Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb E Diela Larit (09 Prill '06)

    E DIELA E LARIT -B-


    09 Prill 2006
    Ungjilli nė procesion: Mk 11,1-10 ose Gjn 12,12-16
    L 1: Is 50,4-7; L 2: Fil 2,6-11; Ungjilli i mundimeve: Mk 14,1-15,47


    Tė dashur besimtar, vėllezėr e motra, qe sot jemi tė bashkuar nė emėr tė Zotit, kremtojmė njė ditė tė madhe me mbarė kishėn shenjte, kremtojmė tė «Dielėn e Larit», njė e kremte e cila na mundėson gjithnjė serish ta pėrjetojmė dhe ta kremtojmė hyrjen kremtore mesianike tė Jezu Krishtit si mbret nė Jerusalem. Kjo ėshtė si njė shenjė e mbretėrisė sė tij hyjnore dhe pėr kėtė arsye populli, i cili brohoriste pati tė drejtė, pse tė gėzohet, pse tė brohorisė e pse tė galdoj, sepse e diti dhe besoi nė mesianitetin e Jezu Krishtit, se Jezu Krishti ėshtė Mesia, Shėlbuesi e mbarė njerėzimit. «Hosana Birit tė Davidit! Bekuar qoftė ai qė vjenė nė Emėr tė Zotit! Hosana nė qiejtė mė tė lartat!»
    Besėlidhja e Re na lajmėron se si Jezusi, Mbreti po vjen tek ne i butė, kalor mbi gomare e mbi gaē, zog tė gomares. Populli pau nė tė, tė ardhurin Mesi, mrekullibėrėsin, Shėlbuesin. Kėta i brohoritėn atij, ia shtruan petkat e veta gjatė rrugės e tė tjerėt po thenin degė lisash dhe i qitnin rrugės. Kėta menduan se Mesia ka ardhur dhe do t'ua dhuron njė mbretėri prej kėsaj bote, por ata nuk e dinin, apo nuk e kuptuan se «mbretėria e Zotit nuk ėshtė prej kėsaj bote». Populli nė Jerusalem e priti Jezu Krishtin si njė ēlirues politik. Por, mos tė harrojmė se kėta mu tė njėjtit njerėz, jo mė shumė se disa ditė mė vonė bėrtitnin me zė tė lartė para Pilatit duke kėrkuar prej tij, kėtė tradhėtar qė ta kryqėzon dhe nė kėtė mėnyrė t'ua liron Barabėn. «Kryqėzoje, kryqėzoje»! «Jo, kėtė, por barabėn»!. Mbi mundimet e Jezu Krishtit mund tė lexojmė dhe tė meditojmė te Mateu, Marku, Lukak dhe te Gjoni ungjilltar.
    Tė dashur besimtar, kjo Javė e Madhe qė po hymė me kėtė tė kremte do t'na mundėson qė tė shikojmė dhe tė koncentrohemi mė me tepėr nė «Triditshin e shenjt» dhe nė kėtė mėnyrė tė hymė nė misterin e mundimeve tė tija dhe nė misterin e ringjalljes sė Zotėrisė. Me kėtė tė kremte e fillojmė Javėn e Madhe, Javėn e shenjt.
    Kemi ndėgjuar mundimet e Zotit tonė Jezu Krishtit, tė cilat nė liturgji quhen «Passion» dhe kėtė ngjarje liturgjia na e paraqet para syve tanė si njė lloj drame, por me njė kuptim tė gjėrė tė prekshėm shpirtėror. Ishte e nevojshme, qė Jezusi pėr ne e pranoi vdekjen, qė ai tė mundohet dhe kėshtu tė vdesė nė drurin e kryqit, dhe pas tri ditėve nė varr, ai u ngjall dhe triumfoi. Nė jetėn tonė tė pėrditshme do ti takojmė edhe ne kėto tė njėjtat pėrvoja. Prej njerėzve i pranojmė tė gjitha, na pranojnė, jemi tė mirėpritur, kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė deri sa kjo tė mbahet, nė kėrkim tė vullnesės sė Zotit. Por, pėr pėrkryerjen e kėsaj vullnese tė Zotit duhet qė tė jemi edhe ne tė pėrgatitur qė torturat dhe fshamjet t'i pranojmė si Jezusi, duke i falur armiqėt: «Fali, o Atė, se nuk dijnė ē'bėjnė».
    Kjo javė ėshtė njė javė mė me kremtore nė jeton tonė shpirtėrore, javė mė kryesorja gjatė kohės liturgjike. Nė kėtė ditė do tė bekohen rremat, tė cilat besimtarėt i sjellin pėr t'i bekuar.
    Ta pranojmė edhe ne Jezusin si Mesi dhe tė jetojmė me tė. T'i brohorisim atij pėr ēdo ditė duke e pranuar mbretėrinė e tij nė jetėn tonė, nė familjet tona, nė famullitė tona dhe nė ipeshkvitė tona. Prandaj, duke hyrė nė kėtė Javė tė madhe tė mundohemi qė tė kthehemi ka Zoti me fe dhe shpresė tė gjallė, qė Jezu Krishti me flijimin e vet ia dhuroi mbarė botės shėlbimin. Ne e kemi shpresėn nė Zotin, e cila ėshtė e pashkatėrruar, sepse qyshė nė pagėzimin tonė jemi varrosur dhe ringjallur me Jezu Krishtin, jemi veshur me Krishtin dhe kemi pranuar dritėn e tij e cila nuk do tė shuhet kurrė, por do tė na shėndrisė gjithmonė nė jetėn tonė, sepse vet Krishti ėshtė Drita e botės. Kėtė duhet ta tregojmė me anė tė jetės sonė me fuqi tė fesė qė tė qendrojmė nė bashkjetesė me Zotin. Rrugėt e Zotit nuk janė rrugėt tona. Kėtė e tregon dhe e dėshmojnė gjithnjė serish mundimi dhe vdekja e Zotit tonė Jezu Krishtit. Por, mbi gjitha janė rrugėt e shėlbimit. Ato na udhėheqin prej errėsirės ne dritė, prej vdekjes nė jetė, prej urretjes nė dashuri, prej kryqit nė ringjallje. Edhe ktu dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė menduar edhe jeta jonė e krishterė.
    Dashuria e Jezusit ndaj nesh ėshtė mė e fuqishme se vdekja! Ta kalojmė kėtė javė duke besuar nė Jezusin, nė mundimet e tija dhe nė ringjalljen e tij! Amen.

    Mag. Don. Kolė Gjergji
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Liturgjia e Fjales se Zotit



    Forumista tė nderuar ia pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj herėt do tė ndalemi tek Liturgjia e Fjalės sė Zotit tė Dielės sė Larit apo tė Dielės sė Luleve, me tė cilėn Kisha e fillon Javėn e madhe dhe tė Shenjtė tė Pashkėve.
    Kyrie
    Sikur thamė mė parė, me liturgjinė e kėsaj sė diele, e cila pėrkujton hyrjen solmne tė Birit tė Zotit, Jezu Krishtit nė Jeruzalem dhe historikun e mundimeve tė Tija, Kisha, dėgjues tė nderuar, na thėrret tė hyjmė nė Javėn e madhe tė shenjtė tė Pashkėve, dmth. nė kremtimim e mistereve themelore tė fesė sė krishterė: tė mundimeve, vdekjės mbi kryq dhe ngjalljės sė Jezu Krishtit, Shpėtimtarit tė njerėzimit.
    Kėshtu pra, Liturgjia e Fjalės sė Zotit e kėsaj sė diele na propozon dy ngjarje ngusht tė lidhura: hyrjen e Jezusit nė Jeruzalem dhe mundimet e Tij. Pra kemi dy pjesė: ritin e bekimit tė degėve tė ullive apo tė degėve tė pemėve tė lulėzuara, para Meshės, procesionin e besimtarėve me degė ullijsh tė bekuar dhe pjesėn e dytė Meshėn, gjatė sė cilės tregohet historia e mundimeve tė Jezus Krishtit.
    Tė ndjekėsh Jezu Krishtit domėthėnė tė jesh mė Tė nė momente tė lavidshme e nė momente tė vuajtshme. Drama e Mundimeve na sjell tė shohim Birin e Zotit pėr ne tė pėrvujtėruar, tė shpotitur, tė varur mbi njė kryq ku vdes pėr ne. Jezusi Zot besnik ndaj planit e vullnetit tė Atit e besnik ndaj dashurisė pėr njerėzimin mbarė. Jezusi Zot qė ka marrė mbi vete braktisjen ekstreme nė duarė tė Atit pėr tė liruar njeriun nga mėkati e pėr t’ia kthyer edhe njė herė gėzimin e bashkimit me Zotin.
    Nga liturgjia hyjnore e dielės sė larit, do t’i bartim degėt e palamve e tė ullijve me vete nė shtėpitė tona, shenja kontradikte (kundėrshtie). Kėto degė na kujton hosanėn, por edhe kurorėn e martirėve; na sjellin paqen pas pėrmbytjes, por edhe djerėsen prej gjakut nė kopsht tė ullijve, derisa mė besnikėt i ze gjumi e tradhėtari pėrgatitet pėr ta puthur Mėsuesin Hyjnor.
    Duhet tė kujtojmė se tė krishterė nuk na bėjnė ritet fetare, por pjesėmarrja nė vuajtjen e Zotit nė jetėn tokėsore.
    Hosana
    E tani dėgjues tė nderuar, ta dėgjojmė pjesėn ungjillore qė na pėrkujton hyrjen e Jezusit nė Jerusalem dhe njė fragment nga historia e mundimeve….

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •