Kurse une do t'i shtoja edhe diēka pikes se pare ku Bao beri percaktimin:
"E verteta eshte Nje, absolute dhe e PANDRYSHUESHME (ne thelb).
Kurse une do t'i shtoja edhe diēka pikes se pare ku Bao beri percaktimin:
"E verteta eshte Nje, absolute dhe e PANDRYSHUESHME (ne thelb).
Give light and the darkness will disappear of itself.
Erasmus (d. 1536)
Postuar mė parė nga The Hobbit
"E verteta eshte Nje, absolute dhe e PANDRYSHUESHME (ne thelb).
Perse?
Sepse 2 + 2 = 4 dhe kjo eshte njesoj edhe ne japonisht.= 3.14 kjo eshte gjithashtu per te gjithe njesoj. E tjera e tjera. Qeshja eshte per te gjithe njesoj. Vdekja gjithashtu. Mona Liza eshte per te gjithe njesoj, ne Luver. Dhe Parisi kryeqytet i Frances, eshte per te gjithe po ashtu.
Po lexoja shkrimin tend ornament edhe mu kujtua nje fabul e vjeter (do thoni ju ene ket kishim mangut...pak kemi Sokolin qe na tregon abstraktin e matematikes dhe saktesine e Kuantikes)
nji lepur po rrinte nen hije te pemes dhe nisi muhabet me larasken qe ishte mbi nje dege:
- Peme e bukur dushku-i thote-sidomos kto gjethet jeshile, jane te mrekullueshme
Ku po i shef gjethet jeshile-kthehet laraska-dushku i ka te verdha me nuanca portokalli...
e ngul kembe lepri, ngul kembe laraska, gjersa u thote nje krimb :
Kot ziheni, gjethet jane te gjelbra nga poshte e te verdha me portokall nga lart.
Kuptohet qe as laraskes e as leprit nuk ju mbushej mendja...
tashi te dy ishin te bindur ne te vertetat e tyre. Shume shume paten nje sherr te vogel, po ama akoma e dine qe gjethet e dushkut jane te gjelbra per leprin, te verdha per larasken...
Po sikur te gjorat kafshe ta dinin qe nqs syri i tyre do te kishte aftesi te shikonte ne nivel nen-molekular ....asgje s'do kishte forme ngjyre permasa ....nje leur nuk do kishte asnje ndryshim nga nje laraske apo nga nje re ne qiell apo nga nje cifte e vjeter...
Po shyqyr Lepuri nuk e dinte, prandaj ishte i lumtur. PO kshu edhe laraska.
...po ashtu edhe une...
Summertime baby!
Sokol per faktin e thjeshte se eshte e vertete, sado qe ne ta shtremberojme, sado ta perpunojme ajo mbetet e vertete.
Fakti qe egziston dhe ana tjeter e monedhes (genjeshtra) nuk do te thote se kjo e vertete ndryshon, ēfardo qe ne te themi,
ajo eshte e vertete...
Give light and the darkness will disappear of itself.
Erasmus (d. 1536)
Analisto, me thene te drejten s'e kuptoj ku do me dale me ate fabulen tate. Persa i perket VERTETESISE ngjyres gjetheve, LARASKA mendoj eshte me e afta per ti percaktu, ben folene ne to, i sheh dhe nga poshte, pra nda te dyja anet.
Pra konkluzioni i saj eshte dhe me i VERTETI.
Pastaj te gjitha keto hyjne tek te vertetat relative, gjethet siē e di dhe vete jo gjithnje kane nje ngjyre, varet nga mosha pemeve dhe stina, Parisi eshte kryeqytet i Frances per japonezet, per aq kohe sa dhe per vete francezet, Ajnshtajni me teorine e tij te relativitetit provoi qe dhe KOHA varet nga SHPEJTESIA, pra eshte e varur dhe relative gjithashtu. Neqofte se pranojme teorine e Evolucionit, atehere duhet te pranojme qe ēdo gje eshte RELATIVE dhe ne NDRYSHIM te perhershem, per rrjedhoje TE VERTETE ABSOLUTE (te qendrushme) NUK KA!
Ne terma biblike kjo do te thote; ZOTI KA MOSHE dhe VDES GJITHASHTU.
shume thone, flasin tregojne per te verteten por vetem njeri ka thene qe eshte e verteta edhe ky eshte Jezusi. Ska asnje person qe ka thene se eshte e verteta perveē Jezusit. shume thone se kane nje pjese nga e verteta, shume thone qe njohin te verteten por asnje nuk mund te thote se eshte e verteta. nese une ti apo ēdo kush qe kerkon te thote se eshte e verteta na marrin edhe na ēojne ne ēmendim. ndersa Jezusi e tha edhe eshte e vertetuar. ja seē tha: "Une jam udha e verteta edhe jeta..."(gjoni 14:6). perse njerezit nuk e pranojne te verteten, ose ēfare shpall Jezusi ne te vertete? hajde te shikojme se ē'thote ketu: "bota nuk mund t'ju urrej juve por mua, sepse une deshmoj qe veprat e saja jane te mbrapeshta"(gjoni 7:7). d.m.th. nese ti njehe Jezusin njehe te verteten, nese ti e pranon, ti pranon te verteten. ose shume pytje qe ke ndaj se vertetes(se ē'eshte e verteta, se ēfare te bene kjo e vertete, se si mund ta njohesh etj)mund ti marresh edhe shume gjera qe tani te duken abstrakte me pas do te te duken normale ose te thjeshta, por kjo nese njeh Jezusin. pendryshe nuk do ti japesh fund shume pyetjeve qe ke brenda teje ose nuk mund ti pergjigjesh dot pytjes"Kush eshte e verteta?"!!!
me respekt i krishteri
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
Heh, s'po shkrihem fare ta haje dreqi.
Sa po behesha gati te tallem me ate fabulen e laraskave dhe lepujve kur fap lexoj kete postimin e te krishterit e se si m'u qep goja ... si me zamke. Gjeti zbatim fabula![]()
Sa vertiteni e sa vertiteni e nuk e kuptoj.
E verteta, nuk eshte nje, nuk qendron llogjikisht kjo fjali (1 ne dore). Nese (nuk mbaj mend kush e ka thene me siper) behej fjala "1 per te gjithe" , ok e pranoj.
E verteta, eshte dicka e pandryshueshme,
K O N S T A N T E!![]()
Cdo gje, e cila mbet parameter i pandryshueshem per nje hark te caktuar kohor, eshte e vertete, vetem per ATE hark kohor (se na plaset). Vetem ne nje rast te tille, ajo mund te merret si nje parameter i pandryshueshem mbi bazen e te cilit mund te ngrihet cdo percartje llogjike.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Me pelqeka ky perkufizimi i fundit Sokol...
Ne fakt nuk mund te dyshosh per te verteten, eshte nje per te gjithe....
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
per te vazhduar me tej mendimin e Albos, nese me lejohet .
E thua shume drejte : Ka dy komponente, ai Llogjik dhe ai Shpirteror.
Persa i perket te parit kemi te bejme me marreveshje, me te verteta konvencionale. psh biem dakort qe ti quajme disa objekte, dukuri dhe mardhenie me "iks" emer, vendosim me Konsensus disa Parime Baze, Principe logjike dhe mbi keto perpiqemi te klasifikojme, te parashikojme dhe ti njohim me nga afer fenomonet dhe objektet.E verteta ekziston ketu, nese ajo perputhet me parimet dhe rregullat e arsyetimit te pranuara. (megjithese psh Poper beri nje analize te thelle mbi statusin subjektiv te atyre qe ne i quajme themele te shkences- qe ne te vertete nuk jane edhe aq objetkive sa supozohen)
Persa i perket Komponentit te Dyte, atij shpirteror do te thoja se menjehere duhet te shrohet pyetja: A ekziston e verteta shpirterore apo Morale? Kjo lidhet me ate qe si sillemi, veprojme mire apo keq, drejte apo shtrember, a ekziston nje e vertete morale te ciles neve duhet ti drejtohemi per tu mbeshteur, gjykuar, korrigjuar,ndeshkuar, keshilluar veten dhe te tjeret?
Mendimi im personal eshte se e Verteta Shpirterore ekziston. Do te sillja ketu Kantin me doktrinen morale. ekziston brenda nesh dicka qe na ben te ndihemi fajtore per dicka, te ndihemi te gabuar per dicka tjeter, te na vrase ndergjegja, ose te ndihemi krenar dhe te Mire per te tjera gjera. Pra gjithmone brenda nesh ka nje konflikt, ta bej mos ta bej, eshte mire apo eshte keq,
Pra ekziston nje moral i brendshem, nje parim ligjvenes per veprimet tona ne shpoqeri, sa me te forte te tregohemi duke ju permbajtur ketij parimi, ketij zeri te brendshem aq me afer te Vertetes vendosemi, aq me te LIRE jemi.
Krijoni Kontakt