
Postuar mė parė nga
Bani gjk
Zgjohu bre, Kadare!
MEXHID YVEJSI
(Reagim rreth sprovės, shkrimit-vėshtrimit: “Identiteti evropian i shqiptarėve” tė Ismail Kadares, botuar nė “Koha Ditore” me 28-30 mars 2006) “
Respektoj vetėm ata qė mė rezistojnė mua, por nuk mund t’i toleroj ata.”
(Sharl de Gol)
Ende pa pėrfunduar fushata e sėmurė pėr ”identitentin e ri tė kosovarėve”, ēohet Ismail Kadare e rifillon fushatėn pėr identitetin evropian tė shqiptarėve!
Ēka dėshmojnė kėto fushata pėr identitet? Kėto fushata dėshmojnė se kemi tė meta, sepse ende nuk po e kuptojmė se kush jemi, se cila ėshtė e vėrteta !
E Vėrteta, ashtu si Dielli, mund tė mjegullohet, tė errėsohet, mund tė pengohet, por jo tė agjėsohet…
Qė nė kohėt e lashta njerėzit e ditur kėshillonin si terapi shėruese: Njohjen e vetvetes. Njohja e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr ta njohur Krijuesin, Zotin.
Zoti, sipas B. Pascal-it, ėshtė i qartė vetėm nė paqartėsinė e botės. Ai ėshtė njė sferė e pafund, qendra e tė Cilit ėshtė gjithkund dhe perimetri asgjėkundi…
I pranishėm gjithkund je, por asgjėkundi nuk je, z.I. Kadare!
Ju bre, Kadare, qė nuk e dini ende se kush jemi ne! Ne jemi ata qė jemi! Ju qė shkruani pėr identitet, dėshmon se keni njė siklet! Kjo po dėshmon se identiteti iu mungon! Ju mungon e ju mundon! Kjo vėrehet kur fyen, kur akuzon pse shumica e shqiptarėve janė myslimanė…!
Kombi shqiptar, edhe pse vonė i zgjuar, ėshtė komb i formuar…!
Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan- atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…
Nuk u asimiluan, sepse, nė fjalėn e Tij, Zoti e ka dhėnė dijen e nevojshme pėr shpėtim…
Zgjohuni tė pėrgjumur! Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je!
Duke shkruar pėr identitet, ju po dėshmoni se prej dhunės ideologjike aq banale, keni kaluar te injoranca profesionale…!
Zoti i ka dhėnė dijetarėve, atdhetarėve, mjaft dritė qė tė mund t’i zbulojnė kurthet kundėr shqiptarėve. Dituria dhe burrnija e akademik Rexhep Qoses, rreth identitetit, ia ēeli sytė krejt botės…!
Kur e pyetėn Fishtėn diplomatėt evropianė rreth fesė, ai tha:
“Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shėn Bartolome”
Shqiptarėt, pra, nuk janė popull, komb, me Shėn Bartolome falė tolerancės sė Fesė Islame, qė i pėrkasin shumica e shqiptarėve. Tė mos e njohėsh kėtė tolerancė, tė mos e njohėsh Fenė Islame, kur nuk ke patur mundėsi, nuk ėshtė turp. Por, turp ėshtė tė ngulėsh kėmbė me kryeneqėsi nė injorancėn tėnde, edhe pasi e ke patur mundėsinė tė mėsosh.
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Konica tha: “ Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar.”
Kur e pyetėn diplomatėt e huaj nė Washington Faik Konicėn, qė ishte ambasador i Mbretėrisė Shqiptare (1926-1939) se cila ėshtė feja e shqiptarėve, ai tha: “ Dielėn shkojnė nė kishė, tė premtėn nė xhami…”
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Stavro Skendi nė “Historinė e Rilindjes Kombėtare” shkruan:”[b]Shqiptarėt myslimanė e pėrbėnin shumicėn dhe pa ata nuk mund tė kishte Shqipėri.”
E keni pasur mundėsinė tė mėsoni se: Koncili i Dytė i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka pėrcaktuar qėndrimin e Kishės Katolike ndaj Myslimanėve, ku thuhet: ”
Myslimanėt adhurojnė, si ne, njė Zot tė vetėm, tė Mėshirshėm, qė do tė gjykojė njerėzimin nė ditėn e fundit.”
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se nė librin “Tė kapėrcehet pragu i shpresės”, Papa Gjon Pali i Dytė thotė: “
Fetaria e myslimanėve meriton nderim.”
Meritojnė nderim fetaria e myslimanėve shqiptarė si Myderriz Ymer Prizreni, Myderriz Haxhi Zeka, qė ishin fetarė dhe atdhetarė tė devotshėm dhe udhėheqės tė Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes sė Pejės “Besa –Besėn” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, i Kongresit tė Lushnjės, (1920) ku iu vuan themelet Shqipėrisė, si edhe qindra e mijėra fetarė dhe atdhetarė tė tjerė, deri te Shaban Jashari me familjėn e tij, qė u flijuan pėr Kosovė, pėr Shqipni…
Shqiptarėt e pranuan dhe e trashėguan Krishterimin, sikur qė e pranuan dhe e trashėguan Islamin, qė tė dyja janė nga Lindja…Por, nuk mjafton qė tė trashėgosh Krishterimin apo Islamin, por ėshtė e domosdoshme qė me meritė tė fitosh. Duhet tė meritosh trashėgimin tėnde, thoshte Gėte, qė tė posedosh. Shumica e shqiptarėve myslimanė e meritojnė kėtė dhe janė tė kėnaqur me besimin qė trashigojnė, qė posedojnė. Po ju ēka trashėgoni, ēka posedoni z.Kadare?
Trashėgoni atė qė e mohoni …! Veprat qė i posedoni pse po i ritushoni? Ndoshta ato iu mallkojnė, iu akuzojnė, sikur nė poemėn “Pėrse mendohen kėto male” kur akuzoni dhe dėnoni Kryqin e Krishtin, gjysmėhėnėn e Islamit, turqishten e Kur’anit, fyeni, dėnoni e poshtėroni logjiken latine e arabe, mallkoni priftėrinjt e hoxhallarėt, minaretė e kambanaretė …Nė poezinė me titull “Nė Kishė” shkruar me 1958, shkruani:”Vėrtet s’jam i krishter… dhe tallesh me Ungjillin, Librin Hyjnor…
Nė poezitė “Perėndimi” dhe “Interpejshazhi” tallesh, fyen, e akuzon Perėndimin, Evropėn, qė sot e lavdon,:”Romat, Samarkandėt, Vashingtonėt, Moskėt, fituan shpesh toka, flamurė, vota. Por, shekujt kurrė s’i fituan ata.”
Evropėn e mallkon, kurse sot e dashuron, dje u talle me kulturėn, zhvillimin e saj, i pėrqeshe qytetet me kulla, me kambanare, me kryqa, me kapitalistė plot dhjamė dhe mbi ”Shėn Mėrinė e Parisit” u krenove qė vure qeleshe, edhe kėtu gjete vend dhe u pėrqeshe…!
A keni harruar ēka keni shkruar? Keni shkruar, qė jeni krenuar, se nė gjoks mban ”Nė metal tė distinktivit, fytyrėn e dashur tė Leninit”! “
Qindra vite kaluan duke i ndjekur krimet e vegjėl, por bota nuk e zbuloi dot krimin e madh, po nė botė ja u ngrit, me mjekėr tė gjatė gjer nė retė. Parathėnėsi mė i madh me emrin Marks”, nga poezia “Te Kėshtjella e Hamletit nė Danimarkė”
A jeni penduar pėr gjithė ato ēka keni shkruar? A jeni penduar qė keni fyer, akuzuar, poshtėruar, dėnuar librat hyjnorė-Ungjill e Kur’an, keni sharė priftėrinj e hoxhallarė, minare e kambanare, keni dashuruar komunizmin, keni urrejtur kapitalizmin, Evropėn, Perėndimin, Romėn e Bonin, Parisin e Washingtonin… A jeni penduar qė keni dashuruar dhe jeni krenuar me fytyrėn e dashur tė Leninit, me mjekrrėn e Marksit, tė cilin e queni “profeti mė i madh i njerėzimit dhe zbulues i rrugės sė krimit…”!
Nėse jeni penduar, pėr ato qė keni shkruar, atėherė, unė s’kam pse me vazhduar. Prej sotit je nė dorė tė Zotit…!
Por, jetėn politike, fetare dhe kombėtare nuk duhet shikuar pėrmes imagjinatės, iluzioneve dhe fantazisė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejm kah vetja jonė, drejt jetės, drejt sė vėrtetės.
E vėrteta ėshtė se sistemi i vlerave qė e ka ndėrtuar strukturėn tradicionale tė Perėndimit buron nga filozofia antike greke, kultura romake, trashėgimia pagane e popujve barbarė, feja e krishterė, tė cilėn Evropa e ka interpretuar nė njė mėnyrė specifike tė veten, e ndikuar pjesėrisht nga Hebraizmi dhe Islamizmi…Por, Evropa e sotme vjen nga Iluminizmi…
Iluminizmi nė vend se tė ndriēojė ndodhi shpesh qė ai errėsoi…! Sot, tipari mė i veēant i qytetėrimit perėndimor ėshtė sekularizmi. Kuptimi i termit sekularizėm nė rrafshin praktik ėshtė nxerrja e fesė jashtė jetės. Kristianizmi, sot, nė Evropė, nuk ka funkcion politik, ekonomik, kulturor, shoqėror…Ka mbetur njė lidhshmėri sipėrfaqėsore emocionale dhe njė dekor me ngjyrė sociale….
Nė projekt-kushtetuten e Bashkėsisė Evropiane nuk hyri trashėgimia kristiane. U mundua Papa, u mundua Vatikani, por nuk iu shkonte zani…! Nė kėtė projekt-kushtetutė, edhe sot, mungon fjala Zot…!
Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė njė pėrshtatje e re. Ēdo pėshtatje e re, thoshte, Erih Hofer-i, ėshtė krizė e vetėvlerėsimit.
Ne kemi kriza tė tjera, si tė mirėbesimit, mirėkuptimit…, por jo tė vetėvlerėsimit…! Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je…!
Krijoni Kontakt