Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb GJON PALI II - Nje Vit pas vdekjes !!

    Dėshmi nga ipeshkvij, meshtarė, rregulltarė e laikė shqiptarė
    pėr figurėn vigane, poliedrike, tė Gjon Palit II, njė vit pas vdekjes









    Zgjodha disa dėshmi nga ipeshkvij, meshtarė, rregulltarė e laikė shqiptarė pėr figurėn vigane, poliedrike, udhėrrėfyesit tė njerėzimit, Gjon Palit II:

    “Me vdekjen e tij na flet, na mėson ta vlerėsojmė jetėn nė ēdo rrethanė” – shprehet Kryeipeshkvi Metropolit i Shkodėr-Pultit, Imzot Angelo Massafra;

    Kryeipeshkvi Metropolit i Durrės-Tiranės, Imzot Rrok Mirdita, duke kujtuar Gjon Palin II thekson: “Kisha humbi njė prijės, por fitoi njė shenjt”;

    ‘Shembull i pėrkryer i prijėsit fetar e i njeriut qė di tė falė nė ēdo rrethanė’ – kėshtu e kujton Imzot Zef Gashi, Kryeipeshkėv i Tivarit dhe ipeshkėv ‘ad interim ‘ i Kosovės Papėn Gjon Pali II:;

    Imzoti i ndjerė Mark Sopi, duke kujtuar se Gjon Pali II do tė mbetet gjithnjė nė zemėr tė Kosovės, nėnvizon njė nga porositė e Tij mė aktuale: bashkėjetesėn paqėsore ndėrmjet besimeve tė ndryshme;

    Meshtari katolik dom Fran Sopi vė nė dukje se Gjon Pali II, ndėrmjet shumė dhuratave qė i bėri popullit shqiptar, i la dhuratėn e madhe tė lumnimit tė Nėnė Terezės;

    “Nė se dėshironi t’ju respektojnė, respektojeni njėri-tjetrin’ – kėtė porosi tė Papės Vojtyla kujton sot laiku katolik kosovar, Lekė Musolli;
    Ambasadori i Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė, Zoti Zef Bushati, kujton se si njė vit mė parė Sheshi i Shėn Pjetrit i ngjante njė mozaiku shumėngjyrėsh: mozaik popujsh, gjuhėsh e kulturash, qė tė kujtonte familjen e madhe tė popujve, “qytetėrimin e dashurisė” pėr tė cilin ka folur aq shumė Gjon Pali II;

    ‘Ta duam njėri-tjetrin’ – ėshtė porosia e Papės qė kujton dom Anton Kqira:

    Imzot Dod Gjergji, ipeshkėv i Sapės, na kujton njė nga tiparet mė tė spikatura tė Karol Vojtilės, me vlerė tė jashtėzakonshme pėr ēdo njeri e pėr ēdo kohė: Ai kishte guximin t’ia thoshte botės tė vėrtetėn, sado e hidhur tė ishte”;
    ***
    Motėr Vida nga Shkodra shpreh besimin se Gjon Pali II do tė ndėrmjetėsojė pėr pėrforcimin e fesė sė krishterė ndėr shqiptarė:;
    ***
    “ Mos kini frikė; hapjani nė dy kapakėt portat Krishtit” – kėtė thirrje qė pėrshkoi fund e krye papninė e Gjon Palit II na kujton sot Imzot Hil Kabashi, ipeshkėv i Shqipėrisė sė jugut;
    ***
    Dhe sė fundi, mesazhi i Papės qė iu drejtua tė gjithė popujve tė rruzullit tokėsor nė gjuhėt pėrkatėse e qė prandaj i foli edhe popullit shqiptar nė gjuhėn shqipe;

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nata e lutjes pėr tė pėrkujtuar vdekjen e Papės Vojtila
    Mijėra besimtarė nė radhė pėr t’u lutur pranė varrit tė Papės sė dashur





    Populli i Zotit, plot emocion e mirėnjohje, pėrkujton kryevjetorin e vdekjes sė Gjon Palit II; nė Sheshin e Shėn Pjetrit u mbajt nata e lutjes nė praninė e Benediktit XVI dhe tė njė turme tė jashtzakonshme, ndėrsa gjithė ditėn, radhė tė pafundme besimtarėsh u lutėn pranė varrit tė Papės Vojtila.
    Nė Sheshin e Shėn Pjetrit kremtohen dy ēaste kulmore tė tė gjitha kremtimeve pėrkujtimore nė kryevjetorin e vdekjes sė Papės Gjon Pali II: nata e lutjes, organizuar sonte nga dioqeza e Romės, nė Sheshin e Shėn Pjetrit dhe nesėr pasdite kremtimi eukaristik i pėrshpirtėrisė, i kryesuar nga Ati i Shenjtė, duke filluar nga ora 17. 30 Nė zemėr tė natės sė lutjes - Rruzarja Shenjte, sė cilės i priu kardinali Kamilo Ruini. Mbrėmja e lutjes filloi nė orėn 20. 30 me leximin e disa shkrimeve tė Karol Vojtilės. Nė orėn 21, Benedikti XVI doli nė dritaren e studios sė tij pėr tė bashkuar zėrin me turmėn e besimtarėve nė vijim tė Rruzares Shenjte. Mė pas, nė orėn 21. 37, pak pas pėrfundimit tė programit tonė e pikėrisht nė atė orė kur njė vit mė parė ndėrronte jetė Gjon Pali II, Benedikti XVI u drejtoi fjalėn tė pranishmėve dhe dha bekimin apostolik.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjon Pali II na ka lėnė njė trashėgimi tė pafundme:
    kėshtu e kujtoi Benedikti XVI paraardhėsin e tij nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes






