Andrea Nargaj


Padėr Andrea Nargaj, lindi nė Vukpalaj-Bajzė, treva e njohun Malsie e Madhe, qė ndodhet nė pjesėn veri-pėrindimore tė Shkodrės, aty ku arrin gjatsinė e tij liqeni i bukur i Shkodrės, dhe kufizohet me Kushėn e Hotit.

Ai pati ardhė nė jetė, nė mesin e 7 fėmijve (5 Djem dhe 2 Vajza) me datė 19 Maj, 1919.

U lindė nė familjen e Dedush-Marashajve me za nė Bajzė te Kastratit .Baba i tij ishte Prek Dashi i Kalaj. Nana e tij kje e nderuemja dhe mirnjoftuna Filomena Smajlaj prej derės tė ndigjueme e mjaft bujare nė Hot.

Qysh nė f'mininė e tij, ai pati ēfaqė njė zhvillim shumė tė shpejtė mendor, sa shpesh nė atė mjedis familjar ishte droja, "Se ky fmi kaq i sēutė ashtė nė rrezik tė mos rritet por ta kenė jetėn e shkurtė". U pagzua nė Kishė tė Bajzės sė Kastratit me emnin Zef, nė nder kujtimi tė Shejtit Shna Zef .

Shkollėn fillore 2 vjet, e pati mbarua nė Bajzė, e Mėsuesi tu e pa aftėsinė e Zefit vogėl qė po merrte aqė vlersime nė dije, i kėshilloj Prindve qė ta dėrgonin nė shkollė pėr tė vazhdue studimet mė tė larta. Familja me deshirė e dėrguen pėr studime nė kolegjin Franēeskan tė Shkodrės. Kėshtu Zefi i biri i Prek Dashit, nė moshėn 17 vjeēar bahet antar nderi i (Kuvendit Shkollės) nė Seminarin e Troshanit - Zadrimė nė vjetin 1936.

Pikrisht, aty ku pati vijue mėsimet edhe ma i madhi poet Kombtar, At. Gjergj Fishta.

Nji vjet ma vonė, iu nėnshtrua betimit nė Rregullin e Parė, dhe me betimin solemn (fetare) pėr me u shugurua Meshtar nė 1940.

Ai pati nisė studimet pėr filozofi nė Shkodėr, para se tė kapercente Adriatikun ku shkoji pėr tė vazhdua Teologji nė Shejtninė e Provincės sė Venedikut. Zefit i ashtė dhanė titulli Prift (megjithse ai nuk e kishte arritė moshėn e caktueme, pėr tu ba prift, por se i patė kalue te gjitha detyrimet Akademike tė nevojshme para afatit tė pėrcaktuem)

Pra iu dha titulli, me vendim tė posaēėm prej Kryepeshkopit tė Venecias, Constatinus Stella, me 11 tė Korrikut nė vjetin 1943 tė cilin e priti me mjaft gezim.

Nga ai moment e mbrapa e shohim se Meshtari, ndryshoj edhe emnin sipas traditės Franēeskan nga Zef, nė Andreu.

Mbasi i kreu mėsimet Teologjike, u diplomua nė punėn e tij si filozof i Universitetit "Zemra e Kushtuar" nė Milano, dhe ma vonė nė Vatikan, Romė prej ku mori gradėn e doctorit tė filozofisė nė vitin 1948. Kje ajo kohė, tepėr e vshtirė e regjimit komunist nė Shqipni, ku kje ba e pamundun kthimi i studentavė nė Shqipni.

Sepse Qeveria e asaj kohė, me njė vendim tė veēantė tė Komunistave Shqiptarė ja patė heqė tė drejtėn e qytetarisė Shqiptare, krejt atynė priftėrinjve Katolikė qė kjenė pėr tė studjua jashtė Atdheut, e njėni nga kėta studiuesa Univėrsitaro-katolikė kje edhe ky Meshtar prej Bajzės Kastratit.

Frati franēeskan me shpirt tė madh, i vetėdishėm se Familja e tij nė Vukpalaj tė Kastratit, do tė kishtė pasoja tė randa politike, duke i burgosė dhe intėrnua, kur tė ndigjohej mbiemni i (Kalaj) , vendosi qė tė thrritej aty e mbarapa Andreu Nargaj jo ma i Kalaj, me kėrkesė dhe dėshirėn e vet. Sipas arsyetimit tė biografisė "keqe" politike, At Andreu pati thanė nė vjetėt e ma vonshme ; Se nuk kishte lidhje ky mbiemėn as me atė qe po thirrej mbrenda fiseve tė Kastratit "Narkaj", e cila nuk mund tė arsyetohet koiēidenca nė asnje dhojė faktit vetėm se janė prej nji krahine. Duhet thanė e vėrteta se nė kėt mnyrė kanė veprua disa prej fiseve nė Shqipni, duke ndrrua me taktikė mbiemnin. Kjo i takon pikrisht vjetit 1948 sipas rrjedhės kronologjike tė ngjarjeve. Kėt shpjegim e dėshmon me kopetencė edhe nipi i Padėr Andreut, Gaspėr Kalaj pėr axhėn e vet, sipas bisedės qė ata kishin ba Axhė e Nip, kur kjenė bashkue nė New-York nė fillim te vjetit 1990, me rrėnimin e komunizmit nė Shqipni, ku jetu'nė gati 9 vjet me afėrsinė e mbshtetjes familjare tė njani-tjetrit si mėrgimtar nė Amerikė.

Prandaj, nė ato vjete tė largėta gadi 6 dekada ma parė At.Nargaj kje detyrua prej kushteve shumė tė randa politike qė ndollen nė Atdhe me qėndrue pa kohe tė percaktueme nė Romė.

Duke u pa me vemendje nga drejtuesit e institucioneve fetare nė Itali pėr mos kthimin e Nargajt nė Shqipni, ai ngarkohet me detyrėn e profesorit nė institutin GROTTAFERRATA , si mėsues i pėrkohshėm , ku nė tė njajtėn kohė kje caktua me pėrgjegjsinė e pėrfaqsuesit Pontifikal pranė Komisionit refugjatve Shqiptarė nė Itali.

Nė vjetin 1951, Ministri i pėrgjithshėm nė Vatikan e ngarkoi At.Nargaj, me detyrė pranė Komisariatit tė aso kohe Kroat, prej andej nė Famullinė "Familja e Shėjntė" nė Ēikago SH.B.A. Detyrė qė e kreu deri nė vitin 1956, si prift i rregullit Franēeskan.

Rreth kėsaj kohė, ashtė pėr tu pėrmendė kontributi i tij i ēmuemė me shkrimė tė nji pas-njishmė te " Zani i Amėrikes" nė nji pėrjudhė kohorė prej 10 vjetėsh, duke trajtue mendime e problemet Teologjikė. Po ashtu nė tė njajtėn pėrjudhė kje edhė bashkpuntor i ngushtė mė Rradion - "Europa e Lirė" mbi 11 vjetė i pashkputun, duke lujtė nji rrol mjaft edukativ, tek ndigjuesit e shumtė tė Rradios qė aso kohė valet televizive ishin tė pakta.!

Nė komunitetin katolik tė Nju-Jorkut, detyrėn e parė At. Nargaj e ka ushtrua si Profesor i Filozofisė dhe i Teologjisė mbi 8 vjetė nė Kolegjin "SIENA" duke dhanė mėsim e pastaj, ashtė caktue pėrsėri po me tė njajtėn detyrė nė Kolegjin e Shėn Jozefit nė North Windham nė shtetin Main, ku patė dhanė leksione pėr 24 vjet rradhazi me pėrkushtim e devocion.

Me 16 Qershor 1962, Prof. Dr. Nargaj duke kenė i tė njajtit mendim, s'bashku me Monsinjor Zef Oroshin, themeluen lidhjen katolike Shqyptaro-Amerikanė. Po ashtu edhe Gazetėn me tė njajtėn emėn, por se Gazeta diku ma vonė pati psua ndėrprerje, duke rifillua prapė tė botohėt. Sigurisht, me njė emėn tjetėr Revista "Jeta Katolike"e Kishės "Zoja e Shkodres" nė Nju-Jork, e cila vazhdon tė botohėt edhe nė kohėn e sotmė, nėn drejtimin e Famullitarit tė mirėnjohun nė komunitetin Shqyptar Dom.Pjetėr Popaj.

At Nargaj nė gjithė kėto vjetė, si mėsim-dhanės, nė kohėn e pushimeve shkollore ka kontribua nė ndihmė tė vazhdueshmė, nė komunitetin katolik Shyptaro-Amerikan.

Me kenė se edhe ai ka pasė tė drejtėn e pushimeve nė muajt e Verės, por Andreu jepte ndihmesėn e vet kryesisht nė Kishėn "Zoja e Kėshillit Mirė" nė Nju- Jork, duke mbajtė lidhje tė ngushta shpirtnore me komunitetin Shqyptarė, dhe veēanarisht mė familjėn e tij, qė i deshti aq shumė tuj i perkrahė nė tė tana mundsitė e jetės tij, ku edhe i pati mungua lidhja dhe afersia e nevojshme familjare, nė njė perjudhe kohore prej 60 vjetėsh.

Nė vjetin 1993 nė moshėn 74 vjeēė, ai kje kthye pranė kishes sė komunitetit Shqyptarė tė Nju-Jorkut, si Meshtar qė shėrbeu deri nė vjetin 1998. Po nė kėt kohė, ashtė transferua nė Kishėn e Shėn Antonit nė Boston, prapė si Meshtar deri pakė kohė para se me ndrrua jetė. Herėn e fundit ashtė transferua tek Kuvendi Franēeskan nė Ringwood (Nju Jork) ku me 18 Gusht tė vjetit 1999, nė moshėn e bardhė 80 vjeēė dha shpirt.

Dukė u shua kshtu, trupi i njanit prej Meshtarvė tė mirnjohur nė krejt Diasporė, qė punojė e jetoi, tu u ba shembull si Mėsues nė Kolegje, nė kontribute fetare, edhe pėr ndihmėn e atynė, nė momente tė vshtira tė jetės nė komunitetin Shqyptarė.

Nė materialin qė aso kohė shkruantė Vatikani, shikjojmė lajmin e konfirmuemė tė dhanė me shkrim qyshė atėherė, kur u lajmrua me njoftimin "Nekrologjik" pėr vdekjėn e Profesorit tė Doctoruam nė Filozofi Padėr Andreu Nargaj, si nji rast mjaft i dhimbshėm.

Ceremonia e varrosjes At.Nargajs, kje mbajtė nė Kishėn Shqyptarė "Zoja e Shkodres" nė Hartsdalė tė Nju-Jorkut. Mesha ashtė udhėheqė prej Charls Miller, Viscar-Provincial i kuvendit Franēeskan, si edhė mjaft autoritete tė tjera fetarė e shkollorė prej shumė vendeve tė Amerikės. Nė fjalimin e pėrmortshėm tė ceremonisė dhe tė salikimit, At Nargaj u kumtua, si humbje e madhė dhė u pėrkujtua si njė pėrsonalitet i kompletumė me dije, i qetė shumė paqėsor, studiues i zellshėm dhė me nji humor tė hollė si vetė kultura qė ai zotronte..

Arqipeshkvi i Tiranės dhe i Durrėsit Monsinjor Rrok Mirdita nė Homolinė e Meshės predikoi gjatė pėr jetėn dhė veprimtarinė e Padėr Nargajn si vlla nė Krishtin, si nji "Intelektual i Thelle" "Njėriu i Librave" por nė tė njatėn kohė shumė modest, bari shpirtnuer i devotshėm i grigjės Jezusit, qė dha tė gjitha forcat mendorė e shpirtnorė pėr mėsimin e dijeve fetarė nė komunitetet Katolike, qė do tė kujtohet gjihtėmonė dhe do tė jetojė nė shkrimėt e tija.

Nė atė cerėmoni varrimit, pėrfaqsuesi i familjės At Andreut, Gaspėr Kalaj, foli pėr disa prej kujtimėt e tij pėrsonale qė kishtė lanė kohė ma parė Axha i vetė i paharrueshėm, kshtu tha ndėr tė tjera : Si porosie e fundit e axhės tem Padėr Andreu Nargaj kje, qė shėrbimėt mortore ti bahėshin pikrisht kėtu, ku jemi sot nė Kishėn "Zoja e Shkodres" pranė komunitetit Shqyptaro-Amerikan tė cilit edhe i pėrkiste qė ai e deshti me mjaft ēiltėrsi shpirtnorė si bari i Kishės.

Profėsori i Filozofisė At.Nargaj, ashtė varrosun prej kuvendit Franēeskan i Nju-Jorkut nė nji vend i caktuem veēmas, ku prehėn tė gjithė Meshtarėt e Rregullit Franēeskan, dhe qė gjindet nė qytetin e Nju- Jersey. Duhet thanė pėr hirė tė vėrtetes, se Filozofi ynė e kushtoi tė tanė jetėn e tij nė sherbim tė fesė Krishtit, pėr nji pėrjudhė kohorė tė gjatė prej 62 vjetėsh pa pushim.

Ai nuk u lodhe asnji herė t'u shėrbye njėkohėsisht edhė si Meshtar pėr 56 vjet, dhė ajo ma e randsishmja duke i mėsua shumė brezavė dije me nji shembull, si Apostull Teologjik i Krishtenimit, dhė nji Franēeskan krejt i devotshėm i cili kje i pėrkushtuem me Ungjill nė shpirt. Poashtu edhe pa mujte me largua mallin e madh qė kishte pėr Atdhe.

Patė nji dashni tė madhe pėr Shkodrėn e pėr vendlindjen Bajzen e Kastratit, ku kje largue qysh nė moshėn e tij tė rinisė, me atė nostalgjinė e akumulueme pėr nji kohė tė gjatė, sa krejt jeta e tij, moto e cila e shoqėnoi gjithnjė pa ndėrpre edhe pranė shtėpisė sė nipit tij Gaspėr Kalaj me banim nė New-York.

Sikurse thuhet prej familjės tij: Se janė shumė dorshkrime, qė nė tė ardhmėn do ta shofin dritėn e botimit, ku kishte me kenė me mjaftė interesė pėr ta njoftė kėtė personalitet, brezat e sotėm edhe tė ardhėshmit, Filozofin tonė Shqiptar, i cili bani nji jetė karrierė, si klerik i bekuem, si profesor i nderuem nė Universitetet katolike nė Amerikė , duke mos e ndėrpre veprimtarinė e tij tepėr frytdhėnse deri kur i pat mbydhė sytė nė mėrgim siē thuhet nė tokėn e bekueme

Sigurisht pra, kėtė Intelektual duhet me e njoftė mirė Malsia e Madhe, me studimet dhe shkrimet e tij, si Teologun e Filozofin e vetėm tė atyne trojeve aq tė ndigjuemė epiko-historikė. Duhet ta njofin birin e dashtun Bajza e Kastratit ku ai lindi dhe pati hedhė hapat e parė tė dijės, duhet tė mėsojnė prej aftėsive qė i dhuroi Hyu ; E pse jo ! Ndoshta edhe pėr tė kenė krenarė pėr Doctor Profesor Nargajn.

Ky shkrim ashtė tepėr i pakėt krejt i shkurtėr, pėr me nxjerrė nė dritė pėrmasat e kėtij intelektuali, dhe duhet thanė nga ana tjetėr se: ashtė e lehtė pėr me i rradhitė tė gjitha kėto faktė reale, qė pėr nga krahasimi, nuk ka edhe nji Shqyptar qė tė ketė dhanė leksionė Filozofie pėr 32 vjetė rrjesht nė SH.B.A. sikurse Padėr Nargaj.

Ashtu, sikurse duhet pohua terėsisht e vėrteta nga ana tjetėr se, ashtė mjaft e vėshtirė qė ta pėrshkruash portretin e ktij mendimtari qė ka lanė gjurmė tė pa shlyeme , nė tė gjithė ata studenta qė ai ka nxjerrė, dhe kėtu do mjaftonte tė ndigjojsh vetėm njėnin prej tynė kur thotė se ; Profesor Nargaj ishtė i rradhė dhe shumė i veēantė prej asaj aftėsie qė ai posedontė nė trurin e tij, dhe metoda qė pėrdorte pėr me ta ngulitė nė mendje landėn e vshtirė tė Teologjisė. Ai ishtė nji Filozof, i cili, jo sepse ai e trajtontė shkencėrisht atė landė tė vshtirė, por kishte aftėsi tė rradha me dhanė mėsim Filozofi.

Prandaj, shpresojmė se nė tė ardhmėn e afėrt, do tė dalin nė dritė shkrime tė plota, dhe fakte tė tjera pėr tė shkrua e folė mbi kėt figurė tė nderueme tė At Andreu Nargaj (Kalaj)

Shėnim:
1.Materiali u muar prej dokumentave qė ndodhėn nė arshivėn e Kuvendit Franēėskan New-York .
2- Njoftimi "Nekrologjikė" i Vatikanit qė gjindet nė faqet e e linkut tė " Notizie Necrologice da Vaticano ".

______
Kjo u ba e mundun me kėrkesėn dhe pėrkujdesjėn e veēante e shumė tė interėsueme dhe tė pėrkushtueme tė zotni Gaspėr Kalaj nė New-York U.S.A.