Papa ne Shtepine e Shqiptareve
nga Bujar Leskaj *
Papa Gjon Pali i dyte, njeriu qe besonte ne mrekullite, ishte dhe mbetet vete mrekullia e koheve tona. Kurre me pare ndonje lider nuk ia ka dale qe te flase para turmave gjigante si ai, kurre me pare ndonje lider nuk ka ditur te projektoje me kaq force imazhet e tij ne zemrat dhe mendjet e njerezve. Papati i Gjon Palit te Dyte pati si fill perbashkues paqen dhe bashkejetesen. Ne nje kulture si kjo e jona, e mesuar qe te djege me nxitim cdo argument si mode kalimtare, pesoi metamorfoze perballe karizmes se njeriut qe vinte nga Lindja e Ftohte. Fjalet e tij kane eksploruar boten bashkekohore duke medituar mbi te kaluaren dhe duke ofruar nje shprese per te ardhmen.
Ati i shenjte diti si pakkush te gjeje nje vije te komunikimit direkt, te hapur e te thjeshte me besimtaret e ne pergjithesi me njerezit moderne. Nga ftesa e tij per te mos patur frike kur ai ju shfaq botes nga sheshi i Shen Pjetrit ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen ne vlere universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e te aparences, njerezimi mbare njohu nje ekzistence e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona me te thella e me te fshehta. Me shpirt profetik, i vemendshem ndaj shenjave te kohes, Gjon Pali i Dyte, njeri europian, revokon me force rrenjet e thella kristiane te kontinentit te vjeter duke e konsideruar ate atdheun e perbashket te te gjithe europianeve, shpetimin e tyre.
Ne nje bisede te ndezur me nje gazetare te njohur, ai pati thene: Vendi im, Polonia, eshte denuar me vdekje shpeshhere, por ka mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetes e duke u mbeshtetur fort ne rrenjet e perbashketa kulturore. Europa eshte nje, pati ngritur zerin ne fund te bisedes. Kjo vlen edhe per Shqiperine, te ciles ne prill te vitit 1980, ai do ti drejtohej nga Otrantoja per ti dhene shprese, per ti bere te njohur komunitetit nderkomtar martirizimin e saj, e mbi te gjitha komunisteve shqiptare qe izolimi qe ata ndertuan nuk e kishte ndare Shqiperine nga Vatikani, nga Perendimi.
Nga filozofia e tij filluan te tendosen telat me gjemba derisa u keputen, te shemben muret e ndarjes, te triumfojne te drejtat e njeriut, te bien paragjykimet per te ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet nje Europe ne ndryshim, ne kerkim te nje identiteti te ri, nje Europe qe do te jete edhe sfida e mijevjecarit te trete.
Gjon Pali ka nje vit qe u mungon syve te mbare njerezimit, por zemrat dine ti jene besnike. E kemi pare duke brohoritur nder nje milion te rinj ne Torvergata, duke ecur mendueshem perballe murit te loteve ne Izrael, duke medituar me qetesi ne xhamine e Damaskut, duke perkedhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirine e vendit te tij ne Varshave, duke sfiduar ne emer te dinjitetit njerezor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas nje zhuritjeje shekullore.
Papa ne Shqiperi eshte nje kapitull i ndritur i historise sone.
Pese shekuj me pare, Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperise per tu takuar me mbrojtesin e cilivizimit perendimor, Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndersa ne prill te vitit 1993 pasaardhesi i Tij erdhi per ta rifutur Shqiperine ne Perendim, per te bekuar demokracine e re qe sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurise, ai na le mesazhe te vyera tolerance e ndertimi te shtetit te se drejtes, kujtojme fjalet e tij: Njeriu dhe Zoti nuk jane nje alternative dhe nuk konkurrojne njeri tjetrin.
Perkundrazi, njeriu ka nje dinjitet te larte,tamam sic i ka hije nje krijese te bere sipas imazhit te Zotit. Njohja e kesaj vlere te cdo njeriu, do te beje qe edhe ekonomia te gjeje ekuilibrin e drejte ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta coje keshtu impenjimin politik me nje kerkese pergjegjesie ndaj se mires se perbashket, duke ndjekur gjithmone kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit. Ai e pasuroi kujtesen tone me imazhet e paharrueshme te takimeve me shpirtin e kombit tone, Nene Terezen, venerimi ndaj se ciles u duk me lumturimin e saj ne vitin 2003.
Pikerisht perballe fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Voitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe te fjales qe besimi i vertete eshte kunder cdo lloj radikalizimi dhe abuzimi ne emer te Zotit. Nuk mund te kete vdekje ne emer te Zotit. Kete mesazh, ai e ka perseritur pa u lodhur e me te eshte fuqizuar per te rrezuar barrierat shekullore te urrejtjes e konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen qe tek adhurimi i perbashket ndaj Hyut, njerezit e besimeve te gjejne motive bashkepunimi per paqen, drejtesine, lirine e progresin.
Kudo qe Voitila eshte shfaqur, ka tingelluar fort Apeli ne mbrojtje te dinjitetit te njeriut apo shtytja qe te kemi ne zemer fatet e te pambrojturve mbi te cilet rendon logjika e perfitimit.
Papa Karol, pra, ia doli qe te behej zedhenes i te drejtave pertej cdo kufiri kulturor, social ekonomik e fetar. Ne kete kontekst, ish presidenti Berisha, sot kryeminister i vendit, nga sheshi Skenderbej, ne vitin 1993, pa asnje ekuivok, tha: Kisha polake i dha Selise se Shenjte papen sllav, misionarin e madh, qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes se hekurt, dhe sot po me kete arme ai lufton dhe perpiqet te rrafshoje murin e parave qe rrezikon ta zevendesoje kete perde. Prandaj dhe Papa Voitila eshte Papa i shpreses dhe ringjalljes.
Njeriu qe vinte nga VADOVICE, i quajtur Karol Voitila, peshkatari i njerezve, i kerrusur nga dhimbjet hyri drejt e ne histori me madheshti, ndonese ishte i pervunjte, duke na pasuruar te gjithve. Ne shqiptareve vecanerisht na la porosi: Mesoni artin e dialogut dhe te degjuarit, qofte edhe kur ky art eshte i lodhshem. Ky eshte cmimi i lirise. Ky eshte sekreti i progresit te vertete moral dhe civil. Per udhekryqet tona na la kumtin: MOS KINI FRIKE!.
Ju faleminderit!
__________
* Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Fjala e mbajtur dje ne hotel Sheraton ne konferencen me teme Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptareve.
Krijoni Kontakt