Kur e nesermja iken
e sotmja nuk vjen
"Blood preasure" - pompimet e asaj
cka bejme?
Kush drejton ke?
Kur jam, pse mendon?!
Zerot barazohen
perfundimi, zbrazetire...
Ererat qe fryjne nen kembe
heshtja kur flet gjithmone
ne prapaskene.
Kush puth ke?-Pse degjojme?!
Zilet e telefonit...
Jane bere te padurueshme.
Nuk ka vend per nje emer tjeter.
Shenje per te thene - mirupafshim
Kur zerot barazohen
Qelqet zbrazen dhe zemrat copetohen.
Me shume, me shume, me shume
-Vemendje, kur
nuk shendoshemi me ato qe skemi me
Dje nuk te njihja.
- Kush je ti?!
Sot nuk dua te te njoh me
Pse kenget ndahen ne tresh, emocionet
dy, kur
numrat cift jane nje me pak.
Uncle Cracker kendon
ngjiten
fajet ne dyer te panjohura.
Neser do jem zhdukur
ndersa mbeturinat e ndryshimeve
do te gervishtin gjithmone sferat
prapa syve.
Ca ikin, ca vijne
Fuqia u mbetet atyre
qe dine te harrojne. - Jo mua.
p.s. kete e hodha nje here dhe e hoqa prape nga forumi. Sot u sigurova qe mendoj vertet keshtu.
Krijoni Kontakt