Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pesė vjet nga vdekja e Skulptorit tė Popullit, Kristaq Rama

    Njeriu qė ekspozoi nudo nė kohėn e komunizmit


    --------------------------------------------------------------------------------

    mi.ho.

    Eshtė pėrkujtuar dje nė 5- vjetorin e vdekjes, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Skulptori i Popullit, Kristaq Rama. Studiuesja dhe skulptorja Suzana V. Kuka ka mbajtur njė leksion mbi jetėn dhe krijimtarinė e kėtij skulptori pėr nxėnės tė liceut artistik "Jordan Misja".

    TIRANĖ (13 Prill, 2003)

    Njė leksion i mbajtur dje nė biblioteėn e Galerisė Kombėtare tė Arteve ka risjellė nė "Piktakimi nė memorje", Skulptorin e Popullit, Kristaq Rama. Leksioni u mbajt pėrpara njė grupi nxėnėsish tė liceut artistik "Jordan Misja", nga shefja e sektorit tė studimit tė Galerisė dhe skulptorja Suzana Varvarica Kuka. Fillimisht Varvarica i njohu tė pranishmit me jetėn dhe arsimimin e skulptorit Rama, i cili dje bėri 5 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta. Sipas Kukės ka qenė momenti i kthimit tė Ramės nga studimet nė Akademinė e Arteve "Rjepin" tė Rusisė, kur nė Tiranė po pėrgatitej hapja e shkollės sė lartė tė arteve. I sapodiplomuari Rama e gjeti shumė shpejt veten nė kėtė rrjedhė. "Pėr historinė e artit shqiptar, shpjegoi Kuka, skulptori Kristaq Rama ėshtė njė nga skulptorėt mė tė rėndėsishsėm dhe mė tė njohur tė periudhės sė komunizmit nė Shqipėri, qė pėrfshihet nė vitet 1950-1990, e cila nė art njihet dhe si periudha e pėrdorimit tė metodės sė realizmit socialist". Krijimtaria e Ramės ndahet nė dy periudha, e para ėshtė mes viteve '50-'90 dhe e dyta nga '90 deri nė '98. Gjatė periudhės sė parė ai realizoi monumente tė mėdha, tematika e tė cilave ishte nxjerrė nga luftrat e ndryshme tė popullit shqiptar. Ndėrsa nė periudhėn e dytė "ai u tėrhoq nė studio dhe krijoi nė figurė tė gjitha ndjesitė e tij rreth ideve vetjake". Rama ėshtė skulptori i parė i cili nė vitin 1989 ekspozoi njė ēift nudo, tė kompozuar deri nė mes tė trupit, tė pėrqafuar, gdhendur nė mermer. Gjithsej ai ka krijuar rreht 178 punime, nė teknikat gur, bronz, mermer, dru, qeramikė, allēi, alabastėr dhe gur lumi. Nė CV-nė e tij numėrohėn rreth 20 tituj, dekorata e ēmime.

  2. #32
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    MARUBI 203 shpall fituesit mes shumė risish
    2003-04-06 12:11:34

    Photograph Source: arkiv



    Tirane, 5 prill/- Autoritete tė Ministrisė sė Kulturės shpallėn tė shtunėn nė mbrėmje fituesit e edicionit tė gjashtė tė konkursit ndėrkombėtar tė fotografisė “Marubi 2003”.
    Maja Duric Gjorgjeviē nga Mali i Zi mori ēmimin e parė, ndėrsa ēmimin e dytė e ka marrė fotografi nga Shkodra Marketin Pici. Ēmimi i tretė iu dha fotografit kosovar Liman Cana.

    Ēmimin “fotografia art” e ka marrė fotografi Bruno Ago ( Shqipėri) dhe ēmimin special “Pinol fotografi” e ka fituar fotografi amerikan Greg Kemp.

    Kuratori Ilir Butka Butka deklaroi gjatė ceremonisė se pėr rreth njė orė, tė gjithė tė pranishmit, artistė, kritikė, pėrfaqėsues tė medias, kishin tė drejtė tė votonin pėr dy ēmime tė tjera speciale “Ēmimin e medias dhe kritikės” si dhe “Ēmimin e publikut”. Fitues i ēmimit tė medias dhe kritikės u shpall Denis Vogli- fotograf praėn agjensisė LSA, ndėrsa fitues i ēmimit tė publikut u bė fotografi Bashkim Asllani.

    Shumica e fituesve nuk ishin tė pranishėm nė ceremoni. Nė konkursin ndėrkombėtar “Marubi 2003” morėn pjesė rreth 96 artistė nga Shqipėria dhe 18 vende tė ndryshme tė botės. Kuratori i kėsaj ekspozite, Ilir Butka, tha dje nė ceremoninė e dorėzimit tė ēmimeve se ky konkurs ka sjellė, nė dallim nga vitet e tjera, shumė elementė tė rinj dhe e ka theksuar karakterin ndėrkombėtar. Pėr herė tė parė "Marubi 2003" ka tė ftuar specialistin e fotografisė Joachim Ladefoged, i cili do tė mbajė leksione nė ditėt e ekspozitės. Kėtė vit, gjithnjė pėr herė tė parė ēmimet e fituesve do tė shoqėrohen me medalje. Gara e fotografisė me emrin e famshėm tė fotografėve shqiptarė tė shekullit 19 Marubi nisi nė vitin 1998.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #33
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Artistėt “braktisin” Shkodrėn dhe institucionet e saj kulturore. Prononcimet: Ja pėrse ndodh kjo! Shkodra, provinca e braktisur e kulturės

    Estrada e Shkodrės, nė 4 vjet, asnjė premierė. Shfaqjet nė teatrin “Migjeni”, drejt shterrimit


    Anila Dushi
    Jeta kulturore nė Shkodėr shkon drejt braktisjes. Siē ndodh nė njė provincė. Megjithėse ky qytet ka qenė dikur burim vlerash artistike e talentesh, aktualisht ka njė jetė artistike tė vakėt, e cila ėshtė larg jo vetėm asaj qė duhej tė ishte por dhe asaj qė ka qenė dikur. Artistėt shkodranė qė jetojnė nė kėtė qytet janė tė njohur nė tė gjithė Shqipėrinė dhe trojet jashtė saj, por ē’ndodh? Ata pėrpiqen tė mbijetojnė duke u aktivizuar me trupa tė tjera pasi arti nė qytetin e tyre hesht. Penda tė shquara tė dramės apo humorit si Fadil Kraja e Paulin Selimi, regjisorė si Artisti i Popullit Serafin Fanko, Artistė tė Merituar si Zyliha Miloti, Zef Deda etj. kėngėtarė tė njohur si Mefarete Laze kėndojnė interpretojnė apo ngjiten nė skenė nė vende tė tjera. Pėrse? Ata ndiejnė keqardhje pėr kėtė, por institucionet kulturore, administratorėt e artit nė Shkodėr shumė pak kujtohen pėr tė bėrė art, pėr tė afruar, tėrhequr e mbajtur pranė kėto talente.
    Institucionet e braktisura
    Salla e teatrit “Migjeni” vazhdon tė mbushet kur shfaqet ndonjė dramė nga trupat e tjera teatrore, nė koncertet “Alegreto Albania”, nė koncertet me kėngė popullore qytetare etj. Nė Shkodėr ndodhet edhe shkolla e mesme e muzikės “Prenk Jakova”, e cila pėrgatit talente cilėsore. Por aktiviteti artistik i kėtyre talenteve mbetet kryesisht nė hapėsirat e shkollės, pasi pėr tė dhėnė shfaqje nė teatėr duhet tė paguajnė. Qendra kulturore e fėmijėve ėshtė institucioni mė produktiv nė artin shkodran. Ajo pėrballon festivalin mbarėkombėtar tė kėngės pėr fėmijė ēdo vit si dhe aktivitetet e tjera lokale. Qendra e kulturės “Pjetėr Gaci” pėrpiqet, por mundėsitė e saj janė tė pakta. Pėr tė dytin vit radhazi ajo organizon me sukses koncertin e instrumentistėve dhe kėngėtarėve lirikė “Pjetėr Gaci” i cili kėtė vit pati shtrirje mė tė gjerė gjeografike. Por salla dhe vendi ku ndodhet kjo qendėr ėshtė i papėrshtatshėm pėr zhvillim aktivitetesh artistike plus qė mungojnė edhe fondet pėr kėto aktivitete. Por institucioni kryesor artistik, tempulli i artit shkodran ėshtė teatri “Migjeni”, i cili para pak kohėsh u rikonstrukturua. Sa pėr Estradėn, ka tanimė 4 vjet qė Estrada profesioniste, me emra tė spikatur tė humorit, nuk ka dhėnė asnjė premierė. Teatri i dramės nė 4 vjet ka dhėnė 4 premiera dhe numri i shfaqjeve ėshtė mjaft i vogėl. Kėngėtarė humoristė, kompani e producentė shkodranė japin shfaqje nė Tiranė jo sepse nuk duan nė Shkodėr, por teatri “Migjeni” nuk u ofron asgjė, vetėm u kėrkon. Ky institucion i rėndėsishėm nuk ka akoma as status, as rregullore. Dega e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve nė Shkodėr e cila ėshtė tepėr aktive, pati iniciuar njė debat pėr alternativat, mendimet pėr zhvillimin e artit nė Shkodėr, me pjesėmarrjen edhe tė pushtetarėve vendorė, bashkisė si administratorja e institucioneve kulturore. Megjithė idetė origjinale qė u shfaqėn, bashkia qėndroi indiferente ndaj atyre dhe ato mbetėn vetėm nė letėr (nė qoftė se u shkruan nga bashkia) si dhe nė tryezat e diskutimeve tė figurave tė njohura tė artit e letrave nė Shkodėr, tė cilėve u dhimbset qyteti i tyre. Drejtues tė bashkisė apo institucioneve kulturore tė Shkodrės fajėsojnė shtetin, qeverinė ndonėse pėrgjegjės pėr kėtė janė edhe vetė ata. Ministrja e Kulturės, Arta Dade, para njė muaji nė Shkodėr u shpreh se teatri “Migjeni” nuk ka marrė pjesė nė tre aktivitetet e fundit kombėtare si bėjnė tė tjerėt, por edhe nuk propozon apo kėrkon”,- tha Dade. Ja ēfarė thonė pėr gazetėn “Shekulli” figura tė njohura tė artit shkodran si dhe drejtues tė bashkisė nė lidhje me problemin e jetės kulturore nė Shkodėr.
    Fadil Kraja, dramaturg: “Pėr tė gjallėruar jetėn artistike tė qytetit duhet angazhuar nė radhė tė parė ajo qė e drejton kėtė qytet, bashkia, e cila ka nė varėsi edhe institucionet kulturore. Me fondin e saj pėr kulturėn sado i vogėl qoftė ai, duhen mbuluar aktivitete tė rėndėsishme e jo tė jepen para pėr aktivitete jo tė nevojshme tė cilat marrin njė pjesė tė madhe tė kėtij fondi. Kėto aktivitete, si pėrkujtim i 2 Prillit apo 10 -vjetorit i shoqatės Itali –Shqipėri, nuk janė ato pėr tė cilat ka nevojė publiku shkodran. Nga teatri “Migjeni” vihen nė skenė drama qė nuk e tėrheqin popullin. Ka njė kėshill artistik, por asnjė dramaturg nuk ėshtė pjesėtar i tij, por ka nė tė figura qė nuk lidhen me artin. Drejtori i ri i teatrit na tha: “Ju ftoj, jeni tė mirėpritur, kjo ėshtė sofra juaj”. Unė i thashė: “Ne po vijmė por ēfarė na ofron kjo sofėr, ēfarė ka shtruar nė tė. Ėshtė e lehtė tė zhvillohen ceremoni, dhėnie titujsh, por kjo nuk ėshtė kryesorja. Mosha mesatare e aktorėve shkodranė tė dramės ėshtė 44 vjeē dhe nuk punohet me talentet e reja. Nė Shkodėr ka forca krijuese. Serafin Fanko nuk shfrytėzohet nga teatri “Migjeni”. Estrada ka 4 vjet qė nuk jep shfaqje dhe aktorėt e saj aktivizohen nė qytete e vende tė tjera por nuk jepet njė shfaqje nė vit ndonėse marrin rrogėn. Teatri duhet t’i afrojė artistėt, bashkia tė shpenzojė pėr kulturėn. Nė Podgoricė, teatri jep 25 shfaqje nė muaj, i yni nuk jep aq tė tilla nė vit. Duhet ngritur njė kėshill artistik pranė teatrit dhe bashkisė. Kultura e arti nė Shkodėr duhen riorganizuar”.
    Isa Alibali, studiues, ish –drejtor i teatrit “Migjeni”: Shkodra ka talente e forca krijuese, ka institucione por jeta artistike s’ėshtė aty ku duhet. Kjo sepse mungon organizimi mes institucioneve qė menaxhojnė e drejtojnė artin nė Shkodėr. Aktivitetet e pakta janė spontane dhe vijnė kryesisht si pėrpjekje tė individėve artistė dhe jo si ngacmime tė drejtuesve tė artit, qė duhet tė jenė promotorėt e tyre. Nė Shkodėr mungon njė strategji, njė platformė kulture e cila u iniciua nga LSHA por nuk u ēua mė tej, ndonėse pranė bashkisė ėshtė njė drejtori kulturore e cila pėrpiqet tė punojė. Ekziston njė projekt pėr ngritjen e njė studioje arti pėr talentet e reja, pranė teatrit “Migjeni” por mungon financimi, dhe njė studio e tillė do i ndihmonte ata qė duan teatrin. Shkodra ka forma krijuese tė njohura por ėshtė mbyllur dera e bashkėpunimit dhe ēelėsi ka humbur nga ana e institucioneve dhe atyre qė administrojnė kulturėn nė Shkodėr. Shpresoj qė drejtuesit e rinj tė teatrit “Migjeni” ta kėrkojnė e ta gjejnė kėtė ēelės.


