Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29

Tema: Shėtitja

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Unhappy Veprimet

    Kur e nesermja iken
    e sotmja nuk vjen

    "Blood preasure" - pompimet e asaj
    cka bejme?
    Kush drejton ke?
    Kur jam, pse mendon?!

    Zerot barazohen
    perfundimi, zbrazetire...
    Ererat qe fryjne nen kembe
    heshtja kur flet gjithmone
    ne prapaskene.

    Kush puth ke?-Pse degjojme?!
    Zilet e telefonit...
    Jane bere te padurueshme.
    Nuk ka vend per nje emer tjeter.

    Shenje per te thene - mirupafshim
    Kur zerot barazohen
    Qelqet zbrazen dhe zemrat copetohen.

    Me shume, me shume, me shume
    -Vemendje, kur
    nuk shendoshemi me ato qe skemi me

    Dje nuk te njihja.
    - Kush je ti?!
    Sot nuk dua te te njoh me

    Pse kenget ndahen ne tresh, emocionet
    dy, kur
    numrat cift jane nje me pak.

    Uncle Cracker kendon
    ngjiten
    fajet ne dyer te panjohura.

    Neser do jem zhdukur
    ndersa mbeturinat e ndryshimeve
    do te gervishtin gjithmone sferat
    prapa syve.

    Ca ikin, ca vijne
    Fuqia u mbetet atyre
    qe dine te harrojne. - Jo mua.

    p.s. kete e hodha nje here dhe e hoqa prape nga forumi. Sot u sigurova qe mendoj vertet keshtu.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    per ty, fiori

    Se mos te prishet mendja prape neser dhe e fshin?
    Fiori, nuk e dija qe shkruaje poezi. Poezia eshte e bukur, ndersa ti me dukesh ca e lodhur. Kaq shume pse, ehhhh nuk u gjendet dot nje pergjigje per te qene.

    Ca ikin, ca vijne
    Fuqia u mbetet atyre
    qe dine te harrojne. - Jo mua(KJO ME PELQEN SINQERISHT)

    Pres te tjera...Dikea

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Nuk je bere per poezi ti moj vajze, ti je bere per dashuri...
    ata ikin, ne nuk harrojme, ata harrohen edhe pa ikur. Harrimi i te paikurve nuk dhemb, u bie pluhuri siper e malli nuk te merr pasi e di qe me nje te fshire te dores persiper mund t'i nxjerresh prape "ne qarkullim". Te harruarit e ikur dhembin, te gjallet e larget dhembin me shume, pastaj mizat... ah mizat jane e keqja me e vogel qe mund te na bjere ne koke stineve verore... imagjino te ishin flutura ne vend te mizave... apo lope.


    Hiē nuk me pelqeu, se te ngjan shume....

  4. #4
    SHiU Ne SyT E Tu Maska e Gertiii3
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Vendndodhja
    Neper Re te ZeZa.
    Postime
    18
    Gjendja e ksaj poezise eshte si nje pasqyre e atyre momenteve kur ne mendohemi me ore te tera se pse ndodhemi ne kete bote dhe cfare duhet te realizojme. Vjen nje kohe kur shum gjera duken te pavlefshme sic thote Fiori zerot barazohen dhe mbase del ne pah e verteta por mbase vlera e vertete nuk cmohet sic duhet.

    Fiori vetem nje gje kisha, kur e nis shqip mos fut pjeseza anglisht se na ben corbe
    -Mos u mundo me kot ta perfytyrosh. Ajo eshte e pakapshme per syrin, eshte si nje cope mjegull qe tretet e zhduket.
    -E si zhduket ashtu?
    -Si cdo gje qe nuk ka qene...

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit te treve per komentet.

    p.s. Gerti isha ne klase biologjie kur po shkruaja.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Fiori.

    Me pelqeu poezia.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Shetitja

    Per te qinden e sekondes ose dhe ndoshta me pak me bie rasti te mendoj per ngjarje te tilla. Per njerzit, per mishin, per kockat, per te gjithe ne me brishtesine dhe egzistencen e shkurter por te nevojshme te qenies.
    Ne nje trafik te dendur kur une vrapoj per tu ulur ne nje restorant, me shkakun e urise lidhur pas trurit. Ushqimi te cilin e marr per te me zgjatur jeten zakonisht, mund te inflyencoje ne nje infakt zemre rastesisht.
    Atehere kur te ndjej veshtiresi ne frymemarrje, kur te ndihem vetem e braktisur me mijra njerez rrotull, e trembur edhe pse nuk ndodhem prane ndonje repirre apo vorbulle uji, une ose ndoshta pronaret e lokalit do marrin ne telefon numrin magjik. Atje nga ku une do pres pergjigjen, shpetimin, nje tjeter human si puna ime, nje tjeter njeri i cili mund te pesoje nje infakt ne te njejtin moment me mua, nje tjeter cope mishi e mesuar me gjakra dhe tmerre me klithma dhe lengje qe dalin nga zemrat gjysem te prera nga disku i rrotes se nje makine ose nga thika e dikujt, i tepert ky per kete histori.
    Kur ankthi im te shtohet, dhe ndoshta une te jem duke pare tynelet e drites apo erresires, sido qofshin, duke u friksuar si kur te kishte qene dita e pare e kopshtit, nje shtator, kur ne momentin e pare ne dhomen e grupit tim, te vija re se gryksja ime ishte e vetmja me ngjyre te bardhe dhe gjithe te tjerat ishin te hirta ata do ndezin sirenat per te ndaluar mendimet. Ndoshta vetem per te qinden e sekondes, kur ata te tjeret qendrojne heshtur pa levizur duke vijezuar ne nje moment rrugen qe do te ndjekin sirenat. Zhurma shtanget per nder te dikujt qe kerkoi ndihme nga nje njeri tjeter. Nuk ka me rendesi gjatesia e kockave, kercimi i muskulit apo cmimi i ores qe mban, i frikesuari po kerkon ndihme deshperueshem duke qare me lotet e femijes, kaluar krenarine dhe nderrin, dhe zenjet me armikun ne mengjes. I pergjerohet hasmit e meshiron per ndihme.
    E ndersa sirenuesit te kenaqur sot per nje dite jo shume te lodhshme ne pune, se ne fund te fundit kishin dale per te mbledhur zemra te gjakosura edhe pse kjo sot rastisi te gjakosej perbrenda, (te mbetej pjese e atij qe vdiq, si shume te tjere pa ndonje cudi apo beme mbinatyrore), heqin nga veshi kufjet dhe degjojne zhurmat e stuhise natyrore ne horizont.
    Nxorra makinen nga kanali ku u hodha per shkak te zhurmes se sirenave, ashtu sic beri i gjithe vargu i gjate i makinave para dhe pas meje. Te gjithe ishim nisur per diku, ai perpara i veshur ne kostum ishte nisur per ne zyre, ajo tjetra po nderronte unazat jete e dyfishte, une isha nisur per te ngrene dreke, si cdo dite rreth asaj ore.

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Miqėsitė

    Perseri ne nje rruge plot me makina, ne te qinden e sekondes vendosim te marrin nje rruge, qe jo shpesh e ndjekim. Vendosim ne te qinden e sekondes fatin, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen...perkufizime te tilla, "pa rendesi", por qe egzistojne me ne qe nga fillimi dhe deri ne fund.
    Qendrojme paralel tek dritat e trafikut, me nje te panjohur qe ndoshta do behet me shume se i njohur pas 20 vjetesh. Me vrasesin, me asnjeri, vete ne mes te nates, me natyren - te vetmen cope qielli qe mund te na zere syri.
    *Sa here ndalove tek dritat sot?
    - Dukesh e merzitur ?
    * Nuk kishte si te ishte ndryshe, apo jo...megjithse ajo nuk ishte pyetja.
    Transformimi i pas nje viti, me cudit akoma me shume i ballafaquar me ate te nje sekonde. Kur vendos mbi koke briret qe vjet morem si dhurate, egzistenca behet akoma me e ngaterruar dhe per njerez te thjeshte si ne.
    * Si i ke njerzit e zemres?
    - Jam e gezuar per aq kohe sa vazhdoj ti kem.
    Duhen prere gjithe mundesite e nje "edhe keshtu-je" te pritur. Edhe pse nje "edhe keshtu" eshte e pashmangshme.
    *Ne te dyja ngjasojme shume.
    (-Ndoshta jo dhe aq sa mendon, sigurisht te gjithe jemi njesoj, diku atje (ku?).)
    Fjalet me njerez te tille kam fillar ti hedh tek shprehjet e fytyres, me buze e sy e cakerdisur ne shprehime jete - pa jete. Te pa ngjitura diku, pa prova, pa arme qe te zbrapset ne fytyre.
    *E urrej. Me cmire per te dobtit si ajo, tek i le gjerat te ikin dhe vete vjen atje ku i duhet nje pjese jete, e ka blere me duket.
    - Me shume se nje mesim do te thuash? Pe veten sot ne fytyrat e fjaleve, kur kishe mbledhur mall oshetues ne fund te kohes se kaluar pa patur fuqi apo dhe urrejtjen e mjaftueshme per ta nxjerre jashte dhe per tja falur dikujt.
    (-Te urrej ne te njejten menyre nq se nuk e ke vene re. Por oshetimat i degjoj vete, ne kete dyshe nuk ka nje te trete sic ndodh zakonisht. Cfare mund te te them sot mikja ime, gjethet po bien perseri njesoj, pse kujton se ne kemi ndryshuar?!)
    Ne fund te fundit nuk qenkemi aq ndryshe.

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nje lemsh i koklavitur qe ska burre nene ta zgjidhe.
    Mendime dehėse, origjinale, ekstreme.
    Edi

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Merr nje fije spango, futi nje nga nje goglat dhe do shikosh qe varse ka per te te dale ne fund. E keqja eshte se nganjehere varset nuk ke ca i do...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Per ata qe na harrojn ......keshtu si per qef
    Nga shtrigaa nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •