Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė njė fakt qė mė shumė se ideologjik ėshtė faktor gjeografik dhe se evropianizmi nuk pėrbėn pėrkatėsi fetare. Nė kėtė logjikė atėherė ne duhet tė thonim se identiteti i spanjollėve jugore apo i siēilianėve ėshtė ai islam pėr arsye tė 8-9 shekujve tė civilizimit islam tė Korodovės apo Siēilisė, qė pėr nga gjatėsia ėshtė pothuaj i njėjtė me atė kristian tė shqiptarėve.
Tomas Arnold nuk do tė ishte dakort me Kadarenė kur thotė : “Ėshtė e mjerueshme ajo qė autorė tė ndryshėm flasin qė shqiptarėt janė detyruar tė ndėrrojnė fenė me presione tė dhunės e haraēeve tė paligjshme. Pėr kėtė shpesh pėrdorin shprehje tė pėrsėritura (tautologjike). Kėto autorė nuk japin tė dhėna se a janė tė argumentuara akuzat e tyre apo jo.” (Thomas W. Arnold:”Pėrhapja e Islamit nė Shqipėri” Farlati vell. VII fq.31)[
B]Po ashtu historiani i famshėm H. Gibbon nuk do tė ishte dakort me Kadarenė nė qasjen qė ai i bėn perandorisė osmane kur flet se kjo e fundit ka patur si qėllim zhdukjen e Evropės. Gibbon thotė :”Nuk janė turqit ata qė kanė pushtuar tokat evropiane. Njė kombėsi e re e pėrbėrė nga elementė turq dhe nga mjaft pėrfaqėsues tė popujve tė krishterė kanė bėrė tė mundur krijimin e perandorisė sė pafundme osmane” (H. Gibbon “Themelimi i Perandorisė Osmane Oxford 1916 fq.80-81).
Koloneli anglez Link nė vepėrn e tij “Udhėtim nėpėr Shqipėri” tė vitit 1804 shkruan: ”Shqiptarėt bėheshin muslimanė sepse kjo fe pajtohej me natyrėn e tyre dhe nuk toleronte pėruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin”.
Po ashtu as Arsitidh Kola nė vepėrn e tij “Arvanitėt” tė vitit 1985 nuk do tė ishte dakort me Kadarenė kur thotė : “ Nuk ka ekzistuar absolutisht anjė rast kthim feje me dhunė nga ana e turqve.”[/B]
“Realisht feja islame me vetitė e saj toleruese, kulturės shqiptare nuk ia mbylli perspektivėn e zhvillimit evropian, por i la mundėsi tė mėdha pėr t’u zhvilluar mbi shtratin e traditės etnike, pėr t’i kultivuar mė tutje, vlerat e seleksionuara tė kulturės shqiptare..... Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarėve dhe e tė tjerėve, dhe se turqit muslimanė osmanė, paraqitnin vetėm pakicėn sunduese.” (Dr. M. Pirraku “Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė kombit shqiptar” fq 83)
Historiografisė komuniste zėdhėnės i sė cilės bėhet Kadare, i kundėrvihet studiuesi i nderuar Prof dr. Petrika Thėngjilli kur thotė: ”Qytetėrimi islam nė kuptimin e gjėrė tė fjalės nuk pėrfshin vetėm anėt kulturore dhe arsimore, siē kuptohet shpesh por edhe jetėn ekonomike, politike dhe gjyqėsore. Nga kjo pėrvojė mund nxjerrim vlera pozitive qė mund t’i shėrbejė sė tashmes dhe tė ardhmes dhe tė bėjė pjesė nė fondin e artė tė qytetėrimit botėror”. (Prof.Dr. P. Thėngjilli “ Pushteti gjyqėsor nė shtetin osman nė shekujt XVII-XVIII).
“Letėrsia e njohur si letėrsi e bejtexhinjve, alhamida shqiptare e shkruar me njė sintaksė shqipe tė mirėfilltė dhe e pėrhapur nė tė gjitha viset shqiptare nuk ka qenė me ndikim tė kufizuar siē pretendohet nė disa histori letėrsie, por ishte pranė jetės sė shqiptarėve. Ajo qė e shpuri pėrpara dhe qė e mbajti nė jetė deri mė sot, ėshtė fryma e saj universale dhe shoqėrore arsimuese shqiptare, sociale revolucionare tej mase pėr kohėn kur qe shkruar, lirike anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike dhe liridashėse. Pjesa mė e madhe e kėsaj letėrsie u shkrua nė vargun tetė rrokėsh tė poezisė popullore, e ndihmoi poezinė popullore veēanėrisht lirikėn dhe pėrgatiti rrugėn pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare. Qė nė mesin e shekukllit XIX u bė objekt i studimit tė albanologėve mė nė zė themelues tė albanistikės si Hahni etj. (Dr. M. Pirraku po aty fq. 85. “Ēėshtje tė studimeve albanologjike, II 1987. “Gjurmė tė shkrimeve shqipe nė Kosovė”. “Gjurmė albanologjike IX” 1979. J.G.Hahn ”Albanische studien” II Jena 1854 fq. 123-150).
Mė poshtė po japim disa nga shumė shembujt tė historisė sė pushtetit osman tė ilustruara me fermane origjinale tė Sulltanėve tė asaj kohe. Origjinalet secili mund t’i kėrkojė nė Arkivėn e Shėtit.
- Ferman i Sulltanit pėr lejimin e rindėrtimit tė kishės sė rrėnuar tė Shėn Harallambit nė Kamenicė tė Sarandės (viti 1862 AQSH F140D17 fl.1)
- Ferman i Sulltanit qė urdhėron tė mos ndėrhyhet nė ullishtėn pas ankimit tė bėrė nga i krishteri Naum (viti 1736 AQSH f128.d213 fl2).
- Feman i Sulltanit pėr tė drejtat e zotėrimit tė pronave nga prifterinjtė e Delvinės. (viti 1712 AQSH f140 d6 fl.1).
- Ferman i Sulltanit qė u ndalon spahinjve qė tė lypin taksa arbitrare priftėrinjve tė kishės sė Delvinės pėr pronat kishtare. (viti 1680 AQSH f.140 d3 fl.1).
- Ferman i Sulltanit pėr ndėrtimin e shkollės sė Nokovės (v.1902 AQSH f.39 d47 fl.1)
- Ferman i Sulltanit dėrguar prefektit tė Beratit ku njeh tė drejtat e Metropolitit tė Beratit (viti 1853 AQSH f128 d50 fl.55)
- Ferman i Sulltanit pėr meremetimin e kishės sė Shėnkollit Elbasan (viti 1849 AQSH f143 d128 fl.1)
- Ferman i Sulltanit ku tė parit tė Mirditės i jepet grada e gjeneralit tė brigadės dhe dekorohet (viti 1856 AQSH f10 d1 fl.5)
- Ferman i Sulltanit ku thuhet “Mbasi katolikėt e Durrėsit nuk kanė njė faltore dhe janė lutur qė tė ndėrtojnė njė kishė nė njė vend tė pėrshtatshėm, dhe pasi dėshira ime ėshtė qė tė gjithė shtetasit tė gėzojnė qetėsi tė plotė, dhashė leje qė tė ndėrtohet kjo kishė e re dhe urdhėrova qė tė mos bėhet asnjė pengesė apo ndalim dhe tė mos i merren asnjė para. (viti 1856 AQSH f 131 d 1 fl.1)
- Ferman i Sulltanit dėrguar priftit dhe kadiut tė Delvinės mbi marrjen e masave ndaj personave qė ndėrhyjnė nė pronat e kishės, (viti 1699 f140 d5 fl.1)
- Ferman i Sulltanit pėr ndėrtimin e kishave nė lagjet Goricė dhe Mangalem tė Beratit (viti 1842 AQSH f128 d55 fl61)
- Dorėshkrim origjinal nė gjuhėn shqipe tė “Divanit tė Mezin Frakullės” (viti 1730 f43 d2 )
Nė kėtė valė tolerancė mund tė pėrmendim e Kuvendi osman i Shqipėrisė kishte edhe deputetė kristianė si:
- Anxhelo Efendiu Deputet i Shkodrės 1876 (Reslim Kitap vell.1 fq 321)
- Filip Efendiu Deputet i Shkodrės 1876 (Reslim Kitap vell 1 fq 321
- Mishel Efendiu Deputet i Korēės 1908 (Osmanli Mebushar Albumu).
Krimbat e kombit jane ata qe fallsifikojne te verteten dhe ata qe e mbeshtesin ate jane me te keqinj se krimbat se te pakten keta te fundit bejne diēka, kurse nje entitet absurditeti mendor si Lunesta nuk duhen per asgje.
Krijoni Kontakt