U SHPALL ENCIKLIKA E PARĖ E PAPĖS BENEDIKTIT XVI
Zoti ėshtė dashuri dhe kush qėndron nė dashuri, qėndron nė Zotin dhe Zoti nė tė. Me kėto fjalė nga Letra e Parė e Shėn Gjonit, fillon enciklika e parė e Papės Benediktit XVI, me titull Zoti ėshtė dashuri (Deus Caritas est), qė mė 25 janar 2006, u prezentua nė sallėn e Shtypit tė Selisė sė Shenjtė, tė cilėn Ati i Shenjtė e nėnshkroi pėr Krishtlindje, mė 25 dhjetor tė vitit tė kaluar.
Ati i Shenjtė vetė e shpjegon qėllimin e enciklikės sė tij tė parė e kjo ėshtė t`i tregojė njerėzimit risinė e madhe tė dashurisė sė Zotit. Zoti i do personalisht krijesat e veta shkruan Papa. Kjo ėshtė dashuria qė nuk tradhton kurrė, bile as atėherė kur ėshtė e tradhtuar; kjo ėshtė dashuri qė fal. Ky ėshtė misteri i Kryqit Zoti aq shumė e do njeriun sa qė, duke u bėrė edhe vetė njeri, e pėrcjell deri nė vdekje, dhe nė kėtė mėnyrė i pajton drejtėsinė dhe dashurinė. Ne kemi besuar nė dashurinė tejet tė kėnaqur tė Zotit shkruan mė tutje Papa. Edhe kjo domethėnė se nė fillim tė jetės sė krishterė nuk ekziston vendimi etik ose ndonjė ide tjetėr e madhe, por takimi me ngjarjen, me Personin, qė jetės i jep njė zgjidhje tė re, e me kėtė dhe drejtim vendimtar. Feja nuk ėshtė teori, qė mund tė pranohet ose tė braktiset. Ajo ėshtė diēka shumė konkrete ajo ėshtė kriter qė vendos pėr mėnyrėn e tė jetuarit tonė. Nė kohėn nė tė cilėn armiqėsia dhe grykėsia janė bėrė fuqi tė mėdha, dhe nė tė cilėn jemi dėshmitarė tė keqpėrdorimit tė religjionit deri nė adhurimin ndaj urrejtjes, vetė racionaliteti neutral nuk ėshtė nė gjendje tė na mbrojė. Kemi nevojė pėr Zotin e gjallė, qė na ka dashur deri nė vdekje tha Ati i Shenjtė, duke ua paraqitur pjesėmarrėsve tė mbledhjes enciklikėn mbi dashurinė, tė cilėn e organizoi Kėshilli Papnor Con Unum. Pra, nė qendėr ėshtė dashuria, fjala, e cila shpesh ėshtė e keqpėrdorur. Ekziston dallimi mes erosit, dashurisė shekullare, gjegjėsisht dashurisė nė mes mashkullit dhe femrės, dhe agape, gjegjėsisht dashurisė tė themeluar nė fe. Megjithatė, agape nuk ėshtė kundėr erosit theksoi Papa - nuk ėshtė kundėr asaj qė ėshtė trupore; aq mė tepėr, kėto dy dimensione duhet tė jenė nė pėrkim. Kam dashur t`ju tregoj fenė e njerėzuar, pjesė e sė cilės ėshtė `eros`, gjegjėsisht `po`-ja e njeriut asaj qė ėshtė trupore tė krijuar prej Zotit, pra `po` qė nė pazgjidhshmėrinė e kurorės sė martesės mes burrit dhe gruas gjen formėn e vet rrėnjėsore nė krijimin. Nė martesė gjithashtu `erosi`, gjegjėsisht `po` e njeriut shndėrrohet nė `agape`, pra, ndodh qė ajo dashuri ndaj tjetrit mė nuk e kėrkon vetveten, por bėhet kujdes pėr tjetrin, dispozicion pėr flije pėr tė dhe hapje pėr dhuratė jetės sė re njerėzore. Nga ana tjetėr, njeriu nuk mund gjithmonė vetėm tė dhurojė, ai duhet gjithashtu edhe tė pranojė; duhet gjithmonė tė nxjerrė nga burimi nga i cili burojnė pėrherė ujėrat e gjalla, gjegjėsisht Jezu Krishti, nga zemra e shporuar e tė cilit buron dashuria e Zotit. Risia e vėrtetė e Besėlidhjes sė re nuk ėshtė nė idetė e reja, - shkruan Ati i Shenjtė por nė fytyrėn e Krishtit, i cili kuptimeve u jep trup dhe gjak edhe ky ėshtė realizim i padėgjuar (mė parė). Ky veprim i Zotit merr njė formė dramatike me faktin se nė Jezu Krishtin vetė Zoti kėrkon delen e humbur, gjegjėsisht njerėzimin e humbur dhe tė vuajtur. Euharistia na tėrheq kah dashuria e Jezusit, e cila bėhet dashuri pėr tė afėrmin. Vėrtet, njėsimi me Krishtin ėshtė njėkohėsisht njėsimi me tė gjithė ata tė cilėve Ai u dhurohet. Unė nuk mund ta kem Krishtin vetėm pėr vete tha Papa- mund t`i pėrkas vetėm nė bashkim me tė gjithė ata qė janė bėrė, ose do tė bėhen tė tij. Prandaj, kushdo qė ka nevojė pėr mua, edhe unė mund t`i ndihmoj, ai ėshtė i afėrmi im. Kurse gjyqi i fundit ka tė bėjė pikėrisht me dashurinė. Jezusi identifikohet me tė uriturit, tė eturit, tė huajt, tė varfrit, tė sėmurėt dhe tė burgosurit. Nė ta e takojmė Jezusin dhe nė Jezusin e takojmė Zotin. Megjithatė, urdhri i dashurisė nuk ka tė bėjė vetėm me individė tė krishterė, por edhe me tė krishterėt si bashkėsi; gjegjėsisht dashuria ėshtė pjesė e dėrgimit tė Kishės, si kremtim i sakramenteve dhe shpallje e Fjalės. Kisha nė mėnyrė konkrete e drejton dashurinė kah tė gjithė njerėzit, qė kanė nevojė, dhe kah ata qė vuajnė. Ky ėshtė veprim humanitar, tė cilin nuk guxojmė ta pėrziejmė me formėn e ndihmės sociale, e cila duhet tė jetė e pavarur nga partitė dhe ideologjitė. Zoti ėshtė ai i cili nė thellėsi, na nxit ta zbusim mjerimin. Kėshtu, nė fund, Atė vetė e bartim nė botėn e vuajtjes. Sa mė me vetėdije e sjellim Atė si dhuratė, aq vepruese do tė jetė dashuria jonė nė ndėrrimin e botės dhe do tė nxisė shpresėn, e cila e tejkalon vdekjen. Veprimi karitativ duhet tė nxisė dashurinė e Krishtit dhe duhet ta forcojė me lutje tė pandėrprerė nė takimin e gjallė me Zotin. Ka ardhur momenti qė tė theksohet rėndėsia e lutjes para aktivitetit dhe shekullarizmit kėrcėnues tė shumė tė krishterėve, tė cilėt angazhohen nė punėn humanitare.
Ati i Shenjtė e pėrfundon enciklikėn me thirrjen Virgjėrės Mari, shembulli i dashurisė sė pastėr, e cila nuk e kėrkon vetveten, por thjeshtė dashuron. Asaj ia besojmė Kishėn dhe dėrgimin e saj nė shėrbim tė dashurisė. Atė e lusim tė na mėsojė ta njohim dhe ta duam Jezusin qė tė mund tė bėhemi tė aftė pėr dashuri tė vėrtetė dhe tė jemi burim i ujit tė gjallė mes botės sė etur, thuhet nė fund tė enciklikės sė parė tė Benediktit XVI
Krijoni Kontakt