Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29

Tema: Shėtitja

  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Perkatesi
    (per te mos u trembur)

    Pas mendimesh
    te kam lidhur me kohe
    tani te terheqin me vete
    ngado qe shkojne
    te lodhur te dy nga te thenat
    te paurritur per cfare nuk u tha
    te heshtur jashte e me zjarr brenda
    kur goja flet, ti brenda qan.

    Po...te mendoj shpesh
    kur lot nxjerr i lodhur
    me trupin hedhur
    ne ngjarje jete
    i vogel serish dhe i pambrojtur
    une e shastisur shikoj
    ne heshtje.

    Po...te mendoj shpesh
    kur hidhesh valle
    dhe ke harruar qe jam ketu
    te mendoj shpesh
    tek ndjek pas vargun
    menduar kapur
    nuk di se ku.

    Pas mendimesh
    te kam lidhur me kohe
    e vetmja skllaveri qe njoh.

  2. #12
    fiori me varset vrit kohen ose vare (kohen) ne to.
    me pelqyen shume po me teper nenshkrimi pasi jane fjalet me te cmuara te Fjales.
    lili
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  3. #13
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Ti e ke marre patenten apo i jep ashtu kot e me kot?Ne shetitjen tende sic je ti e vetme te gjithe ndihen ne te njejtin menyre dhe plotesisht te drejte ke kur thua qe nuk je ndryshe,do ishte gje e bukur qe ti te shtrije doren dhe njerezit te te ngrenin ne krahe po aty duhet te kete vetem forumista qe te ndodhi dicka e tille.Paralelet ne trafik me pelqejne se aty dua ta provoj veten sa i zoti jam te shkeputem i pari nga gjithe ata qe kam rrotull, nuk e di po kam pershtypjen se ty ta kaloj me makine...lol..
    Discover me like emptiness.......

  4. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Perpjekje...

    Simetrikisht
    u ndertuam njesoj,
    u krijuam - na krijuan,
    jemi...
    limiteti i logjikes
    pasardhesi i qendresave
    genjen botkuptimet
    Nga nje simetri
    te njellojte - njesoj
    nxjerr kuptimin "ndryshe"
    Ndersa syte largohen
    nga hunda,
    vrapimthi drejt bashkimit,
    jetojne perjetesisht te vecuar,
    ne gjysmen e tyre,
    drejtuar kudo
    "pervec vetes".
    Perpjekjet per bashkim
    krijojne ndarjen,
    e nese nuk perpiqesh
    atehere nuk je.
    'Bashkimi mosegzistent
    jeton si fjale
    lidhur pas perpjekjeve
    "fryme" falese.
    Gjysmat i jetojme
    te tjerat i enderrojme
    'Bashkimi mosegzistent.

  5. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Arrogance

    Krruspull hena, ne gjokse qiellore
    mbijetuar shembjesh, tronditur nga fjalet
    orteqe enigmash te zena pas dore
    e pasnesermja pjese e se sotmes.

    kemb' e gomarit mbi vijen ujore,
    sterkale e mjaftueshme per tu dehur,
    perdredhur ujrat ne qenje mohore,
    eklipse mendimesh pas kuintash.

    tatata ta ta ta tatatata
    ................................ore
    njesoj ta ta ta ta ta ta
    si .....................lule bore

  6. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nje tjeter si ai

    Ne qofte se rendesia do te binte mbi mua atehere kjo nuk mund te quhej lumturi nga ana ime edhe pse lumturia ne fund te fundit nuk eshte me shume se vetkenaqsi endrrimtare/kalimtare. Eliminimi i te gjithe ju te tjereve, te fuqishem apo jo, te bukur apo te shemtuar nuk ka te beje me lumturine edhe pse ndoshta ben pjese ne vetkenaqsi, me shume vet-fshirje te fakteve, lundrim ne ajer pa marre fryme. Seksualiteti nga tjeter eshte vet-shperblim, i dyanshem ne paraqitje por gjithmone me nje faktor te pare e te rendesishem si "vetja". Dhe ne kohet ne te cilat jetoj shkenca mund te jete pa problem faktori i dyte edhe pse akoma e pa shprehur ne fjale, pasi truri ka filluar te na punoje me shpejt se goja, cuditerisht. Gjatesia trupore dhe dhjamrat qe me varen nga pantallonat sa here shikohem para pasqyres, me drejtojne gjate dites ne fjalet qe them apo veprimet e mia. Pesha nuk me shqeteson aspak, pasi jam mesuar ta terheq me vete gjithe jeten time gjithsesi shikimet e tyre, te sajat ne ato momente me kujtojne per figuracionet e pasqyrave. Gje qe me ben te mendohem gjate, ndoshta per dite te tera kush i shpiku pasqyrat dhe pse...ne fund te fundit e ndjej perbrenda pamjen time edhe pa u pare e per ta do duheshin syze me shume se pasqyra te me shikonin...
    Dje hyra ne nje dyqan te vogel, kinkaleri ngaterruar me cokollata apo pije freskuese, ne nje qoshe te pasur te qytetit. Pamje e egzagjeruar nga jashte sepse ne fund te fundit jemi "kaq njerez" sa dhe vete nuk e mendojme dot. Shpesh kerkoj per pika pluhuri ne vende te tilla dhe per mos cudine time ato i gjen ne cdo cep, nje shenje njerzore dhe kjo, mikro-batike. Bukuroshja qe vertitej duke u qeshur njerzve, madje dhe atyre te vrareve nga natyra si puna ime, ndaloi me shume ne shenje meshire apo thjesht kllapie nga ana e saj duke me pare sa lart poshte. Nuk isha i sigurt nese njera nga dhjamrat me kishte dale pa dashur jashte bluzes se gjere, por gjithsesi mund te ndjeja eren te me guduliste, se me duhej dhe nje ndihme e tille per ti vene vetes parullen "jetoj ne kozmos" - jetojme te gjithe...Aty per aty fillova ti tregoja, edhe pse ajo nuk pyeti apo foli fare, pas tundjes se kokes ne shenje pershendetjeje. I tregova se punoja ne nje pjese te pazarit per xhaxhain tim. Jam i sigurt nenqeshja pasuese ishte thjesht nje shenje pohimi nga ana e saj, lidhur me pamjen dhe perimet qe shisja. Perime shites...Gjate dites nuk me bie rasti te flas shpesh me njerez, apo njerez te llojit te saj per me teper, keshtu ndoshta u shtyva ti tregoja te verteta me shume se nje egzagjerim qe do te me kenaqte mua dhe mahniste ate, jo me shume se perime shitesi besoj...Kur dola i premtova se do kthehesha perseri ne janar, ndersa ajo vazhdoi te buzeqeshte...thua te jete perseri ketu ne janar apo dhe une te jem gjalle ne janar, pse do me duhet te vij ketu ne janar, ndoshta do ishte me mire sikur ti kisha thene gusht, ishte me afer dhe kishte me shume kuptim, nuk e di.
    Dikush me shtyu krahun tek dera e ndersa ajo filloi te buzeqeshte perseri, vura re se qeni i qorrit qe sapo hyri, ishte lidhur pas unazes se marteses. Nje tjeter rreth pa fillim e fund, per me teper nje tjeter dege historie e cila nuk besoj te shkruhet ndonjehere, apo te kete rendesi, si i rendesishem qe jam ne qoshen time te pazarit.

  7. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Cinike...

    ...vijezuar ne rrudhat e fytyres dhe gjakun qe ka pushuar se rrjedhuri me kohe. Pellg i turrbullt mendimesh, me ngarkesa elektronesh tek gjuajne peshqit e te sapolindurve te vdekur. Te braktisur ne dashuri marramendesi ku si te tilla ju jane marre mendte e jane hedhur ne flete te bardha "fjalesh" te fshehura. Te heshtur nga mosdashja per tu shprehur, thike qe pret nga prapa e te kruan zemren, mishore dhe njerzore, funksionale per rriperterim lekure dhe jo genesh te lindura. Dehur nga qeshjet qe lagin qytetin me vesen e gazit. Gaz i ngaterruar me flluska acidi. Te pashe!

  8. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rastesisht...

    Rastisa ne kohe te tilla
    me poete-tregetare
    e tregetare-poete,
    me dashuri te kenduara
    neglizhuar nga njerez
    me endacake si une
    duke formuar folete
    me ajer te mbytur
    nga kengetare e profete.


    Rastisa ketu...
    sa keq,
    dhe ty te rastisi
    rastesia ime!

  9. #19
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Skane te sosur........pshhhhhhh
    Sikur i kemi borxhin cupes qe na e ben koken dhalle nate per nate me keto poezi.
    Edi

  10. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ***

    Enderrat me kane thyer ditet
    dhe jeta po me del nga to
    e pambrojtur,
    Qellimet po zhubrosin kuptimin
    e ndjej,
    cdo hap, me
    fundin "kanosur"
    Frymemarjet lakohen nga heshtja
    e frikes,mbi
    enderren e "sosur".



    ***

    Shkurt,
    nuk do ishe ndryshe
    sikur te ishe sikur-ur
    te ktheje veten tek hamendjet
    dhe te kerkoje symbyllur
    ato qellimet e tua
    dhe arsyet per ardhjen time
    mesimet qe duhet te me jepje
    te kishte kuptim vazhdimi...


    shkurt,
    do isha ndryshe
    sikur te kishim jetuar
    te hanim misra per Miss-e
    qe paten rastin dhe nuk fituan,
    ne enderra s'do t'kisha mbyllur
    mos te te dukej sot fytyra
    tek ktheje supet nga prapa
    une mos shikoja mynxyra.


    shkurt,
    nuk do isha une
    po nje tjeter "pa mua"...


    Kam idene do me pelqente!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Per ata qe na harrojn ......keshtu si per qef
    Nga shtrigaa nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •