Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 127
  1. #101
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Mos hidhni baltė mbi veprat e Kadaresė

    Mos hidhni baltė mbi veprat e Kadaresė,ato janė ndėrtuar nga gurėt e kėshtjellave arbėrore,qė janė bėrė mburojė pėr mbrojtjen e trojeve, nga hordhitė barbare tė tė gjitha kohrave.

    Dikur ishte shprehja: Tėndi mishin ta ha, por ama kockėn ta ruan!
    Kohrat ndryshuan: Tėndi jo vetėm qė tė ha mishin, por tė bluan dhe kockat!
    Njė fushatė e shfrenuar dhe pa precedencė po zhvillohet kėto kohė pėr Gjeniun e letrave shqipe me pėrmasa botėrore Z.Ismail Kadare.


    NoName

  2. #102
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Dritero Agolli: Jam me Qosen kundėr Ismail Kadaresė

    Shkrimtari i njohur vlerėson aftėsitė teorike tė akademikut




    Nė debatin e iniciuar nga gazeta “Shqip” mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė pėr identitetin e shqiptarėve, shkrimtari i njohur, Dritėro Agolli, ėshtė rreshtuar pėrkrah akademikut kosovar. Ai vlerėson faktin se duhet tė jesh njė studiues qė tė flasėsh pėr identitetin e shqiptarėve. Agolli pohon se Qosja ėshtė njė teoricien i mirė dhe si i tillė, ai i di mirė problemet e diskutuara. Pėr bejtexhinjtė, shkrimtari i njohur i konsideron si tė rėndėsishme poezitė e tyre, duke i klasifikuar ndoshta jo indirekt nė vjersha tė gurrės shqiptare. Poezitė e Hasan Zyko Kamberit pėr Agollin kanė ende vlera pėr letėrsinė shqiptare. Pėr identitetin kombėtar, Agolli thotė se ai ndryshon me vonesė, duke iu pėrshtatur risive dhe jetės. A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses pėr identitetin e shqiptarėve dhe si u ėshtė dukur ai? Nuk dua tė flas pėr kėtė problem, sepse kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet parė, duhet studiuar, pastaj duhet diskutuar. Por nuk flas dot, sepse Rexhep Qosja ėshtė njė shkencėtar dhe i di mirė kėto problemet e diskutuara. Unė duhet ta studiojė mirė kėtė problem dhe nuk jam njė teoricien qė jam i specializuar pėr kėtė gjė.

    A jeni dakord qė identiteti shqiptar ėshtė nė lėvizje dinamike, ose e thėnė mė thjeshtė nga njė shumicė myslimane e imponuar nga rrethanat historike tani po orientohet me shpejtėsi drejt Perėndimit?

    Unė, edhe dikur, e kam thėnė se identiteti dhe ēdo gjė nė shoqėri edhe nė natyrė ndryshon, ndryshojnė edhe identiteti ose karakteri kombėtar qė i thoshim dikur. Por, sipas kohės, gjithēka ndryshon tepėr ngadalė. Brenda identitetit ēfarė hynė? Hynė gjuha, hynė territori gjeografik hynė zakonet, hynė konstitucioni shpirtėror tė gjitha kėto janė elemente qė ndryshojnė. A ėshtė kjo gjuhė qė kemi ne sot si e Buzukut, nuk ėshtė apo jo. Ja ku janė ndryshimet. A janė kėto zakonet tona pas 500 vjetėsh? Nuk janė kėto, mbetet vetėm thelbi i tyre. Kjo do tė thotė se ēdo gjė ndryshon sepse ka shtresa dhe mbishtresa. Fjala vjen ai cikli i kreshnikėve ka shtresa dhe mbishtresa, sepse ai ka dalė qė nė shekullin e 12 dhe papritur nė njė pjesė lexohet shprehja e qėlloi me kobure. Po ku kish kobure nė shekullin e 12? Pra, kėtu kuptohet qė gjithēka ėshtė e shtresėzuar dhe qė pėson ndryshime, por tė ngadalta. Prandaj, ndryshimi ėshtė i lėvizshėm dhe lėviz ngadalė. Po tė marrim gjuhėn shqipe ėshtė po kjo, por me ndryshime tė mėdha, futen fjalė tė huaja, por nė thelb mbetet po ajo. Kemi dhe Bashkimin Evropian si u bashkuan thanė se do tė bėhemi njė, do tė marrim dhe do tė japim dhe ja u bashkuan? Por, kjo ka ardhur me kohė, ēdo gjė ndryshon. Madje, nė tė ardhmen pas disa qindra vjetėsh do tė bashkohen kombet do tė ndryshohen kombet. Mundet qė mbas 10 shekujve fjala vjen nuk do ketė gjuhė do tė mbetet vetėm njė gjuhė. Ēdo gjė ndryshon, por ndryshon ngadalė. Si e shohė unė ndoshta jam mėsuar me mendimin kolektiv, por ndryshimit i besoj. Mėnyra e individit lidhet me karakteristikat kombėtare dhe tė identitetit.

    Sipas njė sondazhi tė funfundit, pėr shkak tė specifikės qė ka Shqipėria, njė pjesė e madhe e saj ėshtė ateiste. Pjesa mė e madhe e popullsisė me besim mysliman ėshtė nėn 50 pėr qind, a ka apo nuk ka rėndėsi kjo pėr integrimin nė BE? Apo kjo lojė qė po bėjnė pėr shifrat ėshtė e kotė?

    .... Ja t’i marrim me luftėrat pėrmes Qipros dhe luftėrat nė Irak, po nė Irlandėn e veriut dhe nė Angli a nuk janė dy besime fetare ose dy sekte, janė protestantėt dhe katolikėt. Pra, kjo do tė thotė qė janė tė barabarta besimet fetare dhe domethėnė qė nuk ka luftė.

    Nė njė debat mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė ka qenė pėr Nėnė Terezėn ku njėri e himnizon dhe tjetri po thotė se po shpėrdorohet figura e saj. Ēfarė qėndrimi duhet tė mbahet pėr kėtė figurė?

    Pėr mua, ajo ėshtė shqiptare qė ka dhėnė kontribut dhe qė meriton lėvdata. Unė thjesht nuk doja qė emri Nėnė Tereza tė vendosej pėr shumė emėrime si universiteti “Nėnė Tereza”, sheshi “Nėnė Tereza” dhe aeroporti “Nėnė Tereza”, apo edhe nė akademinė ushtarake, sepse ajo nuk ėshtė ushtarake tek e fundit, por duhet vendosur nė anėt humanitare.

    Shqipėria ėshtė mes Lindjes apo Perėndimit, as Lindjes as Perėndimit apo ėshtė ose Lindje, ose Perėndim?

    Gjithė Ballkani ėshtė nė mes Lindjes dhe Perėndimit edhe ne bėjmė pjesė nė Ballkan. ..... Ne cilėsohemi si njė vend pagan qė nuk besojmė dhe ia kemi kaluar nė kėtė anė Evropės. Sepse nė Evropė ka shumė besimtarė. Letėrsia e bejtexhinjve ka qenė njė letėrsi e rrjedhur nga gurra popullore shqiptare, apo ka qenė produkt i fundit kulturor qė ka induktuar pushtimi otoman? Bejtexhinjtė ishin poetėt e parė qė hapėn rrugėt e kėsaj poezi siē ishin dhe kronikanėt e veriut tė katolicizmit. Ata ishin shkrimtarė qė kanė folur pėr shumė tema. Kanė vjersha pėr dashurinė, dhe pėr shumė tematika tė tjera qė ishin aktuale nė atė kohė. Pėr shembull, Hasan Zyko Kamberi ka bėrė vjershė edhe pėr paranė, “pėr paranė shes evlanė”, si t’i thuash kėsaj nuk ka gjė mė aktuale. Kush nga poetėt ka folur pėr paranė mė mirė nga ky. Ai ka folur pėr trahananė, shumė interesante.

    "Gazeta Shqip"

  3. #103
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kadareja eshte, ka qene, dhe do te jete intelektual ne krize deri diten kur te mbylle syte.Kadareja nuk ka nje linje.Kadareja nuk eshte as Ismail as Ismael.Kadareja eshte si nje fabrike traktoresh qe prodhon tanqe.
    Un e kam lexuar dhe me ndjell neveri servilizmi qe kuterbon ne veprat e tij ne kohen e komunizmit.Ky pseudohumanist i madh e shqiptardashes ne kohen e Enver Hoxhes i gdhinte netet e dimrit ne shtepine e tij moderne i zhytur ne kulltuk luksoz duke kujtuar me nostalgji ollgalleqet e tij ne liqenin e mjellmave ndersa me qindra mijera fisnike e njerez me shpirt te madh,klerike muslimane,katolike e ortodokse,rrotulloheshin si brumuj poshte nje batanije te vetme leshi ne burgjet e Spacit,Burrelit etj.Te uritur te etur per liri dhe drejtesi.Kadarese nuk i qau shpirti per keta bij nenash qe sakrifikuan veten e tyre por 180 grade ekstrem tjeter i thurte vargje sistemit gjakatar me servilizem.Para dy vitesh ne nje interviste me paskrupulltesine me te skajshme e bajate Kadare flet keq per personin e Enver Hoxhes,duke harruar te kaluaren e tij,duke na dhene te kuptojme dhe njehere qe nuk ka nje stil nuk ka nje linje nuk ka nje Kadare sic mendohet.

    Ne shkrimin qe lexova ka thene dicka gjys me vend.Ekstremistet Islamik dhe qarqet ortodokse Greke jane ne demin e Shqiperise.Kjo eshte gjys e vertete.I nderuari kameleon Kadare nuk besoj qe eshte aq mendje mbyllur sa te mos kuptoje nje te vertet te qarte si drita e te bardhe si bora,se ekstremistet Islamik dhe ne vecanti ky term eshte perdorur pikerisht ne vendet e mjera ku civilet e shkrete kane pasur fatin te perballen me shiun predhor Amerikan.Ne irak i quajn ektremiste ata qe luftojne per token e tyre,per nderin e tyre per pasurine e tyre.Me thuaj i nderuari Kadare kush do te ishte ai popull qe do te toleronte ti cenohej nderi dhe pasuria?Me cte drejte mund ti quaj ektremiste dhe terroriste Cecenet qe ariu rus i ka mberthyer nen putren e tij qe kuterbon kerme.Me cte drejte ti quaj ektremiste irakenet qe qajne bijt e tyre mbi arkivole bosh pasi shiu predhor ua ka hedhur koke kembe e krahe te njome bulevardeve e trotuareve gropa gropa.Pra Kadare gabon kur permend ektremizmin islamik ne shqiperi nderkohe qe nje fenomen i tille nuk egziston.Ektremizem dhe terrorizem islamik ka vetem ne vendet ku amerika ka interesa.Franca ku jeton Kadareja,Italia,Anglia,Amerika,u kane dhene te drejten e plote qe besimtaret muslimane te praktikojne ate qe besojne,Kadareja e sheh ekstremizmin tek shqiptaret me mjekra e qe shkojne ne xhami ne truallin e tyre ne shtetin e tyre,qe blejne,shesin,qeshin,qajne,lindin,vdesin, po aty.Ekstremizmin Islamik nje njeri me mend nuk duhet ta kerkoje tek islami por tek Amerika.E kam fjalen per njerez me mend jo per debilet.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #104
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjeniun e letrave shqipe me pėrmasa botėrore Z.Ismail Kadare…
    Z. Kadare, mund, dhe sipas meje thjesht mund, te jete ai gjeni i letrave shqipe me permasa boterore. Gjithsesi, Z.Kadare ka thjesht kete vecanti dhe asgje me teper…!



    NoName

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Se shihni endrra me sy hapur prandaj jeni akoma 5 shekuj mbrapa bote. Po cthua o qyqar si mund te triumfoje nje sistem mesjetar dhe injorant perpara nje sistemi te civilizuar dhe plot dije? Historia na ka mesuar se bota shkon perpara, kurre prapa. Evropa kaloi nga skllavopronaria ne feudalizem, socializem, kapitalizem, apo klasicizem, romantizem, ekspresionizem, impresionizem, futurizem, modernizem e postmodernizem. Si thua ti, pasi kemi evoluar gjithnje e me shume do kthehemi prape ne kohen e mesjetes tende? A e kupton sa gabim ja fut? Wishful thinking i thone kesaj tendes. Evropa kurre nuk do kthehet ne ate qe do ti sepse ne gen eshte e LIRE dhe LIBERALE. Ca gjera jane me gene e trashegimi ne kete bote, llap sa te duash ti. Nuk mund te kthehet nje sternip i Victo Hygose ne bejtexhi syresh, ashtu si nuk mund te kthehet nje sternip i Zhan Zhak Rysose apo Frojdit ne recitues xhamie. Kapish ?? Nccc e di e di..po perpiqu te pakten. Mjaft jetove ne boten surreale alla Sadam dhe Ali Komiku.

    Kadareja eshte jo vetem ndergjegja e popullit tone, por ndergjegja e krejt Evropes se lire qe ideal udheheqes ka lirine e individit dhe mundesine per per zgjedhjen e lire, jo imponimin dhe dhunen. Kush se kupton ben mire qe te lexoje e kulturohet me shume per ta kuptuar..ose mos te flase fare.
    Po une nuk te thashe qe ta pish canabisin kaq shpejt !

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    bravo forum126, ORION
    beni copy/paste se nuk ka kush i mbush faqet.

    Citim Postuar mė parė nga Rejjan
    Shpejto se nuk ke shume kohe. Sipas analisteve per 20 vjet Islami do te jete feja dominuese ne Evrope.
    Atehere me mire ti lutesh atij busti te shemtuar qe ke ne shtepi, te pish canabis ose te behesh muslimane, por me bindje ama.
    mbase te kuptoj keq ketu por mua me duket si kercenim ky per ata qe nuk besojne. Dmth po u be islami feja dominuese ēfare ... behu pak me i qarte,
    dhe nuk kuptoj se si jeni kaq te shpelare nga truri perderisa ēdo pabesimtar e kujtoni se i lutet busteve ose pi canabis. apo kush nuk beson allahun e muhamedin tend i ka automatikisht te gjitha epitetet e keqe qe mbesin.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    O Y-pso !

    kupto me mire se cdo te thote batute

  8. #108
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ja si e ka bukosur Kadareja qosen sot, qe ky i fundit mos ta marre me penen mjerane e te shkruaje

    Kadare: Pabesia e njė polemisti

    Ėshtė pritur njė reagim prej jush lidhur me polemikėn e Qoses. Nė Shqipėri ėshtė bėrė zakon qė polemistėt nuk presin gjatė pėr t'u pėrgjigjur. Ju keni treguar mosgatishmėri pėr pėrgjigje…
    Ėshtė e vėrtetė. Madje edhe nėse iu pėrgjigja kėrkesės suaj, e bėra pėr respekt te lexuesit shqiptar dhe tė askujt tjetėr. Ėshtė njė gjė e bezdisshme tė marrėsh pjesė nė njė polemikė tė pabesė. E tillė quhet polemika kur njėri nga polemistėt, ose tė dy, e mbėshtesin zjarrminė e tyre mbi diēka tė pavėrtetė, diēka tė sajuar prej atyre vetė. Kjo ėshtė njė dredhi e vjetėr, kur polemisti sajues shpreson qė sajesa e tij, duke u pėrsėritur, tė merret si e mirėqenė.
    Pikėrisht kjo ėshtė bėrė prej Qoses, nė shkrimin e tij tepėr tė gjatė, tė mėrzitshėm dhe po aq tė pamoralshėm.
    Nė kėtė shkrim polemizues lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve, pėr tė falsifikuar thelbin e ēėshtjes: integrimin e shqiptarėve nė Evropė, Qosja pėrdor pikėrisht dredhinė e vjetėr, qė u pėrmend mė lart. Nė sprovėn time jam pėrpjekur tė vėrtetoj se synimi shqiptar drejt Evropės ėshtė jo vetėm i logjikshėm, i natyrshėm e i kahershėm, por ėshtė i vetmi shans i ynė.
    Ēdo polemist ka tė drejtė ta kundėrshtojė kėtė ide, pėr tė parashtruar njė tjetėr. Por asnjė polemist nuk ka tė drejtė qė, pėr tė rrėzuar idenė e kundėrshtarit, ta ndryshojė e ta kthejė kokėposhtė atė. Qosja ka bėrė pikėrisht kėtė gjė. Gjithēka qė kam thėnė pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, ėshtė quajtur prej tij si kundėrmuslimanizėm.
    A mund ta shtjelloni pak mė gjerė, nė mėnyrė qė pėr lexuesin tė jetė mė e qartė ku qėndron thelbi i ēėshtjes?
    Thelbi ėshtė i thjeshtė. Qosja, pėr shkaqe qė i di ai, ėshtė nė kėrkim tė njė flamuri. Meqenėse flamuri i shėmtuar i "revolucionit tė vonuar demokratik mė 1997" i ra e, meqenėse nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė i ra edhe flamuri politik, ka menduar se spekulimet fetare janė tė pėrshtatshme pėr t'u bėrė protagonist. Ai ka nisur tė valėvitė flamurin e kinse mbrojtėsit sė muslimanizmit shqiptar. Nė kėsi rastesh, flamurtundėsi, pėr t'u bėrė i besueshėm, shpik njė kundėrshtar qė, sipas tij, valėvit flamurin e kundėrt.
    Nė ēdo vend ky do tė quhej njė mashtrim i rėndė. Nė Shqipėri, nė kushtet e sotme tė problemeve tė brishta fetare, mashtrimi merr ngjyrat e njė provokimi tepėr tė rrezikshėm.
    Tė provokosh e tė nxitėsh pėrēarje fetare sot nė Shqipėri ėshtė krim. Duke e ndier kėtė, disa analistė shqiptarė kėrkuan, me tė drejtė, qė kjo kinse polemikė tė mos vazhdonte. Pėr fat tė keq, ndodhi e kundėrta.
    Nė sprovėn time "Identiteti evropian i shqiptarėve" nuk ka as kundėrmuslimanizėm e as racizėm evropianist kundėr "identitetit tė Lindjes muslimane", siē thotė Qosja. Madje shprehje tė tillė si kjo e fundit as qė gjenden nė kėtė shkrim.
    Nė kėtė sprovė, nė disa paragrafe ėshtė kundėrshtuar teza e Qoses se identiteti shqiptar ėshtė i ndarė, pra gjysmak. Kjo tezė mė ėshtė dukur gjithmonė, dhe jo vetėm mua, me zanafillė tė vjetėr antishqiptare, kryesisht serbe.
    Qosja kishte tė drejtė tė mbrohej e tė shtjellonte tė kundėrtėn. Mirėpo ai zgjodhi njė rrugė tjetėr: pėrgjigjen e shproporcionuar e tė pamoralshme.
    Qosja shkon edhe me larg. Duke pėrmendur fushatėn fyese tė bėrė kohėt e fundit kundėr profetit Muhamed, nė mėnyrė djallėzore e trajton sprovėn time si pjesė e kėsaj fushate e tė inkurajuar prej saj. Do t'i thoshja atij dhe gjithė haxhiqamilėve tė tjerė se, nė jetėn time nuk kam fyer kurrė asnjė profet. Nė qindra faqet qė kam shkruar pėr universin e perandorisė otomane, nuk kam pėrmendur kurrė pėr keq emrin e profetit tė muslimanėve. Dhe jo vetėm kaq. Jo vetėm nuk e kam shpėrfillur, por, kur ka qenė rasti, kam bėrė tė kundėrtėn. Nė trajtesėn time tė fundit "Dantja i pashmangshėm", e cila u shkrua e u botua pikėrisht nė kohėn e fushatės kundėr profetit, kam shkruar se i vetmi gabim i poetit tim mė tė adhuruar, Dante Aligierit, ka qenė pikėrisht shpėrfillja ndaj Muhamedit. Do t'ju lutesha qė pėrbri kėsaj interviste tė botoni nė gazetėn tuaj, qoftė edhe njė paragraf tė kėsaj trajtese, nė mėnyrė qė lexuesi shqiptar tė kuptojė se sa larg mund tė shkojė monstruoziteti i njė shpifjeje.
    Nė sprovėn "Identiteti europian i shqiptarėve" jo vetėm nuk ka kurrfarė kundėrmuslimanizmi, por i ėshtė bėrė mbrojtja mė e plotė muslimanizmit shqiptar. Tezat zotėruese, tė pėrsėritura disa herė nė kėtė sprovė janė tri: E para, muslimanizmi shqiptar nuk pėrbėn kurrfarė pengese pėr integrimin e kombit tonė nė Europė. E dyta, njė musliman shqiptar ėshtė po aq europian sa njė katolik apo njė ortodoks shqiptar. E treta, ne do tė hyjmė nė Evropė jo me njė ose me dy, por me tė tre besimet tona.
    Si e shpjegoni interesimin e lexuesit pėr tema tė tilla?
    Mė duket e natyrshme. Biseda pėr Europėn ėshtė ndėr themeloret sot nė Shqipėri, nė Kosovė dhe kudo nė diasporė. Nė konceptin "Europė" pėrfshihet Perėndimi, Aleanca atlantike dhe Shtetet e Bashkuara.
    Ndėrkaq, duhet thėnė se pavarėsisht se problemi ngjan tepėr bashkėkohor, ai ėshtė i vjetėr, mbi njėshekullor. Rilindja shqiptare e ka ngritur ēėshtjen e rikthimit nė Europė shumė kohė pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė prej robėrisė otomane. Gjatė gjithė shekullit XX, ēėshtja shqiptare ishte e pandarė nga raportet me kontinentin. Fill pas pavarėsisė sė Shqipėrisė nė fillim tė shekullit, problemi numėr njė u bė kthimi nė Europė. Ne i dimė tani dy pengesat tragjike pėr kėtė: regjimi komunist nė Shqipėri dhe regjimi komunist jugosllav.
    Gjatė gjithė shekullit strategjia antishqiptare nė Ballkan bazohej mbi njė mit tė rrejshėm: shqiptarėt janė mish i huaj nė Europė. Si tė tillė ata s'kanė vend kėtu. Si tė tillė ata edhe mund tė dėbohen, tė copėtohen e tė shpėrngulen. Millosheviēi besoi se Europa do t'i jepte dritėn e gjelbėrt, qė ai, si kalorės i krishterimit serb, tė shkulte nga rrėnjėt kombin "joeuropian musliman" tė shqiptarėve.
    Strategjia shqiptare ėshtė bazuar nė tė kundėrtėn: shqiptarėt, popull trifetarsh, janė popull themeltar nė Ballkan e nė Europė, ngulitur nė tokėn e tyre qysh nė lashtėsi. Nė kėtė vizion, ēėshtja e tri besimeve lidhet natyrshėm me tė drejtėn pėr tė ekzistuar. Nė sprovėn time ka njė nderim tė barabartė pėr tė tri besimet fetare tė Shqipėrisė. Eshtė theksuar legjitimiteti i tyre dhe uniteti i tė tri besimeve kur ka qenė fjala pėr ēėshtjen e lirisė. Eshtė theksuar, pėr shembull, se si muslimanėt shqiptarė janė ndodhur shpesh nė vijėn e parė tė luftės pėr ēlirimin nga otomanėt, ndonėse kishin tė njejtin besim me ta. E po ashtu, ortodoksėt shqiptarė kanė qenė nė vijėn e parė tė luftės kundėr sulmit antishqiptar tė fqinjėve me tė njėjtėn fe. Katolicizmin shqiptar, ndonėse nuk i pėrkas si besim, unė e nderoj pėr dy arsye: e para, siē nderoj ēdo besim njerėzor, e dyta, dhe mė e rėndėsishmja, si dėshmi e rrėnjėve, qė duan t'ia mohojnė kėtij populli. Tė nervozohesh sot kundėr tij, siē bėn Qosja, ėshtė, pėr tė thėnė fjalėn mė tė lehtė, e pashpjegueshme.
    Pyetje: Nga shkrimi i Qoses kundėr jush kuptohet se ka patur njė zemėrim tė grumbulluar pėr njė kohė shumė tė gjatė. E keni ditur ju kėtė gjė? Me sa kemi informacion, ju keni ndihmuar pėr botimin e dy librave tė tij kryesorė nė Paris, bile tė prezantuara me parathėnie prej jush. A nuk ka njė kontradiktė nė kėtė histori?
    Pėrgjigje: Nga shkrimi i tij i gjatė ashtu del: njė mllef i vjetėr, gati i pėrhershėm. Kam qenė i pavemendshėm pėr ta pikasur njė gjė tė tillė. Nuk e them kėtė me ndonjė mburrje, si ata qė duan tė thonė: s'merrem me kėsi meskinitetesh! Fakti qė, siē e pėrmendni ju, kam ndėrhyrė pėr botimin e dy librave tė tij nė Paris, madje njėrin tė shoqėruar me parathėnie tė gjerė, tregon se edhe nėse diēka kam ditur, nuk i kam dhėnė rėndėsi.
    Mendoj se, nėse ka kundėrthėnie nė kėtė histori, ajo nuk ėshtė nė anėn time, por nė anėn e tjetrit. Ajo e ka emrin mosmirėnjohje. Dhe mosmirėnjohja kur kapėrcen ēdo kufi dhe kthehet nė atė qė quhet "mosmirėnjohje e zezė" , atėherė kjo ėshtė pabesi. Dhe, siē mund ta dini, njė burrė i pabesė ėshtė krijesa mė e pėshtirė nė botė.
    Pyetje: Ju keni ndėrhyrė gjithashtu pėr botimin nė Francė tź librit tė Rugovės "Ēėshtja e Kosovės", me njė parathėnien tuaj. Si kanė qenė marrėdhėniet midis jush?
    Pėrgjigje: Jemi njohur herėt, si dy kolegė tė letrave. Jemi takuar shumė herė, nė fillim nė Tiranė, mė pas nė Prishtinė, e sidomos nė Paris, nė kohėn qė ai kryesonte LDK-nė dhe u bė president i Kosovės. Botimi i librit tė tij "Ēėshtja e Kosovės" luajti njė rol tė madh nė atė kohė pėr njohjen e dramės shqiptare atje. Kemi takuar sė bashku disa personalitete, si p.sh. Michel Rocard-in, kryeministėr i Francės nė atė kohė, e tė tjerė.
    Mė pas ka qėlluar qė e kam kritikuar, kur kam menduar se ka bėrė gabime, por ato kritika nuk e kanė prishur miqėsinė e hershme. Jemi takuar pėrsėri pas ēlirimit tė Kosovės njėlloj si mė parź.
    Kur dy njerėz e kapźrcejnė pezmin, gjė qė, pėr fat tė keq, nuk ėshtė e shpeshtė tek shqiptarėt, merita quhet zakonisht e tė dyve. Do tė thoshja se, nė rastin qė pėrmenda, merita ka qenė, nė radhė tė parė e tij. Kėtė e them jo vetėm pėr respektin ndaj njeriut qė nuk ėshtė mė, por sepse e vėrteta kėshtu ka qenė: isha unė qė e kisha kritikuar dhe ishte ai qė nuk ka mbajtur mėri.
    Pyetje: Qosja, por edhe ndonjė tjetėr ju akuzojnė se ju po nėnvizoni si tepėr karakterin europian tė letėrsisė shqipe. Gjithashtu e identifikoni Europėn me qytetėrimin e krishterė.
    Pėrgjigje: Po e nis pėrgjigjen nga kjo e fundit. Asnjėherė nuk jam pźrzier nė njė diskutim tė tillė. Fakti qė kam theksuar me forcė hyrjen e popullit shqiptar, ashtu siē ėshtė, me tri fé, nė familjen europiane, tregon se ē'vizion kam patur dhe kam pėr kėtė ēėshtje.
    Sa pźr theksimin e karakterit europian tė letźrsisė shqipe, dua t'iu them gjithė halldupėve shqiptarė se letėrsia shqipe nuk ka nevojė tė bėhet europiane ngaqė ajo ėshtė e tillė. Ajo ka lindur si e tillė, ka patur disa shekuj vijimėsi tipike europiane, ėshtė pźrtźritur europianizimi i saj prej Rilindjes shqiptare dhe sot, pas incidentit historik tė komunizmit, vazhdon rrugėtimin e natyrshėm tė saj.
    Vizioni im i kushtėzuar nė radhė tė parė prej letėrsisė, ka qenė gjithmonė i tillė. Kėshtu ka qenė kur jam marrė me letėrsinė antike greke, qė s'ka qenė as e krishterė, as muslimane, as aziatike e as europiane, nė kuptimin e sotėm. E kėshtu ndodh nėse shkruaj pėr Danten katolik, Shekspirin protestant, Kafkėn hebré, Khajamin persian, Akutagavėn japonez, budist a shinduist qoftė.
    Mirėpo halldupėt tanė nuk i kuptojnė gjėra tė tilla, ndaj diskutimi me ta ėshtė njė mjerim i madh.
    Thelbi i problemit qėndron gjetkė. Nė Shqipėri e nė hapėsirėn shqiptare ka sot njė kundėreuropianizėm tė fshehtė. Ai i ka rrėnjėt nė stalinizmin e shekullit tė kaluar, nė nostalgjinė jugosllaviste dhe nė otomanizmin e hershėm (atij otomanizmi qė vetė Turqia e sotme e ka braktisur). Kundėreuropianistėt nuk e duan hyrjen e Shqipėrisė nė familjen europiane. Mirėpo ata nuk guxojnė tė dalin hapur kundėr BE-sė e kundėr Shteteve tė Bashkuara, ndaj janė tė detyruar tė bėjnė dredhi tė shumta, pėr ta ftohur popullin shqiptar me botėn perendimore. Teza themelore nė kėtė rast ėshtė: Europa dhe SHBA janė ndėrtuar mbi njė bazė qė ėshtė e huaj pėr ne. Ata nuk mund tė na duan, prandaj as ne s'kemi pse t'i duam. Siē e shihni, jemi nė thelbin e programit tė dikurshėm stalinist shqiptar.
    Sprova ime pėr identitetin europian tė shqiptarėve rreh tė vėrtetojė tė kundėrtėn: ne jemi pjesė e natyrshme e kontinentit, themelet i kemi tė njėjta. Europa dhe SHBA na kanė pranuar si tė tillė kur na kanė ndihmuar moralisht dhe ushtarakisht mė 1997 dhe mė 1999, tė shpėtojmė nga katastrofa dhe nga robėria. Ata na kanė pranuar si aleatė tė afėrt nė luftėn kundėr terrorizmit. Ata na qėndrojnė pranė sot.
    Tė gjitha kėto janė shjelluar nė sprovźn "Identiteti europian i shqiptarėve", qė ka zgjuar te Qosja gjithė kėtė mllef grafomanik.
    Pyetje: Edhe njė pyetje tė fundit lidhur me polemikėn pėr tė cilėn po flasim. A nuk ėshtė koha pėr polemika qė tė pėrjashtojnė provokimet, sidomos fetare? E meqė folėm pźr Rugovėn, si mund tė shpjegohet humbja e thellė nė zgjedhje e Qoses kundrejt tij?
    Pėrgjigje: Natyrisht qė koha nuk ėshtė kurrė pėr polemika tė tilla. Madje do tė thoshja se nė kushtet tona provokimet fetare tė konsiderohen ligjėrisht tė dėmshme, ashtu si nė vendet demokratike quhen thirrjet raciste ose terroriste. Kėshtu shpjegohet dėshira ime pėr tė mos u pėrgjigjur. Ndaj dhe u mora me diēka qė iu takon tė gjithėve, pikėrisht tani, nė prag tź integrimit europian. Siē e patė, nuk u mora me atė se si, sipas Qoses, unė e paskam dėmtuar letėrsinė shqipe, e natyrisht, si e paskam dėmtuar Shqipėrinė dhe pastaj Kosovėn, etj.,etj. Dhe si ai tjetri, domethėnė Qosja, i paska bėrė aq mirė tė gjitha ato gjėra qė unė i paskam bėrė aq keq. Dhe se si unė paskam qenė dikur prolindor, por pastaj mė ikėn mendte dhe u bėra properendimor, dhe se ai paskėsh qenė, pėr ēudi, properendimor dhe, pastaj, i erdhėm mendtė dhe u bė prolindor! E kėshtu me radhė.
    Lidhur me votimet nė Kosovė, atėhere kur kėtij njeriu i kthyen shpinėn qytetarėt e Kosovės, ka gjasė qė kėtu tė gjindet njė thelb shpjegues.
    Nė Ballkan nuk ka ndodhur, ose ka ndodhur tepėr rrallė qė njeriu i cilėsuar "i dijshėm" tė jetė shpėrfillur kėshtu nė njė konkurim zgjedhjesh.
    Shkakun e shpėrfilljes ndaj Qoses mund ta shpjegojnė vetėm qytetarėt e Kosovės. Ne s'mund tė japim veēse hamendėsime. Ka gjasė qė pranvera e vitit 1997, ai mars i zi , kur kombi shqiptar pėrjetoi tragjedinė e renies sė "shtetit amė" tė jetė bėrė shkas. Nė atė kohė, shqiptarėt, kudo qė gjendeshin ranė nė zi e nė depresion. E midis zizė u ngrit veē njė zė i ngazėllyer qė e pėrshėndeste atė gjėmė , duke e pagėzuar si "revolucion i vonuar demokratik". Dy vite mė pas i erdhi radha Kosovės tė digjej e tź masakrohej. Midis kėtyre dy zjarreve, qė ende nuk janė hulumtuar mirė, u ndriēuan shumė skuta tė ndėrgjegjes sė shqiptarėve.
    Me verdiktin e tyre, qytetarėt e Kosovės na dhanė njė mesazh tė gjithėve: koha nuk ka nevojė pėr njerėz tė fryrė, nga ata qė kanė qejf tė quhen "babai i kombit", "bacė i dijes" e tė tjera si kėto.
    Ndėrkaq pėr njerėz tė tillė kanė ardhur kohė tė vźshtira. Nė kohėn qė qindra djem e vajza shqiptare po kulturohen me shpejtėsi, pėr tė marrė nė duar punėt e kombit e pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga ky ndryshk e nga ky pluhur qė s'po i shqitet, gėrxhot kanė mbetur tek nostalgjitė e vjetra, tek serbishtja, si e vetmja gjuhė e huaj qė dinė dhe te citimet bajate tė Ēernishevskit. Atėherė tėrė mllefin e tyre e drejtojnė kundėr botės perendimore, asaj qė ua prishi rehatinė. Ajo botė iu duket armiqėsore, ashtu si nė kohėn e stalinizmit. Kėrkojnė vjega dhe aleatė kundėr saj dhe, ē'ėshtė mė e keqja, kėrkojnė t'i mbushin mendjen popullit shqiptar, qė, ashtu si ata, tė mos e dojė atė botė e tė shpallet kundėr saj. Me fjalė tź tjera, tź shpallet kundėr vetvetes.
    Njė shekull e ca mź parź, Anton Ēehovi ka portretizuar shkėlqyeshėm personazhin e njė "profesori", qė jetonte me poza e me legjenda, e qė nė tė vėrtetė nuk ishte veēse njė krijesė e rėndomtė, me aftėsi tź rėndomta. Pėr t'u kthyer te votimet nė Kosovź, kumti i qytetarėve tė Kosovės do tė pėrmblidhej nė kėto pesė fjalė: Mos i jepni rėndėsi njerėzve tė parėndėsishėm.

    Shekulli

  9. #109
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ismail Kadare eshte figura me e njohur e kultures bashkohore Shqiptare dhe nje figure e respektuar ne bote. Ne kete drejtim, I.K. eshte reklame falas per Shqiperine; duhet ta trajtojme ne kete menyre dhe te perpiqemi te mos hedhim balte mbi dike qe duke u lartesuar individualisht, ngre edhe Shqiperine dhe mbare shqiptarine.

    Dhe ne si shqiptar duhet ta vleresojme I.K. nga ana profesionale artistike etj jo vetem se ai e meriton por edhe pse vetem ka arritur atje ku s'ka arritur shqiptar me pare…

    Sidoqofte, ti ulesh vlerat nje bashkekombesi edhe kur bota ja ngre lart nuk eshte ndonje zgjuarsi apo burreri, apo intelekt si disa pseudo-musliman apo ndonje tjeter… ne kemi nevoje shume per njeri tjetrin se jemi populli i vogel, aq me teper figura te tilla …por s'keni faj se shume prej jush qe shkruani keq per te jeni jashte Shqiperise dhe ndoshta keni marre dhe pasaportat perkatese te vendeve ku jetoni… jam 100% njerez si ju, qe keni lexuar edhe shume libra dhe qe jeni intelektuale e jetoni per disa vite jashte shtetit kujtoni se shikoni” Kadarene nga “lart” …Shqiperia dhe shqiptaret, perfshire edhe ne qe jetojme jashte kane nevoje per emra te tille si Kadare, Inva Mula etj…



    NoName

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Kadare me kete shkrim vertetoi se me te vertete eshte prostitute.
    Te mohosh tezat e shkrimit tend qe qartazi jane te shkruara, ku nota raciste mbi racat aziatike te bardha e me ngjyre, ku percmimi per letersine historike shqiptare eshte krejt i qarte , ku quhet NATO krahu i armatosur i krishtere,nderkohe qe nuk eshte aspak ashtu dhe te besh te moralshmin, eshte tipari tipik i prostitutave.

    Kadare duhe ta ta dije mire se edhe pse deshtoi te merrte cmimin nobel me romanet e tija, edhe pse deshtoi te behej politikan, te mos mendoje se antimuslimanizmi i tij do ti jape atij kete cmim. apo do ta beje ate faktor. Pikerisht ky i fundit do te shenoje ashtu sic po duket edhe renien e kultit te tij dhe degradimin e mendimit.
    Nuk do te doja tas shihja ne poziten e nje matufi.
    Ata qe valevisin flamurin e kadarese vetem se u shkon pershtat interesave te tyre te ngushta, do te jene te pashprese.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •