Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Ndre Mjeda

  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Ndre Mjeda

    Ndre Mjeda



    Hyrje

    Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik. Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
    Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
    Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
    Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
    Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.
    Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".



    [vazhdon]

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Krijimtaria



    Mjeda shkroi shumė krijime poetike, shkrime pėr fėmijės si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janė "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
    Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni" paraqitin interes jo vetėm si fillime tė krijimtarisė letrare tė Mjedės, por edhe pėr vlerėn atdhetare dhe artistike, si edhe pėr mundėsinė qė na japim tė ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik tė poetit. "Vaji i bylbylit" ėshtė krejt lirik dhe shtjellohet nėpėrmjet njė simboli; bilbili i mbyllur nė kafaz ėshtė shqiptari nėn zgjedhėn osmane.
    Ndonėse vepra mbėshtillet me tisin e hollė tė melankonisė, i kuptueshėm pėr moshėn dhe pėr gjendjen shpirtėrore nė tė cilėn u shkrua, pėrfundimi i saj ėshtė thellėsisht optimist, pasqyron ligjin filozofik tė pėrparimit tė jetės, qė frymėzon edhe besimin nė tė ardhmen e Shqipėrisė.
    "I tretuni" dėshmon pėr njė pjekuri mė tė madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit tė bylbylit" kėtu ėshtė shndėrruar nė dhembje krenare, stoike, e cila shprehet mė sė miri nėpėrmjet paralelizmit me natyrėn nė shtrėngatė, qė e hap poemthin.
    Ndryseh nga poemthi i parė, ky ka njė subjekt tė dhėnė nė forma lirike; fatin e njė atdhetari shqiptar, tė internuar nga pushtuesit. Poeti do tė ketė mendua se ky mund tė kishte qenė edhe fati i tij. Nė kėngėn e parė qė pėrshkruan ndarjen e tė mėrguarit me qytetin e lindjes, Shkodrėn dhe me atdheun, duken qartė elementėt autobiografikė. Po Mjeda nuk mbeti nė shtjellimin e thjeshtė tė njė materiali jetėsor; ai diti ta pėrgjithėsojė e t'i japė vlerė aktuale. Heroi i poemthit ėshtė njė fshatar i varfėr. Dhe tek zgjedhja e njė protagonisti tė tillė, ndihet dashuria e Mjedės pėr masat fshatare, ndjenjė qė do ta shtyjė gjatė tėrė krijimtarisė sė vet t'i zgjedhėheronjtė nga rradhėt e fshatarėsisė. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike tė pasqyrimit tė realitetit si: ngjyrat e forta nė pėrshkrimin e natyrės, stuhia nė pjesėn e parė, qė ka edhe njė kuptim simbolik, bregdeti i ashpėr shkėmbor, ku ka qėndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjė simbol, si lejleku qė e lidh me vendlindjen. Kėtu gjenden edhe elementė tė riprodhimit besnik tė mjedisit, nėpėrmjet kujtimeve tė protagonistitdhe sidomos vizatimi i figurės sė nėnės. Lirizmi dhe epizmi shkrihen nė mėnyrė tė harmonishme. Variacioni nė vargje e strofa pasqyron botėn shpirtėrore tė trazuar tė protagonistit. Poemthi mbyllet me njė frymė tė lartė burrėrore dhe optimiste: heroi nuk pendohet pėr rrugėn e zgjedhur, po ėshtė krenar se vuan pėr hir tė atdheut. Nėpėrmjet figurės sė nėnės "tė treturit" qė del nė kėngėn e fundit, lartėsohet figura e nėnės shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qė rrit bij trima dhe atdhetarė. Qė nė kėtė poemth tė hershėm shohim atė qė do tė jetė njė meritė e rėndėsishme e veprės sė Mjedės: pasqyrimin e denjė tė figurės sė gruas shqiptare, veēanėrisht si nėnė. Ndėr lirikat e ndryshme tė pėrfshira ose jo nė veprėn "Juvenilja" ka njė varg vjershash me tė cilat poeti ndjek traditėn e Rilindjes ku himnizon bukuritė e atdheut ("Malli pėr atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kėnduar gjuhės si mjet zgjimi tė ndėrgjegjjes kombėtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton njė vėmendje tė veēantė problemit themelor tė luftės pėr pavarėsi, qė ishte bashkimi i shqiptarėve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").
    Mjeda, gjithnjė nė vazhdėn e Rilindjes, ngre lart figurėn e heroit kombėtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi nė fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Pėr njė shkollė shqype mbyllun prej qeverisė otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar nė kėtė poemė tė fundit lidhjen e thellė tė Skėnderbeut me popullin, me masat fshatare.
    Nė vjershėn "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep njė gjykim tė drejtė e tė mprehtė jo vetėm pėr rėndėsinė e Skėnderbeut, si shpėtimtar i qytetėrimit evropian, po edhe pėr politikėn dredharake tė fuqive tė mėdha tė Evropės sė kohės sė vet, qė, pėr interesat e tyre, mbanin nė kėmbė perandorinė e kalbur osmane. Qė nė kėtė vjershė romantike atdhetare vihen re nota shoqėrore. Motive shoqėrore janė vėnė nė bazė tė dy vjershave tė "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagė tė dhimbshme tė Shqipėrisė sė kohės si: kurbeti dhe qėndrimi mospėrfillės i klasave tė pasura ndaj njerėzve tė thjeshtė tė popullit, bartės tė luftės pėr ēlirimin e vendit. Po trajtimi i kėtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmė sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qė i pėrshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bėrė qė kėto vjersha tė mos kenė forcėn e vjershave realiste tė Ēajupit dhe tė Asdrenit, me tė njėjtėn tematikė.
    "Lisus" (botuar mė 1921) dhe "Scodra"(1940) janė vepra, ku thelbi romantik vishet me njė formė klasiciste. Kėta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga njė stil i kėrkuar dhe retorik. Poeti himnizon kėtu tė kaluarėn e lashtė tė popullit tonė (te "Lisus" pėrmes materialit historik, kurse te "Scodra" nėpėrmjet legjendės). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurės sė Skėnderbeut, qė poeti ka dashur ta bėjė sa mė njerėzore.
    Origjinaliteti dhe fuqia e vėrtetė e talentit tė Mjedės kanė gjetur shprehje nė krijimet ku ai arrin nė realizėm, si nė vjershėn "Mustafa Pasha nė Babunė", nė poemthin "Liria" dhe nė kryeveprėn e tij "Andrra e jetės".
    Tek e para, duke u nisur nga njė fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashė Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcė, duke e pėrshkruar "mbi thasė tė florinjve, ndėr valle jevgash" figurėn e feudalit tė zvetėnuar, anadollak, parazit, qė ėshtė kurdoherė gati tė bėjė flģ interesat e atdheut pėr tė vetat. Vjersha merr kėshtu njė kuptim tė gjerė pėrgjithėsues, duke tingėlluar si akuzė e fuqishme kundėr tė ashtuquajturve atdhetarė, pėrfaqėsues tė shtresave tė larta, qė pėrfitonin nga sakrificat e popullit. Figurės sė Mustafa Pashės poeti i kundėrvė masėn e fshatarėsisė sė ngriturnė kėmbė pėr mbrojtjen e atdheut, duke u bėrė zėdhėnės i urrejtjes sė saj kundėr feudalit tradhtar.
    "Liria", poemthi epiko-lirik, i ndėrtuar me tingėllima, me problematikė politiko-shoqėrore, ėshtė, ndofta, vepra e Mjedės qė ka ide mė tė fuqishme. Nė tė ndihet jehona e kryengritjeve tė malėsorėve tė Veriut mė 1911, qė tingėllon me forcė qė nė vargjet e para:
    "Lirim, lirim bėrtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga njė tingėllimė nė tjetrėn. Poeti frymėzohet nga lufta pėr pavarėsi e amerikanėve kundėr kolonizatorėve anglezė, qė ishin edhe pronarė tokash, dhe ua tregon shqiptarėve si shembull. Nė mbylljen e poemės, ku paralajmėrohet shpėrthimi i kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare nėpėrmjet njė mjeti tė dashur pėr rilindasit, paraqitjes sė hijes sė Skėnderbeut, qė ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombėtar shkon "Ksollė pėr ksollė". Nė kėtė poemth ka vargje qė dėshmojnė pėr afrimin e Mjedės me idetė demokratike. Kėshtu, ai pohon se kryengritėsit mundėn "kėshtjellat atnore", gjejmė aluzione pėr shfrytėzimin e fshatarėsisė (…s'ka me dalė ushtari me i grahė bulkut si kaut me sjeēe t'begut"). Kėto mund tė dėshmojnė se Mjeda e sheh lirinė tė fituar prej amerikanėve jo vetėm nė plan kombėtar, po edhe nė plan shoqėror dhe shpreson se populli shqiptar do tė shkundė shfrytėzimin e egėr bashkė me zgjedhėn feudale.
    Nė kėtė poemė shkrihen konēiziteti dhe forca shprehėse. Krahasimet dhe antitezat janė tronditėse ("lirinė e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra qė bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lėnė vendin njė realizmi ngjethės, njė pasqyrim plot dramatizėm tė gjendjes sė atdheut.
    Vargu ėshtė njėmbėdhjetėrrokėshi, i cili krijon atmosferėn e madhėrishme, pėrdorimi i bartjeve i jep dinamizėm stilit dhe shoqėron alternimin e ndjenjave dhe tė mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit tė vargut nė tingėllima i disiplinon shpėrthimet lirike. Gjuha ėshtė e pasur, megjithatė veēoritė krahinore e vėshtirėsojnė leximin e lirshėm.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Andrra e Jetės
    (analizė)



    Nė kėtė poemė shoqėrore-psikologjike me elemente tė poemės filozofike, qė u shfaq si dukuri e veēantė nė letėrsinė shqiptare tė kohės, janė sintetizuar tiparet mė karakteristike tė artit tė Mjedės, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poemė ėshtė vazhdim, shtjellim i pėrgjithshėm i atyre motiveve nga jeta e fshatarėve tė varfėr, qė e shqetėsonin Mjedėn dhe njėkohėsisht pasqyrė e mendimeve tė tij pėr jetėn njerėzore dhe lumturinė.
    Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė njė familje e varfėr malėsore qė pėrbėhet nga nėna dhe nga dy vajzat. Poema ndahet nė tri pjesė qė i pėrgjigjet fatit tė tre heroinave: Trinės, Zogės e Lokes.
    "Andrra e jetės" hapet me njė metaforė aq tė thjeshtė sa edhe tė hijshme, tė gjallė e kuptimplotė:

    Molla t'kputuna nji degėt,
    dy qershia lidhė n'nji rrfi
    ku fillojnė kufijt e gegėt
    rrinė dy ēika me nji nanė.

    Kjo metaforė jep idenė e lidhjes sė ngushtė tė personazheve tė veprės dhe, njėherėsh tė bėn tė parandjesh ndarjen e tyre. Me imtėsi tė zgjedhuara, poeti na e jep tė gjallė mjedisin malėsor:

    U ndie njė za te shtegu;
    Cice, del se erdh murgjina
    e mbrapa po vjen Trina
    me i gjengj tė sykės n'grykė!

    Vajza e vogėl vdes para kohe. Poeti pėrshkon thellė nė mendimet dhe ndjenjat e nėnės, e cila e jeton me dhembje fatkeqėsinė, para se tė ngjasė, nė njė natė tė tmerrshme ankthi. S'ka gjė mė tragjike dhe njėkohėsisht mė tė lartė njerėzore, sesa skena midis Lokes dhe Zogės pas vdekjes sė Trinės; habia fėminore e vogėlushes qė s'kupton dramėn nė shtėpinė e saj, dhe kujdesi i dhembshur i nėnės, e cila, duke qenė vetė nėn peshėn e rėndė tė dhembjes, nuk do qė ajo tė rėndojė, tė bjerė nė shpirtin e njomė tė vajzės.

    Nė pjesėn e dytė, qė i kushtohet Zogės, poeti ka derdhur ngjyrat mė tė ndritshme, duke dashur tė shprehė nėpėrmjet kėtij personazhi ėndrrat e veta pėr tė ardhmen. Nė fillim jepen ndjenjat dhe dėshirat karakteristike pėr moshėn e vajzės me forcė tė veēantė psikologjike, pa sentimentalizėm, me shumė vėrtetėsi dhe kthjelltėsi. Ėndėrrimet rinore tė Zogės realizohen. Ajo dashurohet dhe martohet. Poeti e pėrcjell me kėshilla plot dhembshuri pėr jetėn e saj tė re. Sė fundi, me njė kėngė plot optimizėm, na lajmėron se Zoga u bė nėnė.
    Ėshtė pėr t'u vėnė rč se bukuritė e natyrės parakalojnė njėra pas tjetrės, pėr t'ia lėnė vendin buzėqeshjes sė fėmijės. Epilogun e poemės e pėrbėn fundi i jetės sė vėshtirė, plot saktifica e stoike tė Lokes qė, e mbetur vetėm, thėrret vdekjen ta marrė.

    "Andrra e jetės", megjithėse trajton njė rast tė veēantė, pasqyron tragjedinė e fshatarėsisė shqiptare dhe dėshirėn e saj tė zjarrtė pėr njė jetė mė tė mirė. Titulli i veprės ka njė kuptim tė thellė. Me kėtė poeti s'ka dashur aspak tė thotė se jeta ėshtė njė iluzion, veēse jeta pėr tė varfėrit mbetet njė ėndėrr e parealizuar. Poema pra, nė thelb ėshtė realiste me njė gjykim romantik. Poeti ka prekur plagė tė rėnda tė shoqėrisė sė kohės: mjerimin qė mbyste sa e sa jetė, ende tė paēelura (fati i Trinės), zakonin patriarkal qė e ndante nėnėn nga e bija dhe e mbėrthente tė parėn pas vatrės sė shuar; mospėrfilljen e shoqėrisė ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kėsaj tė fundit ėshtė njė protestė e heshtur. Por jo mė pak i fortė ėshtė fakti qė, kur heroi ka humbur ēdo shpresė, poeti nuk e bėn tė kėrkojė ngushėllim nė iluzionet e jetės pėrtej varrit. Lokja vdes me ndjenjėn e revoltės ndaj fatit tė saj tė padrejtė. Personazhet nė poemė janė tė gjalla e tipike dhe kanė njė logjikė tė brendshmenė pėrputhje me mjedisin ku jetojnė e veprojnė. Trina sapo ėshtė vizatuar, meqenėse edhe nė jetė nuk arrin tė zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithatė e kryen rolin e vet. Me fati e saj ėshtė pėrgjithėsuar fati i tėrė atyrė fėmijėve fshatarė qė vdisnin para kohe nga puna e rėndė dhe nga kushtet e vėshtira tė jetės.

    Zogėn e shohim nė zhvillim: nė fillim fėmijė naive, qė nuk kupton ē'ka ngjarė kur i vdes motra, pastaj vajzė me ėndėrrimet karakteristike tė moshės sė saj. Siē zbulohet edhe nga ato ėndėrrime ajo ėshtė vajzė malėsore tipike, e thjeshtė, punėtore, po edhe e aftė pėr ndjenja tė thella e tė fuqishme, qė shokun e jetės e pėrfytyron "me rrip rreth brezit, me njė gjashtore e njė kacatore", pra, para sė gjithash, trim.

    Lokja ėshtė tipi i gruas malėsore, punėtore, vetėmohuese, nėnė e dhembshur e stoike, mbi tė cilėn ka rėnduar tėrė barra e familjes, se burrat i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose kurbeti. Ajo sakrifikon rininė qė tė rritė tė bijat, dhe ėshtė e lumtur, nuk jepet pėrpara vėshtirėsive tė jetės (tė kihet parasysh qėndrimi me tė vėrtetė burrėror me tė cilin mposht vdekjen e Trinės, kur mundohet tė ngushėllohet me mendimin e jetės sė nėnshtruar tė gruas nė familjen patriarkale.
    Mesazhi qė pėrmban kjo figurė, ėshtė lufta me jetėn. Gjersa pati mundėsi tė luftonte, ajo jetoi. Vdiq kur nuk mundi mė tė japė asgjė. Dhe nė fund tė fundit ajo u largua nga jeta me njė fitore pėrderisa e kreu detyrėn e vet, e bėri tė bijėn tė aftė pėr tė jetuar dhe pėr t'ia pėrcjellė njė qėnieje tjetėr flakėn e jetės.
    "Andrra e jetės" pasqyron dashurinė e poetit pėr fshatarėsinė e varfėr, admirimin e tij pėr tiparet e larta morale tė njerėzve tė thjeshtė, nė veēanti tė gruas shqiptare, si edhe dhembjen pėr fatin e hidhur tė atyre njerėzve. Mjeda nuk depėrton nė shkaqet shoqėrore tė dramės sė heronjve tė vet, as nuk mendon pėr rrugėn e ndryshimit tė gjendjes. Po ai nuk pajtohet me kėtė realitet tė hidhur. Njėkohėsisht poeti nuk bie nė pesimizėm, ruan besimin nė vlerat pozitive tė jetės, nė tė ardhmen. Tek "Andrra e jetės" ka tragjizėm, po jo mohim tė jetės. Sė ardhmes poeti i kėndon nėpėrmjet zogės, e cila arrin tė realizojė ėndrrėn e vet pėr lumturi, megjithėse brenda kuadrit tė ngushtė familjar. Fati i saj merr kėshtu njė kuptim simbolik.

    Jo mė kot linja e Zogės zė vendin kryesor tė poemės. Tėrė pjesa e dytė ėshtė himni mė i zjarrtė dhe bukurinė e saj. Nė mendjen e lexuesit dy tabllotė e dhimbshme tė pjesės sė parė e tė fundit shkrihen nė tablonė madhėshtore tė nėnės qė mban nė krahė fėmijėn, simbolin e vazhdimėsisė sė jetės.
    Merita mė e rėndėsishme e "Andrrės sė jetės", e parė nė kuadrin historik, qėndron nė dhėnien e tablosė realiste tė mjerimit nė malėsinė shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes sė rėndė tė malėsorėve ishte nė mėnyrė tė tėrthortė njė akuzė kundėr shoqėrisė sė kohės.

    Nga ana artistike "Andrra e jetės" ėshtė njė nga veprat mė tė pėrsosura tė poezisė sonė. Ajo shquhet pėr atė thjeshtėsi tė mrekullueshme tė subjektit dhe tė stilit qė karakterizon kryeveprat. Thellėsia e mendimit shkrihet kėtu me njomėsinė e ndjenjave, analiza e mprehtė psikologjike me forcėn pėrshkruese. Lakonizmi ėshtė i pashembullt: nė 296 vargje jepet drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrtė pėr jetėn dhe pėr dashurinė, skaliten tre personazhe tė paharrueshme, pikturohet me ngjyra tė forta e tė qarta mjedisi malėsor. Figuracioni ėshtė sa i thjeshtė, aq i pasur dhe kuptimplotė. Gjuha e poemės (shkodranishtja e plotėsuar me fjalė e shprehje tė krahinave pėrreth), ėshtė e larme, shprehėse, e saktė, e begatė me fjalė tė rralla.
    Mjeda ėshtė njė poet atdhetar me prirje tė theksuara demokratike qė i kėndoi lėvizjes kombėtare nga pozitat e fshatarėsisė sė varfėr, sė cilės i pėrkiste me origjinė. Nga kėto pozita ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit. Nė atė pjesė tė veprės sė tij qė trajton motive shoqėrore gjejmė pakėnaqėsi nga realiteti i kohės, dhembje pėr fatin e popullit. Bashkė me Ēajupin ai dha njė ndihmesė tė rėndėsishme nė kalimin e letėrsisė sonė nga romantizmi nė realizėm.
    Qe kryesisht poet lirik, i njė lirizmi qė pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si pėr ndjenjėn e masės, ashtu edhe pėr forcė pėrshkruese. Poeti ėshtė edhe mjeshtėr i pėrsosur i vargut dhe i strofės. Nė poezinė e tij gjejmė njė larmi tė veēantė vargjesh dhe njė begati strofash. Mjeda parapėlqen tetėrrokėshin dhe njėmbėdhjetėrrokėshin. Tingėllimėn e lėvron me mjeshtėri tė veēantė.
    Mjedėn e karakterizon thellėsia psikologjike nė vizatimin e personazheve (Lokja dhe Zoga janė nga personazhet mė tė realizuara tė poezisė sonė).
    Nė artin e tij shkrihen hovet e frymėzimit me punėn kėmbėngulėse pėr tė lėmuar fjalėn e pėr t'i dhėnė shkėlqim.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjuha Shqipe


    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon,
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.

    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra
    e mjera e prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del.
    ................................

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.

    Geg' e tosk', malsi, jallia
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.

    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    Shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Vaji i bylbylit


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Bylbyl i vorfėn,
    Pse po gjimon?

    Pushoi murlani
    Me duhi t'vet;
    Bylbyl i vorfėn,
    Ēou mos rri shkret.

    Gjith; fushėt e malet
    Blerim e mbėloj;
    Livadhi e pema
    Gjithkah lulzoj.

    Ndėr pyje e orgaja,
    N'ma t'mirin vend,
    Me rreze dielli
    Po e gėzon gjith'kend.


    E tuj gjimue
    Shikon rreth e rreth
    Nji prrue qi veret
    Rrjedh nėpėr gjeth.

    A ēil kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e orgaja,
    Bylbyl, shpejto.

    Kerkush ma hovin
    Atje s'ta pret,
    Me zeher haejen
    Kerkush s'ta qet.

    Kafaz ke qiellin,
    Epshin pengim,
    E gjith ku t'rreshket
    Shkon fluturim.

    Nėpėr lamije
    Ke me gjet mel,
    Pėr gjith'prendverėn
    Njajo buk t'del.

    E kur t'zitė e di
    ndėr prroje pi,
    Te njato prroje
    Qi ti vetė di.

    Tash pa frigė ēerdhen
    E ban ndoj lis;
    Nuk je si'i nieri
    Qi nuk ka fis

    E ur t'vin zhegu,
    Kur dielli shkon,
    Ti ke me kėndue
    Si ke zakon.

    Rreth e rreth gjindja
    Me t'ndie rri;
    Prej asi vendit
    Dahen me zi.

    A ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Nder pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Nder tranfofille,
    Nder zamakė nga;
    Ku qeshet kopshti,
    Idhnim mos mba.


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Bylbyl i vorfen ,
    Pse po gjimon?

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Andrra e Jetės
    (Trina)



    I

    Molla t'kputuna nji deget,
    dy qershia lidhė n'nji rrfanė,
    ku fillojnė kufijt' e Geget,
    rrijnė dy ēika me nji nanė.

    Kreskė e bre perzie me lisa
    rriten rrotull, me ēetinė,
    plepa t'but' e qiparisa
    mbėlojnė e veshin at' ledinė.

    S'ushton mali prej baktie,
    s'fryn murrlani me duhi;
    paq i kthelltė prej perendie,
    paq prej njerit e qeti.

    Gurra e lugut veē ushtonte
    si lahutė me kangė kreshnike;
    e ndėr pemė bylbyli kėndonte
    valle dasmet e fisnike.

    Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
    ushto, gurrė trimneshė, n'shkambije;
    bulk i natės kungallė, qi talle
    nėpėr gemba e pėr lamie,

    kėndoni, kėndoni. Veē prej stanit
    t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
    tue blegrue nji kij mbas zanit
    t'deles nanė keni me ndi.

    Veē prej plehut gjel-kokoti
    me njat za qė s'nd'rron kurr-herė,
    ka me gjegjė se a tue ndėrrue moti
    se a tue ēue nji tjetėr erė.


    II

    U ndie nji za te shtegu;
    Cice! del se erdh murgjina,
    e mbrapa po vjen Trina
    me 'j qingj tė sykės ngryk.

    E duel me mjelcė te burgu
    Lokja, nxuer viēin jashtė,
    e Shega, e lehtė si kashtė
    tue kcyemun u bėrlyk.

    Iu suell oborrit rrotull
    tu' u hjedhė me bisht pėrpjetė;
    derisa plaka vetė
    rrshanė tu murgjina e ēoj.

    Moli tue kėndue, lopėn,
    tue pritur viēin prorė;
    e tambli, bardh si borė
    pėrmbrenda mjelcės gufoj.

    Mandej muer kijin pezull
    e u vu me sykėn n'sanė,
    sa ēote tamblin anė
    Zoga me nxe do pak.

    Muer edhe krande e cokla,
    e Trinkėn muer pėr bri:
    ish lodhė: i dhimbte nd'ijė,
    e kishte mollzat gjak.

    Vuni do krande n'votėr
    e fryni n'zjerm qi ish ndalė;
    thej pshesh me tambėl valė,
    e mbushi kupat plot.

    Pshesha me kollomoqe,
    t'mirė edhe pėr zotni,
    kur don pėr rob e shpi,
    me i fal' i madhi zot.

    E hangri Zoga shishėm,
    por Tringa s'hangri gja,
    as Lokja, qi ishte vra
    mbas ēikės, nuk hangri dot.

    Por tirte ndejė te votra,
    tue kqyrė me zemėr t'plasun,
    tue nduk' at' shllugė tė rrasun
    iu mbushnin sytė me lot.

    Kur nji mbas nji pranė zjermit
    u mblodhėn gjumit fėmija,
    u ēue, e t'dy, si kija,
    mbi t'shtruemen i vendoj.

    E tirte prap te votra;
    penj tirte pėr xhubleta,
    e i dukej se tu kėneta,
    se n'shpella me dragoj,

    tirshin dhe shtojzovallet
    tue luejtė pa mejun gishtat;
    siellshin me pleq ferishtat
    ndoshta edhe fėmin' e vet?

    E shloj me pa tue pritun
    dritėn e pishės me dorė;
    ngrykas, si dy qiellorė,
    me krahė pa pupla i gjet.


    III

    Cice, shka ka sot Trinka
    qi po priton m'u ēue?
    Zgjoje me dalė me mue,
    me lėshue bag'tin' e vet.

    - Bij', mos e prek, se njomja
    tash a tue folė me Zojėn;
    len zan' e mos ēil gojėn
    se e lumja Zojė t'bėrtet.

    Qe prifti, nanė, qe dajat
    mbas tij, me qiri n'dorė;
    katundca me malcorė
    sa shpia nuk i xe.

    - Rri, bij' se sonte Trinka
    po shkon me bujtė te Zoja;
    merri kėto lule e ēoja
    sė lumės dhunti pėr tė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •