Papa heq dorė nga titulli i Patrikut tė Perėndimit
pėr t’i dhėnė njė hov tė ri dialogut ekumenik






Komunikatė e Kėshillit Papnor pėr bashkimin e tė krishterėve lidhur me heqjen e titullit “Patrik i Perėndimit” nė Vjetarin Papnor.

Kėshilli Papnor pėr bashkimin e tė krishterėve publikoi sot nji komunikatė, pėrmes sė cilės shpjegon mungesėn e titullit ‘Patrik i Perėndimit’ ndėrmjet titujve tė Papės nė Vjetarin Papnor 2006. Nota kujton se nė Lindje, nė shekullin VI, ndėrmjet katėr Patriarkanave lindore (Kostantinopojės, Aleksandrisė, Antiokisė dhe Jeruzalemit) Papa pėrfshihej si Patrik i Perėndimit. Titulli u pėrdor pėr herė tė parė nė vitin 642 nga papa Teodori I. Mė pas u kujtua rrallė herė e nuk pati domethėnie tė qartė. Nė vjetarin papnor duket pėr herė tė parė nė vitin 1863.

Aktualisht domethėnia e termit Perėndim – pohon nota - nuk ka pėr qėllim tė pėrshkruajė njė territor kishtar e as njė territor patriarkal. Titulli ‘Patrik i Perėndimit’ mund tė shprehė jurisdiksionin e posaēėm tė Ipeshkvit tė Romės pėr Kishėn latine. Pėr pasojė – nėnvizon dikasteri i Vatikanit – titulli, qė nė fillim pak i qartė, me kalimin e kohės u bė praktikisht i papėrdorshėm. Duket, prandaj, fare pa kuptim tė mbahet edhe sot. E kjo aq mė tepėr sepse Kisha katolike, me Koncilin II tė Vatikanit, ka gjetur pėr Kishėn latine, nė formėn e Konferencave Ipeshkvnore e tė takimeve tė tyre ndėrkombėtare, rendin kanonik tė pėrshtatshėm pėr nevojat e sotme. Ta heqėsh titullin ‘Patrik i Perėndimit’ – komenton nota - nuk ndryshon asgjė lidhur me njohjen e Kishave tė lashta Patriarkale deklaruar solemnisht nga Koncili II i Vatikanit (Lumen Gentium 23). Aq mė pak, njė shfuqizim i tillė, mund tė krijojė nėnkuptime lidhur me kėrkesa tė reja ndaj tyre. Anullimi i titullit tė lartpėrmendur – pėrfundon Komunikata e dikasterit tė Vatikanit – shpreh njė realitet historik dhe teologjik, njėkohėsisht, heq dorė nga njė pretendim, gjė qė mund tė ndihmojė pėr vijimin e dialogut ekumenik.



(me 22. 03. 06)