Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    02.03.2003
    Teatri “Dodona” shėnon dhjetėvjetorin e themelimit

    PRISHTINĖ, 1 MARS - “Java e Dodonės”, kėshtu ėshtė mbititulluar festa me pėrmbajtje tė ngjarjeve nga teatri dhe kultura si shėnim i dhjetėvjetorit tė kėtij teatri, e qė do tė mbahet pėr njė javė rresht nė Teatrin “Dodona” tė Prishtinės. Nė konferencėn pėr gazetarė tė mediave elektronike dhe ato tė shtypit tė cilėn e organizoi, tė shtunėn, drejtori i Teatrit “Dodona” u paralajmėrua hapja e manifestimit kulturo-teatror “Java e Dodonės”. Drejtori i “Dodonės”, Faruk Begolli, me diskursin e tij jozyrtar, paralajėmroi manifestimin “Java e Dodonės”, nė kuadėr tė tė cilit do tė ketė shfaqje, premiera, retrospektiva, promovimi i librit “Dodona 1992-2002”, njė film dokumentar, njė ekspozitė dhe disa aktivitete tė tjera qė do tė mbahen gjatė ditėve nė vijim, nė objektin e vockėl tė teatrit “Dodona” duke filluar nga dita e hėnė e javės sė ardhshme.

  2. #22
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    TIRANE 5 Mars

    Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė ka prezantuar dje projektet artistike qė do tė realizojė gjatė muajit mars. Gjatė njė konference pėr shtyp drejtori i kėtij instituti, Atilio de Gasperis, ka bėrė tė ditur se muaji mars do tė jetė tepėr i ngjeshur me aktivitete qė do tė mbėshteten nga ky institut. Bėhet fjalė pėr filma artistikė, koncerte, ekspozita fotografike, konferenca dhe opera.

    Shekulli i grave" titullohet konferencadebat qė do tė zhvillohet ditėn e 8 Marsit nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve, nė tė cilėn Elena Doni do tė tentojė njė pėrballje tė situatės sė grave italiane e atyre shqiptare. Dy ditė mė pas, po nė Lidhje, nė kuadėr tė nismės "Cineclub", do tė shfaqet filmi italian "Il sorpasso" i regjisorit Dino Risi me aktorėt Vitorio Gasman dhe Zhan Lui Trentinjo e Katerin Spak. Stina koncertore "Allegretto Albania" do tė sjellė mė 13 mars nė skenėn e Akademisė sė Arteve njė duet gjerman, nė violinė dhe pianoforte. Mė 14 mars, fotografi Roland Tasho do tė ēelė nė Galerinė e Arteve njė ekspozitė fotografike me titullin "Shqipėria tjetėr". Njė nga evenimentet e muajit mars do tė jetė shfaqja e filmit "Ema, jam unė" e regjisorit Franēesko Falaski. Filmi ėshtė realizim i ri italian, i vitit 2002. Edhe Teatri i Operės e Baletit do tė presė dy artistė italianė gjatė muajit mars: dirigjentin Bruno Dal Bon dhe tenorin Masimiliano Pisapia. Ata do tė jenė tė pranishėm nė operan "Bohema" e Puēinit. "Mesdhetar" titullohet filmi tjetėr i projektit "Cineclub" qė do tė shfaqet mė 24 mars nė Lidhje. Ndėrsa mė datė 27 nė Akademinė e Arteve pianistja spanjolle Ivan Martin do tė sjellė muzikėn e Moxartit, Bethovenit dhe Shopenit.

  3. #23
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    TIRANĖ

    Promovim i Institutit Italian tė Kulturės, nga punėtorė, nė artistė me famė

    Imazhi tjetėr i Shqipėrisė nė fotografinė e Tashos


    --------------------------------------------------------------------------------

    mi.ho.