    Serafin Fanko, regjisor, Artist i Popullit:
    “Dritat penguakan
    shfaqjen time”
    Teatri “Migjeni” ka humbur nga ana ekonomike. Kėtu ka ndikuar dhe ligji pėr teatrin por edhe bashkia nga e cila ai varet nuk e ka ndihmuar. Lyerja e teatrit dhe rregullimi i karrigeve ėshtė i nevojshėm se shpreh kulturė, por teatrin e bėjnė krijuesit. Ato duhet mbajtur pranė. Prej kohėsh dua tė vė nė skenė njė dramė nė kėtė teatėr, por puna ėshtė penguar nga kontrata e tij me Emilja Romanjan, si dhe pėr mungesė dritash. Pėr Emilja Romania ka drita, pėr mua jo.

    Mefarete Laze, kėngėtare:
    “Institucionet artistike
    tė vetorganizohen”
    Duke ditur se gjendja ekonomike e qytetit dhe forcat financuese tė tij nuk kanė bėrė gjė pėr artin nė kėto 12 vjet, duhet qė vetė institucionet artistike tė vetadministrohen dhe vetorganizohen nė bashkėpunim me njėri –tjetrin. Kjo do tė sjellė mė shumė jetė artistike dhe vazhdimėsi brezash. Bashkia duhet tė jetė koordinuese. Ajo ka shfaqur dėshira pėr tė ndihmuar artin, por sa mė poshtė ulesh nė bashki, aq mė pak del prej saj, ose nuk del asgjė. Ndryshe thuhet, ndryshe veprohet me artin konkretisht. Arti nė Shkodėr bėhet nė hollin e teatrit, por ai ka mbetur i vogėl. Artisti do t’i shpalosė vlerat e tij aty ku kuptohet mė mirė, por teatri shpesh i ka hapur rrugė antivlerave. Estrada me aktorė tė mrekullueshėm nuk jep prej vitesh premierė. Nė Shkodėr ndodhen njė pendė e madhe e humorit, Paulin Selimi, por ai nuk paguhet, po kėshtu Fadil Kraja, Serafin Fanko etj. Teatri merr para pėr aktivitete por nuk tėrheq forca krijuese sepse nuk i paguan. Mendoj se detyrat e punėt nuk janė tė ndara dhe nuk kryhen mirė nė Shkodėr. Ky qytet nxjerr ēdo ditė talente. Tek “Ethet e sė premtes mbrėma” konkurruesit nga Shkodra ishin tė suksesshėm. Po ēfarė mundėsish apo hapėsire po u krijohet atyre nė Shkodėr? Pėrveē njė pritjeje nga kryebashkiaku, asnjė shfaqje me to nuk ėshtė bėrė. Nėse ka kėshill artistik a ka vendosur ai tė bėjė diēka? Drejtuesit e institucioneve artistike nė Shkodėr nuk janė figura artistike me vlera qė kanė aftėsi menaxhuese e organizative. Asnjė artist nuk bėn pjesė nė kėshillin bashkiak. Ai qė di tė menaxhojė veten menaxhon dhe artin. Artistėt shkodranė nuk janė ndarė. Ata i bashkon dashuria e qytetarėve shkodranė pėr artin i cili po lihet tė vdesė.

    Reagimi
    Ormir Rusi, kryetar i bashkisė:
    “Sivjet mė shumė
    art se vitin e kaluar”
    Jeta artistike nė Shkodėr ėshtė mė e pasur se vitin e kaluar, por jo nė nivelet e pritshme. Tani qė ne si bashki kemi marrė garanci nga qytetarė shkodranė se nuk dėmtohen institucionet kulturore, do tė zhvillohen mė shumė aktivitete nė teatrin “Migjeni” dhe nė sheshin e qytetit. Bashkia po shikon mundėsinė e dhėnies sė provimeve tė diplomės sė nxėnėsve tė shkollės artistike nė teatrin “Migjeni”, pa pagesė.

    Agron Dizdari, drejtor i teatrit “Migjeni”:

    “Teatri “Migjeni”, mė
    dobėt se kurrė”

    Kėto 2-3 muaj janė lėnė aktivitetet nė teatėr, mė shumė sesa gjatė 8 viteve tė fundit. Unė do t’i propozoj bashkisė mendimet e mia. Teatri duhet tė funksionojė si njė institucion arti dhe nė kushtet e ekonomisė sė tregut, gjithēka duhet tė jetė e ligjėruar. Kėshtu nuk do tė ketė keqkuptime si dhe ka ndodhur. Ky institucion (teatri) duhet tė jetė i profesionistėve qė nuk janė pak dhe dyert e teatrit pėr vlerat janė tė hapura. Nė bashkėpunimin e fundit me Emilia Romanson ne jemi partnerė. I kam propozuar kryetarit tė bashkisė dhe kėshillit bashkiak qė teatri tė ketė jetėgjatėsi, duhet krijuar njė grup pune i pėrbashkėt pėr tė gjetur me tė mirėn e mundshme. Duhet njė strategji e mbėshtetur nė ligj, qė tė mos na akuzojė kush. E ardhmja e teatrit ėshtė projekt. Ai i vė aktorėt para detyrash e pėrgjegjėsish konkrete. Projektet i kushtojnė bashkisė minimalisht dhe nė rast se ajo do tė jetė nė unison me ne, jam i bindur se teatri jo vetėm do tė mbajė veten por dhe do tė akumulojė mundėsi finaciare. Ne kemi projekte ne letėr por duhet njė pėrshpejtim i punėve nga administrata e bashkisė nė formulimin e akteve ligjore, qė gjithēka tė jetė nė letėr kryesisht amendamentet e anės financiare. Rregullorja dhe statusi i teatrit “Migjeni” i ėshtė dėrguar nė nėntor 2002 kėshillit bashkiak por nuk ėshtė miratuar.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    shkodra dhe realiteti i sotem artistik....

    ...Une kam qene shume i vogel kur shkodra organizonte aktivitete artistike te shumta;estrada,teater,koncerte dhe festivale qe mblidhnin shume njerez,amatore dhe njerez te artit.Ndersa sot jam me i madh dhe Shkodra ka ngelur po ajo e dikurshmja nderkohe qe shoqeria shqiptare ka arritur stade te tjera,ka permbysur pak a shume ato nivele qe ekonomia e dikurshme kishte si baze:financimin nga shteti;tani eshte merkato e lire dhe Shkodra me gjithe ate deshire qe ka te ndihet e rendesishme ne arenen e Artit shqiptar siē eshte ndjere dikur duhet te kete me kompeticion dhe nivel ne organizimet dhe shfaqjet qe duhen te "hidhen" ne treg.
    Artistet Shkodrane operojne jashte Shkodres sepse aty nuk ka ngelur asgje perveēse nje emri qe dikur ishte i famshem per estradat,teatrot dhe muzikes;aty njerezit qe provojne te marrin rrugen e artit skane asnje lloj motivacioni,po keshtu ndodh edhe ne shume qytete te Shqiperise.
    Me keqardhje per prejardhjen time,por traditat nen kete sistem global qe po kalon shoqeria sot ehste e veshtire qe t'i lejoje individit nje veshje origjinale te vendlindjes se tij...
    AP.

  5. #35
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Art :: Artistet shqiptare ne Itali takojne Papen e Romes

    22 Prill, 2003 - Artistet me te suksesshem ne vendin fqinj Itali, do te takohen sot me hiresien e tij Papa Gjon Pali II. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se tij ne Shqiperi, gazeta e emigrante shqiptare ne Itali, "Bota Shqiptare" dhe Ambasada jone ne Vatikan, bene te mundur qe dhjete figurat me te famshme shqiptare, qe jetojne e punojne ne Itali te takohen me Papen

    Anduela NIKA

    Shqiptaret me te sukseshem ne Itali, sot do te takohen me Papa Gjon Palin II. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ferdinand Bianku, Anbeta Toromani, Elsa Lila, Igli Tare, Leonard Xhokaxhi, Kol Mileta, Enxhi Nini dhe Roland Sejko, si perfaqesuesit me te mire te artit, kultures e tradites shqiptare ne vendin fqinj, sot do te kene mundesine te takojne vete hiresine e tij. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se Papes ne Shqiperi, "Bota Shqiptare" (gazete e emigranteve shqiptare ne Itali) ne bashkepunim me Ambasaden e RSH-se ne Seline e Shenjte Vatikan beri te mundur qe keta te rinj, qe perfaqesojne vlerat pozitive te komunitetit shqiptar ne Itali, te shkojne ne Vatikan. Ne 25 prill te vitit 1993, Papa Gjon Pali II vizitoi per here te pare vendin tone. Ne qytetin e Shkodres ne nder te tij, u dha nje meshe e vecante e drejtuar nga Monsinjor Rrok Mirdita. Ambasadori yne ne Seline e Shenjte ne Vatikan, z. Zef Bushati ka qene nje nder nismetaret e ketij evenimenti, se bashku me "Boten shqiptare" e cila prej kater vjetesh sherben si tribune e mendimit te lire dhe e promovimit te shqiptareve te talentuar, te cilet me punen e tyre kane arritur te behen te suksesshem edhe pertej brigjeve te Adriatikut. Elsa Lila me debutimin e saj ne Festivalin e Snaremos me kengen "Valeria"; Kledi Kadiu, tashme nje VIP i mirefillte, per te cilin cmenden adoleshentet, pas nje kalendari impenjimi si koreograf ne "Do te jene te famshem" dhe "Ka poste per ty"; Ilir Shaqiri , balerin i pare ne programin e se dieles "Buona Domenica", i martuar prej pak kohesh me nje artiste italiane; Enxhi Nini e njohur ne Shqiperi si kengetare, ne Itali ka dhene disa shfaqje ne violine, per te cilen studion prej disa vitesh; Anbeta Toromani, balerina e pare e Teatrit te Operas dhe Baletit po sfidon te gjithe konkurentet e saj tek "Do te jene te famshem", duke fituar fansa e bashke me to dhe famen; Igli Tare, sulmues i Kombetares shqiptare te futbollit, aktualisht luan me ekipin e Breshas ne Itali; Roland Sejko, drejtues i gazetes "Bota shqiptare" ne Itali, nje nder inisiatoret e ketij takimi, Leonard Xhokaxhiu, nje nder balerinet e pare shqiptare qe emigroi ne Itali, Ferdinand Bianku artist shkodran si dhe Kol Mileta. Ne diten ne vazhdim ne Vatikan do te zhvillohen nje sere aktivitetesh, sic eshte mesha e 26 prillit, e cila do te drejtohet nga Kardinali Pio Laghi, do te hapet nje ekspozite pikture si dhe do te jepet nje koncert, ne te cilin nuk do te mungojne dhe artistet shqiptare. Gjithashtu do te marrin pjese autoritetet me te larta te Vatikanit, Trupi Diplomatik si dhe shqiptare me banim ne Rome.

  6. #36
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ann Arbor, Michigan (SHBA) Universiteti i Muzeut te Arteve ne Michigan prezanton sot (10 maj) ekspoziten “Meshkujt Artiste pikturojne trupa burrash”. Ekspozita do te jete e hapur deri ne 24 Gusht, 2003. Punimet paraqesin portrete burrash, portrete personale, ushtrime per gjate oreve te klasave te artit, eksplorimin e kulturave te ndryshme etj. Kjo ekspozite, me punime te marra nga koleksionet e Muzeut, paraqet menyren si artistet (burra) te Europes Perendimore kane prezantuar trupin e burrit ne kohera, dhe si menyra me te cilen ata kane pikturuar, ka ndikuar ne kuptimin e trupit mashkullor.

    Po sot Universiteti I Muzeut te arteve ne Michigan, prezanton ekspoziten tjeter te titulluar “Auguste Rodin: Koleksioni i Muzeut te Arteve ne Brooklyn” edhe kjo ekspozite do jete e hapur deri ne 24 Gusht 2003. Rodin (1840-1917) eshte nje nga skulptoret me te medhenj te shekullit te nentembedhjete dhe pa diskutim skulptori me i njohur qe pas Mikelanxhelos. Do te jete interesante njohja me veprat e tij.

  7. #37
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    SHFAQEN 85 PIKTURA ORIGJINALE

    Da Vinēi ringjallet nė Luvėr

    12 Maj, 2003 - Njė nga galeritė e Muzeut tė Luvrit nė Paris ėshtė kthyer dy ditė mė parė nė njė "copėz" epoke tė Rilindjes fiorentine. 85 piktura origjinale tė mjeshtrit tė madh tė Rilindjes, Leonardo Da Vinēi, janė ekspozuar nė kėtė muze. Nė ekspozitėn, qė ēelet pėr herė tė parė nė Paris qė prej vitit 1952, janė prezantuar edhe 47 piktura tė tjera tė mjeshtave tė Rilindjes, qė vijnė nga Luvri si dhe koleksionet private dhe dhjetėra dorėshkrime tė bibliotekės sė Institutit tė Parisit, pesė albume dhe dy piktura tė koleksioneve tė vjetra, "Shpallja" e Lorenco di Kredit nė bashkėpunim me Leonardon dhe "Virgjėresha Anė e fėmija" e da Vinēit. Ekspozita ėshtė ndarė nė katėr seksione, ku pikturat dhe koleksionet e tjera me vlerė, ashtu tė brishta siē janė pėr shkak tė vjetėrsisė, janė ekspozuar fare pranė syve tė publikut. Emri i Leonardo da Vinēit, mjeshtrit tė madh fiorentin, ėshtė i lidhur ngushtė me "pikturėn perfekte", ashtu siē e ka vlerėsuar veprėn e tij edhe historiani Vasari i sheku-llit tė 16-tė. Arti i tij, i lidhur me Rilindjen fiorentinase plot jetė, shpreh nė fakt kuriozitetin e jashtėzakonshėm tė Leonardit pėr gjeome-trinė dhe perspektivėn. Piktura ishte mjeti shprehės i Leonardo da Vinēit. Mė tepėr se njė detaj material, piktura e tij ka nė vetvete elementė tė shumėfishuar. Duhet ta shohėsh nė tė gjitha kėndet e mundshme, tė kalosh nga njėra anė nė tjetrėn pėr tė kuptuar se njė fytyrė apo njė imazh ėshtė i realizuar nė tė gjitha planet. Ky ėshtė njė detaj qė e has shpesh nė veprat e Da Vinēit. Mėnyra e tij e tė pikturuarit ka njė efekt: tė pėrgatisė tablonė, tė prodhojė njė bashkim gru-pesh dhe "arkitekturash" pėr tė realizuar kėndvėshtrimin. Da Vinēi kishte kuptuar si tė nxirrte pikturėn jashtė veprės sė artizanatit pėr ta bėrė atė diēka mendore, shpirtėrore. Piktura ėshtė tek ai shprehja mė e drejtpėrdrejtė e idesė. Por, mbi tė gjitha, arti i tij grafik ėshtė vepėr e njė efikasiteti tė theksuar, sipas historianit Daniel Arase, e njė aftėsie njohėse dhe eksperimentimi, shumė mė tepėr se praktika e njė shkence.

    marrė nga balkanweb

  8. #38
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Piktura e Muharremit, nė Galerinė e Arteve
    16 Maj, 2003

    TIRANĖ - Ishte viti '89 kur piktori Artur Muharremi fitoi ēmimin e vitit nė Ekspozitėn Kombėtare tė Arteve Figurative, me pikturėn "Arti i krijimit", njė vepėr qė ruhet nė Galerinė e Arteve nė serinė e veprave qė ndodhen nė pavionin e Realizmit Socialist. Piktura, nė tė cilėn Muharremi ka pikturuar veten e tij me penela nė dorė, ishte vendosur dje pėrballė 35 punimeve nė vaj dhe teknikė tė pėrzier, tė ekspozuara nė mbrėmje nė sallėn e Galerisė Kombėtare tė Arteve. "Pikturat e tij janė figurative dhe konsekuente pėr sa i pėrket dydimensionalit, qė kritika e sotme ėshtė nė dilemė nėse duhet trajtuar apo jo nga tė rinjtė", shprehet studiuesja Suzana Varvarica Kuka.

    marrė nga Ballkanweb

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Gjera shume interesante lexova.
    Kam deshire te marr te prezantoj informacion te tille te kasaj fushe por do te shkruaj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #40
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ekspozitė e artistit shqiptar Anri Sala nė Kunsthalle, Vjenė, e hapur deri mė 15 qershor 2003

    Njė pėrzgjedhje e ēmueshme e filmave dhe e videoinstalimeve

    PETRIT HOXHA
    VJENĖ, 23 MAJ, 2003 - Nė pėrmbledhjen e parė tė madhe tė veprave tė tij, galeria-muzeu Kunsthalle nė Vjenė ditė mė parė bėri prezentimin e veprave tė artistit tė ri shqiptar, Anri Salės, ku mund tė shihet njė pėrzgjedhje e ēmueshme e filmave dhe videoinstalimeve tė njohura tė tij, tė pėrcjella edhe me njė paraqitje tė disa fotografive si dhe njė projekti zanor nė hapėsirė publike. Video vepra e fundit e Anri Salės “Ghostgames”, paraqet lėvizjen e gaforreve tė vogla tė manipuluara nga njė reflektor drite nė njė plazh natėn. Konfrontimi i shputave njerėzore thuase gjigante me gaforret subtile nė njė alternim ritmik tė dritės dhe territ na pėrkujton njė atmosferė frikėsuese qė intensifikohet nga zėri. “Ndryshimi ndėrmjet ‘Ghostgames’ dhe veprave e tjera ėshtė se me ‘Ghostgames’ unė e kam parashikuar tėrė kėtė, duke e menduar qė nga fillimi, duke e sajuar lojėn e rregullat e saj dhe duke e gjetur njė vend ideal pėr ta bėrė”, ka thėnė artisti. Sala, 29-vjeēar, pasi kreu Akademinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, nga viti 1996-1998 u shkollua nė Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs (dega e videos) nė Paris, e pastaj nė vitin 2000 pėrfundoi studimet postdiplomike tė regjisė sė filmit nė Le Fresnoy, Studio National des Arts Contemporains, nė qytetin francez tė Tourcoingut. Nė veprėn e parė qė Anri Sala e bėri pas ardhjes nė Francė, “Dejeunér avec Marubi” (1997), ai i pėrdori stereotipet e klishetė e kulturave si Lindore ashtu edhe Perėndimore pėrmes manipulimit tė pikturės sė Eduard Manetit, “Déjeuner sur l’Erbe”, ku rrobaqepėsja e re malėsore e fotografisė sė Kel Marubit nė makinėn Singer arrin, me njė “trik” interesant, ta veshė femrėn lakuriqe tė Manetit. Nė “Intervista - Finding the Words” (1998), artisti gjen njė shirit filmi nė kontejnerin e bėrllokut dhe, duke qenė kurioz, e lėshon atė dhe e sheh nėnėn e vet nė moshė tė re, mirėpo nė mungesė zėri nuk e merr vesh pėr ēka flet ajo dhe shkon nė njė instituticion tė shurdhmemecėve dhe e bind njė grua qė t’i ndihmojė nė deshifrimin e intervistės sė nėnės sė vet. E pastaj e lut nėnėn qė tė ulet pranė ekranit tė televizorit dhe ia lėshon incizimin e intervistės - kėsaj here mund tė dėgjojmė nėnėn e artistit nė moshė tė re si aktiviste e Partisė Komuniste Shqiptare, duke folur pėr idealet e saj rinore revolucionare. “Intervista - Finding the Words” i adresohet njė rrėfimi personal, por njėkohėsisht i kapė tė gjitha pėrmasat e universit shqiptar: ai ėshtė njė rrėfim personal i ēdo individi.

    Mungesa e rendit

    “Kur ke armė, duhesh tė kujdesesh pėr tė. Atje tė thonė: duhet tė punosh me armėn tėnde, tė flesh me tė, tė bėsh seks me tė. Kur bėn dush, e kthen mbrapshtė dhe e mbulon me njė peshqir. Tė kesh armė atje ėshtė normale, prandaj kur kthehesh nė shtėpi dhe nuk e ke, atėherė kjo tė ndryshon. Fillon tė kesh probleme me njerėz”. Kėto janė fjalėt e njė ish-ushtari francez tė helmetave tė kaltra nė Ballkan qė tash jeton me ankthet e sė kaluarės dhe bashkė me personazhin tjetėr tė Nocturnes (1999), pronarin e njė akuariumi, i japin kėtij filmi tė shkurtėr tė Salės njė dimension global, ku dominojnė refleksionet mbi jetėn e vdekjen. “Nocturnes” lidhet edhe me lėvizjen e artistit nė kohėn e punimit tė veprės nga Parisi nė njė qytezė veriore franceze me plot probleme sociale. Videoja tjetėr, Arena (2001), pėrmes lėvizjeve tė ngadalshme, gati statike tė kamerės e njofton shikuesin me kopshtin zoologjik tė Tiranės dhe ambientin e tij tė rrėnuar e shkallmuar pėrreth. Aty mungesa e rendit bėhet e drejtpėrdrejtė dhe njėherėsh ky vakuum ėshtė gjithashtu tregues i problemeve e depresionit ekonomik e social. Shkretia e hapėsirės publike nė vendlindjen e tij nuk shfaqet aty rastėsisht: dy fotografitė e ekspozuara nė Kunsthalle, “Pa titull” (Zone 1) dhe “Pa titull” (Zone 2) paraqesin shkatėrrimin edhe funksional edhe material tė dy kėndeve rrugore tė Tiranės.

    Videoveprat e autorit Sala

    Videovepra e shkurtėr, “Uomoduomo” (2001), reflekton njė gjendje tė pasigurt tė njė njeriu duke e bėrė njė sy gjumė nė njė bankė druri nė katedralėn e famshme milaneze, Duomo. Xhirimi bardhezi e i pazė e bėjnė kėtė vepėr tejet tė brishtė para shikuesit, ku statusi social i personazhit dhe karakteri janė gati tė paidentifikueshme - nuk je i sigurt a ėshtė lypės, i pastrehė, i ēmendur apo dikush qė vetėm pushon para se tė vazhdojė mė tutje. Nė veprėn “Naturalmystic” (Tomahawk #2), tė realizuar vitin e kaluar, Sala e vendosė protagonistin para mikrofonit nė njė studio zėri ku imitimi i tingujve tė njė aeroplani ushtarak nė fluturim dhe detonimi i tij t’i pėrkujtojnė imazhet e njė gjendjeje luftarake. Me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė arkitektit tė njohur Luis Barragįn, nė muajin nėntor nė vilėn e tij nė qytetin e Mexicos njė grup artistėsh ndėrkombėtarė u ftuan ta vizitojnė Casa Barragįn dhe tė pėrgatisin nga njė vepėr qė do tė ekspozohej aty. Hisja e Anri Salės, fotografia “No Barragįn No Cry”, duket sikur tė mos jetė reale - kali i bardhė i vėnė mbi njė bazė ėshtė njė lloj bashkėpunimi me njė skulpturė tė humbur nė kopshtin e Casa Barragįn.

    (nga gazeta Koha)

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekspozita Ndėrkombėtare "Gjon Milli" nė Prishtinė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 18:11
  2. Ekspozita ‘Marubi’ dhe libri 'Bentornata Albania’ ne Rome
    Nga patriota nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 17:47
  3. Artet e Bukura tė Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45
  5. Ekspozita Ngjyrat e Shqipėrisė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •