Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 127
  1. #71
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Citim Postuar mė parė nga Bani gjk
    Zgjohu bre, Kadare!

    MEXHID YVEJSI



    (Reagim rreth sprovės, shkrimit-vėshtrimit: “Identiteti evropian i shqiptarėve” tė Ismail Kadares, botuar nė “Koha Ditore” me 28-30 mars 2006) “

    Respektoj vetėm ata qė mė rezistojnė mua, por nuk mund t’i toleroj ata.”
    (Sharl de Gol)




    Ende pa pėrfunduar fushata e sėmurė pėr ”identitentin e ri tė kosovarėve”, ēohet Ismail Kadare e rifillon fushatėn pėr identitetin evropian tė shqiptarėve!
    Ēka dėshmojnė kėto fushata pėr identitet? Kėto fushata dėshmojnė se kemi tė meta, sepse ende nuk po e kuptojmė se kush jemi, se cila ėshtė e vėrteta !
    E Vėrteta, ashtu si Dielli, mund tė mjegullohet, tė errėsohet, mund tė pengohet, por jo tė agjėsohet…
    Qė nė kohėt e lashta njerėzit e ditur kėshillonin si terapi shėruese: Njohjen e vetvetes. Njohja e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr ta njohur Krijuesin, Zotin.
    Zoti, sipas B. Pascal-it, ėshtė i qartė vetėm nė paqartėsinė e botės. Ai ėshtė njė sferė e pafund, qendra e tė Cilit ėshtė gjithkund dhe perimetri asgjėkundi…
    I pranishėm gjithkund je, por asgjėkundi nuk je, z.I. Kadare!
    Ju bre, Kadare, qė nuk e dini ende se kush jemi ne! Ne jemi ata qė jemi! Ju qė shkruani pėr identitet, dėshmon se keni njė siklet! Kjo po dėshmon se identiteti iu mungon! Ju mungon e ju mundon! Kjo vėrehet kur fyen, kur akuzon pse shumica e shqiptarėve janė myslimanė…!
    Kombi shqiptar, edhe pse vonė i zgjuar, ėshtė komb i formuar…!
    Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan- atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…
    Nuk u asimiluan, sepse, nė fjalėn e Tij, Zoti e ka dhėnė dijen e nevojshme pėr shpėtim…
    Zgjohuni tė pėrgjumur! Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je!
    Duke shkruar pėr identitet, ju po dėshmoni se prej dhunės ideologjike aq banale, keni kaluar te injoranca profesionale…!
    Zoti i ka dhėnė dijetarėve, atdhetarėve, mjaft dritė qė tė mund t’i zbulojnė kurthet kundėr shqiptarėve. Dituria dhe burrnija e akademik Rexhep Qoses, rreth identitetit, ia ēeli sytė krejt botės…!
    Kur e pyetėn Fishtėn diplomatėt evropianė rreth fesė, ai tha:
    “Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shėn Bartolome”
    Shqiptarėt, pra, nuk janė popull, komb, me Shėn Bartolome falė tolerancės sė Fesė Islame, qė i pėrkasin shumica e shqiptarėve. Tė mos e njohėsh kėtė tolerancė, tė mos e njohėsh Fenė Islame, kur nuk ke patur mundėsi, nuk ėshtė turp. Por, turp ėshtė tė ngulėsh kėmbė me kryeneqėsi nė injorancėn tėnde, edhe pasi e ke patur mundėsinė tė mėsosh.
    E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Konica tha: “ Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar.”
    Kur e pyetėn diplomatėt e huaj nė Washington Faik Konicėn, qė ishte ambasador i Mbretėrisė Shqiptare (1926-1939) se cila ėshtė feja e shqiptarėve, ai tha: “ Dielėn shkojnė nė kishė, tė premtėn nė xhami…”
    E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Stavro Skendi nė “Historinė e Rilindjes Kombėtare” shkruan:”[b]Shqiptarėt myslimanė e pėrbėnin shumicėn dhe pa ata nuk mund tė kishte Shqipėri.”
    E keni pasur mundėsinė tė mėsoni se: Koncili i Dytė i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka pėrcaktuar qėndrimin e Kishės Katolike ndaj Myslimanėve, ku thuhet: ”
    Myslimanėt adhurojnė, si ne, njė Zot tė vetėm, tė Mėshirshėm, qė do tė gjykojė njerėzimin nė ditėn e fundit.”
    E keni patur mundėsinė tė mėsoni se nė librin “Tė kapėrcehet pragu i shpresės”, Papa Gjon Pali i Dytė thotė: “
    Fetaria e myslimanėve meriton nderim.”
    Meritojnė nderim fetaria e myslimanėve shqiptarė si Myderriz Ymer Prizreni, Myderriz Haxhi Zeka, qė ishin fetarė dhe atdhetarė tė devotshėm dhe udhėheqės tė Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes sė Pejės “Besa –Besėn” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, i Kongresit tė Lushnjės, (1920) ku iu vuan themelet Shqipėrisė, si edhe qindra e mijėra fetarė dhe atdhetarė tė tjerė, deri te Shaban Jashari me familjėn e tij, qė u flijuan pėr Kosovė, pėr Shqipni…
    Shqiptarėt e pranuan dhe e trashėguan Krishterimin, sikur qė e pranuan dhe e trashėguan Islamin, qė tė dyja janė nga Lindja…Por, nuk mjafton qė tė trashėgosh Krishterimin apo Islamin, por ėshtė e domosdoshme qė me meritė tė fitosh. Duhet tė meritosh trashėgimin tėnde, thoshte Gėte, qė tė posedosh. Shumica e shqiptarėve myslimanė e meritojnė kėtė dhe janė tė kėnaqur me besimin qė trashigojnė, qė posedojnė. Po ju ēka trashėgoni, ēka posedoni z.Kadare?
    Trashėgoni atė qė e mohoni …! Veprat qė i posedoni pse po i ritushoni? Ndoshta ato iu mallkojnė, iu akuzojnė, sikur nė poemėn “Pėrse mendohen kėto male” kur akuzoni dhe dėnoni Kryqin e Krishtin, gjysmėhėnėn e Islamit, turqishten e Kur’anit, fyeni, dėnoni e poshtėroni logjiken latine e arabe, mallkoni priftėrinjt e hoxhallarėt, minaretė e kambanaretė …Nė poezinė me titull “Nė Kishė” shkruar me 1958, shkruani:”Vėrtet s’jam i krishter… dhe tallesh me Ungjillin, Librin Hyjnor…
    Nė poezitė “Perėndimi” dhe “Interpejshazhi” tallesh, fyen, e akuzon Perėndimin, Evropėn, qė sot e lavdon,:”Romat, Samarkandėt, Vashingtonėt, Moskėt, fituan shpesh toka, flamurė, vota. Por, shekujt kurrė s’i fituan ata.”
    Evropėn e mallkon, kurse sot e dashuron, dje u talle me kulturėn, zhvillimin e saj, i pėrqeshe qytetet me kulla, me kambanare, me kryqa, me kapitalistė plot dhjamė dhe mbi ”Shėn Mėrinė e Parisit” u krenove qė vure qeleshe, edhe kėtu gjete vend dhe u pėrqeshe…!
    A keni harruar ēka keni shkruar? Keni shkruar, qė jeni krenuar, se nė gjoks mban ”Nė metal tė distinktivit, fytyrėn e dashur tė Leninit”! “
    Qindra vite kaluan duke i ndjekur krimet e vegjėl, por bota nuk e zbuloi dot krimin e madh, po nė botė ja u ngrit, me mjekėr tė gjatė gjer nė retė. Parathėnėsi mė i madh me emrin Marks”, nga poezia “Te Kėshtjella e Hamletit nė Danimarkė”
    A jeni penduar pėr gjithė ato ēka keni shkruar? A jeni penduar qė keni fyer, akuzuar, poshtėruar, dėnuar librat hyjnorė-Ungjill e Kur’an, keni sharė priftėrinj e hoxhallarė, minare e kambanare, keni dashuruar komunizmin, keni urrejtur kapitalizmin, Evropėn, Perėndimin, Romėn e Bonin, Parisin e Washingtonin… A jeni penduar qė keni dashuruar dhe jeni krenuar me fytyrėn e dashur tė Leninit, me mjekrrėn e Marksit, tė cilin e queni “profeti mė i madh i njerėzimit dhe zbulues i rrugės sė krimit…”!

    Nėse jeni penduar, pėr ato qė keni shkruar, atėherė, unė s’kam pse me vazhduar. Prej sotit je nė dorė tė Zotit…!
    Por, jetėn politike, fetare dhe kombėtare nuk duhet shikuar pėrmes imagjinatės, iluzioneve dhe fantazisė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejm kah vetja jonė, drejt jetės, drejt sė vėrtetės.
    E vėrteta ėshtė se sistemi i vlerave qė e ka ndėrtuar strukturėn tradicionale tė Perėndimit buron nga filozofia antike greke, kultura romake, trashėgimia pagane e popujve barbarė, feja e krishterė, tė cilėn Evropa e ka interpretuar nė njė mėnyrė specifike tė veten, e ndikuar pjesėrisht nga Hebraizmi dhe Islamizmi…Por, Evropa e sotme vjen nga Iluminizmi…
    Iluminizmi nė vend se tė ndriēojė ndodhi shpesh qė ai errėsoi…! Sot, tipari mė i veēant i qytetėrimit perėndimor ėshtė sekularizmi. Kuptimi i termit sekularizėm nė rrafshin praktik ėshtė nxerrja e fesė jashtė jetės. Kristianizmi, sot, nė Evropė, nuk ka funkcion politik, ekonomik, kulturor, shoqėror…Ka mbetur njė lidhshmėri sipėrfaqėsore emocionale dhe njė dekor me ngjyrė sociale….
    Nė projekt-kushtetuten e Bashkėsisė Evropiane nuk hyri trashėgimia kristiane. U mundua Papa, u mundua Vatikani, por nuk iu shkonte zani…! Nė kėtė projekt-kushtetutė, edhe sot, mungon fjala Zot…!
    Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė njė pėrshtatje e re. Ēdo pėshtatje e re, thoshte, Erih Hofer-i, ėshtė krizė e vetėvlerėsimit.
    Ne kemi kriza tė tjera, si tė mirėbesimit, mirėkuptimit…, por jo tė vetėvlerėsimit…! Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je…!


    Bani gjk, kjo Teme tashme Ekziston:


    postuar nga Arrnubi ,
    prandaj te lutem mos perdor copy&paste
    sa per te njollosur forumin shqiptar.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64917

    ps. tema > raportim tek moderatoret.


    NoName

  2. #72
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shiu!
    Qe mos te bezdis forumistet tjere po te them dicka.
    1. Une nuk futem tek forumet fetarenese nese ke sy .
    2. Boshnjak i quajne ata qe jetojne ne Bosjne, ose si i quan ti?.
    3. Kurr nuk them qe te krishtere nuk ka te varfur.
    4. Nga njehre te pergjigjem me injorance , sepse mendon se ti vet je enciklopedia e botes mbare. Kerkon gabimet gjuhesore dhe gramatikore te miat, por kur njerzit si do ketu me lart as shkronjat nuk i dine, ti nuk reagon.
    5. Ku ka tema qe kan lidhje me kombin une mendoj qe kam te drejte te jam pjesemarres ne to. Kjo eshte nje nga ato
    Keto ishi pese pika te thjeshta,OK.

    Tashti per temen nese ka mundesi.
    Te bejme krahasime e te shohim intelektin e ketij qe ben apel Kadarese.
    Nese mendon ti se ky burri qe po kerkon nga Ismail Kadare te zgjohet, , atehre edhe une mendoj se kam te drejte ti them ketij qe vet eshte ne gjum dhe atu ka ngelur me shekuj. Nga ty kerkoj te i kthesh nje sy historise dhe te parve.
    Gjithe te mirta!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #73
    ismail kadare eshte i madhe ne vepra dhe i vogel ne shpirt
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    NoName te kerkoj falje ty dhe te gjithve, sepse met vertet nuk e kam ditur qe ky shkrim gjindet ne Forum. Un kete shkrim e kam marrur dika Tjeter ...

    citim NoName: sa per te njollosur forumin shqiptar.
    Auu haa kush po flet per njollosjen e ForumitShqiptar, nejse nejse se gjith po te njofin tash se kush je ti, nuk kam nevoj te bej ndonje koment.

    Paq

  5. #75
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Ti nuk e ke idene se sa vasha shqiptare ka pasur harremi i sulltanit,prandaj mos ja fut kot...bej ndonje kerkim dhe ke per ta pare se sa shume kane qene....Ne harrem ka qene dhe Vasiliqia, pavaresisht se greke, por ama ka qene gruaja e Ali Pashes. Por sado e hidhur, e verteta eshte se shqiptaret, pas vdekjes se skenderbeut, per shkat te dhunes se pashembullt osmane mbi ta (fermani i sulltan mehmetit thote : arnavutet per te paguar kokfortesine e tyre ose do te kthehen ne muslimane ose do te zhduken nga faqja e dheut), kthyen kurrizin nga frynte era, dmth u kthyen ne myslimmane....
    Un them qe nuk eshte ashtu te pakten deri shume shume vone. Un di neper libra tregime se si meshkujt e Pukes shkonin me koke te mbuluar kur Sulltani u kerkoi vajza, dhe kur i pa qe ishin meshkuj ju pre koka dhe dicka tjeter, dhe qe sot e kesaj dite ato vasha akoma mbajne nje shami te zeze ne kohe ne kujtim te ketij gjesti etj etj. Sulltani mund te kete marre me dhune sic thua ti, sic jane perdhunuar dhe kosovaret ne lufte, por vullnetarisht nuk besoj te kete patur nje numer aq te madh sac thua ti. Jo gjithshkah ndodhi mbas vdekjes se Skenderbeut.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #76
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Po cte shkuaj o derezi. ShiHe cfare idiotesirash ka shkruar ai talebani aty lart qe te pelqeka ty : Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan- atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…

    hajde fol tani. nga shiu ne bresher. pra i bie qe ikem nga nje pushtues e zgjodhem nje tjeter pak me larg andej nga azia. Nuk u asimiluam nga Serbia por u asimiliuam nga Turqia prandaj edhe emrat i kemi joshqiptare si puna e Sali, Enver, Ramiz e oriz. Ptttu njerez pa karakter.
    C'fare hiprokrizije!! Ncuuuk, ncuuuk. Islamizimi i shqipetareve dhe sherbimi ndaj armikut turko-musliman si skllever ne armat e gjetiu e lehtesoj dhe pershpejtoj asimilimin e milionava shqiptareve ne turq. Sipas statistikave te ndryshme, flitet se ne Turqi sot jetojne diku rreth 5-6 milion turq me prejardhje shqiptare. Si fakt tjeter te asimilimit kami turqit qe jetojne brenda tokave etnike shqiptare, me shumic ne Prizren e ju mjekrrullaca flisni pallavra qe nuk pine uje askund. Le te na tregon ai mjekrrullaci sa eshte numri i shqipetareve aktual qe e quajne veten shqiptar? 7-8 milion. Kjo verteton qe sundimi turko-islam beri te asimilohen mbi gjysma e popullates shqiptare ne turk.

    Turp per juve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 09-04-2006 mė 19:36

  7. #77
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Un them qe nuk eshte ashtu te pakten deri shume shume vone. Un di neper libra tregime se si meshkujt e Pukes shkonin me koke te mbuluar kur Sulltani u kerkoi vajza, dhe kur i pa qe ishin meshkuj ju pre koka dhe dicka tjeter, dhe qe sot e kesaj dite ato vasha akoma mbajne nje shami te zeze ne kohe ne kujtim te ketij gjesti etj etj. Sulltani mund te kete marre me dhune sic thua ti, sic jane perdhunuar dhe kosovaret ne lufte, por vullnetarisht nuk besoj te kete patur nje numer aq te madh sac thua ti. Jo gjithshkah ndodhi mbas vdekjes se Skenderbeut.
    Ore po si kujton ti se te tjerat kane shkuar neper harreme vullnetarisht, vetem shqiptaret qene te ndershme, i moren me zor?

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Diku lexova ne shtypin shqiptar se popullata e Prizrenit dhe disa komunave tjera ka kerkuar qe te jete gjuhe zyrtare turqishtja njesoj si shqipja.

    Simbas tyre keshtu ka qene ne kohen e jugosllavise (nuk habitem pse ndoshta me shume deshire per shkaqe politike Serbia deshironte te kishte turq (te ardhur)se sa shqiptare).

    Por habitem se sa shume turq paska pase Kosova se nja 300 mije iken ne Turqi ne kohen e Titos, e prap paskan mbete aq sa me kerkue gjuhe zyrtare turqishten ne disa komuna e qytete.

    Nejse, nqse jane shumice u takon....

  9. #79
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar mė parė nga Bani gjk
    Zgjohu bre, Kadare!

    MEXHID YVEJSI



    Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan- atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…
    Nuk u asimiluan, sepse, nė fjalėn e Tij, Zoti e ka dhėnė dijen e nevojshme pėr shpėtim…
    Zgjohuni tė pėrgjumur! Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je!

    E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Konica tha: “ Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar.”
    Turqia, toka e premtuar

    Perse kane zgjedhur ne periudha te ndryshme te emigrojne kryesisht ne Azine e Vogel. Dy marreveshjet e Stambollit, me greket dhe serbet, per spastrimin etnik te shqiptareve. Dhe pse u be Turqia, vendi ku lindi komuniteti me i madh i shqiptareve ne bote.



    Legjenda thote se gjate nje ndeshjeje te kampionatit Italian te Serie A, ekipet e Interit dhe Breshias u bene deshmitare te nje sherri mes dy lojtareve ekstrakomunitare qe shaheshin mes tyre ne nje gjuhe te cuditshme. Igli Tare bjondi shtatlarte shqiptar, pasi kapet per duarsh e kembesh me sulmuesin turk Hakan Shykyr, ndahet prej tij duke shfryre disa sharje shqip me ze te larte. Por Shykyr ia kthen po shqip (ndonese me nje fjalor antik): "Mos shaj ashtu se une kuptoj, se jam shqiptar". "Legjenda" nuk do te ishte e tille nese zgjedh te besosh Igli Taren, nje prej sportisteve me serioze me shtypin jo vetem sportiv. Por tashme legjendat e tjera qe shpesh kerkojne te gjejne shqiptarin tek cdo figure e njohur boterore, jane bere pjese e perditshme e komunikimit njerezor te shqiptareve, e qe ka zanafillen tek nje pyetje e thjeshte: cili eshte numri i shqiptareve qe jetojne jashte, cila eshte origjina e largimit te tyre ne rezonance me periudha te caktuara te historise. Studimet e fundit po tregojne se jane kater epokat qe karakterizuan ikjet e medha te shqiptareve: perandoria otomane deri ne vitin 1912, kur Shqiperia vetshpalli pavaresine, lufterat ballkanike deri ne Traktatin e Lozanes me 1923, Jugosllavia para dhe pas luftrave boterore dhe Shqiperia, deri ne rrezimin e regjimit komunist me 1990. Po ashtu atdheu i diaspores se pare shqiptare ne bote, per arsye dhe motive nga me komplekset, u be Turqia.

    Raportet e shqiptareve me Turqine nuk jane te lehta per tu shpjeguar. Tashme ne memorien kolektive, pese shekujt nen perandorine osmane, cilesohen si nje faze e erret qe konsiderohet fajtore per prapambetjen oksidentale te shqiptareve, njekohesisht kur shqiptaret kane luajtur nje rol jo pak te rendesishem ne hierarkine rixhide te Portes se Larte. (kjo pa permendur ate se e tere rilindja kombetare e ndergjegjes kolektive te shqiptareve, u motivua dhe nxit pikerisht nga nje shtrese ushtarakesh dhe intelektualesh, te rritur dhe edukuar, akademive dhe oborreve te Stambollit). Gjithashtu Turqia permes se pakti dy marreveshjeve me fqinjet "mistrece" te shqiptareve, greket dhe jugosllavet, ka kontribuuar direkt ne spastrimin etnik te tyre nga trojet ku jetonin prej mijera vjetesh, njekohesisht duke u ofruar te larguarve, strehe dhe integrim, ne shoqerine turke, pa asnje lloj diskriminimi. Ne kete lemsh historik, social, kulturor, fetar po aq sa psikologjik, me e udhes eshte te shmangesh nga intepretimet e t'u lesh vend fakteve historike.

    Levizja migruese e shqiptareve gjate periudhes otomane, ka qene konstante dhe kryesisht ne drejtim te Turqise, shpesh e kushtezuar nga fakti se vilajetet shqiptare, ishin furnizuese me nizame dhe ushtarake, te cilet jo rralle vendoseshin ne vendet ku ata sherbenin, jashte Turqise apo Brenda saj. Shqiptaret ne Turqi jane te regjistruar qe ne fillesat e fushatave pushtuese osmane, ne ushtri dhe administrate, por jo te pakta kane qene rastet e shpernguljeve vullnetare. Vendosja e tyre nuk eshte e percaktuar dhe as e njohur mire - bile emri i fshatit Arnautkoy (qyteti i shqiptareve) per fat te keq nuk ka asnje lidhje me etnine e banoreve te tij. Feja nuk eshte nje element i parendesishem mes emigranteve te pare shqiptare. Ne Turqi myslimanet jane kryesisht te shkolluar dhe te integruar ne administrate. Te krishteret jane te vendosur kryesisht ne lagje zejtaresh, origjina e tyre kryesisht nga zonat me tradite ne emigrim, si Korca dhe Kolonja. Shpesh religjioni ortodoks i unifikonte ne opinion me greket, me te cilet se fundmi ata nisen dhe te veteidentifikohen. Ndaj ishte e natyrshme qe levizja shqiptare per rilindje, do te nxitej dhe organizohej nga figura te tilla si Vaso Pasha, vellezerit Frasheri, Namik Qemali, shkrimtar i lindur ne Tekirtag, Ismail Qemali apo Abedin pashe Dino. Kjo levizje e nisur nga keta persona, me ofiqe te larta ne adminstraten turke, do te krijonte kushtet per krijimin e diaspores se pare shqiptare. Por do te ishin vitet e para te shekullit njezete qe do te percaktonin nje tjeter rrjedhe fati per shqiptaret dhe do te nxisnin nje vale biblike largimesh te tyre, nga trojet ku jetonin prej mijera vjetesh.

    Shpallja e pavaresise dhe kerkesa per njohje nderkombetare e Shqiperise pas vitit 1912, pati dhe karakteristikat e veta unikale. Perandoria osmane e gjendur ngushte mes kombeve kryesisht te krishtera qe kerkonin me force shkeputjen, tashme u gjend edhe para presionit te shqiptareve, tek te cilet Porta e Larte kishte patur nje besim thuajse absolut, duke i lene ne dore disa prej frenave kryesore te shtetit. Shume historiane jane te mendimit se deri ne kohen e veteshpalljes se pavaresise, shqiptaret do te ishin ndjere mire me nje status autonomie te zgjeruar, por pretendimet territoriale te serbeve dhe grekeve, njekohesisht dobesimi i Perandorise, shtyne shqiptaret te kerkojne njohjen e tyre nga fuqite perendimore. Per nje loje tragjike te fatit, shume shqiptare pas vitit 1912, do te detyrohen te braktisin trojet e tyre, per t'u vendosur pikerisht ne vendin nga i cili kerkuan te mevetesohen. Pasiguria ne vitet e para te shtetit te pavarur, mungesa e nje shteti qe te kontrollonte tere territorin e vendit, nxisin valen e pare te madhe te migrimit te shqiptareve, jo vetem drejt Turqise, por edhe Shteteve te Bashkuara, Australise, Argjentines, kryesisht te popullsise se krishtere, nje rryme qe nuk do te ndalej deri ne fillim vitet 60. Popullsia myslimane e zonave rurale, e njohur per ndergjegjen e ulet kombetare, do te zgjidhte largimin drejt Turqise, vendit ku ata ndjeheshin me mire dhe ku realisht tashme ishte formuar nje komunitet shqiptar apo me origjine shqiptare. Shpesh ky veteidentifikim me turqit, do te sillte pasoja per shqiptaret. Por haracin me te larte ata paguan pas Traktatit te Lozanes me 1923. Percaktimi i kufijeve te Shqiperise, i nderprere me 1913 nga Lufta I Boterore dhe rinisur me 1919, le jashte territorit te saj dy rajone te gjera banuar kryesisht nga shqiptare, Camerine dhe rajonin e Kosturit. Traktati i Lozanes nenshkruar me 1923, parashikonte shkembimin e popullsive greke dhe turke, per te zgjidhur keshtu nje problem te koklavitur territorial mes dy vendeve. Me tragjikisht nga kjo dalin shqiptaret myslimane te Camerise, te cilet te konsideruar si te tille, pra shqiptare, lihen jashte marreveshjes, duke dale zbuluar keshtu perballe presioneve te autoriteteve greke, qe shpesh i nxiten te braktisin vendin. Nje numer kalojne kufirin per ne Shqipqeri, nje pjese tjeter nisen per ne Turqi, duke u vendosur kryesisht ne rajonin e Izmirit. (Pak vite me vone me 1944, thuajse e tere popullata came do ti nenshtrohej nje perzenieje massive nga ana e autoriteteve greke, nen akuzen e bashkepunimit me pushtuesit italiane fillimisht, e pastaj edhe me ata naziste). Nderkohe Traktati i Lozanes klasifikon myslimanet shqipfoles te Maqedonise si turq, duke i detyruar ata te shperngulen drejt Turqise, qe prej vitit 1924. Nje pjese zgjedhin te shperngulen drejt Shqiperise, cka e bejne edhe nje pjese e tyre pak kohe pasi mberrijne ne Turqi, duke zgjedhur vendin, ku ata identifikoheshin me mire me grupin etnik dhe fetar qe i perkisnin. Eshte e veshtire te thuash sesa ishte numri i shqiptareve te shperngulur ne Turqi, e aq me pak sesa rendesi pati ky komunitet, por sipas regjistrimit te popullsise te vitit 1935, ne rajonin e Stambollit, numeroheshin mbi 6800 vete te vetidentifikuar si shqiptare, qe kishin lindur ne Shqiperi apo qe flisnin shqip.

    Por natyrisht impakt te padiskutueshem ne emigrimin e shqiptareve dhe forcimin e diaspores, do te kishin zhvillimet ne Jugosllavi, para dhe pas Luftes se Dyte Boterore.

    Dy jane valet me te medha migruese te shqiptareve te Kosoves, qe kur krahina e tyre iu bashkangjit fillimisht Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene pas Luftes se Pare (Jugosllavia pas vitit 1928). Vala e pare e largimit te shqiptareve nga Kosova, perputhet me periudhen e Kolonizimit te Kosoves, 1918-1941. Kjo eshte faza kur shteti shumesllavokombesh filloi perpjekjet per vendosjen e autoritetiit ne krahinen e banuar nga shqiptare, kryesisht me ane te vendosjes se koloneve serbe ne tokat e braktisura prej shqiptareve gjate viteve te luftes, apo me pretekstin e nje Reforme Agrare. Gjithashtu u be gjithshka qe shqiptaret te inkurajoheshin te linin vendin e tyre, drejt Turqise dhe Shqiperise. Marreveshja e nenshkruar ne korrik 1938 mes qeverise jugosllave dhe asaj turke, lejonte marrjen nen kujdes nga kjo e fundit, per strehim dhe pershtatje ne nje jete te re ne territoret e Anadollit Perendimor, te 200 000 personave (40 000 familjeve), kryesisht shqiptare, myslimane. Kjo nxit nje vale te madhe migratore shqiptare, drejt Shqiperise, por me shume drejt Turqise. Reagimi filliestar i shqiptareve, merr nje forme me te organizuar proteste me Levizjen e Kacakeve, gjate se ciles shqiptaret e shpronesuar, ne vend te migrmit zgjodhen rrugen e malit dhe te sulmeve guerrilase mbi fshatrat e serbeve dhe sllaveve te tjere. Pas vitit 1929, ose fazes se dyte te kolonizimit te Kosoves, emigrantet shtohen, kjo per faktin se tashme thuajse te gjithe lideret e Levizjes ishin vrare apo arrestuar. Numri i te shperngulurve nuk egziston gjekundi i sakte, cka ka lene vend per interpretime nga historiane te ndryshem. Francezi Michel Roux thote se reforma agrare nuk pati ndonje impact tek te larguarit mes shqiptareve, qe sipas tij jane jo me shume se "disa dhjetra mijera", nderkohe qe sipas Zamir Shtylles, ky numer eshte mbi 200-300 mije. Terheqja eshte me e madhe drejt Turqise, ku tashme familjet shqiptare kishin lidhjet e tyre me perfaqesues te trungjeve fisnore, te ngulur atje prej shekujsh, sesa drejt Shqiperise, e cila vuante serish nje periudhe pasigurie sociale. (Nje pjese prej tyre nga Turqia pak vite me vone rikthehen ne Shqiperi, per te banuar ne zona ku regjimi i te saposhpallurit mbret, Ahmet Zogu po tentonte t'i rigjalleronte). Por largimi i pjeses derrmuese te shqiptareve do te behej drejt Turqise, me te cilen tashme egzistonin lidhje shume te mira infrastrukturore. Hekurudha Nish-Sofje-Stamboll, do te bente qe shume shqiptare t'i hipnin trenit, per tu vendosur kryesisht ne kryeqytet dhe qytetin e Burses.

    Vala e fundit e emigrmit masiv te shqiptareve regjistrohet ne vitet 1950-1960. Kjo kryesisht prej Kosoves, pasi tashme shqiptaret e Shqiperise gjendeshin ne kushtet e nje izolimi total, prej nga ishte e veshtire dhe shpesh e pamundur te largoheshe. Deri ne vitin 1948, shqiptaret e Kosoves gezonin relativisht te drejta thuajse te barabarta me gjithe kombesite e tjera, fale maredhenieve te mira te Beogradit me Tiranen. Prishja e Titos me Stalinin, solli ftohjen e maredhenieve te Jugosllavise dhe me vasalet e Bashkimit Sovietik, mes tyre dhe Shqiperia. Menjehere shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise damkosen me vulen e destabilizuesve te Jugosllavise. Paralelisht promovohet fushata per integrimin e tyre ne Komunitetin turk, te sapo "zyrtarizuar" rishtazi. (Nje formule qe shume ngjashmerisht

    do te riperdorej nga presidenti maqedonas Gligorov ne vitet 90. Gligorov nuk lejoi arsimin e larte shqip per shqiptaret, por qe' goxha zemergjere ne mbirjen ne gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, te mijera xhamive dhe institucioneve edukuese islame). Me 1953, nje tjeter marreveshje nenshkruhet mes Jugosllavise dhe Turqise. Represioni antishqiptar i drejtuar nga ministri i brendshem Aleksandar Rankovic gjate viteve 1945-1953, shtyn me mijera shqiptare te largohen, kryesisht drejt Turqise, duke i shtuar keshtu nje element politik, profilit te padeshiruar nacionalist te tyre. Tashme shqiptaret u shpallen prej Jugosllavise, edhe si armiq te socializmit. Kjo ndjenje antikomuniste ende ruhet sot ne kete shtrese te emigranteve shqiptare ne Turqi. Duhet thene se nje rol negativ luajten gjate kesaj kohe edhe nje pjese e krereve te klerit mysliman, te cilet u shprehen ne favor te emigrimit te shqiptareve drejt Turqise e vecanerisht Stambollit. Edhe sot e kesaj dite egziston nje fare ndjenje perbuzjeje ndaj ketyre klerikeve qe vune "fene para kombit". Si pasoje shume shqiptare do te tentojne te fshihen pas etnonimit "turk" per t'i shpetuar represionit sllav. Keshtu ne regjistrimin e popullsise se vitit 1953 deri ne vitin 1961, numri zyrtar i shqiptareve ne gjithe Jugosllavine shtohet vetem me 3814 vete, ndersa ne Maqedoni ky numer zvogelohet dramatikisht, nga rreth 200 mije, ne pak me teper se 162 mije vete.

    Ne total deri ne vitet 60, numri i te shperngulurve nga Kosova dhe Maqedonia varion nga 230 ne 250 mije vete, 80 perqind e te cileve jane shqiptare.

    Regjistrimet e popullsise ne Turqi dhe zonat e banuara nga shqiptare, nuk japin nje numer qofte dhe afersisht te sakte, sesa prej paraardhesve tane realisht jetojne ne Azine e Vogel (e sa prej tyre realisht e konsiderojne veten ende me origjine te tille). Vleresimet shkojne nga disa qindra mijera, e deri tek ato me entuziastet qe flasin per 6 milion turq, me origjine shqiptare. Por pertej legjendave dhe entuziasmit, nga studimet me te fundit te historianeve, nje gje eshte e sigurt: diaspora shqiptare gjeti kushtet me te favorshme per tu lindur e zhvilluar ne Turqi. Nje arsye me shume per te besuar ato qe Tare tregon ate dite shtatori, kur ne fushen e San Siros, u sha shqip me Hakan Shykyr.
    Sokol Balla, Revista Klan

    Le te lexoje ai mjekrrullaci i pacipt kete artikull dhe mepastaj le te deshmoj rreth:"Si na mbrojti Islami nga Asimilimi", qe ne fakt na asimiloj me miliona shqiptare ne turk.

    Turp per juve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 09-04-2006 mė 19:35

  10. #80
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga banago
    A i dini te gjitha deklaratat e frankofonit tone te madh, Ismail Kadare? Nje nga me te vjetrat dhe tipiket eshte se shqiperia duhet te behet e krishtere qe te kete prosperitet. A nuk eshte kjo nje ofendom per ateistet, te cilet nuk besojne ne zot???
    Do te doja te dija mendimine e ateisteve.

    Ja kalofshi mire!

    Ja mendimi im. Me mire ne nje shoqeri kristiane evropiane sesa ne nje arabo-lindore se te pakten ata evropianet e kane ndare shtetin nga feja dhe nuk te bien ne qafe nese je qafire, infidele apo ateiste sepse demokracia si sistem perendimor i mbron njerezit e cdo ngjyre qofshin me kushtetute ku cdo njeri eshte i = para ligjit. Kurse ne shoqerite e muslimave armiku me i madh eshte ai qe sbeson, pra ateisti.. ai qe ju e quani infidel, qafir e ku di une. E cju duam ne juve? Per te na care koken tere diten me prralla per allaun? Kurren e kurres. E duam evropen se ajo na garanton LIRINE. E kuptove tani o 'shoki'?

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •