Rrethanat e mosfunskionimit normal tė hapjes dhe mbylljes sė portės, krijuan bindjen te grupi i hetimit se porta ka pasur probleme nė projektimin dhe montimin e saj
Firmoset arresti pėr dy inxhinierėt e "TRISS", Drejtorin e Bashkisė dhe rojen e digės. Ja akuzat
Pėrmbytja, nė pranga 4 tė parėt
Rrėfimi i "Ēunit tė Bales" nė Polici: Unė dhe ēelėsi
--------------------------------------------------------------------------------
Zylyftar Bregu
TIRANE
Pas mė shumė se 16 orė pyetjesh, nga dhjetė tė shoqėruar, mes tė cilėve edhe nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Blendi Gonxhe, grupi i hetimit ka nėnshkruar arrestimin pėr katėr prej tyre.
Mbrėmė rreth orės 19 prokurori i Antiterrorit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Zamir Shtylla, ka urdhėruar pėr prangosjen e Fisnik Vathit, me profesionin inxhinier, Sotiraq Selenicės, edhe ky me tė njėjtin profesion, tė dy pėrfaqėsues tė firmės ndėrtuese "Triss", si dhe tė drejtorit tė Ndėrmarrjes sė Gjelbėrimit, Afrim Qėndro, dhe rojes sė digės, Ilir Lulja (Ēuni i Bales).
Operacioni
Ministria e Rendit e sigurisht dhe gjithė Drejtoria e Policisė sė Tiranės ėshtė ngritur nė gatishmėri qė mesnatėn e sė premtes me urdhėr tė Ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama. Ndėrsa me urdhėr tė kryeministrit kanė nisur hetimet e menjėherė ėshtė ngritur grupi qė ka "identifikuar" edhe mėkatarėt e parė tė katastrofės sė kryeqytetit. Disa orė pas mesnatės, nė tė njėjtėn kohė grupet e gatshme tė komisariateve edhe ato tė Drejtorisė kanė "rrėmbyer" nga krevatėt ku flinin (disa ishin edhe nė terren, pranė liqenit) dhjetė persona, qė kryesoheshin nga nėnkryetari i bashkisė, Blendi Gonxhe, drejtori i Mirėmbajtjes nė bashki, Artan Agolli, drejtori i Ndėrmarrjes sė Gjelbėrimit, Afrim Qėndro, si dhe disa pėrfaqėsues tė firmės qė kishte kryer punimet pėr ndėrtimin e digės nė liqenin artificial. Ndėrsa Ēuni i Bales (Ilir Lulja) ėshtė ndaluar qė nė mbrėmjen e sė premtes nga grupet e gatshme tė komisariatit numėr 2. Krerėt e kėtij komisariati pohuan menjėherė pas ndalimit tė tij se "nuk kishte lidhje me digėn e liqenit, ai ėshtė ndaluar se ėshtė kapur nė gjendje tė dehur". Menjėherė kanė nisur marrja nė pyetje e tė ndaluarėve, pėr tė sqaruar shkaqet dhe rrethanat e katastrofės "artificiale" qė pėrmbyti njė pjesė tė mirė tė kryeqytetit. Por afro 24 orė pas shpėrthimit tė digės "prangat" janė kyēur nė duart e katėr personave. "Deri nė kėto momente prokurorėt kanė pėrcaktuar pėrgjegjėsinė e projektuesit tė portės sė digės, inxhinier Fisnik Vathi, si dhe inxhinierit tė firmės sė zbatimit tė kėtij projekti, inxhinier Sotiraq Selenica. Rrethanat e mosfunskionimit normal tė hapjes dhe mbylljes sė portės, krijuan bindjen te grupi i hetimit se porta ka pasur probleme nė projektimin dhe montimin e saj", shkruhet nė deklaratėn pėr shtyp tė zėdhėnėses sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Eva Londa. Mė tej nė tė shtohet se "janė konstatuar shkelje tė rregullores nė shfrytėzimin e portave tė shkarkimit tė liqenit e, pėr pasojė, pėr veprime nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės ėshtė arrestuar Afrim Qėndro, si dhe Ilir Lulja (Ēuni i Bales)".
Dėshmia
Secili nga tė shoqėruarit (ca mė tepėr tė arrestuarit) gjatė dėshmive tė tyre janė pėrpjekur qė ta "largojnė pėrgjegjėsinė (akuzėn) nga vetja. Por dėshmia e Ēunit tė Bales (Ilir Lulja), i cilėsuar si shkaktar i katastrofės, qė njėkohėsisht ėshtė edhe dėshmitar i gjithė ngjarjes, ka qenė me shumė interes pėr grupin e hetimit. "Gazeta" ka mundur tė sigurojė pjesė tė dėshmisė sė tij. Duke pėrsėritur faktin se "nuk kisha vėnė alkool nė gojė atė ditė", Lulja ka sqaruar se paradite digėn e liqenit artificial e kanė vizituar njė grup prej katėr vetash, njėri prej tė cilėve ishte inxhinier. "Grupi erdhi me urdhėr tė nėnkryetarit tė bashkisė sė Tiranės, Blendi Gonxhe (qė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se pėrkohėsisht ka pasur atributet e kryetarit tė bashkisė, pasi Rama ishte pėr vizitė nė Pekin). Ata i kanė thėnė rojes (Ēunit tė Bales), se do tė bėjnė njė provė pėr portėn e shkarkimit. "Madje e hapėn atė rreth 50 centimetra", ka thėnė Lulja, i cili ka sqaruar se nuk ka ndėrhyrė fare gjatė veprimeve qė ka bėrė grupi i inspektimit. Por nga pasditja roja ka parė se porta nuk po mbyllej mė. "Shkova dhe, i nxehur, u bėrtita. Ē'bėtė kėshtu, se pėrmbytėt Tiranėn", ka thėnė Iliri, duke u sqaruar prokurorėve se "ėshtė njė njohės i mirė i liqenit dhe i problemeve tė tij". Sipas tij, e gjitha kjo maskaradė arrestimesh ėshtė bėrė pėr tė "shpėtuar kokėn e Blendi Gonxhes", qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u ruajtur pėrballė katastrofės qė pėrfshiu kryeqytetin.
TE ARRESTUARIT
- FISNIK VATHI, inxhinier pėrgjegjės pėr projektimin e digės, pėrfaqė sues i firmės ndėrtuese "Triss"
- SOTIRAQ SELENICA, inxhinier i zba timit tė projektit pėr ndėrtimin e digės, pėrfaqėsues i firmės "Triss"
- AFRIM QENDRO, drejtor i Ndėrmarrjes numėr 1 nė Bashkinė e Tiranės, pėr gjelbėrimin
- ILIR LULJA roja e digės, punonjės i bashkisė qė, ndryshe, njihet edhe si "Djali i Bales".
----------------------------------------------------------
Marre nga GZ.
Krijoni Kontakt