Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Vrasja e njëzet vjeçares

    Po mbushen te plota 5 vjet
    qe nga viti 98
    nene shkreta pret bijen e vet
    nga dhoma te dal
    per disa ore e pregaditi
    per ne var
    e ate vetem per nje djal
    per ket gjyshja ka qen shkaktar
    Nena tash lutet mos vije kurr
    ora 9 e dites se merkur
    kur dy krisma ne shtepi i degjoj
    hapi deren e dhomes po cfar shikoj
    menjher filloi e bertiti
    i mallkuar qoft fillimi i ketij viti.
    Shtatelartesia dhe bukuria e saj
    tashme e coptuar
    me pushk ne bark te qelluar
    me doren e vet ajo u vra
    se mendoj pse la nje nene, nje baba
    e nje vella.
    Mbaroi shkollen e mesme dhe u fejua
    per ate qe thonte se se dua
    por gjyshja me zor e fejoj
    ti pa e mar ate une sdo te leshoj.
    S'kaloi dy jav qe hengren llokum
    ne shtepin e saj u degjua nje bum
    e keshtu e vrau veten
    nenes te saj ja shkatroi jeten
    e la vetem me nje djale te vetem.
    Kur kujton nena ate dit
    del ne ballkon qe te shoh pak drit
    Zotit i lutet qe t'ja kthej vajzen prap
    se pa te smund te bej asnje hap.
    Por kur kujton se ajo skthehet me
    nis loton por pa ze.
    Del dhe hap perden e dritaren
    e kujton vrasjen e njezet vjecares.
    Ate vrasje s'mund ta haroj kurr
    qe vrau veten vetem per nje burr.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    para 5 vjetesh kishte shtet..
    kish parti..kish shkoll..
    mesues..shoqeri..
    cfar benin ata ..
    apo bageti..

    njeriu dallon nga kafsha
    jo vetem se..
    nuk i le hallatet perjashta
    por edhe se nuk ben sehir
    kur dikush vuan
    dhe humb toruan

    po komshiu..ai mustaqe ziu
    a nuk vuri re..
    se ajo vajz nuk qesh
    e nji hall ka qe syt
    me lot i ka cdo dit?

    prandaj jemi njerez
    qe ta pyesim mikun e komshin..
    pse nuk pipetin.
    cfar halli ka..
    bashk me e qa..

    nuk lihet vetem askush
    kur zemra e tij esht mbush
    nga marazi e merzija
    por pran i gjindet miku
    se cka na dallon nga armiku..
    apo vetem tymi t'na shkoj drejt
    ala si ka hanger dreqi krejt?

    po vllai vajzes aq analfabet
    sa mos t'kuptoj
    se motra eshte ne siklet..
    se s'han as pin e vetllat vran
    apo bab e bir ishin taliban..

    yyy pis milet
    rrac krokodilash..

    ..emjer kush lindi
    ne at vend zhapikash..
    qe vec me u rra
    e me u therr thikash..
    se me ju gjend dikujt ne hall
    kurr nuk kan dit
    vec me e lan ne balt..



    keshtu studenti..
    hapni syt
    e mos rrini indiferenta..
    si bretkoca gjoli..
    nder kanale e kneta..

    ........

  3. #3
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Ehehhe flm flm shum mir si duket aftesia juaj eshte teper ritur per te ju pergjigj dikujt

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Para pak kohesh ne Shqiperi ndodhi nje ngjarje makabre. Nje i ri kriminel shfarosi nje familje te tere, vrau bashkeautorin e masakres dhe se fundi hodhi ne ere veteveten (aksidentalisht) duke u perplasur me automjetin e vet pas nje stacioni karburanti diku prane Shkembit te Kavajes. E gjithe meseleja e kishte fillin tek refuzimi vajzes dhe i familjes se saj, per arsye qe shkojne nga mospelqimi i thjeshte tek frika per shfrytezim ne prostitucion.

    Ndonese trondites, nuk ishte thjesht fakti ne vetvete qe me beri me shume pershtypje, por reagimi i shoqerise Shqiptare ndaj kesaj ngjarjeje. Pati natyrisht "pjesemarrje" te autoriteteve te shtetit ne "dhimbjen" e familjareve, ngushellime zyrtare, deklarata pompoze per disa dite dhe...kaq.

    Nderkohe qe, per vrasjen e nje te riu Tropojan, ne Fier, pronar i nje lokali luksoz e madheshtor dhe i dyshuar per lidhje mafioze, pati reagime 100 here me te fuqishme, pasi ky person ishte i lidhur me kete apo ate parti politike.

    Si t'ja veme emrin kesaj??

  5. #5
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anëtarësuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    O Brari ,po c'ke mor burre qe pleksesh me ato pune ?!
    Sa pere historine tragjike te vajzes nga nje fshat iLushnjees u be aqbuje e u morren tere TV lokale e Kombetare ,dhe me te drejte se po behet nami ne Shqiperi duke mare vajza gjasme per nuse e nisiun Italise dhe bravo i qofte Majkos -ishte kryeminister ne ate kohe (dhe une isha ne Shqiperi ate koehe )se ka MBAJUUTUR NJE KOFERENCE SHTYPI qe nuk e haron dot askush.
    Sa per vrasjen e ndodhur ne Tropoje ,nga Shota ,e te riut nga Tropoja ,i internuar ne Fier qe nga diktatura,sa per njohuri po te them se nuk ishte fakti se kishte nje lokal nga me lluksozet ne Shqiperi ,apo se i perkiste asaj apo kesaj partie fakti qe u fol shume ,sic thua ti ,kurse une mendoj se nuk u fol aq sa duhet.
    Everteta dhe faktet flasin ndryshe,qe mos te zgjatem ,ishte i njejti autor dhe skenar si me A H ajdarin.per imf ormacine te tjera lexo gjithe gazetat e pavarura shqiptare .
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  6. #6
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anëtarësuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    O Brari me fal o burre ,se ta kam ngataruar emrin me BenAlbanin.Pershendetje Kiki
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    kikirikut

    Shume mire e the. Une per vete nuk isha ne Shqiperi, por e mora vesh gjithesesi se vrasjet ne ate fshatin myzeqar bene goxha buje. Edhe per reagimin e Majkos e te te tjereve e kam marre vesh dhe pikerisht per kete po shkruaja. U bene goxha deklarata vertet ( ti the ne konference shtypi etj etj ) por sa kohe zgjati meditimi i shoqerise civile Shqiptare? Sa ne thellesi u analizua ngjarja tragjike nga ajo qe quhet ndergjegjje kolektive e nje populli? Cfare konkluzioni empirik u arrit dhe mbi te gjitha si ndryshoi Shqiperia ( e kuptuar ketu si teresia e qytetareve te saj ) pas kesaj tragjedie???

    Une nuk besoj te kete ndryshuar gje. E them kete sepse kam krijuar pershtypjen qe ne si popull jemi mesuar pak si teper tani me tragjedi te ketij lloji. Jo se na eshte bere zemra gur apo sepse na jane thare lotet, por pasndjekja teper e shpeshte e ngjarjeve te tilla dhe mbi te gjitha injorimi i sinjaleve alarmante qe leshojne ato nga ana e klases intelektuale, ne njefare menyre na pengojne te marrim nje qendrim te rrepte e te vendosur kunder egzistences se shkaqeve te thella qe provokojne keto tragjedi.

    Persa i perket ngjarjes se dyte qe permenda si antishembull, nuk i referohesha episodit te "Shotes" ndodhur ne Tropoje, por atij qe ndodhi ne Fier ( ndoshta me tradheton kujtesa dhe ai qe mbeti i vrare ne Fier nuk ishte nga Tropoja, ndonese me eshte krijuar pershtypja se eshte pikerisht keshtu ). Qe ishte pronar i nje prej lokaleve me luksoze te Fierit, ky qe them une, ate se luan as topi. Pastaj se nga i kishte gjetur parate, se pse meritoi titujt e gazetave dhe pershendetjet e partiakeve, keto nuk e di.

    Nuk dua te hyj ne ceshtje "skenaresh" sepse edhe sikur te kishte te tilla une vazhdoj dhe do te vazhdoj te denoj perjete ata qe shfrytezojne situatat dhe i vune zjarrin Tiranes per nje Azem Hajdar, qe edhe sikur yll i qiellit te ishte nuk do te meritonte ti merrej haku duke terrorizuar kryeqytetin e nje shteti dhe banoret e tij qe nuk kane te bejne absolutisht fare me konjukturat politike. ( Qe te mos me hakerrehet ndonjeri kot - Brarit sidomos ja kam friken - po e them qe tani qe kam te njejtin mendim edhe per ata qe shkaktuan, nxiten apo nuk penguan ngjarjet e '97-es ne gjithe Shqiperine. )

    Por ti shume mire bere qe i the keto fjale sepse me dole ne shteg pikerisht aty ku doja. Me fjalet qe ke shkruajtur verteton pikerisht ate qe desha te shpreh une, pra qe ne Shqipetareve vetem Azemi mos na preket, apo Berisha, apo Nano, Majko, Mbreti apo ku di une, pa per ne te tjeret, qe jemi nejrez te thjeshte dhe qe nuk duam me idhuj por vetem shtet, shoqeri civile dhe nje jete te qete ku te brohorasesh ore e cast per njeren apo tjetren parti nuk eshte me e domosdoshme, per ne kush po pyet!!

    Me respekt
    benAlbani

    P.S. - "Kikirikun" e kam me shaka ndaj mos ma merr per keq

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ai studenti prej Tetove
    Nji problem na paraqiti
    Ne poezi gjys popullore
    Ai bukur e verviti
    .....

    Degjon Ben o djal i ri
    Ti ke drejt por jo ne proz
    Ktu filloj me poezi
    Dhe me vargje vazhdo ti
    .....


    Sa per frik ti hic mos ki
    Se je djal vertet artist
    Te lexoj un ti gjithnji
    Si ne Art e ne Letersi
    ....

    Ju e dini dhe prej Shtypit
    Se cdo dit ne at Shqipni
    Ndonji vajz a ndonji grue
    Shkakton vetes tragjedi
    ......

    Pamvarsisht kush e ka fajin
    Vuajtja, Parja a presionet
    Kryesore asht se t'ngratat
    Vetem gjinden ne ato or mizore
    ..... .

    Prandaj duhet jo si kali
    Me shikue vec perpara
    Por me pae edhe rrotull
    Me ndihmu mikun dhe Shokun
    ....

    Ka nji zot qe na shikon
    Qe na jeten na ka dhan
    Ai e din se kur na e merr
    E jo ne vet me u ba kurban
    .....

    Kush i hyn zotit ne ligje
    Dhe me kok te tij vendos
    Keq e ka ne boten tjeter
    Ka me hanger vec buk e Kos.



    .......


    Ja dhe Vjersha e Gurakuqit, nji Kamomil per te gjitha kohrat.



    QINDRESA




    Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë

    Gjithë përrallat e kohës së re,

    Si n’dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë

    Vjetet e kujdeset ne !
    .....

    Me lule t’ershme e larca më dukej shtrue

    Bota sa ishe i ri ;

    N’gaz m’shkonte jeta, s’m’epej kurrë m’u ankue

    Kurrë zemra s’m’ndjellte zi.
    .....

    Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

    Janë zhdukun e kanë tretë ;

    Idevet t’bukura, shpresavet lulzore

    Veç emni u ka mbetë.
    .....

    Veç një qëllim i naltë t’ban me durue,

    E zemrën ta forcon ;

    Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue

    Mjer’ ai që nuk qindron !




    ----------

  9. #9
    Turbine nga mezi e poshte Maska e THUTHUQI
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    ne forum
    Postime
    13
    Me....falni mua, po... nje pietje kithnjam una:

    kur dy krisma ne shtepi i degjoj...
    ...
    me doren e vet ajo u vra ...
    Nje gje nuk kutponj una, thi ka mundethi te vrathe veten tjetra me 2 krithma?
    YP XHIXHI

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Thuthuqo a di te besh thuthi ti?............(sushi)

    Me oridh behet...plus gjona tjera.

    Tema ktu nuk eshte per Therlok holmtha por ceshtje shoqerore e shpirterore.
    Oj u bo hetuth dege ky..lol.



    Ja Migjeni pse eshte akoma aktual. Ai do jet gjithmon Poet i dites sepse mjerimi cdo dite cfaqet nen hundet tona me ose pa leth...(lesh).

    Sa bukur eshte frymezuar fatos baxhaku ne shekulli.

    "Qortimet e lagura të vjeshtës
    Nga FATOS BAXHAKU

    Sot mbase është vonë, mbase është shumë vonë për t'iu kthyer edhe një herë përmbytjes dhe dëshpërimit që ajo shkaktoi. Porse na ka mjaftuar një udhëtim fare i shkurtër në zonat e qullëta të Zadrimës, Shkodrës, Lezhës, për të kuptuar se thëllimi gati i acartë që ato shkaktuan në shpirtërat dhe trupat e njerëzve nuk ka të bëjë vetëm me ujin që vërshoi nga çdo anë, por edhe me një ftohtësi tjetër, më të rëndë akoma, me atë njerëzoren. Dhe atëherë na janë kujtuar qortimet e trishta të vjeshtës, njësoj si kjo e sivjetmja, e cila e lagur qull po troket gjithnjë e më fort në prag.
    Kjo vjeshtë e lagur na ka kujtuar se shteti dhe politika e të gjitha ngjyrave është ende shumë larg qytetarit të thjeshtë, atij që rropatet përditë në betejën e përjetshme për bukën e gojës. Shteti dhe kollaret e tij e kanë lënë këtë qytetar-fshatar që të ëndërrojë. I kanë bërë të besojë se të jetojë në fushat tinzare e të buta do të ishte më mirë se sa në gërxhet e tij të qëmotit. Më pas e kanë lënë të gabojë duke luajtur me ëndrrën e tij të vjetër, për një copë arë. Nuk i kanë thënë asgjë atëherë kur ai ndërtonte pa leje shtëpi mbi kanale të rëndësishëm strategjikë. Nuk i thanë asgjë edhe kur ai nisi ta marrë veten me thonj e mund, sepse një qytetar-fshatar, ose një fshatar-qytetar do të thotë një votë më tepër, dhe prandaj, o burra lërini të besojnë në një ëndërr të parealizueshme.
    Shqipëria është një vend ideal për të kënaqur hakmarrjen dhe mëritë e natyrës ndaj njeriut. Një vend klasik sizmik, një vend ku tërmetet, përmbytjet, kënetat, shkarjet e dherave kanë bërë kaherë kërdinë. Shteti, që duhej të ishte në fakt shërbëtori më i bindur i qytetaro-fshatarëve, nuk e ka pasur "mendjen në mësim" këto vitet e fundit. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet mungesa totale e një strukture të shpejtë dhe shpëtimtare, që normalisht në të gjitha vendet e kontinentit ku ne aspirojmë me shumë zell të pamerituar të hyjmë, quhen struktura të mbrojtjes civile. Këto struktura kanë çadra, litarë, batanije, ushqime, mjete gjithëfarësh dhe, ç'ka është më e rëndësishmja, kanë njerëz të fortë dhe me mend, të aftë të mposhtin panikun që shkaktojnë gjëmat e natyrës dhe të jenë në krah të njerëzve. Në vend të tyre kemi parë disa ushtarë të lodhur, që nuk e kuptonin edhe fort mirë se ç'donin ata në mes të baltovinës në një kohë që i kanë stërvitur për të mbrojtur institucionet e shtetit në luftën e famshme kundë terrorizmit të brendshëm dhe të jashtëm.
    Makineria e përgjumur e shtetit u bind me vonesë se përmbytja ishte e vërtetë, një nga ato gjëra që i kemi parë vetëm nëpër skenat e improvizuara të filmave artistikë. Katastrofa reale nuk u shmang nga urdhrat e shtetit. Vetëm falë humanizmit të dhjetëra ushtarëve e policëve patëm fatin e mirë që të mos botonim në kronikat tona lista të gjata viktimash. Porse ky fat është fare pak përballë këmbënguljes së ujit dhe indiferencës totale shtetare, dhe sidomos, përballë frikës se çfarë do të ndodhë në raste analoge, që fare kollaj mund të përsëriten në të ardhmen e afërt.
    Përmbytja na tregoi se sa të tulatur e kemi në tërësi pushtetin lokal. Me ndonjë përjashtim, si në rastin e Tiranës, bashkitë e zonave të përmbytura ngritën sytë nga qielli dhe i shtrinë duart shtetit, njësoj sikur ky të ishte ndonjë magjistar që plotëson çdo dëshirë. Prefektët mbetën si gjithnjë në këto vitet e fundit një grup figurash misterioze, fjala e të cilëve nuk dihet kur thuhet e kur dëgjohet.
    Një fjali e deklaruar me shumë dinjitet nga Prof. Farudin Hoxha, duhej të ishte një alarm imediat për njerëzit e ngashëryer të pozitës dhe të opozitës. "Ujin e kanë lënë pa zot", ky ishte thelbi i alarmit që lëshoi njeriu i digave. Në vend që të alarmoheshin për të rregulluar çorganizimin e organizuar që kanë bërë a trashëguar në këtë fushë, të gjithë shpejtuan të përdëlleheshin ekraneve të televizorëve, të shanin e të akuzonin duke lënë pas fëmijë që dridheshin nga i ftohti dhe frika. Këta fëmijë nuk e dinë se ç'janë as kolektorët, as se si janë ndërtuar shtëpitë e tyre, me leje a pa leje, as se si janë digat e liqeneve dhe të hidrocentraleve. Ata presin nga mençuria dhe ndershmëria e më të rriturve që t'u hapen udhët botës. Tani ndoshta jo, por kur të rriten do të kenë të drejtë të na ulërasin në fytyrë: Ku ishit ju kur ne na u përmbyt shkolla? Ku ishit ju, atëherë kur ne dridheshim nga i ftohti dhe frika? Atëherë kur me ne talleshin duke na dhënë një bukë të mykur dhe një batanie të grisur?
    Që politikës, shtetit, pushtetit, partive, bashkive e bashkiakëve, atyre që nxehen sa herë i hyn ndonjë ferrë e paparashikuar në këmbë, të mos i dalë nami i keq, atëherë duhet të kujtohen të bëjnë ca gjëra. Më e para nga të gjitha duket se është një nga qortimet e lagura të kësaj vjeshte. Shteti duhet ta ngulisë fort në mendje se është, edhe nëse nuk e ka fort dëshirë, shërbëtori i përulur, i këtij "soj mileti". I takon atij t'i shërbejë, ta ruajë, ta lajmërojë, ta dënojë sa herë gabon dhe kështu me radhë. Ditët e lagura të këtij tetori rrallë se ia kanë krijuar kujt këtë imazh. Shteti është marrë me hallet e tija, njësoj sikurse të thonte: E ç'na gjeti tani me këta shqiptarët që kanë qejf të lagen… Dhe nëse vazhdon të mendojë kështu, atëherë do të jetë shumë kollaj të përmbytemi edhe në thatësirën më të gjatë. ""
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 18-01-2014, 16:16
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Njëzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •