lol amonnn blue jays fann loool ok... there
lol amonnn blue jays fann loool ok... there
God is coming and SHE is mad
numri mund te jete me i madh sepse numri qe i takon jugosllavise une mendoj qe i takon me se shumti kombesise shqiptare te kosoves sepse serbet i ka numuruar me vete, po ashtu edhe sllovenet,kroatet,boshnjaket dhe maqedonsit.
serb 15,375
shqipetar (shqiperise shen. im) 6,435
jugosllav (kosovars shen. im) 7,495
Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.
ndersa per te ardhurat me besoni qe nuk jane reale sepse pune te zeze ne kanada ka plot dhe shumica e shqiptareve marrin welfare dhe punojne ne te zeze
Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.
ne kete artikull keni edhe nje statistike nga ministria e punes per numrin e shqiptareve ne kanada
Ministri i Punės, Kosta Barka, shpjegon hallkat dhe pėrfitimet qė do tė kenė emigrantėt nė fushėn e sigurimeve shoqėrore
Barka: Marrėveshje pėr sigurimet shoqėrore me Kanadanė
Eglantina Bardhi
Emigrantėt shqiptarė qė jetojnė nė Kanada, do tė kenė pėrfitime nė fushėn e sigurimeve shoqėrore. Kėshtu, kanė filluar negociatat mes Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale me shtetin kanadez qė rreth 32 mijė emigrantėve shqiptarė, tė cilėt kanė punuar dhe kanė paguar kontribute nė tė dy vendet, tė mund tė pėrfitojnė marrjen e pensionit tė pleqėrisė, duke e tėrhequr atė nė vendin qė kanė vendosur tė jetojnė. Ministri i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Kosta Barka, nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn «Shekulli», shpjegoi tė gjitha pėrfitimet qė do tė kenė emigrantėt nė Itali, Greqi dhe, sė fundi, nė Kanada, nė fushėn e sigurimeve shoqėrore.
Zoti ministėr, para disa javėsh ju zhvilluat njė vizitė zyrtare nė Greqi, me ftesė tė homologun tuaj. A mund tė na thoni diēka rreth kėtij takimi?
Para njė muaji, me ftesė tė homologut grek, Savvas Tsitouridis, zhvillova njė vizitė zyrtare nė vendin fqinj. Nė qendėr tė kėsaj vizite ishte vlerėsimi i bashkėpunimit dypalėsh tė deritanishėm si dhe identifikimi dhe programimi i fushave tė bashkėpunimit nė tė ardhmen ndėrmjet dy vendeve, dy qeverive dhe dy ministrive. Nė takimin me ministrin Tsitouridis, biseda u pėrqendrua nė politikat pėr bashkėpunimin nė fushėn e punėsimit, formimit profesional, emigracionit dhe, veēanėrisht, nė atė tė sigurimeve shoqėrore.
Nė fund tė takimit ramė dakord pėr rishikimin dhe plotėsimin e kuadrit tė bashkėpunimit midis dy qeverive, pėr hartimin dhe nėnshkrimin e marrėveshjes ndėrqeveritare tė punėsimit sezonal tė shtetasve shqiptarė nė Greqi, pėr protokollin e bashkėpunimit midis dy ministrive nė fushėn e sigurimeve shoqėrore etj.
Pas kthimit nga vizita nė Greqi, nė Ministrinė e Punės u ngrit grupi i punės pėr identifikimin dhe propozimin e ndryshimeve dhe plotėsimet nė dokumentet e bashkėpunimit dypalėsh. Synimi final ėshtė nėnshkrimi i njė marrėveshjeje tė re qė do tė pėrfshijė tė gjitha aspektet e bashkėpunimit shqiptaro-grek nė fushėn e punėsimit, formimit profesional, shėrbimeve sociale, sigurimeve shoqėrore dhe emigracionit.
Duke u pėrqendruar te pjesa e bashkėpunimit nė fushėn e sigurimeve shoqėrore, mė konkretisht, cilat do tė jenė pėrfitimet direkte tė emigrantėve?
Marrėveshja mbi tė cilėn po punohet, do tė zbatohet pėr personat tė cilėt janė ose kanė qenė subjekt i legjislacionit tė Greqisė dhe tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe tė personave nė ngarkim tė tyre dhe qė mbulohen nga legjislacioni i palėve kontraktuese. Kjo do tė thotė qė ata qindra mijėra emigrantė, tė cilėt kanė punuar dhe kanė paguar kontribute nė tė dy vendet, tė mund tė pėrfitojnė marrjen e pensionit tė pleqėrisė, duke e tėrhequr atė nė vendin qė kanė vendosur tė jetojnė, pension qė do tė pėrfitohet si rrjedhojė e bashkimit tė periudhave tė sigurimit nė tė dy vendet.
Marrėveshja dypalėshe qė ėshtė nė proces hartimi, nė tė vėrtetė nuk ėshtė thjesht njė marrėveshje nė fushėn e sigurimeve shoqėrore, por ajo shtrihet mė gjerė, nė fushėn e mbrojtjes sociale, pra qė pėrveē sigurimeve shoqėrore, pėrfshin edhe kujdesin shėndetėsor dhe sigurimet shėndetėsore.
Grupi teknik pritet tė pėrfundojė punėn pėr hartimin e protokollit tė bashkėpunimit me Greqinė deri nė mes tė shtatorit dhe gjatė vjeshtės do tė pėrfundojnė edhe draftet e marrėveshjes bialterale tė punėsimit, mbrojtjen sociale, formimin profesional si dhe binjakėzimin e Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit tė Shqipėrisė (SHKP) me atė tė Greqisė, OAED.
Po ashtu, dėshiroj tė nėnvizoj se arritja e kėsaj marrėveshjeje nė fushėn e njohjes dhe transferimit tė sigurimeve shoqėrore nuk ėshtė e lehtė. Ajo kėrkon kohė pėr t’u realizuar dhe ka efekte financiare pėr tė dyja palėt. E rėndėsishme ėshtė qė ekziston vullneti politik i pėrbashkėt pėr ta filluar kėtė proces.
A ekziston ndonjė marrėveshje dypalėshe me ndonjė vend tjetėr nė fushėn e mbrojtjes sociale?
Ministria e Punės po punon intensivisht pėr tė rritur kontaktet me qeveritė dhe ministritė pėrkatėse tė vendeve tė tjera, veēanėrisht me ato qė konsiderohen si pritėset mė tė mėdha tė flukseve emigratore nga Shqipėria. Qėllimi kryesor i yni ėshtė krijimi i urave tė pėrhershme tė bashkėpunimit me kėto vende nė fusha tė tilla me interes reciprok si punėsimi, formimi profesional, menaxhimi i flukseve migratore, mbrojtja sociale etj. Pėr sa i pėrket marrėveshjeve dypalėshe nė fushėn e mbrojtjes sociale, ku pėrfshihen edhe njohja reciproke e kontibuteve tė sigurimeve shoqėrore, kemi nėnshkruar marrėveshjen me Turqinė, e cila edhe ėshtė ratifikuar nga Parlamenti dhe tashmė ndodhet nė proces administriv pėr zbatim. Po ashtu, kanė filluar negociatat edhe me Bullgarinė dhe Rumaninė pėr hartimin dhe nėnshkrimin e marrėveshjeve tė reja nė fushėn e bashkėpunimit dhe mbrojtjes sociale.
Me Hungarinė ėshtė negociuar 2/3 e marrėveshjes, pikėrisht pjesa qė pėrfshin njohjen reciproke tė sigurimeve shoqėrore dhe jemi nė proces negocimi pėr atė pjesė qė pėrfshin sigurimet dhe kujdesin shėndetėsor.
Me Italinė dhe Greqinė jemi nė proces draftimi tė marrėveshjeve dypalėshe dhe, sė fundi, kemi filluar negociatat edhe me Kanadanė.
Ėshtė e rėndėsishme tė theksoj se negociatat me vendet qė pėrmenda mė lart janė nė rrugė tė mbarė, ndėrkohė qė po punojmė me seriozitet dhe me angazhim tė plotė pėr pėrfundimin e drafteve pėrkatėse, me qėllim nėnshkrimin sa mė parė tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, do tė vazhdojmė tė kontaktojmė edhe me vendet e tjera pėr tė diskutuar rreth mundėsisė sė nėnshkrimit edhe me to tė marrėveshjeve tė bashkėpunimit me interes tė ndėrsjellė
Intervistoi Eglantina Bardhi
670 mijė emigrantė shqiptarė jetojnė nė Greqi sipas Ministrisė sė Punės
460 mijė emigratė shqiptarė jetojnė nė Itali sipas Ministrisė sė Punės
50 mijė emigrantė shqiptarė jetojnė nė SHBA sipas Ministrisė sė Punės
32 mijė emigrantė shqiptarė jetojnė nė Kanada sipas Ministrisė sė Punės
Krijoni Kontakt