    Besimtarėt katolikė nė mbarė botėn pėrkujtojnė pėrvjetorin e parė vdekjes sė Papės Vojtila. Sot lutja e Engjėllit tė Tėnzot; sonte, nata e lutjes nė Sheshin e Shėn Pjetrit me Benediktin XVI; nesėr pasdite kremtimi eukaristik pėr shpirt tė Papės Gjon Pali II i kryesuar nga Ati i Shenjtė, Benedikti XVI duke filluar nga ora 17. 30.
    Populli i Zotit, plot emocion e mirėnjohje, po pėrkujton kryevjetorin e vdekjes sė Gjon Palit II; nė Sheshin e Shėn Pjetrit vijon nata e lutjes nė praninė e Benediktit XVI e tė njė turme tė jashtzakonshme besimtarėsh.
    Figura e Papės Vojtila u sintetizua kėshtu nga Benedikti XVI nė lutjen e Engjėllit tė Tėnzot: ‘ Gjon Pali II jetoi i frymėzuar nga guximi i paepur i fesė’.
    ***
    Gjon Pali II ka lėnė njė gjurmė tė thellė nė historinė e Kishės dhe tė njerėzimit – tha Benedikti XVI nė lutjen e sotme tė Engjėllit tė Tėnzot duke pėrkujtuar kryevjetorin e Tij tė vdekjes. Papa foli nė Sheshin e Shėn Pjetrit pėrplot me besimtarė, tė cilėt dėshmuan pėrsėri dashurinė bijnore qė i lidh me Karol Vojtilėn. Tė shumtė shtegtarėt e ardhur nga Polonia pėr Papėn e tyre aq tė dashur. Benedikti XVI i ftoi tė gjithė pėr natėn e lutjes qė, tani kur ne po transmetojmė vijon nė Sheshin e Shėn Pjetrit. Pas Lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot Benedikti XVI i nxiti tė gjithė besimtarėt tė luten e tė agjėrojnė pėr paqen nė Irak.
    ***
    “Njė shtegtim feje, dashurie, shprese, qė ka lėnė gjurmė tė thellė nė historinė e Kishės e tė njerėzimit” – me kėto fjalė Benedikti XVI pėrshkroi orėt e fundit tė jetės tokėsore tė Gjon Palit II. Agonia dhe vdekja e tij – nėnvizoi Papa – ishin gati-gati si njė zgjatje e Triditshes sė Pashkėve. Benedikti XVI kujtoi pamjet e Udhės sė fundit tė Kryqit tė Karol Vojtilės, ndjekur nga Kapela private, duke mbajtur nė duar njė kryq. Pastaj kujtimi i Atit tė Shenjt u rikthye tek dita e Pashkėve tė vitit tė kaluar:
    ***
    “Dha bekimin Urbi et Orbi – Romės e Botės – pa mundur tė shqiptojė fjalė, vetėm me njė gjest tė dorės. Ishte bekimi mė i ndjerė e mė prekės qė na la si dėshmi e fundme e vullnetit tė tij pėr ta kryer detyrėn deri fund tė fundit. Gjon Pali II vdiq ashtu siē kishte jetuar, i frymėzuar nga guximi i paepur i fesė, duke u lėshuar plotėsisht nė dorėn e Zotit e duke ia besuar vetveten Zojės sė Bekuar”.
    ***
    Mė pas Papa u kujtoi tė pranishmėve natėn e lutjes, qė ėshtė duke vijuar nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan dhe Meshėn e pėrshpirtjes, qė do tė kremtohet nesėr pasdite. Dy ēaste pėr tė kujtuar sė bashku me Benediktin XVI, tė madhin Karol Vojtila. Mė pas Shenjtėria e Tij u ndal tek trashėgimia qė ka lėnė Papa i cili ‘i priu Kishės nė Mijėveēarin e Tretė’.
    ***
    “Trashėgimia e tij ėshtė e pafundme, por mesazhi i papnisė sė tij tė gjatė mund tė pėrmblidhet nė fjalėt me tė cilat ai deshi ta pėrurojė kėtu, nė Sheshin e Shėn Pjetrit, mė 22 tetor 1978: ‘Hapjani, madje nė dy kanatat, portat Krishtit!’. Kėtė thirrje tė paharrueshme, Gjon Pali II e mishėroi me gjithė vetveten e me gjithė misionin e Pasardhėsit tė Shėn Pjetrit, posaēėrisht me programin e tij tė jashtėzakonshėm tė shtegtimeve apostolike”.
    ***
    Gjon Pali II – vijoi Papa – e kumtoi pėrherė Krishtin, duke ua propozuar tė gjithėve, siē pati bėrė Koncili II i Vatikanit, si pėrgjigje pėr realizimin e shpresave tė njeriut pėr lirinė, drejtėsinė e paqen. Vdekja e tij – tha Benedikti XVI – ishte njė ‘dėshmi koherente feje”. Ia dhuroi vetveten tė tjerėve deri nė fund tė fundit.
    ***
    ”Nė vitet e fundit Zoti pak nga pak ia mori tė gjitha, pėr ta bėrė plotėsisht tė ngjashėm me Vetveten. E kur nuk mundi mė tė shtegtonte, e mė pas as tė ecte, e sė fundi nuk mundi as tė fliste, gjesti i tij, kumtimi i tij u kufizua nė atė qė ishte themelore: nė dhurimin e vetvetes deri nė fund tė fundit!”.
    ***
    Pas lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot, Benedikti XVI vuri theksin tek nisma pėr paqen nė Irak, organizuar nga Patriku i Babilonisė sė Kaldejve, Emanueli III Deli dhe nga ipeshkvijtė irakianė. Njė thirrje e cila na prek nė zemėr, qė nesėr e pasnesėr, tė gjithė njerėzit vullnetmirė tė bashkohen nė lutje e nė agjėrim pėr t’i kėrkuar Zotit dhuratėn e paqes e tė harmonisė nė Irak e nė mbarė botėn. Papa i ftoi tė gjithė tė bashkohen me nismėn e vėllezėrve tė kėtij vendi tė martirizuar. E mė pas, nė fjalėt drejtuar shtegtarėve, Ati i Shenjtė pėrshėndeti posaēėrisht besimtarėt polakė, qė i pritėn fjalėt e Benediktit XVI me njė duartrokitje tė stuhishme: “Falėnderojmė Zotin – tha Shenjtėria e Tij – pėr veprėn e jetės sė Papės Vojtila e pėr ēdo tė mirė qė i solli Kishės dhe botės”. Sė fundi Papa i ftoi tė rinjtė nė takim pėr tė enjten e ardhshme nė Sheshin e Shėn Pjetrit pėr tubimin nė prag tė Ditės XXI Botėrore tė Rinisė, qė do tė mbahet nė nivel dioqezan tė Dielėn e Larit nė tė gjithė botėn katolike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Sot isha ne Rome dhe kishte shume te ardhur pere te kujtuar ish-Papen Gjon Pali II .


    Midis tyre dalloheshin flamuret e Polonise!


    Njeri i madh ishte, i kalonte kufinjte e fese!

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Porosia e Gjon Palit II lėnė shqiptarėve nė 1993
    “Liria e vėrtetė fetare i shpėton ngacmimeve tė intolerancės dhe tė sektarizmit dhe ofron mėnyra dialogu tė respektueshėm e konstruktiv”








    Populli Shqiptar, mė pėlqen tė kujtoj nė kėtė ēast shembullin tėnd nė kėtė pikėpamje. Qė tė tre Komunitetet fetare mbajnė raport respekti reciprok tė njė bashkėpunimi tė njerėzishėm. Qėndroni nė kėtė pikėpamje, Vėllezėr e Motra tė dashura!”.
    Po e pėrkujtojmė Papėn e madh Gjon Palit tė II-tė me fjalėt testament qė ua la shqiptarėve me rastin e vizitės historike tė 25 prillit tė 1993 nė Shqipėri. Nga sheshi Skenderbe i Tiranės, Papa Vojtila mes tjerash u tha shqiptarėve:
    “Ajo qė ka ndodhur nė Shqipėri, tė dashur Vėllezėr e Motra, nuk ishte parė kurrė nė historinė e njerėzimit….Ju sot keni fituar lirinė nė njė mėnyrė krejt tė veēantė tė papėrgjakur. Jeni ngjitur lart mrekullisht, nga njė greminė tiranie dhe vdekjeje. Kur dukej se po shuhej gati ēdo motiv i arsyeshėm besimi, zbrardhi agimi i lirisė. Rilindi jeta. U ringjall guximi pėr tė qėndruar, u ndez pėrsėri drita e shpresės.
    Po kjo liri besimi fetar, tė cilėn ju mė nė fund po e shijoni, nuk ėshtė vetėm njė dhuratė e ēmuar e Zotit pėr ata qė kanė hirin e fesė, por ėshtė dhuratė pėr tė gjithė, sepse ajo( liria fetare) ėshtė themeli i garancisė pėr ēdo shprehje tė lirisė. Ajo prek njeriun nė intimitetin e vet, nė atė cep tė shenjtė dhe tė padhunueshėm qė ėshtė ndėrgjegjia, ku qenia njerėzore takohet me Krijuesin dhe fiton ndėrgjegje tė plotė tė dinjitetin tė vet. Nga njė liri e tillė, e trajtuar ashtu siē duhet, nuk ka pėrse t’i trembet asnjė ērregullimi shoqėror.
    Besimi i ēiltėr nė tė vėrtetė, nuk i pėrēan njerėzit, por pėrkundrazi, i bashkon me gjithė veēantitė e tyre. Sikur na mėson edhe feja: nėse kemi njė Krijues tė pėrbashkėt, atėherė qė tė gjithė jemi vėllezėr. Kėshtu qė feja ėshtč njė Kėshtjellė mbrojtėse kundėr totalitarizmit dhe jepė njė kontribut vendimtar pėr njė vėllazėrim njerėzor. Liria e vėrtetė fetare i shpėton ngacmimeve tė intolerancės dhe tė sektarizmit dhe ofron mėnyra dialogu tė respektueshėm e konstruktiv.
    Popull Shqiptar, mė pėlqen tė kujtoj nė kėtė ēast shembullin tėnd nė kėtė pikėpamje. Qė tė tri Komunitetet fetare mbajnė raport respekti reciprok tė njė bashkėpunimi tė njerėzishėm. Qėndroni nė kėtė pikėpamje, Vėllezėr e Motra tė dashura! Ju do tė keni merita pėr solidaritetin dhe pėr paqen nė Atdheun tuaj dhe nė krejt zonėn e shumėvuajtur tė Ballkanit. Kėshtu, ju mund tė ndėrtoni njė bashkim kombėtar tė urtė dhe tė qėndrueshėm”.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kisha Shqiptare pėrkujton Papėn Gjon Palin e II-tė,
    profetin e palodhshėm tė shpresės e paqes





    ... qė ka pėrshkuar shtigjet e globit pėr t’ia komunikuar Ungjillin tė gjithėve dhe pėr tė nxitur ndėrtimin e njė bashkėjetese paqėsore, madje vėllazėrore ndėrmjet feve e popujve, edhe pėr Shqiptarėt kudo, do tė mbetėt Papa qė luftoj pėr lirinė dhe dinjitetin e njeriut e tė popujve.

    E si nė mbarė botėn edhe nė trevat shqiptare, me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Papės Vojtila, janė kremtuar Meshė e organizuar nisma tė ndryshme pėrkujtimore fetare e kulturore pėr tė reflektuar mbi trashėgimin e tij tė madhe qė i ka lėnė Kishės e botės mbarė.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dje pasdite Mesha e Papės Benediktit XVI
    nė kujtim tė Gjon Palit II nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes.

    ParMbrėmė, nata e lutjes nė Sheshin e Shėn Pjetrit









    “Dėgjojmė si na jehojnė nė shpirt thirrjet e pėrsėritura tė Papės Gjon Pali II pėr tė ecur pa frikė nė rrugėn e besnikėrisė ndaj Ungjillit, pėr tė qenė kasnecė e dėshmitarė tė Krishtit nė Mijėvjeēarin e Tretė e, sidomos, pėr t’i mbajtur gjithnjė sytė ngulur tek Krishti, qė ėshtė i njėjti dje, sot e pėrgjithmonė e jetės e qė i prin Kishės sė tij” – kėtė theksoi sot pasdite nė Sheshin e Shėn Pjetrit Benedikti XVI nė Meshėn pėr shpirt tė Gjon Palit II nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes. Pjesėmarrje e jashtzakonshme sonte e mbrėmė nė natėn e lutjes mariane nė kujtim tė Papės Vojtila i cili – tha Benedikti XVI – vijon tė ngjallė nė zemrat e tė gjithėve entuziazmin pėr tė mirėn dhe guximin pėr tė ndjekur Jezusin.

    Dje pasdite, duke nisur nga ora 17. 30, Benedikti XVI kryesoi, nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan, Meshėn e pėrshpirtjes pėr Gjon Palin II nė kryevjetorin e vdekjes.

    Nė homelinė e kėtij flijimi eukaristik pėr shpirtin e zgjedhur tė Papės Gjon Pali II, Ati i Shenjtė u pėrqėndrua nė komentin e leximeve biblike, lidhur ngushtė me figurėn madhore tė Papės Vojtila. Duke pasur parasysh leximin e parė nga Libri i Urtisė, Ati i Shenjtė kujtoi se fati i fundmė i tė drejtėve ėshtė lumturia e plotė, qė i shpėrblen pa masė pėr vuajtet e provat e pėrballuara gjatė jetės. ‘Zoti i vuri nė provė – na kujton teksti i shenjtė – e i gjeti tė denjė pėr vetveten, sepse ata flijuan gjithēka pėr Hyjin’. E kjo na bėn tė mendojmė pėr Gjon Palin II, qė flijoi gjithė jetėn pėr Zotin e pėr Kishėn posaēėrisht nė kremtimin e Eukaristisė.
    Ndėr lutjet e tij mė tė dashura, tė cilėn e pėrsėriste vazhdimisht – kujtoi Benedikti XVI - ishte: “Jezus Kryemeshtar, ti qė e lėshove vetveten nė duart e Hyjit si dhuratė e si flije, kij mėshirė pėr ne!” E pikėrisht kjo lutje shpreh mė sė miri karakterin e tij meshtarak e dėshirėn e tij mė tė madhe: ‘Tė bėhej njė gjė e vetme me Krishtin Meshtar, pėrmes flijimit eukaristik, qė ėshtė burim i pėrkushtimit tė palodhur apostolik.

    Natyrisht, nė themel tė dhuratės sė tij tė plotė ishte feja e patundur - vijoi Papa – dhe mė pas, duke komentuar leximin e dytė, u ndal posaēėrisht tek simboli i arit qė provohet nė zjarr. Jeta tregon se qėndrueshmėria, pastėrtia e patundshmėria e fesė sė vėrtetė provohen pikėrisht ndėr vėshtirėsitė e jetės. E Papa Gjon Pali II, tė cilin Zoti e kishte pajisur me dhanti tė shumta njerėzore e shpirtėrore, duke kaluar nėpėr furrėn e mundimit apostolik e tė sėmundjes, na u duk gjithnjė mė tepėr si shkėmb i fesė. E kush pati fatin ta njohė nga afėr – shpjegoi Benedikti XVI – mundi gati-gati ta prekė me dorė kėtė fe tė kulluar e tė patundur, qė i emocionoi thellė bashkėpunėtorėt e ndikoi fuqimisht mbi gjithė jetėn e Kishės, duke u rritur vazhdimisht, derisa arriti kulmin nė muajt dhe ditėt e fundit tė jetės sė tij. Ishte fe plot bindje, e fortė, e vėrtetė, e lirė nga ēdo frikė e kompromis, qė preku zemrat e shumė njerėzve. E kjo, nė saje tė shtegtimeve tė vazhdueshme apostolike nė tė katėr anėt e botės e sidomos, nė sajė tė shtegtimit tė fundit, agonisė dhe vdekjes sė tij - komentoi Papa - e nė vijim, duke pasur parasysh faqen e Ungjillit, kujtoi se Gjon Pali II deshi t’i pėrngjante Gjonit, apostullit tė dashur tė Krishtit, duke u bėrė Bir i Virgjėrės Mari tek kėmbėt e Kryqit. Prandaj motua e shėnuar nė stemėn e papnisė sė Gjon Palit II, ‘Totus tuus’, e pėrmbledh mirė gjithė kėtė pėrvojė shpirtėrore dhe mistike, gjatė njė jete tė orientuar plotėsisht drejt Krishtit pėrmes Virgjėrės Mari: ‘ ad Iesum per Mariam’.
    Nė vijim Benedikti XVI rikujtoi me emocion tė thellė ēastin e vdekjes tė Papės sė dashur, por njėkohėsisht theksoi:
    “Dėgjojmė si na jehojnė nė shpirt thirrjet e tij tė pėrsėritura pėr tė ecur pa frikė nė rrugėn e besnikėrisė ndaj Ungjillit, pėr tė qenė kasnecė e dėshmitarė tė Krishtit nė Mijėvjeēarin e Tretė. Na kthehen nė mendje nxitjet e tij tė vazhdueshme pėr tė bashkėpunuar bujarisht nė realizimin e njė bote mė tė drejtė e mė solidare, pėr tė qenė veprimtarė tė paqes e ndėrtimtarė tė shpresave. E, sidomos, pėr t’i mbajtur gjithnjė sytė ngulur tek Krishti, qė ėshtė i njėjti dje, sot e pėrgjithmonė e jetės e qė i prin Kishės sė tij.

    Forca e Shpirtit tė Jezusit qoftė pėr tė gjithė, siē qe pėr Papėn Gjon Pali II, burim paqeje e gėzimi – uroi nė pėrfundim tė homelisė Benedikti XVI.

    Ndėrsa parmbrėmė, nė Natėn mariane tė lutjes, organizuar nga dioqeza e Romės nė Sheshin e Shėn Pjetrit pėr tė kujtuar Karol Vojtilėn, ishin tė pranishėm 80 mijė besimtarė e shtegtarė. Nė orėn 21 Benedikti XVI u bashkua, nga dritarja e studios sė tij private, me besimtarėt qė vijonin Rruzaren Shenjte.

    2 prill 2005 – 2 prill 2006, Sheshi i Shėn Pjetrit ishte si njė vit mė parė. Rreth 80 mijė besmtarė u kthyen rishtas nė kėtė Shesh pėr t’u lutur nė kujtim tė Gjon Palit II njė vit pas vdekjes sė tij. Posaēėrisht prekės ēasti kur u hap dritarja e studios private tė Papės dhe zėri i Tij u bashkua me zėrat e mijėra besimtarėve qė vijonin Rruzaren Shenjte, nė pėrfundim tė sė cilės , nė orėn 21 . 37, pikėrisht nė orėn kur vdiq Gjon Pali II, Benedikti XVI e kujtoi kėshtu Paraardhėsin e tij tė dashur: “Kaloi tashmė njė vit nga vdekja e Shėrbėtorit tė Zotit, Gjon Palit II. Por ai vijon tė jetė i pranishėm nė mendjen tonė e nė zemrėn tonė; vijon tė na pėrcjellė dashurinė pėr Hyjin e dashurinė pėr njeriun; vijon tė ngjallė ndėr tė gjithė, posaēėrisht ndėr tė rinjtė, entuziazmin pėr tė mirėn e guximin pėr ta ndjekur Jezusin e mėsimet e Tij”.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PAPA GJON PALI I DYTE
    - MIK I MADH I POPULLIT SHQIPTAR -


    Nga Bardhyl Ukcamaj



    Kur tymi i bardhe doli nga oxhaku i Kapeles Sistine me 16 tetor te vitit 1978, bota mesoi se papa i sapozgjedhur ishte nga Polonia komuniste, i pari joitalian i zgjedhur ne ate post ne me shume se 450 vjet. Papa me i ri ne shekullin e XX, ishte vetem 58 vjec, kur u foli te pranishmeve ne sheshin "Shen Pjetri": "Mos kini frike. Fuqia e Shpirtit te Shenjte eshte me ju."

    Karol Vojtila lindi me 18 maj te vitit 1920 ne Vodovice te Polonise dhe qe ne moshe te re i humbi prinderit. Kur shpertheu Lufta e Dyte Boterore ishte student ne Universitetin e Krakovit. Ai u detyrua te mesonte dhe te pergatitej fshehurazi per t'u bere prift ne vitin 1942, kur Krakovi u pushtua nga nazistet. Ne vitin 1964 ishte argjipeshkev i Krakovit dhe tre vjet me vone u be kardinal.

    Qe nga dita kur u zgjodh ne postin e Papes, ishte e qarte se Karol Vojtila do te linte gjurme te thella ne historine e Evropes Lindore. Ishte i vetmi pape i Lindjes ne dymije vjetet krishterim. Ne shtegtimin e pare ne atdheun e tij si pape, me 2 qershor 1979 tronditi muret e diktatures komuniste, duke shpallur me te madhe: "Ndiqeni Zotin, ndryshojeni jeten, ndryshojeni veten, ndryshojeni historine, ejani pas meje, mos kini frike".
    Argjipeshkvi amerikan, John Foli, beson se Papa Gjon Pali II ishte nje nga faktoret kryesore qe cuan ne shembjen e komunizmit: "Per mendimin tim, ngjarja me e rendesishme ishte vizita e pare e Papes ne vendlindjen e tij, Poloni, ne vitin 1979". "Une, theksoi argjipeshkvi Foli, mendova ne ate rast, se ai udhetim shenonte fundin e komunizmit".


    Papa Gjon Pali i Dyte beri perpjekje te medha per te permiresuar marredheniet me te krishteret jokatolike dhe besime te tjera fetare. Ai kreu 104 udhetime apostolike ne 170 vende te botes. Papa Gjon Pali eshte i pari pape qe u lut edhe ne sinagoge, edhe ne kishat ortodokse e protestante, edhe ne xhami, me kuran ne dore. E kemi pare duke ecur mendueshem perballe murit te loteve ne Izrael, duke medituar me qetesi ne xhamine e Damaskut, duke perkedhelur varrin e Indira Gandit.

    Ne ceremonine e varrimit te tij, ishin se bashku presidenti i Izraelit, Sirise dhe Iranit. Presidenti i Liges Arabe tha se bota islame kishte humbur mikun e saj te madh. Per here te pare ne histori nje president i SHBA se merr pjese ne varrimin e nje pape dhe perulet para tij. Presidenti amerikan Bush, me te dale nga bazilika e Shen Pjetrit, deklaroi se bota ka humbur kampionin e lirise, duke e falenderuar Papa Vojtilen, sidomos per mbeshtetjen e nderhyrjes se NATO s ne Bosnje dhe ne Kosove.


    Gjon Pali ka nje vit qe i mungon fizikisht njerezimit. Botes tokesore do t'i mungoje prezenca e tij fizike, por nuk do t'i mungoje dashuria dhe kujdesi i i tij. Te gjithe popujt e botes e kane ndier thelle humbjen dhe dhimbjen per shuarjen e atij njeriu qiellor ne toke. Karol Vojtila per 26 vjet e gjysme, ne krye te Kishes Universale Katolike, pushtoi zemrat e njerezimit mbare, pa dallime racore, fetare a kombetare. Ai u shnderrua ne nje engjell mbrojtes te te drejtave, lirive dhe dinjitetit njerezor.


    Papa Gjon Pali i Dyte ne memorien e shqiptareve

    Ne historine tone kombetare, perkrah Papa Klementit XI, Papa Gjon Pali i Dyte mbetet nje prej miqve me te vyer te popullit shqiptar. Mirenjohja eshte virtyt i popujve te qyteteruar dhe i shoqerive te emancipuara, ndaj mirenjohja ndaj tij eshte nje tregues i rendesishem per ne, per te cilen ne mbetemi nevojtare.

    Papa Gjon Pali II eshte i pari pape ne histori, qe puthi token shqiptare, token ku, se pari, Shen Pali Apostull predikoi fene e Jezu Krishtit. Pese shekuj me pare drejt tokes se shqiponjave u nis, por mbeti ne Ankona, Papa Piu i Dyte, i cili ne aleance me aleatin e Krishtit, heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin, planifikonte t'u vinte ne ndihme popujve te shtypur te pjeses lindore te kontinentit evropian.

    "Te dashur vellezer e motra shqiptare!
    Vij tek ju ne emer te Zotit, vij me u lute bashke me ju, per nje te ardhme te qete dhe paqesore. Ashtu si nje here e nje kohe, katoliket, ortodokset, myslimanet dhane prova te mirekuptimit te frytshem, keshtu edhe ne te tashmen dhe te ardhmen, dialogu dhe solidariteti reciprok te thellohen dhe te zhvillohen, qe te mbeshtesin ne menyre te vlefshme perpjekjen per rindertimin dhe rinimin kombetar."

    Duke u ndalur ne kohen e persekutimeve komuniste, Papa ripotencon rrenjet historike dhe atdhedashurine e shqiptareve: "Ju keni vuajtur per kombin tuaj, prandaj edhe keni te drejte ta doni aq shume. Populli juaj kaloi nje tragjedi te vertete tronditese nen shtypjen komuniste....Ne vendin tuaj, te fshikulluar me shume se asnje vend tjeter nga persekutimi, eshte e thjeshte te gjesh gjurmet e katakombeve te lashta kristiane dhe te arenave, ku deshmitaret e Krishtit me dhune hidheshin per t'u shqyer nga bishat. Qe nje lufte e ashper kunder fese, sipas nje vije dogmatike te nje programi shoqeror dhe politik te mbeshtetur nga ideologjia komuniste..."

    Presidenti shqiptar ne ate kohe, Sali Berisha, i rikonfirmon Papa Gjon Palit te Dyte ruajtjen e lidhjes shpirterore te shqiptareve me Seline e Shenjte:
    "Lidhjet e Shqiperise me Seline e Shenjte jane lidhje shpirti dhe lirie. Ne historine e tyre shqiptaret kane patur ne Seline e Shenjte mikun dhe aleatin e tyre, kane gjetur mbeshtetjen e fuqishme ne luften dhe perpjekjet e tyre per te ruajtur lirine, ndersa tek Ju, mikun e shquar qe lutej gjithnje per ta dhe Shqiperine. Zoti e ka degjuar lutjen Tuaj dhe sot Ju vini ne nje Shqiperi te lire. Ne dhe brezat qe do te vijne do t'u jemi gjithmone mirenjohes".

    Lidhjet diplomatike midis shtetit shqiptar dhe shtetit te Vatikanit (i pari shtet ne bote qe njohu pavaresine e Shqiperise) u nderprene ne vitin 1945, kur delegati apostolik monsinjor Leoni Nigris u nxor jashte nga Shqiperia komuniste si "persona non grata". Me Kushtetuten e vitit 1967, shteti shqiptar i drejtuar nga E. Hoxha, shpallet si i vetmi shtet ateist ne bote. Klerit katolik shqiptar, i cili pa asnje medyshje perbente esencen e inteligjences se kombit, u masakrua ne menyre te papare qysh prej kohes se martireve te pare te krishterimit.

    Papa Gjon Pali II ishte burgosur nga komunizmi, ndaj ishte koshient me shume se kushdo ne Perendim per rrezikshmerine e ketij sistemi shoqeror. Ne kete kontekst, me 1979, ne manastirin e Grottaferrates prane Romes, ai deklaron: "Une lutem cdo dite per Shqiperine dhe e dua shume ate".
    Duke shfletuar neper arkivin e "Buletinit Katolik Shqiptar" nenvizoj disa qendrime shume te rendesishme te Papa Gjon Palit te Dyte, lidhur me gjendjen qe kalonte kisha dhe gjithe populli shqiptar nen diktaturen komuniste.

    Me 1980 nga Otranto, ne Italine Jugore, gjate predikimit, Ati i Shenjte shprehet: "Une nuk rri pa hedhur syte nga kisha heroike ne Shqiperi, e permbysur nga persekutimi i eger dhe i gjate, por i pasuruar me dashurine e martireve te saj si: ipeshhkvinj, prifterinj, burra dhe gra fetare dhe besimtare te thjeshte".

    Ne shkurt te vitit 1984 ai deklaron nga Bari: "Mendja me shkon nga ky qytet te vellezerit e motrat e Shqiperise, te cilet nuk mund te shfaqin hapuri besimin e tyre fetar, nje te drejte themelore te qenies njerezore. Ndersa ua keshilloj ato ne lutjet tuaja te perbashketa, dua t'i siguroj keta vellezer, qe jane kaq te lodhur, se ata kane nje vend te vecante ne zemren time dhe se ia besoj per mbrojtje Zojes sone".

    Ati i Shenjte ben nje vizite ne komunitetin katolik shqiptar ne Rome ne prill 1986, ne kishen e Shen Gregorit, jashte mureve te Vatikanit. Kapelanit te kesaj kishe, P. Daniel Gjecaj, Papa i shprehet:

    "Cdo dite, sidomos gjate sakrifices eukaristike, une perpiqem te jetoj martirizimin tuaj, te besimtareve tuaj, te vellezerve e motrave tona ne Shqiperi; une lutem cdo dite per atdheun tuaj, per te gjithe besimtaret e besimeve te ndryshme dhe per kishen ne Shqiperi, e cila ne dukje eshte zhdukur... Une besoj thellesisht bashke me ju se Krishti jeton ashtu sic jeton ne komunitetin romano shqiptar, po ashtu jeton ne vellezerit e motrat tuaja te torturuar ne Shqiperi".

    Famullitari i kishes katolike shqiptare "Zoja e Shkodres" ne Nju Jork, don Pjeter Popaj, kujton mesazhin e dashurise qe Papa Gjon Pali i Dyte u percolli shtegtareve katolike shqiptare nga komuniteti amerikan (qe kishin shkuar ne Itali per te vizituar kishen e "Zojes se Shkodres" ne Genazzano) gjate audiences private te tij me 6 maj 1988.

    "Kjo toke, kaq e afert gjeografikisht, eshte shume e dashur per mua. Si mund te mos jete e dashur derisa ruan kujtimin e perzemert te apostujve Andre dhe Pale, kujtimin e selise se pare ipeshkvnore apostolike te Durresit. Kujtimin e Shen Ashtit dhe te nje numri martiresh e deshmitaresh. Si mund te me mungoje dashuria per nje komb, per nje bashkesi katolike, e cila i ka qendruar besnike Selise Apostolike edhe gjate rrethanave tejet te veshtira e te rrezikshme. Secila faze e historise suaj, gjate shekujve shenon vendosmerine tuaj per te afirmuar e mbrojtur identitetin shpirteror dhe kulturor".
    Fjala e plote e Papes me kete rast u botua ne gazeten "L'Oservatore Romano" te dates 7 maj 1998.


    Pas renies se komunizmit, 20 marsi i vitit 1991 shenon viziten e pare private ne Shqiperi te zv/ministrit Claudio Celi dhe pergjegjesit per Marredheniet e Vatikanit ne OSBE, te cilet marrin pjese ne nje ceremoni fetare ne Pallatin e Sportit te Shkodres, i cili sapo ishte rikthyer ne Katedrale. Me 17 prill 1991, Papa Gjon Pali II pret nje delegacion te Qendres Katolike Shqiptare ne Vatikan. Marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Vatikanit rivendosen me 7 shtator 1991, ne nivel ambasadash. Vatikani dergon ne Tirane Nuncin apostolik Ivan Dias, ndersa ne prill te vitit 1993 paraqet letrat kredenciale ne Vatikan ambasadori i pare shqiptar Vili Kamsi.

    Me 25 prill 1993, ne oren 8:30 Papa Gjon Pali II mberrin ne aeroportin e Rinasit, duke qene keshtu i pari pape ne histori qe puth token shqiptare. Ai erdhi per te rikonfirmuar identitetin perendimor te popullit te Kastriotit, Papa Klementit XI e te Lumnumes Nene Tereza, per ta rifutur Shqiperine ne Perendim. Pas pershendetjeve te rastit ne Rinas, se bashku me Nene Terezen dhe personalitetet shqiptare niset drejt qytetit te lashte te Shkodres dhe ndalon te rrenojat e kishes se dikurshme "Zoja e Keshillit te Mire", rreze kalase.

    Papa Gjon Pali i Dyte vendos ne altar kopjen e figures se "Zojes se Shkodres", te sjelle nga qyteti i vogel i Gjenacanit dhe i lutet i pari per fatet e Shqiperise:
    "O Zoja e Shkodres, Pajtorja e Shqipnise, Ti Nana e jone e ambel! Ty qe ne zemer te rrjedh gjaku i popullit tend: sjelli syte e tu mbi kete komb, i cili ka pase fatin te marre mesimin e pare te Ungjillit nga goja e apostujve e qe Ty te ka nderue perhere me dashtuni te paster femije. Edhe sot ne terrin e proves ky komb te drejtohet Ty plot me uzdaje e pret ndihmen Tande amerore.

    Ti i prin Kishes ne shtektine e fese, lesho syte e tu mbi bijte e bijat shqiptare, te cilat jane kah udhetojne te ngarkuem me prove e mundime. Forco te ligsht, ngushllo te mjerumet, mbaj gjalle fene ne zemer te te gjitheve! O Nana e Shelbetuesit, beko familjet e krishtera, te cilat perbajne thalbin e Kishes se Birit Tand hyjnor. O Nane e shpreses, shpetoje diten ne te cilen ky popull fisnik te shohe edhe njehere te realizueme deshirat ma te thellat e shpirtit te tij, atebote kur te gjithe, bij e bija, kane per te mujte te bashkohen ne harmoni te plote per te rindertuar nje te ardhme ne drejtesi e paqe.. Amen". Urata e Papes Gjon Palit II per "Zojen e Shkodres".

    Papa vlereson lart Shkodren si djep i kultures dhe i katolicizmit shqiptar dhe falenderon Shqiperine qe i ka dhene botes edhe nje shenjtereshe, sic eshte Nene Tereza, bija e madhe e popullit shqiptar, e cila shoqeronte Papen ne kete vizite historike.
    "Nuk mund te mos pershendes sot nje njeri te pervuajtur qe ndodhet midis nesh, Nene Terezen e Kalkutes. Te gjithe e dime cili eshte atdheu i saj. Atdheu i saj eshte ketu. Edhe ne kohet e izolimit te plote te Shqiperise ishte kjo rregulltare e pervuajtur, kjo sherbyese e pervuajtur e me te varferve qe perconte ne te gjithe boten emrin e atdheut tuaj. Me personin e Nene Terezes, Shqiperia eshte nderuar gjithmone".

    Ky citim i Papes si dhe deklarimet e vete Nene Terezes mund te jene te vlefshem edhe per ata qe rreken te sajojne "shpikje mediatike" rreth kombesise se Nene Terezes.

    Duke iu referuar Nene Terezes, presidenti amerikan Klinton, ne mbremjen vjetore te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan, Nju Jork, qershor 2002, do te shprehej: "Sonte dua te them nje fjale per nje shqiptare te madhe, nje shenjtore qe nuk jeton me midis nesh, Nene Tereza, e cila ishte e para qe me beri ta dua kombin shqiptar. Ajo e para mu lut te ndihmoja Kosoven. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave te lirise".

    Mu kujtua ky citim i presidentit amerikan ndersa lexoja disa prononcime talebanesh antishqiptare (nje grusht mjeranesh injorante) kunder ngritjes se nje busti ne nderim te kujtimit te saj ne qytetin e Shkodres. Keto prononcime jane denuar nga komuniteti mysliman shqiptar dhe inteligjenca shqiptare.

    Ne kundershtim me filozofine e bandes talebane, kujtoj fjalet e monsinjor Rrok Mirdites, me rastin e vizites se Papa Gjon Palit te Dyte ne sheshin "Skenderbej": "Ate i Shenjte, edhe pse ne shqiptaret jemi me perkatesi te ndryshme fetare, jam i bindur se nga te gjithe, brenda dhe jashte atdheut, jeni i mirepritur. Dallimet fetare ne Shqiperi nuk kane penguar vellazerimin e bashkejetesen kombetare edhe kur fanatizmi fetar eshte ndihmuar nga te huajt me qellim me na ngaterrue e sundue".

    Ne dhjetor te vitit 1994, Papa Gjon Pali II i jep titullin Kardinal, imzot Mikel Koliqit, si nje deshmi te rilindjes se besimit te Zoti ne zemrat e shqiptareve. I prekur nga ky emerim, Koliqi shprehet: "Tani emerimi im si kardinal ben qe syte e botes te drejtohen mbi atdheun tone te harruar".

    Papa Gjon Pali i Dyte shpejtoi procedurat per shenjterimin e bijes se madhe te popullit shqiptar, personalitetit me te njohur te shekullit XX, nobelistes Nene Tereza, te cilen e shpalli te lumturuar, hapi i fundit para shenjterimit ne Kishen Katolike, pa kaluar 5 vjet nga nderrimi i jetes. Ne kete ceremoni moren pjese rreth 300 mije pelegrine, mes se cileve, 40 mije shqiptare nga e gjithe bota, se bashku me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova, presidentin e Shqiperise, Alfred Moisiu, ish presidentet shqiptare Sali Berisha e Rexhep Meidani.

    Po ashtu, nen kujdesin e Papa Gjon Palit te Dyte, Kardinali Crescenzio Sepe, prefekt i Kongregates per Ungjillezimin e Popujve, me 10 nentor 2002 ne Katedralen e Shkodres shpalli fillimin e procesit te beatifikimit per 40 personalitete te kishes katolike shqiptare qe u martirizuan ne emer te besimit dhe te kombit.

    Me rastin e vdekjes se Atit te shenjte Papa Gjon Pali II, presidenti Alfred Moisiu shprehet: "Shenjteria e Tij eshte nje figure e madhe, eshte jo vetem baritori i katolikeve ne mbare boten, por dhe i mbare njerezimit, sepse kontributi i tij ne zhvillimin njerezor ka permasa te tilla, qe une nuk besoj se do te harrohet kurre. I ka dhene njerezimit ate qe i ka munguar, dashurine e njeriut per njeriun, gje per te cilen ne te gjithe kemi nevoje".
    Presidenti amerikan Klinton (engjelli mbrojtes i Kosoves) shkruan ne librin autobiografik te tij se gjate diteve te terrorit serb ne Kosove, i tronditur nga tragjedia qe mbuloi Kosoven dhe popullin kosovar, Papa Gjon Pali II telefonoi nga Vatikani, pa paralajmerim e ne oret e para te mengjesit, me nje qortim: "Z.President! Duhet te beni dicka per Kosoven; kjo gjendje nuk mund te vazhdoje me gjate!"

    Presidenti i Kosoves, prijesi legjendar i Dardanise moderne, Ibrahim Rugova, pasi merr lajmin e ndarjes nga jeta tokesore te Papa Gjon Palit te Dyte, shprehet:
    "Me dhembje te thelle e morem lajmin per vdekjen e Atit te Shenjte Papa Gjon Pali II. Papa Gjon Pali II ishte nje mik dhe Ate per Kosoven. Ai ka merita te medha per lirine, pavaresine dhe demokracine e vendit tone, Kosoves. Ne cilesine e presidentit te Kosoves, kam pasur nderin e madh ta takoj pese here qe nga viti 1993 e deri me 2003 e 2004, pas lumturimit te Nenes Tereze.

    Mbetet i paharrueshem takimi im me familje me 1999, gjate luftes se Kosoves, kur u lirova nga arresti. Mund te them se isha mik i nje Pape dhe njeriu te Madh. Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi do ta kujtojne si nje Ate te shenjte te Madh qe ka bere shume per kombin tone. I falemi kujtimit te Tij te perjetshem. Zoti e bekofte Papa Gjon Pali II, sic e ka bekuar!"

    Tashme edhe Rugova ka nderruar jete dhe ne te gjithe do te ndahemi nje dite nga kjo bote, por ne historine e kombit shqiptar, Papa Gjon Pali i Dyte gjithnje do te kujtohet si nje mik i madh.



    http://www.kohajone.com/lexo.php?id=1014

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Mesha pėr shpirtin e Gjon Palit II nė Moskė








    ( 04. 04. 06) Nė Moskė, pėrvjetori i parė i vdekjes sė Gjon Palit II u pėrkujtua me njė Meshė pėrshpirtjeje, kryesuar nga kryeipeshkvi Kondrusheviē.

    Papa Gjon Pali II u kujtua nė kryevjetorin e vdekjes, mė 2 prill nė kateralen katolike tė Zojės sė Papėrlyer nė Moskė. Meshėn shenjte e kremtoi Metropoliti Tadeush Kondrusheviē nė praninė e njė numri jashtzakonisht tė madh besimtarėsh. Para kremtimit, nė hyrje tė katedrales, u ndez njė llambė qė ndriēoi portretin e Papės Vojtila, ndėrsa nė Kishė ishin vendosur fotografi tė tjera nga periudha tė ndryshme tė jetės dhe tė veprimtarisė sė Gjon Palit II. Gjatė homelisė, Kryeipeshkvi katolik i Moskės, duke vėrejtur se njė vit mė parė nė Sheshin e Shėn Pjetrit binin nė sy sidomos tė rinjtė – e kujtoi ēastin e vdekjes sė Papės, qė i donte aq shumė dhe i quante shpresa e Kishės dhe e botės, si “njė ditė e re Botėrore e Rinisė”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •