Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Imzot Zef Gashi: URIMI per PASHKE

    Urimi pėr Pashkėt


    Klithja njerėzore bashkė me gjithėsinė thėrret pėr jetė, pėr pafundėsi. Mirėpo, afshi njerėzor pėr tė jetuar gjithmonė, ėshtė i kapluar nga bota e vdekjes dhe fuqia shkatėrruese. Sė kėndejmi, njeriu shpesh i ndarė nė vetvete, ėshtė pjesėmarrės nė tė keqen dhe me mėkat e shkakton vdekjen. Nė kėtė mėnyrė, shkon kundėr pavdekshmėrisė dhe e rrėnon nė vete ikonėn e Zotit. Njeriu ka shkuar aq larg, sa e ka dėnuar dhe e ka kryqėzuar Birin e Zotit. Kjo ka ndodhur tė Premten e madhe. Nė gjykimin e Jezusit ishin tė bashkuar, edhe hebrenjtė, edhe romakėt. Tė gjithė kundėr Zotit, tė gjithė kundėr tė Vėrtetės! I bashkuan forcat qė ta heqin qafet Zotin! Pėr kėtė e zgjodhėn mėnyrėn mė tė tmerrshme qė ta vrasin: kryqėzimin!
    Kjo ndodh edhe sot. Mirėpo, Zoti nė Birin e tij tė dashur, Jezu Krishtin, mbetet besnik. Jezusi e vendosi vlerėn e dashurisė mbi vlerėn e jetės, pėr shkak tė dashurisė ndaj njeriut. Jetėn e dha pėr tė tjerėt. Vdiq pėr dashuri ndaj tė tjerėve. Me vdekjen e vet u mundėsoi tė tjerėve tė jetojnė. Pėr kėtė vdekja u shkatėrrua nė kryq. Pra, dashuria u bė mė e fortė se vdekja. Ajo e tejkalon kufirin e vdekjes, sepse ėshtė e amshuar. Jezusi kėtė e tregoi me Ngjalljen e vet. Ai, ngase i deshi tė gjithė, tė gjithėve u siguroi pavdekshmėrinė.
    Thirrja jonė e krishterė ėshtė qė t’i dhurohemi Atij, sepse vetėm nė Tė mund tė mbesim gjallė. Duhet tė lejojmė qė i Ngjalluri tė na kaplojė me Ngjalljen e Tij, qė tė kemi jetė nė vetvete. Shėn Pali thotė: “Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi vėrtet ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Shpirti bėhet jetė pėr arsye tė drejtėsisė. Nėse Shpirti i Atij qė e ngjalli Jezusin nga vdekja ėshtė nė ju, Ai qė e ngjalli Krishtin nga vdekja, pėrmes Shpirtit tė vet qė qėndron nė ju, do t’i ngjallė edhe trupat tuaj.” (Rom 8, 10-11)
    T’i lutemi Zotit qė me ndihmėn e Tij ta njohim dashurinė e Tij tė kryqėzuar dhe pėr hirin e njohjes sė tė Ngjallurit. T’i lutemi qė drita e agimit tė Pashkėve tė na i ēelė sytė dhe tė na i pėrgatisė zemrat qė ta kėrkojmė Atė nė mesin e tė gjallėve nė kėto ditė festash dhe nė pėrditshmėrinė tonė. Thirrja jonė ėshtė ta takojmė tė Ngjallurin, tė jemi me Tė dhe tė jemi dėshmitarė tė Tij. Ky ėshtė pėrcaktimi ynė, ky ėshtė pėrcaktimi i Kishės: ta kėrkojmė dhe ta dėshmojmė Jezusin nė mesin e tė gjallėve; ta kėrkojmė dhe ta dėshmojmė tė Ngjallurin nė dashurinė e sė vėrtetės, nė paqen e drejtėsisė, nė lirinė e zemrės.
    Koha e Pashkėve ėshtė koha e Shpirtit tė Shenjtė. Me fuqinė e Shpirtit krijohet bashkėsia, dashuria dhe jeta, qė ėshtė mė e fortė se vdekja. Me fuqinė e Shpirtit, Kisha e shpall Zotin e gjallė, e predikon Atė qė nga kryqi i dhuroi njeriut dashurinė dhe e liroi me Ngjallje.
    Nė ambientin e gėzueshėm tė kremtimit tė Pashkėve dėshiroj qė tė pėrtėritet nė ne Shpirti qė e ka ngjallur Jezusin nga vdekja dhe ashtu tė jemi dėshmitarė tė denjė dhe lajmėtarė tė Jezusit tė Ngjallur.
    Me kėto dėshira ju uroj Pashkėt dhe ju pėrcjell bekimin tim baritor.
    Pėr shumė mot!


    Arqipeshkvi i Juaj,
    + Imzot Zef Gashi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Krishti u ngjall!
    Nga YaSmiN nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 20-04-2014, 20:43
  2. Pashka. Krishti u ngrit.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-04-2012, 00:07
  3. Eshte gjithmone Pashke!
    Nga ilia spiro nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 14:32
  4. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  5. Festim Pashke
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •