UDHA E KRYQIT DHE NE ME KRISHTIN

Secili prej nesh e ka njė rrugė nė jetė apo nė ditėt e pėrditshme. Kjo rrugė e ka pėr qellim qė duhet tė arrihet. Nė kėtė rrugė mund tė pėrjetojmė gjithēka! Jeta ėshtė nė zhvillim. Ne poashtu nė kėtė rrugė takojmė shumė njerėz tė ndryshėm dhe me qėllime tė ndryshme.
Jezu Krishti poashtu e ka njė rrugė jetėsorė. Ai erdhi nė botė pėr ne njerėzit, si mėkatarė, e si nevojtarė. Ai ia tregoi njeriut njė rrugė dhe ia hapi njė derė jetėsore. E gjithė jeta e tij dhe veprimtaria e tij nė predikim tė Lajmit tė gėzueshėm u tregua se ishte i derguar nė botė pėr njeriun dhe pėr shėlbimin e tij.
Rruga e tij ishte nėpėr fshatra e qytete, qė ta ndėgjojnė fjalėn e tij, dhe ta pėrjetojnė shėrimin nė aspekte tė ndryshme; njė rrugė poashtu nėpėr shkreti nėpėr mundiime dhe tundime sprovuese. Pjesa e fundit e rrugės sė Jezusit ėshte rruga deri nė kryqi, rruga e kryqės, „via crucis“.
Nė pėrkushtinė e udhės sė kryqit shkon kisha dhe ne si kishė e gjallė duke e medituar, duke iu lutur dhe duke i kėnduar Jezu Krishtit, me tė nė rrugė deri te kryqi dhe nė varr. Kėshtu nė 14 tė ndalurit tė kėsaj rruge ajo e mbanė mbrenda esencen e kėsaj rruge pėrkushtie.
Kjo „via crucis“ ėshtė bėrė e njohur anembanė botės prej shumė piktorėve tė njohur dhe tė panjohur tė cilėt janė munduar qė me piktorimin e kėsaj rruge tė kryqit tė na ofrojnė dhe t“na mundėsojnė qė kėtė rrugė t“a ecim, t“a pėrjetojmė dhe tė shkojmė me Jezusin me njė fe, me shpresė dhe me fuqi shpirtėrore.
“Unė jam rruga” (Gjon 14,6), thoshte Jezusi, dhe kjo na mundėson qė ne tė shkojmė me tė pasi jemi tė tij. Kjo rrugė e jetės udhėheqet pa u larguar prej kryqit. Kėshtu kryqi mund tė jetė dhe ėshtė njė horizont i jetės tė sė krishterit dhe njė urė qė lidhė qiellin dhe tokėn, Zotin dhe njeriun.
Kryqi ėshtė bėrė simbol shėlbimi, kurse rruga ecje ka shėlbimi. Pėrkushtia e kėsaj rruge na pėrforcon neve njė shoqėri me Atė, kur neve na bėri miq, „Ju jeni miqtė e mi“ (Gjn 15,14). Kjo miqėsi ndaj Jezusit duhet tė tregohet edhe me jetėn tonė nė pėrjetimin e kėsaj rrugė tė tij tė mundimit qė bėri ai pėr ne.
Kjo rrugė e kryqit ėshtė rrugė meditimi. Pėr tė medituar sa mė mirė kėrkohet prej njesh poashtu njė dashuri e sinqertė, qė tė pėrkujtohet sė ēfarė ka bėrė Jezusi pėr mua, pėr ty, pėr ne? Kjo rrugė duhet edhe tė pėrjetohet se Jezu Krishti ėshtė munduar pėr shėlbimin tonė, qė t“na liron nga robėria e errėsirės sė mėkatit. Kjo rrugė ėshtė njė rrugė kthimi kah Zoti. Kjo rrugė ėshtė njė rrugė pendese pėr mėkate tona. Kjo rrugė ėshtė njė rrugė e vendosjes nė njė jetė me njė rrugė tė re qė t“mund t“i thomė vet Jezusit: dua tė vij pas teje, me ty dhe pėr ty.
Ta meditosh, ta lutėsh dhe tė shkosh nė kėtė rrugė me Krishtin do tė thotė ta pranosh atė nė jetė. “Tė shkosh pas Jezusit do tė thotė edhe tė liroshesh prej jetės tokėsore qė t“mund t“i shėrbesh Atij”.
Jeta e njė tė krishteri duhet tė zhvillohet nė lutje njė heshtje, nė meditim. Njė herė njė filozof me emrin Sören Kierkegaard thoshte: “Gjendja e botės sė sotme, tėrė jeta, ėshtė e sėmurė. Po tė isha qenė mjek e nėse ndokush do tė mė pyeste: Ēka do tė mė kshilloheshi? Unė do ti pėrgjigjsha: qėndro nė heshtje dhe nė lutje”.
Tė qėndrojmė, prandaj nė lutje dhe nė bashkim nė kėtė rrugė me Jezu Krishtin kėshtu qė tė jemi tė aftė tė japim dėshmi pėr Krishtin, a dėshmia mė e mirė do tė ishte jeta me tė dhe pėr tė! Ta mbajmė edhe ne kryqin e Jezusit nė kėtė rrugė sepse nė tė ėshtė shpėtimi dhe jeta!


E pėrgatiti: Mag. Don Kolė GJERGJI,
Kapelan nė famullinė Bruck an der Mur nė Austri