    TIRANE

    Eshtė ēelur kėto ditė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ekspozita vetjake e fotografit Roland Tasho, "Shqipėria tjetėr". E veēanta e ekspozitės, marrė pėrsipėr nga IOM dhe Instituti Italian i Kulturės, qėndron nė faktin se fotografitė e ekspozuara janė imazhe tė asaj pjese shqiptarėsh qė ndodhen nė Itali e qė kanė arritur tė bėhen dikushi edhe atje. Nė fjalėn e tij ambasadori italian nė Tiranė, Mario Bova, theksoi se kjo ekspozitė, pėrmes cilėsisė sė lartė artistike nė fotografi, arrin tė pėrēojė tek vizitorėt faktin se, Shqipėria dhe shqiptarėt janė pjesė e pandarė dhe integrale e Europės. Nė ekspozitė gjen qė nga familje tė ndryshme shqiptare tė sistemuara me punė e shtėpi nė shtetin fqinjė, e deri tek artistė, violinistė, aktorė, balerinė e kėngė-tarė. Fotografi tepėr tė bukura dhe dome-thėnėse janė ato tė aktores durrsake Merita Xhani nė filma italianė, si personazh i tyre, apo tė kėngė-tares Elsa Lila e balerinėve Kledi Kadiu apo Ilir Shaqiri. Duke vėzhguar ekspozitėn e Tashos vė re se shqiptarėt kanė gjetur shtigje tė ēajnė jo vetėm nė fushėn e artit, por dhe nė mjekėsi, siē ėshtė kardiokirurgu Glozheni, tė cilin Tasho e ka fokusuar pikėrisht nė sallėn e operacionit tė veshur me uniformėn e mjekut dhe gati pėr operacion.

    Ismail Kadare nė parathėnien e albumit tė pėrgatitur me kėto foto e konsideron atė "njė kamera e ndershme, pa u pėrpjekur tė idealizojė njerė-zit e kombit tė vet dhe pa i paraqitur nė dritė rreme rozė, ka dhėnė nė radhė tė parė tė vėrtetėn" dhe "njė album dėshmi e njė vullneti tė qartė pėr tė kapėrcyer urat e ndarjes e pėr tė shpėrndarė mjegullėn e keqkuptimit".

  4. #24
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Seattle, Washington (SHBA) - Qendra e Artit Bashkekohor prezanton ekspoziten e titulluar "Udhekryq : Art i Ri nga Veri-Perendimi," ekspozita do te vazhdoje deri ne 30 Prill, te ketij viti. Ekspozita drejtohet nga Michael Klein dhe artistet pjesmares ne te jane : Sean Albert, Cris Bruch, Lauri Chambers, Claire Cowie, Anna Fidler, Scott Fife, Claudia Fitch, David George, Gaylen Hansen, Casey Keeler, Lisa Liedgren, Beth Lo, Spike Mafford, Alden Mason, Roy McMakin, Jeffry Mitchell, Megan Murphy, Hans Nelsen, Julia Ricketts, Susan Seubert, Robert Yoder, Laura Griffith dhe Matthew Landkammer.

    Punimet qe kane marre vleresimin me te madh jane : krijimi i Scott Fifes " Koka prej kartoni e Teddy Roosevelt" ; skulptura e Cris Brush titulluar "Politika e Kohes" (perbehet nga unaza druri te nderlikuara me sfera te medha te cilat duken se zmadhohen nga toka deri lart) ; piktura ne vaj e Alden Mason ; punimi me bojra uji dhe figurina te shkrira e Clair Cowies si dhe seria me fotografi e Spike Maffords titulluar "Tempulli i Apollos" .


    Punimet e kesaj ekspozite mund ti shikoni ketu


    Florence, Itali - Vizatime te Mikelanxhelos ne muret e nje dhome ne Florence, po restaurohen nga eksperte. Gjate kohes kur familja Medici kerkonte vdekjen e Mikelanxhelos ai u fsheh tek kjo dhome per gjashte jave. Licia Bertani, drejtoreshe e Muzeut "Medici" ne Florence thote : " Skicat po fshiheshin pak nga pak dhe ky restaurim ishte i domosdoshem, ne te kundertet vizatimet do te zhdukeshin."
    Ky koleksion prej 50 skicash te vizatuara nga Mikelanxhelo u zbulua fillimisht nga Paolo dal Poggetto ne 1975. Nepermjet vizatimeve gjenden nje autoportret, figura e Krishtit me nje madhesi (njerzore) si dhe skica dhe piktura ne tavanin e nderteses.
    Ne lidhje me kete arratisje te tij Mikelanxhelo ka shkruar " U fsheha ne nje qeli te vogel, murrosur si Medici i vdekur, i fshehur nga nje Medici i gjalle. Per te harruar friken, mbusha murret me vizatime.

    Vizatimet e restauruara do te behen publike se shpejti.


    Madrid, Spanje - Nje nga piktoret me te njohur spanjolle, Antonio Lopez, i ngarkuar me detyren e pikturimit te portretit te mbretit te Spanjes, e ka tejkaluar afatin kohor qe i ishte caktuar per te mbaruar potretin. Ky punim u sponsorizua nga Thesari Shteteror ne 1993, dhe nuk ka mbaruar akoma. Per me shume se nje vit piktori ka shkuar cdo dite ne pallatin mbreteror dhe ketu perfshihen dhe ditet e festave apo dhe fundjavat.

    Antonio Lopez ka lindur ne Tomelloso, Ciudad Real, Spanje. Filloi te pikturonte me xhaxhane e tij Antonio Lopez Torres. Krijimtaria e tij eshte e inflyencuar nga punimet e Salvador Dalit. Nga viti 1950-1955 ka studiuar ne Shkollen e Arteve te Bukura ne San Fernando, Madrir. Per bashkeshorte ka piktoren Maria Moreno.

  5. #25
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Themelohet Qendra pėr Zhvillime Strategjike “Ahmet Krasniqi”: Do tė zhvillojmė arsimin dhe kulturėn

    PRISHTINE, 31 mars - Sot nė Prishtinė u bė konstituimi i Qendrės pėr Zhvillime Strategjike “Ahmet Krasniqi”. Kjo organizatė rinore, jopolitike e joprofitabile, synon tė japė kontribut pėr zhvillimin e arsimit dhe tė kulturės dhe do tė mbėshtesė talentėt e rinj nė kėto fusha.
    “Aktiviteti i qendrės do tė orientohet nė ngritjen arsimore, shkencore e kulturore tė talentėve tė rinj kosovarė, pėrmes seminareve e programeve tė ndryshme”, tha Ermal Mehaj, themelues i qendrės pėr zhvillime strategjike “Ahmet Krasniqi”. Udhėheqėsit e kėsaj qendre bėnė tė ditur se kjo organizatė ėshtė certifikuar mė 12 shkurt tė kėtij viti, ndėrkohė qė po sot u zgjodhėn edhe organet drejtuese tė organizate.

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Londėr, Angli - Te enjte, 22 Maj, 2003, Sotheby do te kete shitje fotografish nga fotografet me te njohur te kohes sone. Imazhet me interesante per kete shitje do te jene zgjedhjet e fotografive te viteve 1960-1970. Cmimet do te varjojne nga £70,000 deri ne £300.
    Fotografia mė e diskutuar e cila do te marre pjese ne shitje eshte nje fotografi e Richard Gere, marre ne 1978 nga Herb Ritts(1952-2002). Fotografia konsiderohet si nje pike per fillimin e dy karierave ; ate te Richard Gere si simbol seksi dhe ate te Ritts si fotograf.
    Ne fillimet e 1970ės Ritts ishte duke punuar per biznesin e familjes ne Hollywood-in Perendimor. Gjate nje udhetimi ne San Bernardino me shokun e tij Gere ( i cili nuk ishte i famshem ne ate kohe), u detyruan te ndalonin ne nje stacion benzime pasi ju ēa njera nga gomat. Ne lidhje me foton e bere tek ky stacion Ritts thote : " Nuk e mbaj mend nese i thashe Richardit te vendoste duart mbi koke, apo ai thjesht ishte duke u shtriqur...Ai ishte thjesht keshtu, nje femije i lezetēėm dhe shume sexi." Fotografia u publikua tek revizta Vogue (SHBA) ne tetor te atij viti dhe menjehere pas saj Gere ju ofrua roli kryesor tek American Gigolo ndersa Ritts u be nje nga fotografet kryesore te shek te 20tė. Fotografia, e 15ta ne rradhen e gjithesej 25 fotografive ne kete shitje, eshte perafruar te kushtoje £3,000-5,000.





    Nje tjeter fotografi me artistė qe do te marre pjese ne ankand eshte portreti i Paul Newman dhe Lee Marvin, marre ne 1972, Tucson, Arizona nga Terry O'Neill kur Newman dhe Marvin ishin duke punuar per te xhiruar filmin "Pocket Money" (Lekė Xhepi)
    O'Neill ishte nga pjesa lindore e Londres dhe ka fotografuar qe ne moshen 20 vjecare. Zakonisht perdorte kamera 35mm ne menyre qe te kapte shpirtin spontan te modes se kohes dhe skenes muzikore. Ai ka punuar per Vogue, Paris Match dhe Rolling Stone. Fotografia parashikohet te shitet £300-500.
    Pjese e shitjes jane dhe fotografi te grave te cilat kane frymezuar imazhe te shkelqyera fotografike. Njera prej tyre eshte Jean Shrimpton, nje nga modelet me te njohura te viteve 60tė si si dhe frymezimi dhe e dashura e David Bailit. David ka thene : "Dua te bej nje liber rreth imazheve ... Jean eshte nje imazh".

  7. #27
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Lufta e heshtur mes Galerisė dhe privative

    TIRANĖ, 5 Prill, 2003

    Galeria Kombėtare e Arteve shumė shpejt do tė shndėrrohet dhe nė njė qendėr ankandi pėr veprat e artit figurativ. Kėtė e konfirmon drejtori i kėsaj galerie, Abaz Hado, sipas tė cilit, "qėllimi ėshtė krijimi i njė ure mes klientėve dhe artit figurativ".

    Flitet pėr njė sistem ankandi tė veprave tė artit qė do tė nisė sė shpejti nė GKA..

    Eshtė fjala pėr njė institucion tė ri i cili ka munguar nė strukturėn e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Sipas projektit qė kemi hartur pėr kėtė qėllim fillimisht do tė realizojmė njė katalog, objekt i tė cilit do tė jenė pikėrisht artistė tė figurativit, piktorė dhe skulptorė. Pėr kėtė ne kemi shpėrndarė disa formularė tė cilėt duhen plotėsuar me tė dhėna qė do tė pasqyrohen nė katalogun nė fjalė.

    Pėr ēfarė shėrben ky katalog?
    Mbi bazė tė kėtij katalogu, praktikė qė ndiqet kudo nė botė, klientėt do tė vijnė dhe tė zgjedhin piktorin dhe punėn qė ata duan prej tij. Kėshtu do tė krjohet njė urė mes pulbikut dhe artit figurativ.
    Njė lloj ure tė tillė kanė krijuar dhe galeritė private…
    Eshtė e vėrtetė, por marrėdhėnia qė duam tė krijojmė ne si Galeri do tė jetė e njė niveli shumė mė tė lartė. Veprat e artit do tė vlerėsohen vėrtet si tė tilla qė nga ēmimi qė atyre do t'u vihet. Mos harrojmė se pjesė e kėtyre ankandeve do tė jenė vepra tė artistėve mė me emėr qė ne kemi, ndėrkohė qė nėpėr galeritė private nuk ėshtė i theksuar ky lloj seleksionimi.

    Sė fundi, deri nė kėto momente sa formularė janė shpėrndarė dhe sa artistė janė afruar?
    Janė shpėrndarė rreth 100 formularė, por, pėr fat tė keq, shumė pak janė kthyer tė mbushur. Kjo ėshtė njė lloj neglizhence e artistėve qoftė dhe pėr plotėsimin e njė formulari. Dhe unė i kuptoj shumė mirė. Pėr kėtė e kam shtyrė afatin e mbledhjes sė tyre deri nė fund tė prillit, pasi afati i fundit ishte fundi i marsit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 05-04-2003 mė 23:57

  8. #28
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    "Marubi 2003" sot ngre siparin

    TIRANĖ 5 Prill, 2003

    Ēelet sonte nė mbrėmje konkursi mė i rėndėsishėm i fotografisė artistike nė Shqipėri, "Marubi 2003". Nė kėtė edicion do tė marrin pjesė 96 artistė, 66 prej tė cilėve shqiptarė dhe pjesa tjetėr tė huaj tė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės. Me kurator Ilir Butkėn, brenda kėsaj ekspozite do tė prezantohet Pinhole fotografi nė pavionin "Camera Obscura". Fotografitė e ekspozuara do tė vlerėsohen nga njė juri e pėrbėrė nga Neil Roberts, Ziso Kamberi dhe Qenan Shenaj. Ndryshe nga herėt e tjera ēmimeve tradicionale, tė parit, tė dytit, tė tretit dhe Fotografia Art, ėshtė shtuar dhe ēmimi specila Pinhole fotografi, ēmimi i medias dhe i kritikės si dhe ēmimi i publikut.

  9. #29
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    marubi 2003

    60 pjesemarres vijne nga 14 vende te ndryshme te botes, me koncepte e vizione te ndryshme mbi artin e fotografise. Ata vijne nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Italia, Austria, Kanadaja, Gjermania, Anglia, etj. Juria e aktivitetit e perbere nga fotografi I njohur Albes Fusha, artisti Ziso Kamberi dhe artistja e njohur Prishtinase qe jeton e punon ne Norvegji – Violeta Xhaferri.
    Ne listen e pjesmarresve jane Agim Faja, Anisa Bahmi, Agron Hasanaj, Anesti Matka, Agron Mesi, Anisa Allmuca, Ardi Fejzullari, Burim Myftiu, Bashkim Asllani, Bertrand Shijaku, Bevis Fusha, Denis Vogli, Dorina Arapi, Elsa Martin, Eliano Kalemi, Eqrem Luraku, Elvis Cala, Enisa Canaliaj, Fatmir Dardha, Fatjon Ymeraj. Fahredin Spahia, Flutura Laci, Flamur Seferi, Ilir Kaso, Gent Faja, Gezim Panariti, Gezim Bonjaku, Hilmi Halilaj, Jonida Zaharia, Klodeta Buzi, Leonard Voci, Leon Qafzezi, Lori Polena, Lumturi Blloshmi, Liman Cana, Llazi Serbo, Martin Qafzezi, Marketin Pici, Magdalena Cenolli, Silvana Nini, Vangjush Valla, Vigjilenca Sollaku, Menduh Nushi, Mirela KOrriku, Naim Sala, Namik Selmani, Nikolin Baba, Pranvera Shala, Qazim Strazimiri dhe Qerim Vrioni.
    Nga Kosova vijne artistet Adriana Nimani, Arbana Hajredinaj dhe Valon Begolli. Nje numer i madh fotografesh vijne nga vende te ndryshme te botes si Chris Pool Great nga Anglia, Eugene Harasim- Rumania, Gerhart Gross – Austria, Gerard Links –Franca, Legs Boelen- Hollanda, Luca Turi – Italia, Marija Jankovic –Serbia, Rudiger Carl Bergman nga Gjermania, Alain Lefort – Kanada, Joton Karahoda dhe Yancy Wright nga USA. Maja Djuric, Brunilda Lekunda nga Mali i Zi.
    Punet e paraqitura, jane mbeshtetur mbi konceptet kuratorial, ku plaget e ndryshme sociale mbeshtillen ne frymen e bashkjeteses.

    Admirina Peci Illyria
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Evropa... edhe gjuhės shqipe

    Manifestim i rėndėsishėm kulturor nė Literaturhaus tė Salzburgut

    ARIF MUHARREMI
    PRISHTINĖ, 9 PRILL - Nė Shtėpinė e Letėrsisė tė Salzburgut e njohur ndryshe edhe si Literaturhaus, sot ėshtė hapur njė ekspozitė e piktores sė njohur nga Kosova, Zake Prelvukaj. Ekspozita e Prelvukajt e cila ėshtė titulluar “Pikturimi trupor” do tė qėndrojė e hapur nga 9 prilli deri mė 5 qershor, dhe ėshtė manifestim pėrcjellės pėr ngjarjen qendrore letrare qė Literaturhaus e Salzburgut nga data 14 deri me 16 maj do tė organizojė nė kuadėr tė serisė vjetore qė ky institucion i njohur austriak organizon me moton “Evropa e gjuhėve amtare”. Deri mė tash, nė kuadėr tė manifestimit “Evropa e gjuhėve amtare” nga njėherė nė vit janė prezentuar vende si Islanda, Rumania, Estonia, Irlanda, Greqia, Italia, Franca etj. Kėtė vit, radhėn e ka prezentimi i njė “gjuhe amtare” tjetėr evropiane - gjuhės shqipe. Nga Shqipėria dhe Kosova me kėtė rast janė ftuar autorėt Fatos Lubonja, Beqė Cufaj, Ali Podrimja, Ledia Dushi, Mimoza Ahmeti dhe Ismail Kadare. Mbrėmjen e parė, me 14 maj, me prozėn e tyre para publikut austriak do tė shfaqen Fatos Lubonja (Shqipėri) dhe Beqė Cufaj (Kosovė). Mbrėmjen e dytė, mė 15 maj, lexime do tė kenė Ali Podrimja (Kosovė) dhe Mimoza Ahmeti e Ledia Dushi (Shqipėri). Kurse mbrėmjen e tretė, mė 16 maj do tė paraqitet me lexim tė posaēėm shkrimtari Ismail Kadare. Pėrkthimet nga shqipja nė gjermanishte dhe prezentimin e autorėve shqiptarė do ta bėjė pėrkthyesi i letėrsisė shqipe nė gjermanishte Joachim Röhm. Gjatė mbrėmjeve nė fjalė, po kėshtu do tė shfaqen edhe filma nga e me motive pėr shqiptarėt, si dhe do tė organizohen biseda e diskutime tė autorėve nga Shqipėria e Kosova me lexues austriakė...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekspozita Ndėrkombėtare "Gjon Milli" nė Prishtinė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 18:11
  2. Ekspozita ‘Marubi’ dhe libri 'Bentornata Albania’ ne Rome
    Nga patriota nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 17:47
  3. Artet e Bukura tė Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45
  5. Ekspozita Ngjyrat e Shqipėrisė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •