushtria e kryekriminelit serb, duke u shtirė (mbaruar) edhe mėtutje se nuk e dinė tė vertetėn rreth kidnapimit tė Dr. Rugovės nė shtepinė e tij nė Velani, ku pėr mė shumė se 10 ditė do tė qendrojė i ngujuar nė podrum tė shtepisė sė tij bashkė me tėrė anėtarėt e familjes pa i dalė askush nė ndihmė dhe duke u ushqyer vetėm me patate, pa i shkuar mendja kurrė qė ta lėshojė Kosovėn ose ta braktisė popullin e vetė siē bėnė disa intelektualė dhe politikanė tjerė shqiptarė.

    Veton Surroi e dinė mirė se Ibrahim Rugova e kishte mundėsinė qė i pari tė largohej nga Kosova me ndihmėn e tė huajve, por ai e kishte refuzuar kategorikisht njė gjė tė tillė, sepse pėr asnjė ēast nuk dėshironte qė tė ndahej nga fati i popullit tė tij i cili nė ato ēaste po dėbohej me dhunė nga ushtria barbare serbe dhe po pėrjetonte momentet mė tė vėshtira nė historinė e tij. Pra, z. Surroi nuk bėhėt fjalė pėr kolaboracionizėm, siē tenton t’ia mveshėsh Dr. Rugovės, por pėr sakrificė dhe pėrkushtim maksimal ndaj popullit i cili ia kishte dhėnė besimin me votėn e tij tė lirė. V. Surroi i ka tė ēarta tė gjitha kėto, por pse ai mu tani merret me kėto taktizime dhe shpekullime politike le tė mbetėt kjo ēėshtje e tij pėrsonale.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Adem Demaēi i pėrgjigjet letrės sė Veton Surroit

    Fakti i pare: Ne negociatat e Kumanoves, ku u nenshkruan modalitetet e terheqjes se forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova, askush nuk ju ftoi. Dhe, s'kishin perse te ju ftonin kur, ju me nenshkrimet tuaja, fatin e Kosoves ia kishit falur diplomacive franceze, italiane, greke e ruse. Hajt, more, kush ishim ne qe te na ftonin ne Kumanove? Ne u munduam, thua ti, zoti Veton, t'i bindnim se ne delegaconin tone ishte edhe faktori ushtarak, por kot. Kot, ta merr mendja se ushtaraket filluan te benin analiza, ne stilin tend, me "arsye te shendoshe" qysh sa ishin ne Kosove. Qysh kur vendosen te udhetonin ne Rambuje me ty dhe me ciftat e tu. Edhe ata erdhen deri te formula jote: "As vdekje, as liri". Hajt, more, kush ka nge me vdeke si Adem Jashari e Fehmi Ladrovci me familje?!

    Takimi i Kumanoves midis NATO-s e pales serbe, e pa kosovaret, ishte hapi i pare i largimit te kosovareve nga liria e mundshme ne drejtim te jolirise.

    Fakti i dyte: Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se u aprovua pa ju ftuar kush, pa ju pyetur kush, pa ju informuar kush. Dhe, me te vertete, perse te ju ftonin, perse te ju pyetnin, perse te ju informonin kur ju, ne Rambuje e ne Paris "luajtet futboll" me fatin e Kosoves! Ju, me shume ishit marre me vetveten tuaj, me njeri tjetrin e me "hijen" time ne Rambuje se me fatin e Kosoves. Aprovimi i Rezolutes se KS te OKB-se, as pa i pyetur kosovaret, ishte largimi esencial juridik i kosovareve nga liria e mundshme ne drejtim te jolirise.

    Fakti i trete: Carmatosja e UCK-se nga ushtri clirimtare ne TMK. Nje emer i madh, por me kompetenca per te luftuar kunder zjarreve dhe fatkeqesive natyrore. Madje kjo u be me manifestime te tilla sikur zjarrfikesit shnderroheshin ne armate e jo e kunderta! Ky ishte hapi esencial e substancial i largimit te kosovareve nga liria e mundshme ne drejtim te jolirise.

    Fakti i katert: Korniza Kushtetuese, ne hartimin e se ciles moren pjese edhe "ekspertet" kosovare, legalizoi dhe vulosi "autonomine substanciale per Kosoven nen sovranitetin dhe integritetin e RFJ-se". Kur u degjua nga dikush njefare mermeritje, Z. Hakerup u tha hapur shqiptareve:"Ju nuk jeni shtet dhe prandaj nuk mund te keni kushtetute". Kjo ishte shtylla e katert e perfundimit te projektit "Rambuje", te cilin e kishe firmosur edhe ti, z. Veton. Te tjerat qe erdhen me vone, si suspendimi e pastaj edhe shkarkimi i disa komandanteve te UCK-se, Marreveshja Hakerup - Coviq, pastaj arrestimi i kryengritesve te shquar per akuza se kane vra e keqtrajtuar "qytetare te pafajshem", jane vetem "muratime" dhe "suvatime" te projektit "Rambuje".

    Pas aprovimit dhe te funksionalizimit te "Kornizes Kushtetuese", Kosova nuk eshte duke u larguar vetem hap pas hapi nga liria e mundshme ne drejtim te jolirise, por tani eshte duke rreshqitur, per dite e me shpejt nga liria e mundshme ne drejtim te jolirise.

    Per "strucat" qe flasin, por qe me shume ua kanda qe te mos shikojne realitetin, por te "fusin koken ne zalle", ja edhe,

    Fakti i peste: Shkeputja e 2.500 hektare te tokes se Kosoves e falja e kesaj toke shtetit te Maqedonise. Nese do te ishim te "Cliruar", me shkronje te madhe si thua ti, si do te mund te ndodhte nje gje e tille? Si do te mundte "dikush", para syve te botes, te merrte nje cope toke nga nje shtet "i lire" e t'ia falte nje shteti tjeter? Kete, ne fillim, "nuk e kuptuan" as zonja Manuel dhe z. Shtajner. Mirepo, shume shpejt erdhi komanda nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se se Serbia (Jugosllavia) kishte te drejte te dispononte me token e Kosoves, sepse e paska suverenitetin mbi Kosoven. Dhe, me ne fund, u be e qarte, madje edhe per anetaret e Kuvendit ne "saksi" te Kosoves se dicka e madhe nuk qenka ne rregull. E dime te gjithe, se si, pas disa muajsh, nen trysnine e madhe te opinionit te Kosoves, u "luajt nje melodrame" ne Kuvendin ne "saksi" te Kosoves". "Kuvendi" nxori nje Rezolute me te cilen vihej ne mbrojtje te integritetit territorial te Kosoves. Mirepo, erdhi z. Shtajner, i derguari special i Sekretarit te OKB-es dhe ate "Rezolute" ua perplasi kosovareve ne fytyre e ua beri me dije se ky "Kuvend", ne baze te "Kornizes Kushtetuese", nuk ka autorizime te merret me ceshtjet serioze te mbrojtjes se territorit te Kosoves. Tash u be e qarte per te gjithe se cfare paska qene e cfare na qenka "Kuvendi" i Kosoves. Tash u be e qarte se atje qenkan nje grumbull "kalamajsh e cupash" kosovare, te cilet "luajne teater" sikur jane Kuvend! Tash u muar vesh qarte se cfare paska qene "Korniza Kushtetuese" te cilen e paskan pase votuar e pranuar "kuvendaret" e Kosoves. Dikush u kujtua dhe, "pas te vjelave" e hapi "Kornizen Kushtetuese" dhe e pa te shkruar shume qarte: Punet e brendshme, Punet e jashtme, Mbrojtjen, Jurisprudencen dhe Ekonomi e finansat, i ka ne duart e veta i derguari special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se z. Shtajner. Te gjitha keto jane ne baze te Rezolutes 1244 te KS te OKB-se. Dhe, krejt kjo e ka burimin te Marreveshja Rambuje-Paris te cilen ti e pate nenshkruar me aq lehtesi.

    Por, te shkojme me tutje me argumentet qe deshmojne ne menyre frapante rreshqitjen e metejshme te Kosoves nga liria e mundshme drejt jolirise.

    Fakti i gjashte: Eshte Vendimi i nderkombetareve qe t'u behet e mundur partive te Serbise te marrin pjese, pa pengesa, ne zgjedhjet e ardhme lokale ne Kosove, qe do te mbahen me 26 tetor 2002. Disa, qe jane te prirur gjithmone fajin e vet t'ua hedhin te tjereve, zemerohen ne nderkombetaret. "Perse, thone ata, te jepet leja qe partite e Serbise, nga nje shtet tjeter, te marrin pjese ne votimet e Kosoves, si nje shtet tjeter?" Jo, zoterinj te nderuar, mos ju hipni ne qafe nderkombetareve. Ata punojne ne baze te dokumenteve dhe jo ne baze te endrrave tuaja dhe te dofare letrave private! Ne dokumente shkruan se Kosova eshte nen sovranitetin dhe integritetin e RFJ-se, ose te Serbise. Dhe, nese eshte keshtu, e keshtu eshte, atehere leja partive te Serbise u takon. Kete te drejte, me nenshkrimin e vet ua njohu z.Veton, ne Rambuje e Paris. U be teper, por ja vetem edhe nje fakt te "fresket".

    Fakti i shtate: E drejta e qytetareve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjen e presidentit te Sebise, tash se shpejti. Disa i mbyllin syte para te vertetes dhe thone: "Cka na intereson neve kjo pune? Serbet do te votojne, jo ne. Pune e madhe! Ata qe behen se s'e kuptojne, e dine fare mire se si qendron puna, qytetaret e thjeshte jane ne dileme. Atyre duhet t'u thuhet e verteta e hidhur. Dhe e verteta e hidhur eshte kjo se votoi apo s'votoi kush, me kete vendim, edhe nje here, vertetohet se Serbia, ne baze te Marreveshjes se Rambuje-Parisit, ne baze te Rezolutes 1244 te KS te OKB-se, ne baze te Kornizes Kushtetuese te Kosoves, e ka suverenitetin mbi Kosoven, e ka "tapine" mbi Kosoven! Ne dokumentin e Rambujese, ne artikullin e pare te kapitullit te pare (Kushtetutes) i cili quhet "Parimet e vetqeverisjes demokratike ne Kosove", ne piken e katert thuhet: "Republika e Serbise do te kete kompetenca ne Kosove sic eshte e specifikuar ne kete Marreveshje, duke perfshire (ne lidhje me) zgjedhjet Republikane." Edhepse kuptimi i kesaj eshte i qarte per shkak se nuk jam i sigurte ne perkthimin tim po e pershkruaj edhe origjinalin ne anglisht: "The Republic of Serbia shall have competence in Kosovo as specified in this Agreement, including in relation to Republic elections."

    Ti, z.Veton, keto te verteta te hidhura mundohesh t'i fshehesh nga qytetaret e Kosoves, me "kozmetike", me "moleraj", me "llakeraj", me "retorike" dhe, duke u munduar te ma mbyllesh gojen mua ne menyren me arrogante dhe pa zgjedhur mjete.

    Te lumte! Dhe, Zoti te pagofte!...

    Sa per ata "margaritaret" tu, z. Veton se une jam fajtore qe nuk ua paskam pergatitur pushtetin dhe vizionin per te ardhmen ciftave tu, teper qe edhe letra nuk po skuqet. Ti, paske pase harruar, se "pushtetin" dhe "vizionin" per te ardhmen e Kosoves, me nenshkrimet tua ne Rambuje e Paris, i ke pergatitur dhe i ke trasuar vete. Disa nga "vizionet" tua tashme kane "lulezuar".

    Zoti Veton, shume faleminderit per "letren" tende ne formen e nje "aktakuze" rrenuese. Une nuk zemerohem ne ty sepse, si te thashe edhe me perpara, si ty si gjithe njerezit tjere te botes ju perjetoj si pjese te shpirtit tim. Te lutem qe edhe ti, ne se ke fuqi, mos u zemero ne mua sepse edhe i "akuzuari" ka te drejte qe te mbrohet me aq sa di e aq sa mundet.

    Adem Demaci
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 03-10-2002 mė 23:35


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Siē po shihet Kosova nuk qenka e lirė dhe shumė larg pavarėsisė!


    Veē tė huajve qė tashmė jemi mėsuar t'i durojmė edhe dhe njė pjese tokė qė na e mori Maqedonia dhe gjysmėn e Mitrovicės Sebia me njė pjesė tė mirė tė Kosovės Veriore, kėto ditė edhe Ilir Meta i Tiranė kuislinge ia mbylli derėn pėrfaqėsisė sė Kosovės .

    JA PRA PSE DUHET TĖ DALIM ENDE NĖ MITINGJE PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Baca Adem, ne cdo fakt qe parashtron shkruan.."qe ti Veton e firmose ne Rambuje".

    Kjo shprehje eshte si nje refren gjate letres se Demacit dhe tingellon si ajo "kurre me" e Korbit te poetit amerikan Edgar Poes.

    Ademi ka te drejte me ato cka shkruan por dhe Vetoni ka te drejte me ato cka shkruan.

    Pra eshte e vertete ajo cka thote Demaci se ne Rambuje u firmos (jo vetem nga Vetoni por dhe nga Xhaviti e Hashimi por Demaci ata nuk guxon ti permendi) qe Kosova te jete nen sovranitetin e Jugosllavise.

    Por eshte e vertete dhe ajo cka thote Vetoni se ne Rambuje u vendos dhe clirimi Kosoves.

    Ceshtja eshte se me cfar kendveshtrimi do e shikojme "sovranitetin Serb" mbi Kosoven dhe me cfare kendveshtrimi do shikojme "Clirimin" e Kosoves".

    Pra kemi dy koncepte...te shikojme "gunen" apo "punen" e thelbit te Rambujese.

    Per nga "Guna" Rambuje ishte mbetje nen Serbi.
    Per nga "puna" Rambuje ishte Domosdoshmeri e Clirimit.

    Pse Rugova nguli kembe te behej president?

    Sepse Rugova e di "gunen" dhe "punen" qe ka brenda Rambujeja dhe Ai e di se "guna" eshte pengese per te ardhmen dhe se lufta vazhdon per flakjen e Gunes dhe se nuk guxojme te humbin "punen" qe fituam ne Rambuje dhe se kjo pune do politike delikate ne te ardhmen dhe se kte politike per shume arsye duhet ta udheheqe perseri LDK dhe Rugova.

    Kishim nji Kosove ku Sllobo mund te vriste e priste kur te donte e si donte e kemi tash nji Kosove ku Serbia ndihet si Ai ujku qe shikon qengjin e i shkon goja leng por nuk e han dot se pran qengjit qendron nji LUAN i fuqishem sic eshte Nato.

    Ky eshte Thelbi i Punes.


    Prandaj Rugova bertet Rrofte Nato e mos gjuni gure Natos.

    RAMBUJE u firmos ne ditet e Kiametit dhe kete e di Demaci por ben sikur nuk kupton.

    Ishin dy Alternativa.

    Te firmoset qe Nato ta grushtoje Sllobon e te rikthehet Populli ne Shtepite e veta ose te mos firmoset dhe populli Kosoves te perfundoje lupsar rrugve te Botes.

    Kete e di Vetoni e di Rugova e dinte Paskali e dinte dhe Qosja..

    Keshtu punet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Le Monde Diplomatique
    May 1999

    WAR IN THE BALKANS

    Behind the Rambouillet talks (Bisedimet sekrete nė Rambouillet)

    by PAUL-MARIE DE LA GORCE


    <<<<<<<<<<<<<<<<SHQIP<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

    ...Por, pa humbur kohė, filluan bisedimet direkte me drejtorinė e UĒK-sė, fillimisht nė Shqipėri, nėpėrmes ish kandidatit pėr kyetar tė ShBA-ve, senatorit Robert Dole, pastaj, nė mėnyrė mė diskrete, me njė delegacion tė UĒK-sė nė Washington. Qė kėto bisedime tė kenė sukses, u desht qė Adem Demaēi tė pushohet nga tė gjitha funksionet, tė cilat pjesėrisht i mori t’i kryej Hashim Thaēi, i cili edhe pėrfitojė nga kjo situatė pėr tė formuar njė « qeveri tė pėrkohėshme ». ..

    <<<<<<<<<<(F)

    … Mais, aussitōt, des conversations directes s'engagčrent avec la direction de l'UCK, d'abord en Albanie, par l'intermédiaire de l'ancien candidat républicain ą la présidence des Etats-Unis, le sénateur Robert Dole, puis, plus discrčtement, avec une délégation de l'UCK ą Washington. Pour qu'elles aboutissent, il fallut écarter M. Adem Demaci, dont les fonctions furent partiellement assumées par M. Hacim Taci, lequel en profita pour former un "gouvernement provisoire"…

    <<<<<<<<(E)

    … But direct talks with the KLA leadership began straight away - first in Albania, through former Republican presidential candidate Robert Dole and then, more discreetly, with a KLA delegation in Washington. For these talks to succeed, Demaci had to be removed from the scene. His duties were partly taken over by Hacim Taci, who seized the opportunity to set himself up at the head of a "provisional government"…

    <<<<<<<<<(D)

    … DOCH unmittelbar darauf begannen direkte Gespräche mit der UĒK- Führung: zunächst in Albanien, auf Vermittlung von US-Senator Robert Dole, dem ehemaligen republikanischen Präsidentschaftskandidaten, und anschließend in diskreterer Form mit einer albanischen Delegation in Washington. Um Erfolg zu haben, mußte Adem Demaēi beiseite gedrängt werden. Seine Funktionen wurden teilweise von Hacim Thaqi ausgeübt, der die Chance wahrnahm, eine "provisorische Regierung" zu bilden...


    - Pas kėtyre rreshtave ndoshta binden ata qė mendojnė ndryshe lidhur me pushimin e Adem Demaēit nga tė gjitha funksionet qė kishte lidhur me UĒK. Nė tė vėrtetė Demaēi veē ka folur kot, por ka mundur tė prishė shumė punė, pėrndryshe askush nuk e ka emėruar zėdhėnės tė pėrgjithashėm tė UĒK-sė. Qė nga momenti qė Xhavit Haliti i ka futur hunėt nė UĒK, kėtė ia lėshuar nė dorė Fatos Klosit etj...

    Pra pa spekulime!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 04-10-2002 mė 18:17


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjoba e re kundėr gazetės kombėtare ''Bota Sot''
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 03:34
  2. Gjyqi i Millosheviē: Ai mund ta vuajė dėnimin nė burg nė Rusi
    Nga Sokoli nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Tendencat E Njohura Tė Veton Surroit
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •